Burime nga qeveria shqiptare bëjnë të ditur se kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar ngritjen e grupit të punës apo ekipit negociator, që do të hulumtojë së bashku me palën greke, mundësitë e ri-trajtimit të paktit, pas rrëzimit të draftit të parë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Dy fjalë ndajnë "kalanë": Do t'ua japim apo jo ata killometra me ujë grekëve? Dhe i kujt është shqetësimi xhanëm? I Saliut?

Negociata ... ! 

 

13 Komente

 Ujërat, rinegocimi nis në vjeshtë

 

Marrëveshja për delimitimin e Shelfit Kontinental dhe Zonave të tjera Detare me Greqinë

 

Marrëveshja e delimitimit të Shelfit Kontinental dhe Zonave të tjera Detare, e njohur ndryshe si Marrëveshja e Ujërave me Greqinë, pritet të hyjë në axhendën e rinegocimit në fillim të vjeshtës. Burime nga qeveria shqiptare bëjnë të ditur se, Kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar ngritjen e grupit të punës apo ekipit negociator, i cili së bashku me palën greke do të hulumtojë mundësitë e ritrajtimit të paktit, pas rrëzimit që Gjykata Kushtetuese i bëri draftit të parë në vitin 2009-2010. Në procesin që pasoi, Ministria e Jashtme e Shqipërisë, në konsultimet vjetore që zhvilloi me palën greke, në krye të së cilës ishte sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme helene, Yannis-Alexis Zepos, është rënë dakord për ngritjen e një grupi të opsioneve i cili do të duhet të gjejë pika takimi për hartimin e një marrëveshjeje të re që të respektojë interesat e të dyja palëve, por edhe të mos cenojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Nga ana e vet, pala greke disa herë ka bërë të ditur se pakti fillestar është ai i duhuri edhe për faktin se mbi të qëndron firma shqiptare. Për këtë arsye, nuk dihet se në cilën rrugë do të ecet për të zbardhur një dokument të ri, me koordinata të tjera, të cilat u vlerësuan problematike të paktën në tre rajone detare. Njëra ishte vija në mes të Kanalit të Korfuzit, ku diskutohej vlera e shtuar e një shkëmbi ujor i quajtur Barketa; e dyta ishte ndarja e bërë në rajonin e Sarandës, sidomos në mbylljen e gjirit dhe përkufizimit të tij; dhe e treta ishte pika treshe me Italinë në veriperëndim të Rrugëve të Bardha në Palasë, ku duket se interferuan edhe interesat e Romës zyrtare. Por ajo që duket se po aktualizohet për shkak se qeveria e Sali Berishës hyn në dy vitet e fundit të saj për këtë mandat, është se premtimi i bërë për paktin detar dhe regjistrimin e popullsisë kanë dalë në sipërfaqe si dy çështje që në çdo rrethanë e kërkojnë një zgjidhje. Jo vetëm për shkak të apelit të fqinjit jugor, por edhe për interesin shqiptar, i cili deri më tani ia ka dalë të shtyjë në kohë problemet që mbeten po aty. Në kuadër të marrëveshjes së ujërave, disa prej arsyeve që janë hamendësuar si shkak i tensioneve kanë qenë përveç cedimit territorial, edhe prania e gazit dhe naftës në rajonin detar të jugut të Shqipërisë, që e rrit ndjeshëm vlerën e vijës kufitare me këtë rast. Ndërkohë, Shqipëria në vitin 1992, pas gati 8 vjet negociatash, ka nënshkruar Marrëveshjen e Shelfit me Italinë, që është shteti me të cilin ndahet edhe hapësira më e madhe ujore në Jon dhe Adriatik.

SHQIP

e cte keqe ka te bejne prape negociata me Greqine? pergjersa kufiri ujor me ta akoma nuk eshte vendosur, do te thote qe qe problemi eshte akoma i hapur.  por per tu rishqyrtuar ama. pala jone duhet te insistoj dhe te paraqes si model marrveshjen me Italine, mendoj une.

Pse herën e parë ishin të huaj ata që i bën bisedimet për marrveshjen?

per belulinsmileyo c'te keqe ka; temena eshte. Ca e bejne keshtu (ve doren ne zemer), ca e bejne keshtu (doren perpara).

Jo Belul, nuk do  kishte asnje te keqe ne se....

" pergjersa kufiri ujor me ta akoma nuk eshte vendosu"...

   Por ne se gjithkushi do ti hedhi nje sy hartes ne fuqi te Shqiperise(Te Topogr.Ushtarake te Shtabit te  Pergjithshem), por  dhe te Greqise, gjer dje  e sot, dhe sidomos te NATO-s qysh kur Greqia u fut ne kete Organizem,kam bindjen se  do ti shterojne hamendesimet.Beson njeri  se Greqia u fut ne NATO, pa kufi  verior te saj,  me Shqiperine e Enver Hoxhes?

Pra,  duket sheshit se tjeterkund fle ky lepur.. i mireushqyer...

 I dashur Grava!Ketu nuk flitet per kufij ne harte.Aq me teper per kufijte e Enver Hoxhes,te cilet ishin hermetike vetem ne nje drejtim:nga brenda jashte.Puna eshte qe kufijte duhet te jene te respektueshem nga te dyja palet.Ajo puna e NATO-s eshte hic me fare.Edhe Turqia eshte anetare e NATO-s bashke me Greqine,por kufijte e tyre detare jane ne diskutim(te pakten nga pala turke!).

Te kesh kufij qe njera pale nuk i njeh dhe i respekton eshte mbase me keq se te mos kesh kufij fare.

Une jam dakort qe per caktimin e kufijve detare me Greqine te merret si precedent marreveshja me Italine(megjithese ceshtja e kufijve tane detar me Italine eshte shume me e thjeshte per arsye te distancave te medhaja midis shteteve).Por ne rast se Greqia nuk eshte e gatshme te bjere ne kompromis le te presim edhe ne sa te zgjidhe ceshtjen e kufijve te saj detare me Turqine.Dhe te kerkojme te zbatohet i njejti model,i njejti parim.Me pike e me presje.

 Jeton Fieri, po cili eshte AI qe ...nuk i pritet sa te gjeje ku e duan greket, sikunder thoni Juve ?Une nuk di te kete ndonje ndryshim shume te  madh mes kufinjve ne harte dhe atyre ne terren.Te pakten keshtu sikur ka pas  thene.... Instituti i  Fierit. I Hasanit, ... i cili dinte se  ç`thoshte.Apo Jo?Me pike e me presje dhe  une jam me sa propozoni Ju por ku te  lene ato ..negociatat more...Jeton

Dhe nje gje tjeter o Jeton: te paret tane thoshin qe kufirin ...e vreshtit e ruan i zoti. Jo me gjithe  komshinjte!

Me ndjeni qe e them kete po e mira eshte t'ia japin grekut.shqiptaret do e dhjesin ashtu si kane bere me pjesen tjeter te shqiperise.

po ku humbe moj alba smiley

kam pas shume pune me fushaten e korrje shirjeve lol.Sa per kuriozitet :a mbillet ndonje produkt bujqesor pervec bimeve medicinale si hashashi   andej nga memedheu ?

do filloje dhe mbjellja e arroreve, keshtu po flitet. smiley

 nuk e ke keq, jo. nuk mban dot qeni brekë. 

 

 E keqja eshte se negociatat do t'i bejne ata qe ia shiten njehere ujerat Greqise. Kete here do ia shesin rrezik edhe me shume dhe do e dine paraprakisht se kujt t'ia mbyllin gojen, qe te mos plase skandali.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).