Përmendorja Agon Hamza Edhe një kryevepër e radhës do të ndodhë në Prishtinë! Një akt absolutisht i zakonshëm, tërësisht në harmoni me rrjedhën e ngjarjeve në këtë qytet, domethënë tërësisht në harmoni me traditën e këtij qyteti. Një traditë e shkatërrimit jo-kreativ, e kaosit, provincializmit kulturor, dhe snobizmit politik. Por kjo nuk ka të bëjë aspak me klithmat patetike të tipit “pse Prishtina nuk ka lumë?”, etj. Gjëja e fundit që i duhet këtij vendi është vajtimi poetik dhe rrëfimet nostalgjike të ca individëve koti për disa ngjarje personale edhe më kot. Nostalgjia e ka vetëm një funksion: larg së qeni ndjenjë e vërtetë e mallit për të kaluarën, klinikisht ajo është ndjenjë patologjike e çlirimit të ngadalshëm nga e kaluara. Secili rrëfim dhe argumentim me nostalgjinë si bazë është i predestinuar të dështojë – kujtoni rastin e Unionit në Prishtinë, ku ndër arsyet kryesore të humbjes së betejës ishte varfëria e argumentimit, e zhvendosjes nga niveli politik-historik, në atë patetik-nostalgjik. Ngjarja e ardhshme në fjalë është shkatërrimi i një monumenti shumë të rëndësishëm të Prishtinës: (njërës) Përmendore të qytetit. Po, të gjithë pajtohemi se Përmendorja e qytetit, e vendosur ndërmjet ndërtesës së Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës është artistikisht e [...]

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).