Fitch, Moody's dhe Standard & Poors janë tri agjenci që kanë kompetencën dhe ekspertizën për të saktësuar aftësinë e një vendi për të paguar borxhet që ka e që merr. Nëse qoftë dhe njëra prej këtyre agjencive bën deklasimin e një vendi në pikëpamje të aftësisë për t’u përballur me barrën e borxhit, atëherë për këtë vend lindin probleme, pasi shihet me dyshim në tregun e huave. Gjatë këtij viti, kjo gjë ndodhi me Portugalinë, e cila u deklasua prej agjencisë Moody’s nga shkalla A1 në shkallën A3. E njëjta gjë ndodhi me Greqinë, e cila kaloi në nivelin B1. Ndërsa dje agjencia Standard & Poors bëri për herë të parë deklasimin e Shteteve të Amerikës, nga niveli AAA në niveli AA+.

Si është klasifikimi që këto agjenci u bëjnë vendeve të ndryshme në këtë moment? Po marrim disa vende, dhe po japim vlerësimin respektiv të secilës agjenci (në renditjen Moody's, Fitch, Standard & Poors) për këto vende. Belgjika Aa1 (perspektiva: e qëndrueshme), AA+ (perspektiva: negative), AA+ (perspektiva: negative), Kina Aa3 (perspektiva: pozitive), A+ (perspektiva: e qëndrueshme), AA- (perspektiva: e qëndrueshme), Danimarka Aaa (perspektiva: e qëndrueshme), AAA (perspektiva: e qëndrueshme), AAA (perspektiva: e qëndrueshme), Kanadaja Aaa (perspektiva: e qëndrueshme), AAA (perspektiva: e qëndrueshme), AAA (perspektiva: e qëndrueshme), Finlanda Aaa (perspektiva: e qëndrueshme), AAA (perspektiva: e qëndrueshme), AAA (perspektiva: e qëndrueshme), Franca Aaa (perspektiva: e qëndrueshme), AAA (perspektiva: e qëndrueshme), AAA (perspektiva: e qëndrueshme), Gjermania Aaa (perspektiva: e qëndrueshme), AAA (perspektiva: e qëndrueshme), AAA (perspektiva: e qëndrueshme), Greqia Ca, CCC, CC (perspektiva: negative në çdo rast), Hungaria Baa3 (perspektiva: negative), BBB- (perspektiva: e qëndrueshme), BBB- (perspektiva: negative), Italia Aa2 (është duke u gjykuar ecuria perspektive e saj), AA- (perspektiva: e qëndrueshme), A+ (perspektiva: negative), etj, etj. Vijmë në Ballkan. Serbia nuk ka vlerësim nga Moody’s, ka vlerësimin BB- nga Fitch-i dhe BB nga Stanndard & Poors, në të dyja rastet e vlerësuar si e qëndrueshme në planin perspektiv; Mali i Zi e ka Ba3 nga Moody’s (perspektiva: e qëndrueshme) dhe BB nga Standard & Poors (perspektiva: negative); Maqedonia BB+ nga Fitch-i dhe BB nga Standard & Poors (perspektiva: e qëndrueshme në të dy rastet), Bosnjë-Hercegovina B2 nga Moody’s dhe B+ nga Standard & Poors (perspektiva: negative në të dy rastet), dhe Shqipëria ka vlerësimin B1 nga Moody’s dhe B+ nga Standard & Poors. Për ne nuk shihen probleme në vështrimin perspektiv. Për fatin tonë të mirë. Por kjo duhet të shërbejë si një apel për kujdes.

5 Komente

shyqyr qe pashe nje lajm te mire smiley

Belgjika Aa1 (perspektiva: e qëndrueshme), AA+ (perspektiva: negative), AA+ (perspektiva: negative)

Serbia nuk ka vlerësim nga Moody’s, ka vlerësimin BB- nga Fitch-i dhe BB nga Stanndard & Poors, në të dyja rastet e vlerësuar si e qëndrueshme në planin perspektiv; Mali i Zi e ka Ba3 nga Moody’s (perspektiva: e qëndrueshme)

E si qenka ky muhabet keshtu OO respublica (perspektiva: perkthim i keq)?

Shqipëria ka vlerësimin B1 nga Moody’s dhe B+ nga Standard & Poors. Për ne nuk shihen probleme në vështrimin perspektiv. Për fatin tonë të mirë. Por kjo duhet të shërbejë si një apel për kujdes.

 

....por ndryshe  mendon ish-guvernatori i BSH Shkelqim Cani;

"Kriza e sotme ekonomike dhe mënyra se si qeveria po e trajton atë, është shumë e ngjashme me krizën e viteve ’80 dhe mënyrën se si qeveria komuniste e asaj kohe veproi.Është shumë e qartë se gjërat mund të shkojnë më keq. Qeveria po kërkon zgjidhjen e problemeve ekonomike te propaganda që mund të prodhojë. Por kjo propagandë nuk krijon dot të ardhme”,

Amoni mer mos na nxirrni kshu llafesh se kaq do Jozefina dhe del me nji here dhe pyet:

Sa i ka Amerika punet me borxhin?

Po Shqiperia si i ka??? Aaaaaaa ju lutem shum e ka than vet Moddys.

Mos u bej merak, e ka thene Berisha para do kohesh qe vendet e tjera duhet te marrin shembull nga Albanistani (kush e ka copyright per kete?) qe ja hodhi krizes pa i hyre gjemb ne kembe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).