Tituj të munguar dhe kultura e fast-librit. Tregu i librit në Shqipëri vuan nga mbidoza e librave që vlejnë sa për të shtyrë një ditë plazhi nën çadër. Por, nuk është e drejtë që lexuesi i kultivuar të privohet nga kryevepra botërore, të cilat nuk mund të kenë të njëjtin sukses në shitje

Çudia që do të pasojë këto radhë ka ndodhur në Tiranë: Në një nga libraritë e kryeqytetit, një studente pyet librashitësen nëse në raftet e “pasura” me botime të reja, ndodhej edhe libri “Metamorfoza” e Kafkës. Shitësja e habitur nga kërkesa e vajzës, do të përgjigjej shpejt e shpejt plot mospërfillje: “Metamorfoza e Kafkës? Më vjen keq, por nuk kemi libra mjekësorë”. Fjalë të tilla do të skandalizonin cilindo që është dashamirës i librave, e aq më tepër atë që emrin e njeriut që hodhi bazat e absurdit dhe ekzistencializmit në letërsinë botërore, Franc Kafkën, e ka lëçitur herë pas here. Por, ja që kjo ndodhi e cila mund t’ju tingëllojë si anekdotë (absurde, apo jo?!) është e vërtetë.

Një nga novelat më të njohura të shkrimtarit më të madh çek, u ngatërrua me një libër mjekësor nga një librashitëse shqiptare. Ndoshta, në këtë mesele ka ndikuar ndopak edhe vetë gjuha shqipe dhe kuptimi i çuditshëm që emri Kafka merr pas shqiptimit. Sidoqoftë, përtej çdo të qeshure sado të vogël që të fal kjo ngjarje, është për të ardhur keq se sa pak njihen në Shqipëri disa autorë me vlera të jashtëzakonshme në letërsinë botërore, sa pak lexohen ata, dhe sa shumë dyshime mbi vlerën e vërtetë të lexuesit shqiptar mund të hidhen sot, kur në vendin tonë mbizotërojnë botimet e bestseller-ave të llojit Dan Braun apo Daniel Still.

Gjithkush mund ta ketë të vështirë të marrë përsipër të bëjë një kritikë të pamëshirshme ndaj këtij zhanri të letërsisë, përderisa këto vepra kanë shitur dhe vazhdojnë të shesin me miliona kopje në mbarë botën. Por, me siguri ai “dikushi” ndihet i dëshpëruar me sa pak tituj dhe emra me vlerë shkrimtarësh na furnizojnë aktualisht shtëpitë botuese shqiptare. Pra, se sa pak zgjedhje u ofrohen adhuruesve të Kafkës, Alber Kamysë apo Samuel Beketit, në një kohë kur stendat e librarive më të mëdha të Tiranës sa s’plasin nga librat “limonadë” (siç i etiketonte dikur një profesor letërsie, Dan Braunin me shokë).

Ndikimi i tyre është i jashtëzakonshëm sepse mund të bredhësh të gjitha libraritë e mundshme të kryeqytetit në kërkim të romanit “Amerika” të Kafkës, një tjetër kryevepër e papërfunduar e shpikësit të absurdit (e cilësuar shpeshherë edhe vepra më e mirë e tij), pa arritur ta gjejnë kurrkund atë. Madje, nuk çuditesh as atëherë kur ndonjë librashitës ngre supet duke t’u kthyer thartë pyetjes me pyetje: “Je i sigurt se ekziston një roman i tillë?”. Ndonjë mund të pyesë me të drejtë nëse “Amerika” është përkthyer ose jo në shqip. Në fakt, është përkthyer dhe është botuar që në vitet e largëta 1993-94; kohë kur shqiptarët ishin ende të etur për të njohur botën e jashtme, atë për të cilën kishin humbur kontaktet prej 50 vitesh, nëpërmjet letërsisë. Fatmirësisht, kopjet e vetme të këtij romani të dalë nga qarkullimi prej vitesh dhe që askush nuk kujtohet ta ribotojë (sepse sot nuk të lë as Dan Braun dhe as Daniel Still të botosh), gjenden në të bekuarën Bibliotekë Kombëtare, i vetmi qoshk ku lexuesi i vërtetë mund të gjejë shpëtim në kësi rastesh. Por, ndodh edhe që poezitë e Artur Rëmbosë (poet bashkëkohës me Pol Verlenin) të mos i gjesh asgjëkundi, duke hedhur dyshime nëse vargjet dehëse të tij të jenë përkthyer ndonjëherë në shqip.

Në Shqipërinë e absurdeve, të njëjtin fat me Kafkën ka pësuar edhe “ndjekësi” më besnik i tij, Alber Kamy. Jo më larg se nëntori i vitit të kaluar, romani çmim Nobel i vitit 1957, “I huaji”, ishte vështirë të gjendej nëpër librari sepse shtëpitë botuese e kishin futur në proces ribotimi, pas kërkesës së lartë të lexuesve. Por, kjo vëmendje është më e përciptë sa i takon romanit tjetër të Kamysë, “Murtaja” (botimi i parë në shqip në vitin 1994), i cili edhe pse i vlerësuar si vepra më e mirë e shkrimtarit francez nga kritika botërore, nuk gjendet asgjëkundi në tregun e librave. Dhe të mos njohësh këto romane të dy prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit XX-të është si të mos njohësh “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë apo “Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo” të Dritëro Agollit (të krahasuar për popullaritetin që ata kanë në Shqipëri si shkrimtarë bashkëkohorë).

Pavarësisht nga numri i madh i titujve të rinj që shtëpitë botuese sjellin për lexuesin shqiptar, titujt e librave “shterpë” janë kaq të shumtë në krahasim me vlerat e vërteta të letërsisë, si shqiptare ashtu edhe botërore, saqë këto të fundit nuk arrijnë të marrin frymë dhe gjithnjë e më shumë duken sikur mungojnë nëpër librari. Madje, në panairin e fundit të librit të mbajtur në Tiranë, shikoje (e dëgjoje) çudi të tilla kur shtëpi të veçanta botuese reklamonin me të madhe libra të llojit: “Kush e sundon botën”, të mbushur me fantazira frenetike, apo titujt e “limonadave” të Nikolas Sparksit, ndërkohë që ti mund të vije vërdallë si nëpër rrathë, për orë të tëra, vetëm për të pikasur emrin e atij autori të zgjedhur që ke në mendje të blesh kësaj here. Këtu citohen vetëm dy shembuj, që mund të jenë edhe më të veçantët në tregun e botimeve shqiptare, por është e qartë se me një vëzhgim sipërfaqësor në këtë çështje do të gjeje me dhjetra shembuj të tjerë autorësh që nuk ribotohen për arsye të ndryshme.

Tregu i librit në Shqipëri vuan nga mbidoza e librave që vlejnë sa për të shtyrë një ditë plazhi në det. Është e pranueshme se romanet që i destinohen masës lexuese janë edhe më të “suksesshëm” në shitje pikërisht për të njëjtën arsye dhe kuptohet përse shtëpitë botuese u kushtojnë një rëndësi “të veçantë” këtyre botimeve. Fitimi i shpejtë nga shitja e librave të tillë është më tundues se sa ribotimi i një romani, i cili do të shiste jo më shumë se pesëqind kopje sepse i drejtohet një lexuesi më të përcaktuar dhe që tenton të thithë vlerë nga letërsia e vërtetë. Ama, nuk është kurrsesi e drejtë që ky lexues i kultivuar të privohet nga kryevepra botërore, të cilat nuk mund të kenë të njëjtin sukses në shitje, dhe rrjedhimisht nuk mund të sjellin fitimin e dëshiruar nga shtëpitë botuese, por ama mbartin vlera letrare e krijuese të jashtëzakonshme dhe të pakrahasueshme me asnjë përsiatje të llojit “Djalli vishet me Prada”. Në morinë e “limonadave” që na ofrojnë libraritë tona, nuk të vjen aspak mirë nëse përballesh me supet e ngritura të botuesve që nuk dinë ç’të thonë për Kafkën apo Kamynë, por kanë kaq shumë për të thënë për Braun, Sparks apo Harold Robins. Edhe më e rëndë është pse një “bestseller” shqiptar i shkruar keq në celular ribotohet katër herë brenda tre muajve, kurse “Murtaja” apo ndonjë roman tjetër universal nuk e sheh dritën e ribotimit prej 15 vitesh. Nëse kjo është gjendja e librit në Shqipëri, atëherë nuk kemi pse të çuditemi kur dëgjojmë shprehje të tilla si: “Pse, a lexojmë ende ne shqiptarët?”.

Përpara viteve ’90, botimi i titujve të rinj ishte shumë herë më i kultivuar dhe i kontrolluar, jo vetëm për nga mesazhi që këto libra transmetonin për lexuesin (pra, duhet të ishin në përputhje me parimet e realizmit socialist), por edhe për nga cilësia dhe vlera që kishin. Ndonëse censura ishte mjaft e rreptë dhe e pamëshirshme, shtëpitë botuese të asaj periudhe tregoheshin më të kujdesshme në hedhjen në treg të titujve, në mënyrë që të baraspeshonin edhe autorët dhe zhanret e ndryshme të letërsisë. Pas vitit ’90, hapja e Shqipërisë ndikoi në njohjen e lexuesit tonë edhe me ata autorë të mëdhenj botërorë, të cilët nuk botoheshin për shkak të censurës së regjimit. Mirëpo, në vend që ai boshllëk i mbledhur ndër vite për vlerat e vërteta të letërsisë të mbushej me titujt e rinj të botimeve të ndaluara në periudhën e diktaturës, ndodhi krejt e kundërta. Pas një fillimi të mirë me nxjerrjen në treg të disa autorëve tepër të vyer, botuesit shqiptarë u bënë kopje të këqia të shtëpive botuese kudo në botë që kuptuan se më e leverdisshme ishte të botoje bestseller-at “shterpë” që blihen nga masa e lexuesve, se sa t’i kushtoje rëndësi baraspeshimit të tregut të librave, në mënyrë që gjithsecili të gjente atë që kërkonte.

Kjo është ajo çfarë duhet të bëjnë sot shtëpitë tona botuese. Në një treg ku “limonadat” shiten dhe sjellin përfitime të mëdha, duhet që të vihet dorë për të rregulluar disi atë që është prishur në 20 vjet: Baraspeshimin. Nuk është e vështirë dhe nuk kushton asgjë që në dhjetë romane të llojit Dan Braun dhe Daniel Still, këta botues të shtonin edhe një emër të madh të letërsisë botërore. Në këtë mënyrë, të gjithë do të mbeteshin të kënaqur dhe Kafka apo Kamy (dhe cilido tjetër që mbart vlera në letërsi) nuk do të shkeleshin me këmbë. 

Revista Klan

36 Komente

Ore mire per temen qe trajton, por

Në Shqipërinë e absurdeve, të njëjtin fat me Kafkën ka pësuar edhe “ndjekësi” më besnik i tij, Alber Kamy.

Pse pikerisht keta si etalon?

Give me letersi absurde or give me death? smiley

Kjo është ajo çfarë duhet të bëjnë sot shtëpitë tona botuese. Në një treg ku “limonadat” shiten dhe sjellin përfitime të mëdha, duhet që të vihet dorë për të rregulluar disi atë që është prishur në 20 vjet: Baraspeshimin.

ou? e pse? pse duhet ta bojn shtepit botuese kte? qellimi i shpive botuese nuk eshte kulturimi i popllit (lexonjes), apo e paskom dit kabim una? As baraspeshimi nuk osht. shpit botuse nuk jon kandar e ziqe qe na dashkan ballancim. as peshorja e nadires te fruta perimet e poligrafikut...

Nuk është e vështirë dhe nuk kushton asgjë që në dhjetë romane të llojit Dan Braun dhe Daniel Still, këta botues të shtonin edhe një emër të madh të letërsisë botërore. Në këtë mënyrë, të gjithë do të mbeteshin të kënaqur

jo jo, ashtu te duket. esht shume e veshtire ajo.. aaa, nqse subvenciono shteti masanej, per kto autort qe permenen, me naj plan larg qoft, qe mulo shpenzimet e botimit, qoft ene pjesrisht... aty sikur ndrysho puna. aty na ke, na ke... tha...

dhe Kafka apo Kamy (dhe cilido tjetër që mbart vlera në letërsi) nuk do të shkeleshin me këmbë.

po jo me jo, se nuk ka kom kush ne shqipni me shkel kafken ose kamyne. ne e shumta kemi noflla me shkely naj sufllaqe, po kellqe nuk kena ne jo.

 

e gjith cer desha me thone me nolt eshte qe nuk osht puna me brit gjon e drejte, por me s'pari kujt po ia hudh britmen. cne me lazem botusit. kujt i hy n'biznes ti i her? a? a te them un me cer duhet me e honger dreken ti? me patllixhone a me bamje? jo. m'lej pra me botu cer t'me doj qejfi muve. ene disqe me tallav per kontorrno aty... ene naj video ilegale hot... epshi i brrakes dhe lanes nuk marojn kurr. historikisht. mo na ngatarro me dostojevska xhojsa rollsrojsa kaubojsa tani... pse c'u bom, shqipnia e viteve 30? botus ismail mol asmoni? apo naim frashri a me fal qe e them at daten e ndaluar, 8 nentori... jo o vlla na lej t'bojm naj pare se a ba keq per lek. kush do kultur, kujt i qeka tha rryli i fytit per artin e modh shum, t'shkoj n'bibliotek, vet the, nosh pra...

 Duan te ndetrojne kapitalizmin me idet e komunizmit,Emo.Pastaj arti ne pergjithesi eshte pune shijesh.Me qe jemi tek arti,eshte nje kengetar qe i "thenkeshin"Moli.Ai ka bere para`me disqet e tij,me shume se Ardit Gjebreja!Apo Piro Cako,qe une, i fus keta, tek cilesoret,po ja qe Moli shet me shume.Tregu i librit, si i muzikes apo i filmit jane te ndare.Elita qe jene pak preferojne Kamyn,apo Kafken po themi dha Arditin apo Piro Cakon.Ndersa pjesa dermuese jane treg per Molin,Altinin e Durrsit ,Sinani e keshtu me rradhe.

pune e nderlikuar, rakia. sepse ka nje kunderthenie te madhe mes dy fakteve te vertete sipas meje, qe: 1. Arti eshte elitar; dhe 2) Arti behet force e vertete kur thithet nga masa (qe natyrisht NUK eshte elite).

Ketu midis duhet me kercy sa ne nje kembe, ne tjetren, sikur po ecen fakirshe mbi prush.

"Ardit Gjebreja!Apo Piro Cako,qe une, i fus keta, tek cilesoret"

 

What.??????????????

c'menim ke per halit beratin? qe ta nisim nga ku ze fill muabeti i her.

 Po me te mire se Altin Shira apo Moli jene.Jane me te kopletuar.

" Nuk sjell lumi gjithmon kercunj"i thone andej nga ne.Jane talente qe vijne nje here ne 100 vjet.

 

kortezi e Gj. Trebickes:

http://youtu.be/loW4UAmB7lw

jo, se se kush tha qe si ka munci qe i grusht njerez bon dhe majten prandorine me te madhe te njerzimit. Cer esht nje leader, qe pytja. Ai/ajo qe arrijn sukses me ane te punes se te tjerve, qe pergjigjia. U nisa 100 her me e kundershtu... por s'munda.

tashti mgjth ky shkrim mund te duket klishe une i jap ca te drejte Renatos.ne shume shtete te tjera mund te shihni ne panairet e librave dhe shtepi botuese qe botojne libra avantgarde, margjinale, te autoreve te medhej dhe jo atyre te rinj me deshiren e mire per te ndare dijen dhe kulturen.nuk do qe fare keq qe dikush ta merrte persiper nje gje te tille.nuk po fajesoj askend , se cdokush ka hallin e shitjeve e di..por ama sa mire do qe te kishim dhe ne ca perparimtare...ne Shqiperi he per he me duket se vetem E7E ka bere percapje ne kete fushe.

Çudia që do të pasojë këto radhë ka ndodhur në Tiranë: Në një nga libraritë e kryeqytetit, një studente pyet librashitësen nëse në raftet e “pasura” me botime të reja, ndodhej edhe libri “Metamorfoza” e Kafkës. Shitësja e habitur nga kërkesa e vajzës, do të përgjigjej shpejt e shpejt plot mospërfillje: “Metamorfoza e Kafkës? Më vjen keq, por nuk kemi libra mjekësorë”

cudi e madhe je vete ti, o Renato. pune e madhe qe shitsja nuk njeh Kafken. e po pastaj? mesuese letersie eshte shitsja? edhe ketej ka plot qe se njohin por kur shkon ne dyqan librash kane ate kutine e vogel qe quhet kompjuter, fusin titullin dhe u del informacioni i sakte, e kane apo se se kane librin.  shqiptaret mo, na i duan te gjithe shkencetare dhe letrare te mbaruar, pale qe nuk nxjerrin dot ca te tille ( vec Kadarese). edhe shiteset i duan me kulllllture te madhe. pik e zeze c'na ka gjet. e mbyti snobizmi ate vend.

edhe dicka tjeter Renato. veprat e vecanta, klasike apo jo, arritjet e medha ne fushen e letersise ne perendim financohen nga shteti. mos ja u kerko botuesve kete barre por kerkoja ministrise se kultures. nuk ka botues ne bote te nxjerre fitime me keto vepra. pike vize dhe pike perseri. kaq dhe mos na u habit me me shiteset por habitu me shtetin e zgerlaqur shqiptar qe i ka cuar gjerat ne kete derexhe...

Po tani o Lira, ti ndoshta je mesuar qe edhe shiteset e librarive duhet te jene shitese butiku!!! Ose shitese domatesh! Nejse, lexoje mire mesazhin qe ka dhene autori perpara se t'I quash snobiste shqiptaret. Si ai qe lexon Dan Braun edhe ai qe lexon Kafken ka te drejte t'I gjeje librat e tyre ne librari. Kaq ka dashur te thote autori.

Si ai qe lexon Dan Braun edhe ai qe lexon Kafken ka te drejte t'I gjeje librat e tyre ne librari

E kush ua jep kete te drejte lexuesve?!  Eshte ekonomi tregu -- vendos tregu dhe fitimi se cfare do mbahet ne librari.

Ndikimi i tyre është i jashtëzakonshëm sepse mund të bredhësh të gjitha libraritë e mundshme të kryeqytetit në kërkim të romanit “Amerika” të Kafkës, një tjetër kryevepër e papërfunduar e shpikësit të absurdit (e cilësuar shpeshherë edhe vepra më e mirë e tij), pa arritur ta gjejnë kurrkund atë. Madje, nuk çuditesh as atëherë kur ndonjë librashitës ngre supet duke t’u kthyer thartë pyetjes me pyetje...

Facebook emoticon smilie emote for not amused!

Cer problemi ka ky Renatua me limonatat i here. Une kam njoft dhe njerez super te kenduar qe kur dun me shplodh trurin i lexojne.

Puna librit dhe te edukuarit te njerezve, eshte komplekse.

Se duhet me e dit mire : kush lexon, kush lexon per qejf , kush lexon per detyrim (ketu hyn ne loje shkolla ) , cfare lexojne per qejf e ca lexojne per detyrim. Sa ju hyn ne pune dhe per cfare ju hyn ne pune ajo qe lexojne. Ku lexojne robt, a ka ambiente, a ka nxitje per te lexu ne radhe te pare.  Sa lexojne ne gjuhe shqipe, e sa i marrin librat nga jashte apo i shkarkojne online.

Une me teper do shqetesohesha per futjen e letersise bashkekohore ne shqiperi, sesa per mungesen ne treg te klasikeve apo te te mirenjohurve.

Psh Renatua mund te shqetesohej per tregun e librave te perdorur, ku duhej te gjendej kollaj dhe lire kamyja me shoke. Po a ekziston nje treg i tille ??? Ncuq !

Shqipria ka nje nivel te larte stresi, zhurme dhe zallamahie fizike dhe mendore qe per zotin ta fashit cdo deshire per tu ulur e per te lexuar.

Libri per mendimin tim ne shqiperi nuk ka treg. Fitimi nxirret rendshem me librat shkollore, ose me botime qe e kane shitjen te garantuar, sesa me perzgjedhjen e suksesshme te nje vepre per botim.  Libri eshte produkt i eger, nuk flitet per te, ska info se ca botohet, ka nje panair ne mot qe eshte zot na ruj , nuk ka marketing dhe askush nuk e sjell afer publikut. 

Se e zgjata shume, shif e shkruj eshte kjo pune, sic eshte realiteti , njashtu osht ne puna librit. Si do mund te ishte ndryshe. Kur te rrokin shqipot librat me dore, athere do jete bere shqiperia smiley

until then...........smiley

Sa per delikatesen, sa kohe shiten rrugeve me pluhur, apo mbeshtjellim farat e lulediellit apo kumllat jeshile me flete librash, merret vesh ai muhabet.

 

 Ruzhe, ky Renato ka problem se do qe ti beje te gjithe shqiptaret ''kafkiane''. a s'jemi te gjithe aristokrate? shiteset, punetoret, fshataret, malsore apo fushore duhet te njohin Kafken, Kamyne ...

t'i leme shakate; shqetesimi duhet te ishte qe pse shteti nuk financon keta autore, kaq. pse e hengri shitesja e shkrete, se mora vesh...

Per t'I kthyer shqiptaret ne kafkiane ju kemi juve emigranteve qe ju ka mbetur ora ne 1992 dhe kujtoni se Shqiperia nuk di c'behet.
Edhe njehere, autori nuk kerkon kthimin e shqiptareve ne kafkiane dhe as eshte kundra botimit te librave limonade. Ai ka shprehur nje mendim te tijin, sic po bejne ketu te gjithe, duke e shpjeguar ate (me vjen keq qe ju vec konstatoni, nuk argumentoni).
Shqetesimi I tij eshte pse nuk e gjen ne ribotuar Ameriken apo Murtajen, kaq! Dhe po kritikon botuesit qe pasi te mos kene lene gje pa botuar nga Stig Larson dhe shqiperimet e fjales "Vajza", atehere te ribotoje edhe keto 2 vepra. Nuk po kerkon as ndalimin e botimit te ndonje libri dhe as kenget me "jasha".
Duket se nuk e lexoni sic duhet ate per te cilen komentoni.

Nuk e lexova dot deri ne fund, por gabim qe ne titull, KAFKA me KAMYN. yyy sa larg.

Sa per lexuesin shqiptar autori eshte gabim, sepse lexuesi shqiptar eshte faktikisht shume i edukuar, biles proporcionalisht ndoshta me shume i edukuar se lexuesi perendimor.

Edhe nje gje tjeter, pse duhet patjeter qe shitsja e librarise te dije kush eshte ''metamorfoza"' e Kafkes?

 Ta them dhe une nje llaf? 

Shkova tek Indigo dhe i kerkova 'Neverine' e Sartrit. Nuk e gjeta. I kerkova nje cuni te dyqanit te me ndihmonte. Ia spellova emrin. Ndoqi raftet nja pese minuta po nuk e gjeti. "Mos u merzit' me tha me optimizmin e american salesman. 'Do ta gjej tek ky kompjuteri'. Une nuk u merzita. U vura ne pritje. 'Ma spello dhe njehere?' Ia spellova. Shtypi ca tasta, vrenjti vetullat dy here, vuri buzen ne gaz nje here, perqendroi veshtrimin kater here. Une nuk merzitesha. Prisja. I ra prape tasteve, pastaj mu kthye me vertik:' Nuk e paskemi ne sistem. Mbase mund ta gjesh ne ndonje librari te vogel, te specializuar. Ose pse nuk e kerkon ne amazon?' U merzita. Edhe Sartri qenka bere specialist? Eh c'na bene keto Kardashianet!

ata qe jane te interesuar per Kafken e Kamyne, sot me internetin ne sherbim dhe perdorim te te gjitheve, kane mundesi t'i gjejne. Ne gjuhe te huaj sigurisht, por ata qe duan mund t'i shkarkojne dhe lexojne ne kompjuterin e tyre rehat rehat. Libri duhet te shkoje tek lexuesi. Nuk lind njeri me Kafken a Kamyne te injektuar ne tru, por perplaset diku me to dhe behet lexues i tyre keshtu krijohet edhe ai grupi i lexuesve te ketyre shkrimtareve pa pretenduar nje masivizim te librave te ketij lloji qe Renatua te kenaqet pastaj me njohurite e librashiteses per Kafken, Kamyne a Heidegger qe te ze koka kur e lexon aq i veshtire eshte. Botuesit tane jane ish-oficere nderlidhjeje qe zor se bejne hajer prandaj Renatua ankohet me te drejte. Edhe kthimi i syve nga shteti per te na kulturuar me zor veshtire se do jepte ndonje rezultat ne nje sistem kapitalist. Para disa vitesh ka pasur me sa me kujtohet nje mendim a plan te atij Shpetim Nazarkos per te botuar po themi te gjithe keta "klasiket" dhe per t'i shitur lire. Thjesht per te ju dhene mundesine shqiptareve te interesuar qe te mos pengoheshin nga cmimi. E dini ju qe u cuan te gjithe botuesit e tjere ne kembe kunder ketij mendimi se ju prishte tregun e tyre pastaj?!

Edhe kthimi i syve nga shteti per te na kulturuar me zor veshtire se do jepte ndonje rezultat ne nje sistem kapitalist.

 

lum si ky shteti shqiptar qe te ka ty avokat o politiko. shteti te beje detyren zoteri, ashtu sic e bejne shtetet e tjera kapitaliste (Franca dhe Italia, per shembull). kaq te bej shteti, pastaj kush do, bujrum, kush s'do, hajt shnet. pa ndihmen e shtetit nuk do kishim pasur kete trashegimi boterore qe kemi sot. shteti skllavo-pronar, feudal, kapitalist, komunist ka ca detyra dhe ky shteti yne hibrid i nje lloji te panjohur me pare s'po e ben hic kete detyre. le me, qe na paska dhe avokate qe i thone te zezes te bardhe si puna jote.

 E dini ju qe u cuan te gjithe botuesit e tjere ne kembe kunder ketij mendimi se ju prishte tregun e tyre pastaj?!

 

ua ua ua, sa shtet i bute! u tremb nga botuesit dhe fap i terhoqi fondet e ''kafkes''. 

c'perralle tjeter do na tregosh politiko?

Nuk kulturohet njeriu me zorr.

Njeriut me kollaj i fut me zorr ne koke nje elefant se sa nje ide. Nuk bohet ky muhabet as me subvensionime as duke e mush tregun me Kamy dhe Aristotela. Ai qe do e nxjerr dijen nga fundi i detit ska nevoj me ja servir ne pjate me garnityre.

rono, duhet me e bo si me pataten. ai qe e pru n'evrop i pari, e molli te bacja vet, ene u tha katunarve, me bimet e tjera boni cer te doni, po jo me ket, ilaqim ket mos ma prekni, se ju helmo kjo. shkun noten ia vodhen, se iu hyp dyshimi mos po na rre, e gatun, edhe e hongren zybat. kshu duhet me bo ene me këlturën, mos me iu thon këlturohuni mer derra, ashtu me inot e me parrulla, por me iu thon sakon se mos merrni naj cik këltur, se ju helmoi... ose si ajo estrada me futbollista, qe gjujshin jasht porte kto te gjith, ene sa iu tha trajneri  gjuni jasht, per laraska, kur fillun golat qe as Pele s'i kish pas bo...

kti muhabeti i ka von kapak rakija kur thot se:

Duan te ndertojne Kapitalizem me idete e Komunizmit

 

Nuk perzihet mer uji me vojin shkartisi sa te dush ato nuk perzihen.

Njelloj si te merzitesh pse nje shites disqesh muzikore nuk njeh Bach-un por njeh Eminemin. Apo pse nje kanal privat transmeton ne orarin e tij kryesor filmin e fundit hollywood-ian dhe jo nje dokumentar per faunen dhe floren e ishujve te Paqesorit.

Dhe e keqja eshte se ne verberine e tyre pseudointelektuale, kur tenton t'i shpjegosh ketyre njerezve se libri krahas se qenurit veper artistike eshte EDHE produkt me 1 kosto te caktuar, dhe se shtepite botuese jane para se gjithash biznese qe synojne fitimin, keta tipat si artikullshkruesi te shohin me percmim duke menduar "iiii, injorantet, mendjen te paraja e kane". Hahahahahaha smiley)))))))))

Si perfundim, ashtu sikurse Trupat e Operas dhe Baletit qe ofrojne nje veper sinfonike, ashtu sikurse televizionet publike qe ofrojne dokumentare pak te shikueshem por me vlera te larta edukuese, ashtu edhe shtepite botuese duhet te kene nje fond te vecante te subvencionuar nga shteti per botimin e librave te caktuar....

Masiviteti dhe trishtimi qe buron nga ky duhet te jete frymezim per individin. Nuk ka buke marrja perhere e perhere me gjerat makro: politika, ekonomia, arsimi, buxheti i shtetit, industria e librit. Merr nje kitare dhe bjeri, merr nje tregim dhe perktheje. Sinqerisht.

 Se kuptova kete shkrim. As cfare problemi ngre autori. Ka problem me nivelin e atyre qe shesin libra, te botuesve, apo te lexuesit? Apo te gjitha bashke?

Gjithsesi nuk eshte e vertete se kane munguar ribotimet e kryeveprave boterore, perfshi ketu edhe Kafken dhe Kamyne. Ka librari qe mund ti gjesh ne Tirane, por me e sigurt eshte neper tezgat ne rruge qe shesin libra te perdorur, blere lire nga familje te falimentuara ose vjedhur nga biblotekat shteterore gjate anarkise se vitit 1997. Gjithashtu, ai qe do ti lexoje, mund ti drejtohet biblotekes, ku eshte e sigurt qe gjen cdo gje te botuar ne shqip. Sa per tregun, cfare botojne dhe cfare perkthejne botuesit nuk i ndalon dot, ai eshte vet rregullator: do nje Versaxhe? e ke edhe te dyqanet e Myslym Shyrit me 100 euro edhe te tregu cam me 10 euro.

Per mua problem, eshte bastardimi dhe niveli i ulet qe behet nga perkthyesit e pajtuar nga shtepite botuese...ketu duhet te nderhyje Ministria e Kultures. Shtepite botuese qe te vazhdojne biznesin e tyre, duhet te kene perkthyes te certifikuar, ndryshe mos i ler te vazhdojne aktivitetin.

Gjithashtu, shteti, ose pushteti lokal, duhet te riaktivizoje urgjent biblotekat, te pakten nje per cdo njesi bashkiake ne kryeqytet, sepse Tirana me 15 bibloteka kur ishte 150 mije banore, tani qe eshte 1 milion, ka vetem nje, ate qendroren.

 Personalisht nuk mendoj se gjendja eshte kaq e pashprese. Best-sellerat sigurisht i gjen ne cdo librari, por jo vetem ata. Gjithashtu gjen Dostojevski, Turgenjev, Twain, Dumas, Wolf, Joyce, Stendal, Borghes, Hemingway, Beckett, Cvajg, Kamy (po, po), Sartre, Fo, Kundera, Bellow, Roth, Zafon, Pamuk, Houellebecq, Llosa, Stocket... Keta me vijne ne mend kete moment, dhe ka dhjetra, e dhjetra te tjere qe po t'i kerkosh, i gjen.

Ky treg i librit eshte i veshtire, dhe nuk mbijeton dot pa "limonatat", sido qe mua me duket nje tjeter debat teper interesant ky, krahasimi midis limonatave qe lexohen masivisht dhe perlave qe mbeten ne rafte...

Do bej nje rrefim, per Daniel Steel nuk flas kurre keq sepse nuk kam lexuar asnje germe prej saj dhe do me dukej hipokrizi ta shaja per aq kohe sa nuk e kam lexuar vete. E kam shmangur pa ndergjeje (ne fillim) kur vura re sesi ne hyrje te dyqanit ku bleja mishin, vajin, orizin dhe gomat e makines, cdo gjashte muaj ekspozohej romani i ri nga D. S.

Blend, letersia e madhe ekziston dhe rron vetem ne saje te letersise mediokre. Kjo e fundit eshte deshmorja e vertete "e ceshtjes". Kjo thuhet shpesh, por po aq shpesh harrohet qe fakti i mesiperm nenkupton shtypje, shitje dhe mbllacitje te letersise mediokre, marrje here here gabimisht per letersi te madhe, perceptime te perkoshme, korrigjim gabimesh (hartimesh) etj etj... ne fakt vete processi i seleksionimit te letersise se mire parakupton bashkerendjen e gjithe arsenalit, ku natyrisht, sipas ligjit te pashkruar te natyres, shumica e gjese do jete ballast, dhe vetem aty ketu do goditet ne shenje. Harrohet qe nuk ka vetem gure themeli te kulturave, ka edhe libra qe rrojne te themi 30 vjet - edhe kaq eshte nje sukses i padiskutueshem i librit. Ne fakt sot nqse nje liber blihet nga me shume se 100 vete, kjo futet tek sukseset, kaq shume shkruhet. Dhe e fundit dhe me e rendesishmja: sado qe per guret themeltare te artit ne themi qe jane te "pakohe" dhe "universale", bashkekohorja eshte si nje element qe duhet me se s'ben ne letersi. Nuk jetohet me bakllava gjithe jeten. Edhe gjenite e vuajne merzine e perseritjes. "Shkartisja" me limonadat siguron sfondin e murrme ku letersia e madhe vezullon. Une nuk po mbroj letersin e keqe - thjesht po them qe ajo ekziston sepse eshte e arsyeshme, madje e domosdoshme. Sepse, nqse do pretendojme qe duhen vepra te medha vazhdimisht, nga do dalin keto? Cdo autor i njohur ka qene ne nje pike tip "pa te shohim c'thote ky tipi", ose "po e lexoj nje here kete robin e panjohur ketu sepse s'kam gje me te mire per te bere dhe shekspirin qe doja me lexu e paska marre vellai me vete ne udhetim". e pra nqse shanci qe lumi te sjelle trungje nje here ne 10 mije raste, ata 9999 te tjeret nuk e kane te shkruar ne balle qe s'jane gje, sikurse nuk e ka te shkruar ne balle edhe ai "i miri". Per te mos folur pastaj ne permiresimin ne kohe te autorit (praktika ben mjeshtrin qe thone), gje qe e nderlikon perfundimisht gjithe zallamahine e siperme.

 +1

E vertete, po prandaj ne bote ka dhe lista, rekomandime, book clubs etj.

Unë mendoj që letërsia mund të shihet në dy këndvështrime: letërsia si shoqëri dhe letërsia si dashuri. Dhe duke ndjekur arsyetimin e Emigrantit, unë mendoj se letërsia para se të ketë qenë dashuri, ka qenë shoqëri për njeriun. Pra, gjithkush e ka nisur si një shoqëri, aventurën e tij me letërsinë. Është mësuar që shumë kohë, të kalojë me të. Unë mendoj se për shumicën dërrmuese të njerëzve, ajo mbetet vetëm aq. Një shoqëri. Për shumë pak të tjerë, ajo fiton  një status të vecantë. Kthehet në dashuri. Kuptohet që kalimi cilësor nga një raport shoqëror, në një raport dashurie, krijon menjëherë pretendimin. Pretendimi për një letërsi të mirë, është tipar i atyre që e dashurojnë letërsinë. Por, edhe pse lind pretendimi, ai nuk duhet të mjegullojë faktin që letërsia është para së gjithash shoqëri. Unë mendoj se duhet parë kështu, sepse vetëm kështu nuk lodhesh prej saj. As prej asaj qe eshte limonade.
 

As une nuk e mendoj se gjendja eshte kaq e pashprese Blend, por nese me gjen ribotime te Amerikes dhe Murtajes, atehere te lutem te me kontaktosh se do t'I blija ne vend. Per kete I jap te drejte Renatos dhe mendoj, ai per keto dy libra shpreh shqetesim. Emrat qe permende me lart, mesa lexova artikullin, sikur nuk I ze ne goje sepse ekzistojne ne librari.

Para nja dy vjetesh si Klub Libri ketu ne Peshk vendosem te lexonim "Murtajen", asokohe te pakten 6 peshq qe i njoh personalisht blene 'Murtajen' ne Tirane (shiko se mos e gjen tek ai xhaxhi qe ka kjoske librash perballe Rognerit). Kjo ndoshta eshte arsyeja pse Murtaja eshte bere e rralle ne Tirane, e kane blere peshqit... Vertete Renato nuk permendi autoret qe permenda une, por me artikullin po mundohet te pershkruaje nje "gjendje". Dhe kjo gjendje nuk eshte e tille vetem pse mungojne Amerika dhe Murtaja. Mungesa e dy, apo 20 titujve nuk perben fenomen. 

Personalisht une i gjuaj shume keto kjoskat qe po pellcasin nga librat e vjeter. Eshte pune shansi se nuk ka asnje lloj rendi, por eshte e kendshme shume kur gjen ndonje Calvino a Kamy qe s'e gjen dot kund tjeter. Sic thote tropizma, nje craigslist Tirana do ishte super.

Blend, problemi eshte se Murtaja nuk eshte ribotuar. Une personalisht e kam nje botim te vitit 1994, ate qe e gjen vec ne biblioteken kombetare dhe I mungojne 3 faqet e fundit.
Renato flet per ribotimin, jo se nuk I gjen dot keto libra (dhe ka shume te tjere po te rrish t'I kujtosh).

Nje craigslist Tirana s'do te ishte keq.

me sa shof, nuk eshte ide e keqe me ble nji makine fotokopjuese dhe ti hyj e ti shumefishoj plot tituj te vjeter qe kam ne shpi, dhe ti shes smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).