TIRANË- Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku e cila ka luajtur disa filma shume te njohur në Hollivud po viziton që prej ditës së djeshme Tiranën. Sot aktorja e njohur për frymën e atdhedashurisë, është takuar me kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat Basha i ka propozuar asaj të jetë ambasadore ndëri e Tiranës, në kuadër të promovimit të Shqipërisë në botë.

“Unë jam shumë i lumtur që Eliza ndodhet sot në Tiranë dhe besoj se flas edhe në emër të gjithë qytetarëve të Tranës, që e kemi pritur këtë vizitë me shumë kënaqësi. Të gjithë jemi entuziastë për vizitë ne saj. Pavarësisht që do shërbejë për ta vendosur Tiranën fillimisht në hartën turistike të botës. Kam pasur nderin t’i propozoj sot dhe kënaqësinë që ajo pranoi, të jetë ambasadore nderi e Tiranës në botë e ngarkuar për artet, kulturën dhe turizmin”, u shpreh Basha menjëherë pas takimit me aktoren.

Ndërsa aktorja ka bërë dhe njëherë me dije projektin e saj për të promovuar në botë turizmin shqiptar. “Shqipëria është vend turistik. Kam vizituar deri tani Tiranën dhe njerëzit këu janë shumë të mirë. Do filloj turin nga Korca për të promovuar turizmin shqiptar me anë të një dokumentari”, shtoi aktorja.
Eliza theksoi se në këto orë qëndrimi në Tiranë ka takuar mjaft njerëz, madje ka qënë dhe në klube nate. “Më bëri përshtypje sesa njerëz të sjellshëm dhe të bukur ka këtu”.
Aktorja shprehet se ka besim se Basha eshte kryebashkiaku i duhur per Tiranen.
“Kam besim se kryetar Bashkie është i ndershëm dhe do realizojë cfarë ka premtuar dhe unë do të bëj të pamundurën ta ndihmoj për cfarë i kam premtuar, qe te promovoj Tiranen kudo”.
Me pas ne nje takim brenda ne zyre, Basha i dhuroi aktores Kullën e Sahatit të Tiranës, simbolikën e qytetit, si dhe i bëri të ditur se do t’i propozojë Këshillit Bashkiak për t’i dhënë titullin “Qytetare Nderi e Tiranës” dhe emërimin si “Ambasadore Nderi e Tiranës në Botë”.

Kryebashkiaku e informoi aktoren e njohur për programin që ai ka për ta bërë Tiranën një qytet më të mirë për të gjithë. Kryetari i Bashkisë e njohu me planet për përmirësimin e cilësisë së jetës, për krjimin e hapësirave të gjelbërta, ndërtimin e më shumë shkollave, si dhe për përpjekjet për ta bërë Tiranën një destinacionin tërheqës për turizmin dhe biznesin.
Basha e shoqëroi Eliza Dushkun në vizitën që ajo bëri tek Muzeu dhe Sahati i Tiranës si dhe bëri me të një shëtitje në Bulevardin e Tiranës.

Aktorja Eliza Dushku u shpreh e kënaqur për këtë vizitë në Shqipëri dhe deklaroi se turin e saj do e fillojë nga qytetit i Korçës, ku do të paraqitet dokumentari për promovimin e turizmit për vendin. Më pas Dushku, do të vijojë vizitën e saj në qytete të tjera të Shqipërisë.

Aktorja Eliza Dushku ka lënë pas angazhimet kinematografike në Hollivud dhe është rikthyer në Shqipëri, në vendin e të parëve të saj, por kësaj here më një mision. Për 10 ditë me radhë, e shoqëruar nga një grup xhirimi amerikan, aktorja 31 vjeçare do të udhëtoj nëpër Shqipëri për të dokumentuar bukuritë dhe vlerat e vendit të origjinës që e përmend me krenari sa herë që i jepet rasti.
Bashkë me Elizën në realizimin e dokumentarit për Shqipërinë do të kontribuojnë dhe artistë të tjerë me famë botërore si soprano Inva Mula, fotografi Fadil Berisha dhe aktori Blerim Destani.
Eliza u lind më 30 dhjetor 1980 në Boston. Babai i saj është shqiptar nga Korça, ndërsa nëna daneze

Dushku firmosi dje pas mbërritjes në aeroport kërkesën e saj për të pasur pasaportë shqiptare, per te qenë kështu edhe zyrtarisht një shtetase shqiptare.

55 Komente

ky ka qen minister i jashtem, e di mire ke ve ambasador

lol

JO po Eliza Dushku do i zgjedhë të gjitha problemet që kanë shqiptarët prej Mitrovice e deri në Janinë. Do i arrestojë kriminelët, hajnat, do na rrisë rrogat, do zhvillojë ekonominë. Phu po popull i çuditshëm që ipet pas formës kështu nuk kam parë. Po kush është Eliza Dushku or të gjorë? Pse paguhen ambasadorët e vërtetë prej Washingtonit, New Yorkut e dei në Tokio e Tel Aviv? Phu- injoranta e b...lëpirës!

Me pas ne nje takim brenda ne zyre, Basha i dhuroi aktores Kullën e Sahatit të Tiranës, simbolikën e qytetit, si dhe i bëri të ditur se do t’i propozojë Këshillit Bashkiak për t’i dhënë titullin “Qytetare Nderi e Tiranës” dhe emërimin si “Ambasadore Nderi e Tiranës në Botë”.

...paska lind  me "qeske" ky Basha or burre..

 vazhdon fushata

por pse?

_______________________________________

por pse?

...sepse  duket qe "ai" e ka mare vertete seriozisht detyren e re dhe per me teper   te punoje  e mendoje  per next  big battle(!?)....shenja e pare ishte te ngrenit e drekes brenda bashkise, e dyta;ishin rradhet e gjata per pritjen e qytetareve pa dallim   dhe e treta bashkepuimi me E.Dushkun.Sic e ka nisur kjo liste do jete shume e gjate pas disa vitesh prandaj dhe suksesi do jete i garantuar...

 Sepse e ngriti gjith fushaten mbi mashtrimin.Nuk ka ide dhe projekte.Ose kapas por nuik e le Salasmiley

E pse qenka fushate kjo?! Qellon qe kryebashkiaku te takoje edhe ndonje person te famshem... Jo?!

ke shume te drejte. edhe une kete po mendoja. Por meqe paske me shume njohuri per zonjen ne fjale, a mund te me thuash dicka me teper se per cfare eshte e fameshme kjo zonje? Pra zonja Dhushku. Nese eshte per mbiemrin, terhiqem se kam shume respekt per Lek Plepin!

Propozoj qe Rrik Foksi-it ti jepen celsat e bregut te lumit

Dushku: Common Basha, light my fire.

Basha: Dushku, baby, slay me, I'm a vampire.

Peshkchorus: It's true, it's true, he's a vampire!

 

vazhdon fushata

    por pse?

Eliza Dushku qenka demokrate bashiste? :O Kujt ja priste mendja. smiley

Thuaj ishalla s'eshte fushate per te mundur Edi Ramen si krietar bashkie. smiley

Peshkchorus: It's true, it's true, he's a vampire!

smiley

ti me 10 gazi gjithmon mu

Ej, e paska ulur pjacen Eliza, radhen e kaluar e ftoi kryeministri... Big Grin

jo, jo, ajo thjesht po takon kryeministrin e ardhshem smiley

mos e kejshe fjalen per KANAKARIN e bashkise?

ajo thjesht po takon kryeministrin e ardhshem

..si shume i guximshem ky parashikim...

 endrra jane hoxhe efendi, tha, ca dalin, ca s'dalin. 

pastaj, c'ne qe u hodhet perpjete sikur te kisha zbuluar komplotin e shekullit, s'beka dot njeriu nje shaka.... lol

Kot ju behet qefi juve demokrateve bashiste. Keni per ta pare qe Rama do kthehet nga pushimet krah per krahu me Belushin dhe Regis.

 Regis nuk pranon te dali me Ramen se duket i vogel fare ndaj i propozon qe te rrine ul, te soli i gjate i "Who wants to be a millionaire". Madje pse te mos luajne, dhe i ben nje pyetje, hartojeni vete nje pyetje - por pergjigjja do ishte njera nga:

a. Arben Ristani

b. Tom Ndreca

c. Sashenka Jonuzi

d. Lulzim Basha

Rama merr ne telefon shalsin, por koha mbaron pa pergjigjen e sakte.

Tashi seriozisht, edhe une te isha do e kisha taku Elizen se Eliza eshte yll prej verteti, nuk eshte Bleona Qerreti. Po mund ta kishin lene per te henen kete konferencen e shtypit se sot eshte e djele, data 7 gusht, robt jan tu u nxi ne diell dhe duhet realisht te kesh zell gamori (ose te jesh llosh) qe te mbash konferenca shtypi per ambasadore turizmi... kur ju e dini miq qe kjo eshte nje vetereklamim i Lulit (i lezetshem por banal ne kulm). Prandaj po them qe fushata i vazhdon ketij qe merr buke me vete. 

dakort mer Blend, reklame, marketing - quje si te dush vecse ne fund te mandatit, robt nuk bejne llogari se ke ftyre te bukur ka taku ky e me ke ka dal n'foto apo ke ka shpall ambasadore e qytetare te TR...kto jane pjese e makiazhit mbase po sikur nuk ka vlere ky makiazh pas zgjedhjeve. Fakt eshte se ajo po pergatitet per nji dokumentar; fakt tjeter eshte qe ktyne amerikanve u duket vetja cool kshu kur tregojne rrenjet e veta europiane dhe sidomos kur priten e trajtohen si VIP (nuk ka rendsi shume per te se ca ha e ca pi sesa fakti se e shoqron vete k/bashkiaku).
Po t'mos harrojme edhe peshen specifike qe ka emri i ksaj apo Belushit, permendja e aneve pozitive te Shqiperise qofte edhe ne nji late night show etj nga keta ka me shume efekt sesa reklama 1 mujore te CNN per turizmin ne Shqipri

 ...kto jane pjese e makiazhit mbase po sikur nuk ka vlere ky makiazh pas zgjedhjeve.

Pikerisht argumenti im. Atehere pyes, pse e ben? Pse ne nje te diele te nxehte gushti, sikur e hena nuk do te vinte? Por ja, erdhi. 

Per pjesen e dyte te komentit tend, serish dakord. Eliza kete gje po e ben vete ne bashkepunim me Travel Channel, Fadil Berishen e ca te tjere. Kurse kto tipat ne Tiront vetem sa po kapen mbrapa autobuzit qe eshte nis. 

Cfare ka fituar kenia qe kur obama eshte bere president?

 e c'te fitoj Kenia aman? Dushkun e sjell kush e sjell, se te jete per te as qe vinte fare. ja keshtu qe mos flasim me shume ...

Blendi, ti thjesht mllefosesh nga motivet e gabuara, friend, apo se paku nga ato personale, te themi. Dmth ti nuk eshte se vertet e ke hallin pse sot eshte 7 gusht e neser qe eshte 8, por dhe e hene, do ishte me legjitime kjo gje, e ti nuk do ta quaje reklame per Bashen. Ti thjesht e ke inat Bashen (pa gjykuar inatin tend, eshte e drejta jote), dhe nga ky fakt p.sh. s'e shikon ate qe thote Bredhi qe per ne gjithsesi eshte fitim, se permendja a reklama nga nje celebrity (even a non-A list one) qar eshte.

Plus qe te gjithe politikanet e bejne kete kur u jepet mundesia, po kur kjo sjell dicka pozitive pse duhet te ankohemi ne? Apo do thuash qe prania e Elsa Liles ne greven e urise se Ram-kutise ishte me pozitive per popllin? lol

Nashti, Elsa per mendimin tim eshte me e mire ne zhanrin e vet, krahasuar me shoqet (kengetare shqiptare) sesa Dushku (aktore amerikane), por ama revolucioni i kutise nuk i solli ndonje te mire vendit (e sic deshmuan rezultatet, as Rames/opozites), pervec bllokimin, e rrugve dhe te politikes (e gjithshka qe vjen si pasoje e kesaj te fundit).

Ngado qe ta kthesh, dhe me krahasime me te ngjashme (Topi me Belushin vs Rama me Dushkun), nuk eshte se juve ankoheni per gjerat sic i shtroni ato ne objeksjone, po thjesht per inate politike, dmth per inat te vjehrres.

Une e thashe qe ne fillim qe ketyre (Belushi, Dushku, etj) kur s'u ecen karriera aq shume duan nje boost (apo ca pare), dhe shume mire fundja, ca te keqe ka kjo kur eshte mutually beneficial?

Bredho, thx, same here my friend. smiley

 Sa te detyrohem per psikoanalizen tende Dr. xhibi? Mllefe, motive... jeezzzz!

Tashi shoku, une jam i motivuar sepse JETOJ NE TIRANE. Te mos nisim me motivimet e diskutuesve...

Une kam hallin ketu, qe sikur te mos kishte ardhur Eliza Dushku do na kishte mbetur Tirana pa ambasadore. Qysh do benim atehere? Po kur te vije ndonje tjeter si kjo cer do e bejme, konsull te tiranes? Nuk ka asgje mutually beneficial ketu. Kjo eshte nje sajese idiote. Focus, xhibi, focus! Une dua fokus ne punet e verteta, jo ambasadore turizmi te Tiranes me banim te perhershem ne Los Angeles.

Basha te mbaje ato premtimet e matshme, si hipotekat deri me 15 nentor, unazen e re, 30,000 vende pune, tramvajin, heqjen e taksave... keto te tjerat jane another slice of bullshit. I'm not having any...

Thas'it! smiley

Blend, nuk eshte pune analize, eshte pune fshati qe ben muuuuu dhe natyrshem s'do kallauz; une thjesht nuk po them si ca te tjere ketu qe mbreti (argumenti) yt ka rroba, se ne fakt s'ka, i tunden allatet lol.

Like I said, Basha akoma s'ka bere bismilah, e ti po e qorton jo per premtimet qe s'i ka mbajtur, se s'ka sesi, ndaj i permend ato kot si per ti dhene buke argumentit, per per elizdushkerimin, e cila ceshtje gjithsesi s'i sjell popllit/vendit asgje te keqe, perkundrazi.

Tani nese ty te mbajne ere bullshit keto aktivitete, normal ke te drejte te teshtish, po mos prit qe ne, ne vend te themi "shendet" per teshtimen tende, te themi  "bravo i qofte per argumentin". smiley

Shqipove duhet tua thuash gjerat troc o kaposh.po ua the me takt e me lezet anes e anes ti marrin per komplimente lol.

Sal Pilafi vajti ta takonte Lizen?...Se e qan anglishten fare ai smiley

Rama i dorëzon “Çelësin e Qytetit”, Goran Bregoviç

Kryebashkiaku Rama me Goran Bregoviç

 

Kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama i dorëzoi artistit serbo-kroat Goran Bregovic “Çelësin e Tiranës” , simbol që ua ka dhuruar edhe personaliteteve politikë si Romano Prodi, Stipe Mesiç etj. Bregoviç është artisti i parë që është nderuar me këtë simbol nga Kryebashkiaku Rama.

 

 

 

1 prill 2006

mato, mos e 10 fare tani!
Ky eshte nji prej me virtuozve te ballkanit, ka lujt motive shqiptare sic ka lujt serbe e cigane. Nuk ka politike ktu ashtu sikurse jo 100% e serbve jane kriminele.

dhe e paska bo hapur fare... t'ishte mcef t'pakten.

Une nuk po e shaj, more daj,

Po Eliza nuk eshte virtuoze, mbi te gjitha me gjak shqiptar. Kryetar bashkie Rama, kryetar Bashkie Basha, apo per Bashen eshte politike kjo pritje.

sepse me deklaraten superinteligjente, qe i shperthen gomat kesaj ketu ne foto:

 

nen peshen e IQ-se... se me vdes fare kur e mban koken perpjete si pula sqepin kur thote "but then we went to sleep, so we slept"... smiley gosh! smiley

and other baloney like this... OMG, smiley dhe te thuash qe nuk ishte dhe nuk mbetet teresisht politike... bile dhe me leke shume, po shume, po shume shume ama, ta dish.

Vetem nga kjo ane nuk e kritikon dot Ramen. Meqe po flet per virtuozitet. smiley 

Shifi daten er mec, me 1 prill ja ka dhon per me u tall er ti.

I shoku im pat perfunu n'dege t'mrenshme per nja kater ore te mira pse po nigjojshim Bijele dugme-n me radio "iliria"

esht ndoshta rast i vetem ku megjith mosdashjen organike per sllavin, jom detyru me heq kapelen! they are good! bijelo dugme do their shit well! Mbase i vetmi rast ku nuk nxirrej dot gjuha (flas ne kohet e para e? kur oferta e huaj ishte ne radio "italjoni apo sllavi", jo per ket p[atriotizmin e sotem me gjamse, qe i ka dal boja 100 her ne diell e esht kthy mrapsh po aq here), pra  i vetmi rast ku nuk nxirrej dot gjuha qe varja se dava sllavi osht...

per hater ene te belulit sapo nigjova lipe cvatu. yes they are darn good! respekt!

 

smiley

shiko, kta zhbeheshin sapo vinin ata dinosauret anglishtfoles, kuptohet... aty edhe italianet e mire, me lucio batisti e klaudio balioni ta zejm, rrinin si te plevitosur... doja te thoja ama qe bijelot kishin karakter, benin gjene e tyre, sillnin dicka ballkanike qe ishte me shume se sllave... ne e ndjenim kete qe atebote... respekti behej pak si fshehur, s'di si ta them, ishte katnarizem te pelqeje sllavet, kshu ish llafi, pasojat e termetit te 68-es edhe pse long gone, ishin neper kembe, flower-powersat shume here s'qen bo as prinder ala, kupton, ama per bijelot muhabeti kalohej si per dicka qe te thyn vertetimin e rregullit. nuk donim te merreshim me bijelot, sepse do folshim kunder vetes.

Jul, ja nje kolazh te vockel per ty me emra te asaj kohe:

http://youtu.be/UkhDfr57IIM  <-- lipe cvatu

http://youtu.be/gYDYC_ihOLA <-- hajdemo u planine

http://youtu.be/lKa7cE8xmgk <-- ruzhica si bila

http://youtu.be/o70oTocCTBM <-- questo piccolo grande amore

http://youtu.be/7f32WkcSU_k  <-- batisti & mina

http://youtu.be/b_0Vk4G_hl4  <-- storia d'amore

ose: http://youtu.be/JA6F2VIPJ_E

http://youtu.be/gYvgXpq1mXQ <-- il mondo cambiera

ja dhe kete: vasco rossi i percjelle mes f. de gregorit dhe l. dalla-s, Generale:

http://youtu.be/c_FDG69-oYY

Du me hy pak ke JU gustusit e sllavickave. Nuk diskutoj qe jane te pelqyeshme ..por ka qene nje strategji e zhurmes propogandistike te Sllaveve per te qitur Jugosllavine deri ne ato nivele , sa qe ne fund te viteve 80 te kishin si Idhull ...

perbuzjen e Italise ( ne tetshe ) dhe ...Te arrijme e kalojme Gjermanine ...

ja nje ballafaqe ne maja te "evgjiterise "

http://youtu.be/sp7HWBKym90

Trebicka ...sa i embel  . Dhe te kishim te njejtin agresivitet propogande e principe jo sqapore  "kunder raciznit " ishim rrote me rrote me kete evgjitin e Eger smiley

 http://youtu.be/hk40zEwqTaE

Paqe !

 thank you, thank you. po i dëgjoj. 

p.s më duket se Vaçja nuk ka çfarë t'i ketë zili Nadës, apo Katerinës. Ndërsa ai Nicola di Bari, duhet të ketë qënë Luan Zhegu taljan. smiley

bukë të djegur ty, mua... autobuz të vjetër ushtrie, i ke parasysh, ata që e kishin turirin si zis. nëpër kthesat e muzinës, Saranda afrohej e shpalosej, më e bukur se sot e Morandi këndonte "parlami di te, bella signora"...

ato të tjerat, vagullt, shëtitje nëpër fushat e fshatit në Përmet, ose në "kodër", që ishte sheshi. erë, sheshi prej shtufi, ca bunkerë, shkurre, akacie, lofashta, ullinj, ulliri i kodrës (aty ku i kisha heq breçkat njërës, për të lujt doktorësh, kupton?)

tranzistori, një i vogël, i bukur, dukej "modern" atëherë. po baterinë e kishte më të madhe se ishte vetë. lidhur me një letër ngjitëse gri. 

ose fushave... xhaxhai i vogël me një shok dhe unë. dhe dy shelegë, kandidatë për desh. një i bardhë një i zi. yni ishte i bardhi. me nam kur u rrit. kë të gjente e vinte përpara. 

tranzistori, një i vogël, i bukur, dukej "modern" atëherë. po baterinë e kishte më të madhe se ishte vetë. lidhur me një letër ngjitëse gri.

kam ne version perfundimtar dy poezi me radio, nga keto te vjetrat smiley

njera "marelli", tjetra "galena"

emo, pa dash me i ndrru drejtim temes, une kam qene i cmen per muziken jugosllave bile e vija para italianes. Bijelo Dugme eshte vetem nji nga nje mori grupesh fantastike. Sllavet athere kane qene te papame per muzike dhe shumica nuk ishin serbe.  Mund te flas pa fund per muziken e atyne viteve. T'pershnes me nji nga himnet qe m'shoqeronte cdo pushim vere on daily basis http://www.youtube.com/watch?v=XD34nn2d1m4 .

S'ka lidhje muzika me mosdashjen (per mu t'pakten).

smiley

yep, I remember this one very well, too... smiley

 

 Hahaha. une nuk kam qene shume tifoz i Pozdravit, po Bregovicit i heq kapelen dhe e mbaj ne dire 1 minut. smiley 

Ju pershendes me kengen Mesecina - (Rakija)

T'martave 20.30-22.00, ke sllavi n'radio ishte U Terkom U Dvadeset. Maj men sesi m'hikte menja kur mes bezbezit pa fund te stacionit me antene bakri qe shpesh m'dridhte prej korentit kur kisha duart e lagura dilte "Stairway to Heaven" dhe pastaj "Zauvjek tvoj" e Divlje Jagode http://www.youtube.com/watch?v=KJfdmq1qsBg . Nejse, I am going way to far in the past, I better watch my stocks today smiley

kusturica? e kam pa nji ket film s'ka shum smiley

eshte goxha i mire (motivi me mace ta zejm), por e ka llangos filmin - mbase qellimisht - aq shume me folk te cmen sllav, saqe era e djerses se sqetllave te robve te vje nga ekrani direkt ne hunde. mbase me qellim kjo, nuk e di, por neqoft ashtu, qellimit i esht arrit.

 

Se e qan anglishten fare ai

Zot, cer shemtie!!! smiley

po mire mer, nuk ka met kom kshilltari me ia sjell pak ne dukje ket trapllik? Dmth, edhe vez florini me pjell ky...

Nuk e di nese ka nevoje per ndonje paralelizem ketu..."Lost in translation" apo crregullise psiqiko-mendore te ketij personi....E merr me mend se c'pershtypie ka bota per kete krijese te crregullt menderisht qe drejton vendin....

Kete duhet ta shikojne te gjithe tellallet anglishtfoles dhe te nxjerrin konkluzjonet e tyre ( nese kane dy pare mend...gje qe e ve ne dyshim smiley )

Aktorja Eliza Dushku ka lënë pas angazhimet kinematografike në Hollivud ...

Mjere Kinematografia e Hollivudi c'po pesojne ???

Si behet ajo o Zot , me  thy kompjuterin smiley

Vetem kaq mjafton per te kuptuar se kujt po ja prezantojne kete ardhese . Ne nje brez i paradokohshem na vjen per te VJELLE kur lexojme shprehje te tilla ! Njesoj si shoku Hrushov la punet e Medha te revolucionit Boteror per tu bere .... Avokat i shqiptareve ( jo avokat se eshte Berluskoni me duket ) po cfare ? e Gjeta !

Ambasador i rendimenteve te larta te rritjes Misrit ne Shqiperi !

  Eshte  e frytshme kur shqipare te  degjuar nderohen ne vend te  tyre, apo  te  pareve te tyre.Kjo na rrit nderet.Por...

   Mire  do jete qe Basha tu  largohet gjerave "per dukje"! Sidomos atyre qe dalin e flasin te  degjoje  mileti se ..eshte "i ndershem", sikurse foli Liza.Per te ndershem e zgjodhem, pse do te  duhej te na e cilesonte... Liza? Me  se u bind kocia ?

E  kam fjalen larg shfaqjeve, qe i sjellin kunderpropaganden...Jo  amabasadore e jo ...hiç

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).