VDEKJA NE PUSI

                                                                        Grava

   Une sot  pashe vdekjen.. ne pusi .Heret, pata marre  rrugen per  ne  buzdetin e Spillese.Qysh femije kam patur nje deshire te madhe te sodisja detin.Per  minuta  te  tera syte e mbi treteshin tutje hapesires te  kaltert, gjer  ku  rete  me dukeshin  se bashkoheshin , per te hubur ne valezimet e ujit.Gjer  vone pata besuar  se deti  ishte …Gjithenje  pyesja vetvehten;Si  eshte deti? I  bukur, I kaltert, I  thelle, I frikshem, I kripur…i.. Pergjigje te  shumta qe me vinin ne mendje, nuk me bindnin per  nje  perkufizim te kenaqshem. Dhe perfundimisht e pata  bindur vehten se deti  ishte  vetem “I madh” .E ashtu  I madh   erdhi duke mu  ngulitur bindja se duke qene I madh, vetem ashtu  mund te lidhesha fort me te.E  kam dashur shume detin.Si gjithe te  rinjte.

 Me vone puna me lidhi shume me buzdetin  e njeheresh  ma shtoi  kersherine, per  ta  soditur ate nga  shume aspkete.Mirepo nga ai pasion duket se me ka mbetur nje relike rrangalle, duke ja  kerkuar  shpesh vehtes, psene.Ndoshta pse vitet rrjedhin duke te  larguar shume prej pasioneve te hershme.Ndoshta pse njerezit  nuk e kane aqe te ngulitur dashurine per detin dhe shperdorojne  me kete  mundesi te  dhene prej Zotit.Por  deti sec jep nje pasion krejt te vetin,  qe nuk te  ndahet. Largohesh ti por te ndjek ai vete.Edhe kur njeriu armiqeson buzdetin me vet detin,si  tek ne,  ai  pasion  mbetet… tek njerez qe I “ndjekin” pasionet..

  Ashtu  dhe une qe u lidha fort  me buzdetin e Golemit.Por sot  mu duk e udhes te shkoja me tej,  ne buzdetin e Spillese.E dija qe aty akoma ruhet e virgjer marredhenia buzdet-det.Shpjegohem;Kam mbajtur brenda vehtes nje sens te forte  fetar ne perceptimin e natyres bregdetare edhe  pse kurre nuk u bera nje praktikant  I  besimit.Kam besuar ne  misterin e nje  fuqie  superior,te levruar  brenda meje dhe aqe.Tek  bukuria e natyres gjithenje kam sibolizuar Zotin e vertete..

 Nuk  me shkoi  kot gjysme dita.Nje  buzdet I mrekullushem ruhet gjene ne Spille.E  kuptohet,  ai peisazh I  gjebert dhe blu te shplodh ne tere  qenien.Njerez, pak mu duken, kur aty eshte nje mrekulli.Thua se njerezit  u  largohen  bukurive te natyres?Apo jeta sot eshte bere teper e veshtire, teper ekufizuar  ne  kohe  per  te  shijuar te bukuren.Ndoshta rruga…? Ajo  e asfaltuar eshte  por e ngushte.Teper e  ngushte per mundesine qe ofron kjo  perle natyre.Pastaj pse dreqin tere ato kthesa tek sa prej Kryevidhi e gjer  poshte ne fushen parabregdetare, mund te ishte nje vije drejtvizore.Pse tere keto kthesa, thashe  tek sa shoferi im frenonte ne zbritje si te ishte ne Llogora.Nje dreq inxhinerie rrugore mund te ma spjegoje kete piketim transeje  gfjithe kthesa te  panevojshme, I  thashe vehte.Nuk  dita si    si te thoshja.Ato  kthesa pa asnje llogjike inxhinierike  mu duken si  “pusi  te  vdekjes”..

  Vetem pas  pas gati kater oresh, do  te behesha  deshmimtar okular I  vdekjes qe priste ne nje prej atyre pusive.Si kasha shijuar  kenaqesi te plote ne ate plazha  natyral, mora rrugen per tu kthyer.Kisha  bere vetem nje kilometer rruge,  kur tamam ne ngjitjen per Kryevidh, me parakalon vrullshem nje motor prej  atyre qe random u thon “Papaq”, me dy djem  12-13 vjecare persiper.Bjonder qe te dy dhe gjithe kenaqesi ecnin duke u perkedhelur  nga ai  fllad qe perhedh ligina tej e tej.E tere bota   dukej e tyre.Ashtu behen te  rinjte qe kthehen prej  deti.Ndoshta forca dehese e detit, ndoshta vete mosha..Ndoshta  qe askush nuk  e imagjinon se diku vdekja eshte ne prite.Sidomos ata qe projektojne rrugen, kete kurre nuk e kane para  syve…vdekjen.

-Kalamaj dreqi! Fluturojne ne kete rruge…   nuk  arriti  ta soste  fjalen shoferi. Papaqi me te dy djemte  bjonder, ne kthesen e pare te ngjitjes dhe 7-8 metra  para  vetures tone  I  pame duke u  ngritur  lart ne ajer, si  te shtyre prej nje suste te fuqishme.Papaqi  fluturoi  ne ferrat  nga e djathta, para  se trupat  e te  dy djemeve te binin te xhade.Nuk arritem te “fotografonim” me sy nga se, por te tmerruar  ndaluam.Shtangem. Nje mikrobuz I bardhe “Wolksvagen”, zbritur me shpejtesi   qe une nuk mund ta  dija sa, ne mezin e kthese e ne vijen ku   ngjitej Papaqi  I fluturoi  ne  ajer.Ne toke nuk rane te rinjte  por dy trupa te palevizur.Hataja e madhe me ndodhei para syve.Nukpata kohe as  as syve tu besoja.vdekja te beka te  mos u besoshe as vete syve. Ata  sikur dikush tu kishrte prere qafen, u perplasen ne xhade te  pa levizur. Shoferi im  u pre fare.Ngriu! Shoferi  I  mikrobuzit zbriti, duke  mos  bere asnje  hap vec duke rene  kokes me grushta.Solidariteti mes “timoniereve”, piloteve  qenka tmerresisht  I frikshem

 Mu dha dhe  hodha hapat tek  djali me I pare.E ktheva.O Perendi e Madhe! Ai  ishte nje engjell jashte mase I bukur. Apo vdekja paska  vetein ti  marri te bukur te rinjte?!Asnje  shenje gjaku! Sikur po flinte!Dikur pata  degjuar prej nje mikut tim, mjek, se me keq ne nje  aksidente eshte ai qe nuk  ka shenje gjaku.Edhe tjetri po  ashtu mu  duk.Shume I  bukur.Ne gjume dukej, por nje curil  gjaku  I rridhte  prej  goje.Valle me te  tillet engjej te paskej patur  pune vdekja  ne kete dite  te bukur vere?Sa  e pa drejte eshte  e zeza vdekje!.. Kur  u  ze pusi  dhe  merr te  tille  engjej.Eh sa dite  para kesaj dite  u dashkej  mesuar  se ku i  ze pusite vdekja.Nje  te  tille u ne e pashe me syte e mi  sot.Do  te doja t``ja u  tregoja te  gjitheve:prinder, shofera, te  rinj, inxhinirea, police, gjithe  qytetarise..  Kujdes se vdekja eshte ne pusi!

Nuk dija si  te beja.Mu dha  dhe mora 129-ten.

Nje  aksidente  I  rende  ne ngjitje  nga Spelleja ne Kryevidh.Ju lutem, te mund te njoftoni   nje ambulance dhe ekseprtet perkates!

-Kush jeni  dhe nga flisni?-me  pyeti.

Te gjitha mund ti mesoni  nga  nr. I  telefonit qe ju merr, por me pare nevoitet ndihma,ja ktheva.

-Vendni  ku  flisni, ku ndodheni zotni?-pyeti .Ja ritregova.Dhe prita ne nje skene llahtare.Prita shume dhe  mu duk   se askush  nuk perjetonte gjendjen qe po  perjetoja une.Dhimbjes ju shtua  dhe nje inat me nje askushin.Ndoshta  mu duk mua e gjate pritja.Por mbi  gjysem ore sikur  nuk e justifikoi  gatishmerine e urgjencave,  per raste te tilla ne zona qe mbipopullohen, prej deshires per  te  jetuar me  te  bukuren e natyres!

   Kush eshte prind e merr  me mendje gjendjen qe perjetova une ne ate  aksidente tragjik.Si te  ishin te dy djem te mite, shtrire ne ate kthese, krijuar  prej  idiotesise nejrezore.Ose prej nje pusie ngritur prej vdekjes, ndeshkim   per mos kujdesjen  njerezore.Dhe  keshtu humbin jete  ne lulen e rinise.

Ne kthim gjithe  dhimbje  nje  ze I  brendeshem imi  therriste;Njerez, kujdes ne rruget tona! Vdekja kudo eshte ne pusi …

  

 

15 Komente

 Grave, mbeta dhe une pa fjale. 

 smiley

kronika:

Përgjaken rrugët e Durrësit 
07/08/2011 16:15 

Përgjaken rrugët e Durrësit
ArkivKatër aksidente të rënda rrugore të ndodhura vetëm gjatë ditës së sotme kanë përgjakur rrugët e Durrësit. Për pasojë dy persona kanë gjetur vdekjen dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë.

 

Aksidenti më i rëndë u regjistrua në Spille kur një makinë përplasi një motor. Nga përplasja ka gjetur vdekjen 15 vjecari Florenc Xhihani, ndërsa drejtuesi i motorit është dërguar në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë.

Në Golem një makinë me targa maqedonase, teksa ishte duke ecur mbrapsht përplas për vdekje në kalimtare, identiteti i së cilës nuk bëhet publik.
 
Aksidenti i tretë ndodhi në vendin e quajtur “Mbikalimi i Serave” ku një automjet është përplasur me një triçikël. Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe ndodhen në rrezik për jetën.

Aksidenti tjetër ndodhi tek Ura e Shkumbinit dhe burimet policore njoftojnë i plagosuri në këtë aksident ndodhet i shtruar në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të aksidenteve. Për momentin nuk ka konfirmime për persona të arrestuar apo për të shoqëruar në komisariat.

 Eee more  all! Nuk eshte puna vetem tek kembesoret e... kaloresit.Eshte tek i gjithe mentaliteti yne, per rrugen.Rruga eshte nje mentalitet me vehte, them.Gjene, qe e kemi lene krejt pas dore, si shoqeri.Si shume pune e halle tonat...Une dje kam perjetuar  tmerrin e dhimbjes.Duhet te kem mesuar, sa gjithe vitet e jetes time.Keshtu mesokemi mire...

E tmerrshme,grava,e tmerrshme.

Zoti u dhente force te perballojne dhimbjen familjeve te tyre smiley

Histori shumë e trishtuar. Është ndër ato histori ku gabimi njerëzor nuk ka asnjë vlerë. Është dhembje e madhe të shohësh njerëz që shuhen në moshë kaq të re. As fjala nuk ka vlere. Trishtimi është sovran këtu. 

 Grava paske pare tmerin me sy.Mos pafsh me!Rruget dhe ndertimet pa leje do ti hane Shqiptaret.Nderto ku te mundesh si te mundesh,eshte toka ime dhe.... rremuje hesapi. Ne mos babi ,i biri apo nipi do te kalojne rrugen, nje here.Dhe vdekje eshte aty duke u zene pusine.

ça te thush grava, jete te shkuara kot, prej papergjegjshmerise se shoqerise tone.

Jeta , gjeja me e paçmuar ketu smiley

Ta kuptoj tronditjen.

Ka nje kthese te poshter aty tek liqeni artificial ne tirane, sa del nga Marin Barleti dhe merr majtas, ku nuk shef ca te vjen perballe, si te jesh ne makine, motorr, apo ne kembe.

Para nja 7 vjetesh desh u bene cope para syve te mi dy shoqe te mijat ne te njezetat hipur ne motorr, por shqyqyr shpetuan gjalle, megjithese spitaleve ndenjen goxha. ishim 4 veta, u ndame : 2 ne motorr, 2 ne makine. Une qellova tek dyshja e makines, mund te kisha qelluar fare mire tek ajo e motorrit.

Qe ate dite, me ze tmerri te shof motorr me sy dhe njerez qe i ngasin me shpejtesi apo me pakujdesine me te vogel. Le qe ne infrastrukturen tone, motorri mendoj se perben rrezik te madh per perdoruesin, edhe sikur te ecni me kaske dhe maksimumin e kujdesit. Kam pa vete raste kur i kane goditur duke qene te ndaluar ne mes te semaforit.

pune dreqi.

 

Ohhh sa e tmerrshme Grava... me vjen keq qe paske qene deshmitar i ketij aksidenti tragjik  smiley

   Druaj se keto tragjedi do te na behen te zakonshme.I keni pare rruget? Mbuashur me lapidare ... djemsh  te ikur ne lulen e rinise. I keni ndjekur  Ju si jepen lajme te tilla? Sikur te behet llaf... per ndonje ka apo lopë.Nuk u leviz qerpiku spikerave.Dhe pas  kujeve te tilla dhene per haber, ja kercasin nje muzike me ze  qe mund te degjohet ...gjer mu  ne maje te Dajtit.E mua me vjen ta  bej  aparatin e TV-se "hajdedreq", copë- copë.

 E nga ai sahat i lig qe perjetova, nga shpirti, jap nje  urim per kedo:

Mos u rafte te mbani ne duar  trupin  e nje djali te ri, prere qafen vdekja para syve ! 

smiley kaos i vertete Grava, natyra na ka dhuruar male te bukura por ne qellimisht e kemi "malosur" me shume vetveten me rruget komuniste paranojake ! Arsyet e tjera i dime te gjithe por mbi te gjitha eshte mos respekti per jeten..  nje pyetje megjithese e di pergjigjen kishin gje kaska  ne koke keta te shkretet ..  kam frike se jo

 Po çne moj ! Asgje.. 

Ndoshta kur te marim vesh se cdo te thote te jetosh, do te mendohemi e kuptojme se sa e shtrenjte dhe e bukur eshte jeta. Persa kohe qe njerezit atje nuk jetojne, nuk do ti kushtojne vemendje as jetes. Zoti i ruajte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).