NOA online

Alb Konfindustria shpreh shqetësimin mbi përpjekjet e vendimmarrjes politike të Greqisë për ndalimin e dërgimit të të ardhurave dhe kapitaleve të emigrantëve shqiptare në atdhe.

Administratori i Përgjithshëm Gjergj Buxhuku i cilësoi përpjekjet e qeverisë greke si të tilla që bien plotësisht ndesh me parimet kryesore të demokracisë, globalizimit të tregjeve dhe të gjithë marrëveshjeve ndërkombëtare.

Buxhuku deklaron se e vërteta e shkëmbimeve të kapitaleve financiare dhe të ardhurave personale ndërmjet dy vendeve flet për humbje të qartë të Shqipërisë në favor të Greqisë.

Alb Konfindustria vlerëson, se “nëse masa kryesore e të hyrave financiare nga Greqia në drejtim të Shqipërisë përfaqësohen nga remitancat e të punësuarve shqiptare, kjo do të thotë se në drejtim të shtetit fqinj shkojnë shuma të mëdha në formën e dividentit të bizneseve greke në vendin tonë si dhe kapitale financiare me vlerë prej qindra milion euro të përvitshme, që shkojnë në mbulimin e importeve të larta të Shqipërisë”.

Sipas vlerësimeve të përafërta del, që vetëm fitimet e siguruara në Shqipëri dhe të transferuara në drejtim të Greqisë e tejkalojnë ndjeshëm masën e përgjithshme të remitancave të emigrantëve shqiptare, që hyjnë në Shqipëri.

Këto janë norma fitimi të siguruara në tregje strategjike si: telekomunikacionet, sistemi bankar, nafta dhe nënprodhimet e saj, çimento si dhe prodhime të industrisë agroushqimore.

Sipas Buxhukut vetëm në tregun e telekomunikacionit shuma e përgjithshme e fitimeve të kompanive me kapital grek, një pjesë e rëndësishme e të cilave janë të transferuara drejt Greqisë kapin shifrat e 2 miliard euro.

Alb Konfindustria vlerëson, se nëse këtu shtohen edhe sektorët e tjerë të lartpërmendur  të ekonomisë atëherë është qartësisht e kuptueshme, se bilanci i përgjithshëm i shkëmbimeve financiare ndërmjet dy vendeve është qartësisht në favor të Greqisë dhe në dëm të Shqipërisë.

“Këtu nuk po vlerësojmë përfitimet e jashtëzakonshme të ekonomisë greke nga importet shumë të larta të Shqipërisë prej dhjetra miliard eurosh në të gjithë kohën prej 20 vitesh. Gjithashtu duhet vlerësuar edhe fakti, se në shumë raste kemi të bëjmë edhe me dalje në shuma të mëdha dhe në mënyrë të paligjshme të parave shqiptare jashtë vendit të siguruara nga evazioni fiskal i kompanive me kapital të huaj përfshi edhe kompani greke, që nuk i janë nënshtruar taksimit duke goditur ashpër qëndrueshmërinë afatgjatë të financave publike dhe ekonominë e Shqipërisë”, theksoi Administratori i Konfindustrisë.

Ky institucion i bën thirrje institucioneve shtetërore, që të marrë të gjitha masat e duhura të marketingut për të bërë të mundur përfshirjen në amnistinë fiskale të të gjithë emigrantëve shqiptarë, që vijnë në atdhe për pushimet e verës, duke shtuar se në këtë drejtim puna e institucioneve përgjegjëse është krejtësisht e pamjaftueshme.

“Duhet të jetë e qartë, se lufta ndërmjet vendeve të rajonit përfshi Greqinë, që në mënyrë të përsëritur ka kryer amnisti fiskale në vitet e fundit do të jetë shumë e ashpër për zotërimin e kapitaleve financiare të emigrantëve shqiptare”, përfundon deklaratën e tij Administratori Buxhuku.

 

8 Komente

Qekan ca trapa ato te konfindustrise dhe ca me shume akoma ato qe kane botu ket lajm.

Greqia eshte vend i pavarur dhe Shqiperia spo ka bythe ti imponohet per gjera fare me te vogla dhe me jo per kshu gjerash. Ka 20 vjet qe paret e emigranteve shqiptare shkojne prap andej nga kane ardhur per faj te injorances dhe makutersie se qeverive ne pushtet. Parate kane dale dhe vazhdojne e dalin per blerjen e artikujve elementare si uje, qumesht, mish, fruta etj etj etj. Shume artikuj te tjere si psh nenprodukte nafte e bejne xhiron nga Greqia para se te vine ne Shqiperi.

Industria/te qe mund ti bejne balle ketij fenomeni ose sabotohen nga importusit ose nga qeveritaret makute. Ato pak industri egsistuse ose i prishem sistematikisht per ti blere per pese lek ose jane ne proces e siper. Pa fol pastaj per pronare dhe ndermarje qe jane te "atyre" dhe te tjere qe jane "tonet". Krahatura thellohet kur mendon se akoma skemi nje ligj per te qene per pronat pa fol pastaj per polici e gjykata. Repekt per qeverine e Kosoves qe perpiqet te vere rregull e jo si keto kurvat  qe e mbushen vendin me vare "grekesh" se i re mendja qe do shkojne me shpejt ne BE. Dje atij fatkeqit qe u vra ne Himare para nje viti iu ngrit nje bust ne pronat e kishes ne Himare. E gjithe ceremonia e politizuar ne kulm ne greqisht, busti i ardhur nga Greqia, mbuluar me flamur grek..... Shkurt muhabeti sill ne terezi shpine tende para se te ankohesh per komshiun.

Kjo futja ne BE .A u ka rene nder mend kokoshave qe qeverisin vendin se psh edhe nese hapet ndonje fabrike ne shqiperi mund te mos punesoje shqiptare por kroate sllovene ceke etj si me te pregatitur qe jane?nese futemi ne BE do te jete nje treg unik i punes .punetori shqiptar produkt i nje sistemi arsimor te falimentuar do te ti duhet te konkurroje me punetore nga vende qe investojne para te verteta ne arsimin profesional.

 Patrioto ke 10* nga yne.

 Isha me një taksixhi korçar një herë, po vija nga Greqia në Shqipëri. Ky ndaloi rrugës sa ishim akoma në Greqi, shkoi në një supermarket, edhe bëri pazarin... 

 u revoltova unë, "patriotikisht". - pse nuk i blen në Korçë birrat? - e bir, më tha, po janë me krimba. U inatosa më keq akoma... ç'ishte ky zhvlerësim i mallit vendas? Mos ishte " nuk ia dua të mirën komshiut" shqiptarçe, prandaj nuk psonis tek dyqani tij?  shikoj ca kronika më pas tek t.ch për vajin, mjaltin e asortimente të tjera, dhe i dhashë të drejtë taksixhiut.  

Ne nje analize jo-emocionale, me poshte eshte parashikimi im se si do i veje filli pasurive te emigranteve shqiptare ne Greqi, me cfare po shoh e degjoj:

1. Ne nje mase te madhe do te deklarohen si "persona te lidhur me terrorizmin" apo "krimin e organizuar". "Vaftisja", nderrimi i emrit, apo pasaporta greke nuk do i shpetoje nga kjo mesele

2. Te tille persona do te shpallen te padeshiruar ne Greqi dhe do te deportohen per ne Shqiperi

3. Pasurite e tyre (llogari bankare, prona, etj) do te sekuestrohen. Po flasim per nje shume qe mund te shkoje rreth 10 miliard EUR

Pra, brenda harkut kohor te 1 viti, une parshikoj nje dejavu te asaj cfare ndodhi me camet pas luftes 2B, kesaj rradhe ne permasa me te medha. Arsyeja: thjesht ekonomike, po besoj edhe per "kenaqesine shpirterore" te grekerve qe te vjedhin sa here t'u jepet rasti nga shqiptaret.

Ekonomia greke eshte nje bombe me sahat. Faturen edhe kesaj rradhe do e paguajne me te pafuqishmit. Pra, emigrantet shqiptare jane te paret ne rradhe.

Nje keshille miqesore per te gjithe shqiptaret ne Greqi. Jeni akoma ne kohe per te terhequr parate nga bankat greke, per te shitur cfare pasurie keni, dhe per te marre rrugen e kthimit. Sa me shume ta shtyni, aq me shume rrezikoni!

Po të gërmosh e kam thënë para gati 1 viti këtë.Disave u duket si fanta-shkencë por ja që nuk është ashtu aspak.Hapi parë u ndërmor javën e kaluar nga qeverria greke për ti bërë një"krehje" të ardhurave të emigrantve në mënyrë të veçantë dhe ekskluzive emigrantve shqiptarë.

 goldman, keshilla jote eshte me vonese, se para disa muajve (ndoshta vitin qe kaloi) u rekomandova shqiptarve te greqise qe parate e tyre ti kalonin ne bankat gjermane, hollandeze apo te europes veriore. 

I paska keshilluar dhe Vlonjati. 

Te rrijne tani e te ngrohen ne diell. 

Shqiptaret te bejne kujdes dhe te depozitojne paret ne bankat jogreke.

Sa per birrat,nuk e di por kam blere ketu birra Tirana apo Korca dhe nuk me ka dhembur koka.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).