te dashur peshq!

keto dite, ne nje rast tmerresisht ofendues, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise ka lejuar qe ne nje kishe te saj ne himare te perurohet nje bust me flamurin grek siper. si ka mundesi qe eshte lejuar te ndodhe dicka e tille, dhe ne pllake shkruhet se vdiq duke mbrojtur gjuhen kombetare? cilin komb perfaqeson Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise? 

une po i nis nje email kishes ortodokse sipas nje emaili qe paskan publiku ketu qe t'ua bej kete pyetje, po do te deshiroja qe edhe jua ta beni dicka te tille. 

emili qe kan publikuar eshte orthchal@orthodoxalbania.org nese dini email tjeter ju lutem na beni me dije. faleminderit. 

47 Komente

Shkinaks, mund te gjesh detaje pak me konkrete per ngjarjen? Dmth cila kishe (emri), busti i kujt dhe kur ka ndodhur? U bera gati t'a dergoj emailin, po dua t'i referohem ngjarjes se sakte.

Kristida,

Ngjarja i referohet nje sherri banal midis disa te rinjsh vjet ne Himare. pak pas sherrit nje i ri nga Himara, Aristotel Guma, qe qarkullonte me motociklete vdiq pasi u perplas me nje makine me targa Vlore ku ishin ata qe ishin konfrontuar me te pak me pare. Ishte e qellimte apo aksidentale, kete do ta vendose drejtesia. Ajo qe eshte e sigurte, eshte se kjo nuk kish asnje lidhje me gjuhe apo kombesi po qe nje sherr nga ata 'pse me shef shtremet' dhe drejtuesi i makines eshte ne burg.

Por qeveria greke dhe zarat e saj ne Shqiperi, Kisha ortodokse greke e rruges se Kavajes dhe mediat greke, tentuan ta perdorin si incident etnik dhe e fryne sa munden. Bollano me shoke orkestroi bllokimin e rruges kombetare per dy dite dhe njerez te tij te afert aty hidhnin parrulla anti-shqiptare, te tipit "nje i vrare ne Himare, dhjetera te vrare ne Vlore."

Qe prej asaj kohe sa here i referohen minoritetit grek ne Shqiperi, mediat dhe zyrtaret greke permendin rastin e Gumes si nje hero te helenizmit, duke mashtruar per kombesine e tij. Guma ishte me shtetesi dhe kombesi shqiptare si himariot qe ishte.

Para pak kohesh Omonia i kerkoi Keshillit Bashkiak qe te vendoste bustin e Gumes, por kjo kerkese u refuzua, ndaj ata e vendosen ne oborrin e kishes se Himares. Sepse indinjohesh ti shkinaks une nuk e kuptoj. Kisha e Himares varet nga dega e kishes ortodokse greke te rruga e Kavajes. Cfare pret ti qe te vendosen ne oborret e kishave ortodokse, buste te Fan Nolit apo te rilindasve shqiptarë?!!!!! Me teper mundesi ka te fillojne te vejne edhe buste te Venizellos apo Zerves.

Ti po pate kohe boj sevap e coji e-mail ortodoksve shqiptarë, shumica e te cileve po u shave Janullatos te hidhen ne fyt, dhe ftoi te zgjohen nga gjumi se u bone kohe qe flejne.

Omonia i kerkoi Keshillit Bashkiak qe te vendoste bustin e Gumes

c'paskshim qen per buste mer. bustofil te Zoti. Hiq e ver e, shkul e ngul e...

un du nje bust te gzim kulufit tek ish ambulanca e lagjes 1, te ura e rruges elbasonit. duke thirr "u shofshin jevgjit".

Ke kishe tiiiii? S'ke!
Kerkesa jote rrezohet!

Thuj shyqyr andej nga Kryegjyshata nuk kone rrjedh aq sa te bojne buste si keto. lol

nqse bejm nje questionnaire me pike, te siguroj qe gzim kuluf del me para se shume prej celebriteteve te sotem.

mire, how about nje bust te muharrem ahmetit? ose te dulit? (shkon edhe me stinen ky... u fejove u fejoooove... zemren time c'ma lendove etj etj etj... ah sikur te na e kendonit kete kenge, tha <<-- per belulin kjo, lizandro smiley )

 

e kendojme o emo, po ste lene keta, te fshijne. mor po te thethijne fare te them.dyson te them, dyson.smiley

ke kenge doje zotrote: ''Zare trendafile cma bere me hile''? ate tjetren se kendojme dot,  kemi frike mos fillojne vetvrasjet edhe  ketu.smiley

email, busti, Himara.... nuk besoj ta fshijne tani. ka lidhje me temen.smiley

Oh, jo...hmhmhm... jo zonjeza te nderuara... jo-hohoho... nukë... merr vesht... nukë e vret njeri veten këtu... provincë domethënë... provincë, zonjëza të nderuara... domethënë... që të vrasin veten... merr vesht... na duhen njerez... merr vesh... sOOOn-siii-BLë...

Meqe ra fajla ke bustet,mu m'dhem n'zemer per momunetin e kater heroinave qe ka qan n'qytetin tim.Ka qan nder monumentet me madheshtor i socrealizmit ne gjith shqiperine.M'kujtohet femij qe kacavirreshim ke kamt e Marte Tarazhit me shoqe...I hoqen barbart e mas 90-es e i shiten per bronx smiley

 

'Ti po pate kohe boj sevap e coji e-mail ortodoksve shqiptarë, shumica e te cileve po u shave Janullatos te hidhen ne fyt, dhe ftoi te zgjohen nga gjumi se u bone kohe qe flejne.'

Lizander, nuk di si jane punet tani,  po ortodoksit shqiptare (duke perfshire edhe mua) kane protestuar dhe shpresoj qe vazhdojne te protestojne kunder Janullatosit dhe axhendes shoviniste greke ne cdo rast qe gjejne. Te siguroj per shembull se meshat ne Permet e Korce behen shqip (te pakten ne ato kisha ku kam qene keshtu eshte) dhe kam qene personalisht pjesemarrese ne te pakten dy protesta kunder Janullatosit, qe ne fillim te heres, bashke me shume miq te mi, ortodokse edhe ata. Problemi eshte kam pershtypjen me i mprehte ne Sarande dhe andej nga bregu, (por edhe mbase gabohem, u be kaq kohe qe jam larg dhe gjerat nuk mund t'i ndjek sic duhet) se di raste kur shqiptaret korcare jane hequr edhe nga puna ne Selanik e Athine se nuk kane pranuar te thone qe jane greke dhe prape kane mbetur shqiptare megjithese jeta malore.

Mendoj se mire eshte qe secili t'a ngreje zerin dhe te beje aq sa ka ne dore dhe te mos dekurajohemi, se s'eshte as hera e pare e as e fundit qe n'a barazojne fqinjet fene me kombesine. Une emailin e nisa per vete, le te gjejne pastaj dike t'jua perktheje grekofileve, se une shkruaj shqip. 

P.S Si u be puna e kodres se rilindasve ne Gjirokaster?

Kristida,

Ti dhe miqte e tu shume mire keni bere. Per fatin tone te mire ka plot si ju. Posta ime e mesiperme ishte me nje doze te forte ironie dhe provokative per ca rob qe rri e zihem sa here hapet tema e Janullatos.

Se ka m'o zhduk ai Toko se ene ai i ka fort perzemer keta tipat qe mbrojne Janullatos, ne fakt.

ortodoksit shqiptare (duke perfshire edhe mua) kane protestuar dhe shpresoj qe vazhdojne te protestojne kunder Janullatosit dhe axhendes shoviniste greke ne cdo rast qe gjejne.

Ti mire e kej moj moter por sic duket qenkan pakice shume e vogel - perndryshe s'kam si t'a kuptoj qe nese shumica e ortodokseve Shqiptare jane kundra Janullatosit, e nese ka njefare vote, pse eshte ai ende ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare?

Ne fillim kur ai u zgjodh, justifikimi ishte sepse nuk kishte nje prift shqiptar te kualifikuar sa duhet per kete pozicion, si pasoje e vakuumit te krijuar nga ndalimi i fese per kaq vjet dhe nuk mund te vihet kushdo aty. Kemi protestuar qe atehere per kete, dhe komuniteti donte te rekrutonte dhe te paguante nje prift nga diaspora sa te formoheshin vendasit, se nuk eshte pune e shkurter ose e lehte. N'a ka shperndare policia te kisha te rruga e Kavajes. Tani edhe ky justifikim me c'me kane thene miqte e mi, nuk qendron me, dmth ka prifterinj shqiptare te kualifikuar per kete pozicion.

Po ashtu, ne fillim, meshat beheshin greqisht ne shume vende, me justifikimin se nuk ekzistonin materialet, tani as kjo nuk qendron, dhe une nuk shkoj kurre ne kishe ku meshat behen greqisht. Aty nga mesi i viteve '90 me duhet te pagezoja nje kusherire dhe e kemi nderruar kishen vetem prej kesaj se edhe une edhe familja refuzoi t'a bente ceremonine greqisht. Tani fatmiresisht me sa di edhe aty ku e refuzuam ne, behen meshat shqip.

E di historine pak a shume deri para disa viteve, edhe luften me ate priftin e Elbasanit, ne mos gaboj. Por s'e di si eshte situata tani, pse vazhdon te jete ai kur jane pergatitur tashme prifterinj te tjere e kur Keshilli duhet te votoje.

sa vari lesht me duket ky muhabeti. po ti s'ke shtet o njeri. greku i ka filluar aktivitetet e veta subversive kundrejt popullates shqiptare e ortodokse, por edhe myslimane.. qe ne 91. kto qe sheh ti sot jane vecse fruta te ijdoktrinimit. kjo qe thua ti, e kane fajin ortodokset, eshte si te thuash, e kane fajin delet.. kur ty te ka ngrene ujku bariun, lere me delet. kam qene une ne kamp, ne vitin 94, edhe ne vitin 95.. bashke me 200-300 femi te tjere nga mosha 7-14, ne greqi, edhe dite per dite kendonim himnin e grekut.. por me pare shkonim ne kishe, pastaj kendonim kenge te tjera patriotike te megaloidhese.. kenge qe une ja mbaj mend tekstet edhe sot. jo sepse deshiroj, por sepse kjo ishte edhe ideja, indoktrinimi, kondicionimi. kam foto per te gjitha kto. ishim gjithsej nja 10 grupe femish nga saranda, himara, gjirokastra, ca vende te tjera, permeti, berati, biles edhe nje grup nga selenica e vlores. ne e kishim mendjen te ziheshim me nj-tj.. grupe grupe.. venim te gjithe ne nje salle te madhe ku hanim.. pasi hanim kendonim.. pastaj na conin neper eksursione ne baza ushtarake greke ku mesonim per fuqine ushtarake te greqise.. edhe perhere na trajtonin mire. mengjesi fillonte me vizita ne kishe, e vari lesht dmth.. se ne jemi ateist nga natyra.. edhe kjo ishte pjesa qe urrenim me teper.. historite e bibles nen hije te ullinjve coku e benin kete pak me argetuese.. por prape dmth.. preferonim te na linin ne kamp duke u zene grupe grupe.. ose t'i dyndeshim pemeve me fruta rruges per ne plazh.. por sic thash na trajtonin mire.. pervec atehere kur dikush kishte gjithe diten qe vinte verdalle neper kamp duke beritur 'ellas ellas ne byth ta rras'.. kapi ai drejtori i kampit njerin edhe i tha, ca dmth ajo qe po kendon ai ka gjithe diten?? kshtu kshtu i tha ky.. edhe atehere ky drejtori e kapi kete cunin e beri personalisht dru ne dajak.

e kam fjalen se.. kto aktivitete ishin te financuara nga larte, nga shteti e nga kisha. dua te them se greku ka ndergjegje nacionale ofensive.. dhe funksionon ne TE GJITHA FRONTET.. ti si shtet shqiptar je vite drite larg, ti si shtet s'ke as ndergjegje kombtare defensive.. kshtu qe.. ca leshin. sa te zgjohesh ti, indoktrinimi vazhdon, ne menyra subversive sigurisht... nderkaq ti u bertete deleve se po i ha ujku. edhe ne te njejten kohe ja ben.. ohhh.. nuk eshte e tmershme kjo qe po ndodh me ekonomine greke??? vari lesht dmth. naive ne kulm.

Faleminderit per historine qe tregove ketu. Gjeja pozitive qe mesova eshte qe ti (dhe te tjere?) nuk peshtyni aty ku hani. Eshte virtyt i vleresueshem, respekte.

vallaj s'e mora vesh kete qe the.

Shkinaks, a eshte e mundur te lutem, nese ke mundesi te me shpjegosh nje dicka?

Cfare do Kisha Ortodokse ne Lezhe? Sa ortodokse paska Lezha qe Kisha Ortodokse te ngreje nje kishe te stermadhe sa nje katedrale?

Edhe keto jane ceshtje qe shqetesojne... Kali i eshte futur Trojes mire. Dhe nuk u fut si dhurate epr trojanet, po si trojan. smiley

Une kur e kam pare per here te pare, ngela pa tekst. Nuk guxoja as te pyesja se thashe mos pa dashje jom bo aq injorant sa qe nuk dalloj mo nje kishe katolike nga nje kishe ortodokse.

Kur pyeta nje mikun tim katolik, me tha se me siguri do kisha qene pishem se c'ne kishe ortodokse ne Lezhe. Po dy dite me vone, qelloi qe shkoi me sherbim edhe ai andej dhe me coi mesazh ku me kerkonte falje.

Te me falesh per paaftesine per t'iu pergjigj pyetjes tate po nuk besoj se te jep dot njeri pergjigje.

Kisha katolike modeste e Lezhes ne ate koder, 200 metra me tutje, eshte (me duket, nuk jam shume i sigurte) qe nga shekulli i 18... (1700 e ca), dhe katolike e myslymane kur shkojne aty per dite festash, rrine edhe perjashta, edhe ne shi, edhe ne pike te vapes... po ortodokse ka aq sa per te bere mesha ne nje kabine telefoni dhe te lesh deren hapur qe te eleminosh ekon(jehonen). Me shume ka ungjillore sesa ortodokse.

te ish bere ndonje piramide budiste kamboxhiane, edhe do e pranoja llogjiken, po kishe ortodokse? katedrale?

ec e merre vesh/

falemnderit per pergjigjen. do vazhdoj hulumtimet deri sa ta kenaq edhe kete kureshtje. smiley

Kisha ortodokse ne lezhe eshte bere sepse nuk kishte vend te lire me afer per te ndertuar nje kishe ortodokse per komunitetin grek te vaut te dejes.

Jo po minoritetit grek te burgut te Torovices... smiley

Po per koken time s'tallem, ti mos beso po deshe. Ne zgjedhjet e 2007 komunen e vaut te dejes e fitoi pbdnj ndersa ne zgjedhjet e ketij viti pbdnj doli parti e dyte ne koplik (ketyre grekeve te koplikut do ja bojne kishen ortodokse ne razem)

Kisha ortodokse autoqefale shqiptare fatkeqsisht eshte kishe ortodokse jo-autoqefale greke keshtuqe ktu s'ka ndonje cudi. Cudi eshte vetem qe janullatosi s'ka dale akoma ne mitingje elektorale me Mega-n ose me Omonia-n

nga balkanweb. smiley

 

 

 nuk keni pse e fshini, jo! 

është shumë e thjeshtë: kontrata sociale mes shqiptarëve është PRISHUR. 

këta po mbështesin njerëz që mua mund të më vrasin nesër e nuk u nxihet trapi, e nga ana tjetër, kërkojnë mbështetje se pse vendos bust greku. 

 maskarade greko & alla bollano ...

cojini e-leter QELBESIRES DHE QELBESIRAVE te tjera qe zihen vetem per karrige.                                                                                   te pakten tani nuk besoj se ka debil qe beson se s.b eshte atdhetar.te shkoje te vendose nje kurore me lule atje bashke me bollanon dhe tas janullen.ne shkembim ata do e lene te notoje ne ujerat e tyre.

 Bollano eshte nje pis nga Tepelena nje shqiptar i degjeneruar me kombesi greke, e keqja eshte se ky ne vend qe te jete nje shqiptar i mire, te ndaj orodoksine me kombesine provokon ortodokset shqiptare sikur keta te jene grek, dhe te mohojne kombesine shqiptare...

  Ka qënë viti 1974, kur u bë revolta e studentëve në Greqi, e politeknikut. Ajo e rrëzoi diktaturën e kolonelëve. Studentët ishin izoluar në godinën e universitetit, kishin disa ditë aty, pa ngrënë. 

Ka qënë një mitropolit atëherë, prof. i fakultetit teologjik të Athinës, një i vetëm. Ai shkoi përmes rrethimit me qeskat me ushqime, për studentët. 

gjejeni kush ishte ai BURRË. Shumë herë më burrë se shumë qurrashë këtu.  

 Turp tu vije ketyre lapangjosave te kishes tone qe bejne keshtu gjerash. Njerezit ne kishe shkojne per t'iu falur Perendise e jo per t'i bere temenara Aristotel Gumave a Sumave. Aristotelit le ti jepnin varr ne varreza dhe familjaret le ti ngrinin edhe monument me te madh se nena Shqiperi po te donin, po jo ta perdorin territorin e shenjte te  Kishes Autoqefale Shqiptare per te ngritur flamurin grek. Turp edhe njehere atyre qe e quajne vehten perfaqesues te Zotit ne kete kishe dhe politikaneve shqiptare, qe ne vend qe ti meshojne laicizmit marrin pjese ne keshtu qelbesirlleqesh neper oborret e kishave e xhamijave.

"Na thuaj emrat e te gjithe banoreve te Tokios" - ka qene nje shprehje nga nje skec i vjeter i estrades se Durresit me duket.

O PF, se ti duhet t'i dish me mire keto pune: si eshte niveli i bamiresise mes besimtareve ortodokse shqiptare? Do mbahej dot kisha me ato leke apo pa lefta nuk ia del dot?

Define "mbahej".

"Mbahet" dmth te funksionoje me gjithe shkallet e hierarkise, godinat ekzistuese dhe godinat e reja qe duhen, shkollimin, shtypshkrimin, etj. Ti po aludon qe kleri dhe klerprapashkuesit duan te pasurohen, por une po pyes, edhe sikur te hiqnim babezine e supozuar te ketyre, a do te mbijetonte kisha shqiptare vetem me fonde shqiptare? Eshte pyetje pa tendence, thjesht per t'i gjetur strofen lepurit - sic kemi bere me shqipot qe kane ndryshuar emer, kombesi, shtetesi, e c'kane pasur mundesi te nderrojne - pertej permases patriotike dhe vetevendosese.

 Trop e para e punes une jam shume "i dhene" le te themi mbas shamanizmit dhe per mua vajtja ne kishe eshte me shume nje sjellje e mire dhe repektim i nje tradite familjare. Tani pyetjen tende do ta shnderroja me shume " a na duhet ne vertet nje strukture e elaburuar klerikale"? Pra duhet vertet nje rekomandim nga "njoni" qe je sjelle mire per te vajtur prane Perendise, apo Zoti i ndjek vete ngjarjet dhe vendi ne parajse jepet sipas parimit "toka i takon atij qe e punon" pra besimtarit qe beson. Une them se kisha eshte ne rastin me te mire nje stacion ku mberrin per t'u shplodhur pasi e ke bere vete rrugen dhe jo nje institucion delegues qe sjell "urdheresat" nga njera ane dhe dergon "rekomandimet" nga ana tjeter. Pra zoti po te kete ndonje porosi mund te na e dergoje edhe me email, ndaj nuk besoj se na duhet me kutia postare.

Sa i takon se kaluares, kisha ndertohej sipas nevojave te komunitetit dhe me leket e komunitetit. Ishte shenje e unitetit te tij dhe ne njefare menyre edhe tregues i mireqenies se ketij komuniteti. Ai sherbente si zyre civile, vend takimi dhe facebukizmi, dhome psikanalize, strehim ne rast rreziku, gjykate civile dhe strehe e fundme. Asokohe kisha ishte komuniteti dhe nuk bente dot pa te, ashtu si dhe komuniteti nuk bente dot pa kishen. Ne kohet moderne kane humbur pothuajse gjithe funksionet utilitare te kishes dhe eshte shume e veshtire qe njerezit te identifikohen fizikisht dhe moralisht me te dhe mendoj se kjo ka bere qe edhe kleriket kane filluar te mendojne me shume tani si politikane urbane se sa si barinj grigjash malore.

Sic transit gloria mundi.

 

PF, interesante cfare shkruan, por me duket se tropizma po pyet nese sipas teje kisha orthodokse do te arrinte te mbijetonte financiarisht (mbahej financiarisht) vetem me kontributet e besimtareve dhe pa "ndihma" te tjera.

Ok, pergjigje fshtace tani. Une nuk e di sa te medha i ka bythet kisha qe te di a mbahet apo jo. Di te te them qe domatja mbahet edhe me nje shkop, kurse kungulli do avlli. Pyetja ime me e drejtperdrejte ishte: A kemi vertet nevoje per superstukruktura burokratike teologjike dhe ndertesa masive te kultit? Them se jo. Ne kohen e social media, uniteti i grupit te besimtareve mund te ruhet me internet, takimet tete a tete mund te behen ne pikniqe ne vende te shenjta dhe shfaqjet fetare mund te jepen ne cdo lloj salle shfaqjesh te marre me qera per nje dite te shenuar. Le te mirembahen ato objekte kulti qe jane si monumente dhe kleriket le te punojne vullnetarisht nga shtepia.

Nejse xhanem, se nuk jam edhe Joan Reformatori, por ky eshte nje mendim tejet personal qe jam gati ta leshoj perpara edhe kercenimit me te vogel smiley

Jam plotesisht dakort me PF.

Dua te shtoj vetem qe respekti qe kam per besimtaret e vertete te cdo lloj feje, eshte pikerisht per guximin dhe vullnetin qe ata kane per t'ju perkushtuar dickaje qe ben vetem mire (feja si filozofi dhe jo versionet e keqperdorura me te cilat perballet bota). Keta njerez nuk kane nevoje per fonde te medha se e bejne me perkushtim nje gje te tille.

Boll i pame edhe fete si multinacionale, dhe besimtaret si te punesuarit e tyre.

tek fshati im ka pas nje kishe, e cila ne kohe te enverit mbaj mend se ishte kantine vere, edhe vinte rrushi aty nga e gjithe zona edhe behej vere, edhe mbahej aty ne fuci gjigande.. edhe s'e di se ca behej pastaj me te, por ne 91 s'erdhi me rrush aty edhe kantina u kthye prape ne kishe.. ndertesa kishte nje mur guri, i lyer me gelqere qe mbulonte vjetersine e tij.. mirepo sado i lyer me gelqere mbeteshin shume boshlleqe aty ku kishte rene llaci midis gureve, edhe fusnin njerezia leke.. por jo pas 91 kur u be kishe perseri. edhe gjate kohes kur ajo ishte kantine, perhere shihje leke aty neper vrima. kaloja une aty edhe i shihja leket, edhe se si me dukej.. kjo e bente murin shume te bukur ne fakt, e bente murin e kishes eksitues. sidomos kur leket ishin ngjyre te kuqe, dallohej 500-ncja e palosur ne thellesi te murit.. me ato ngjyrat e bukura.. me ate bojen vezulluese.. dallohej me.. edhe veja une i nxirrja me shkop, se i fusnin njerezia thelle neper vrima.. ku te kishin mundsine.. edhe aty mbeteshin ato, se s'i merte kush.. biles kishte raste kur para se te fusnin leke neper vrima, merrnin nanje shkop te holle edhe shtynin lekete e tjera me thelle me pare, edhe i nxirrja prej andej edhe njerezia vazhdonin ritualin e tyre e leke-futjes ne mur.. po e forta ishte kur i fusnin neper vrima nja 3-4 metra nga toka.. edhe s'kishe si i arrije, kshtu qe s'ishte e habitshme ne ndonje mesdite te nxehte gushti te me shihje mua duke ecur neper fshat me shkalle druri ne krahe.. nje dite me kapi ime me me gjithe ato leke ne xhep. ku i gjete me tha. i mora tek muri i thash. tek cili mur? tek muri atje.. atje tek muri i kantines. asaj i iku truri. do te denoj Zoti me tha.. se po ben mekat. po pse do me denoj Zoti mua? ca i hyjne ne pune leket Zotit? une s'e kuptoja dot konceptin fare dmth. se mendoja, po ca i do Zoti kto? pastaj kishte rasti i shihja leket ne te njejtin vend per muaj me radhe.. po t'i duheshin Zotit s'i linte aty?? ishte e qarte per mua se Zoti nuk cante koken per leke.. kshtu qe s'me dukej nanje krim. po ja, mendoje njehere.. ti je duke ecur diku ne punen tende edhe sheh nje mur plot me leke.. ca do besh?? kshtu edhe une.. me binte rruga psh andej aksidentalisht.. i bie llafi.. edhe shihja leket ne mur.. ca do beja une??? mur o.. mur guri.. pastaj aty kishte ca leke qe s'i kapje dot. kishin aq kohe sa rezik s'i pranonte kush se kishin dal jashte qarkullimit.. s'e kuptoja dmth pse i fusnin njerezia leket ne mur kot.. kot fare.. fut e fut e fut.. kishte rast nxirrje ca edhe shihje se kishte te tjera me tutje.. nxirrje edhe ato edhe shihje se kishte akoma te tjera.. e s'i kapje dot. s'mbaronin leket mo.. se kte pune kishin njerezia.. fut e fut e fut leke neper mur.. ku te gjenin vrima bosh, i mbushnin me leke.. ne vend dmth t'i mbushnin kto vrimat me cimento qe te mos shembej muri krejt, i mbushnin me leke.. ku e di une ca sporti ishte ky.. po te vesh sot akoma atje i ke.. nje dite vecse me zuri nje dhimbje barku e tmerrshme, edhe sapo isha kthyer andej.. bobo mendova, mos po me denon Zoti?? ika ne mapo bleva ca embelsira edhe ca gjera te tjera per te ngrene se s'kisha ngrene gjithe diten edhe erdha ne vete. kta fshatart e mi i kan pas ca tradita te lezetshme.. nuk e di tani, kam frike se njerezia e kane humbur besimin fare.

Sa kam qeshur me kete. po paskeni qene fshat i pasur ju. shume sinqeritet ka ne kete skice, pervec kesaj: ''kshtu edhe une.. me binte rruga psh andej aksidentalisht.. i bie llafi.. edhe shihja leket ne mur.. ca do beja une???

rruga s'binte hic aksidentalisht dhe besoj se syte i pecerroje per te pare leket ...

po aksidentalisht i bie llafi mo edhe ti..

smiley

o fshat te pasurish o fshat mekataresh.. se kur kane nevoje for forgiveness njerzia ca sbejne... sa me mekatare te jene njerezit aq me te pasur behen priftrinjte.. por ne s'kishim prift kshtu qe.. haha.. smiley

Po lejini ore se veten demaskojne. Nuk e kam fjalen per besimtaret e thjeshte orthodokse, por per keta vemjet e vonuara te blera nga klerikalo-nacionalistet greke.

Une madje do te thoshja sa me teper veprime si keto...

Sa per klerikalo-nacionalistet greke, ata bejne punen e tyre. Respekte. Iu ngrej kapelen. Te kishim edhe ne si keta, Shqiperia sot do te shtrihej nga Mitrovica ne Janine e nga Adriatiku ne Shkup.

  Ai shkoi përmes rrethimit me qeskat me ushqime, për studentët.                                                                                                                                                               dhe policet i puthnin doren  rrethimcaresit?                                                                                                                                                                                 mos vendos gje buste ne kohen e lire ky "buri" ?                                              mos ka gje hobi ti beje shqiptaret grekaq?                                                            mos ka si idhull shen kozmain(ate qe vdiste per shqipen)?

tallje me vdekjen

ashtu xhanem, sic i shofim te tallen me jeten

Pershendetje peshq.

Sipas komenteve peshku shqiptar qenka me i freskti, po peshqit komunist nga amerika si jane, me pushime si po e kalojne, uroj mire !

Asgje te keqe se nje kishe ortodokse qenka ndertuar ne Lezhe,edhe ne qofshin 10 besimtar ortodoks , kane te drejten e tyre ,  me vjen keq vetem se Lezha po u mbytka ne borxhe.

Guma i shkreti, humbi rinin , pa e ditur se nje dite dikush do mundohet te perfitoj prej fatkeqsis se tij. Sa dhimbje, me te vertet sa dhimbje.

 Me fene eshte luajtur shume me shqiptaret, eshte nje metode e vjeter per ti percare dhe per ti asimiluar si komb, duke patur parasysh aktivitetin e ortodoksise greke te qellimshme dhe jo dashamirse per shqiptaret, them se "zoti" eshte i madh qe ka edhe shqiptar "mysliman" qe te pakten jane ne opozite me greqizimin e shqiptareve, ashtu sic ka edhe "ortodoks" shqiptar qe jane gjithashtu ne opozite me turqezimin e shqiptareve..

 ne lezhe ka nje familje besimtar ortodoks Koco Kapedani. Ai robi eshte edhe prift, edhe kujdestar kishe edhe popull. ka vetem nje problem kocua se eshte i ndare mes komunizmit dhe ortodoksise. bilez bilez kam pershtypjen se ka harru edhe qe eshte ortodoks, prandaj ia kane vene ne balle te ures qe ngado te kthehet te shohi kishen e ti bjere mendja. nejse, kisha e dom Lleshit eshte e viteve 1200, e themeluar nga shen Francesku i Asisit dora vete. 

ndersa kjo e ketij gumes me ka ardhe si shuplake surratit. dhe perseri e kam dashte edhe ma fort ate priftin ortodoks te pogradecit qe thoshte nen ze "po jemi shqiptare bre po c'beni" kur degjonte ca ish-muslimanka korce tu thonin kalamajve "ela dho re angele".

dhe flamuri i ortodokseve me pelqen shume kur eshte aty se bashku me flamurin shqiptar ne kembanare te kishes.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).