Qetësi. Është mesi i gushtit. Pushime të gëzuara të gjithëve. Shumëkush e kalon ditën shtrirë (si këta minatorë) duke e futur veten në një zonë qetësie fizike dhe shplodhjeje mendore. Në Tiranë, zyrat e shtetit janë thuajse të zbrazëta. Me lejet vjetore, burokratët arratisen larg zhegut të bulevardit për të gjetur pak freski në hije (si këta minatorë). Pushojnë deputetët e mazhorancës së 160,000 vendeve të reja të punës. Pushojnë dhe socialistët e protestave të shtatorit, aleatët e paepur të klasës punëtore...
Ndërsa minatorët luftojnë me vdekjen në galerinë e nëntokës që ua fali Zoti e ua dha me koncesion ministri. Duhet të jetë qetë 1400 metra nën dhè. Jashtë ka muzikë, mojito, martini, birra akull të ftohta, pista vallëzimi, drogë, kofshë e bythë, rekorde noti, para të vëna pa djersë (jo si ato të këtyre minatorëve). Shhhht! Mbylli sytë. Pushime të mbara të gjithëve. 

19 Komente

smiley kjo eshte kartolina e vertete fatkeqsisht !

Per ke eshte kjo kartolina ?

Le te shkoj te takoj dhe keto Eliza. 

 Shikoni si trajtohet kjo lategori puntoresh! Nje shoqeri mizerabel pa pike delli reagues.Nje qeverrisje banditesh.

 shprehja legjendare "larg bithes time"... ndonese kam vene re se ka nga ata qe edhe kur e kane larg, perpiqen ta afrojne nga bitha.. Fajin e kane minatoret thone, keta militante te pandreqshem, keta skllever te perjetshem te rrjedhes, se qete e te panderprere, pushteterore, nga dje sot..

Me bo cudi ky popull ne fakt, eshte gati te vras veten, ne vend qe te vras ata qe i marrin frymen!

Jame dakort me Alone.

 

mua ndonjehere me vjen turp me veten.

edhe une si ca e ca them se duhet bere ajo e duhet bere kjo, por duhet provuar gjithcka mbi lekuren e vet, se nuk besohet se sa te veshtira jane nja ca gjera.

ne shqiperi mbizoteron hipokrizia, une ek kuptova heret, qe kur "zihesha"/debatoja me profesoret e mi, qe ishin vlonjate. habitesh se si mund te benin ca gjera, te uleta moralisht dhe te rrinin pa bere gje ne raste te tjera. ... kaloje pak kohe dhe e kuptova psene, s'kishin baza te forta, nuk u ishte mesuar se c'ishte e mire dhe c'ishte e keqe. dhe po nuk ishin themelet e forta kuptohet se e tere struktura e ndertuar mbi to do te jete detyrimisht e dobet. por ajo qe me shqetesonte dhe acaronte me shume ishte fakti se disa bashkemoshatare te mi mbeshtesnin dhe ishin konformist me ato qe u imponoheshin nga lart, nga profesorat. edhe pse hera heres profesorat dine se ceshte me e mire, une perseri nuk i kuptoja shoket dhe shoqet, sepse kisha/kam lexuar andej-kendej se te rinjte duhet te jene ata qe bejne pyetje te paret. duhet te jene ata qe kundershtojne ato se cfare nuk u pelqejne, dhe te jene me kembengulesit per idete e tyre. ne shqiperi une nuk i njihja ata bashkemoshatare. mbase isha une teper arrogant/mendjemadh apo ndonje gje tjeter.. koha do ta tregoje. 

te mos harrohet historia, se edhe une qe jam kalama, ne krahasim me shumicen ketu, e di se sa kane ndikuar nja ca ngjarje ne formimin e kesaj popullsie qe banon Shqiperine.

ngushellimi i vetem qe gjen une kur kujtoj kombin tim, eshte se: ne fund te fundit kafshe jemi, dhe ne thelb kafshe do mbetemi, vetem kultura dhe eksperiencat e kaluar/historia na bejne me te civilizuar.

*te me falni nese kam qene pak si shume emocional! smiley

Ore a eshte mire Saliu me shendet? pa te tjerat dhe te tjeret... ihaaa, i zevendesojme.

smiley

Zotrules,

Mos ja ndill te keqen komandantit.

komandantit? smiley

rono, une ja injoroj fare egzistencen asaj qenieje... e jo me te harxhoj nje nanoxhul energji per t'u menduar per te. ate po e hengri mortja, do t'i bejme monument mortjes mu ne sheshin skenderbej, thjesht me motivacionin "admirim per nivelin e larte te humanizmit" dhe "per merita te vecanta ne ndihme te popullit shqiptar". smiley

mos e teprova valle?

te me fale zoti. smiley

 Zoto, mënia, është gjë si punë pjese në shënet? Se nga fshati yne, thonë që ajo e lë e para insanin....

Si, te lutem? smiley

 Zoto, mënia, është gjë si punë pjese në shënet? Se nga fshati yne, thonë që ajo e lë e para insanin....Truri eshte pjese shendeti?

Pse duhet te besh nje greve urije kur si koncencionaret dhe strukturat e shtetit nuk interesohen te zgjidhin kerkesat grevisteve, ata  thjesht mbajne sehir!

Per mua greva eshte kot, te gjitha grevat e urise ne Shqiperi kane perfunduar me deshtim.Atehere percfare behen grevat  ? 

Kur fare pak kohe me pare ngrija me indinjate te medha zerin per fatin e ketyre mjeraneve, kishte disa karagjozë e karagjoze ne temen e caktuar qe pervec kontrapedalit fale inteligjences se tyre te sforcuar flisnin dhe/kryesisht per rolin institucional te opozites ne kete rast, per komisione hetimore, etj etj.

Mendimi im eshte qe nuk ja vlen te merresh shume me keto mostra prandaj po e mbyll kete kete koment mbi ta.

Sa i perket Mete. Reagim tejet, tejet, i vonuar. Nuk duhet te priste te kalonin 10 dite nen dhe minatoret per te pare reagimin e pare zyrtar te ministrise kompetente. Turp t'u vije per lojen e rendomte qe po luajne me fatin e minatoreve nepermjet presioneve te RISHM. Turp tu vije qe lane ata hallexhinj ne pike te fatit dhe papritmas kujtohen per minieren, pasuri kombetare. Ju maskarenj, Minatoret, jane pike se pari PASURI KOMBETARE..

Ndarja e minatoreve nga sindikata ishte levizja qe prej kohesh METE dhe kompania ACR ndoshta kishin planifikuar. Nuk luftohet per nje kauze pa nje mbeshtetje formale. Mendimi im eshte se ky eshte gabimi i minatoreve.

 

RISHM, padi drejtuesve të grevës së minatorëve

 

Me se fundmi u kujtua dhe Mete per te miren e minatoreve. Bravo..

 si klas puntore jam i gjithi me minatoret,

po dreq o pune 18 dite pa ngrene??? wtf!!!

 

sinqerisht, o ben grev burri, o sben, edhe greven e kthym ne jalla shqiptarce

posht qeveria anyway

per mendimin tim kjo eshte kartolime me afer realitetit shqipetar se sa tegjitha kartolinat (spotet publicitare) qe jepen ne CNN per shqiperin.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).