Estoni 3 Maj 2008, projekt pastrimi i vendit për një ditë: Let's Do it!

Një projekt i tillë, në rrethana të zakonshme do i kushtonte shtetit të Estonisë pothuajse 23 milionë euro, dhe do zgjaste tre vjet.

50 mijë vullnetarë të koordinuar, me kosto 500 mijë euro, i gjithë territori i vendit i pastruar për 5 orë.  

 thumb.php (200×200)

http://www.youtube.com/watch?v=A5GryIDl0qY

Në linkun më poshtë, janë projektet për vende të tjera:

http://www.letsdoitworld.org/

Mund ta bëjmë dhe ne në vendin tonë?!

138 Komente

Shih me sy e plas me zemer.

Per t'u pasur zili.

 

smiley

Midis "te qash a te qeshesh" ti zgjodhe te qeshuren? smiley.

Mire e ke smiley

Un them ne mundemi !!  Por puna eshte what about the next day smiley

bestemia!

mos u fut o enka midis plehrave dhe shqiptarit, se eshte njesoj si te futesh mes nazgulit dhe prese se tij. smiley

blasfema!

une dal vullnetar qe Alidea te beje dhe pjesen time. smiley

smiley jo me larg se te enjten kemi aksionin e radhes por kesaj here pervec aksionit ne vetvete do diskutojme si mund ta vendosim dhe ne kete plan ne jete smiley nderkohe po shkruaj memorandum per heqjen e single use plastic bags nga qarkullimi per kete wish me good luck smiley

you, so kindly, offer to hug a tree on my behalf... how do i say "no" to that? very good luck indeed. smiley

heqjen e single use plastic bags nga qarkullimi

Ide shume e mire (pa ironi)! Eshte koha te kthehemi perseri tek cantat e leckes shume perdorimshme.

jes jes do ia dalim me ket,   te pakten ne po perpiqemi  ! thanks gjemb !

Alidea, nese s'e ke problem ta thuash, cila eshte rruga qe po ndjek FML per te propozuar dhe arritur heqjen e qeseve 1-perdorimshe nga qarkullimi?

Flm.

FML?

FML ??  ndjese po nuk e kam idene se per ke e ke fjalen

Ndjese, mendoja se ishe pjese e Forumit te Mendimit te Lire te Kikise. Isha thjesht kurioz per menyren e organizimit.

Flm.

lool ndjese ty por nuk jam mesuar ta cilesoj me iniciale jam pjese e FML -se por kryesisht ne segmentin e korpusit te vullnetareve.

sa per rrugen synojme qe nga shtatori te bejme nje propozim alternativ per kete qeshtje. Dhe per kete po punojme, patjeter qe do e bejme publik

 Ide e shkelqyer por a do gjeje zbatim?

Eh o Grava ..ne nuk kemi te njejtat standarte me Estonezet .. psh informatika. po te shohesh ato videot do kuptosh se vete sistemi informatik ka ndihmuar shume ne implementimin e ketij projekti. Gjithsesi ne te pakten me kete ide kemi kuptuar se mund te jemi me strategjik e pse jo te bejme te njejten gje. Ajo qe theksohet ne shembullin konkret eshte koordinimi perfekt qe jep rezultate. Meqe bie fjala Estonia kishte nevoje per 50 mije qytetare per ate mision, jam e sigurt qe mund te kishte me shume qytetare qe mund te kishin dashur te merrnin pjese por atyre aq u duheshin.  pra ka te beje me koordinim un jam e sigurt se ka shume e shume shqiptare qe ankohen nga plehrat e qe  do ishin te gatshem te benin dicka, duhet koordinim dhe jam e sigurt qe mund te arrihet dhe ketu!

 Ide e shkelqyer por a do gjeje zbatim?

O Eni, o xhan, po jane estoneze ata! Behet shqiperia si zvicra, behet, por do zvicerane. Kupton ca du me thene me kete? Jo? mire ja ta shpjegoj edhe pak me shum; s'ka ca kohe qe ktu te peshku u hodh nje pyetje heretike, nga ato qe nje bisede dhe mexhlis e ngrejne mbi te mesmen; pyetja qe "c'pushtues do preferonit". edhe u hodhen perpjete gjindja, poshte pushtuesit e te gjitha kohrave etj etj etj rrofte atdheu i lire pa pushtues as 100 vjecar, atdheu foshnje dmth... e nejse, po qe ta lidh nje cike me mire muhabetin, kane qene nen sundim suedez ata xhano... dhe edhe kur ruskijt i futen hundet, mbajten kulturen luterane, protestante, gjermanofone, kulturen sunduese te globit sot. kshu rrjedhin ca gjera, merr vesh, dmth edhe po t'i vesh ca dekada nen komunizme ata, nuk shkaterrohet thelbi i gjese, sepse jane tjeter gje! Yes they can! They know how! Their culture allows for this. E jona, me sulltan pekmezer nder deje, JO! Prandaj nuk e bejme dot ne!

te kujtoj ketu ndertimin rrufe te autostradave ne United States; per 9 muaj!!! ne kohen e luftes. e ja kshu... performance kolektive ne vendin e individualizmit. eshte padiskutim ceshtje kulture.

Paskan bere kokrren e budallekut keta estonezet mnjf.  Qe ndermoren nje nga, ne mos "aksionin" me te madh vullnetar e pastruan vendin per 5 ore.   Kot fare, me mire te ishin ul e te benin muhabet e te rrihnin mbare e prapsht ceshtjen e "kush e flliqi mer".

ose te vinin ketu ne peshk. smiley

Jam shume e sigurt qe kane blogjet, peshqit, ngjalat e tyre edhe estonezet smiley.

Bile ne kete rast specifik, perdorur me shume efikasitet* smiley.   

* mos gjuj per ket fjalen, pls, ose ma thuaj ne shqip, se s'me shkon ne mendje per momentin si i thone.

mire qe kane te tyret maskarenjte, po a i kane per t'u pastruar se? se po nuk paten...

tani, ata nuk po vijne ketu, po si t'ja bej te njohur komunitetit tone pastertor qe Alidea sapo u zotua te beje dhe pjesen time?

 

he? si do e marrin vesh? he? he? he?

je qe je o monda, do besh dhe ti nje norme per mua?

E kam fjalen, sikur shqiptaret te mos hidhnin plehra rrugeve vend e pavend per 5 ore, Shqiperia do ish pastruar vete. smiley a thua nuk eshte e mundur?

frytshmeri?  (ndikueshmeri)

Mund ta bejme edhe ne...

Poo poo pooo

tri here kemi me vrapu

t'katren here ta gjejme ketu

ti je e mire

ti je e bukur

ti je edhe me e bukur

Je nè vete?? po shqipot komunizmin vetèm pèr faj tè punès vullnetare e hodhèn poshtè...smiley

Lagja ime kete e ben cdo dy jave. E kane zgjidhur ndryshe, paguajne disa qe vijne dhe pastrojne rrotull disa pallateve (ata qe marrin pjese), dikush nga banoret kontrollon qe puna eshte bere, me rotacion. Theksoj se rreth gjysma e banoreve paguajne nje shume qe eshte mjaft modeste per t'a bere, gjysma tjeter jane 'free riders'. Po ashtu edhe per lyerjen dhe larjen e korridoreve te perbashketa te pallateve, qe sapo e diskutova pardje me prinderit. Puna eshte se pastaj del te rruga kryesore dhe you're on your own.

Nuk i lyen/pastron kompania qe ka ne pronesi apartamentet?!

Ketej nga ne te pallatet me apartamente private (condo) formohen "shoqata" te banoreve qe paguajne kuotizacion cdo muaj. Me para paguhen kompanite qe pastrojne, presin barin, pastrojne boren, etj. Sigurisht njerezit nuk marrin "nishan nga penxherja" smiley

E kam fjalen per lagjen ne Shqiperi, se ketej keto gjera as qe diskutohen. Ketej edhe vullnetarizem s'ka pse ben mileti per te pastruar plehrat, se prandaj paguan taksa. Vaditen edhe lulet dhe mbillen tulipanat sapo mbaron dimri biles. Shteti funksionon megjithese ka plot ankesa dhe mund te ishte me mire, po edhe taksat nuk jane flat 10%. Edhe rregullat tamam ashtu sic thua ti jane per apartamentet, dmth me kuota per sherbime si heqja e bores nga hyrjet e shtepive dhe pallateve e me radhe. Po aty ne Tirane, jane bere ca pallate bashke dhe paguajne nja tre veta cdo dy jave per te bere nje pastrim te pergjithshem dhe paguajne dike qe vjen dhe lan shkallet e pallateve cdo dy dite. Tani po diskutohej lyerja se i ka ardhur radha ne fakt.  Gjysma paguajne, gjysma thone ne nuk duam, beni si te doni, ne edhe keshtu nuk n'a duket keq. Por pagesa eshte modeste, keshtu qe gjysma e interesuar prape paguan dhe e ben. Lyerja eshte pak me shtrenjt, prandaj po zgjaten negociatat smiley

Por edhe nje lloj infrastrukture duhet te ekzistoje qe kjo te behet zakon, se per shembull, me ka qelluar disa here rasti te jem ne Tirane, te ble nje akullore, te themi, dhe te mbaj peceten e letres ne dore nje dite te tere se nuk ka kosha rrugeve. Ose, te jem ne plazh ku njerezit aty ku ka kosha, edhe i hedhin mbeturinat ne kosh, (te pakten disa) po kur koshi eshte bere mal dhe asnjeri nuk e ka zbrazur atehere qelbet edhe ambjenti rrotull koshit. Broken window theory in action.

Ah te keqkuptova - kujtova se po flisje per ne Kanada.

Nje model micro ka aplikuar Mentor Kikia me ata vullnetaret e vet. Rezultatet jane impresive, nderkohe qe mentori pastron mbeturinat e hedhura prej dy vjetesh populli jone veshderr (TM Idris) ja del te hedhi te njejten sasi plehrash ne te njejtat vende per vetem dy jave

ky quhet ekuiliber dinamik smiley

smiley

 

Ky Cimo eshte ligji i dyte i termokatunarise "katunaria as krijohet as zhduket, ajo vetem transformohet here me brekushe e here me kostum firmato qe ne mos ta dallojme dot kollaj" smiley

Ne teori po flas, nje model i tille makro, me nje angazhim te ketyre permasave besoj se do sherbente edhe per te shnderruar veshderrizmin ne veshlepurizem (ose kafshe te tjera te lezetshme). 

smiley

O Monde, vetem i burre kishte Shqipria qe i boni veshderrat veshlepurushe, po ate se dojshim mo ne smiley

Shiko, se faj ka fmg qe mori variantin e te qeshures, dhe une mbeta me ate tjetrin smiley.

Dmth edhe te dua te bej batuta, s'me behen.

I hodha nje sy letsdoitworld.org me projekte ne vende te tjera, edhe me shtohet inati.  

ju qe banoni jashte Shqiperise tashme (nuk shkruaj ne absolut) jeni vertet shume "frymezues"... rrofte cinizmi e ironia them une !

O Lida,

A i shef keta pesimistet me flamur te jashtem ti? E kom thone une keta e kone fajin qe nuk bohet Shqipnia. Mire jua bojne qe nuk i lejne me votu, ose me sakte qe votojne ne emer te ktyne.

Per te qene serioz tani, une mendoj se dikush duhet te sakrifikoje dicka qe situata te ndryshoje. Per hir te se vertetes, nuk jemi me te niveli kur merrnim nishon nga penxherja per te hudh plenat. Edhe rruget pastrohen rregullisht. Sot nje aksion i tille vullnetar mund te mos kete efektin qe ka ne Estoni, por nje fare reflektimi te njerzit do e nxise. Te pakten besoj se 'kafshet' pisanjose, nuk do thonin si disa vjet me pare "car debilash keta s'kane pune tjeter!"

Eno une votoj pro dhe te falenderoj per idene e hedhur.

po mor po e ke than po kujt ia the smiley  nejse Korpusi i Vullnetareve ka pasur nje impakt teper te matshem ladies and gentelman prej dy vitesh funksionon sh mire dhe ka arritur te sensibilizoje Shoqerine Shaiptare. Puna eshte thoni qae duhen heq ato plehrat qe na qeverisin ne nivel lokal e qendror piksepari por ne panmundesi te atyre per momentin po bejme c mundemi. Dhe sigurisht qe kjo ide estoneze do na vleje dhe ne te jemi sa me strategjike

prandaj po shkruan estonisht tani? smiley

un te pakten shkruaj pa sarkazem smiley  dhe pa syze  ( e pranoj smiley )

sarkazem? uot iz dhis?

 bah... nuk e besoj të jetë e mundur. shqiptarët kanë shumë plehra në kokë, shumë të tjera mbi kokë... 

mu ndonjëherë më hipën frika se shqipot... will die from sht... 

true story.

 

Sigurisht qe behet. smiley

+ 1 vullnetare per te pastruar bregdetin. smiley

Vallahi n'Jal te kishte lezet shpirti se car pastertie ishte. Kjo trego qe me pak fare investim kjo zgjidhet. Qe mos na e morin m'sysh ishte nje debil qe terbote gjithe plazhin me muzike noten.

Halli o n'Durres, ku ka nje deshire te modhe per te pastru plazhin, po menyrat jane pak te lodhura dhe super-mbipopullimi e bo te pamundur nje pamje normale. Une isha dje atje per dreke dhe sinqerisht u deshperova kur bona nje xhiro ne plazh. E megjithate me pak mend ne menyren e pastrimit, them se permiresimi mund te vazhdoje (ne krahasim me para ca vitesh ku shifshe edhe pak rere mes plehrave, eshte ku e ku me mire)

Kush tha Jal aty?????

ishte paster eee....ehhhhh,plasa nga zilia tani smiley

Yes we doooo, por eshte vere tani e leme me mire per dimer.. smiley

Te ishte per ndonje demostrate edhe mblidhen me qejf njerezit, por per te pastruar aha te gjithe themi larg deres sone. Jemi popull pa kulture dhe pike. smiley 

Mund ta bëjmë dhe ne në vendin tonë?!

 

Enka

Ngjan me shume me nje pyetje retorike sesa nje pyetje qe pritet ti jipet pergjigje serioze. Megjithate preferoj ti pergjigjem me maksimumin e seriozitetit.

Mendoj se duke marre parasysh rrethanat dhe karakteristikat vecuese e mjaft interesante te shoqerise sonte, fatkeqesisht, them se projekte/nisma te tilla jane kryekeput te deshtuara per realitetin Shqiptar.

Ne me flamur te jashtem, zoterinj/zonja, me hir a pahir jemi pershtatur nje realiteti qe pervec te drejtash ka dhe detyrime (ne rastin tone te natyres ambjentaliste). Nese ju na kritikoni per cinizem do te ishte me mire qe se pari te hapni deren e shtepise tuaj e te kujdeseni per ate cka quhet prone publike. Fale indiferentizmit tuaj e pasivitetit institucional tashme qytetet shqiptare jane kthyer ne shesh plerash te medha.  

I keni mare leje atij te te drejtave te konsumatorit apo jo?

Ide shume e mire kjo, dhe le te behem i pari me flamur me xixa dhe/ose me gjethe qe e mbeshtet! smiley 

Duke dit se Estonia ka pas nje sistem te kompletuar te mbledhje-perpunimit te plerave perpara se te merrej kjo iniciative ( PRA KA PAS DHE KA SHTET), lindin natyrshem nja 2 pytje?

1) ja u mblodhen plerat ne Vicidol pshemull, e u sollen sot ne Tirane, ku do perpunohen? 

2) Po plerat qe do prodhohen neser kur dhe ku do mblidhen?

Te dashur shoqe dhe shoke, si fillim shteti duhet te projektoje dhe ndertoje sistemin e mbledhje-perpunim-riciklim-asgjesimit te plehrave, dhe me vone poplli mund te bashkpunoje per te mbledh ato plera qe bien jashte ketij sistemi. 

Vec Foresti mun me e mor me vrap pa dit me ec si fillim.

Nje ide do ishte qe te silleshin plerat nga cdo cep i Shqiperise dhe te liheshin ne bulevard, midis kryeministrise dhe stalles se derrave e te kryedoses... me ket rast mbase do te mund te perballonim edhe gryksine e tyre te tejskajshme..

 

 

Ne youtube:

now I want to know where you put all that garbage? Can I be sure that it is not going to magically appear somewhere near the coast of some poor 3rd world country? - to make this story end with a true good feeling, I would like to know what you did with that amount of trash. 

sqarimi:

All this trash was sorted by different types of garbagge- dangarous garbbage, glass, car wheels etc, and according to that it went to reproduction or burning or smaller amount to garbagge hills. We tried as much as possible to send to reproduction.

urno.. si o puna?

Hic Bush, hic, cik muhabet estonez.  

jo vecanerisht.. me shume muhabet shteti.. smiley 

Kushdo qe ka keto ide, nese eshte serioz le ti kerkoj shtetit ti shpjegoj qytetareve te vet se si mbidhen dhe perpunohen plerat ne shkalle vendi!

Udhetoja vjet mes lushnjes dhe skish si mos te te binte ne sy se si era lute futboll me strumbullaret e plerave gjys te djeg anash rruges, duke i rrokullis qeset sa ne ara e sa ne parcela domatesh e kastravecesh, (pras nuk gjeje se thone qe nje zyrtar i larte i ka zen be .... kshu kshu)

nuk jane kafshe te pa organizuara ata njerez, jane thjesht njerez pa cati, pa shtet..

Pa ia lyp shtetit, Raporti i BE, 3.27. Chapter 27: Environment (fq 106)

Alignment in the area of  waste management is moderate and needs to be considerably speeded up. In particular, a comprehensive waste management strategy and national as well as municipal waste management plans need to  be rapidly developed. The waste management hierarchy needs to be brought into line with the EU Waste Framework Directive. A number of legislative acts transposing a large part of  the EU waste legislation need to be adopted. Implementation and enforcement remain at a  very early stage and investment needs to increase considerably. No permanent monitoring takes place and no official database exists. Currently a solid waste collection system exists only in the main cities and towns. There is no safe landfill complying with EU standards. Most waste, particularly in rural areas, is disposed of in uncontrolled dumps or burnt. Substantial efforts are required to reduce waste generation and promote recycling. Rehabilitation of toxic hotspots is progressing, but new ones are being identified. 

 arkive shteti je.. smiley 

qe ta mor vesh une, ti beson se zgjidhet gje ne Lushnje pshemull, nese i hoqem plerat e javes? Te pys ty se e di se smor pergjigje nga ata qe na qujne cinik.. smiley 

Nuk e di kush na quajti cinik, a ne e kishin me mua dhe ty smiley.

Une vazhdoj te fus veten ne kategorine e inatcores smiley. Dmth, kam inat se dua ta bejme dhe neve.  E konsideroj te pakten ne nivel "sot pastrojme Vloren, neser Fierin, pasneser Lezhen"  te beshme si projekt.  Vullnetarezim nga kalamajt e klases se pare, gjimnazet, e me radhe.    

Nejse.  Nje vullnetarizem, apo nje projekt ne shkalle te tille jam e mendimit, sic thashe me lart, por permendur edhe nga peshq te tjere, qe do krijonte mundesine e fillimit nga zero, "clean sheet" dhe kur e ben nje pune te tille, ka edhe djerse, ndergjegjesim por edhe nje fare kenaqesie per ta pare, mbajtur e ruajtur vendin perreth te tille.  Nuk besoj se eshte konkluzion ubber-optimist, thjesht racional.  

1) ja u mblodhen plerat ne Vicidol pshemull, e u sollen sot ne Tirane, ku do perpunohen? 

Jam edhe une dakort me kete.

pikerisht pra duhen  qendrat e perpunimit,

sikurse duhen dhe strukturat qe  jane pergjegjese per plehrat duke filluar nga:

  • pergjegjesi i nderteses, pallatit ( kundrejt nje pagese te caktuar ne forme takse nga secila familje )
  • implementimi i ndarjes se mbeturinave,
  • ana legjislative  (pra ndotesit ndeshkohen) 
  • ana edukative (arsimore)

Por ne jemi tek mbledhja sepse kjo eshte faza primare  nuk po na lene kohe te thellohemni tek te tjerat qeshtje qe kane te bejne me ekologjine, kjo per shak te vete gjendjes  se renduar. Ka gjithmone prioritete ne trajtimin e problemeve ..prioritete dhe mundesi te dashur riders

 

P.s i vura syzet per kete mesazh

te dashur riders

Cfare jemi duke "ride" ne? smiley

lexus mi smiley

Po shkruaj pra shqip se e shef cfare ngaterresash ndodhin? smiley

U largove nga ceshtja jote. u shperndave shume. ne do te arrish gje ne nje ambjent te tille, duhet te besh arritje te vogla mbas arritjesh te vogla. nese do te arrish gjithshka menjehere, deshtimin do ta kesh ne rreshtin e pare te paragrafit te pare te faqes se pare te kapitullit te pare.

vazhdo ngadale dhe e palekundur, jo vrap e ne humnere se s'ndalon dot. smiley

pikerisht pra duhen  qendrat e perpunimit,

pikerisht  ne te njejtin perfundim, (pas nje mbledhje tejet te sukseshme    te Frontit Demokratik)  arriten  edhe pleqte e lagjes 1 Maji ne Fier:

''ja e pushtuam Ameriken, thane,  po a mbahet gjithe ajo amerike me buke?!smiley

per me i perpunu si thu ti Belul a nuk duhet me i mbledh iher ?? A nuk duhet instalu kultura e  hedhjes aty ku duhet?

 këta e kuptojnë heqjen e plehrave si zhvendosje në fakt. lol Nuk u vë faj. E kemi bërë atë gabim historik. Kemi zhvendos plehra, pa i heq. 

kush keta ??? sa gatitu i ke frazat mer zot ..

 e kemi lënë të mos më citosh më, më duket. 

p.s përgëzime për iniciativën. 

***

(nuk të drejtohem ty)

Plehrat e rrugëve pastrohen, shpirti, shpirti është vështirë të pastrohet... njollat e gjakut mbi shpirt, më të vështirat për tu pastru. 

 

ah ai shpirti yt  qe vetem vrer nxjerr .. pastro njehere ate tendin ti ket pun bej pastaj gjyko te tjeret

puna qe do te beja me me qejf ...seriozishtsmiley

E kemi bere njehere me nje grup ne gjimnaz(per oborrin e shkolles,mbollem dhe peme te cilat u blene me leket e mbledhura neper shkolle) dhe kur u ktheva ne shtepi nuk kalova dot nga rruga kryesore,kaq pis isha smiley

nqs ka nje nisme te tille,kur te kthehem do doja te isha dhe une pjese

ju lutem,bejeni !

Ne e shumta mund te ndryshojme toponomite qe nuk ka pelqejne dhe ja ku e pastruam Shqiperine. Kaq kemi, kaq bejme- tha. 

S'mund te mungonin te zakonshmit e profesionit "pesimist i specializuar" dhe "Shqiperia s'bohet"... Pfff...

Une per vete e ndava kete video ne FB me miqte e mi dhe jam i gatshem qe t'i bashkohem cdo iniciative te ngjashme ne vendin tone.

Me sa kuptova nga pershkrimi i videos, nje aksion te tille po perpiqen qe te realizojne edhe ne Kosove.

 

PS: Alidea, ne Itali qeset plastike jane zevendesuar me qese te realizuara me nje material qe ka si lende te pare sojen ose nga qese prej letre.

ose nga qese prej letre

Edhe per qeset e letres sikur s'jane aq "environmentally friendly" se duhen prere druret qe te behet letra, apo jo? Per opinionin tim modest, eshte zgjidhje me e mire canta shume-perdorimshme - si ato qe perdornim para 1990-es.

pikerisht Anonim smileynejse Gjemibi sigurisht paketat prej letre do ishin nje alternative por kjo duhet shoqeruar me nje vullnet politik nga ana tjeter. Qe do te thote kompanite ne Shqiperi qe prodhojn qeset plastike te riprofilizohen .. dhe kam frike se kostoja per plastiket eshte me e ulet ne prodhim duhet pra nje lloj subvencionimi nga vete ana e shtetit.

 

Kostoja e qeses plastike eshte me e lire persa kohe qe e lejojne te jete e lire taksat/incentivat, qe dmth qe nese e takson shume, i rrit koston dhe krijon dy efekte pozitive, i pari eshte qe i ben dhe pikat e shitjes qe qeset ti shesin duke ulur keshtu perdorimin e panevojshem te qeseve nga konsumatoret, dhe i dyti qe pikat e shitjes per ti sherbyer me lire klientit do ofrojne alternativa te tjera si qeset e letres apo cantat me shume perdorime. Pervec qeseve nje alternative te ciles i ka ardhur koha eshte qe ambalazhet plastike (ndoshta dhe te tjerat) te behen me kthim, pra klienti e paguan dhe nese do e kthen dhe merr parate mbrapsh. Distributori ose prodhuesi te detyrohet ta marri mbrapsh dhe ose te pershtatet me paketime/shishe shumeperdorimeshe ose le ti coje per riciklim. Importi i lendes se pare per prodhime plastike te taksohet aq sa te behet i paleverdisshem ne krahasim me perdorimin e produktit te ricikluar. Mos harroni lodrat plastike kineze dhe mos harroni qe keto jane taksa mjedisore qe nuk demtojne konkurrencen dhe nuk shkelin rregullat e WTO-se

Ide e mire ajo e takses/kostos se qeses plastike. Persa i perket ambalazheve plastike, nuk e di mire per cfare ambalazhesh e ke fjalen por ketu ne Amerike ka shtete ku kanocet e aluminit te pijeve, shishet e qelqit pergjithesisht te birrave, shishet plastike te coca-cola/pepsi (jo uji) jane me pagese. Dmth paguan ca cent kur e blen dhe pastaj kur i kthen merr ato parate mbrapsht.

egzaktesisht per nje model te atille e kam fjalen. ne gjermani psh eshte me kthim pothuajse cdo lloj paketimi, perfshire kanocet e aluminit. vetem tetra pack nuk eshte

Nese ju opimistet e tepruar qe jeni te gatshem te beni gjithcka per kthimin e Shqiperise sone ne nje "Zvicer me dalje ne det" perse kaq kohe nuk i jeni bashkuar nje projekti me nismetar M. Kikine? Perse duhet te merrni shembullin nga estonia, kur dikush fare prane jush, lufton per te pastruar mbeturinat tuaja?

jam board member tek Korpusi i Vullnetareve  bashk me Kikine .. hajt me t mira

Shume mire. Urime

Mesa di une ky Korpus bazohet pikerisht ne vullnetarizem. Sa anetare aktive ka mbas gjithe asaj reklame ne top-channel..?A jane te perpikte anetaret ne angazhimet e tyre?

per kete mund te kontaktosh direkt me kordinatoren e Korpusit te vullnetareve. Un di se numri i antareve vetem eshte rritur biles ne menyre te pa parashikueshme prej nesh dhe realisht kam pare nga aksioni ne aksion nje numer ne rritje.

Mund ta bëjmë dhe ne? - Shume, shume ne mund te bejme nje moot dhe kaq. Nuk jemi nga ato lule ne jo.

Ne kete rast nuk flitet per projekte mikro, qe jane per t'u pergezuar e mbeshtetur gjithesesi ne te gjitha format e tyre.

Po flitet per projekt kombetar, nga Vermoshi ne Konispol, me qytete, pyje, male e fusha brenda nje dite.  Po flitet per nje vullnetarizem duke e krahasuar me ate ne Estoni, te 4% popullesise, apo rreth 140 mije veta ne Shqiperi.  Ne pamundesi (mos e quani pesimizem thjesht pak realitet) nje model organizim i tille mund te behet ne baze qytetesh e komunash.  Pengesat, duke perfshire ato me kryesoret si menaxhimi i plehrave qe permendi Bush, jane 1001.  Megjithate ne ate shkalle te vogel, me duket me se e realizueshme.

E drejte gjemb. Cantat shume-perdorimshe jane alternativa e trete. Harrova ta permendja. Kushtojne vetem 50 cent. Maks 1 Euro. Shpesh here jepen falas nqs. ti blen produktin "x".

zotrulso, ca te kam bo? smiley

celesi, piksepari te frymezohesh nga nje iniciative si kjo e Estonise nuk eshte nje optimizem i tepruar. Madje une do te thoshja se te mos frymezohesh nga ajo eshte nje pesimizem i tepruar.

Shume njerez i jane bashkuar iniciativave te ngjashme edhe ne Shqiperi e kam besim se shume te tjere do t'i bashkohen. Nderkohe edhe iniciativat personale jane te dobishme. Jo per t'u mburrur, por une personalisht kam pastruar disa here siperfaqen e plazhit ku kam pushuar (po flas per thase te tere me plehra), nen shikimin e cuditur te pronareve te bareve e pushuesve te tjere aty ngjitur qe ashtu si disa prej jush ketu kishin zene rolin komod te kritikut e merreshin me llogje ne vend qe te merrnin pegjegjesite e tyre. 

Nje ane tjeter pozitive e aksioneve si keta eshte efekti i provokimit dhe ndergjegjesimit qe shkaktojne tek banoret dhe pushuesit e tjere.

sic e kam thone dhe ne sabah  smiley 

Mire e pastrum, puna osht mos ta bojme pis prap smiley

Nqs. do behet pis prape, do ta pastrojme prape. smiley Po jam i sigurt se fal ndergjegjesimit qe iniciativa si keto shkaktojne gjerat do vijne gjithmone duke u permiresuar.

smiley mir xhan mir, sinqerisht ndodhte sic enderron ti.

Un jam e sigurt se mund te motivoj te pakten 100 veta per kete levizje smiley

Se pari, kosha plehrash - duhet te kete nje korrelacion te llahtarshem mes numrit te ketyre dhe ndotjes se ambjentit*. Edhe keto mund te behen me kontribut vullnetar, shkolla arti, OJQ-ra leshi, aktivitet kulturor medemek.

Me shume kosha dmth me shume pune grumbullimi. Ketu s'ju ndihmoj dot se s'jam kryetare bashkie smiley.

*si dhe shperndarjes: nje reportazh nga plazhi ne Coney Island ne NY tregonte se menjehere pasi mirembajtesit e plazhit kishin ndryshuar shperndarjen e gjere te koshave duke i grumbulluar ne disa pika per mbledhje me te lehte, plazhi kishte nisur te behej pis. Mos thoni emigrantet etj, etj, se perpara ndryshimit te shperndarjes se koshave ishin te njejtet njerez, emigrante apo jo.

 si perfundim, a do mblidhet e levrihet noi lek per organizatoret? smiley Nese po, bojeni, edhe noi lek boni edhe moralin qytetar e ngrini, ndonese gje nuk zgjidhni...

Nese jo, sic thash me siper, plerat ti boni mal ne mes te Tiranes!!

Ide shume e bukur kjo! Mund te organizojme dicka te tille: per te gjithe ata si puna jote qe per nje arsye apo per nje tjeter nuk mund t'i bashkohen iniciativave si keto mund te hapet nje llogari bankare ku mund te jepni kontributin e tuaj monetar per te ndihmuar.

Mqs. shoh qe kete teme e paske per zemer, jam i sigurt se ti nuk do mendoheshe dy here per te kontribuuar.

po pra na jepni financime ju qe s keni mundesi te jeni me ne smiley quhet si kontribut dhe patjeter do te jet transparent menyra e menaxhimit smiley

Pasi ke perqafuar fatin tend si ferre, perse t'ia ndalosh vetes te leshosh lule?

Alida, me vjen shume mire per nismen kunder qeseve. Si fillim, shpresoj qe korpusi i vullnetareve te mos perdore qese per te mbledhur plehrat. Dhe nese mund te sugjeroj nje aktivitet ndergjegjesues: nje mbasdite 'beje canten vete' tek piramida - kultura DIY duhet te sjelle aty lloj lloj hipsterash te kryeqytetit, Zhakun, gjithe klientelen e Radios dhe Unit-it dhe rrjedhimisht media e dalje llafi pa hesap.

Trop faleminderit por shkallet kalohen nje nga nje .. nuk mund te veprohet ndryshe per momentin persa i perket qeseve plastike te zeza, uroj te vije koha kur te veprohet ndryshe. Sa per aktivitetin ndergjegjsus nuk jam e tipit ti organizoj permes figurave pa substance sinqerisht me fal nese nuk te pelqen pergjigja ime ..

Alide, ne Shqiperi shkallet e propozimeve ligjore me teper se shkalle per siper jane shkalle per poshte. Ja psh, Korpusi i Vullnetareve pa qe me inisiativa me shkrim s'ia dilte dot e nisi te pastronte vete. Vijini ne jete mesimet qe keni nxjerre vete nga nje inisiative te tjetra.

Une nuk po flas per figura por per grupe shoqerore. Grupet shoqerore me te ndergjegjesuara per ambjentin dhe me te interesuara per aktivitete artistiko-sociale jane rinia kullere, dhe bashkepunimi pa paragjykime per te miren e perbashket eshte domosdoshmeri.

ke shume te drejte por pqtjeter qe secili duhet te qaset tek grupet shoqerore ku ka me shume frekuentim njekohesisht. Un e di qe tek koleget e punes do te gjej mbeshtetje, pse jo dhe financime nga kompania ku punoj. Do te kerkoj kontribues tek universiteti ku mbarova studimet dhe jam e sigurt se do gjej mbeshtetje. E treta tek miqte e mij qe me besojne e me te cilet ngjaj sigurisht . Por i mirpres idete e tua ndaj dhe pse je larg mund te jesh e pranishme

E llogjikshme kjo qe thua, por nuk kundershton ate qe them une: ka nje grup me te cilin kontakti eshte me i lehte, dhe nje grup qe ka premisa te jete i prirur ndaj ceshtjes, pra te marre pjese ne mase me te madhe. Nje shoqate me eksperience duhet ta dije se nderkohe qe grupi i pare kerkon me pak investim fillestar, grupi i dyte e ka me te larte kthimin nga investimi. Gjithashtu ne sipermarrje te ketilla numri i pjesemarresve eshte kyc. Se u zgjata shume: pune te mbare.

per ilustrim shih ruzhen me poshte smiley

he miiiiiiiiii se me ke dhe shoqe ne fcb smiley njona  e ka pranu qe do mi jape 5 ore smiley  lool lene pse ktu i permbahet rolit smiley

5 ore

1 ore pijme i kafe , me i tekje konjak nga i preferumi , sa per nxemje

1 ore , meqe jemi nxe shume, duhen ca birra me u ftof

1 ore na griu uria , do hame nai pjate makarune

1 ore kafe+cigare se na rane rende makarunet

1 ore do bojme i cike muhabet, shajme qeverine, shqiptarine etj etj,

ja u bone 5 ore, nuk jane nai hata e madhe

smiley

hihihihihihih smiley keto lloj pes-orsash i bajm kur te dush po jo hun smiley do jen different  detajet to be known soon nejse  always me deshire mbetet smiley

Po ti mi e poshter, bo plane 5-orshe me Liden ene me mu s'e pive qe s'e pive nje birre veni.

Edhe tek Tirana Express kam pershtypjen se do gjendeshin plot njerez.

Alidea, nja 50 vete them se mund t'i bind.

ej esht bere ne mode Trana Expressi eee smiley  po nejse kujdes se serish ka shume forma pa substance ne keto ambjentet alla mode ..

Nuk mund te gjykoj klientelen e Tirana Express, por per aq kohe sa kane vullnetin me ardh dhe duar me mbledh plehrat per mua jane plot me substance.

PS: Si tha Skenderbeu: bashkimi eshte fuqi! smiley

smiley  ke te drejte Anonim, nejse ta kam lan ty ekspressin smiley

 Meqe ra llafi, nuk ka nevoje qe te merrni shembull nga Estonia per kete, kur mund te zbrisni deri ne Korce e te merrni shembull nga plakat e Korces qe dilnin cdo pasdite me "fsheske dhe gjymke" e pastronin gjithe rrugen para deres se tyre e i tere qyteti (lagjet e vjetra) ndrinin nga pastertia.

Eh eshte me te dhene jo me te thene, thoshte gjyshja ime.

tashti Eni dhe Alidea,

Ju rrofshi e zoti jua shtofte inatin.

Por une per vete se kam nermend me dale e me pastru asisend jashte shpise time, biles dhe brenda shpise time jam tuj marr pastruse se shpinen e kam cope.

jam konsumu per vete duke punu e duke u mundu me u bo qytetare ne ket vend, me aq sa kam pas ne dore, e sa kam pas mundesi.

Vallai tashti, as gishtin e vogel skam per te ngrejt.  Le te vullnetarizohen ata qe kane takat. Une detyrimet kam me i shly prapseprape, taksat kam me i pagu kokerr me kokerr , po kshu dhe kontributet ke banesa ime.

Veç mos ma bini ngushte per pune shoqnije se aty une jam tip i brishte smiley

Sidomos ti Alidea, qe tani mesova nga Jul katnari 100brezash dhe 100karatsh qe masturbohet me imazhe uniformash greke ushtarake djemsh , qenke dhe gjakpirse e poshter. Ptu ! smiley

Me kujtoi hallen time qe i pat msu komunizmi ne shkolle luften e klasave, dhe vjen ne shpi dhe i bertet gjyshes : oj none , skeni turp, ju keni qene te pasur, keni pi gjakun e popllit smiley

Kshu ne puna Julit te shkrete, qe gjysmen e trunit ja ka bo lavazh greku, gjysmen media shqiptare qe lexon , ska faj, mos ja vej re smiley

Po gjithesesi, me pastru mos na nxirri, he ju befsha, se kemi punu kaq vjet per te nejt i cike rehat e per te ngrof kockat ne diell

Alidea, e kemi parashikuar ne rregullore qe njerezit e moshuar mundet vetem te japin mbeshtetje morale, apo jo?! smileysmiley

  ok ore andej se sapo u konfirmova gjakpirse lool, Ruzhdijen e pacim me jete te gjate se megjithse ankohet se esht lodh ne not sfidon ne Berishen smiley

uh qyqja, mos e thuj mo se u nxef sala pastaj.

Mund ta bejme dhe ne? Qe cke me te! smiley

yyy sa shume komente smiley flm qe ma postuat kete teme stafi smiley une u frymezova shume ndaj thashe ta ndaj ketu !! dua te besoj se shqipot duan ta bejne dicka te tille!

e mo e

ti n'rregull e ke, se mos do vish ti te pastrosh

smiley

na e ngece neve ktu , e skemi ka lujme smiley

naten e mire smiley

Ruzhe patjeter qe nese do behet dicka e tille do te jem prezente dhe me shume qejfsmiley

nashti ...sapo i perfundova se lexumi gjif komentet..

tashi si maj men te gjithe po dikush me kishte thene se duket si pytje retorike qe nuk duhet marre as me seriozitet ndofta po ai/ajo po me bente nder dhe po me pergjigjej me seriozitet!

ja kisha friken se do lexoja komente te tilla, dhe pervec ketij dhe shume komente te tjera c`inkurajuese , poesimiste ,  `nuk bojm hajer ne` etj etj..tashi si gjys emigrante qe jam se kam nja 12-13 vjet qe nuk kam zene rrenje ne vendlindje nuk mund te pretendoj se i njof gjithe pikat e dobeta..

por nuk besoj se nuk paskemi fuqi kaq me i mbledh ca njerez te ndergjegjesuar..

fundja nuk e di duhen gjet menyra te ndryshme komercializmi..rinia e sotme psh menoj une , do te fugonte kudo ku vinte era trend! dhe ne kete rast neve do te na leverdiste!mbase duket si e cuditshme kjo qe them , por besoj se eshte e vertete ne atdhe cdo lloj aktiviteti i vecante ne njefare menyre terheq vemendje! mund te niset me kte terheqja e vemendjes..

 

pastaj pse thoni atje esh Estoni? nuk e pate ne fillim , muhabeti kishte nis me 20 veta! dhe cdo gje ishte bere gradualisht , me hapa ...nuk ja arriten qellimit menjehere!

tashi edhe une e kam friken se cdo te ndodhe te nesermen , por besoj dhe dua te shpresoj se populli shqiptar do te ndergjegjesohet..ne mos nga frika apo halli , nga rehatlliku !!

se kshu ja dime vetes ne shqipot smiley hajde na e shtofte Zoti inatin pra smiley

edhe cheers gjithe atyre qe jane gati smiley edhe ty Ruzhe smiley

 

ene un kur te vij per pushime do e dhuroj nje dite te tere per te pastruar. 

 enka, nisma eshte  e shkleqyer, por... me te  sotmen e njerezise, une jam i ftohur.Behej kur behej dhe kush ish Ai  qe i bente keto lloje punesh....

Pa seç kishte  dhe nje emer, qe s`me kujtohet tani...

@Grava, ka mjaft vende neper bote ku keto gjera behen nga njerez te ndergjegjsuar, dhe jo me detyrim ose pse "ishte ai". Ketu a mund te arrijme(?), se sa per atje ku ishim..e ndritem aq fort...si fanar ndricues..te kujtohet? Ne brigjet e Adriatikut? Dhe kur u hapen kufijte pastaj...njerezit iken nga syte-kembet, gje qe nuk kish ndodhur as kur iku turku, austriaku, gjermani apo italiani. Kaq shume ndriconim!Meqe u permend "ai"....

A MUND ta bejme edhe ne? PO!

A DUAM ta bejme? Shif komentet me siper.

 Po pastaj cdo ndodhe? E sigurte qe ata qe dolen dhe shume te tjere qe i pane nuk do i hedhin me mbeturinat aq kollaj.

Alidea, ju lumte! Njerezit pozitive kane gjithmone nje motivim, ata negativet-nje justifikim!

Eni, shume ide e bukur, dhe besoj edhe e realizueshme. Une nuk kam mundesi, dhe shpresoj se kjo nuk do te lexohet nga te tjeret se po "jap men nga ekrani", sidoqofte nje plan mund te ishte:

1 - Berja e nje posteri dhe printimi ne A4. Lajmerimi per fillimin e nje turi "pastrimi" qe do preke disa qytete kryesore. E rendesishme eshte qe te kryhet ne tirane, e pastaj me rradhe ne qytetet e tjera, sekuencialisht.

2 - Angazhimi i 10 gjimnazisteve nga gjimnaze te ndryshem te tiranes dhe 10 studenteve nga fakultete te ndryshme per te bere 5 takime qe kryhen ne shkolla ku lajmerohet dynjaja, dhe ku tregohet sesi nuk mund te vazhdohet me me ndotje dhe se te pakten rinia duhet te behet me ekologjike.

3 - Fushata e pastrimit. (ok, nuk do pastrohet gjithe tirana, do pastrohet nje cope) - e rendesishme eshte te fillohet nga diku. Edhe ne fillim kur u fol per riciklimin, ndarjen e plehrave ka patur rezistence, por eshte e rendesishme te perfshihet rinia. Jo te gjithe degjojne Rozin dhe Noizin.

Shqiptari ka nje koncept te cuditshem kur vjen puna tek pjese qe e konsideron si prone publike; brenda shtepise kruajne plehrat tere diten ama t'ju shohesh fasadat e pallateve ku banojne duken si stalla derrash. Pa folur fare per pjese e perparme te pallatit. Mentalitet pisash. C'pret nga ato njerez ku ndihen te pergjegjshem vetem per ato qe rrethon pragu i shtepise? C'pret nga ato njerez qe blejne akoma produktet ushqime ne etalazhe te hapura, ne mes te pluhurit te qytetit, ne 40 grade?

Une s'kam qene shume per fushatat e pastrimit sa kam qene per fushatat e sensibilizimit te shtresave qe jane kontribut e kesaj problematike dhe jo vetem pjesemarrja e atyre qe jane te sensibilizuar.

Qeveria duhet poashtu te integroje nje sistem gjobash per ndotje ambienti nga individet. Ne Belgjike per nje jashtqitje te papastruar qeni pronaret paguajne 60 euro dhe jane pikerisht bashkeqytetaret qe denoncojne ato raste ne polici. Raste qe mund te duken qesharake ne syte e nje shqiptari por vetem me nje sensibilizim mbi pronen publike dhe pergjegjesi qytetare mund te evitohet te jetohet ne nje kosh plehrash, sic jetojne shqiptaret.

Nje shoku im i femijerise qe rrin ne Rome (ka 20 vjet pa e pa) m'kan than se ka ba "kariere" si tifoz i Lazzio-s.Ban pjese te ultrasit dhe ka akses dhe te klubi.Me than se t'u njek lazzion ne Bari,bashke me lacalet e tjere,per te poshtru tifozat e Barit gerthiste,Baresi-Albanesi

Ideja eshte shume e bukur dhe gjithashtu pothuajse e pamundur per tu bere e vertete.

Se pari na duhet ja 100.000 punetor te marre borxhe neper vendet e tjera qe te realizojn projektin, sepse te 100.000  shqiptaret qe do marin pjese ne kete projekt do jene tek bordi drejtues, kush te jape mend, kush te beje masterplanet, kush te kundeshtoje ate qe ka bere masterplanin, kush te kundeshtoje ate qe ka bere masterplanin dhe ate qe kundeshton ate qe ka bere masterplanin. Edhe kjo pune mund te zgjidhet kollaj duke angazhuar punetor sezonal kinez me kosto shume te ulet, por ketu fillon problemi tjeter llogaritja e buxhetit. Ne per nje b.the parlament do harxhojm 120 mio, leme pastaj gjithe ky projekt i madh. Estonezt kishin harxhuar 400K € nga shifrat qe kishin nxjerr, para te paguara nga taksapaguesit estonez. Imagjinoni pak shifren qe do nxirrnim ne smiley

Problemi tjeter, sic eshte permendur me lart, ja i grumbulluam te gjitha plehrat(letra, goma, hekra, qese, materiale plastike, qelqe, bishte cigaresh, prezervativ te paperdorur, deputete te perdorur, kadavra kafshesh, kadavra njerzit te gjalle), po pastaj ku do i dergojm per ti recikluar??? Apo do i cojm ne Elbasan ti veme flaket dhe ti psh.rrim persiper dhe oburra i asgjesuam?!

Qe te realizohet ky projekt duhen jashtezakonisht shume kushte. Nuk mund te krahasohet Tallinni me Tironen.
Bukur fort ne i paguajm taksat e ambientin, qe ke baba per cdo makine dhe biznes i shkon Fatmirit haraxhi tek shpia, haraxh nga evropi nga ana tjeter, po hic e hic asigjo Fatmiri per qef te vet.

Une do vija me gjithe qejf vete me disa kinez me vete si kuntribut po ti grumbullonim ato plehra dhe ti shpiem tek dera e Ministrise se Mjedisit.

Une do vija me gjithe qejf vete me disa kinez me vete si kuntribut po ti grumbullonim ato plehra dhe ti shpiem tek dera e Ministrise se Mjedisit.

smiley

Opo na lumtë ne që kemi kaq shumë llogaritarë mes tënë. Të djegsha control theorinë smiley

Jo jo llogaritare apo magazinier, por baba ekonomistit matematikan smiley

Enka dhe Alidea, shume ide/nisme e mire, me shume ne planin e ndergjegjesimit dhe te perfshirjes se njerezve ne mirembajtjen e mjedisit te perbashket (ato problemet qe permend googolus gjithsesi qendrojne mendoj) por prape eshte nisme shume pozitive. Sepse tani kultura qe permendet se na mungon (verejteje shume e drejte) nuk eshte “apke” qe ta pime e te kulturohemi te gjithe, po ja keshtu cik sot e cik neser me nisma pozitive, me shume njerez do t’i therrasin mendjes, pa edhe atyre qe do lodhen duke pastruar do t’u vije me shume keq e nuk do rrine indiferente kur te shohin tjetrin/tjetren qe do flake plehrat pa te keq, pa edhe femijet e me te rinjte qe do shohin (sidomos po moren pjese vete) ne mos te tere, disa “coc” pozitive do e marrin nga kjo e gjitha.

Pergezime dhe mos na kurseni po t’u nevojitemi per ndonje gje smiley

ja kjo qe ben si korcare... smiley

mendoj se duke nisur te sterhollojme muhabetin e te krijojme pengesa sikur te mos kishim , duke fol per karakterin e shqipove , do qe me e udhes te mendohet se cfare zgjidhjeje do mund te gjejme per kete pune.sigurisht qe nuk eshte nje gje qe do behet vetem nga 1 njeri , dhe per nje kohe te shkurter..projekti mund te zgjase dhe nje vit rendesi ka te jete i hajrit.

dhe sa per riciklimin: gerrmova dhe zbulova se Estonia nuk ka sisteme riciklimi gjithashtu,por ata ja arriten qellimit.

 

nderkohe me shkoi mendja diku.sikur te behej e mundur qe njerezit te pagoheshin mbrapsht per rikthimin e shisheve plastike apo te xhamit, sic behet ne shume shtete, jam mese e sigurte qe do te rritej ndjeshem pastertia ne vend...sigurisht qe shteti duhet te vere dore ne kete gje ,  dhe nuk e di se sa e realizueshme eshte ama besoj se do funksiononte.

Enke moj te keqen vellai shume dakort me ty jam dhe une dhe te tjeret ketu besoj, por nuk qendron vetem tek ne dhe tek 100 mije shqiptaret e tjere problemi.
Ai angazhimi jone mund te realizohet fare bukur duke mare dhe shtyse psh tek 100 vjetori i pamvarsise. Te zbukurojm Memedheun ne 100 vjetorin e saj, ose dhurata jone per 100 vjetorin e Nenes Shqiperi. Numrin 100(000) e perdorje shume mire dhe frytshem ne kete rast. Si date pastrimi vendosnim daten 28 Nentor(duke e filluar aksionin me date 28 ne ora 7:48am dhe po ti bashkojm keto del fiks 28748=siperfaqja e Shqiperise). Do e shihje pastaj ca impakti do kishte edhe tek shqiptaret e Kosoves, Maqedonis dhe tek ne emigrantet smiley

Rikthimi i shisheve plastike dhe xhamave nuk ka gjasa te funksionoje kurre, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne nje pjese te mire te vendeve ne BE. Kjo gje funksionon ne Gjermani psh shume mire, por kostoja eshte jashtezakonisht shume e larte dhe nje pjese subvencionohet nga shteti, gje qe tek ai shteti jone(te hongsha zemren o shtet) ske gjasa ndonjehere te ndodhe.

Pastaj ne Estoni kishte vetem ndotje ne mbeturina te grumbulluara ne kohe dhe jo pastrim WC sic ndodh tek ne.
Shikoje pak kete reportazhin e BW. Interesante behet nga min 1:45, ku eksperti i Agjensise Rajonale te Mjedisit meret me analizat qe i jane bere zones.
"Pas analizizes se xhif gjersine se detit, kemi dale ne perfundim qe deti ishte i turbullt por jo i ndotur smiley Gjithashtu nuk kemi konstantu ne pjese vajore dhe mbeturinave te naftes."(Tekstualisht fjalet e tij)
Se kto ne vend qe te analizonin sasine e ujrave te zeza qe derdhen ne det, kan analizuar vetem viskozitetin e ujit, dmth(me falni per shprehjen) kan ngatarruar mootin me vajin. Tani ky nuk na e sqaroi se kjo gje eshte bere me qellim, pa dashje, apo per mungese fondesh kan perdorur aparaturat e vjetra te Ballshit, qe perdoreshin per analizen qe i behej naftes.
Dhe e fundit fare qe ishte kryeveper mbetet dyshimi i shkarkimit nga nje anije, sipas ketij gjithmone. Nuk ka faj i shkreti se ky shkakun e ka filluar ta kerkoje ne det, nuk i ka shkuar mendja te filloj nga toka. Sic thote edhe populli, aq dine aq ben smiley

Un them se ne fakt sic shikohet ne kete serial komentesh lidhur me kete teme po ta shikosh ne nje kendveshtrim abstrakt mbase jeni ju tipiket shqipo qe shani shqipot e tjere ne pergjithesi me pergjithesime a sterjotipe qe realisht tregoni tiparin e thelle shqiptar, ne jemi te gjithe shume te zgjuar, dhe shume here bejme debat per hir te debati thjesht te dalim fitimtar ne te. Thua thua se duam ti provojm dicka vetvetes.. thua thua se ka nje krize te thelle inferioriteti.. dhe kur vjen puna per te "bere " dicka e jo thjesht per te folur kjo del ne rang mosperfilles sepse e injoroni vete veprimin ... mire pra ja nuk  u be kjo qe ju po uroni kaq shume te mos behet un them PSE MOS E PROVOJME  ne fund te fundit ne kete menyre disa nga ne nuk do pendohen qe nuk e provuan .. kaq se e zgjata shume

sa qese mblodhe sot on my behalf ti? pa leri politikat ca te bejme dhe pse te mos bejme... konkretisht tani. hajde. smiley

smiley sot nuk mblodha, por ama refuzova te marr qese kur bleva nje sanduic, dhe refuzova te marr qese kur bleva nje shishe  uje 1.5 litra smiley te Enjten do te mbledh qese e plehra tek Gjiri i lalezit bashke me antaret e tjere te Korpusit te Vullnetareve. Jam me fat qe kam nje pune qe me lejon kete fleksibilitet. Nderkohe ju shqetesohuni per ne  faleminderit qe na mendoni

 Ti refuzon te pish birre vetem se s'eshte shqiptare, keshtu qe kete te qeskes ta besoj plotesisht. smiley

smiley  lere se sot s kisha nga ja mbaja meeting me bosin tek Artisti vetem uj Pana mbajne pff

ne jemi te gjithe shume te zgjuar, dhe shume here bejme debat per hir te debati thjesht te dalim fitimtar ne te. Thua thua se duam ti provojm dicka vetvetes.. thua thua se ka nje krize te thelle inferioriteti..

Mos! Te lutem mos! smiley

 une them se mund te behet. tek kompania ku punoj, ne kuadrin e pergjegjesise sociale, nje nga projektet eshte dhe pastrimi i mjedisit. Deri tani kemi shkuar ne Dajt dhe ne Shengjin. Me sa di une, do te vazhdohet dhe me tej. 

pra, mund te fillohet nga zyrat, nga kompanite e medha, te cilat mund ta bejne dhe per reklame, po tek e fundit, duhet nje benefit a nje motivim per gjithkend. 

keto estonezet bejne gjasme. nuk e kane bere vendin pis, tashti bejne sikur do ta pastrojne. cfare mashtruesish smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).