Në ambjentet e Bashkisë, kryetari Lul është takuar me aktoren Eliza Dushku e cila është manhitur nga superbuzeqeshja e Lulit i cili pasi i shpjegoi arritjen e tij në postin e kryebashkiakut i tregoi edhe për arritjet e mëtejshme të parashikuara nga stafit të tij.


Eliza aty për aty ka shprehur dëshirën të merrte nënshtetësinë e këtij vendi, kryeqyteti i të cilit brenda këtij viti do tja kalonte New Yorkut dhe ka pyetur kryetarin Lul mbi procedurat e marrjes së nënshtetësisë shqiptare.

Kryetari Lul u shpreh se e dinte në majë të gishtave se si lihet nënshtetësia se e kishte hequr ne kurriz kur e la gruaja, por se si merret, nuk kishte ndonjë informatë të saktë.

Por mqs Eliza është konsumatore e nënshtetësisë, atëherë Kryetari Lul i garantoi se ekipi i tij për kujdesjen ndaj konsumatorit do ta sqaronte këtë cështje deri në përfundim.

Në këtë moment Eliza e ka emëruar Kryetarin Lul “Ambasador të Ndershmërisë” dhe për ti kthyer nderin Kryetari Lul e ka emëruar Elizën “Ambasadore Nderi”.

Më pas aktorja Eliza Dushku rrefeu për median se së shpejti do të niste puna për një dokumentar të titulluar “Eliza në Botën e Cudirave”.

Pas sugjerimit të Kryetarit Lul titulli i dokumentarit u vendos “Eliza në Bashkinë e Cudirave”.

Takimi përfundoi në një atmoferë të këndshme dhe miqësore.

3 Komente

sa i keq qe je smiley

 

aj aj aj aj aj Para se me e shpall Dushkun ambasadore nderi duhet me e qep. Nuk di a ka verdalle nenji nga ato mjeshtret qe t'qepshin n'koh t'Enverit.

Seriozisht, manekin si Luli si zor se gjehet me nej dyqan n'Holland.

Qe Lul Basha eshte nje individ qe proneson ate qe s'i perket(per te mos perdorur ndonje term tjeter) dhe sahanlepires i Byrishes s'e ve ne dyshim njeri por qe Lul Basha ka nje profil shume me internacional se Rama eshte poashtu evidente. Une nuk e shoh si ide te keqe promovimin e vendit mes figurave te njohurave qe pretendojne te jene shqiptare(Dushku ne kete rast), fundja, vendet me kulture McDonald's s'kerkojne pamfleta letrare mbi pasurite oooh aq te dendura intelektuale te vendit tone.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).