Shqiptaret qe jetojne ne Itali ne menyre te vecante por edhe gjithe bashkekombesit e tjere kudo qe ndodhen, jane lenduar dje nga nje fakt i rende qe lidhet me Presidentin e Republikes, Bamir Topi. Ne menyre te papergjegjshme ai ka dekoruar me "Medaljen e Mirenjohjes", komunen e Barit, pikerisht per ate qe mbahet mend nga te gjithe, nje pritje mizerabel dhe keqtrajtim me nota raciste dhe plot urrejtje te emigranteve shqiptare te cilet me 8 gusht 1991 mberriten ne Bari me anijen "Vlora" e nisur nga porti i Durresit.

Sic shihni dhe ne keto foto te kohes, dallohet si policia italiane keqtrajton emigrantet. Per me teper ashtu si u pranua dhe publikisht nga autoritetet e atjeshme, ata u lane ne meshire te fatit per dite te tera duke u munguar gjerat me elementare. Per kete, presidenti i atehershem kerkoi ndjese publikisht.

Dhe pikerisht ne 20 vjetorin qe po kujtohet gjeresisht ne Itali, presidenti yne, ne viziten e radhes qe ben ne Itali ku shpesh pushon, i jep Medaljen e Mirenjohjes, autoriteteve te komunes se Barit. Motivacioni, kryekeput "me mirenjohje te thelle Komunes se Barit dhe gjithe popullit te Rajonit te Pulias, per solidaritetin e rralle dhe perkrahjen e pakufishme qe i dhane ne momente te veshtira dhe dramatike, 20 vjet me pare, mijera qytetareve shqiptare qe mberriten ne Portin e Barit, ne kerkim te nje jete me te mire". Gafa skandaloze e Topit nuk kishte te sosur sepse perkunder vete ndjeses publike qe presidenti italian Francesco Kosiga kishte bere dy dekada me pare, Presidenti yne duke kujtuar faktin se shqiptaret jane integruar ne Itali, vlereson se "ky integrim nuk do te kishte qene i mundur pa mikpritjen dhe bujarine e vete qytetareve italiane si dhe pa mbeshtetjen e vazhdueshme te autoriteteve italiane, te cilet iu gjenden prane shqiptareve ne dite te veshtira te jetes se tyre, duke deshmuar edhe nje here lidhjen e forte tradicionale qe ekziston mes dy vendeve dhe popujve tane".

Me shume se nje gafe presidenciale, ajo qe ndodhi ne Bari eshte lendim i ndjenjave te shqiptareve qe kur njezet vjet me pare arriten te gjalle ne token italiane me shpresen se do te gjenin nje jete me te mire, u perballen me kushte te renda te nje pritjeje skandaloze ku disa prej tyre humben jeten pikerisht ne ate situate.

***

Skandali presidencial shqiptar ka ngacmuar dhe mediat vendase. Nje gazetar e interviston Presidentin dhe i perplas ne fytyre, pyetjen me delikate, "Ju i keni dorezuar Qytetit te Barit "Medaljen e Mirenjohjes". Eshte mirenjohje edhe per stadiumin ku u mbyllen shqiptaret, per ate perballje te dhunshme dhe per fjalet e renda qe u perdoren ne ate kohe kunder shqiptareve?" Pergjigjja e Topit, serish e papergjegjshme: "...ajo qe ndodhi eshte nje plage, por ishte nje plage e sherueshme dhe e kemi kuruar".

Por emigrantet shqiptare qe kane perjetuar kohen e atehershme kritikojne te zemeruar faktin se Presidenti yne aktual falenderon per mikpritjen e emigranteve shqiptare ne gusht 1991, kur e verteta boterisht dihet se eshte ndryshe. Topi duhet ta dije ashtu si e dine te gjithe shqiptaret se pritja me e turpshme qe iu be emigranteve te vuajtur shqiptare me 1991 ishte ajo qe iu be ne Bari ku u mbyllen ne stadium dhe perreth tij ne kushte te papranueshme. Memoria politike e z.Topi dhe e stafit te tij te paafte ben qe te harroje edhe ndjesen publike te Presidentit Francesco Kossiga ne gusht te vitit 1991, ndjese qe iu kerkua shtetit shqiptar dhe popullit shqiptar, pikerisht per trajtimin mizerabel te emigranteve qe mberriten ne Bari. Ndjesa e Presidentit Kosiga erdhi e nxitur edhe nga fakti se asnje rajon tjeter i Italise nuk kishte vepruar ne kete menyre sic u veprua ne Bari. Dhe pikerisht per ate qe presidenti italian leshoi kritika dhe ndjese publike, presidenti yne jep Medale Mirenjohjeje.
 

22 Komente

Vallaj Topi top ka per te ngel gjithe jeten por kur shikon sulmet qe i behen nga PD-ja gajasesh fare smiley  

Sa per pritjen ne Bari, s'ma merr mendja se po te ishin Shqipot ne vend te Pepinove do te kishin bere me mire.

Koha jone eshte shume ne rregull ne kete rast, madje shume e bute po me duket. Nqs ata qe shkuan ne mars 1991 jane pritur mire shqipet qe zbarkuan ne gusht ne Bari jane lene me dite te téra ne stadium nen qiellin e hapur si kafshe pa banjo e mjetet me te nevojshme higjenike, ndersa gazetat e zones spekullonin per semundjet qe mund te mbartnin me vete keta njerez te eger. Dhe nuk e kuptoj, kur nje président shkon ne nje shtet tjeter per vizite atje pritet prej homologue te tij dhe jo prej kryetarit te nje fshati apo regjioni te humbur, perndryshe nqs nuk ta varr njeri, rrii ne vendin tend e shiko mos rregullon punet e tij me sa te kesh mundesi

me lot smiley

 

Në një editorial me titull “Surpriza e hidhur nga Tirana” (La Stampa, 9 gusht 1991) Lorenzo Mondo vëren: “Do të na mbeten për shumë kohë në mendje imazhet e fundit të dramës shqiptare. [...] Stadiumi i shndërruar në kafaz, ku mijëra vetë kërkojnë nën diellin përvëlues një shishe ujë teksa përgatitin arratisjen e dëshpëruar nëpër rrugët e Barit, skandalisht të tendosur midis pafajësisë dhe arrogancës… Janë ngjarje që ngjallin mëshirë, frikë dhe zemërim.”

 

http://xhaxhai.wordpress.com/2011/08/08/...

O Shabe ene ti nuk e ke pike shprese per permiresim.

Ne menyre te papergjegjshme ai ka dekoruar me "Medaljen e Mirenjohjes", komunen e Barit,

Sic shihni dhe ne keto foto te kohes, dallohet si policia italiane keqtrajton emigrantet.

Nqs ka akoma ketu qe nuk e kuptojne diferencen midis ketyre dy fjalive, atehere keq me vje po jo Jerusalemi me as profesoret e saj nuk ja bojne dot dermonin.

Sa per kulture te pergjithshme, kryetari i Bashkise se Barit ne ate kohe, Dalfino, eshte sulmu rende nga presidenti Cossiga (eshte quajtur 'cretino') se mbronte emigrantet shqiptare dhe ishte kunder trajtimit qe po i behej. Ja nje pjese e nje artikulli te La Repubblica me 15 gusht 1991.

Palazzo del Comune, ore 14: l' altro protagonista, Enrico Dalfino, è attorniato di cittadini che gli esprimono la loro solidarietà. Il "cretino", così l' ha definito Cossiga, vuole però smorzare i toni della polemica. Repubblicani, socialdemocratici e Pds lo difendono; il suo partito, la Dc, un po' meno, i "vertici", anche quelli a lui vicini (la sinistra) sono ufficialmente in vacanza. E neanche il Psi si mostra troppo solidale. "Dimostrazioni di affetto" a livello personale, tutto qui. Legge ai giornalisti una lunga dichiarazione, ringrazia l' impegno "ora" profuso dal ministro Scotti, poi lancia una sommessa frecciata al capo dello Stato: "Qualcuno di noi ha potuto manifestare i propri stati d' animo e lasciarne visibili i tratti alle interpretazioni più varie. Resta il fatto che a nessuno è consentito trarre da ciò elementi per esprimere giudizi che travolgano lo spirito del contributo inteso anche a rendere effettive le ragioni dell' umanità". E sottolinea la decisione di far restare in Italia gli albanesi. "La condivido, esprime al massimo la solidarietà umana e salvaguarda i loro diritti". Non aggiunge "è quello che avevamo chiesto da subito", ma lo fa capire. "I profughi mi hanno ringraziato? Avrei avuto il desiderio di esserlo anche da parte di Cossiga".

Po gomeret aktuale te Sales sot jane nga zona ku nuk e ka pas kap italionin e nuk morin mire vesh italisht.

Faleminderit per kete sqarim se na mbyti llymi i çinformimit. Kurajo dhe ruajuni se nuk kane din e iman keta far sokolash!

Jane bere te teperta sulmet e nje medie kunder nje institucioni smiley

Ne gjithe boten merren njerezia me president e kryeminister e me te gjithe,po kjo e ketyre me kujton ''terminator'',te programuar per te shkaterrruar objektivin... 

 Keta te Sandrit, edhe kur pjerdh robi ne banjo, te shajne me liber shpie se ke shkaktuar katastrofe ambientale.

Per Mullah Saliun kur shkakton katastrofe ambientale, e justifikojne me shprehjen. Nuk shahet njeriu per nje pordhe...

P.S. Na falni, me nder jush, per shprehjen e mesiperme, por, po nuk fole me Sandrin me keto terma nuk te kupton dot.

gjynah ky  Mandi mer yahoo qe detyrohet me shkrujt kshu gjonash smiley

halli ku s'te fut ruzhe smiley

Hej, qe eshte pak e cuditshme kjo medalje mirenjohje aq me teper ne valen e re anti-emigrant qe ka pushtuar Europen e aq me teper Italine (me emigimin ne mase dhe mbytjen e anijve me emigrante), eshte.

Ky qoftja qe kemi per president nuk e gjen dot protagonizmin brenda vendit dhe po e kerkon jashte me duket. Te pakten brenda nuk e merr vesh shume njeri se c'behet por po dolem jashte na mori m... shalet thuaj.

Me teper me cudit fakti qe nuk ka asnje motivim asnje studim te rrethanave, shtypit, etj, etj po vetem hajt futja. Me siper Lizandri thote qe paska nje kryetar bashkie qe qenka treguar dashamires. Po pastaj çë? Ai trajtim i papergjegjeshem ne 1991-shin beri qe shume italianave tíu mbeste per shume kohe imazhi i shqiptareve si barbare qe duhen mbyllur pas hekurave.

Shkurt, per mua presidenti ka bere nje hap te pamenduar mire dhe per me teper ne arenen nderkombetare. Pune tjeter kjo e ketyre gazetareve "kamikaze" qe i jane versulur me vertik me urdher te padroneve...

Me teper me cudit fakti qe nuk ka asnje motivim asnje studim te rrethanave, shtypit, etj, etj po vetem hajt futja.

Me siper Lizandri thote qe paska nje kryetar bashkie qe qenka treguar dashamires. Po pastaj çë?

Kete pjesen e pare besoj se e ke per veten dhe ata qe kane porosit artikullin.

Kurse kete te dyten e ke perle fare!
Edhe Izraeli nuk duhet t'i kishte dekoru kurre ata qe shpetune hebrejte gjate WW2. Vune jeten ne rrezikata?! Po pastaj çë

Jo po s'kena pune tjeter ne po te rrime e te vlersojme ata qe bejme akte civile apo bamiresie. A ka fut duret te kutite ai Dalfino? Jo. Te iki te pirdhet pra se nuk bo per dekorate!

Ai trajtim i papergjegjeshem ne 1991-shin beri qe shume italianave tíu mbeste per shume kohe imazhi i shqiptareve si barbare qe duhen mbyllur pas hekurave.

Thuj shyqyr qe ju kemi ju qe na rregulloni imazhin se pisk do e kishim vallahi.

Rrofsh o Asterisk se na hape syte e na kenoqe. Mos hezito te vish prape ketu sa here te kesh kshu batutash priceless.

I shame ai qe nuk e bo thenie dite postimin e Asterisk!

Lizander, jo per replike boshe e qe te na harxhoje kohen e vyer ne te dyve, po kete qe ke shkrujt siper e ke mendu apo thjesht i ke rene tastieres. Lexoji mer vlla se cfare shkrujne te tjeret dhe pastaj nxirri po te duash edhe ne tabele te nderit.

Sa per sqarim, ajo lidhja me hebrenjte s'kish shume kuptim. Presidenti nuk ja ka dhene medaljen Dalfinos po qytetit. Personalisht jam dakort qe ne shume raste italianet jane treguar relativisht te bute me shqiptaret (aq me teper nese i krahason me greket, ps.sh.) dhe kjo ndoshta ka te beje me lidhjet historike te dy vendeve. Por qe te japesh medalje or zotri, duhet me e menduar pak me thelle punen.

Edhe kjo llogjika shqiptare "O me mua, o kundra meje" nuk ka mendere ku te rrije. Personalisht e mbeshtes presidentin-qofte Topi ne kete situatate sulmesh te paprincipta, por kjo nuk do te thote se duhet te mbrojme gjithshka ai qe ben. Kaq!

Sa per rregullim imazhi, lene fare ate muhabet se me duket se ke qene ne te njejtat pozita qe jemi ne sot dhe nuk ka nevoje te hidhemi neper llogoret e atdhedashurise e patriotizmit!

Mos hezito te vish prape ketu sa here te kesh kshu batutash priceless.

Jo mer pa problem fare, ketu me ke sa here te kete kshu gjonash qe nuk kane cmim fare...

Mandi duhet te kete fillu me dhon emrin me koncesion se ska munci, ska munci.. smiley 

 

po edhe mandi bukes buke i thote mer bush. ktu rane torret (balkanweb & co) ti ankohesh per ushtaret smiley

Une kom shpresa ke respublika... por besoj se duhet te heqin dore nga S-ja.. 

S'ka gje se edhe Libia do t'i jape medalje Lampeduzes pas nja njezet vjetesh.

Ja se si Presidenti yne pergezon autoritetet italiane gjate vizites se ti oficiale (apo jo oficiale ?!) ne itali

 Ky është 20-vjetori i mbërritjes në portin e Barit të anijes “Vlora”, në bordin e së cilës ishin futur mijëra emigrantë shqiptarë, dhe emocionet vazhdojnë dhe pas 20 vitesh, që ëndërronin një jetë më të mirë, duke lënë pas regjimin totalitar, dhe duke gjetur tek populli i Pulias dhe i Barit, si dhe tek autoritetet italiane një mikpritje dhe solidaritet të madh njerëzor, të paharrueshëm për të gjithë shqiptarët

I marre nga linku qe solli Alone dhe ju keshilloj ta lexoni te gjithe shkrimin.

Tani kot po pyes, di ndonje te na keshilloje kandidate te tjere per medalje qe i "kane mbrojtur" kaq mire Shqiptaret. Ndoshta autoritetet maqedonase per mikepritjen ne Bllace apo ndonje fatorino treni te Serbise qe ju hapi deren e trenit shqiptareve te Kosoves ne 99

Me thene te drejten ate qe kane bere puliezet (dhe italianet ne pergjithesi) me 1991 per shqiptaret vetem nje fundshpine-lepires dhe dildo e politikes do te mund ta mohonte.

Nga Bari djema, kane kaluar me mijra shqiptare me pashaporta apo via fallco, keshtu qe italianet qe e kane bere nje sy qorr e nje vesh shurdher, jane per tu pergezuar.  

Nqs nuk e mbani mend si kemi qene,shikojini dokumentaret se sa te palare,te eger,te varfer(ne kufijte e te frikshmes) kemi qene.

Tani mendoni gjendjen tone pas 20 vitesh,qe nuk kemi bere ndonje evolucion te madh,te na vijne anije te tera me tufa te tilla njerezish,cfare bejme???

Mendoni sa rehat ne pune te vet kane qene greket e italianet kur u kemi vershuar ne ,te sapodalet nga burgu i madh i Shqiperise.

Pastaj gjykoni ne kane treguar burreri apo jo italianet!

jo se mbaroj per ta,po duhet te rrish drejt e te flasesh po drejt smiley

 po dhe veshtiresi do kishte se vajten mijra vete te zbritur nga malet dhe fushat, te ndershem dhe kriminele. do i prisnin me lule? po dhe gabime jane bere, dhe po pastaj? italianet u hapen dyert e shtepive.  shume shqiptare cfare s'bene, te gjitha te zezat. mirenjohje per ate kryetar bashkie qe perfaqeson Barin dhe e meriton falenderimin e Topit.

na paskan shkruar ca gazeta dhe hop u be qameti. po gazetat ate pune kane, mizen ta bejne buall.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).