po e coj si pytje duke marre spunto nga diskutimet e egra per karroatrecin ne nje nga temat e peshkut ketu. Disa dolen me flamur se e perdorkan makinen nga halli ne Tirane meqe nuk ka metro.

Sa per mua: JO nuk duhet te ndertohet. Ca po duhet metroja ne tirane, hidh miliarda per te shku nga rruga e durrsit te rruga e elbasanit?

Ketej eshte ndryshe, me kete qytet kaq te shtrire nuk jam une nuk ben dot xhapin pa makine, po ju mos shifni hene ne amerike, shifni francen, zvicren, keto qe keni afer.

 

Po i vej nje ***** (pese yje) postit per pergjigjet qe jane dhene, shume te informuara me duken.

54 Komente

Jo re, as metro as tramvaj e asgje tjeter per permiresimin e transportit publik. 

Me pelqen ideja jote; te investohet me shume ne infrastrukturen e ecjes me kembe dhe te xhonglimit te frutaperimeve qe blen ne treg ne maje te unicycle. Eshte jo vetem enviromentaly-friendly (sado te pjerdhin njerzit nga sikleti, nuk prodhojne dot aq shume dioksid karboni sa mjetet e transportit publik) por dhe i mban njerzit ne forme.

S'e ke keq. Me kete rast nuk shtypen as kengetaret e reja me makine.

 Metro? Je ne metro mo? Eh more  Vangjo Gumeni eee! Ti po flet per ne  Amerike apo ..? Prit o diteziu tim prit! Ndreqim nje here shtegun nga Fieri ne Vlore se ka  7 vjet qe leshovi kaporrali ca..qe su  bene qe su bene asfalt.

  Shoferat de, shoferat, ata emigrantet e shkrete, thuaj, qe vine nga Kakavia per Tirane.E di  nga i bien?E ku  ta dishje  ti mavriu! Je larg o Vangjo, je larg.Nga largesia e ke zahuretin.Nga ajo e ke ndaj na thua te bejme hekurudhke qe ti bjeri  shkurt de, neper Adriatike e Jonin bashke.E mire do jete edhe ajo. Pse mos ta  beje AI, emershuari?I ben ai i ben.Me gjithe te  vetet, i  ben mire ato qe i duhen.Po ja  sikur te ndreqi keto te  sekelldisurat udhe, qe flet miletziu de.Udhe  ore, qe te eci raba makari. Pa  kurre  nuku do jete keq per te bere te mbedhajat  fare. Keshtu  llafosin dhe katundaria jone.Mbase llafo e kane po gjene fshatare te varfer, ku kane pare  bote e dynja si puna jote.Llafo bre djalke, llafo ndofta  e kane, po  fundja mendjet e ndritura, te gjezdisurat shume, pse te jene ne kete dynja? Ta thone ore, me ze te  larte,  qe te degjoje kjo  derr katundarie. Se sot mendja eshte ne texgat e jo  domatkat  pa  leng te  katundarise. Te bujurin dhe te behen ato  pune qe te  jene, te mirat  fare fare...Sipas mendjeve qe llamsin, qe se largu.. 

  Ama hallo  Shikos shkrete  i  ka mbetur ne mendje  ajo de, udha qe i bie Shanikon me dhenderrin. E  shkreta  udhe, qe AI e tha vete se eshte  AKSI I JUGUT.Do ta bente  para  kater viteve, po ...ca te  holla munguan pa do qe bere ajo , posi! Qysh  nuku do ish sosur.Mbeti  gjene shteg dhishe, mbeti...Nje  kazma parvjet, nje sivjet,  sikur nuku  sos bre djalke, pa neve  nuku na duhet  gjekafshe  te  trazohemi.Ja, ty  si kurbetlli, e prokopsur te vjen  ne sira? 

  Kane nisur ti bien  makinat nga rruga e italianit, nga Salaria, se eshte me e mbajtur se rruga qe do ishte bere gjer ne 2007-ten nga kaporralka.Degjove! Ja  keshtu, ja...te llafosa, per bukuranet pune,  qe na dhe mend!Te behet ore si jo.

Hekurudhka, neper te dy detet,.... qe na njomin. 

Lereni miletin te enderroje o njerez .enderrat e mbajne njerine gjalle sidomos shqipot qe kane qejf te ngopen me luge te zbrazet.Jo vetem metroja te ndertohet po edhe tyneli qe propozoi pandeli majko nen adriatik qe te na lidhe me italine.

Ja dhe Xhibi e ka kap "thelbin " per shendene  e njerezve . Si me dorashka e me hile po ananon edhe nga eksperienca e madhe e erresires kur ze vrimat . Ka parimin ku hyn dielli nuk hyn mjeku smiley Do ti qe dhe une ate mendim kam . Une jam per germim e thellim dherash po anoj me shume per investime "metroje" ne kanalizimet e mendereve qe me nje shi te rrembyshem , ...shetisin lirisht neper rruget e shendeteshme smiley . E shikon qe nuk eshte vetem Xhibi qe mendon per shetitje nen toke .. O grava pyetje e drejteperdrejte : 

A je ti per Metro nga Qafa e Luadhit ( L. Ali Demi ) deri  ne qaf te Lemsheve ( Zogu i Zi &nbspsmiley ....Duhen Liru rruget kur kalon Mullahu se e ka me Urgjence punen or tie !!

U bere boze me keto fshirjet sidomos kur vjen si Lugati naten ne varre  . Me mire fshiji diten se sa rri e hap faqe me faqe e torturohesh naten ....sa te gjesh .... idris smiley

 Po  or ti,  po! Jam per ta kontrolluar nje grup i madh..... metroresh!

Shume flm per pergjigjet ju bashkeatdhtaret ne dhe te huaj, po kam qejf te degjoj dhe bashkeatdhetaret ne token meme c'mendim kane.

Metroja ne Tirane eshte e domosdoshme, duke mare parasysh ketu trafikun kaotik . Tirana eshte nje nga kryeqytetet e pakta ne Evrope pa nje metro.Shpesh perdoret termi metropol per Tiranen, titull qe nuk ka lidhje aspak me realitetin sepse mungon esencjalja : metroja.  Metroja do ti jepte nje frymemarje kryeqytetit dhe do te ulte ndotjen dhe trafikun ne menyre te ndjeshem.

Por te flasim llogjikish, une personalisht nuk e shoh ndonje mundesi as financjare dhe as vullnet politik per te ndertimin e nje metroje ne Tirane...Keshtu qe ngelet nje enderr e parealizueshme

 

 

Atje une shikoj mungese respekti te ligjeve dhe rregullave te trafikut. Nuk shikoj trafik. Trafik eshte kur makinat jane ne rregull dhe perseri me zore bene nje km. Kur njerezit nuk duan te respektojne dhe rregulloren me bazike, dhe pak makina te kesh, perseri situata vete keq.

Perpara se te hidhemi tek metroja, te mendojme ne rast se kemi perdorur alternativat e tjera me te lira, si per shembull:

1) Respekt per rregullat e rruges

2) Respekt per motoristet e tjere

3) Respekt per kalimtaret

4) Autobuza

5) Rregullime rrugesh dhe unazash

6) Rruge me nje kalim

7) Taksa me te larta per benzine.

Shume e drejte muhametali, shume dakort jam dhe une

Ca na ke shkri Arto smiley

Pse nga fjala metro vjen fjala metropol, eee? Hap njehere fjalorin (si dhe syte e mendjes)

Uh, ca injorance

metro - Polis(city in Greek)... smiley

Fjala vjen nga greqishtja e vjeter μήτηρ, mētēr dmth "nene" dhe πόλις, pólis dmth "qytet". Veri bashke dhe te del: qyteti-nene, dmth nje qytet kryesor i rrethuar me satelite - qytet shumeqendersh po e deshe akoma me shqip.

Ne kete kuptim, Tirana eshte metro-pol duke qene se ke Bashkine e Tiranes, Bashkine e Kamzes, dhe nje tufe komuna qe varen nga Tirana per pune, etj.

Se na e hoqet trurin! E kam degjuar dhe me perpara kete budallik ne Shqiperi: Tirana nuk eshte metropol se nuk ka metro! smiley

Admina - ju lutem po deshet vejini kete te kutia e thenies se dites se ka shume vete qe nuk e dine kete fjale kompozite dhe ma heqin trunin.

Jo. Tirana eshte shume e vogel dhe shume e varfer per metro.

Vogelsia? Mund te vesh nga nje ane e Tiranes tek ana tjeter brenda ores. Nga liqeni tek stacioni i trenist sa eshte distanca? Nga kombinati tek spitali universitar, sa eshte? Nga qyteti studenti tek Lapraka? Qendra, zona qe ka me shume nevoj per metro, eshte nje pellemb. Eshte Tirana me e gjere apo e gjate se 4-5 kilometra? Ne rast se jo, atehere per c;fare flasim.

Varferia? No comment. Varferia dhe korrupsioni bene dhe nje veper si autostrada Kosove-Durres, te padeshiruar, e jo me nje metro.

Dhe nje pike tjeter: trafiku ne Tirane mua me habit, se ketu ku jetoj se kam problem te eci nje 20-30 minute me kemb. Por ne tirane brenda 20-30 minutash ke bere gjysmen e qytetit. Kaq larg i kane atje njerezit punet; dhe komplet shanc te qe shtepia dhe puna, perseri me shuma se gjysma e qytetit nuk ka pse te perdori makine.

Pikerisht!

Metroja eshte per qytete qe per te pershkruar terthor duhet 1 ore me metro, jo nje ore ne kembe.

 edhe une them jo. nuk i duhet metroja tiranes ende. tiranes i duhet unaza (dhe ndonje rruge tjeter), parkingjet ne vend te gratacielave, rregullimi i trafikut, respektimi i policeve dhe hedhja per bythesh jashte shqiperise e cubave me targa te rrumbullakosura. nese do te respektohej rregullorja (dhe nese do te ishte e sakte nuk do te ishte problem trafiku ne tirane). metroja eshte shpenzim i tepert ndersa trami vetem do te bllokonte trafikun, ose nuk do te lejonte te parkoheshin me makina nga kombinati ne kinostudio. 

pastaj tirana eshte ca se nga vora ne mullet, nga valiasi ne uzine, nga kamza ne farke, nga sharra ne tufine i bie ca kilometra me thane te drejten. po kjo nuk sjell nevojen e metrose sepse qari nuk e mbulon zararin. 

Trami apo metroja jane pallavra me bisht. Nuk ka nevoje TR per to. TR ka nevoje per zbatim te hekurt te ligjeve te qarkullimit, per menaxhim te mire te transportit publik dhe hapesira per parkim. Autobuset e zgjdhin ne menyre perfekte transportin ne TR nese respektohen rregullat nga te gjithe. Per sa kohe do kemi shofere transporti publik qe shkruajne "Marshallah" ne balle te busit, apo ngrejne manjetofonin me muzike popullore, apo nxjerrin gjysmen e barku jashte nga vapa, apo nuk kane asnjelloj uniforme etj. cdo lloj projekti transporti eshte i destinuar te deshtoje.

Trami apo cdo lloj perralle tjeter duan resurse te medha per tu ndertuar dhe ne nuk kemi bythe per keto lloj projektesh gjigande qe gjate ndertimit e bejne jeten e qytetarit nje mizerje te vertete.

Patjeter! Metroja eshte pikerisht ajo cfare Tirana ka nevoje tani per tani. Te gjitha te tjerat i kemi ne rregull.

neve na duhet nje parkim i madh nentokesor ne tirane....qe te mbaje gjithe makinat e tiranes

Po pra. Jemi qe jemi, pare teper kemi, vend pararoje jemi, pse nuk ndertojme komplet nje qytet nentokesor per makina, dhe mileti te ecin siper? Si thoni?

Po pra. Jemi qe jemi, pare teper kemi, vend pararoje jemi, pse nuk ndertojme komplet nje qytet nentokesor per makina, dhe mileti te ecin siper? Si thoni?

Supeee...r (me theksin tek "e"-ja).

Sidoqofte une kam nje ide tjeter: ne pergatitje te terrenit per tramat, metrote dhe qytetin nentokesor, le te fillojme te realizojme sinjalistiken horizontale (te pakten ne kryeqendren e vendit), mbi te gjitha per kalimet per kembesoret dhe vend-parkimet si edhe te instalojme semafore funksionale ne cdo kryqezim te Tiranes.

Te kuptohemi, trami dhe metroja jane vetem nje hap larg nesh, por kane nevoje gjithsesi per keto furcat e vogla qe permenda me siper perpara se te fillojne te behen realitet.

***** Ja o vllezer, e ka permbledh anonimi me pak fjale ca i duhet Tiranes:

le te fillojme te realizojme sinjalistiken horizontale (te pakten ne kryeqendren e vendit), mbi te gjitha per kalimet per kembesoret dhe vend-parkimet si edhe te instalojme semafore funksionale ne cdo kryqezim te Tiranes.

Pa kosto te larta, gjera te vogla me shume impakt.

Do shtoj ketu dhe policine dhe karroatrecin qe ti bjeri kokes sa me shume atyre qe shkelin rregullat e qarkillimit dhe parkimit, sic na bine kokes ne ketej dhe kemi vu mend.

Nigjove Ruzhdie?

M'paske thirr smiley

po une si dhashe rendesi temes, se mu duk........cer te thush mo, a bohet ajo pyetje

por shof qe pyetjen e paske bo ti smiley  Thone qe ska pyetje budallaqe, por vallai, kjo e jotja ........

Ruzhdie, mos na bo si e pafajshme. Nuk na the je pro apo kunder? Se te tema tjeter u ankove pse ta kishte kap karrotreci makinen qe ti e perdor nga halli se nuk ka tirana metro. smiley

 Duhet te ndertohet metro ne Tirane?

JO!

Transporti publik me autobusa eshte mese i mjaftueshem.

Tani se tiranasit duan te shesin medn dhe shkojne me makine dhe kur e kane punen 200m larg,kjo nuk do te thote qe tju bejme metro.

Tramvaji mund te jete nje zgjidhje me e mire,megjithate mendoj se Tirana nuk ka nevoje per metro apo edhe per tramvaj.

Hallall Solidar! Me nje mendje qenkemi!

Interesant - te gjithe shqipetaret jashte atdheut pak a shume qene me nje mendje me mua ne kete teme se e kane pa ca kostosh e ca taksash e ca biletash te shtrenjta duhen per metro.

Vetem bashkeatdhetaret nga Shqiperia fluturojne me prsh ne bth me duket! 

kshu edhe pyetja "a je ne metro" do marri nje kuptim shtese literal.

per nje te qe ti se ve fjala metro behet mero

e cila eshte nje fjale shume e rendesishme e gerqishtes se vjeter... e ke parasysh, zinxhirin polimer? ndersa per merot tek pull, thuhet: monomer.

Mero kush tani? Mero Poli?

mero moni. si te 007: mon, mero mon*.

*mon kukaleshi** dmth, qe ka i rreth kalamoj

**mbiemri shum interesant nga ana semantike.

''na mor evlat, mbaje cik kete..''smiley

merobazik, meromaridhe, (vjen nga nje epitet qe perdornim dikur ne Vlore: ''me je ber si monomaridhe''.  ce pyet domethene, mere mere i thone ketij muhabeti.smiley

smiley sa kohe kisha pa e degjuar

u te hengert monomaridhja

 Belul,  e di kujt i thomi andje  monomaridhe ? Nje neperke larushe, e cia e ka  koken si dyva dhe ne maje te  "hundes" nje ngrije maje..Eshte vdekje prurese ne  se  nuk  perdoret mjekim i shpejte...Ka ngordhur  dhe kaun....

per dy te qe nuk i ve pyetja behet: a duhet te nderohet mero ne Tirane.

 

Diten e hene ka nje takim ne bashki me Victor Gojcaj ate shqiptarin qe ka loz te filmi Taking of the pelham 123, ku midis te tjerash do diskutohet dhe per metrone e tiranes

Tani qe besoj se muhabetin e metrose dhe tramit e hodhem pas shpine... me lejoni te flas pak per veten time:

Ooooh sa me merr malli per keto...

Viza! Te bardha! Te lyera me boje! Mbi asfalt! Kufizon hapesiren ku kalojne kembesoret! Mmmm... Sa sexy...!!!

harrove kryesoren o shef...qe s'ka makina mbi te atq

... Me falni per pornografine (por besoj se mund te lejohet ne keto ore te vona te nates)...

Semaforeeee... Qe funksionojneeee.... (Me te kuqe nuk kalohet. Me jeshile... po!)

Mmmmmm......

Cfare luksi kane disa... (dhe nuk e kuptojne) smiley

kjo eshte ne Canary Wharf...nje zone ku ka vecse zyra bankash, dhe qe eshte private ku para se te hysh me makine duhet te kontrollohesh 

me nje fjale, kjo siper eshte nje veper arti, si te thuash, vendosur ne nje rrotullame trafiku.

nderkohe, nuk kam dyshim se ti e kuptove qe s'eshte me ter mend .. funksionale smiley

mire qe na i sqarove nosh, se ne desh kujtum se duhet me i vendos semaforet tufe si ke figura e anonimit smiley 

si shok elektrik mo....xixa ne tru shqiptarit.

Tirana ka dendesi shume te larte me banore per km2(Nje nga qytetet me dendesi me te larte ne Evrope). Ketu kemi nje popullate prej 618.000 banoresh qe jeton ne nje siperfaqe rreth 41.8km2. Pa nje metro eshte e pamundur te zgjidhet situata kaotike e trafikut qe ekziston per momentin. Nuk ka nje shans llogjik...Po edhe parkimet nentokesore ose parkimet e larta(ne ndertesa me kate) do ndihmonin shume situaten por qe te kete frymemarrje qyteti duhet nje metro..Por sic e permenda e larte nuk shoh mundesi financjare per nje projekt te tille kolosal.

Tiranes i duhen te pakten dy a tre parkingje masive ne qender, shumekatshe. Gjithashtu nje forem tjeter transporti qe s'dua ta bej publike...

 qe thoni juve mua me vijne ca revista per gerrmim tunelash...do kem pas nai inxhinjer te tjub-it, dhe sa here qe ulem per te ... nxjerre gjon e tretur, lexoj kto. Ene qe thu ti, kto gjonat qe bojn tunele metro, quhen TBMs - Tunnel Boring Machine-s

Ene jep dhe cmime projektesh neper bote. Ene kam qen tu bo i plan per metro-n e Tirones, mu atu ul e rehat sic isha, dhe kam ca plane te mira, ne varesi jo dhe aq shume te faktit nqs Tirona eshte balte apo shkemb poshte, po sa veta do ket nevoj me korruptu nga fillimi deri ne fund te projektit...

Vura re qe kur rruget kryesore te Tiranes u vijezuan (muajin para zgjedhjeve lokale) trafiku u disiplinua mjaftueshem. Te pakten si kembesor e kaloje rrugen me qete.

Harrova te theksoja qe rruget jane "cvijezuar" tani. Boja mund te kete zgjat nja 3 jave. Ishte e holle, e holle... as boje dore e pare nuk mund te quhej.

boje  e holle, e holle zgjedhore smiley

E hooolle, e holle... Sa per ate javen e fundit para zgjedhjeve.

Neve, te pamesuarit me viza te bardha, na u qerruan syte ato dite. Teper... teper.. viza te bardha. Te bardha!

 tirana eshte corap e li. ndertime katastrofe ne te gjitha anet , rremuje,kaos etj nuk ka nje lagje mos te kete 100 probleme . 

metro nuk ka sens ne tirane. 

ka nevoje per sundim te ligjit dhe te rregullit. dhe te respektimit te tjetrit. ( prone , kapital,interesa etj)
e verteta eshte qe ne tirane kambi 70% fshatare puro. pa anlize fare.,te cilet do e benin nje shkelje per 10 sekonda nqs do u jepej shansi. me sakte,100% e tiranes thote te kisha mundesi per nje leje ndertimi pa ci .i robt te tjereve.

ketu fillon dhe mbaron filozofia e qytetit te tiranes.

 as per aktivitet kulturore,as per aktivitet sportive, as per sherbime si  transport, informacion, shendetesi, arsim e tjera.

jo se e ka fajin tirana,por se jane sherbime te dhjera plotesisht

 

 Metro ne Tirane? Po kjo c'eshte, barcaleta e fundit?

Se pari Tirana per nga hapesira gjegrafike veshtire se mund te mund te perballoje nje metro. Se dyti kostoja per nje projekt te tille eshte e paperballueshme per mundesite reale tonat. Se treti nese investimi merret persiper nga investitore te huaj, pervec veshtiresive teknike, eshte e diskutueshme se sa rentabel mund te jete si projekt. Se katerti, me shkakton nje buzeqeshje, kur mendoj se stacione si Bathorja, Sauku do jene nga me te frekuentuarat. Njerezit do dalin prej andej te ngarkuar me thase, arka apo dhe kafshe te ndryshme.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).