TIRANE - 8 gusht (Bashkia Tirane) - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, gjeti  mirëkuptim të plotë sot me sopranon e njohur Ermonela Jaho, në lidhje me dy projekte të rëndësishme kulturore. 

Z.Basha ka shprehur gadishmërinë për të mbështetur idenë e sopranos me famë botërore, për ngritjen e një shkolle operistike në Tiranë, për promovimin e talenteve të reja. Ky projekt është një ofertë e rajonit të Emilio Romanjos në Itali, dhe do të kurohet nga profesorë italianë.

“Bashkia do të japë mbështetje të plotë për këtë iniciativë”, tha Basha, duke shprehur kënaqësinë që gjeti pëlqimin e sopranos për ngritjen në Tiranë të një foleje për artistët shqiptarë që janë tashmë yje të skenës botërore.

“Jemi gati të ngremë në Tiranë një fole të yjeve shqiptare të artit dhe skenës, në mënyrë që ata të mblidhen këtu të paktën një herë në vit, duke kontribuar që qyteti ynë të kthehet në një stacion të rëndësishëm dhe një atraksion për artin, turizmin, etj”, u shpreh Basha.

Sopranoja e njohur tha se ishte e kenaqur që gjeti një ngrohtësi të tillë në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe theksoi rëndësinë që kanë këto projekte kulturore.

“E vlerësoj shumë mbështetjen që gjeta për ngritjen e një shkolle operistike, pasi kjo do të ndihmojë në promovimin e shumë të rinjve të talentuar, dhe jam dakort për ngritjen e folesë për artistët shqiptarë që kanë sukses në botë”, u deklaroi Jaho.

Kryetari i Bashkisë tha se komunikimi dhe mbajtja e kontakteve me personalitetet shqiptare të skenës botërore është një shërbim që i bëhet qytetit. 

Deklarata e plotë:

Lulzim Basha: Ka një fenomen mrekullie në operan botërore sot që vërehet, shfaqet dhe pastaj largohet në skenat kryesore të operas së botës, nga skenat më të vjetra qindra vjecare, përtej detit La Scala dh skenat e tjera… Sot kjo mrekulli shqiptare, Ermonela Jaho, ishte mysafire e imja këtu në Bashkinë e Tiranës, sepse është dhe mbetet një qytetare e Tiranës dhe një shqiptare e përkushtuar për fatin e qytetit dhe vendit të saj

Biseduam për dy çështje:

Znj. Jaho erdhi me një propozim konkret, propozim për të ngritur një shkollë operistike për evidentimin dhe trajnimin e telentit të ri shqiptar me mjeshtrat me të mirë të muzikës dhe menaxhimit të muzikës operistike nga fqinjë tanë italianë. 
Propozim, i cili është rezultat i interesimit dhe këmbnguljes së vet znj. Jaho në Itali dhe që rezulton në një ofertë bujare nga Le province dell'Emilia-Romagna,të cilës i jap përkrahjen e plotë dhe u përkushtova  për mbëstetjen e Bashkisë së Tiranës për ngritjen dhe funksionimin sa më shpejtë të kësaj shkolle operistike. 

Diskutova me ambasadorën e shquar të identitetit të kulturës dhe qytetarisë shqiptare në botë, një projekt, të cilin qytarët e Tiranës e njohin, atë të krijimit e të një “foleje”, këtu në Bashki, të yjeve de artit të kulturës shqiptare që jetojnë dhe punojnë kudo në botë dhe përfaqësojnë me standardet më të larta botërore Shqipërinë, Tiranën qytetarinë, me qëllim që këto kapacitete të mëdha, këta ambasadorë të vërtetë të të këtj vendi të kenë në Tiranë, kryeqendrën kulturore të kombit, “folen” e tyre, ku të vinë sëbashku të paktën një herë në vit, dhe të kontribuojnë jo vetëm për të evidentar talnte më fushat e tyre përkatëse dhe për ti promovuar, por për të kontribuar për kauza të tjera artistike , shoqërore, promovuese, turistike, ekonomike, sic ka qënë një dhe është praktikë e suksesshme në kryeqtetet e europës. 

Ermonela Jaho : Mbështeja e këtij projekti ambicioz tregon edhe njëherë për mbështetjen e madhe që bën z. Basha për të vlerësuar talentet e reja, për ti prezantuar këto talente edhe në botë. Mbështetja e z. Basha është tepër e vlefshme.
 
Burimi: Bashkia Tirane
Zyra e Shtypit 

http://www.alblink.com/?fq=brenda&m=shfaqart&aid=24356

28 Komente

Ka një fenomen mrekullie në operan botërore sot që vërehet, shfaqet dhe pastaj largohet në skenat kryesore të operas së botës, nga skenat më të vjetra qindra vjecare, përtej detit La Scala dh skenat e tjera

Cfare ka dashur te thote autori?! (kokverdhe qe vret mendjen)

Per hir te Jahos, po e qep!

smiley ..... Si ka mundesi te botohen artikuj(hartime) te nivelit te tille?...Eh o kioskat e edukimit i morret njerezit ne qafe...

Wrong, my friend. ato radhe jane bash fjalet e Bashes. Pastaj, ne i ka thene vete, ne ia kane mesuar permendesh, muhabet i gjate fort.... smiley

Qenka Berishezuar komplet puftja...Ja paska hequr disketen e trurit doktori.....Serisht e ve ne dyshim ate diplomen hollandeze

akoma ti? ai eshte komplet buratin i berishes!!!!

Po pse aktualisht nuk kemi ne dege kantoje?!(kanto#shkolle operistike???)

Mire e tha plaku:

epo fi*ke e s'emes qenka nderruar p me f smiley

 emo, 

kshu kshu..

 

Po pershendetja ime ku eshte? smiley

Me duhet te rrefej qe prurja ishte edhe me ty ne mendje (pervec arsyeve te tjera si ajo e qokave por qe e ka zberthyer Kikia ne artikull tjeter.)

Mos u merzit smiley.   Nje tralala dhe iken tutje, tha.

smiley (pakez e trishtume)

une nuk i di bindjet politike te star-it, kam sigurine absolute qe ajo e do shqiperine dhe tiranen si pak-kush, nuk kam sigurine nese e kupton se per cfare mund te perdoret input-i i saj, dhe tek e fundit, jam i prirur te marr tjetren/boten sic eshte, edhe ne rast se ajo eshte totalisht e ndergjegjshme/informuar ne gjene qe ben.

kur nuk u vecua as  kadareja ndaj ketyre soj maskaradash, Askush nuk kursehet me prej meje, per aq vlere sa kjo mund te kete.

 

 Emo, te njejtin mendim ndaj dhe une. ose te pakten, kete dua te besoj. Ndoshta, mund ta shohesh dhe ne kenveshtrimin pragmatist, qe per hir te interesave te shkolles qe kerkon te çele, kerkon nje lloj mbeshtetje, menyra pastaj se si i serviret publikut nga zyra e shtypit te bashkise, (stil te shkruari fiks si ne kohen e xhaxhit) dhe si Buzeqeshjeshpervjeli kerkon ta perdore, eshte tjeter gje.  

Kam pare nje emision per Jahon tek TCH pak kohe me pare dhe krijova njefare respekti per te. Dukej qe vertet e donte Shqiperine. E kuptoj naivitetin e nje amerikani kur prezantohet me qenie te panjohura (si shqiptaret) por nuk kuptoj naivitetin e nje shqiptareje qe beson tek cudirat qe mund te beje nje personazh si Basha. Ne gjuhen e popullit Ermonela qenka "amerikanizuar", kurse ne dialketin e rruges qenka rrotk@rizuar. Qenie idiote si kjo nuk lene shume gjurme, megjithate respekt per ate c'ka arritur ne jete.

Nga gjithe keta artistet e rangut nderkombetar, i vetmi qe vertet te imponon respekt dhe admirim eshte Saimir Pirgu, por kjo eshte jashte teme.

Nderkohe qe kjo "qenia idiote" ben para dhe le gjurme ne skenat operistike nga te dy anet e oqeaneve, ne ajka leme gjurme tek PPU.

M'vje keq, une e kam theksuar respektin per arritjen e saj personale por ne rrafsh me te gjere ajo nuk me duket fort inteligjente. Nuk e kam majt nejher veten per ajke dhe krahasimi nuk ka sens.

Po sikur te mos kishte besim te Basha, do ta quaje qenie idiote?

duhet thene qe bashkia e Tiranes ka vite qe ka krijuar tradite te mire per  organizimin e aktiviteteve kulturore me artiste kombetare dhe nderkombetar.

p.sh organizimi i koncertit te Demis Rusos ne Tirane, ka lene goxha mbresa... nuk e di se ne cilin ''Mc Donalds''.smiley,  te Parisit e gjeti Edi kete  Demon, po e solli ne Tirane ama... goed bye my love, good bye, Demis duke mbajtur ritmin me barkun e sterkapercyer.smiley

 ore, ti me aktivitet tona kultorore gajasesh ti? Po Demis Rusos ka qene idhull, barabar me Celentanon smiley

e di moj Ana, e di.  po ka qene idhull per gjeneraten tuaj, dmth 60+.smiley, jo per ne te rinjte.smiley.   ne, idhull kishim p.sh...... mr. president- coco jambo.smiley

 rrofsh qe me bere kaq te re... se 80 e kam rrumbullakos.... smiley

 Belulo, mu qe m'pelqe Bahu i bi me qene 400 vjec. smiley

 smiley

 

PF, qenkemi bashkmoshatare. edhe mua me pelqen Bahu!!smiley.  mirepo shpresoj te behem kryetar i bashkise se Tiranes dikur dhe mbase e ''sjell'' ne Tirane idhullin tim. me parat e bashkise, kuptohet.smiley.   he per he ,do degjoj e ridegjoj keto 4 cd qe kam nga Bahu.smiley

si bashkpelqyes i Bahut te pershendes me kete prelude.smiley.  opus 2011, tha.smiley

smiley. faleminderit.  lumja ti moj Korce o lule, tha...

ndersa kur degjon kete pjese nga Bahu, e kupton menjehere se nga u frymezuan idhujt tane te dikurshem Deep Purple me shoke.smiley. korcarke te pershendes ty, por edhe gjithe rokdashesit  klasike..

http://youtu.be/PfAWReBmxEs

 Bashes se shkrete akoma nuk i besohet qe eshte kryetar bashkie dhe fton e takon njerez qe t'ia thone me gojen e tyre qe te bindet qe nuk eshte enderr. Po njifni njeri ju te Amerikes, bejini sevap e rregullojani qe ta therrese njehere Oprah si kryetar bashkie, qe te fitoje pak vetbesim e pastaj mbase pastaj i kthehet edhe punes.

Bukur. Nje kryetar bashkie qe vlereson artin! Ku ka me mire?

Eh... sa te largeta duken kohet kur Rama dorezonte celesat e Tiranes...

"Morto un papa, se ne fa un altro!" Migliore, speriamo!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).