Gushti në Tiranë është më i bukur se sa mund të pandehet nisur nga parashkimi i motit në TV. Fakti që mund të gjesh parkim me të parën, passjell takime më simpatike në rrugët e qytetit, falë relaksit bilateral. Megjithatë, unë nuk e pata zgjedhjen që të jetoja gjatë kohë-qetësinë time.

Isha nisur për krejt tjetër punë në bllok, ku fati deshi të ndeshesha në rrugë me një demokrat; që si i tillë m’u prezantua në pizg të vapës duke më zënë pa takt rrugën me trupin e bëshëm. Do të doja të shkruaja që biseda jonë, në ato pak minuta, pati trajektoren e bisedave normale dhe se vramendja ime më pas ishte gjetja e një përgjigjeje serioze për dilemat e bashkëqytetarit tim. Por jo.

Do të doja të mendoja se kohët kanë ndryshuar aq shumë sa mund të flisja normalisht me të dhe jo të vrisja mendjen se si t’i ikja Mujit të padenjë për lavdi. Njerëz, nëse këtyre personazheve do t’u jepet edhe një herë mundësia, do të na mekin me trimëri, si element të pamohueshëm të mesjetës në të përditshmen tonë. Ndërkohë që personazhe të tillë dalin në skenë pa përplasur asnjë derë historie, vetëm e vetëm se dikush në mënyrë krejt naive e djeg shpirtin e tij epik duke i transformuar në drejtorë drejtorie në një ministri x.

Historia në fjalë, takimi me demokratin e zakonshëm drejtor drejtorie, edhe pse pa ndonjë interes të dukshëm publik, më la aq mbresë sa më duhet medoemos ta fus tek rrëfenjat për ditët e zeza.

U pamë në sy vetëm për një fragment aspak të hajrit. Koha megjithatë nuk ishte aq e shkurtër sa të mos kuptohej se ky njeri kishte shkruar mbi lëkurën e tij “Burri është burrë”. Ndoshta për këtë arsye e nisi me fjalët simpatike “Jua Q… shefin Tuj!!!!”. U çorodita, se unë punoj në një zyrë me dy kolegë, ku me sa di unë është jo produktive të shpallet shef gjysma e zyrës në ditët e zakonshme të punës. Megjithatë isha gati që për marrëdhënie të kësaj natyre t’i kaloja kolegut çdo atribut urdhërues nëse do e donte puna.

Në furinë e tregimit të tij, demokrati kolos, buçko dhe me flokë model militanti, tregonte edhe nëpërmjet ilustrimit, momente nga ky çast tragjik. Mblodha mendjen dhe e pyeta se ku kishte ndodhur seksi në fjalë dhe nëse kishte ndjerë tërheqje për shefin tim anonim në momentin e ndarjes. Demokratit iu bë zemra mal dhe më tha që shefin tim e kishte parë duke u palluar tek kulla Eifel në Paris, e ndërsa tregonte dukej sikur mbahej tek dy shtylla të stërgjata hekuri. Do të kisha vazhduar me ëndje ta dëgjoja bisedën me elementë të pamjaftueshëm provash, por demokrati vendosi të bëjë emra. Ed Rama mbahej tek Kulla…

A je i sigurtë i them, me rrekjen që biseda të mos humbte në detaje.

Po – tha, me kapardisjen e dikujt që fjala nuk mund t’i vihet në dyshim.

Pa marrë asnjë përgjigjie, por duke marrë si bashkëpunuese heshtjen time, me tregoi plot metafora edhe për katër ose pesë deputetë të majtë. Dukej se fati a rastësia e kishte çuar këtë burrë të urtë për të demaskuar veprat turpe nëpër botë.

Njësoj si këngëtari që sapo ka përmbyllur me sukses arien e largohet pak metra për t’u kthyer edhe një herë me lavdi, demokrati mori një pauzë. Pastaj nuk rreshti së treguari se si kishin vjedhur e do t’i vidhnin votat gjithmonë. Burrat-gra nuk e meritojnë të fitojnë – tha dhe qeshi vetëm me veten. Mirë e ka një miku im. Zoti i ka bërë të tillë demokratët që të dallohen nga gjallesat e tjera.


Unë e di pse i vjedhin votat demokratët. Ka diçka më shumë se paraja e lehtë e fituar duke privatizuar Shqipërinë e shkretë. Ka diçka më tepër se deliri i pushtetit. Ka dhe më tepër se sa siguria në shumë breza. Demokrati i mirë edhe kur ka fituar i vjedh votat si në vitin ‘96. Diferenca ishte e tillë që votat e vjedhura nuk nevojiteshin. Nuk është as fakti që PD ka më pak vota se e majta në këtë vend dhe se votat nuk ndërrojnë kah kollaj. Ka një arsye që është ngulitur thellë në pandërgjegjen demokrate. Sado që të fitojnë, demokratët ndihen më idiotë se socialistët. Pas 8 vitesh në pushtet, ata përsëri dëgjojnë murmurimat: kta s’janë njerëz. Që nga fillimi i viteve ‘90 kompleksoheshin nga fakti që lideri i të majtës ishte i pakuptueshëm për ta. Filluan të duan liderin e tyre që thërriste si ta. Meqë nuk mund të kenë demokratin e kulluar, të paktën të marrin mbrapsht demokratin kallp, të cilit ia kuptojnë fjalët.

Demokratët vjedhin votat me zell që të largojnë nga mendja faktin se janë partia e injorantëve. Sikur të mbaronte këtu terapia dhe suksesi të na kthente mbrapsht një pjesë të popullsisë, do të jepnim të gjithë një dorë tek kutitë. Realiteti tregon që dora s’duhet por sidoqoftë le të jetë si lëvizje, për të dhënë gjithmonë shembullin e qytetarit altruist deri në mazokizëm. Megjithëse opsioni i mbylljes së historisë me kurse intensive vetëbesimi duket se është në vështirësi aplikimi. Mundësia tjetër që të tillë invalidë mendimi të na qeverisin është kthyer në një klishe monotone. Karnevali është kthyer, por me tone tragjike.

Fjalët “mos u bëra i mërzitshëm”, nuk i dëgjova asnjëherë nga demokrati, njohja ime e para disa ditëve. As shprehje si ”ndoshta jeni vonë” apo “ të më ndjeni për kohën e humbur”. Puna shkoi deri aty sa për një cast, ndoshta u tregova i pavendshëm ose më keq akoma, i painteresuar për temën. Kjo, apo të tjera arsye me solide, bënë që të gjehej e arsyeshme tërheqja me pasion nga bluza duke rrëzuar kësisoj dhe kultin e fundit, atë të mos kapjes me dorë në qytet, brenda apo jashtë përkatësisë seksuale. Mund të merret me mend që ky djalë do të bëjë gjëra të mëdha për demokratët.

Se si u largova prej tij nuk më kujtohet, por akoma më oshëtijnë në mendje britmat e tij për sukseset dhe vazhdimësinë. Nuk prisja sigurisht që të ndërgjegjësohej për spitalet në pikë të hallit, për shkollat, për banesat për të pastrehët, shërbimet, rrugët, kanalizimet. Për këto çështje, demokratët e mitingjeve nuk kanë folur kurrë. Demokratët dinë vetëm të ankohen për Hoxhën.

Ndërkohë që largohesha, mendova se ai kishte të drejtë për diçka: Hë për hë, ata kanë fituar.

Andi Kananaj
 

41 Komente

shyqyr me aq smiley

Hajt te shkuara! smiley

Nje gje nuk kuptova une, ky "demokrati"* ishte drejtor drejtorie apo te kapi ne rruge ashtu kot se i ishte tek per biseda me sfond homoseksual?

 

* E kuptoj qe me nje emer do quhen dhe pergjithesisht i vishet emri i partise qe i perfaqson, por nese keta jane demokrate, te kam dh... mu ne demokracine (e tyre).

Kanan,

Nuk duhet te ankohesh.

Jo per gje, por ti vec u shkembeve me te per pak minuta.

Poooor mund ta kishe dhe shef ket demokratin psh

smiley

Jo jo Ruzhde se nuk e fut njeri ne pune, ne ministri, Kananin. Thjesht nuk ka 'nivelin' duhur.

Sidoqofte mund t'i kishe vone ca ' '  fjales demokrat. Ose ta kishe qujt PD-ist. Jo per gjo po fjala demokrat ka kuptim dhe ka njerez te cilet edhe mund ta meritojne kete epitet ne sencin e vertete te fjales.

Ene ta mash men qe s'me erdhe ne dasem. Te lonte pa gjum 'cuni i Kananit' (emri aspak artistik i cunit te Kananit, po qe ja ka vone Flokshi me Solin)!

po he er burre, mire per punet e te tjereve qe je si grate e kqija dhe i mban neper goje, por ene per punet e tuja se mban dot mbyllur.

E shkreta nuse qe te ka ne shpi, se di si sju ka prish menja, ka pas dhe i shans para dites se dasmes.

po ca t'boje e shkreta, osht bo keq, ska faj,

smiley

Sipas teje, ky Kanani nuk ka 'nivelin' e duhur (siç e kishe shkrujt) apo nuk ka nivelin "e duhur" ?

Sidoqofte mund t'i kishe vone ca ' '  fjales demokrat. Ose ta kishe qujt PD-ist. Jo per gjo po fjala demokrat ka kuptim dhe ka njerez te cilet edhe mund ta meritojne kete epitet ne sencin e vertete te fjales.

+1

"Se si u largova prej tij nuk më kujtohet"...

Shkrime te tilla duhen publikuar me qellimin e vetem qe te te mesojne si t'u ikesh ketyre situatave. Te pakten te ekuilibrohen vuajtjet e jetes me ndonje mesim te vlershem.

Cudi, se kur ky demokrati vjen ketu tek peshku (te siguroj qe vjen !!), zakonisht gjinia (me thek tek "i" e pare) i jep muhabet  smiley

Gjindja i jep muhabet sepse s'eshte ne te njejtat kushte me kur te kap njeriu per krahu ne rruge. Ketu thjesht s'i jep pergjigje, ose po te fyeu u ankohesh admineve dhe ta shmangin per disa kohe. Ose edhe i pergjigjesh. Po kaq, dmth.

po mi po, u mor vesh. Por desh te thom qe sepse ndjeva nje 'déjà vu' peshkiane (per fat te keq tonin !) kur kendova Kananajn... 

 

 Kjo më shkoi në mendje dhe mua. Po mesa shoh, autori ka vepruar mirë... 

mund të shmangte intelektual-llëqet e rastit, që do e bënin krijesën në fjalë, t'i binte alarmi i ndërgjegjies, se ishte idiot. 

Kjo është gjëja më e rrezikshme në marrëdhënie me këta... po iu duke shumë i/e zgjuar, e hëngre. 

Unë ndryshe nga Stalker, do uroja që personazhi i shkrimit, të mos ishte anëtar peshku... edhe nëse është e mundur, të mos dijë shkrim e këndim. 

 Kjo e shkrim këndimit, tani që e mendoj, nuk është dhe aq e mundur, se komunizmi zotrie... 

di qe ç'ke me te shkrim dhe kendim ! Biles u vë nga nje "e" ne fund, qellimshem, disa emrave te perveçem te gjinise mashkullore

 nah, s'e besoj... nëse ka ndonjë pd-ist peshku për të cilin të kem një fije respekt, është ai... madje atë e respektoj më shumë se shulat e barazlargësisë. 

ka një fije esnaflliku ai... 

 

Nuk te marr vesh : ç'fare nuk beson ? Qe ka shkruar ate qe ka shkruar ?? Dhe qe sa here vjen ketu, na tregon se si i vodhen e si do ti vjedhin gjithmone votat ??

 që ka vajt të rrafi Kananajn e kisha unë. lol.

 

e nejse, jena keqkuptu : desha thjesht me thene se kjo specie, vjen edhe ketu ke peshku; nuk eshte specie e 'izolume'

e hongert mortja ate qe i ka vone me pak se pese yje smiley

A nuk duket se historia jone eshte vazhdimisht nje zinxhir ngjarjesh ku kulmet jane o vrasjet, o vjedhjet? Pa i futur te gjithe ne nje thes, kam pas gjithnje pershtypjen se per PD, vjedhja eshte konsideruar mision, per te luftu ne fillim komunizmin. Tani eshte bere ves, e sic dihet, vesi del me shpirtin.

 

Unë e di pse i vjedhin votat demokratët. Ka diçka më shumë se paraja e lehtë e fituar duke privatizuar Shqipërinë e shkretë. Ka diçka më tepër se deliri i pushtetit. Ka dhe më tepër se sa siguria në shumë breza. Demokrati i mirë edhe kur ka fituar i vjedh votat si në vitin ‘96. Diferenca ishte e tillë që votat e vjedhura nuk nevojiteshin. Nuk është as fakti që PD ka më pak vota se e majta në këtë vend dhe se votat nuk ndërrojnë kah kollaj. Ka një arsye që është ngulitur thellë në pandërgjegjen demokrate. Sado që të fitojnë, demokratët ndihen më idiotë se socialistët. Pas 8 vitesh në pushtet, ata përsëri dëgjojnë murmurimat: kta s’janë njerëz. Që nga fillimi i viteve ‘90 kompleksoheshin nga fakti që lideri i të majtës ishte i pakuptueshëm për ta. Filluan të duan liderin e tyre që thërriste si ta. Meqë nuk mund të kenë demokratin e kulluar, të paktën të marrin mbrapsht demokratin kallp, të cilit ia kuptojnë fjalët.

Në furinë e tregimit të tij, demokrati kolos, buçko dhe me flokë model militanti

ç'model flokesh eshte ky mo, ballaboks?smiley.  ndonje foto po pati mundesi...

Ky artikull duket si shkruar me dorca boksi, kulmi militantizmit.

Militante ps-iste, keni durim e beni durim.

Ketu eshte bere si te Shekulli, po kjo eshte nje ceshtje tjeter. Kananaj guxon te ndaje disa milione njerez ne dy gjysma me nivel qartesisht te ndryshem idiotizmi, une po guxoj(duke i marre borxh gjuhen dhe standartin) ta klasifikoj, nder grupin e artikullshkruesve periodike ne median shqiptare, tek ata me idiotet.

PDSH-ja, nese ju referohemi zgjedhjeve te fundit politike, ka votues 600 mije e me shume shqiptare. Kaq ka edhe PS-ja. Aleancat bejne shume ndryshim ketu, por kjo s'ha hyn ne pune ne kete diskutim. Te portretizosh elektoratin e nje partie ne kete menyre, nuk eshte thjesht bolshevizem, eshte fashizem. Se ku jane pucur bolshevizmi me fashizmin ne Shqiperi, kete mbetet ta debatojme.

. Mund të merret me mend që ky djalë do të bëjë gjëra të mëdha për demokratë 

Ma thote nje mendje edhe per demokrcine . Dhe me te vertete shyqyr qe ke shpetuar me aq . Diku pas 98 ne nje zyre kur u "perzien " dhite demokrate me socialistet , na rastisi dikush nga keta , qe ishte i zoti ne politikshow . Dmth ne rrefenja me te uleritur . Nje zv shef qe ishte eprori yne , e duroi nje dite dhe si me bezdi thirri rojen e institucionit , nje Zdap nja dy metra qe kishte maru "universitetin " per nja ca vjet . Maximumin e vet e kishte  " Mirmjes shefo . ca do me bo per ty ? ....e pra e thiri dhe e pyeti :

Cfare bo per shefin ti ?

Cfare te dush shefo !

Mujsh me ma kie nji ket ktu se na cau torovelen me te Uluritura si DEMOKRAT !!

Jo vetem nga ky rast po jam shume i gezum z.Andi qe ke vene re se e vetmja karakteristeike e te dallosh nje Demokratikas eshte 

-Te dije te vjedhe VOTA

- Te dije te Ulerije me peshtyma 

- Te dije te jete thashethemexhi per te treguar sipas stilit " ma ka thane baba mue "

Rast pas rasti te marre ndonje granatahedhes apo top pa zbythje dhe te shtrengoje rradhet e mitingasheve i fshehyr prapa Gardes !

5

qa thu mer  - **** drejtor drejtorie?!! yehaaw 

 PD-ja eshte parti e vegjelise, ket' s'e lu as topi! smiley

 

Perforcohet bindja ime qe ky Kananaj ne forme eshte goxha me i zoti sesa ne permbajtje. Steriotipet e "demokratit-malok-zhuls-alabak" dhe "socialistit-flokexhelosur-bllokist-trendy" iu ka ikur koha. Nga vitet 92-98 mbase ka qene keshtu, por te flasesh tani me keto terma eshte pakez pa lidhje....

Fakti që mund të gjesh parkim me të parënpassjeltakime më simpatike në rrugët e qytetit, falë relaksit bilateral. Megjithatë, unë nuk e pata zgjedhjen që të jetoja gjatë kohë-qetësinë time.

 

Kjo shqipe eshte vetem per katundaret idrisa dhe emigrantet snobe....

 Ho me, tani te iku uji nga veshet, pas 134 minutashsmiley

Qendron kjo qe ke thene me siper , po sikur ta bashkosh  me te kuptuarin e Sahit M...te  krijohet bindja qe vetem nga kategoria  e Roland B.......mund te dalin keto mendime ! . Kur tu lere te lire te menduarit babasqapi dhe tu heqe dyllin nga veshet e sklepat nga syte , tu heqe chipin nga trute dhe artikujt lulelakra qe u ushqen perdite , do mesosh  se te kuptuarit eshte "gradual " dhe  mesimi fillon nga klasa e pare fillore !

Ndersa per 'dhjerokrate" e saliute te kategorise Ro;andb  ka gjithmone nje "kujt do me i tregu si shkruhet mer jahu "....

 

Albania__ has one of the strongest winds in Europe.

Mario Mihalovic

smiley

Te marte e mira, thashe se mos e kishe adaptejshen, po qenka pe verteti smiley

Albania breaks the wind...

ps. record!

fryni mi erna,

e këllotni mi dele,

në nikaj mërtur,

në shkam e në gur,

se s'ka diktatur,

dhe 7 lëkur

nuk bohesh kurr,

se mbledhim bozhur,

këllotni mi dele

e fryni mi erna

plot me këltur

o koh e bekuur!

 

 ç'ka  

ku ke humb? smiley

ka pas shume tema lidhur drejt per drejt ose terthor me ekonomine globale.

plus, ti sqaroje verdiktin "ç'ka", sepse do lesh vend per shume interpretime me vone. Dmth, ajo "ç'ka" pa nje sqarim perkates mund te perdoret nga shume pale, secila ne interes te vet. Ca mund te thone qe Pjeri nuk kish kritike, ca mund te thone kishte, por e quajti te arsyeshme te permbahej, ca do thone qe fjala eshte per formen, se me permbajtjen ishte dakord, prandaj dhe ç'ka-ja, ca do thone qe nuk ish dakord me permbajtjen, se forma nuk i prish pune, prandaj "ç'ka", ca do e marrin si shenje te qarte solidariteti, ca mos prishje qejfi me autorin, oportunizem, pacifizem i pavend... ca do thone qe nuk kishe opinion fare, sepse artikulli as te ngroh as te ftoh, kundershtaret me te terbuar (te cilet mos u habit qe i ke ose mund t'i kesh, e ke parasysh, pema me kokrra gjuhet me gure) do thone se opinione te tilla as te bejne, as te leshojne... nuk di... besoj me kupton, s'ke pse i lejon keto, kur me pak vemendje mund te shmangen.

 Emigrant i dashur, tani e pashe kete, qe e kontrrollova ngaqe e kish futur Beluli ne temen tjeter te sotme, e duke lexuar kete qe ke shkruar ketu, me kapi e qeshura apo me sakte buzeqeshja e plote smiley dhe tani qe po pij nje vere te 1999, thash me vehte; Ah sikur ta kisha ketu Emigrantin (çimin) te pinim bashke e te llafoseshim per letersine, politiken, historine smiley peshkun etj. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).