Duke u rikthyer pak ditë më parë nga qyteti që dua dhe ndjej më shumë, Gjirokastra, në segmentin rrugor Memaliaj-Ballsh, shumë herë përjetova pikëllimin. Në ato çaste shumë mendime u vërtitën në mendjen time. Të çuditshme të gjitha. Disa prej tyre, kam arsye t’i zbardh: Si ikanak i përhershëm në këtë itinerar rrugor gjatë 20 viteve të fundit, duke u zgërlaqur nëpër këtë segment përkohësisht të mallkuar, për një çast ngrita dilemën: Kujt i shërben kjo kohëzgjatje e kësaj rruge që nuk mbaron? Kë lodh e kë mërzit kjo vepër e premtuar dhe e bërë për ibret? Si ka mundësi që “Rruga e Kombit” u mbyll në kohë rekord, ndërsa segmenti Levan-Tepelenë ka gati dhjetë vjet dhe ndoshta do të duhen edhe pesë të tjera për t’u mbaruar? Si ka mundësi që segmentet rrugore në këtë zonë, jo vetëm që nuk lehtësojnë shkëmbimin, por përkundrazi, duket se po e bëjnë edhe më tepër evident izolimin e disa komunave dhe fshatrave jugore? Si ia bën Genc Ruli, deputeti i Gjirokastrës dhe ministër nëpër këtë rrugë? Po Vangjel Tavo, nënkryetari i Parlamentit si ia del çdo javë nëpër këtë rrugë, për të mbërritur në Dropull? Mos vallë kjo zvarritje penguese ka ngjashmëri me atë “bllokimin” e çuditshëm të rrugës së shumëkërkuar Kuc-Himarë, të cilën e kanë rinismuar ditët e fundit, pa asnjë mbështetje zyrtare, deputeti opozitar Fatmir Toçi dhe disa idealistë të Bregdetit dhe Labërisë së Vlorës?

Për shkak të kësaj rruge që të shkallmon në lëvizjen tënde, Gjirokastër-Tiranë është distanca që mund të kryhet normalisht për katër orë. Kaq e kam bërë këtë rrugë në vitin 1994, në vitin 1998, pak më shpejt e kam bërë në vitet 2005-2008. Ndërsa tani ky segment ma ka bërë më të largët jugun tim, pra jugun e vendit tim. Kryeministrat e vendit, sidomos katër të fundit, na kanë premtuar me patos se këtë distancë do ta shkurtonin deri në dy orë e gjysmë. Kjo është gënjeshtra më e padëmshme, në historinë mashtruese të tyre. Për këtë shkak, pikëllimi i atij udhëtimi tim, nuk ka lidhje me premtimin e tyre. Por pikëllimi im ka lidhje me atë distancë që mban në fuqi në mënyrë të çuditshme kryeqytetin e vendit me skajet e rëndësishme jugore të vendit. Në këtë gjendje refleksioni, pa dashur më erdhi në mendje filozofema: “T’i shkasë mendja dikujt, shkakton keqardhje, t’i shkasë një brezi, sjell fatkeqësi”. Në rastin e distancës fizike që Tirana po vendos me zonën jugore të vendit, jemi realisht në pasojën fatkeqe.

Në qytetet jugore të vendit, mijëra qytetarë po tëhuajten me vendin, gjuhën, administratën dhe sidomos vetëndjerjen e tyre kombëtare dhe shtetërore. Po, po është një tëhuajtje e rrezikshme, me një raport gati patologjik dhe diversiv. Dy ditë më parë spazma e saj, u duk shkumueshëm në Himarë, atje ku një grup të vetëndjerësh grekë të Himarës fshat, pasuar nga zyrtarë të rëndësishëm dhe të paekspozuar politikë të Athinës zyrtare, sfiduan përmes një akti dhe nojme të qartë etnike dhe politike shtetin dhe komunitetin e vendasve shqiptarë. Janë shenja të shpeshta të evidentimit të distancës që krijon impotenca ndikuese dhe vepruese e shtetit në gjithë hapësirën administrative të tij. Në atë rast, sërish asnjë prej partive politike nuk pati kurajën të ngrinte zërin ndaj aktit të pastër politik dhe etnik. Të gjitha partitë lokale ridëshmuan mosqenien e tyre. Dhe kjo, jo për faj të tyre, por për shkak të servilizmit pervers dhe provincial që politika e institucioneve kombëtare partiake dëshmon në raport me fqinjin tonë jugor. Ky perversitet nuk është vlerë realpolitike, por parë në thelbin e saj, është pastër një paskrupullsi antikombëtare.

Kjo qeveri po i ikën jugut. Po i ikën në një mënyrë të pakuptimtë. Një paaftësi me përmasa në shtim, po karakterizon strukturat e administratës dhe institucioneve lokale në jug për të manifestuar në përditshmëri profilin e qartë, potent dhe ndikues të shtetit kombëtar. Fjala nuk është te policia, as te strukturat e tjera që të shtyjnë në shijen paragjykuese të shtetit autoritar. Jo! Fjalën e kam për shtetin si kujdestar shumëplanësh i përfaqësimit të interesit, dijes, kulturës, kujdesit dhe interesimit qytetar dhe qenies kombëtare. Një shtet që të shfaqet në çdo ditë dhe çdo kohë, në emër të ambicies për të pasur garë kontrasti me shtetet dhe administratat fqinje.

Qeveria e Kryeministrit Berisha po sendërton një marrëdhënie vetëm propagandistike me territorin administrativ të vendit. Kjo lloj marrëdhënieje është një fshehëse e problemeve të mavijosura, sidomos në disa zona e territore ku shfaqen problematika kruciale komunitetesh, si për shembull në Himarë, Korçë e Gjirokastër. Kjo marrëdhënie e ish-kryebashkiakut të Himarës me Kryeministrin Berisha, mbuloi “qelbin” nacionalist që po shton “Omonia” në Himarë. Madje, në emër të së vërtetës, duhet thënë se marrëdhënia mes administratës shtetërore dhe veprimtarisë së omonistëve abuzantë në Himarë, është shëmbëlltyrë e realitetit të viteve 1920 apo 1940, ku urrejtja dhe sidomos patologjia nacionaliste e kësaj skote njerëzore, shfaqet lehtësisht për këdo që mund të bëhet vizitor në Himarë edhe gjatë këtyre ditëve të gushtit. Nëse ecet edhe më tej me këtë shpërfillje institucionale, atëherë në vatra të tilla, shkarja, merr dimensionin e një fatkeqësie që rrokullis ekuilibra dhe rishfaq cene separatizmi të cilat sjellin fatkeqësi e hall kombëtar e fqinjor.

Për këtë arsye qeveria duhet ta ndalë distancën fizike dhe cilësinë administruese të saj me jugun e vendit, qeveria duhet të shkurtojë me çdo kusht distancën e rrugëve, për të mos u ndierë në ditët e ardhme një minoritare (jo greke) që jeton në Tiranë.

20 Komente

ah mor daku ne na zuri goja lesh duke thene se shqiperia e jugut administrohet nga konsullatat greke ne gjirokaster e korce.ata vendosin administraten  ata vendosin cila rruge do ndertohet.pse llogjike te duket qe rruga fillon nga nga fshatrat greke (kakavije)dhe pjesa me e banuar fier-tepelene nuk ndertohet?sepse interesat greke per izolimin e shqiptareve dhe ndertim vetem per greket(shoqeruar me propaganden e nevojshme qe shiko c'ben greqia  per ju) perputhen me mendesine krahinariste per 'denimin' e atyre qe nuk na votojne.keto jane rezultatet e luftes ndaj shtetit kombetar  dhe ja ku e keni shtetin krahinor.qe ka ndikim vetem 20 km larg kulles.esat pasha do te dukej atdhetar perpara sali berishes .por edhe e.rama i te njejtes shkolle eshte. ngrini dhe nje dolli per lubonjen.por sido e jete ne shqiptaret do ta bejme kete vend ,sado qe perkohesisht drejtohet nga gjakprishurit.

 Ku ore ku ...jane futur  ata amerikanet e kaporralit?Ata morer qe na  ç...., duke na treguar qe andeja  "bollekun e mashtruesit"...

   300 milione  Euro, do te  kushtoje Tuneli per ne Elbasan.Kur nga rruga me projekt, buze lumit  nga Peza eshte  vetem 15 kilometra me e gjate,  por ama kushton vetem 54 milione Euro.Mirepo tek tuneli vidhen milionat .Goxha eksperience eshet fituar..! Ajo  metroja, ajo kur do te behet.

Miliarda  euro ...investime te huaja....! E Aksi i Jugut, per te ecur, ... mbi gomeret e amerikes

300 milione  Euro, do te  kushtoje Tuneli per ne Elbasan.Kur nga rruga me projekt, buze lumit  nga Peza eshte  vetem 15 kilometra me e gjate,  por ama kushton vetem 54 milione Euro.Mirepo tek tuneli vidhen milionat .

Ke te drejte smiley

300 milioneshi do te kthehet ne gjysem miliarde nga problemet qe nuk mund te parashokohen para fillimit te ndertimeve.

Vetem 15 km me e gjate?

Po beji llogarite njehere se sa fitim do te kesh pas 20 vjeteve perdorimi me 15 km me te shkurter.

Jam i sigurte qe nese qeveria do te zgjidhte variantin qe propozon,ti dhe te gjithe te tjeret antiqeveri do te nxirrit lapsat dhe makinat llogaritese dhe do ta benit qeverine fertele perse nuk beri tunelin.

Grava!

Sado qe ta paraqesesh Shqiperine ne gjendjen migjeniane,nuk te beson kush.Shqiptaret po dalin jashte shtetit me shume se me pare,PER PUSHIME, shifrat flasin vete dhe kjo tregon mireqenie dhe jo varferi.

Nje gje ta dish ata te BE dhe NATO-s ja bene te qarte atij gjatoshit tend,1997 nuk do te perseritet kurre!Sado qe ti mezi po pret te kthehet koha e arte e vitit 1997.A arte per ty dhe ca te tjere dhe e zeze per shumicen e shqiptareve.Shkoni mblidhni taksa rrugesh sic bete per rrugen Durres-Kukes dhe mos ndertoni asnje km rruge.Pastaj akuzoni pa pike turpi ata qe e bene.Hajhe te pafytyre hajde!

Juva vazhdoni kengen e qyqeve se qyqe do te mbeteni gjithmone!

 ti kem vlersuesit e projekteve kaq te mencur sa ty.. i ze me shkelma..

 ate rrugen e elbasanit do na e ndertojne 'miqte' e sales dhe patriotet e dules.ata qe benme cmos qe emri 'egnatia' te mos i vihej nje rruge shqiptare por nje rruge greke.pastaj greqia eshte ne krize dhe sala do ti ndihmoje miqte e tij .ata qe mbahen akoma shqiptar denohen nga qeveria.kush deklarohet grek ose evgjit shperblehet me investime 

shqiptari i vjeter - Une nuk e marr dot me mendje sa i vjeter jeni,  por nje gje dua t`ja u vë në dukje. Mos bej gabim te ndani fjalen greke nga ajo serbe.Bashke e kane me mire vendin...ne gojen e shqiptareve te vjeter. Dhe  kur flet per nahijen "jug", ashtu shkojne mire! ...Bashke ! 

permenda greket pasi kishin lidhje me temen,jo se fazllicin nuk e ka mik 'shtepie' .              I VJETER nuk ka te beje me moshen por me prejardhjen.ne 91-shin sa kam kaluar adoleshencen.une jam per nje shtet shqiptar me te gjitha 'nahijet' brenda,edhe ato qe sot jane perkohesisht jashte principates shqiptare,apo shqiperine e madhe sic kane frik ta shprehin shume 'integrues'.puna eshte se ky(s.b) e ka lene 'nahijen' e jugut ne dore te grekut per shkak se i mungon identiteti kombetar dhe nuk e konsideron pjese te pashallekut te tij.

"... ky(s.b) e ka lene 'nahijen' e jugut ne dore te grekut per shkak se i mungon identiteti kombetar dhe nuk e konsideron pjese te pashallekut te tij.... " 
 Jo miku jone!Ai e ka lene  ashtu  se  ashtu  ja don politika  serbogrekut.AI  zbaton ato  politika....Pa nje, pa dy!

dakort me dakort po dreqi ta haje, nuk konceptohet dot qe te ndertohen rruge ne veri e jug, lindje e perendim njekohesisht...edhe kontradiktore, te njejtet njerez bejne thirrje per ulje shpenzimesh, po te njejtet njerez bertasin se nuk ka investime ne "x" vend. Nuk m'pelqen nihilizmi partiak...du me lexu objektivitet gazetaresk te hajrit. Une kam kohe qe nuk kam shkel ne babdhe po di qe rruge ne jug jane ndertu (tjeter histori ajo e kostove apo pareve qe shkojne ne xhepin e dikujt).
Vej bast qe n'ate kohe, nji si-vella i ktij ka shkrujt pak a shume se qeveria eshte fokusu ne jug dhe ka harru veriun

Shume e drejte, Sandri! Ajo rruge duhet te kishte mbaruar tashme. Vetem nje verejtje kam per kete artikullin: ty si gazetar te takonte te ekploroje me shume ne kete drejtim e t'u pergjigjeshe gjithashtu pyetjeve si: Cila firme e ka marre persiper kete rruge? Cilat jane afatet e perfundimit dhe pse nuk jane zbatuar? Te kontaktoje drejtues te ministrise apo edhe deputetet e zonave perkatese dhe t'i pyesje publikisht per keto vonesa. Artikulli do te ishte me informativ dhe shanset per te bere dicka per pershpejtimin e punes do te ishin me te larta.

".....nihilizmi partiak..." Bre3dh, te ka shpetu kjo ?Nuk behet fare fjale per nihilizem dhe aqe me pake partiak.Behet fjale per AKS TE JUGUT.Qe do te thote per te levizur normalisht nje popullsi prej 800.000 njerez brenda vendit.Qe eshte e nevojshme te kuptohet edhe nga ata qe nuk e kane pare "babedheun", se eshte njera porte hyrese e gati nje milione shqiptareve ne shtetin fqinj, ne Greqi. 

 Qe eshte e nevojshme te kuptohet se kjo qeverri nuk niset nga interesat kombeetare por nga nje Gen Plan i mireorganizuar per KUSARI.Sepse i hedh paret jo atje ku ato numurohen me supervizora, qe e dinemire qe  per çdo kilometer rruga te nivelit superstrade, nevoiten mesatarisht gjer ne 1 milione Euro.Kurase neper.... Gropat  Kombetare, te nisura pa projekt, biles as analize fizibiliteti, nuk numurohem milionat e vjedhura.Nje Grope e tille Kombetare nisi  te hape gojen per  Tunelin e Krrabes.E di ku bie? Nja 70 metra,  pingul me vendin, ku sikurse thone, ai i Bllokut te "vockel ", beri nje goxha Grope.... per floririn. 

  Ndaj nuk duhet fole badihava, para kesaj dhimbjeje, kesaj gjeme te madhe kombetare, sepse; mbajeni mend se jeni te rinj, historia jone ka per ta hapur gojen sa Guva e Pellumbasit, per kete kusari qeverrisese.Dhe kjo do te ndodhe sapo ky vend, te kete nje OPOZITE  e cila te dali ne shesh dhe te mos tundet, pa bere  pershesh mentalitetin e kusarise. Si more paska vend ne bote  edhe me partira qe te behet fjale nga KONTROLLI I SHTETIT per vjedhje milionash dhe tembyllet pa u gjykuar me shkelje date  te dorezimit te shkresave...? Ku e keni pare e degjuar, atje ku halli ju ka çuar, se kusarit i falet  vjedhja edhe e nje celulari, pse postjeri e shpuri zarfin nenga prokuroria ne gjykate, nje ore me vonese nga  fakrir zdrangulisi kemben udhes?  Dhe djemte e ketij vendi zene e bejne "ibadetet e katundarit", duke i quajtur hallet e renda qe jane edhe te familjeve te tyre edhe te tyret, pune muhabetesh. Jo ore jo! Ketu ka nje hall te rende.Ketu nuk jep  llogari asnje kusar e jo me kryekusari.Ketu ne cilendo qoshe kuperplaset populli ka mbire  nga nje kusar.Ja pse ketu ka dale ne plane te pare, ku e ku para ndodhive te Londres, shkelmimi i kusarise dhe jo rregullimi i mosnihilizmes patitizmes.

    Qe duhet te nise paralel duke shkelmuar  me shuallin e sholleve te  rinise, te gjitha hijeve edhe te emisareve nderkombetare, te parapaguar prej kusareve tane, me paret e te varfereve shqiptare,  qe te rrije  ne kembe dhe i ngrehosur,  kryekusari.Ne kete vend  "Qeverris Kusaria". ndaj nuk behet fjale me per partira dhe hiç fare, per nihileshizem partiak.Bejeni  lupen, sy te popullit dhe keni per te pare mire fare  ku dhemb, ne kete vend.

mire o grave, qe tani e tutje ka me u ndertu 1 km rruge ne jug per cdo 1 km rruge ne veri...qe t'kemi barazimin n'xhep...
A kupto ku ta kam llafin? une jam dakort nqse ky ngre si shqetsim faktin se qeveria reklamoi me t'madhe ndertim rrugesh aty e ktu kurse tani psh. ka shkurtu shpenzimet (dmth. pytja do ishte: si do i realizoje premtimet nqse shkurtoi buxhetin?). Po jo me ket qasje: qenka fokusu ne veri dhe ka harru jugun...rruget te ne kane qene ne gjendje te mjerume vecse veriu ka pas me pak rruge dhe me cilesi me te keqe pranej, edhe nqse po u ndertoka me shume km rruge ne veri ket mandat, nuk ka naj gje te keqe se n'fund t'fundit, shqipri eshte dhe ai dreq veriu

 Jo ore  Br3dh. jo !Nuk e kam tek gjoja, medemek tek dispropocioni  si raporte realizimi te puneve botore, Jug-Veri.Hiç fare nuk e kam aty une.Une e kam tek mentaliteti i kusarise , tek rendja per te kryer pune te pamatshme e pa projektet e domozdoshme,  nga ku fondet publike kontrollohen.Rruga e Kombi edhe neser pa le me sot nuk dihet sa do te vjeje realisht si kosto.Pse valle? Se u be le te dale sa te dale pasi te vjedhim sa te mundim..... E  ato  evrote nuk jane detyrime te saliqeverrisjes, por te gjithe shqiptareve.Ky nuk eshte problem nihilizmi partiak...Me kete nuk jam une,  pa se beri 50 apo dhe 100 km me shume ne veri e me pake ne jug, vaji ne lakrat tona bie gjene...

sa shkrim i dobet, sa gjynah....me kujton nje shkrim te Bashkim Koplikut para ca vitesh qe beri nje carcaf te gjate duke share qeverine qe kishte ndertuar rrugen nga Rinasi ne Vore, por nuk kishte bere te njejten gje drejt veriut apo me sakte drejt Fushe-Krujes......dhe vetem dy jave me pas u shtrua dhe u be asfalt edhe ai segment....e njejta gje edhe me kete pacavuren, pasi une kam udhetuar vete ne ate segment, dhe kam pare qe ajo rruge sa here qe kaloj vetem shkurtohet.....por duhej nje artikull i tille, per te vjelle urrejtje ndaj asaj rruges ne veri qe u ndertua ne kohe rekord (te pakten nga injoranca pranojne qe nje gje qenka bere shpejt).....nje dite do te behet me mire edhe per ata qe nuk kane sy te shohin!

E drejte, rekord ishte edhe per nga paret e taksapaguesve, te abuzuara.

 Shkoni i' here anej nga veriu, po jo nga Xhadeja e Kombit - bjerini kshu onash - qe t'a merrni vesh ca do me thone Qeveria i iken kesaj apo asaj!

Edhe mjaft me ket': Na beni kete apo ate se do behet njerezia greqer!

Kush t'doje t'bohet, hic pishmon mos t'a kete, sic thote konga! smiley 

Mrroklle, une s'e di a do behen njerezia greqer vetem nga mungesa e rruges, por di qe ajo katastrofa qe gjoja quhet "rruge" nga Memaliaj ne Ballsh te ben te ndysh gojen per 1 ore rrjesht kur i bie andej. Krahasimi me rruget dytesore ne Veri te Shqiperise nuk qendron persa kohe qe qendrat kryesore jane te lidhura me rruge relativisht cilesore (po perjashtoj Peshkopine se nuk e di se c'eshte bere ne ate drejtim).

Shqiperia eshte vetem 350km  e gjate dhe 150km e gjere.Nga hani hotit der ne vlore toka eshte  e rrafshet si bukevale.autosradat fushore nuk jane gje tjer vecse trase dheu me asfalt.Kemi 20 vjet qe  ndertohet nje cope ketu nje cope atje ne vend t'ia jipnin ndonje kompanie serioze qe ta mbaronte ate ne 1-2 vjet.Ne ultesiren perndimore eshte perqendruar pjesa derrmuese e popullsise dhe aktivitetit bujqesor e industrial te vendit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).