Sot vetëm lopët jetojnë, 

hanë bar, e bëjnë mu. 

Bëjnë mu në rrugë, 

në sheshe, në gardhe,

lugje e luadhe.  

Bëjnë mu kudo!

Bëjnë mu të gjitha!

 

Bëjnë mu duke mbllaçitur filiza,

Bëjnë mu duke përzënë miza, 

me bishtin si fshesë,

gjithë përtesë, 

dhe ai pastaj varet si akrep i një ore, 

e prapë lëviz, në mënyrë ritmike, 

si një çantë dore, 

i një gruaje në nxitim.

 

Bëjnë mu dhe shfryjnë

zgavrat madhore

mbushur, 

me mukozë hundore

ngjyrë të bardhë, veshtullore,

e pastaj me gjuhë, 

i lëpijnë. 

Duke bërë mu! 

 

Lopët bëjnë mu, 

e vijojnë heshturazi 

në monopate, një pas një

në udhën shenjuar,

me mbetje ekstrakte 

që, sigurisht, 

të çon diku... 

1 Komente

Kjo poezi me kujton ca shprehje tipike shqiposh si "si do ta shtyjme sot?".....apo "e shtyme dhe sot"

Ripertypja e ushqimit ne kafenete e qendres duke shfletuar fletet e gazetave sportive...Ne dore tjeter lapsi dhe fleta duke shenuar probablitetin e mundshem te shpetimit nga mizerja.....Edhe ato mizat qe ne tavoline vret jane pjese e masterplanit...

"One day i gonna be rich man, one of those days i gonna be rich!"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).