Pamje e një qingji mbi një gur në krye të një humnere në fshatin Brisë të komunës Nikaj-Mërtur të Tropojës. Panorama në një lartësi të tillë është fantastike ndërkohë që poshtë shtrihet lumi Drin. Foto: Gjon Neçaj


36 Komente

Amazing!

... Rri mendueshem smiley.

WoW

Qe te kulloste edhe qengji ne shkemb ???? Ja dhe kete e degjuam dhe e pame smiley Mos ka qene DHI ose kec ore . Cdo delja me qingja ne Nikaj-Mertur apo te haje driza ?????

Ama si kompozim e si fantazi perpunimi fotografik nga me te rrallat . I lumte ! Vertet nga me fantastiket dhe ne se e dergon gjekundi ku kane nge , jam i bindur se kap shume pike  , po qe origjinale !

Nje tufe ujqerish nga poshte: Hidhu, Hidhu, Hidhu!!!! smiley

wowwwwwww

une e pashe te Shekulli para disa ditesh.. Kam pershtypjen se te shkembi ne te majte duhet te kete nje korridor kalimi. Ndryshe nuk shpjegohet smiley

 Dhe i here qe deesha me bo kakerdhi ne qejf tim,nuk te le Gjoni.

lol hahahahah smiley

Bobobo, duket sikur ta kishte pikturuar Magritte kete kompozicion. Uroj vetem qe zoti fotograf te mos kete shtyre vete qingjin(edhepse mua po me duket si dele)aty per nje zografi.

Korridori kalues duket dhe ne foto.

 Mos te te vije zor rosee,eshte dash.

Eshte pjese nga Pulpit Rock ne Norvegji.

 

 

"Wedged between the walls of a mountain crevice in norway is a rock called kjeragbolten. the rock is often stood on by tourists for a crafty photograph whilst attempting not to look down at the 3000ft+ drop. i’m assuming the sheep/goat in the picture below was a local. "

 

Me duket se qenkan shpitrat binjake te natyres nje ne Novergji, tjetri ne Nikaj Mertur... smiley

Edhe mua si Prekestolen m'u duk, thashe c'ne paska mbire edhe diku tjeter kjo cudi!

Rrofte fotoshop thuaj!

 mos na e demtoni turizmin mer! 

 

 Eh, genjeshtra i ka shalet e shkurtra!

Tani kush ka dash me tall b*, Gjoni apo Beu! Apo eshte binjakezu Nikaj Merturi me Norvegjine dhe nuk po merret me vesh kush eshte kush, ngaqe binjaket ngjajne si dy pika uji. smiley

asht foto n'gegni, o pra mo.

 Mos thuni qe jane nga tropoja keta te dy .. smiley e late kokren e nomit ju  smiley

 

Ja u vu edhe nderi i qingjit ne vend...smiley, qingji qe ndahet nga kopeja dhe ulet siper shkembit e hane vetem shqiptaret.. smiley

Gjoni paska qene legen materniteti

qellimin e paska pas me bo Mikaj Mertur nji 'Arcadia retreat' per poetet  

 

POET EJANI NE VENDLINDJEN TIME

Poet, ejani ne vendlindjen time,
Ju ftoj me bujarine e zemres se malesoreve te mi:
Do u presim si musafire te urte
ne sofren e krenarise,
me bese,
me mikpritje,
trimeri.

Ejani,
Bora eshte pervjele deri lart ne Majen e Hekurave;
Kokrra e grurit eshte mufatur nen dhe,
Njomza e ahut ka dale ne ashten e Ndermanjes,
E sythi i zemres se malesoreve te mi
cele ne cdo stine…

Ejani,
Ketu ne vendlindjen time,
Me adrese te plote:
Rreze majes se Hekurave e buze Drinit,
Ku rrine kurore malet kreshtebardha.
E shqipet n’catite e kullave ngrejne folete,
Ose me sakte,
Ketu ,ne skajin me te larget
Te Atdheut…

POET EJANI NE VENDLINDJEN TIME

Poet, ejani ne vendlindjen time,
Ju ftoj me bujarine e zemres se malesoreve te mi:
Do u presim si musafire te urte
ne sofren e krenarise,
me bese,
me mikpritje,
trimeri.

Ejani,
Bora eshte pervjele deri lart ne Majen e Hekurave;
Kokrra e grurit eshte mufatur nen dhe,
Njomza e ahut ka dale ne ashten e Ndermanjes,
E sythi i zemres se malesoreve te mi
cele ne cdo stine…

Ejani,
Ketu ne vendlindjen time,
Me adrese te plote:
Rreze majes se Hekurave e buze Drinit,
Ku rrine kurore malet kreshtebardha.
E shqipet n’catite e kullave ngrejne folete,
Ose me sakte,
Ketu ,ne skajin me te larget
Te Atdheut…

GJON NECAJ

mu m'vje me qesh qe e mori dhe gazeta Sheklli qe eshte organ serioz, se mire Gjoni s'eshte tuj e rrujt shume per plagjiature

smiley

skandal smiley

Shekulli vjedh foto në net për të pasqyruar shkrimet e tij ti thua gazet serioze.

 Tashi nuk ka vlere se genjeshtra qenka zbuluar, por sinqerisht kjo foto nuk ma mbushi mendjen per asnje sekonde. Pash ca foto te ketij Gjonit ne internet, ku dilte se ky nuk ishte as fotograf profesionist.

Kete foton ketu, e ka bere Gjoni, dhe s'ka lidhje me ate doren qe ka bere foton me qengjin.

Dhe puna eshte qe Nikaj Mertur eshte vertet nje mrekulli, megjithese e ndryshme nga Prekestolen ne Norvegji. Dmth nuk ishte nevoja per genjeshtra.

 

Sa histori e dhimbshme kjo. smiley

Publikimi i fotos nga shekulli tregon se gazetat tona jane ne nivelin shume te ulet profesional. A ka ndonje redaktor, specialist teknik aty?

Po ta shikosh me shume kujdes foton mbi qingjin te mbyt nje ngjyre e bardhe, as bluja e qiellit dhe as pejsazh ne horizont nuk shfaqet. Megjithate, me duhet ta pranoj, hollesisht berejta foton vetem mbas komenteve tuaja. Ne fillim admirimi&cudia&tendenca per ta besuar ishin fuqishem te pranishme.

Qingji partizan eshte veshur si ballist qe populli ta merrte per turist-alpinist norvergjez.

Plus qe ku e dini juve qe qingji nuk eshte shqiptar, te pakten nga dashi, se delja mbase dhe mund te jete norvegjeze.

Pavaresisht, paskeni humbur rastin e trajtimit te fotos si Gjeni dicituren. smiley

 

 Te nderuar lexues dhe komentues te Peshku pa Uje

 

Une jam Gjon Neçaj,me profesion ekonomist,poet,shkrimtar dhe publicist.Banoj dhe punoj ne Bajram Curri,Tropoje.Duke qene sae Peshku pa Uje beri shumje komente per foton,une vendosa dhe pata nderin te komunikoj dhe te kerkoj ndjese bash ne kete faqe interneti, ew cila me ka pelqyer cdo here,ku ka publikuar edhe shkrime te mia.

Fotoja e qinjgit ka nje histori qe nuk ka nevoje te bej komente,s e edhe nuk mund te justifikohem,por u premtoj se te thilla gjera nga une nuk do perseriten.Une bashkepunoj me shume media te shlkruara dhe lektronike dhe nuk me ka ndodhur te kemi asnje verrejtje nga lexuesit e shumte,bile perkundrazi vetem pergezime per problematiken qe kam trajtuar.Foton ma ka derguar nje miku im , ic ili eshte pasionues i fotografise ( une nuk jam fotograf as nuk di te fotografoj mire,por jam pasionues i fotografise dhe e cmokj kete zhaner),i cili shkurna dicituren duke me thene se e ka bere ne brise,nje fshat shume i bukur,siper liqenit te Komnait dhe pamja jepte vertete sikur je atje.Ai ma dha foton dhe autoresine.U zhgenjeva une dhe lezuesit,por qofte e para dhe e fundit kjo ngjarje.Une nuk po permend emra,por duke kthyer peregjigje komentuesit te fotos se kulles dhe pulbikimit te poezise "Poete,ejani ne vendlindjen time",sqaroj se ajo poezi ka fituar cmim ne gjermani,kurse fotoja e kulles eshte bere nga une,vertete nje amator fotografie.Une e kam per nder nga jam nga Nikaj merturi i Tropojes,qe shtrihet ne veri te Shqiperise,ne Alpet tona te bukura.Duke ju uruar pune te mbare dhe duke ju kerkuar te falur me mijera here,ju pershendes perzemersisht,Gjon necaj.

 

 @Une jam Gjon Neçaj,me profesion ekonomist,poet,shkrimtar dhe publicist.

 Mire Gjon, i madh. Te gjithe gabojne, po shyqyr  zotit qe ky interneti nuk te le te gabosh gjate se del e verteta edhe nga fundi tjeter i botes. Po te pakten pate burrerrine te dalesh e te thuash si qendronte puna e kjo nuk eshte pak.

Respekte.

Kujdes gabimet drejtshkrimore Gjon, meqe ke shume profesione qe nuk duhet te gabosh ne te shkruar... : D (po fle ai zotrules ne kete ore se do i binte komjuterit me shkopin magjik.. smiley&nbspsmiley

Pershendetje Gjon! Nderhyrja juaj ishte me vend. U zhdavarit mjegulla. Habia ime eshte, se ketu te peshku, perpak sa nuk shpertheu cinizmi krahinor, i cili behet shpejt edhe politik, duke i deklasuar edhe alpet, si vende ku ka le Berisha...

 

Gjoni beri mire qe u tregua i ndershem te pakten jo per ppu por per veten e vet, asnjeri nuk ka ndonje gje me alpet dhe bukurite e natyres se Tropojes ose Nikaj-Merturi,njerzit nuk durojne dot mashtimin dhe te hane sapunin per djath, Agzot! Nuk eshte aq kollaj sot te genjesh ashi qares, kete duhet ta kuptosh, ska lidhje fare kjo me "deklasimin" lidhjet i bejne ata qe jane cmirezinje qe nuk pranojne se jane gabim ose qe nuk dine te thone me fal, per nje gje qe kane kryer!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).