Pushime të hidhura kaloi në Pogradec sekretari i pergjithshem i partisë LSI, Luan Rama, i cili në një tentativë të kundraligjshme me Kodin Rrugor, pati si pasojë dëmin material të gomave.

Luan Rama u gjend disa ditë më parë në qytetin e luleve për argëtim. Saktësisht shkoi në Drilon me disa miqtë e  tij.

Teksa po kthehej për në qytetin e  Pogradecit, zëdhënësi i LSI-së nuk ndoqi automjetet e tjera dhe ligjin, por veproi kundra.

Duke vazhduar në mënyrë të kundraligjshme rrugën “Driloni”, automjeti u ndesh me “grackën” e kryetarit të bashkisë të Pogradecit, Artan Shkëmbi.

Bashkia e  Pogradecit në disa rrugë ka vendosur hekura që kur automjeti shkon në mënyrë të rregullt, ato ulen, ndërsa kur automjeti shkon në mënyrë të kundraligjshme, atëherë ato futen në gomë.

Kështu e pësoi edhe Luan Rama, i cili me automjetin e  tij luksoz, po kthehej me shpejtësi të madhe dhe ishte i sigurt se asnjë polic nuk do ta gjobiste.

Për fatin e  tij të keq, u vetëgjobit. Automjeti i Luan Ramës që po ecte me shqejtësi të madhe, pak metra pas pengesës së hekurave, u gjend me goma të shpuara.

“Makina po ecte me shpejtësi shumë të madhe dhe normalisht jashtë rregullave të qarkullimit rrugor. Ishim duke e parë teksa po vinte me shpejtësi dhe po qeshnim sepse e kuptuam që Luan Rama nuk  e dinte “kurthin” e hekurave në rrugë. Nuk kaluan disa sekonda dhe ai u gjet me goma të shpuara”, tha një dëshmitar i ngjarjes për agjencinë “Albnow”, i cili është pronar i një lokali në “Rruga Drilon”.

 

17 Komente

Shume e zgjuar si zgjidhje ajo puna e atyre ganxhave levizese (megjithese nga ana estetike lene pak per te deshiruar, por keshtu e dashkan kafeshet e Shqiperise si ky Leonia). Nuk e kuptoj pse nuk i vene ne cdo rruge turistike me nje kalim.

Papapapa, kjo eshte e tmerrshme... pucrriza, pucrriza mu ngjeth... car spo nigjojm.

 Kurse mua me ze barku nga keto komente e tua kaq ironike.

E di e di, siklet. Aman se po hame mengjezin smiley

 Bobobo Peshku! Po pse ketu kete lajm? Ky eshte per tek kryesorja. Po tasat i shpetune te pakten apo e kishte me disqe duralumini. Ju lutmi na e gjeni kyt informacion. Pike.

 u shpua lsi-JA?

+1

pjetro, ka mundesi qe se shpejti te kemi rrokade trajneresh te Oranjet.. Dany Blind behet trajner kryesor,ndersa Hidink asistent i tij.

Si e padegjuar kjo,belulo! smiley Iken i pari dhe e zevendeson i dyti,po,po qe i pari te behet i dyte dhe i dyti i pare,s'kishte ndodhur ndonjehere.

ka ndodhur pjeter. per standartet e hollandes eshte normale.smiley qe rasti i V.Basten vjet si trajner kryesor, e me pas asistent i AZ....
http://www.theguardian.com/football/2014...

....e njejta pritet te ndodh edhe me Hiddink: pritet ta kerkoj vet pasi eshte nen presion te forte. futbolliste , miq, armiq, gazetare, publiku etj etj, jane te gjithe dakord.. "Hiddink si trajner i Oranjeve nuk inspiron kerkend!"
duhet thene se Blind ishte programuar nga KNVB per tu bere trajner i Oranjeve pas HIddink... prandaj ishte asistent i V.Gaal me pare dhe tani i Hiddink, per perfitim eksperience..

O Belulo,

Me thuaj te verteten, transplanti i penisit te inspiroi te flasesh per kombtaren e Hollandes? smiley

Sa per Hiddinkngelet nje nga trajneret me antipatike (pothuajse i krahasushem me Muti-njon). E kom pas nje here vetem 5 metra larg ne neshjen Itali-Australi (boterori i 2006-s) e me vite ta rrifsha aq i prape eshte. Bote si gore kot.

jo mor vlla, nuk u morra fare lajmin por me personin..smiley pra ju drejtova pjetrit si tifoz autentik i oranjeve, meqe rastesisht e pashe aty pari..smiley

p.s.. une e di pse e ke inat Hiddink ti. sju ka dale akoma e keqa kur Hiddink ishte trajner i Korese se jugut dhe eleminoi Italine ne Boterorin e 2002..smiley

...ne 2002, Jo 2006..., hiddink trajner shume i mire, kemi respekt.

do rrajne hiddinkun?? ..., po van gaal, po cruiff?

po vete van basten? Mos jane burra te mire? Jo! 

Po mune t'ju hane!!

Problem i madh ne rruget e Shqiperise keto pengesat vrasese qe te dalin ne rruge pa asnje paralajmerim. Ka bere bota "bumpe" qe kane nje lartesi logjike dhe qe jane te dukshme nga larg, i kemi bere dhe ne alla shqiptarce gjys metroshe dhe te pavijezuara. Mireqe nuk i kan bere katrore te pakten, si shenje harmonie me cepat e kokes.

Ky llulla i Pogradecit ka vendosur dhe thikat ne rruge. Po mire mo loqe, a di qe kjo eshte vetgjyqesi dhe se mund ti marresh jeten tjetrit thjesht per nje kundervajtje. Rruga eshte bere per te gjithe; edhe per ambulancat, dhe per zjarrfikset, dhe per hallexhinj qe nxitojne per spital. Korsi te dedikuar per urgjencat nuk ke, pa mendoje njecik me gjate?. Apo po kerkoj shume nga nje qe ka llagap shkembin.

Eshte dhe shteti pastaj qe duhet te nderhyje ne keto raste, ministri Haxhinasto me sakte. Jo per gje, po keshtu ruhet dhe udheheqja shpejtesidashese e LSI-se, se per popllin, vari hejbet...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).