Qeveria “Berisha” i ka dhënë një koncesion HEC-i firmës së sallamit që ka si pronar kryetarin e minibashkisë së njësisë bashkiake numër 8, Arben Tafaj. Prej vitesh, ai është drejtues i kësaj minibashkie i zgjedhur si kandidat nga Partia Demokratike. Sipas QKR-së, firma e licencuar për prodhime sallami e bimë mjekësore. 

Vendimi i qeverisë është marrë në mbledhjen e fundit, e mund të cilësohet si klientelist. “Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të formës ‘BOT’ (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit ‘Shutri’, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Miratimin e bonusit prej 2% të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërive ‘Pashkashesh’ sh.p.k., dhe ‘Arilta B’ sh.p.k., për dhënien me koncesion të këtij hidrocentrali”, thuhet në vendimin e qeverisë. Gjithashtu është përcaktuar se Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Shutri”, të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtij hidrocentrali. Firma “Arilta B” sh.p.k është në pronësi të Arben Tafajt. Sipas dokumentit zyrtar të QKR-së, kjo firmë nuk është e regjistruar për fushën e prodhimit të energjisë, por për prodhimin e sallameve. Objekti i firmës është, sipas ekstraktit të QKR-së: “Në fushën e prodhimit të mishit dhe të nënprodukteve të tij, import-eksport. Tregtim me shumicë e pakicë të produkteve ushqimore, blegtorale, fruta-perime, prodhime deti, pije freskuese e alkoolike, lëndë të para, materiale ndërtimi, makineri e pajisje, pjesë këmbimi për industri. Transport automjete, mallra dhe pasazhere. Grumbullimin dhe tregtimin e bimëve mjekësore brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. “Arilta B”, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar është themeluar më 11 prill 1995 dhe rezulton sipas QKR-së të jetë ende me status aktiv. Koncesionet e hidrocentraleve të dhëna nga qeveria kanë shërbyer për debate ndërmjet opozitës dhe mazhorancës. Socialistët kanë akuzuar qeverinë se po bën vendime nepotike dhe klienteliste, pasi ato iu janë dhënë të afërmeve të ministrave dhe deputetëve të PD-së. Ndaj këtyre akuzave u përfshi dhe ish-ministri Dritan Prifti, i cili pranoi se njerëz pranë PD-së kanë përfituar nga koncesionet. Mbi bazën e këtyre akuzave dhe vetë Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet e saj për të zbuluar nëse ka apo jo afera korrupsioni dhe abuzim me detyrën për qëllime përfitimi. 

39 Komente

Vendimi i qeverisë është marrë në mbledhjen e fundit, e mund të cilësohet si klientelist.

Hahaha, mire Shekulli po edhe Shqip-i tani? A e lejon ligji kete Tafaj te drejtoje apo te kete pronesi ne nje sipermarrje gjate kohes se ushtrimit te detyres? Nese po, atehere s'duket se ka ndonje problem se ne shkrim as nuk hipotezohet per marrdhenie korruptive mes paleve.

 Po ligji e lejon edhe Mediun, Bashen, Delijorgjin qe te jene qytetare te lire por kjo nuk e ben OK. Kockat e atyre ne Gerdec i lepiu ligji dhe i la te thata...Keto teknikalitetet jane skifozeeee! 

Blendi, si do ta denosh ti ministrin e ekonomise per ndonje gje nqftse ligji e lejon ti jap koncesion ketij sallamberesit?

T'i rruaj bishtin, s'i bej dot gje fare.

 E shef pra! Ndaj eshte bere Ligja. Biles pas berjes se Ligjes nuk na duhen me as Prokuroret dhe avoketerit.

edhe ajo na duhet, mos te kemi me prokurore e avokate qe masnej mos te kene me ke te ndajne leket gjykatesit

Po perpiqem te bej nje lidhje midis sallamit dhe dritave po nuk e gjej dot. I vetmi link eshte sallami Paskuqan mqs Paskuqani ka nje liqen dhe indirekt lidhet me dritat, po tjeter hic. Ky robi me syze (duket me shume si arab po nejse) duhet te jete gjeni. Nuk i thone shaka te kalosh nga mishi i kalit tek prodhimi i energjise. God bless him.

 Eh, peshk i vogel ky Blendo, mos u acaro kaq shumë...kur një kryetar mini-bashkie me emër gati te padëgjuar ndonjëherë bën sallam me drita, imagjino ç'bëhet më lart...se ato emrat që permend, s'po lëpijne vetëm kocka të vdekurish me ligje Sashenke por vazhdojnë të bëjnë PARE, të pangopur e barktharët barkderra, dhe të luajnë tavëll në vilat e tyre në Durrës. Po pra dhe Shqipi si Shekulli, me shpresë se dhe media të tjera, nëse kanë mbetur të tilla, të fillojnë të plasin të vërtetat sheshit, jo vetëm këto të vocklat, por edhe ato të MËDHATË që i dinë të gjithë. Boll më!

E kisha me ate te qe shikon ujkun dhe kete qe kerkon gjurmet. Acarohem sepse ne Shqiperi ka arritur kulmi me perdorimin e ligjeve. Ka per borxh tjetri te te fuse nje luge mut ne goje, dhe me ligj te thote, "Haje se eshte bio."

Hallat, xhajat, baxhanaket, grate jane bere te gjithe pronare, perfitues tenderash dhe koncesionesh qe me ligjin jane ne rregull.

lajme si ky eshte arsyeja se pse shqiptaret behen apatik, sepse bertasin aq shume ujku, ujku, ujku, saqe kur vjen ujku ne te vertete, asnje nuk meret me me ujkun.......vetem lexo tre rrjeshtat e pare, dhe kupton qe Zoterise ne fjale apo firmes, nuk i eshte ndonje koncesion, por thjesht aprovuar gara qe te hapet tenderimi per procesin.....tani edhe ti Blendo, mund ti mbushesh dokumentat dhe te shkosh te konkurosh per te njejtin HEC, dhe me beso qe nese i ke parametrat me te mira, dhe dokumentat e rregullta, ska burre nene qe mos ta jape ty dhe tja jape atij.....nejse, UJKU!

 PARA DISA MUAJSH U FESTUA KRIJIMI I SHOQATES TIRANA TE SALLA NE KATINE DYTE TE BIBLIOTEKES KOMBETARE DHE KY KOKELLAMPA ME SYZE SALLAMI MBAJTI FJALEN E RASTIT SI KRYETAR I SHOQATES TIRANA. CFARE THA? BERI ANALIZE QEVERITARE PER DHUNEN KUNDER KRYEMINISTRISE NE 21 JANAR. JA KALOJ DHE BERISHES NE ANALIZE. KU T.A DINIM KU JA KISHIN FUTUR SALLAMIN?

tani edhe ti Blendo, mund ti mbushesh dokumentat dhe te shkosh te konkurosh per te njejtin HEC, dhe me beso qe nese i ke parametrat me te mira, dhe dokumentat e rregullta, ska burre nene qe mos ta jape ty dhe tja jape atij 

.

Blend, mire ne ketej, po as ju andej s'u paska ardh haberi i mbrritjes se meritokracise n'vend? 

Firma qenka regjistruar diten e dhjete vjetorit te vdekjes se komandantit, e meriton licencen.

 Po pse cunin e xhajes tim do lenim pa hidrocentral ne? Apo mos donit qe te shkonim tek oborri i partise socialiste te kerkonim Hidrocentralista.

Cuni i xhajes se Myqeremit eshte ky e? smiley

 Jo,Myqeremi eshte cuni i xhajes tim smiley

Vallaj une s'kam as kohe as deshire te bej gazetarin per punet e Shqiperise por sa per parim mire eshte te dihen ca gjera te thjeshta:

1) Zakonisht kur dy ose me shume ndermarrje bashkekpunojne per te ndertuar nje sipermarrje te re, krijojne nje njesi ligjore qe regjistrohet sipas ligjit ne QKR. Gjithashtu, zakonisht te pakten, njesia e re e ka objektin e veprimtarise te ndryshem nga ndermarrjet bashkepronare dhe ne perputhje me synimet per te cilat krijohet. Nese ky hap eshte zbatuar atehere ato fjalet me siper per sallamerira apo shoqata jane thjesht llogje pazari.

2) Nese hapi 1 me siper nuk eshte zbatuar nga dy ndermarrjet bashkepuntore ne kete veper, a eshte kjo ne kundershtim me ligjin per koncensionet apo ligji e lejon nje ndermarrje te themeluar vite me pare per nje qellim tjeter, te zgjeroje veprimtarine e saj ne fushen e prodhimit te energjise? Nese ligji s'e ndalon, atehere shikoni prape punen e llogjeve te pazarit.

3) Sic eshte vene ne dukje me siper, e drejta e ndertimit nuk eshte dhene ende. Nese deshirohet te ngrihen hipoteza per korrupsion, mire do te ishte te kishte ca fakte ta mbeshtesnin kete argument pervec faktit qe Tafaj qenka kusheri i Bradit dhe i Myqeremit smiley  Ne te kundert prape behet fjale per llogje pazari.

4) Cili eshte percaktimi i ligjit mbi ushtrimin e nje detyre publike paralelisht me pronesine e nje sipermarrjeje private? Nese s'lejohet atehere Tafaj ka shkelur ligjin, nese lejohet kthehuni prape tek fundi i pikes 1, 2 dhe 3 Sa per kuriozitet ne rastin Vokshi-Tartari, ligji e njihte ceshtjen si konflikt interesi por jo te palejueshme, kerkesa nga Vokshi ishte thjesht te vinte ne dijeni eproret e saj.

 

S'e kam problem te terhiqem nese sillen fakte per te kundershtuar keto pak gjera, por pres (si gjithnje gabimisht) qe ata qe gjoja merren me "gazetarine dhe komunikimin" ne Shqiperi te jene te llogjikshem, te mbeshtetur ne fakte dhe jo pre e pasioneve militante. Shprese e kote, e di  smiley   por me vjen keq kur mendoj sesi ata qe sot s'dine te bejne as opoziten ne menyre te hajrit, do tu vije dita ta qeverisin ate vend gjithashtu ne menyre jo te hajrit.

FMGje artikulli thote qe firma e mish-sallamit eshte perzgjedhur dhe jo ndonje firme tjeter krijuar rishtaz posacerisht per kete pune. Perzgjedhja ne vetvete eshte skandal. HECet jane jo vetem vepra me rendesi kombetare strategjike, por edhe te rendesise se vecante per nga impakti qe kane. Eshte detyre e qeverise te perzgjedhe jo vetem firma me kapacitetet e nevojshme financiare por edhe me ekspertizen e nevojshme per te ngritur e mirembajtur nje veper te tille.  Keshtu si po veprohet puna qelbet ere. 

Ky militanti me siper ashtu si Vjollca Vokshi e co marrin lic. dhe...... hic. Po kapen ndonje qe do me pastru paret anej nga Italia mire nese jo vazhdojme e presim. Mos me foj per cilesine e punes, rezikshmerine qe paraqet mirembajtja jo profesionale etj etj. Dhe me e keqja qe nese neser pasneser del dikush qe eshte i kesaj pune dhe do te investoje ne HECe dalin kta palloshet dhe i thone qe smundesh se ne na ka dhone qeveriu licensen.

artikulli thote qe firma e mish-sallamit eshte perzgjedhur dhe jo ndonje firme tjeter krijuar rishtaz posacerisht per kete pune

Jo, artikulli s'e thote kete. Per me teper koncensioni nuk eshte dhene por procesi i dhenies ne perdorim eshte ne fazen e pare, per me shume shiko me poshte vendimin nga Keshilli i Ministrave.

Ne vetvete argumenti se "nje firme sallami s'mund te jete investitor ne energjitike" eshte i pallogjikshem dhe nxjerr automatikisht jashte loje te gjithe kapitalin e mbledhur ne Shqiperi kur vjen puna per te investuar ne fusha te ndryshme. Sipas kesaj linje mendimi, sipermarresi shqiptar qe e ka nisur me tregti duhet te mbetet perjete tregtar dhe te mos i futet prodhimit (pavaresisht se kjo eshte e deshirueshme nga shoqeria per efektet pozitive qe mund te sjelli), apo te themeloje nje firme te sherbimeve financiare. Per kuriozitet, cila mendon se do te kishte qene pergjigja e Jamsedji Tata nese do ti kishin thene qe kompania e themeluar me tij nuk kishte te drejte te futej ne ato dhjetera fusha ne te cilat ka investuar (per kuriozitet, Tata perbehet nga mbi 100 kompani te ndryshme)?

Sa per ate punen e HEC-eve si vepra me rendesi kombetare strategjike, them se nxitohesh ca. Sipas AKBN, ne vitin 2010 ishin nenshkruar 210 marrveshje per ndertimin e HEC-ve te vogla te cilat pritet qe ne te ardhmen ti shtojne rrjetit 733 MW te instaluar, pra mesatarisht 3.5 MW/HEC te vogel. Per krahasim, fuqia e instaluar e Koman sipas Wiki eshte 600 MW, 82% e te gjithe HEC-ve te vogla te parashikuara per tu ndertuar (jo se do ndertohen te gjitha....). Kjo jo per te thene qe HEC-et e vogla jane te parendesishme, por s'mund te krahasohen me vepra si hidrocentralet ekzistuese, apo qofte edhe Ashta qe po ndertohet tani me fuqi 48 MW.

 

 

 

 

*************************

V E N D I M

 
PËR

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES,PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “SHUTRI”,  DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROÇEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3/b e 23, pika 3, të  ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:

5. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit “Shutri”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

6. Miratimin e bonusit prej 2% të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet  shoqërive “Pashkashesh” sh.p.k., dhe “Arilta B” sh.p.k., për dhënien me koncesion të këtij hidrocentrali.

7. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Shutri”, të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtij hidrocentrali.

8. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij  vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi  pas botimit në “Fletoren zyrtare”.                      

K R Y E M I N I S T R I
 
SALI  BERISHA

http://www.keshilliministrave.al/?fq=bre...

Firma “Arilta B” sh.p.k është në pronësi të Arben Tafajt. Sipas dokumentit zyrtar të QKR-së, kjo firmë nuk është e regjistruar për fushën e prodhimit të energjisë, por për prodhimin e sallameve. Objekti i firmës është, sipas ekstraktit të QKR-së: “Në fushën e prodhimit të mishit dhe të nënprodukteve të tij, import-eksport. Tregtim me shumicë e ........ 

Mire, s'di si ta shpjegoj ndryshe keshtu qe po e le me kaq.

Sallami, politika, elektriciteti... sigurisht qe e kane nje te perbashket: e kane gjithmone me te futme. smiley

PS: I frymezuar per kete batute nga Blendi qe qe kur ka nderruar flamur eshte bere nje cik si rrugac. smiley

a ishte minister i arsimit ky sallami apo e kam gabim une?

 "Taktika e Sallamit" ne fakt eshte nje term i njohur ne politike dhe ne biznes,  nje metode ku njeres te caktuar, parti, ose grupe perdorin per tu fuqizuar politikisht ose ekonomikisht, fuqizohen (feta-feta, pak e nga pak sic pritet Sallami),  arrijne suksese pozitive  fale lehtesirave, favoreve, rushfeteve, privilegjeve, te cilat te tjeret nuk i gezojne.

Arben Tafani fale njekohesisht Stradegjise se Sallamit te Partise ne Pushtet per aleatet,  arriti te siguroje nje koncesion per perdorimin privat te nje hidrocentrali. Kete nuk mund ta arrij kushdo!

Nje gje te fundit per sonte. Shkrimi dhe qendrimi i cave ketu mund te titullohej fare lehte "kur te ze syte sallami i Tafajt nuk shikon dot traun e Pashaksheshit"!

Nese gazetari a gazetarja anonim/e do te ishte munduar e do te shkonte pak me tej se QKR-ja per te kerkuar informacion per firmen e dyte te permendur ne vendimin e KM, Pashaksheshin do te vinte re qe ka nja dy hipoteza me te lezetshme per te ndjekur sesa versioni i thjeshte fare "Qeveria i jep koncension kryetarit te Minibashkise 8" (Hint, provoni "nje ndertues i lidhur me partine republikane ndjek koncensionin e dyte). Kush eshte kurioz mund te kerkoje per nje lidhje (jo shume te veshtire per tu gjetur) te Pashakshesh shpk me nje firme tjeter qe ka si qellim te saj:

Veprimtari ne fushen e ndertimit, prodhim, montim te cdo lloj qofshin civile, industriale apo bujqeosre, ndertim linja elektrike, hidraulike, ujesjellesa, kanalizime, rruge, prita, ura, tunele, vepra arti e restaurime. Ne fushen e studimit, projektimit, ndertimit e shfrytezimitte objekteve civile, industriale, bujqesore, HeC-ve, gurore, gjithe llojeve te materialve te ndertimit si inerte, betoni, parafabrikate te ndryshme dhe konstruksion e tubacione metalike te te gjitha llojeve etj. Kryerja e cdo lloj operacioni dhe transaksioni ne lidhje me importimin, eksportimin, prodhimin dhe tregtimin me shumice dhe pakice te mallrave te ndryshme ushqimore, industriale, bijqesore e blegtorale. Veprimtarin e shkembimeve valutore, transfertave dhe postave brenda dhe jshte vendit. Ruajtje transport dhe perdorim te lendeve plasese ne Shqiperi dhe jashte saj. Transport mallrash e udhetaresh me mjete rrugore, detare dhe ajrore brenda dhe jashte vendit.

Kjo firma tjeter ka pasur ca me shume "sukses" me koncensionet sesa "Arilta B".

 

P.S. Dreqi ta haje, beni nje cike me teper kerkim heres tjeter e mos sillni materiale aguridhe, qofte edhe te ilustruara me montazhe te lezetshme.

Pergezime per durimin.

 FMG, ke shume te drejte per te gjitha pikat. Llogjike e ftohte dhe e ndershme. Dua te nenvizoj vetem nje gje. Ky artikulli i gazetarit/es se "Shqip"-it nuk ngre asnje akuze ndaj Arben Tafajt, hiq ate rreshqitjen ku e konsideron vendimin "klientelist" (kjo akuze i drejtohet shtetit). Por nuk ka fakte qe te provojne dicka te tille, dhe ketu jam plotesisht me ty. Ama po te me pyesesh se cfare besoj do te te pergjigjem se shumica e vendimeve te koncesioneve behen ne baza klientelizimi dhe korrupsioni.

 '' Ama po te me pyesesh se cfare besoj do te te pergjigjem se shumica e vendimeve te koncesioneve behen ne baza klienelizmi dhe korrupsioni"

Epo thashe,ketu ka i gjo qe nuk shkon,Pjeri duhet ti kete vjedh Blendit paswordin.

 Pa merak Brad-o, mos ca koke. Kur te jem ne Tirane dua te te jap nje shishe nga ato me gryke te gjere, qe ta kesh edhe per te pire.

Me llogje pazari gjithe kjo delikatese e FMG-se shpjegohet vetem nga fakti qe ky duhet t'i kete per vete nja dy licenca hidrocentrali apo noi fabrike cimentoje.

Tashti, kush e njeh kete FMG-ne, a mund te na thote nese edhe kesaj here llogjet e pazarit dalin te verteta - si ne shumicen e hereve - dhe ne te vertete gjithe kjo delikatese e tij eshte thjesht ndonje interes i ulet personal?

Se vallaj ka shku aty ku s'mban me, dhe si duron me njeri keto p.rdhe te parfumosura.

 FMG ka interes te privatizoje Fierzen. E njoh mire une ate maskara ! 

 Fierza Management Group - FMG. U kap! smiley

Meqe e njihni, i thoni edhe qe te mos flasi keshtu se ne shqiperi e dine te gjithe se si jepen lejet koncesionare.

Te ishte ndryshe nuk shtinte e linte kater te vdekur ne bulevard Berisha. Pikerisht prandaj edhe i vrau ata, qe te shperndante rehat keto hidrocentrale neper ndyresira e maskarenj te pacipe, sic eshte ky Tafaj.

sa bole qeke ti lale!

Mesa duket dhe nga Vkm-ja e sjelle perfundimisht lajmi qenka i vertete. Pavaresisht tendecave tuaja per te ironizuar z.Arben Tafaj mendoj se e ka merituar. Qe nga qershori 2009 e vecanarisht nga janari i 2011 ai ka qene shume prezent ne media me deklaratat e tij per shtyp si kryetar i shoqates Tirona. smiley

Duhet ta pranoj, daljet e tij para kamerave ishin gjithmone interesante per tu ndjekur pasi ishte gjithmone i shoqeruar nga nje grup personash me moshe te ndryshme por me nje gje te perbashket. Dukeshin te tere sikur po i zinte gjumi ne kembe.

Aman mer hiqeni fotografine e ktij Tafajt anash sallamit se na u shpif peperoni. Nuk porosis dot pica me peperon se m'del surrati ktij arabit para.

Arben Tafaj nuk ka qene themelues i shoqates Tirana. Themelues kane qene Zyhdi Turdiu, Sali Kelmendi, Shefqet Ndroqi etj. Gjithashtu iniciatore kane qene edhe nje grup pedagogesh por qe sme kujtohet emri.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).