Tiranë- Busti i Aristotel Gumës, i vendosur prej dy ditësh në oborrin e objektit të kultit, ka shkaktuar një përplasje të fortë mes Kishës Ortodokse dhe përfaqësuesve të minoritetit grek në Shqipëri. Mitropoliti i Gjirokastrës, Dhimitri, duket se ka habitur si shqiptarët, ashtu edhe grekët e mbledhur me himn e flamur bardh’ e blu në oborrin e kishës së Himarës, për të nderuar të aksidentuarin e një viti më parë, të “pagëzuar” prej tyre si hero të Vorio-Epirit. Shprehu pa asnjë rezervë “diplomatike” vendimin e tij për mbylljen e kishës së Gjithë Shenjtorëve në Himarë, përsa kohë busti i Aristotel Gumës do të qëndrojë në oborr dhe braktisi ceremoninë, duke u kthyer pak orë më vonë në “tabelë qitje” për qarqet nacionaliste e bashkëpatriotët e tij grekë. “Nuk u kërkua leja për të vendosur bustin e etno-martirit himariot në pjesën përreth kishës së Gjithë Shenjtorëve. Ju himariotët e keni zakon të shkelni mbi tokën e Kishës. Vijnë edhe ca nga Greqia, që me praninë e tyre këtu duan që të shkaktojnë trazira nacionaliste. Kjo kishë nuk do të funksionojë për aq sa jashtë është busti...” -ishin disa nga fjalët që tha mitropoliti Dhimitri, para se të largohej nga ceremonia.

Vendosmëria e tij për të mos cenuar rregullat e Kishës, në emër të asnjë kauze, do të komentohej në sitet e ekstremistëve pro Vorio-Epirit si: “Ai bëri si dem i tërbuar kur pa bustin të mbuluar me flamurin grek, ndërsa u fut në kishë dhe iu kundërvu fajtorëve dhe të pafajshmëve”. Kritikat e tyre nuk kanë kursyer as kreun e Kishës Ortodokse në Shqipëri, Anastas Janullatos, për të cilin thonë se “është frikësuar nga pala shqiptare dhe bashkë me mitropolitin e Gjirokastrës po përpiqen të ndalojnë përplasjet etnike”. Edhe gazeta greke Proto-Thema i ka kushtuar hapësirë përplasjes mes Kishës Ortodokse dhe organizatorëve të ceremonisë për Gumën, ku ndër më aktivët ishin Vasil Bollano e Vangjel Dule.

E përjavshmja më e madhe në Greqi e shikon këtë incident si ndryshim kursi në “politikën” e Mitropolisë së Gjirokastrës, për shkak se kreu i saj Dhimitri ka ambicie për të pasuar Janullatosin në fronin e Kishës shqiptare. “Mitropolitit i Gjirokastrës, Dhimitri, refuzoi të marrë pjesë në ceremoni, duke kërkuar heqjen e menjëhershme të bustit nga oborri i kishës. Ai kërcënoi se kisha nuk do të kryejë aktivitet, derisa statuja të mbetet në atë vend”,- shkruan Proto-Thema. Gazeta citon pjesëmarrës në ceremoni, kur thonë se “Sjellja e Peshkopit Dhimitri të Gjirokastrës është si një përpjekje për të mos qenë në shënjestër nga nacionalistët shqiptarë, për shkak të ambicies së tij për të pasuar Anastasin në fronin e Kishës Shqiptare”.

Ceremonia e përvjetorit të Aristotel Gumës dhe busti i bërë për nder të tij ka rikthyer edhe këtë verë “tallazet” e vjetra në Himarë. Përfaqësuesit e minoritetit grek kanë kërkuar fillimisht të vendosin bustin në vendin ku 35-vjeçari Guma ndërroi jetë, por ky akt u kundërshtua nga Këshilli Bashkiak i Himarës. Të gjendur në këto rrethana, organizatorët e ceremonisë dhe mjaft përfaqësues grekë, syresh të njohur për ekstremizmin e tyre, iu drejtuan Kishës, si të shkonin në shtëpinë e tyre. Ndoshta për herë të parë në këto vite, vendimi i Kishës Ortodokse i preu hovin misionit të minoritetit grek në Shqipëri, për të lartësuar një hero të Vorio-Epirit në oborrin e objektit të kultit në Himarë. 

28 Komente

Av, xhan xixellonjun ti, dhe "je me i urti kur fle gjum" i thuaj.  

 smiley

 

...për shkak se kreu i saj Dhimitri ka ambicie për të pasuar Janullatosin në fronin e Kishës shqiptare. “...

Fronin do ta mare mitropoliti shqiptar Johani.

N'a thoni c'mund te bejme qe te sigurohemi per largimin e Janullatosit. Si mund te influencojme, kujt mund t'i drejtohemi etc...une kur te jem ne Tirane do pyes.

Fatkeqesisht nuk ka rruge tjeter por thjesht te presesh deri sa te vdese.

Kur vdes besoj se mitropolit Johani do te caktohet pasi vetem ai mund te marre bekimin e presidentit shqiptar.Keshtu eshte rregulli.

...mos qenë në shënjestër nga nacionalistët shqiptarë...Hahahahahaha!

Ket pune e ka ne dore Ky, po ia degjon shume llafin Ketij nese e njef. Na boj zo po tu desh gjo tjeter.

 Bravo iu qofte qe nuk e lane oborrin e Kishes te shnderrohej ne backyard te zyrave te politikaneve lokale e qendrore. 

Dhimitri, o rob Zoti!!! Per ty konvertohem un, a do me t'u shkrujt orthodoks qe neser? M'pelqe feja jote mu! Pranoni edhe agnostike?

Cik vaj, dhe po u bekam kumbare smiley.

smiley 

Nona ime (bektashije) shkollen fillore e ka pas bo te prifti ortodoks. fliste me nji venerim edhe mas aq dekadash. loznim kukamcefti, tregonte, dhe fshiheshim tek rrasoja e urates.

shiko monde, kta kaurret shqipo, kur jane te painfektum me shovinizmen greke, kur jan shqiptare safi, jane per mu nje lloj shuuuume me vlere i shqiptarit, ne fakt perfaqsojne (ne minoritet) ate qe une e vleresoj shume fare: patriotizmen te mbrojtur me nje zhguall shume te forte identitar te fese. nejse, se kto tema jane slippery slope, edhe as qe jam hic per kto diskutime sot, thjesht doja me i shpreh hiresise mbeshtetjen e dikujt, (timen dmth), agnostik e ne anen tjeter te dynjase.

smiley

Mitropoliti Dhimitri eshte grek, nuk eshte shqiptar.  Ashtu sic thote Sol me siper, shpresoj shume qe Arkipeshkop te behet Mitropoliti i Korces, Joani.  Po dhe Imzot Ignati eshte me origjine arvanitase. 

Nejse, ortodokset shqiptare edhe pse shpesh nen shenjester i kane shume te qarta nocionet e vlerat.   

Johani do te vendoset sepse vetem ai merr bekimin e shtetit shqiptar.Nuk do te kete asnje justifikim per presidentin shqiptar dhe forcen politike qe e ka zgjedhur,qe te mos miratoje Johanin.

Sa per Imzot Ignatin ashtu si shumica e arvanitasve eshte me antishqiptari.

Nese do te me duhej te zgjidhja midis nje arvanitasi apo nje greku ne krye te kishes sone do te zgjidhja grekun.

Arvanitasit ashtu si himariotet jane njerez me komplekse origjine.Per aresye se nuk pranohen nga pjesa tjeter e grekeve si greke 100% safi, qe sado qe kane bere per Greqine kane dyshim se kane nje pike gjak shqiptari,ata jane gati te bejne 10 here me shume se greket kur vejn pune kunder shqiptareve.Nuk eshte e rastit qe masakrat kunder shqiptareve dhe masakra e fundit e Peshkepise jane kryer nga arvanitas apo himariote.Ndersa kur del ndonje si Aristidh Kola apo Anastas Kuluirioti nuk e kane per gje qe ta shajne apo te helmojne.Sad but true!

ah nuk qeka shqipo. my bad. por kjo nuk e lun cer po thoja.

Ja dhe busti:

 

Ore mos eshte ky Guma ai qe bertiste Shqiperia Alkaida ne zgjedhjet lokale te 2000 apo 2003?

Sa per fotot i duruari i fituari!Bene dhe serbet qef nja 11 vjet ne Kosove, por tani po ju shtregnohet laku dhe spo dine nga kane koken.Keshtu do te ndodhe dhe me himariotet greke.

Do ti lajne keto qe po bejne nje dite,se 3000 vete jane nuk eshte se jane shume.

''vellezer, kisha na e mbylli deren......''.smiley.     (cu be ky emua?)

"pa u tharë plaga e ksaj dore (e majta) kjodorë (e djathta) do të marrë hak ! Kaja paguan zonjushe ."

komitët paguajnë veç me plumba hirësi dhe kte ti e di fort mirë (Kaja )

Mos bëj mëkat o njeri i perêndisë se do të përpijnë flakët e ferrit .Do të jap flori sa të bësh prokopi në jetë të jetëve (prifti ) 

Bam bam (Kaja.)......  

 Kaja sot  :"aman ku i ke dhe 300 -400 € mjaftojnë dhe... prifti shpëton .(megjithse ky këtu qenka "popull&quotsmiley

 kjo eshte thike me dy presa. kisha po korr cfare ka mbjelle ne shekuj dhe keto 20 vjet. ku do e cojne bustin? le ta mbajne aty tek oborri se aty e meritojne, si nje shenje turpi te politikave te tyre shoviniste. cmendurira greko-shqiptare.

p.s. belulo,  kete here kisha ja u hapi dyert po u pendua, ose ose, kushedi c'plane djallezore fshihen pas ketyre busteve maskarade ...

Nuk ju nda zanati i spiunllekut ketyre himarioteve.

Nga spiuna te zellshem te rregjimit te Hoxhes u shendrruan ne spiuna te zellshem te grekeve.Spiunet te gjithe i perdorin por asnjeri nuk i do.

Mos u beni merak se do te vije dita kur te perfundoni si serbet ne Kosove apo kur te largoheni per ne Greqi me kuc e me mac  nga ndonje operacion tip Stuhije.

As 3 mije fryme nuk beheni o ndryresira,nuk e shikoni qe po ja futni vetes me keto palacolleqe qe beni.Nje kompani me vlonjete tju cojne dhe moret fund.STUHIJA  do tju zere frymen o kelyshat e Asfalies.

Vetëm At Marku është shqiptarë safi.Për At Markun kthehem besimtarë qysh nesër.Të gjithë këta langojt e Janullës janë për tu varur për gjuhe një nga një.

po ti si thua pse 'fryhen' spiunet e grekeve?mos kane gje mbeshtetje nga  'qirje' saliu?apo s'te vete fare ne mend kjo?po ta shikosh pak me me shume vemendje kete variant mund ta gjesh kollaj ku 'pikon' catia(gjithmone nese je shqiptar i vetdijshem)

Nuk po them qe qeveria ti shkoje dhe ti vrase o shqiptar.Nga Saliu mund te kene nje OK ne heshtje se jam i sigurte dhe ai nuk i ka shume qef jo.Nuk ka qef njeri te kete probleme apo te pabidur te pashallekun e vet,ketu futet dhe Saliu.

Thjesht keta spiunet e Asfalian po bejne ate qe bene serbet ne Kosove ne Veri.Edhe serbet e kujtuan se ishin te paprekshem por tani dhe me vone do ta shohin te semes.

Kjo vlen dhe per spiunet e Himares.As 3 mije ndryresira nuk jane,le te lehin ca dhe pastaj dhe ata do ta shohin.Nje cete me vlonjate duan dhe ikin nga syte kembet.

gjerat tashme jane aq te qarta sa qe edhe sikur ti mbyllesh syte me zor perseri duken.vetvetiu te del nga brenda nje pyetje njecik e 'trashe' -kjo qeveria shqiptare interesat e kujt mbron ?eshte turp te thuhet qe shqiperia ka kryeminister shqiptar.ne kemi kryetar shteti,kryeminister dhe opozite nje njeri .janullatosin.

Cudi, kur kena per t'shajt kishen bohen nga treqin komente, tani qe edhe mund ta thena nai gjys llafi t'mire ... 23 komente

E drejte swedo.... Kisha ndermend ta beja qe qepare, por shfrytezoj rastin tani:

Bravo Dhimitri!

+1

kjo i bie pak si te thuash ''bravo qe mendon me mend'',por gjithsesi bravo!

Nje veprim i tille nga ana Dhimitrit nuk e shfajeson kishen e uzurpuar nga greket dhe grekofilet per te gjitha veprimet antikombetare te saj.  Vete fakti qe Dhimitri grek eshte metropolit i Gjirokastres, perben problem ne vetvete sado i moderuar te jete ky i fundit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).