Në ditën e 17-të të grevës së urise qëndrimi i minatoreve dhe familjareve te tyre eshte radikalizuar me tej. Dhjetra mbeshtetes kane bllokuar per me shume se dy ore rrugen nacionale Tirane-Bulqizë pikerisht ne zonen e Qafe Buallit.

Policia e asistuar edhe nga forcat speciale ka qendruar ne gadishmeri duke nderhyre disa here ne meyre te kujdesshme per te mos acaruar me tej situaten.
Minatorët dhe familjarët e grevistëve bllokuan aksin nacional në shenjë proteste pas dështimit të takimit me ACR-në, ndërsa paralajmërohet bllokim rruge sërish ditën e nesërme. Ndërkohë në thellësinë 1400 metra nëntokë vijon greva e urisë së minatorëve në ditën e 17-të saj.

Deshtimi i takimit

Minatorët refuzuan propozimin e kompanisë ACR për të zhvilluar një takim ditën e mërkurë, duke i konsideruar si të padrejta kushtet e drejtuesve të firmës për palën negociatore. "ACR nuk mund të përzgjedhë përfaqësinë e minatorëve për bisedime. Kërkojmë që takimi të zhvillohet në Bulqizë dhe jo në Tiranë", mësohet të jenë shprehur minatorët.

ACR propozoi takimin

Kompania ACR propozoi zhvillimin e një takimi të mërkurën në mëngjes me përfaqësues të minatorëve grevistë. Përfaqësuesit e kompanisë shprehen se duhen nisur bisedimet për t'i dhënë fund situatës së krijuar, pasi e gjithë kjo gjendje shkakton humbje të mëdha si për familjet e minatorëve ashtu edhe për ACR-në.

"Mirëpresim në takim secilin nga 695 punonjësit tanë, por jo persona që nuk kanë lidhje me minierën. Propozojmë një përfaqësi të reduktuar minatorësh me qëllim që takimi të shkojë mirë", thanë drejtues të kompanisë. 

94 Komente

 te kishin qene plehra minatoret do kishim mbi 100 komente se si ti zhvendosim... 

 5*!!!!!

ja prit t'i vrasë qeveria, e të shikosh ti, gjysma këtu që nesër me qese të zeza në duar, me gjuhë kanë për t'i fshirë gjithë rrugët e sokakët. 

Ne nuk ndihemi kur vrasin, po Shqipërinë e pastrojmë ama!

 

mos i perzij  muhabetet te lutem shume...s`ka pike lidhje.

Mirëpresim në takim secilin nga 695 punonjësit tanë, por jo persona që nuk kanë lidhje me minierën. Propozojmë një përfaqësi të reduktuar minatorësh me qëllim që takimi të shkojë mirë", thanë drejtues të kompanisë. 

kush jane keta trima qe jane futur si pyke tek minatoret?

Minatorët refuzuan propozimin e kompanisë ACR për të zhvilluar një takim ditën e mërkurë, duke i konsideruar si të padrejta kushtet e drejtuesve të firmës për palën negociatore.

ka njeri te sqaroje se cilat ishin keto kushte?

Ata nuk jane trima te futur pyke, por kreret e sindikates. ACR i konsideron si pa lidhje me minieren, si aktore politike.

 Kushtet jane te mos perfaqesohen grevistet nga sindikata dhe te mos behet mbledhja ne bulqize, por diku tjeter, me me pak perfaqesues te grevisteve, dhe te pranojne 20% te rritjes se rroges, jo 40%. Pasi minatoret te pranojne keto, ACR eshte gati te negocioje.

Gjerat ashtu sic jane:

1) Largqofte edhe sikur te gjithe te prehen perfundimisht ne galeri, maksimumi qe do marrin nga kjo opozite eshte nje parade mode te heshtur ne bulevard.

2) Gjall a vdek, nga kjo qeveri nuk mund te marrin asgje, pasi kjo qeveri eshte e shitur!Te gjith ministrat qe kane mbuluar kete sektor, pa perjashtim (duke perfshire edhe drejtor drejtorish + pushtetin vendor), jane te perlyer, te blere me zarfe nen tavoline!

3) Gjall a vdek, prokuroria as qe ka ndermend te nderhyje ne probleme qe mund te nderhyje (siguri teknike etj)

4) Shoqeria civile e barazdistancume, normalisht..

5)  u lodha tu e thone, dinamitin...

 

Per 5), dinamitin prones publike?  Po RISHM-i qe s'e ze gjumi naten, e punon tere diten per te miren e prones publike i ka hedhur ne gjyq ollredi.

nese eshte prone publike e pasigurte, i gjendet zgjidhja. smiley keta zgjodhen nje ane qe te mos demtonin askend tjeter, bisedimet. nuk dhane fryt. protestojne qe biseda dhe kerkesa per nje prone publike te sigurte per jeten, nuk pati sukses.

nese shteti nuk ha pyka, edhe mund te kuptohet, por qe miniera ha dinamit, kete e dine te gjithe. smiley

so pray, people.

 kemi kudo prone publike, edhe ne Tirane..

Propozoj qe gjysa minatoreve te shajne Ermonelen ndersa mbledhin plera, dhe gjysma tjeter ta mbrojne ndersa ndotin verdalle me plera..

 Ju kujtohen gjykimet e Ramiz Pregjes?  Gjat pushimeve (15 minutshave) merrte ca poza si te ...doktorrit, karshi  kesaj Greves minatoreve.Loro i shkret, fjale mjalte siç qe,  shpesh ja kthente.

-Or shoku Ramizi, po ngjize, ngjize ate qe po  don me thane...! E ke shkel vet, me tan 40 bilbilat, qe besa dhe  tash po don me la gojen.....

Po u them une po nuk po doni me digju.Nuk ka OPOZITE ! Shkon Arben Ahmetaj dhe u jep kurajo minatoreve, ......"ne emer te Partise Socialiste "se medemek ata fakire sapo degjuan emrin parti Socialiste u bene me dy pale krahe.Bythe e plasur e atyre  per Partine socialiste, nuk e shikoni!Ata kane vene koken te vdesin ky "u shet " partine sopcialiste...!U thote ky kastravec qe merr kurajon tu veje edhe pse e di qe nuk ka per tu thene asgje, edhe pse e di qe ata ndodhen te  futur  njeqind e dyzet pashe nden dhe`se do ti peshtesi e mbeshtesi  Partia Socialiste.Dhe ata... nje URRA !per PS- e perjashta....! Si u bejne keshtu kembet  "tutje" ketyre çapaçuleve ! A i varferi une a!

   Po dhe per propagande te ishte makari,  ku ka humbur gallofi, qe do te duhej te vente atje dhe te futej  thelle me ta, qe u fute ne nje varr evgjiti, u fute!Mbase nuk do te bente dot gje, por une te isha o do te beja qe te tundej dheu ne ate cope toke tonen ku na tunden koqet ACeerrete, o do ta hidhja ne hava tere minieren, se perse na duhet kur ajo nuk eshte ne gjendje te mbaje sepaku mire ata qe e kane vaditur me djerse. Ç`a teperon prej saj per ne te tjeret, si pjese e pasurise leshkombatera gjoja?

   Ikni  ore se nuk behemi  vend me ide, me te ardhme, ne kur sfidojme njeriun e punes.Minatore...! Pa provojeni nje dite, nje te vetem ore politikanet  e sajdisur mire ne keto 20 vite! Dhe opastaj tundni ato qe tundeni  para hundeve  ketij populli, i cili  ka harruar fare, se ne kete bote nuk ka lindur....kot se koti huri !Ketu punet behen te gjitha me bythe,  ndaj ven ne vend, dua te thom zene vend  vetem me HU...!

Ka vetem nje zgjidhej: Me hu  perpara gjer ne Shkopet,  te gjithe te gjallet e ACR-se.Po u erdhen police e u ngriten doren edhe ata me hu gjer ku tu qendrojne kembet!.Ku ka zgjidhje me te mire ore!Bisedime...!

 bulqiza eshte blu,,,saliu eshte blu,,,minatoret votuan saliun ne bulqize,,,dhe ta mbajne,,,ato qe ndertoi socializmi i prishet ju derrat e saliut

Do te ish interesant sikur kesaj here "trazirat" Saliut ti vinin nga Veriu.

Ne fakt besoj se  nuk eshte kritika e  duhur te fillosh te komentosh mbi nje teme duke vene ne pah si permbajtje te komentit moskomentimin dhe duke mos propozuar asgje ndaj ngjarjes..

Gjithsesi un dua te them se jam shume e shokuar nga fakti qe ne hyrje te galerise se minieres deri para disa ditesh jane lejuar te futen vetem kamerat e News 24.. dhe po te verejme bashkepronaret e kesaj medie-je do shohim se ka lidhje te qarta  me vete minieren ne fjale. Shokuese po ashtu eshte intervista me koncesionaret Austriak ku shprehet se minatoret na paskan rrogat me te larta ne rajon .. dhe asnje kunderpergjigje serioze e nje gazetari investigativ ku te behen krahasime me pagat qe marrin minatoret mbase jo  duke i krahasuar me minatoret e vendeve si Gjermania, Austria apo Franca, por me minatoret  shteteve  si Maqedonia, Serbia, pse jo dhe Bullgaria e Rumania. Krahas tyre dhe kushtet e punes per te pare se sa qendron vete deklarata e koncesionareve ne rastin konret..

Shokuese mbetet reagimi apo mos reagimi i qeverise aktuale ku  nga njera ane dihet mire loja e Rulit me keto prona kombetare e nga ana tjeter mbahet ngrohte kjo situate me deklarata teper te buta apo teper te vona nga vete qeveria.

Me shokuese ama mbetet opozita qe ka kohe tashme qe ka ikur me pushime nga keto shtresa. e nga vete populli ( per ata qe e pelqejne kete terminologji)  keto pra kisha mbase nuk thashe asgje por  dicka dua tua them atyre minatoreve. Vijoni ne greven tuaj e mos u dorezoni , ne rastin konkret greva ishte dhe mbetet mjeti i vetem per te shprehur e kerkuar te drejtat tuaja!

 

edhe ti e shokuar?

mos harroni te merrni fryme ore... firaune smiley

kushtet e punes? pse dashke "investigim" nga gazetari "investigativ" per kushtet? Cfare kujton se po kerkojne minatoret? nga nje kubiste per cdo galeri?

shokuese, shume shokuese...

Ca te beje opozita? Opozita foli per vjedhje votash, per vrasje ne 21 janar, rrahje sindikalistesh ne mes te rruges, permbytje, rritje cmimesh me 40%, lekut i ka ik vlera fare, taksat po shtohen si pa te keq, jane mbyllur vende pune, jane zbuluar me dhjetera korrupsione qeveritare si asnjehere tjeter, dhe s'e qethi njeri. Madje per cdo gje qe thoshte opozita, fajesohej po opozita, si kur vepronte me te bute, si kur vepronte me protesta. Te isha une opozite, por i lija t'u shkonte deri ne kocke dhembi i saliut, aq sa ta mbajne mend per gjithe jeten. Plus qe s'ben dot gje, dhe te duash ti. Kur s'beri dot gje per ato me lart, le me per dava minatoresh.

 o dape, po nuk e ke dëgjuar fjalën e urtë që thotë: kush e bëri - nusja? 

Kshu dhe këta... fajet ua ka upuzita, gjithnjë. 

 

 

prap ti O J ??  .. 

Sa per ty zdap them opozita te mos beje Zdapin..se ashtu kollaj eshte ..

 Lexo Oranjen siper, lexo. Se pastaj prape do te fajesoni opoziten se pse s'hoqi Salen, kur te jete te kocka. Po te kishe lexuar qe opozita ka reaguar, do vije e do thoshe qe sindikalistet jane me opoziten e po marrin minatoret ne qafe. lol

lool nuk lexoj dot femijet e perjetshem dhe qaramane me gjeneralizime nga me injorantet po ta le ty ta lexosh .. sa per ty O J skagje se do rritesh..dukesh sh i pambushur nga trute por i do shoqeria jone dhe keto varietete..

 Pse, une te kam lexuar ty. Edhe pse si dava ashtu ke folur gjithnje.

ta paska therrmuar zemren maskarai. smiley

Mire mir o Monda me ternet i gjen te gjitha ti .. smiley  kshu pra noj deklarate e vaket sa ktej anej u zgjidh dhe kjo pun..  dje doli ne deklarate per shtyp tek PS ja per qeshtjen ene fjale nje unknown guy as emrin sja mbaj mend.Tani  per te shokuar realisht me dukeni me shum ju qe ju ka mbet sahati tek 21 janari... dhe beni nje dy luftetarin e ternetit.. se si quhet ky lloj fiksimi po ia la psikologjise ta vleresoje

Tani, muhabet interneti eshte ky xhan.  Po te ishte muhabet kafeneje, do e kishim bere ne kafe.  Per momentin nuk eshte shpikur ndonje forme komunikimi tjeter qe lejon keto marrrje-e-dhenie midis nje grupi individesh nga vende te ndryshme, me bindje te ndryshme, me fiksime te ndryshme, me psiko te ndryshme, te larguar, te barazlarguar, te anesuar e te paanesuar etj etj etj.  Dmth deri sa te shpiket nje forme tjeter, do ia bejme si do ia bejme me kete "ternetin."  (Per ndonje ankese konkrete pastaj, mbase TimBl pret vizita.)

Kete te 21 nuk e di c'e pate.  Ne kete teme ketu.  Por gjithesesi, me ty personalisht s'kam bere ndonje lufte, hic fare fare, qe nga shpallja e preferences tende muzikore ne dite homazhi.  Te ankohet ndonje tjeter, hajde de, po n'rastin tend eshte varur flamuri i bardhe me muaj smiley.  

Ah po, kesaj radhe bera nje qoke, se u bera merak me thene te drejten.  Kjo shoqja ime e barazlarguar s'i radhiti barazueshem "shokimet".  Ajo "me" e shtuar ne "shokimin" e fundit me doli i cik si papritur, e thashe te te heq merakun e "me-se".

Dakort e dashur?  Dakort smiley.

gjithe te mirat, te uroj vere te bukur e te gjitha stinat e tjera akoma dhe me te bukura smiley

nuk i radhita sepse kuptova se do me quanin aliene prandaj. ne te parazlarguarit jemi fiktiv e nuk kemi vend ne shoqeri .. por per ate qe e din se cili eshte misioni i opozites besoj se nuk do me cilesonte kaq larg barazlargimit.. Opozita, media, dhe gjyqesori jane elementet e asaj qe quhet checks and balances..ketu te ne hajt mire se gjyqsori qenka i pushtum, ja dhe media .. po te pakten Opozita nuk e ka te lidhur gojen per aq sa di une..kshu pra vere te mire dhe ty dhe mos u bej merak per mua te lutem nderkohe qe behesh avokatja e verber e opozites..smiley

Per hir te shume gjerave, te kisha borxh vetem nje pergjigje (pas asaj te psikos.)  Po per hir te atyre gjerave, ta mbylla me urime dhe po e mbyll po aty per sot e per mot.

Me te mira. 

Mirëpresim në takim secilin nga 695 punonjësit tanë, por jo persona që nuk kanë lidhje me minierën. 

 

Mesazhi i ACR eshte: Ceshtja eshte private midis Kompanise dhe Minatoreve. 

Minatoret jane te pakenaqur nga kontratat dhe nuk dine si te zgjidhin kete problem me punedhensin ACR. Neser pasneser mund te ndodh ne nje vend tjeter e njejta gje me nje Kompani tjeter. Minatoret dhe te gjithe punetoret ne pergjithsi jane te pambrojtur jane ne rruge te madhe.

Pyetja eshte kush duhet te jete avokati i minatoreve ?

Minatoret bejne mire te vazhdojne te qendrojne brenda se po dolen te vdekur qe te vdekur jane. 13 minatore vdiqen vjet nga shembjet e minieres, dhe po 13 jane ne greve urie sot. c`kuptim ka te dalin pa u realizuar investimet ne sigurimin e minieres qe kompania nuk i ben kurre.

me gishtat ne tastiere eshte kollaj t'a thuash xhanem...

 Minatoret kane dy rruge, ose te bojkotojne minieren, ose te marrin nje avokat te mire per te shqyrtuar nga ana ligjore ceshtjet e marveshjes! PS ne qoftese do te bej ndonje gje ti ndihmoje minatoret ne aspektet ligjore te marveshjes, tjeter gje ska c`te bej! Greva e urise eshte nje 5 me hic harxhojne kohen kot, dhe torturohen pa fituar as gje.Qeveria eshte pa moral, ACR si gjithe sipermarsit gjithmone do te tentojne te ruajne interesat e tyre. 

absolutisht qe gjeja e vetme shokuese mbetet ku eshte opozita dhe ku jane qytetaret.

nga ministria nen ze thone se kjo pune nuk zgjidhet, dmth fiton "kompania". ministria e shpall veten jashte konfliktit, dmth, haptazi me kompanine - se kur ben te paanshmin ne konfliktin midis kapitalit dhe atyre qe kane vetem krahet e tyre, fiton gjithnje i pari.

kjo nuk eshte shokuese, sepse ke te besh me nje qeveri qe ngushtesisht eshte e lidhur me biznesin e me mafian, per te mos thene qe eshte e tille. pra, ky eshte poli politik qe qeveris.

shokues eshte qe edhe poli tjeter politik, eshte i tille.

sot, ne takimin me ACR-ne, po te kishin bere ca presion deputetet e opozites, mbase do i kishin ulur pendet ata gjeorgjianet qe i detyruan minatoret te shkonin e t'i takonin ne klub...

 kjo nuk eshte shokuese, sepse ke te besh me nje qeveri qe ngushtesisht eshte e lidhur me biznesin e me mafian, per te mos thene qe eshte e tille. pra, ky eshte poli politik qe qeveris.

Nuk e kuptoj dot, si bëhet kapërcimi nga këtu, për më poshtë?

Ndalemi një herë KËTU. 

Themi dhe dimë, se qeveria është vrasëse dhe hajdute. Apo ka ndonjë kundërshtim? 

Si e doni opozitën pas kësaj të jetë, antifurt, antiplumb, apo antitank? 

Se vetëm me këto tre mjete luftohet ajo më lart - prej opozitës.

 

atehere, J. meqenese po perpiqemi te ngreme nje argument, gje ne te cilen rrallehere ia dalim, te dhene pas moralit e folklorizmave sic jemi.

Ne momentin qe identifikojme armikun, thirrjet "po ku eshte armiku", "po ky armik eshte shokues" etj, nuk kane kuptim. Nuk e kam fjalen per Armikun e madh, ate te pergjithshmin, por per armikun ne rastin specifik te minatoreve. Dua te them, ne momentin qe identifikojme lidhjet e interesit qeveri-kompani si antagoniste te minatoreve, atehere dekonstruksionin e tyre, ndac me sfurqe, ndac me lopata, ndac me mjete parlamentare, do ta beje "e perkunderta". Mirepo, "e perkunderta" leshoi nje deklarate pas 18 ditesh greve, ku as qe permendte kompanine, po fliste ne pergjithesi per qeverine... ne vijim te paradigmes qe te ne e ka fajin shteti, sa me pak shtet, aq me mire... "e perkunderta" nuk ekziston, dhe kjo eshte shokuese. Jemi nje popull qe nuk mberrin dot te prodhoje as "te perkunderten" e shtypjes. Jemi nje popull nostalgjik, qe ngjitemi pas etiketave e pas personave, qe na vjen keq per politikanet, qe i shohim si paciente qe duhet t'i sherojme ngadale ngadale...

Se si e dua une opoziten, e kam thene, me dhe pa metafora, e do ta them edhe ne vijim. Por ne radhe te pare, e dua te jete.

 po ta nisim nga fundi... si mund të jesh, kur vdes, në shesh, me plumba? 

Duhet të ketë ndonjë aftësi ringjalljeje kjo opozitë, për të riardhur prapë në jetë. 21 Janari, ka hedhur në erë çdo sistem vlerash, përsa i përket opozitës, por edhe shoqërisë shqiptare. Handicapi që përdorni juve, qëndron në anullimin e ngjarjes, shpërfilljes se ka ndodhur, edhe ripozicionim. 

Çfarë sistemi vlerash përdor ti kur ripozicionohesh? Se unë shikoj që ti shpërfill në këtë rast dhunën e pushtetit ndaj opozitës. Ta them unë ku është opozita, e vrarë. Nën dhe'. 

Në 67', kolonelët grekë, lëshuan tanket në mes të Athinës. ASNJË rezistencë! Përse?

Se e kishin shqepur të majtën që nga 46' deri në 67'. I kishin ngordhur. I kishin vrarë, i kishin internuar, i kishin deklasuar. Thoshte një studiues: Kur i deshëm, nuk ishin më. 

Ty nuk të bën përshtypje një gjendje e përgjithshme HORRORI që shihet në Shqipëri? Nuk ka ditë që nuk lexohen makabritete. Nuk do duhet këta të gjenin burimin e fatkeqësisë së tyre e ta dënonin atë. 

Si do e shpjegoje ti këtë situatë që po ndodh, sociologjikisht, më thuaj. 

Ta nisim nga fillimi, si mund te jesh bashke me ata qe vdesin ne shesh a ne miniere kur ne fakt interesat i ke gjetiu?

 nuk e di çtë të them... të lexova dhe më poshtë... vura mend tani. 

do marr pashaportën greke e do jem me Saliun. Do ju kërkoj detin pastaj nga Shtatori. 

Aty qënka e thënë të fitojë më maskarai, më i poshtri. Hajduti dhe vrasësi. Kështu qoftë o Sol. 

 

Jul, ne garen mes maskarenjve - absolutisht fiton me maskarai. Akoma nuk e kupton ironine qe bejne Brad apo Hunter, qe eshte ironi e pergjithshme, eshte fenomen ne fakt? Ne garen mes me te forteve fiton me i forti, ne garen mes me te keqinjve fiton me i keqi, ne garen mes me te shpejteve fiton me i shpejti, ne garen mes me te bukurave fiton me e bukura, ne garen mes me te zgjuarve fiton me i zgjuari, e ne garen e me te mireve fiton me i miri.

Ketu gara zhvillohet mes maskarenjve, fiton me maskarai. Prandaj ne nje gare midis the greater evil dhe the lesser evil eshte nonsense te mendosh se do te fitoje ndonjehere kjo e fundit.

Menyra per ta fituar garen me "me maskarain" eshte qe ta terheqesh ne nje terren tjeter. Jo ta luftosh ne terrenin e vet, se aty ai eshte "the master".

Meqe po me hedh dorashka me pasaporta, sali e det. Perse nuk nxori ze (ende) opozita per ligjin e regjistrimit qe u votua ne menyre skandaloze ne parlament (u votua edhe per kete deputetin qe vdiq sot, qe kish 6 muaj ne spital). Perse nuk ngriti ze opozita per detin, po u desh nje ish-oficer te merrej me kete pune gjersa u be publike thjesht edhe vetem sepse ka nje lloj ndjeshmerie per ceshtjen? Se pun'e opozites te ngreje ze eshte. Une nuk jam nga ata qe e ve ne dyshim fjalen politike, po u tha mire nuk rri te shoh kush e tha e cka ka pas tij. Per mua fjala politike eshte aksion, prej saj rrjedhin qendrime etj. Mirepo po nuk u tha as fjala...

 

Nuk ka për të ardh ndonjëherë dita e bardhë, vetëm duke e synuar, atë dhe veç atë. 

Nuk ka për të ardh dikush nga qielli, i bukur si dielli dhe i pastër si krua. Vetëm nëse synon që të mbetesh vetë i tillë, në pritje të të shohin. Po deri atëherë, të gjithë do jenë verbuar. Nga kjo gjendje kulmi ku ai shtet ka përfunduar, dikush pak më i pastër, pak më civil, pak me më shumë skrupuj do të ishte bekim. Me gjithë mend ta them. 

Më pak i keqi, është automatikisht më 'pak më shumë' i miri. Më e bukura, është më pak e shëmtuara, prej të gjithave. Më i shpejti, është automatikisht më pak i ngadalti. 

E vetmja gjë që ndryshon në këtë mes, është moduli , aty nuk funksionon gjë tjetër veç negativitetit. Hidh sytë vetëm tek peshku e shiko, çdo gjë është negative. Kjo paguhet. Këtë sistem e stimulon Berisha. Unë nuk e urrej atë si person, dhe personalisht, unë urrej modulin mbi të cilin ka ndërtuar shtetin. Është ai i darovitjes së qafëleshit, që i del përpara Kananajt. Vetëm sepse është qafëlesh, vetëm sepse e mbështet. Edhe preteksti formal me të cilin mban pushtetin dhe artikulohet këtu prej mbështetësve, gjys-mbështetësve, të parazlargumëve, është ai i luftimit të pinjollëve të komunizmit, edhe komunizmit vetë. Shtylla e pushtetit, është HAKMARRJA. Mbahet mbi keqdashjen, mbi "një sy mua, dy gjitonit". Ky modul, i dashakeqjes, ka shkuar deri aty, ka hyrë aq thellë, sa quhej normale, edhe prej jush, të mohohej vullneti i votuesit. Juve shpërfillët deri edhe vjedhjen e parë të votave, në 2009'. Do diku nga ta nisësh, pozitivitetin? Filloje nga minimalja e mundshme... ruajtja e integritetit të votuesit. E di se çfarë kanë më shumë (parimisht) vendet e tjera fqinje më shumë se ne? VULLNETIN e votuesit. Ty të të vijë nesër dikush, një fqinj, të pushton... se ska vullnet njerëzish ai me vete. Unë s'do luja as gishtin psh... 

Zëre se është një njeri, që ka rënë në hale, i gjithi, nga koka tek këmbët... i mbushur me mt. si do shpëtojë? Do heqë mtin nga goja e para e të gjithave, të thërrasë për ndihmë... apo jo?  

Përndryshe, do riprodhohet e keqja vetëm në një kah, do lërë vezë gjarpri dhe do të të ofrohet pastaj me buzëqeshje Luli. E një njeri i vrarë, që ju del në shteg, do të barazohet me 100 ton plehra të zhvendosura. Bëhet Shqipëria, edhe kështu. Vriten trembëdhjetë tani, që të ardhshmit trembëdhjetë të paguhen 50% më shumë, prej atij që vrau trembëdhjetë të parët. 

Vetëm se unë vërtet, nuk e kam me shumë qejf të jem pjesë e kësaj Shqipërie. 

Është si sëmundje kjo e gjitha... të përfshin pas vetes... edhe unë kam qënë sh negativ këto kohë, e kam bërë me ndërgjegje ama, hidh mt sa të mos mbajë më e të rrëzohet. Meqë e kena me përmutje... edhe ti me përmutje e ke kët të opozitës, ta dish... 

prape nuk me ke kuptuar. nuk jam as per virgjeri, as per shenjteri, as po pres te vinje krishti.

po pres pragmatizem, grisjen e kepuceve ne terren, zhytjen e duarve ne balten e gjerave.

po kerkoj, ne kete rast, aktivitetin me minimal te mundshem, fjalen, kunder acr dhe pro minatoreve.

nese ti e ndjen kete si "te kerkosh shume", atehere e kuptoj perse nuk kuptohemi.

sa per "vullnetin", nuk biem dakord hic aty, keshtu qe s'po e hap ate bisede.

 

ndersa sa per me pak te shemtuarin, qe eshte disi me i bukur, je thjesht duke relativizuar mbiemrat e duke i vendosur ne spekter, ndersa une po te flisja per terrene. terreni i shemtise eshte terren i shemtise. terreni i bukurise eshte terren i bukurise. Patjeter qe keto te dyja diku mbivendosen, ceshtja eshte se edhe aty ku bashkekzistojne, ti duhet te zgjedhesh se ku e ben luften. gjeografia eshte me e rendesishme, dhe me e holle se c'kemi menduar ne gjimnaz...

 

megjithate, se e shoh qe u lodha. rrofte opozita e bashkuar. poshte saliu. boll me me minatoret. kemi pushime.

 nuk më ke thënë ama, nga cila pozitë po flet? 

Në një marrëdhënie, çift psh... e kupton nga mënyra sesi flasin nëse they will make apo break up. 

edhe unë opozitar, po duroj ama... ndoj hall do e ketë them, ndonjë problem. Ndonjë vjedhje vote i është bërë... 

ti po thua: ptu kurva ska ardh në takim akoma. 

ke arsyet e tua mbase... s'i mohoj. Mbase ke gjet tjetër... anyway... 

atë të vullnetit do desha shumë, po shumë fare ta diskutoja. 

Ajo e modulit, praktikisht është e njëjta gjë!!! Nuk ka tjetër terren diskutimi... nga kjo skamje nga kjo përbaltje, arrogancë, ku synon të arrish ti? Në pak më mirë se kaq them unë. 

une flas nga e njejta pozite qe kam folur ketu e kur jemi lexuar per here te pare.

kjo eshte pikerisht ajo qe po perpiqesha te evitoja qe ne fillim, ta shohesh politikanin si pacient, dhe popullin si doktor. Sabri Godo ne 94 e ka thene, ne i kemi politikanet e semure e te dobet, t'i shendoshim dalengadale. Trapllik ka qene kjo, qe atehere. Mirepo publiku e quajti burre me mend Godon.

Publiku ende vazhdon te besoje se politikanet duhen pare si ajo vajza qe s'vjen ne takim se i dhemb koka. S'vjen nje here, s'vjen dy here, s'vjen tre here, na beri merak cupa...

Nese nje force politike e ka te pamundur ndryshimin e vetes, vajhalli ate te shoqerise.

 

Se fundmi, sa i perket "vullnetit".

Nje burre i zgjuar ne nje moment delikat te historise boterore pati thene "kur pushteti tradheton kombin, qofte dhe me perkrahjen e shumices, atehere i perket pakices, qofte kjo dhe fare e vogel, te rikonfirmoje veten si shtet, ne emer te kombit". Vijme te nje moment me prane nesh. Ne pergjithesi studiuesit bien dakord qe Marshall Petain po te kish zhvilluar zgjedhje te lira ne France, do kish fituar 90% te votave, ne kohen e Vichy. Mirepo De Gaulle, qe s'kish as 10% e restos me vete, e deklaroi Petain tradhtar te kombit francez, bazuar ne logjike e jo ne emocione. Se Petain kishte shumicen e individeve me vete, po populli nuk eshte shumatore individesh, kombi eshte politik. Historia, si ngahere, i dha te drejte racionales, e jo sasise.

Nuk me behet vone hic se sa veta sot mbeshtesin Berishen qe punon kunder tyre e kunder Shqiperise. E di qe ka 10 veta qe e mendojne racionalisht kete muhabet. Te ata shpresoj. Te Tom Doshley, jo...

Sa i perket perpjekjes per pak me mire. Ji i sigurt, keshtu sic e shtron ti ceshtjen, e shume te tjere me ty, pavaresisht asaj se kush fiton (midis ketyre dy paleve), gjithnje do te fitoje me e keqja. Dhe ne opozite do te mbetet e keqja me e vogel. Dmth, keto si parti mund te alternohen, por nuk ndryshon fakti qe ne pushtet eshte e keqja me e madhe. Une thjesht po tregohem optimist dhe bujar, po them qe nuk me intereson hic e shkuara e PS dhe e personave qe ka, po ua njoh edhe kapacitetin per te qene opozite (pra per te ndryshuar nga kjo qe jane tani) mjaft qe te fillojne te flasin sic duhet, per ceshtje si kjo e minatoreve. Nuk me intereson a jane te pasur, a jane borgjeze a ku di une. Mjaft te fillojne te bejne presion per zgjidhjen e halleve te qytetareve. E jo nje deklarate ne diten e 18 te greves, sa me la gojen, se eshte turp.

 

dhe dicka te fundit:

ceshtja e minatoreve do te humbet. ata do te bejne nje zgjidhje, do te marrin dicka, mirepo si ceshtje qe i perket gjithe punetoreve, ajo absolutisht do te humbet. dikush do te vije e do te komentoje ketu "ja u blene dhe minatoret".

opozita e sotme neser do te jete ne pushtet. ne mos neser, pasneser. change? yes we can...

 Sa i perket perpjekjes per pak me mire. Ji i sigurt, keshtu sic e shtron ti ceshtjen, e shume te tjere me ty, pavaresisht asaj se kush fiton (midis ketyre dy paleve), gjithnje do te fitoje me e keqja. Dhe ne opozite do te mbetet e keqja me e vogel.

të të flas vetëm për këtë pjesë... që më intereson më shumë se të gjitha. 

Kjo që shkruan nuk ka mundësi të ndodhë, nëse arrihet minimalja e demokracisë. Që është RESPEKTIMI i vullnetit. Këtu ta kisha fjalën unë për vullnetin e popullit. Një qeveri pa vullnetin e votuesve të vet, është qeveri e çalë, handikapate. Nuk ka zgjedhje tjetër veç të bëhet vegël e dikujt tjetri (përderisa nuk është e popullit të vet). 

Mirëpo kapërcimi cilësor nga mesjeta në epokën e kombeve, ishte pikërisht ky: respektimi i vullnetit të kombit. Kombin e bën të tillë vullneti i ushtruar prej tij. Se mbreti atëherë psh, nuk pyeste për vullnetin e atyre që qeveriste, pasi u formua kombi, u detyrua të pyeste. 

Kjo është A-ja e të gjithave. Respektimi i votës së lirë. Respektimi minimal i hapësirës jetike të NJERIUT. Njeriu pa vullnetin e tij, është kafshë e nënshtruar. Në momentin që askush nuk e prek qytetarin në vullnetin e tij të lirë, pikërisht ky është momenti që çdo politikan, do të detyrohet më pas që të kryejë politikë kreative, dhe jo destruktive. Imagjinoje këtë, si një konflikt mes dy a më shumë njerëzish, kur ti duhet t'i bindësh këta, po nuk të lejohet veç një gjë të bësh: të vësh dorë mbi ta. Kur nuk vë dot dorë mbi ta, dmth nuk i rreh, atëherë detyrohesh të përdorësh politika kreative.... me fjalë të tjera t'i bindësh. Mua cilësisht më intereson jashtë mase ky "kapërcim" dhe dua të vihet në punë e të ushtrohet sa më shpejt. 

Pengesa më e madhe për këtë, është klasa pushtetare në fuqi. Që jo vetëm manipulon, por edhe vret. 

Kur kombi shqiptar të arrijë në këtë pikë, të respektimit të vullnetit, atëherë domaini në të cilin do luftosh, është i ndryshëm. Atëherë lufton dhe kritikon politikanët demagogë, mashtrues, përfitues, manipulatorë, gënjeshtarë etj etj. Atëherë ka POLITIKË. 

sol-noct, kjo opozite nuk ka mbeshtetjen e qytetareve.  Bile do shkoja me tej e te thosha qe nqs opozita do ishte perfshire me shume, me bast qe qytetaret do thoshin po shfrytezojne greven per kauz te tyre .  Une i pashe pardje disa deklarata te tyre perfshi ate te Rames, ashtu, laj thaj sic ishin.  Qytetaret, sic nuk e pane te arsyeshme te ngrihen per shume e shume probleme qe i kane paraprire situates tragjike te minatoreve, s'po e shohin te arsyeshme te ngrihen as per kete.  Ne shume protesta ne vende te ndryshme te Europes, por edhe ne US (Wisconsin, Washington etj) qytetaret i kane kaluar barrierat apo dhe konturet partiake.  Problemi pra eshte gjetiu.  

kjo opozite nuk e ka mbeshtetjen e qytetareve pikerisht sepse nuk ben aksione te tilla. dhe natyrisht qe duhet te perballet me cinizmin e qytetareve, gjersa t'i binde per linjen e vet e qendrimet e saj proqytetare.

sol, po koret cfare eshte mbjell deri tani. Nga te gjitha palet.  E pale ku i del fundi.  Mos me keqkupto, nuk po shfajesoj opoziten.  Por ne kete moment, ne djall opozita.  

U vrane 26 veta, u vodh vota, dalin video korrupsioni, vrihen 4 veta, u vodh vota, u shkaterrua publikisht institucioni i gjykates, prihen rroga e pensione, vidhet shteti, shitet shteti ... lista e zeze vazhdon me greven e minatoreve e do vazhdoje e s'do kete te sosur. Nuk jane me keto ceshtje opozite.  I kane kaluar ato permasa.  

monda, lexo me siper. bash keto jane ekskluzivisht ceshtje opozite. ne mos po prisni qe te dale saliu dhe te kerkoje falje me dore ne zemer...

sol-noct, po flasim per te njejten opozite qe ti vete nuk e votove.  Se nuk votove fare. Pranuar kjo publikisht.  Dhe ketu s'e kam personalisht me voten tende por qe me duket paradoksale qe kesaj opozite qe s'i eshte dhene legjitimitet t'i legjitimizohet roli tani.  E per me teper, kur thashe cfare mbillet po koret, nje nga keto eshte kendveshtrimi "te dyja palet njesoj".  E kur ky kendveshtrim mbizoteron ne nje pjese te madhe te qytetareve, atehere nuk ka kurrfare vlere apeli ndaj opozites.  Bie ne vesh te shurdhet.  E meqe ky eshte realiteti, atehere qytetaret mos te presin opoziten.  Dmth te kapercehen konturet partiake.  Sidomos ata qytetare qe me te drejten e tyre shume legjitime per 1001 arsye besojne se nuk perfaqesohen nga kjo opozite. 

PS: Nje sqarim, qytetaret si ti jane kategori shume e vogel.  Dmth qytetare te angazhuar per shumicen e atyre gjerave qe ishin ne liste.  

 Superlike!!!

Kur te me kthehet soli me kopace do behesh pishman qe e the parakohe "superlike" smiley.

smiley.

Me duhej nje batute, se s'me shkon dhe aq shume serioziteti smiley.  

 hmm, and y dont i care at all? smiley

 Or ti shoq,

ky ishte nje rast i mire qe opozita te tregonte se per do pune te vogla nuk eshte kthyer ne nje soj "tea party"...

shoku, se po e thua vete qe "ky ishte rast i mire per opoziten per te treguar qe ..."

Perfshirjen e tyre ne trekendshin "shtet-firma-minatoret" si e sheh?  Dhe me cfare rezultati xhanem?  Se sidomos ky i fundit eshte me interes per mua te pakten.  Ne te gjitha format e veprimtarive te opozites llogarite jane bere si "zero-sum game".  Ata dalin, te tjere thone e bejne per politike e per karrige (qe mos t'i fusim me top naivitetit, as qe behet fjale qe behet edhe per kete) ne fund, kauzat (qe jane pertej karrigeve, cajit a kafe te opozites) shumezohen me zero.  Qofte kjo vota, qofte gerdeci e me radhe ato qe permenda me siper.  Meqe ky film vajti kaq kohe qe luhet e cudi e madhe si perfundon gjithmone njesoj, them te shohim nje tjeter.  

 Ncuq!

reagimi i opozites duhet te jete i forte pikerisht se trekendeshi "shtet-firma-minatore" nuk eshte trekendesh tre brinjeshem barabrinjes (se tani me erdhi smiley )!

Faji dhe perzjera e piste e partise-shtet, sot, jane aksioma te padiskutueshme! Dhe, eshte pikerisht kjo arsyeja qe duhet ta coje kete opozite ne kembe! Ky eshte rroli i opozites.

 Ps: Opozita as ka shku noihere te berberi per keta te barazlargumit.. smiley 

Bush, une e ti biem dakort gjithe diten.  Per kete rast, po ashtu teorikisht biem dakort.

Ne praktike ama, te pakten nga te gjitha eksperiencat deri tani, opozita nuk e ka patur mbeshtetjen.  Nuk e di c'te shtyn te mendosh qe kesaj radhe eshte ndryshe.  

 qe te kerkosh mbeshtetje duhet ti bosh gjerat sic duhen bere, dhe meqenese zotua eshte akoma andej nga tema futbollit pshemull, si do u ndishe ti nese gjermonet do dilshin ne fushe pa atlete, ene pa corape, zbath fare.. ti si tifoze cer do menojshe?

Ca bene pas Gerdecit? nxoren delet ne shetitore dhe i thane mos te pipetinit, ja mbyten vete zerin, pa i ardh akoma ne gurrmaz! proteste e heshtur e leshit.. amon..

 

Pse mendon se mbizoteron ne nje pjese te madhe te qytetareve ky kendveshtrimi "te dyja palet njesoj"? Ka ndonje te vertete aty brenda apo eshte nje mashtrim i madh analisto-mediatik i pales ne pushtet sic thuhet shpesh ne peshk?

Monda, opozita po ben cmos qe te meritoje edhe a posteriori "denimin" qe i dhashe. Eshte si puna e Maks Velos, qe e ka bere burgun asokohe si denim per traplliqet qe thote tani (fjala vjen per muslimanet shqiptare). Paranteze kjo.

 

Per temen, nese opozita, sic thote swed1 me poshte, e sic kam edhe dyshimet e mia te forta, nuk denoncon dot ACR-ne qe po q* minatoret edhe minieren, nese opozita nuk denoncon dot CEZ-in (mora vesh qe Fieri ka tre dite pa uje, se CEZ i ka prere rrymen ujesjellesit), nese nuk denoncon dot AMC, VODAFONE, EAGLE, PLUS qe po rrjepin qytetaret e vendit me te varfer ne ballkan permes cmimeve me te larta, nese nuk denoncon dot Albtelekomin qe con fatura nga 180 usd per telefoni fikse ne Elbasan (fjala vjen)... te siguroj qe lista eshte e gjate, dhe nja pese rreshta i fshiva pasi i kisha shkruar, se me duket sikur po te listosh shume probleme u bie vlera...

pra nese opozita nuk denoncon dot "bizneset", por vijon me sulmet ndaj "saliut" nuk eshte opozite, eshte bashkepunetore. Saliu kthehet keshtu ne master signifier me kot, ai shenjon edhe kete lloj opozite. Saliun mund ta shajme gjithe diten, ai tashme e pranon kete lirisht. "Sjellje grash" eshte kjo, nuk i prish pune atij. Dil e mbeshtet ne konfliktet "punemarres - punedhenes" ate qe ka te drejte, pra popullin, gjithnje, edhe keshtu i prish pune sales, i shkund themelet qe e mbajne.

PS-ja si opozite nuk ka vdekur ne 21 janar, perkundrazi, ne 21 janar pati shansin me te madh per te rilindur, per t'u distancuar nje here e mire prej bashkepunimit me pushtetin (qe eshte gjithnje ekonomik para se te jete politik). PS-ja si opozite vdiq qe kur vendosi te bashkepunoje. Pra shume me heret.

PS-ja si opozite vdiq qe kur vendosi te bashkepunoje. Pra shume me heret. 

E fundit se u vonova shume.  

Shume mire (pjesa e cituar me lart.)  Meqe ajo opozite ka vdek me kohe, atehere bej tjeter.  As s'me intereson fare mua fati i kesaj opozites.  

Tani, a ka mbet ndonje kauz qe eshte e shoqerise e per shoqerine apo s'ka?  Pa ia faturuar nje partie apo tjetre?  Lista e ime e gjate, lista jote po akoma me e gjate perfshi rreshtat e fshira.  Atehere?  

Per t'u vazhduar here tjeter se me duhet te dal smiley

po diskutonim per "shock-un" me duket. e pra, eshte shume me shokues fakti qe ky popull nuk po e pjell te kunderten (opoziten) e se keqes, se mire te keqen qe e ka pjelle multicolor. Kjo eshte shokuese.

Per rastin ne fjale, jemi te minatoret, problem aktual. Me ta, o je o s je. Ne je, s'mund te jesh heshturazi. Nese je me ta, duhet ta besh te qarte. Aty per aty, dhe gjithnje. Ceshtja e tyre, eshte ceshtje universale (dmth e perqafueshme mbareshoqerisht).

Ama une am pershtypjen qe thelle thelle, shumekush prej nesh deshiron qe ceshtja e minatoreve te mos zgjidhet. Natyrisht, do te qe amorale, cnjerezore te pranohej haptazi, se ne jemi shoqeri qe qeveriset nder te tjera dhe nga morali e humanizmi si korniza te bukura te laperdhive. Pra, nuk e pranojme haptazi me fjale (ca raste dhe e bejne, po jo prej pozitave serioze) qe as nuk na kercet per minatoret, sepse pushimet tona ngrihen mbi shtypjen e tyre. Keshtu qe e konfirmojme shtypjen e tyre pa fjale, heshturazi, me vepra.

ti je megjithmend i tronditur? smiley (shocked)

in plato's tradition, shocked by the consensus...

dmth po te dridhet zemra si e zogut nga tronditja. smiley

me beso, jam i tronditur per minatoret. perndryshe do te shkoja te komentoja te tema e sallamit hidrocentrik.

pastaj, kur u thua te verteten aktivisteve te partive te medha ka gjithnje gallata...

te. besoj. smiley

 Po pse genjen keshtu o njeri sol-nocturnus? Si nuk e ka denoncuar opozita CEZ?

Po a nuk ngeli Erion Brace me fatura ne dore neper kamera, qe i detyroi te kthejne leke?

A nuk e kundershtuan marreveshjen detare deri ne kushtetuese?

A nuk ka denoncuar monopolet e kompanive celulare 

Ti harron qe keto kompani ua mbyllin gojen mediave nepermjet reklamave, jo opozites.

o zdap, po flas per nje situate qe po ndodh tani, pra te thashe, ka tre dite nje qytet, pa uje, nuk flet as media, as opozita, sepse Brace eshte me pushime. Pranoj qe Erion Brace ka bere nje sere akuzash e denoncimesh me vend. Kam edhe respekt per ate deputet. Kaq. Nese ti ndihesh i kenaqur, dhe ndjen se e keni bere detyren, mire, mirepo jam i informuar prej deputetit ne fjale qe shumicen e aksioneve i ben vetem, i pambeshtetur, madje dhe shikohet venger per ato qe ben.

Marreveshjen detare e cuan ne kushtetuese vetem kur ndergjegjesimi publik arriti te tille shkalle sa vetem me qene krejtesisht idiote... sepse sa i perket denoncimit, me beso mua, M. Pasha e ka nisur krejt i vetem, pa mbeshtetje, dhe pa vemendje gjersa e mediatizoi mjaftueshem ceshtjen me ndihmen e ca figurave qe nuk jane edhe aq prane politikes zyrtare socialiste.

Te denoncosh monopolet s'do te thote asgje. Eshte si te dalesh ne konf. per shtyp e te thuash "krimet jane te keqija".

Megjithate, u dalte mbare, na dalte mbare. Rendesi ka qe populli te jete i kenaqur.

 Kemi nje ceshtje midis opozites dhe pozites, apo nje ceshtje MOSMARVESHJE  punedhenes-puntor? Opozita gjithmone eshte akuzuar se lufton per karrike, lufton per pushtet, a nuk do te ishte mire qe opozita te luftonte ndryshe? Problemi eshte thjeshte nje mosmarveshje, per punen e rroges, kushteve te punes etj !

 Po leri o Artian. Kur fliste opozita kunder qeverise kur permbytej zona nga eshte kjo Alidea, po Alidea vinte e shante opoziten se shfrytezon situaten. S'e merr vesh qe jane dava militantesh pa tru me vete, te fiksuar pas Sales, pasoja te 50 vjeteve komunizem?

po ti qenke i vjeter ketu o zdap me sa duket, un te pakten n uk kam ndryshu nik  mund te me citosh ku te dush, kam qene dhe mbetem koherente smiley kshu pra po boji pak ato detyrat e shpis smiley

XP/ click jane nja 2 qe m'bijn ne mend kshu shpejt.

dakord me ty o artian. kemi mosmarveshje ''punetor-punedhenes''. vetem se ata njerzit qe jane hedhur ne greve jane tanet, te pozites dhe te opozites bashke. e ka per detyre pozita qe te pakten te ndermjetesoje midis minatoreve dhe firmes...,por nese pozita se ka kuptuar akoma rolin e saj, atehere eshte detyre e opozites qe tja kujtoje kete...

  Sikur ka Gjykata per mos marveshje page, prishje te marveshjes apo jo ?  Ne qoftese ka pislliqe me koncesionaret ne dem te puntoreve ose ne dem te shtetit Opozita aty eshte ta thote fjalen ne emer te ligjit Minatoret kane nevoje mesa kuptoj une jo per politike, por   per ekspert ligjore qe te mbrojne te drejtat e tyre per kushte pune per page ect...

Pozita nuk mund te ndermjetsoj sepse ajo eshte e perfshire ne afere me ACR dhe eshte kunder minatoreve.

Jane perfaqsuesit e qeverise ata, qe "gjeten " ACR dhe jo minatoret!

Opozita eshte e percare ose i bie fyllit me nje vrim, dhe nuk di te gjeje rruge te tjera per te luftuar per te drejtat e minatoreve te puntoreve. Ajo qe une duhet te theksoj eshte se Opozita po deshton sepse cdo problem qe ndodh e kategorizon njesoj dhe ka te njeten retorike te pa ndryshuar, me trajektore qe shkon ne maj dhe fundoset pernjehere ne fund, me pas.Fryhet dhe shfryeht. njerzit hapin syte shpresojne pastaj ndodh ajo qe as gje nuk ndryshon, vazhdon i njeti avaz..njerzit keshtu lodhen! 

Qe mos te zgjatem shume se kush do e kupton edhe shkurt, opozita nuk del dot kunder ACR

 mamroma .. smiley 

Zgjatu swed zgjatu, se vetem do i shtonte me shume mish gjelles qe po gatuan soli me siper...

Mos u merrni me opoziten. Momentalisht jane me pushime ne cdo cep te botes. Jane te lodhur. Mos harroni qe kane 2 vjet qe nuk shkelin ne parlament. Lodhet robi dhe kur rri rrugeve ose kur pi kafe gjithe diten. Gradualisht po i mbarojne pushimet. I pari Ben Ahmetaj. Ju keput shpirti te shkretit. Kur ke nja 30 milion euro pasuri e kupton me shume vuajtjen e tjetrit. I dyti doli Sajmir Tahiri. Na tregoi nje skandal te madh se si nje doganier mori nje shishe shampanje rryshfet. Kesaj i them opozite une. Ka lezet.

Unè kèto lloj grevash nuk i kuptoj...mè shumè se forma protestash..mè duken si thirrje pèr mèshirè...Po kur vetè minatorèt deri tani nuk i kam dègjuar tè thonè njè llaf kundèr qeverisè apo shtetit....ç'tè pres nga opozita? mè kujton disi atè grevèn e tè verbève nè tiranè,tè cilèt nuk pranuan takim me opozitèn nga frika se mos politizohej nga tè pa-anshmit...sinqerisht uroj tè kenè mèshirè pèr ju!!!

Sol lere mos fol mo se do te bejne dhe ty militant te PD-se 

Qendruan nje jave ne tirane minatoret, dole te pakten nje here te vetme bashke me ta? Se jo per gje, por gjithmone vetem i shihja, nje grusht njerezish perballe nje tufe mindifundesh te paanshme qe nxitonin per te kafja e gallata.

un jo per arsye te ndryshme, po ti? ke noj foto  qe ke marre pjese po dhe po e pate kjo nuk me ben fajtore assesi .. shiko pak kontekstin  Z. Theth pastaj shkruaj se ka met me pyt dhe komshijen a mori pjese

 Per cilen opozite flisni, per ate qe i vrasin deputetin ne deren e shtepise dhe qe tash 3 vjet akoma nuk dihet se kush e vrau ?

Apo e keni per ate opoziten qe ia vjedhin zgjedhjet si me kutite hapur, ashtu edhe me kutite mbyllur?

Ose duhet ta keni me ate qe i shtijne me mp5 dhe ia derdhin trute ne bulevard !!!

Opozita me kete mospolitizim te greves te pakten po u heq justifikimin ketyre te paanshmeve dhe te pakapshmeve qe te mos e vulosin edhe kete greve si nje lufte per pushtet te Edvin Kristaq Shalgjat Rames.

Do kishit ndonje dyshim ju, se si do ishte perdhosur edhe kjo greve nga keta njerez te ndyre? Kur keta te paanshem dhe te pakapshem nuk u ndalen as ne 21 Janar - nuk po them gjate permbytjeve te shkodres a ku di une - por kur edhe ne 21 Janar vazhduan ne paaaaanshmerine e tyre, kujtoni se do kishte qene ndryshe kesaj here? 

Jo ore jo, edhe kesaj here do kishin perbaltur cdo gje, pllaq plluq, ndersa keshtu te pakten ka nje pjese me te madhe te shqiptareve qe solidarizohen me kete greve - se perseri mungojne Demokratet - dhe qellimi i kesaj greve vazhdon te qendroj pastertisht njerezor dhe pa mundesi njollosjeje nga askush.

Ndersa ti sol-nocturnus. A mund te thuash nje here te vetme (jo dy por 1) kur ti e ke bashkuar zerin tend me ate te opozites? Ose ndryshe, a mund te thuash nje here te vetme kur ti ke dale ne shesh bashke me njerezit e thirrur ne proteste nga opozita? Ose akoma me sakte, kur ti nuk dole bashke me opoziten as ne 28 Janar - diten e homazheve per te vraret e 21 Janarit - a ka vend ku te rrije qe ti te shfrytezosh rastin per ti rene edhe kesaj here opozites? Nuk po flas per te tjeret, e kam fjalen per ty personalisht.

une isha edhe ne 21 janar, edhe ne 28 janar. por, une isha edhe ne 22 janar. kam thene edhe publikisht ne gazeta e ne televizione, pikerisht ate javen mes gjemes dhe homazhit, qe pas 21 janarit nuk kishte kuptim te ishe i paanshem, as te barazoje palet. pastaj kam qene edhe te marshimi per gerdecin... mirepo ti e dashur, me sa duket nuk po e kupton per cfare po diskutojme.

e vertete eshte, nuk e kam bashkuar shpesh zerin me opoziten. por meqenese sic shkruajta me siper nuk e kam vene re opoziten te ngreje ze, prirem te ankohem per faktin se opozita nuk i eshte bashkuar kurre zerit tim.

dhe, qe ta leme pas kete maskarade ad hominem, nuk ka pike rendesie kujt i bashkohem une, ti, apo cilido individ. Rendesi ka racionaliteti i veprimeve. Nje veprimi iracional, edhe nese i bashkohen miliona njerez, nuk i rritet vlera. Mbetet trapllik. Shembuj ke sa te duash.

Nje veprimi racional, sic eshte rasti i minatoreve, edhe nese i bashkohen dy duzina njerez, nuk i bie vlera.

Historia ka treguar qe iracionalja humbet. Pavaresisht prirjes se individeve per ta perqafuar masivisht duke u justifikuar me panikun qe i ze kur s'jane ne gjendje te shohin e te thone te verteten.

"Jo ore jo, edhe kesaj here do kishin perbaltur cdo gje, pllaq plluq, ndersa keshtu te pakten ka nje pjese me te madhe te shqiptareve qe solidarizohen me kete greve - se perseri mungojne Demokratet - dhe qellimi i kesaj greve vazhdon te qendroj pastertisht njerezor dhe pa mundesi njollosjeje nga askush."

Ku eshte logjika e kesaj panjollosjes se greves? E mira? Ma thoni ju lutem, se mbase s'e kuptoj une. Une po shikoj vetem njerez qe po vdesin nen indiferencen e plote te politikes dhe pavaresisht simpatise sone te sinqerte e te painteres.

Menyra per ta fituar garen me "me maskarain" eshte qe ta terheqesh ne nje terren tjeter. Jo ta luftosh ne terrenin e vet, se aty ai eshte "the master".

!!!

 Si mund te fitojne minatoret kur ata jane te percare, te shitur ,te blere.., nuk jane te bashkuar ne nje sindikate te vetme, sa miniera ka Shqiperia, aq ka edhe sindikata, sa minatore jane gjithsej ne te gjithe Republiken ?

Shkurt minatoret shqiptare jane te pa organizuar! Opozita jo se duhet te mbyll gojen po ska cben se ashtu sic jane minatoret ashtu eshte edhe opozita, e percare, me lloje lloje islamesh,metash,xhyvelash, harasanaj, nanoanaj e cty !!! Nuk behet hajer kur njeri i bie gozhdes tjeteri patkoit! 

Per ACR, tritolin! 

Popull legen! shoqeri civile legene! parti politike legene!

vete e proteston per kapriciot e edi rames dhe nuk mbeshtet nje ceshtje te vertete!

 

 

une jam me kapitalizmin

ecpxz.." Per ACR, tritolin..! " Pse tritolin.Me hu ore me hu, ti  vene perpara gjer ne Shkopet,  te gjithe te gjallet e ACR-se.

.."Zhvilluam  bisedime  per puene.." thote perfaqesuesi ACR-se.Tallet.Kur ata jane ngujuar duke  kane vene ne prove jeten.

Tek sa po  shkruaja  kete rresht, degjova Korespondentin e TV News 24 kur tha: 

..."Sot erdhi aty  zonja Elsa Balla..huri"...I shkreti ! Ashtu ja  di vertete mbiemrin Elses, por mua me efkolisi  se aty  vertete duhet... HURI e jo  Elsa

 Qeveria shqiptare po përpiqet të degradojë grevën e urisë së minatorëve në Bulqizë duke krijuar idenë se problemet qëndrojnë mes minatorëve dhe kompanisë private ACR që ka marrë shumicën e Minierës së Bulqizës me koncesion për shfrytëzim. Distanca është diabolike dhe fsheh në të vërtetë arsyen përse minatorët po varrosen të gjallë nëntokë.Disa sqarime për lexuesit, për rrethanat në të cilat mbahet kjo grevë, pozicionin e palëve ndaj saj, sidomos te Qeverisë dhe disa segmenteve të medias pro saj.

Së pari, e drejta është në anën e minatorëve, por përgjegjësia nuk është e gjitha në anën e kompanisë private që ka marrë koncesionin. Përgjegjësia për këtë skandal, zë fill tek një emër që është ende ministër i qeverisë së Sali Berishës, Genc Ruli.

  Në javën e parë të korrikut 2009, ky ministër ka firmosur privatisht, sikur ta kishte ky pronë private minierën e Bulqizës, shtyrjen e kontratës koncesionare me këtë kompani, edhe pse kjo e fundit duhet të kishte realizuar një plan investimesh prej 22 milionë dollarë. Skandali është i shumëfishtë, financiar, juridik dhe politik. Është financiar, pasi Ruli ka lejuar që ata që marrin pa lek pasuritë tona nëntokësore, nuk paguajnë as për investime dhe e gjitha kjo me një shkresë private të Genc Rulit, sikur të ishte pronar miniere. Koncesioni është dhënë nga qeveria dhe Kuvendi, dhe nuk mund të tolerohet moszbatimi i kontratës nga firma e një ministri, edhe pse ai mund ta ketë vërtetë pronë private atë minierë de facto. Skandali është juridik, pasi zoti Ruli ka marrë me atë firmë kompetencat e Kuvendit dhe qeverisë duke shkelur Kushtetutën dhe legjislacionin shqiptar. Skandali është politik, pasi ai u denoncua nga opozita, prokuroria nisi hetimet dhe më pas duket se ka mbyllur dosjen duke mos i hyrë gjemb në këmbë ministrit. Nëse Genc Ruli do kishte detyruar këtë kompani në emër të shtetit shqiptar dhe Kuvendit të Shqipërisë, dhe interesave private të xhepit të tij, që të investonte 22 milionë dollarë, ndoshta minatorët sot do kishin kushte shumë herë më të mira dhe paga më të larta dhe nuk do ishin vetëflijuar nëntokë. Me firmën që ka hedhur thjesht për interesa të tij, ai e ka pak që të kishte sot prangat në duar. Siç do përpiqem të shpjegoj më poshtë, ai ka bërë një krim, që e tejkalon dhe tragjedinë e varrosjes së gjallë të minatorëve.

Ndaj përpjekja e qeverisë për të krijuar idenë se kemi të bëjmë me një betejë mes ACR dhe minatorëve është e gënjeshtërt dhe bëhet që të mbrohet një superskandal financiar politik dhe juridik që ka në qendër të tij Genc Rulin, për të cilin askush në këtë vend nuk vë dorën në zjarr se nuk i ka qejf paratë.

Së dyti kemi një kakofoni të krijuar nga media rreth grevës sa duket sikur të gjithë jemi me minatorët, por seç janë disa të huaj që u pinë gjakun. Në të vërtetë problemet e minierës së Bulqizës dhe më tej kompleksit të minierave të Batrrës, Krastës dhe Theknës, janë shumë komplekse. Ai masiv është një nga vendburimet më të mëdha në botë të kromit. Kur unë kam qenë inxhinier aty në fund të viteve 80-të dhe fillim të viteve 90-të, ai masiv llogaritej tek 5 minierat më të mëdha dhe më të pasura të kromit në botë. Në Thekën gjendej krom dhe me pastërti deri 55 përqind, ndërsa në Bulqizë deri në 42 përqind, çka janë rekorde botërore po të kesh parasysh se ka vende që shfrytëzojnë dhe krom me përbërje 8 përqind deri 20 përqind. Por ai vendburim gjigant minerar nuk mund të shfrytëzohet nga një tufë urithësh që janë vërshuar të rrjepin ç’të gjejnë nëpër galeritë e vjetra apo përrenjtë e Martaneshit dhe Bulqizës. Nëse qeveria shqiptare kërkon ta shfrytëzojë vërtet atë masiv mineral, duhet ta shfrytëzojë atë në tërësi, përmes një investimi themelor shumë serioz, i cili duhet të rivendosë në punë gjithë sistemin e shfrytëzimit, ku përfshihet nxjerrja, transporti, siguria, dhe zbulimi shkencor i vendburimit. Mënyra si shfrytëzohet sot është kriminale. Biznesmenët e rinj të kromit janë thjesht një tufë banditësh, që vriten me njëri- tjetrin kush i ka vjedhur më shumë galeritë. Ajo minierë dhe minierat rrotull saj kanë qenë shfrytëzuar me disiplinë të hekurt shkencore nga inxhinierë dhe specialistë që kanë kaluar jetën e tyre në ato male, ndërsa sot qeveria ua ka lëshuar badigardëve dhe ushtarëve të saj si plaçkë për luftë, pa asnjë kriter dhe pa asnjë vizion për të ardhmen e vendburimit. Tmerri që unë shikoj nga mënyra se si media po e pasqyron këtë dramë të minatorëve, është se disa media me zengjinë të rinj afër qeverisë, po e trajtojnë çështjen sikur fajin e ka ACR, dhe duhet të ikë ajo dhe të shkojnë pronarët e këtyre medieve që çështja të rregullohet. Ky është një turp dhe më i madh nga ai që po ndodh deri tani. Deri më sot media është përdorur për të mbuluar gjakun dhe varret që po hap qeveria, tani rrezikon të bëhet vetë media varrmihëse e atyre minatorëve.

Së fundmi... dhe njëherë  per çështjen e investimit shkencor në atë zonë dhe nevojën që kjo pasuri kombëtare të kthehet në një vlerë për ekonominë tonë. Ata që e dinë si shfrytëzohet një minierë kromi, dhe që kanë shfrytëzuar deri në vitet 90-të me mjeshtëri atë vendburim, duhet të paralajmërojnë këta banditë që po sillen si gjurmuesit e arit në Alaskë se ç’po i bëjnë të ardhmes së atij vendburimi. Për ata që s’kanë nerva të marrin leksione minerare, mund te kuptojne thjesht:

   Kur një minierë kromi shfrytëzohet, pasi merret minerali që bie në kontakt me punimin minerar, ajo pjesë shembet, për të vazhduar më tej dhe më lart. Pra  ç’ndodh? Ajo është një nga minierat me krom më të pasura në botë. Për fitime të shpejta punëtorët që punojnë aty, por dhe “zengjinët” tanë, marrin kromin më të pasur dhe i fusin minat minierës duke e varrosur pjesën tjetër, e cila është po ashtu një pasuri e madhe që duhet shfrytëzuar. Ato mund të jenë gurë kromi me 25 përqind -30 përqind, por dhe 18 përqind, dhe po u varrosën nën shembje, nuk rigjenden më kurrë pasi përveçse humbasin koeficientin e pasurimit, pasi përzihen me shkëmb të zakonshëm, janë dhe zona shembje ku nuk hyhet më gjithë jetën. Pra, duke ua lënë në dorë këtyre hienave pasurinë tonë më të madhe kombëtare, ne jemi duke e varrosur atë për fitime të shpejta dhe të sigurta të një grupi mafioz, që po përdor shpeshherë ligësinë dhe pangopësinë e ministrave si Genc Ruli, por dhe injorancën dhe mungesën e vizionit që ka kryeministri ynë, thuajse i degraduar më keq se ato miniera.

   Ky krim që po kryhet mbi atë masiv minerar, pa investuar asnjë dollar dhe vetëm duke marrë dhe duke ikur, është një gjëmë më e madhe osae sa eshe vete.... jeta e minatorëve, që është shumë  e shtrenjtë sot për të gjithë ne. Duke u sjellë në këtë mënyrë ndaj pasurisë sonë më të madhe kombëtare, ne nuk po varrosim të gjallë vetëm dhjetë apo 50 minatorë, por një pasuri të tërë kombëtare që mund të mbante gjallë dhe të vitalizonte ekonominë shqiptare, nëse nuk do ta dorëzonim në dorë të kësaj bande grabitësish.

 Art.Ne Tema

Tani ose keni zell te pashoqe per te perfshire edhe ketu opoziten ose nuk ka si shpjegohet.

Doli masivisht mbas 28 qershorit, nuk u mor fare ne konsiderate nga qeveria e kartonave dhe kualicioni politik.

Opozita,  thirri per proteste masive me date 21 janar mbas showit qe na dha I.Meta ne tv. Thirri njerezit ne proteste, dolen masivisht, qeveria godet, vret. Frike, maskarade, show.

Opozita therret prape per proteste, me zor mbledh 2000 veta ne rruge. Njerezit jane te frikesuar, te pashprese, te kompromentuar.

Nderkombetaret i dhane garanci per zgjedhjet e 8 majit, rezultati u kthye ne favor te qeverise se kartonave live ne tv.

Opozita bertet prej kohesh per cmimet, vjedhjet, skandalet, permbytjet, propozon daljen ne rruge ndersa etiketohet nga ana tjeter nga papagallet qeveritare si penguese e integrimit te vendit.

Nuk e ka fajin opozita. Fajin kerkojeni tek ju..

Ne rastin konkret per mendimin tim mire beri opozita qe nuk mbajti qendrim qe ne fillim. E gjithe kauza e minatoreve do shkonte pikerisht atje ku do deshironin papagajte qeveritare, tek kompromentimi politik i kauzes se tyre.

 Nuk ka drejtesi ne Shqiperi!

Fakte ka sa te duash! 

Dyshime të hershme për lidhje private të Rulit me ACR

Problemet e ish-ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli me koncesionin në minierën e Bulqizës janë më të hershme sesa kontrata e firmosur nga ai në korrik të 2009-s. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit vë në dukje faktin se ministri ishte paralajmëruar mbi shkeljet e ligjit që po kryente koncesionari “DARFO”, i cili më pas mori emrin “ACR”. Bëhet fjalë për një raport të kryer në vitin 2008, ku KLSH-ja i kërkonte Rulit të merrte masat dhe të respektonte ligjin e koncesioneve.

Në morinë e shkeljeve të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, bie në sy fakti se ministri Ruli nuk kishte zbatuar detyrën e caktuar sipas ligjit, lidhur me plotësimin e detyrimit për sigurimin e pronave të koncensionit në shoqëritë e sigurimeve, kjo në përmbushje të kërkesave të Marrëveshjes Koncensionare, nenin 13 “Sigurimet”, me afat deri në nëntor 2008, për kompaninë “DARFO” spa, Itali. Rulit iu la kjo detyrë që në fillim të 2008-s, por nga kontrollet e mëpasshme, deri sa ishte në detyrën si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, nuk e kreu.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, mosrealizimi i plotë i rekomandimeve është në kundërshtim me urdhrin e Kryeministrit nr. 70, datë 18.04.2006 “Për masat në zbatim të rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Auditit të Brendshëm dhe Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion (DKBAA), në Këshillin e Ministrave, në institucionet në vartësi të Kryeministrit a të ministrave”.

Në raportin e KLSH-së vërehen disa shkelje mjaft të rënda edhe ndaj kontratave të tjera koncesionare, kësaj here për hidrocentralet me vlera të mëdha investimi, disa dhjetëra milionë euro.

 

Hetimet

Prokuroria nisi hetimet në fillim të këtij viti për këtë skandal, por ato kanë ngecur pa asnjë përparim. Edhe pse minatorët po vdesin për shkak të këtij nënshkrimi në thellësi të Minierës, Genc Rulit, një ministër recidivë në abuzimet me pushtetin, nuk po i hyn asnjë gjemb në këmbë.

Kreu i Task Forcës, Dritan Rreshka, ka nën hetim dosjen e koncesioneve minerare për kromin në Bulqizë, ku flitet pikërisht për një vendim të ish-ministrit tjetër të Energjetikës, Genc Ruli, i cili dyshohet të ketë ndryshuar në korrik 2009 marrëveshjen koncesionare dhe shtyu pagesën e gjobës për shoqërinë që ka marrë me koncesion minierën e kromit në Bulqizë. Por ende çështja nuk ka avancuar dhe tashmë dyshohet se janë djegur dhe afatet e hetimit. Sipas marrëveshjes, që u votua në kuvend në vitin 2007, ACR detyrohej të investonte deri në fund të 2010 të paktën rreth 22 milionë euro, për të rinovuar teknologjinë dhe për të përmirësuar kushtet e sigurisë në punë. Pas tre vitesh shfrytëzim, ACR kishte shkelur të gjitha planet e investimeve që detyronte marrëveshja. Në këtë situatë në 7 korrik të vitit 2009, kompania i drejtohet Ministrisë së Energjetikës, ku i kërkon të ndryshojë marrëveshjen e koncesionit. Vetëm dy ditë më vonë ish-ministri Genc Ruli firmos ndryshimin e marrëveshjes duke shtyrë mbi 13 milionë euro investime për vitet 2009-2013, edhe pse sipas koncesionit investimet duhet të kishin përfunduar sakaq. Vetëm pak ditë para se të linte detyrën, Genc Ruli kishte ndryshuar një marrëveshje të votuar nga Kuvendi në kundërshtim të hapur me ligjin.

Opozita dorëzoi në prokurori fakte rreth këtij skandali, përmes nënkryetarit të grupit parlamentar, Sajmir Tahiri. “Depozituam në Prokurori dosjen me shkeljet flagrante të ligjit e për xhiron marramendëse të parave që Genc Ruli ka realizuar me firmën e tij në rastin e koncesionit të minierës së Bulqizës, duke anashkaluar parlamentin dhe duke na treguar se pushteti i votave të vjedhura nuk ndalet para asgjëje”, tha ai.

 

 

 Kur degjoj fjalet "ku eshte opozita" me ngrihen zorret e barkut perpjete.A thua opozita eshte ndonje qenie superiore tip Supermani apo Batmani qe do veshi kostumin ndonje dite e do qeroje te gjithe njerezit e keqinj.Po opozita populli eshte.Egjipti apo vende te tjera te lindjes se mesme skishn fare parti politike opozitare ,por u ngriten vete, vetem duke shfrytezuar facebookun.Nje popull vital ska neveoje per parti politike per ti bere thirrje te ngrihet e te kerkoje me shume per veten.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).