Nga mbledhjet e fundit të Këshillit të Ministrave

Mbi turizmin: Kombi drejt detit

 “Kryefjala e kësaj mbledhjeje do të jetë turizmi dhe nuk mund të jetë tjetër veçse bumi i madh turistik që karakterizon këtë vit. Ata, të cilët parashikuan dhe përcaktuan Shqipërinë si destinacionin e parë  turistik të planetit, si magjinë vjetore të turizmit apo ‘Miss turizmi 2011’, u dëshmuan profetikë. Kam kënaqësi të informoj qytetarët shqiptarë se nga 1 janari deri më 8 gusht 2011 kanë hyrë 411 972 shtetas të huaj më shumë, sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ko përbën një rritje të madhe dhe në shumë aspekte dëshmon se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë, magjia e turizmit. Nuk ndodh që ndonjë vend të shënojë një rritje vjetore turizmi kaq të madhe, siç po ndodh në Shqipëri. Vetëm në një ditë, në datën 5 gusht, në Shqipëri hynë 57 mijë turistë dhe vizitorë. Pra, vetëm në një ditë, në Shqipëri hynë më pak se 1/6 e të gjithë turistëve dhe vizitorëve që hynë gjatë vitit 2004, gjithsej 300 mijë.

Mund të shkoni ku të doni, por unë ju garantoj se si brigjet shqiptare dhe malet e këtij vendi, nuk gjeni askund. Mund të gjeni hotele me shumë yje, por si këto nuk gjeni askund. Miq të mi shkuan në Montekarlo dhe i pyeta se përse në Montekarlo, keni shkuar për bankat apo për pushime. Për të bërë transaksione bankare apo kumar mund të shkoni, por brigjet e Jonit janë absolutisht, segmenti i brigjeve të detit më unik në tërë Europën. Unë e di se ka ujëra më të nxehta se Joni, i cili nuk është asfare i ftohtë, por nuk gjen kund det dhe Llogara, det dhe mali i Çikës, det dhe vargmali i Labërisë, çka të flet çdo minutë që ky është vetëm fillimi. Sapo ky kompleks të unifikohet, ne nuk do të jemi në gjendje të imagjinojmë se çfarë reputacioni dhe fame do të fitojmë në botë. Dikush shkoi në Marbella dhe çdo ditë kishte qëndruar në pishinë dhe dy herë kishte hyrë në det, sepse uji ishte akull. Unë e kuptoj se snobizmi është snobizëm, por ata që duan të bëjnë pushime të vërteta, të mirëfillta pendohen që nuk shijojnë disa ditë në brigjet e malet e këtij vendi. Kjo po kuptohet çdo vit, ndaj është edhe kjo rritje. Këtu nuk vijnë për të prishur paratë kot, pasi ata që vendosin të pushojnë dhe të shpenzojnë një pjesë të kursimeve, mendojnë thellë. Kjo është e vetmja gjë që nuk vjen aksidentalisht, por është meditim.

Rritja në gjashtë muaj me 411 972 turistë është një rritje shumë e madhe, premtuese, e cila justifikon plotësisht profecinë e atyre që shpallën Shqipërinë  ‘e bukura e dheut’ për vitin 2011. Natyrisht, kur them këtë, në mënyrë absolute nuk injoroj asnjë nga mangësitë e pafalshme që ekzistojnë dhe veçanërisht më kryesorja, plehrat. Ose do të dalim nga kjo psikologji e papranueshme e hedhjes së plehrave kudo në mjedis, përveçse në shtëpi dhe lokal, ose ne do të dëmtojmë rëndë një nga burimet më kryesore të të ardhurave dhe imazhit të vendit. Po na bëhen jashtëzakonisht problematike. Qeveria ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për turizmin. Vetëm në rrethin e Vlorës janë investuar mbi 600 milion euro, në infrastrukturën e të gjitha llojeve, me impakt direkt në turizëm, në ujësjellës, energji, rrugë dhe janë investime të mëdha. Është përfunduar impianti i përpunimit të ujërave të zeza. Në qoftë se linja Tiranë-Podgoricë, financim i KFW, që është edhe linjë ndërkombëtare, kushtoi 47 milion euro, unaza e jugut, unaza e bregut që do të furnizojë bregun me energji njëlloj si qendrat urbane më të fuqishme të vendit kushton 49 milion euro dhe ky është vetëm një investim. TEC-i i Vlorës, investim 110 milion dollarë dhe i tërë në funksion të turizmit. Janë rrugë, autostrada dhe po përmend vetëm disa investime. Ne jemi të vendosur të kompletojmë në një kohë të shkurtër, një nga infrastrukturat më të mira në Europë për këtë zonë, sikundër edhe për çdo zonë tjetër turistike. Por kërkohet një qëndrim i ri ndaj hedhurinave nga çdo shqiptar, i cili i ka kontribuar kaq shumë turizmit, me shpirtin e tij të bardhë e mikpritës. Ne mund të ndërtojmë impiantet më të fuqishme të djegies së tyre, po ndërtojmë landfill-e kudo, por kjo nuk mjafton, nëse qytetari nuk vendos që asgjë nga xhepi e qesja e tij nuk do të hidhet në rrugë, jashtë destinacionit të tyre. Natyrisht, kjo është një kulturë për t’u krijuar, konsoliduar. Arsyet e këtij qëndrimi janë të kuptueshme, por mundësia e ndryshimit është shumë e madhe.

Rritja e hyrjeve në të gjitha pikat e kalimit kufitar është e jashtëzakonshme, është e papërmbajtur. Aeroporti i Rinasit del aeroporti i tretë me rritjen më të madhe në Europë këtë vit, 23 përqind, kundrejt 4-6 përqind që është mesatarja vjetore e rritjeve. Ky trend është shumë premtues dhe e shndërron turizmin në një ndër degët më kryesore të ekonomisë së vendit. Të mos harrojmë se ne jemi pothuajse në fillime. Kemi për të zhvilluar e rindërtuar edhe 90 përqind të bregut. Zoti ministër, i gjithë legjislacioni do të përshtatet me filozofinë e re të zhvillimit të turizmit. Bregu do të ndërtohet në zona rezidenciale dhe resorte turistike.

Në këtë mënyrë realizojmë dy qëllime madhore. Së pari, kombi drejt detit. Ky është shansi historik i yni. Ne duhet të bëjmë që kombi të kthejë sytë nga deti. Me ndonjë përjashtim të vogël këtu, nuk mund ta besojnë se i tërë bregu shqiptar nuk ka pasur as tre fshatrat peshkatarësh. Edhe ata që jetonin në breg si kurorë të mikpritjes kishin qengjin. Historia, invazionet na kishin bërë që të gjenim strehë në male, se aty mbroheshim më mirë. Kjo është e vërteta. Por deti është ushqim, pasuri, është mundësi shumë e madhe. Duke mos i braktisur ato, pasi aty kemi edhe projektet më madhore si projekti i arrorëve dhe zhvillimi i zonave turistike, natyrisht, kombi sytë duhet t’i ketë nga deti. Ky është një shans historik. Pra, kombinim i zonave rezidenciale me resortet turistike. Sikundër ndërtesat mbi tre kate do të jenë të autorizuara vetëm nga Këshilli Qendror i Rregullimit të Territorit. Nuk do të mund të ndërtohet ndërtesë mbi tre kate në të gjithë vijën bregdetare, pa autorizimin e Këshillit Qendror të Rregullimit të Territorit. Nuk ka nevojë ta betonojmë, por të ruajmë ndërtimet më miqësore ndaj mjedisit.

***

Edhe një herë dua t’i uroj pushime të mbara të gjitha atyre që kalojnë pushimet në Shqipëri, numri i të cilëve ka tejkaluar 2 milion e 148 mijë turistë të huaj në gjashtë muaj. Uroj edhe shqiptarët, të cilët kanë dalë këtë vit më shumë se kurrë jashtë vendit të tyre, kanë lëvizur të lirë pa viza. Në gjashtë muaj, mbi 2 milion shqiptarë kanë dalë nga vendi i tyre, për qëllime nga më të ndryshmet. Janë 347 mijë qytetarë më shumë, sesa para heqjes së vizave dhe këta 347 mijë nuk janë borgjezia e re, por janë populli i thjeshtë, janë zemrat e përcëlluara nga dhimbja e malli për të takuar njerëzit e tyre. Këto ritme dëshmojnë se shqiptarët kanë përfituar shumë nga heqja e vizave. Ne u bëmë i vetmi vend në Europë, në të cilin opozita që lëvizte vetë me pasaporta diplomatike, që nuk e dinte se çfarë është viza dhe pengimi për të, u ngrit kundër heqjes së tyre, zhvilloi të gjitha llojet e fushatave për të bllokuar heqjen e vizave për shqiptarët. Është e thjeshtë të shprehësh pendesë se ndryshove nenin për të zgjedhur këtë apo atë krerë institucioni, paçka se i ke sjellë në standardet më optimale europiane dhe të mos shprehësh pendesë se u përpoqe të pengosh çdo qytetar, nënë, baba, motër, vëlla, bashkëshorte e bashkëshort të këtij vendi për të takuar njerëzit e tyre më të dashur, se bërë gjithçka për të mbajtur murin e Shengenit ndaj rinisë shqiptare. Pendesa duhet të fillojë nga kjo. Ndjesa duhet të fillojë nga kjo. Falja duhet të fillojë nga kjo dhe jo nga karrigia e këtij apo atij. Atëherë bëhesh i besueshëm, sepse tregon se ke dhembshuri e respekt për tjetrin, tregon se një gabim të rëndë që bëre di ta korrigjosh, por jo të kërkosh paketë karrigesh e të mendosh se Kushtetuta është statut partie. Problemi është se këtyre 347 mijë shqiptarëve më shumë që  kanë dalë këto gjashtë muaj, do  ishte në dinjitetin e atyre që bënë gjithçka për t’i penguar t’u dërgonin një letër ndjese apo të bënin një ndjesë publike. Qytetarët nuk kanë asnjë preokupim se zgjidhet presidenti me 5/6 apo 7/5. Qytetarët kanë preokupim që rregulli të ecë sipas Kushtetutës, preokupimi i tyre kryesor është rroga, pensioni, rruga, preokupimi më madhor është viza. Garantoj qytetarët se ne do të vazhdojmë t’i mbajmë ata në epiqendër, në piedestal të të gjithë përpjekjeve tona.” 

__________

Mbi ekonominë: Ekonomia shqiptare dhe ajo gjermane jane më stabël në Europë

Kryeministri Berisha përshëndeti sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, vlerësimin e bërë nga INSEAD, shkolla e biznesit e botës, që e rendit ekonominë shqiptare një ndër dy ekonomitë më të qëndrueshme në Europë. Duke e konsideruar këtë një lajm shumë pozitiv për vendin, Kryeministri tha se ky vlerësim mbështetet në suksesin e modelit ekonomik të vendit. Lidhur me këtë, Kryeministri u shpreh:

“E para është gjithnjë, ekonomia dhe politika më e mirë është ajo që vendos ekonominë të parën, sepse ai është edhe interesi më jetik i qytetarëve. Një lajm tjetër shumë pozitiv vjen për ekonominë shqiptare. Sipas INSEAD, shkolla e biznesit të botës, dy janë ekonomitë më stabël, në Europë. Nga ekonomitë e mëdha, është ekonomia kryesore e Europës, ajo gjermane. Ndër ekonomitë e vogla është ekonomia shqiptare. Ky është rank-imi që i bën shkolla e biznesit të botës ekonomive në Europë.

Modeli ynë ekonomik është modeli ynë i suksesit. Vështirësia është tek gjyzlykët, sepse ka njerëz që të duket sikur kanë lindur me syze të errëta, nuk i heqin kurrë. Le të shtrojmë një pyetje. Nëse ekonomia shqiptare nuk do të rritej, por do të binte, nëse kjo ekonomi nuk do të kishte rritje, por recesion, nëse qeveria shqiptare do të detyrohej për shkak të recesionit, të rriste taksat, të ulte pensionet apo t’i ngrinte ato, do të detyrohej të mos rriste rrogat, cila do të ishte gjendja psikologjike e këtyre kollagjerëve. E para do të gëzoheshin dhe natyrisht, do të këndonin të njëjtën melodi. Por, në një kohë kur të gjitha agjencitë e thiktank-et e botës, përfshi edhe ato të rating-ut Moodys apo Standard & Poors, që bëjnë fjalë për trende qartësisht pozitive në ekonominë shqiptare, qëndrimi dhe nihilizmi ndaj këtij modeli ka absolutisht, botëkuptimin e vjetër në themel të tij, papajtueshmërinë me tregun e lirë dhe vlerat e tij. Dhe po të vini re, sulmohen koncesionet, privatizimet, partneriteti publik-privat, pra, sulmohen pikërisht mekanizmat ndër më kryesorë që bënë që ekonomia shqiptare të mos bjerë në recesion, që kjo ekonomi të shënojë rritje çdo vit, që bëri të mundur që qeveria shqiptare të renditet ndër vendet që investon më shumë në planet, që bëri të mundur që qeveria shqiptare të rrisë çdo vit rrogat e pensionet, në një kohë kur në tërësi ato po i ulin. Por nga vjen ky nihilizëm e negativizëm? Vjen tërësisht nga mentaliteti totalitar, i cili nuk mund të pranojë tregun dhe lirinë e tij, por do kontrollin, do dorën e shtetit në çdo gjë. Nuk është shteti, ai që ndërton, është individi, ai që ndërton. Shteti mund të bëjë disa punë publike, por po të krahasohet ndërtimi që bën shteti me ndërtimin që bën individi, të krahasohet buxheti i shtetit me buxhetin e individëve dhe sipërmarrjeve, ato janë njëlloj si liliputi me gjigandin.”

49 Komente

Por, në një kohë kur të gjitha agjencitë e thiktank-et e botës, përfshi edhe ato të rating-ut Moodys apo Standard & Poors, që bëjnë fjalë për trende qartësisht pozitive në ekonominë shqiptare, qëndrimi dhe nihilizmi ndaj këtij modeli ka absolutisht, botëkuptimin e vjetër në themel të tij, papajtueshmërinë me tregun e lirë dhe vlerat e tij.

Pale sa here do e kene perserit kryeministrat grek nje fjali te ngjashme deri ne momentin kur erdhen tek raundi "Patatja e nxehte"

botëkuptimin e vjetër

Ore se e harroj ndonjehere, sa vjec e kemi kete kryeministrin tone me botekuptim "riosh" ne? smiley

 Sa me fat qe jom,dy vende kam zgjedh,ose keshtu ka qellu,me jetu une,te dyja me ekonomi stabel,i mencmi,i mencem ngel.

gjermania po e ha sacmen, as 2% s'ka per ta pas rritjen ket vit, kshuqe hajde knej nga 5-6 perqinci se ne 2013 qe do e kemi rritjen 15% do lutesh po s'kena me t'pranu

Nuk merzitet ashtu Brad.  Vetem po i re me thinktankat: Iu prefte S & P triple A-te. 

Kam pershtypjen qe S&P-te te ulin ne klasifikim vetem kur te kapin gjall qe ke dal ke gabi me shit breket, perndryshe i referohen te dhenave zyrtare

Eee pashe Bekenbauer dhe Uli Hoenes duke kerku shpi ne Golem. 

Me duket se dhe Merkeli kishte ble nji vile ne Qerret.

 Ja paskan fut Qerretsit,i paskan shit token e Hamid Beut qe eshte e pa hipotekume.

Si bashkeatdhetare qe e ke, te takon ta ndihmosh t'i nxjerresh hipoteken... mbase del ndonje gje dhe per ty. lool

 Femrat Gjermone i ndihmoj pa asnje lloj interesi,deri sot asnjona nuk me ka kerku leke.

Kushedi ku fshihet interesi i tyre ne kete mes, ndoshta te kerkojne shperblim ne natyre... smiley Po ti prape mbetesh "i shfrytezuari"....

ika, ika se ngela ne zyre. smiley

ala nuk i fillove pushimet? se jam kurioze per pershtypjet une

 

temen e pershendes me kengen

"E LUM SI NE E LUM SI TI

SHQIPERI QE S'KE PLEQNI"

.

Jazek qe ben edhe gixhili pale smiley

Bushne, e mban mend ate paragrafin tek fq 106, nga "arkivi" i Evropit per "waste managmenet"?  Shif si te jep xhevap km, se meqe deshe ti me "i lyp shtetit" llogari se cfare po behet per menaxhimin e plehrave.    

Ne mund të ndërtojmë impiantet më të fuqishme të djegies së tyre, po ndërtojmë landfill-e kudo, por kjo nuk mjafton, nëse qytetari nuk vendos që asgjë nga xhepi e qesja e tij nuk do të hidhet në rrugë, jashtë destinacionit të tyre. Natyrisht, kjo është një kulturë për t’u krijuar, konsoliduar. Arsyet e këtij qëndrimi janë të kuptueshme, por mundësia e ndryshimit është shumë e madhe. 

Sja vle me e komentu mo ket funderrine.. 

 

 

Ktij fjalimi do ti shkonte ne background me ze te ulet kenga Djemte tane Luftojen ne Male

Djemte taneeee, Luftojne ne Maleeee

Ne i kemiiiiii gjitmone praaneeee

Djemte taneee, Luftojne ne Malee

Luftojneee Partizane, Djemte Tanee

Ktij fjalimi do ti shkonte

o rono, se s'kam n'men me e lexu, por un do shtoja (per belulin si gjithnji):

kesaj shtepie i mungon vetem nje gramafon i markes la voce del padrone smiley

ps. sa inot duhet t'i vij belulit per ket.... smiley

looool

do ta blejme patjeter zoti Alberto.smiley

cthone keta maluketer o Avdi?     - po hic, o hic-      thone se e ke me hedhur ti..smiley

 sigurisht qe do ta blejme zoti Belo... kot se beme gjithe kete gurgule ne Wall Street. ta blejme lire, ta cfrytezojme dhe ta shesim shtrenje. si thua?

po po Lira, te njejten keshille dha edhe ai shqiptaro amerikani Gary Kokalari para disa vitesh..... qe thua ti, e kishte ftuar Robert Papa ne nje emision televiziv Garyn dhe pasi folen per situaten ne Shqiperi, aty nga fundi e pyet: z.Gary, cfare keshille do tu jepni biznesmeneve shqiptare?  pasi mori fryme thelle dhe kruajti zerin, ne forme kollitje kjo, tha: ''by cheap and sell expensive''.smiley

qe nga ajo dite, nuk e kam marre me seriozisht kete ''figure''..

buy cheap...

you mean, apo jo?

drejt zoto.  ''buy'' doja te thoja.

smiley

belulo, rono, ja dhe ideali i burrit: "at last... single with TV!"

for you, i pavdekshmi, AL BUNDY!!!

e kam ndjekur dikur al bundin emo, po nuk kam qene fanatik.  ne fakt e kam pasur gjithmone te veshtire te perqendrohesha te keto lloj serialesh ku e qeshura futet me porosi pas cdo batute. shume irrituese.  si te thuash, qesh me komande.    humori i bukur eshte spontan. po e kape batuten, do qeshesh. e thjesht.

Ekonomia shqiptare dhe ajo gjermane jane më stabël në Europë

Shife shife dreqin si ja ben qejfin gjermanit. smiley

po ik! o cjap! smiley 

S'ka si te mos jete ndryshe te di popujt jemi bicim kusherinjsh race ariane safi.Te paret tane jane ngrohur nen te njejtin diell.

gjermani... po edhe une bashke me gjermanin... dha sali p. smiley

 U desh kaqe kohe qe me ne fund ta pranoje dhe vete AI  se ky vend, i pjeses Komb, si  la e tejkaloi pjesen e perlumit, eshte katandisur PER DETE... 

ky ka ik per lesh mer, po ca ti bosh qe dhe poplli ka koh qe ka ik per lesh....

 E po  shifni Ça flet ky i  marrosur fare! Ekonomia jone qe nuk prodhon as.... komça, qenka "homologe" ne pende, me ekonomine Gjermane..!!

O Perendi e Madhe! Kaqe kaqola na di ky   karagjoz?

Kuvendi duhet te ngreje nje komision dhe te kerkoje te hetohet gjendja mendore e krieministrit se po sheh endrra me sy hapur.skizofrenia nuk vjen me daulle .

Kryeministri nuk e ka keq, jo. Ekonomia jone ka nje buuuum te madh. Vetem se ky bum ka mundesi nje dite qe te plase e tju beje te gjithe te merrni edhe nje herre rruget e botes. Hej megjithate shijojeni parajsen...

Kur lexoj/degjoj keto deklarata faq euforike dhe sjell ndermend realitetin ne vend me kujtohet ai librit i R.Saviano-s. Ndertimet ne Shqiperi lulezuan ne pak vite jashtezakonisht fuqishem, papritmas u gjendem me super milionere ne euro, atentate ne mes te dites kundrejt figurave publike (depute&anetare te gjykates se larte, etj etj-te gjitha keto deri tani......pa autore)..

A thua sistemi shteteror, drejtohet nga "sistemi"...?!

Si Gjermania? Po sikur ishte si Norvegjia para ca javesh dhe si Zvicra para ca muajsh. Kam ndermend te shkoj per vizite ne Shqiperi se shpejti, si do t'a gjej valle? Si Danimarka?

se shpejti ka per te thene qe shqiperia eshte si kanadaja. rri e shih shqiperine aty ku je kris... nuk harxhon as leke biletash as nuk telendisesh rrugeve. smiley

leqe kanadaja nje pellembe vend eshte. s'ke ku te peshtysh smiley

Epo duhen nderruar, Kristida, here pas here. Nuk hahet e njejta corbe perdite. Pastaj ja Gjermani, ja Zvicer, ca ndryshimi ka, te dyja flasin Gjermanisht (pjeserisht) smiley Kur ke shume genjeshtra ne koke, fillojne e ngaterrohen.

Une them mire e kishim Norvegjine...

Ja, vi elsker dette landet,
som det stiger frem...

smiley

eee, po ja qe na doli ai kokelakra qe e prishi imazhin e Norvegjise keshtu qe duhet te shkeputemi prej saj me kujdes. Deri sa t'i dale dhe ndonje gje Gjermanise. Vendeve te Evropse se jugut u rrime larg se jane te mbytura me borxhe.

Lexova jetshkrimet profesionale të këshilltarve të berishës të gjithë shkenctar.  Gjithë jetën aktive veç shkolla, seminare ,studime , mastera e doktoratura  , vepra shkencore , lektor universitetesh në të gjithë fushat .Mosha relativisht të reja . Veç në detyrën e këshilltarit siç duken bathët zero me xhufkë .Vetëm ai që mbulon fushën e gënjeshtrave , psikologjisë e propagandës më i sukseshmi.(ndoshta dhe nga që e njoh por jo si gënjeshtar).

 keshtu flitet. smiley.

Po qene Idiot Vlonjatet e Sarandiotet hallall  te qofte . Marsho edhe drejt Jugut ! Po pse nuk eshte det edhe Lezha me Shkodren , Durresi dhe Kavaja qe i ke dhe "bastione te dhimokracise " smiley  Ja paske vene syne   Rivieres tie . Larg duart e ndyra te Fazlliceve andej . Eshte pjese e Shqiperise dhe Shqipetareve jo nje cope rere qe do ta shesesh sic tentove me ujtrat Detare e s'te ndezi . Re ne hundelesh dhe shtu do te biesh gjithmone sa here te leshosh Ulerima - Urrapatriotike  - Hipokrite . Mashtrues ! Kujton se i ha njeri prrallat e tua dhe mbete ti nga Vucidoli tu tregosh bukurite e Detit . Tutje andej nga Divjaka  se te cqyen Ljepuri ! 

...  “Kryefjala e kësaj mbledhjeje(Qeverrije) do të jetë turizmi dhe nuk mund të jetë tjetër veçse bumi i madh turistik që karakterizon këtë vit. Ata, të cilët parashikuan dhe përcaktuan Shqipërinë si destinacionin e parë  turistik të planetit, si magjinë vjetore të turizmit apo ‘Miss turizmi 2011’, u dëshmuan profetikë..." 

Sakte, te doli llafi "profetik" ore  profan.Deti u be hale i  teri...! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).