Arrestohet nga FBI biznesmeni i HEC-ve në Shqipëri

SHBA- FBI ka paditur një biznesmen amerikan i cili ushtron aktivitetin e tij në Shqipëri, në fushën e ndërtimit të hidrocentraleve. Sic raporton vetë Byroja Federale e Hetimeve, bëhet fjalë për biznesmenin Paul John McMann, pronar i kompanisë Commonwealth Albanian Hydro Ventures, Inc. 52 vjecari nga Westoni, u arrestua në 10 korrik të këtij viti në Qipro ndërsa u ekstradua në SHBA në 4 gusht për tu paraqitur përpara gjykatës pikërisht sot, ku dhe iu bë e ditur padia kundër tij.

MekMann ishte në kërkim që në nëntor të vitit të kaluar, i paditur për tre akuza, për mashtrim me dokumentat dhe fondet bankare. Sipas padisë, në tetor dhe nëntor të 2008-eë McMann bleu disa dokumente të rreme bankare përfshirë këtu edhe vërtetimet në Bankën e Amerikës dhe Vakovia Bank, për të treguar se ai dhe kompania e tij “Commonwealth Albanian Hydro Ventures Inc” kishin llogari në këto banka me shuma të mëdha parash.

McMann akuzohet se ka përdorur këto dhe dokumenta të tjerë false si pjesë e skemës së tij mashtruese për të përfituar para nga individë të ndryshëm në Boston. Në mënyrë specifike, padia thotë se McMann përdori dokumenta të rreme bankare për të siguruar të paktën 450 mijë dollarë në kredi si dhe për të bindur një kreditor të cilit ai i detyrohej mbi 1,6 milion dollarë për të evituar kështu sekuestrimin e disa pronave të tij.

Sipas FBI-së, nëse shpallet fajtor McMann rrezikon të dënohet 20 vite burg dhe më pas tre vjet liri e mbikqyrur si dhe një gjobë që shkon deri në 250.000$, ose dyfishin e shumës të humbjes së shkaktuar nga mashtrimi i tij. FBI bën të ditur se kushdo që beson se ka rënë pre e mashtrimeve të McMann mund të kontaktojë Zyrën e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

______________

Për më tepër:

http://www.ama-news.al/2011/08/qeveria-i-shiti-hidrocentralin-e-bistrices-nje-mashtruesi-arrestohet-nga-fbi-ne-qipro/

9 Komente

Si shpjegohet qe keta lloj "biznesmenesh" vijne ne Shqiperi, apo vetem Shqiperia pranon nga keta lloj qe jane krunde nga pasuria, jane njerez mafioz, njerez qe kane patur probleme me ligjin ne vendin e tyre, njerez te korruptuar etj, apo sipas vendit edhe kuvendi?.. smiley

Nuk shkojne vec ne Shqiperi, por kudo qe gjejne shesh.

Ka bo gje plazh ne vlore ky robi??? smiley

 

 nuk e gjen gje, jo. jeton ne weston, ku jetojne milioneret. do paguaj nje avokat dhe do dali pa lagur.

jo mo  nuk duket si turist ky tipi?  investitor thote. biznesmen legjitim.smiley

Edhe si i bie morali i fabules?  Me mire sallam vendi se i huaj?  

 Gjynah. Ja ku na iken nja 200.000 dallare investime te bera ne Shqiperi. Paska pas te drejte PNUDi qe nuk jepte emra investitoresh, se kishte frike mos i arrestonin. smiley

 smiley Po mire ja i heqim 200 mije .Nga 1miljard , ... prap mbeten 980 miljun smiley  Po Ju kini inat Investimet ...tha ai me Politike qe ben show 

Po kush vjen ketu tek ne ne Mememdhembje pervec "musteqetendarave " me poste , apo batakcijve ? Ju nuk u besohet se ai vend eshte i rrethuar PLOTESISHT nga "Miqt e Miqve ".Dhe ne se do kete nje " Vullnet Europian" apo edhe "Vullnet Amerikan" nga organe te specializuar e te  "pa influencuara ".... ne do mbetemi PA DRITA fare !

Po gjithsesi edhe kaq faleminderit ketyre qe bejne nga nje arrrestim si Deviroli e ky tjetri , e te tjere te padeklaruar ....se babasqapi Yne s'di ku bie Gerdeci zotrie jo me te dije se ku bejne pushime "batakcijte e hajdutet e Botes " smiley

E ka nje te mire ..pa ju dridhur qerpiku dhe plot dinjitet Malesori e Krenari Deklaroi 

Une Fazllicin e kam mik shpie zotrie . Ai na e shet energjine nae .. smiley

biznec mer jahu...7 hidrocentrala kam mer jahu

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).