“E dua njerëzimin; janë njerëzit që nuk duroj dot!”. Imagjinoni sikur kjo shprehje e famshme me humor filozofik e kartonistit Charles M. Schultz  të pranohej nga konglomeratët shumëkombëshe, që operojnë në çdo cep të globit, si motoja e tyre e marrëdhënieve me klientët dhe konsumatorët. Ndoshta edhe ka ndodhur, por sigurisht jo brenda kufijve të botës perëndimore, sepse atëhere do të ishte bërë hataja; jashte asaj bote magjike le të ndodh badërdia, dhe këtu Shqipëria është ndoshta rasti më i keq. Konsumatori shqiptar poshtërohet, shtypet dhe nëpërkëmbet si askërkund tjetër në botë. E kush është ajo familje shqiptare që nuk ka rënë pre e skemave rrjepëse të kompanisë CEZ me fatura disa milionë lekë? Apo faturime me shuma ekstreme si ajo prej 48 mijë dollarësh në muaj për një grua që jeton vetëm në shtëpi, e barabartë kjo me faturën që paguan e gjithë selia e Kombeve të Bashkuara? Apo ndërprerjet në zona të tëra të Shqipërisë si dënim kolektiv sepse një pjesë e popullsisë së asaj zone nuk ka paguar detyrimet ndaj kompanisë? E kush nuk e njeh zonjën e hekurt të CEZ-it që shfaqet para kamerave si e gjithëpushtetshme dhe shprehet pa iu dridhur qerpiku se “do ta sjellim energjinë vetëm kur të paguajnë të gjithë. Nuk kemi ç’të bëjmë!”? Nuk kemi ç’të bëjmë?! Më fal moj zonjë e nderuar, po ata shqiptarë të ndershëm që paguajnë rregullisht, ç’kusur kanë të vuajnë? Kësaj pyetje zonja i përgjigjet me një nënqeshje tallëse. Asaj nuk i interesojnë ata. Ajo mund të shkaktojë vuajtje sa e si të dojë e prapë të tallet para kamerave. Nuk e di se ç’bën CEZ-i në Evropë, por ju garantoj një gjë: nëse kjo kompani do të vepronte kështu në Shtetet e Bsahkuara, jo vetëm që do të ishtë mbyllur menjëherë dhe pasuritë e saj do t’iu ishin ndarë konsumatorëve si dëmshpërblime për dëmet e shkaktuara, por drejtuesit e saj do të ndanin qelitë me vrasës të dënuar me disa  burgime të përjetëshme dhe do të ishin shndërruar në balerinat dhe  top modelet e burgjeve më famëkeqe amerikane. Por këtu është Shqipëri dhe lejohet çdo gjë.

Por CEZ-i është vetëm një hallkë në zinxhirin e gjatë të praktikave poshtëruese të kompanive të shërbimeve, të cilat në shumicën e tyre, po bëhet gjithmonë e më e qartë se janë prona të pushtetarëve ose të lidhur me ta. Zinxhiri vazhdon me Telekomin dhe praktikat  tij të padëgjuara të kufizimit të doënload-imeve në internet, të cilat jam i bindur janë shpikur vetëm për të grabitur shqiptarët ndaj dhe aplikohen vetëm këtu. Pastaj vijnë kompanitë e celularëve me çmime të kripura sa dy apo trefishi i çmimeve në bashkimin evropian e më tej. Por ‘Miss Albania’ e praktikave të shëmtuara ndaj konsumatorit dhe klientit shqiptar është sistemi bankar me komisionet që bankat marrin për çdo llogari, pagë apo transaksion. Vetëm në Shqipëri ndodh që t’i depozitosh paratë në bankë dhe në fund të një viti të marrësh më pak se sa ke depozituar.  Ka një praktikë të ndjekur nga të gjitha bankat që, nëse ke llogari rrjedhëse je i detyruar të paguash rreth 2 Euro komision në muaj, të cilin banka e justifikon me faktin se të paska ruajtur paratë! Eh, ç’nuk ndodh në Shqipëri! T’i japësh bankës paratë e tua që t’i xhirojë në funksion të rolit të saj primar dhe, në vend të të japë shpërblim për këtë, të ndëshkon me gjobë.

Kur banka huazon pará përfton interes që është pagesë që huamarrësi bën për përdorimin e parave të tjetrit, ose e quajtur kosto mbi huanë e dhënë. Kjo është e kuptueshme dhe mësohet në çdo libër elementar ekonomie. Ndërsa kur banka merr pará në formë depozitash dhe ajo prapë merr interes, dmth ajo të taton për paratë që ka marrë, kjo në cilin libër mësohet?

Por asnjë nga këto nuk mund të krahasohet me praktikat më çnjerezore, më poshtëruese dhe më të rrezikshme të shërbimit shëndetësor në këtë vend të ndërtuar mbrapsht. Spitale pa ilaçe, higjenë përtokë dhe doktorë e infermiere që janë shndërruar në tregtarë jetësh njerezore, që bëjnë pazare e japin e marrin e ryshfete që as matrapazi më i madh nuk do t’i bënte e jo më njerëz me bluza të bardha, detyra e të cilëve është mbrojtja e jetës.

Ajo që të revolton është fakti i dhimbshëm se shërbimi shëndetësor në Shqipëri është shndërruar në tregëti shitjesh me pakicë: në fillim paguaj dhe pastaj merr shërbimin, tamam si një dyqan byrekësh në cep të rrugës. Dhe nëse nuk ke para atëherë je i dënuar me vdekje. A nuk është mizore kjo, sidomos kur bëhet në spitale të ndërtuar nga këta njerëz të nëpërkëmbur dhe që tani gabimisht quhen shtetërorë, nga mjekë që të paktën rrogën e spitalit e marrin nga këta taksapagues të dënuar me vdekje?

Këtij trajtimi barbar nuk i shpëtojne as ata që paguajnë sigurime shëndetësore, sepse ky lloj sigurimi është thjesht një tjetër skemë vjedhjeje që nuk të shërben për asgjë. Por edhe po të paguash sa të kërkojë babëzia e bluzave të bardha, përsëri jetën nuk e ke të sigurt. Sa mijëra njerëz vdesin çdo vit për shkak të neglizhencës apo paaftësise së mjekëve, edhe pasi këta të fundit kanë marrë pará? Sa shumë prej tyre kanë qenë familjarët apo të njohurit tanë! Dhe sa është numri i mjekëvë të penalizuar? Zero! Sa kriminale është pastaj, të lejosh një mjek që ka mbi shpinë vdekjen e katër pacientëve të shëndetshëm, për shkak të neglizhencës apo paaftesisë së tij, të vazhdojë të ushtrojë profesionin! Sa më shumë rrëmon aq më e qelbur bëhet katrahura dhe çorba e shoqërise shqiptare.

Megjithatë është e çuditshme që askush nuk flet për këto, askush nuk bën thirrje për organizim në parandalimin e kësaj masakre sociale; as ata qindra mijëra vetë që kanë jetuar e jetojnë në perëndim, dhe që, përballë ndonjë keqkuptimi të vogël me AT&T, Deutsche Telekom, apo ndonje kompani tjetër në perëndim, kanë sharë në telefon  me libër shtëpie punonjësen e Shërbimit ndaj Klientit, duke i kujtuar me zërin në kupë të qiellit të drejtat e tyre si klientë të asaj kompanie dhe banorë të atij vendi. Dhe të tillë unë kam njohur dhe njoh shumë. Por për ç’ndodh këtu, as iu vete në mendje të kërkojnë të drejtat.

Si është e mundur që përballë këtyre shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut nuk pipëtin fare Shoqata shqiptare? Po si mundet të flasë Organizata Shqiptare e te Drejtave te Njeriut kur kryetarja e saj shfaqet çdo ditë në televizione si analiste politike dhe merr atributet e një punonjëseje  të administratës apo zëvendës-ministreje?

Si mund të flasë Amnesty International Albania kur ka në kryesi një analist mediokër që i është betuar për besnikëri kryeministrit deri në vdekje?

Si mund të flasin ato dhjetra OJQ që vërdallisen nëpër Tiranë kur J-ja e mesit u ka rënë plotësisht?

Sa herë e pyesim veten dhe Zotin: Jam shqiptar dhe e dua Shqipërinë, por përse ndiej kaq dhimbje dhe pse më poshtërojnë kaq shumë vetëm se  jam i tillë? Pse nuk u ndjeva një herë rehat dhe i qetë në vendin tim?

Këto shumë pse nuk kanë nevojë për përgjigje, por ndoshta i ndryshojmë duke filluar nga këta mekanizma shtypës, grabitës dhe poshtërues. Mbase me qeverinë nuk matemi dot, por po të organizohemi, ua tregojmë vendin këtyre sharlatanëve dhe i largojmë nga trualli yne ata që nuk e kanë vendin këtu. Sepse duket që këta mashtrues i duan paratë e shqiptarëve, por ata vetë i shtypin me këmbë.

 

21 Komente

Vetëm në Shqipëri ndodh që t’i depozitosh paratë në bankë dhe në fund të një viti të marrësh më pak se sa ke depozituar

Jam "dakord". Vetem ne Shqiperi, dhe ne cdo vend tjeter ku ka banka. Ndoshta ne Korene e Veriut dhe Kube nuk te mbajne komisione. Tamam "ekspert" i fushes. Po mbase vetem Shqiperine njeh.

Me harxhoi 2 min kohe kot per te lexuar kete palo artikull.

Kush te shtyu ta bosh ket koment? smiley

Ketu eshte e sigurte qe nuk te mbajne komisione, ose te te faturojne per mbajtjen gjalle te llogarise, sic ndodh ne te vertet ne Shqiperi. As ne Rusi, Ukraine, dhe se fundmi Vietnam nuk ka te tilla praktika.

Shume e sigurte besoj. Sa fola me nje drejtor banke lokale te WellsFargo dhe me tha absolutisht jo...

Ah po? https://www.wellsfargo.com/wfonline/bill... "Otherwise, Bill Pay is $6.95 per month (includes up to 25 payments per month; each additional payment costs $0.40). Monthly service fee will be assessed starting in the first month of use after the free trial period."

Ose: https://www.wellsfargo.com/wfonline/cons...

Ja te themi qe Wells Fargo eshte me e mire se te tjerat. Artikulli qe solla me teper permend disa banka (si shembuj) qe kane fees. Pse mund te jete banka jote apo e imja pa "fee" (doubtful), s'do te thote qe eshte pergjithsuese per te gjitha, apo e kam gabim?

 Ne fakt, une fola direkt me robin qe o pergjegjes per filialin (dikur uakovia) qe kam sot ketu afer.

U futa edhe ne llogarine elektronike dhe as atje nuk shof ndonje taksim ne kete llogari. Edhe te llogaria e Chase e njejta gje.. edhe te nje tjeter banke lokale po njesoj..

Ca me tej , cdo gje eshte e diskutueshme. Imagjino cmund te besh nga pozitat e lek dhenesit, kur vetem me ane te dialogut, mund ti shkurtosh ca pike borxhit qe merr nga banka, pra nga pozita e leke marresit.

Nese nuk ke goje te hapesh, do te shohesh se faturat e celit, sa vine e do rriten, faturat e ujit, gazit, elektrikut etj. Nuk ka biznes qe nuk do te beje me shume para..

 

do te shohesh se faturat e celit, sa vine e do rriten, faturat e ujit, gazit, elektrikut etj. Nuk ka biznes qe nuk do te beje me shume para..

Kjo eshte e drejte.

E drejte, per depozitime paguhet, ashtu si edhe per llogarine rrjedhese ne varesi te paketes se sherbimit te zgjedhur. Megjithate, varet nese ka qene depozite e garantuar apo jo, se ka te tilla ku te garantohet shuma fillestare.

Gazetari flet per bank account fee dhe keto zakonisht ky shebim ne banka te medha nuk paguhen. Keto taksa zakonisht vendosen nga banka te vogla te kategorise se dyte.

Ore vellezer, me gjithe respektin e madh qe kam per Ameriken Veriore, nga ju shkruani, po ju lutem mos u beni me ekspert se une ne nje zanat qe kam 15 vjet qe e ushtroj.

Me sillni listen e cmimeve qe ka banka juaj, dhe i diskutojme nje nga nje. Nese e quan "bank account fee", "bank charge", "transaction charge", "maintenance charge" apo ku ta di une, ajo banka qe i mban parate e tua, rrogen e stafit, te shefit, fitimet e aksionereve dhe taksat e qeverise, nga do i nxjerri?! Dhe, duke qene se bankat ne Shqiperi nxjerrin me pak fitime se ato ne USA apo Canada, me logjike besoj se edhe banka juaj ne nje menyre ose tjetren mesatarisht ju vjel juve me shume se nje banke shqiptare. 

hmmm, une jam me Chase bank prej vitesh. Nuk mbaj mend kurre te kem paguar ndonje fee per checking apo saving. Paguaj shume fatura nga llogaria online dhe kurre nuk me mbajne fee. Te vetmet fee qe une paguaj kane te bejne me transfertat dhe keto jane thuajse i njejti nivel me bankat shqiptare. Per incoming $25 dhe outgoing $40. Por fee per account maintenance ose pagesa nuk kam asnje. Noshta kom qellu me fat smiley

Po per debit-card, credit card, cash advance, cash withdrawal a ke ndonje "transaction fee" apo "maintenance fee"? Po per direct debit, standing order apo e-banking (nqs i perdor)? Po per everdraft-et, sa i ke fee-te?

Sa eshte norma e interesit qe merr per checking account (zero besoj). Po per saving account?

Per transfertat incoming, ka banka ne Shqiperi qe i kane tarifat zero (si banka ku e kam llogarine une p.sh.). Vec ne rastin e transfertave, mire eshte te kuptosh se kush ngarkon cfare tarife, meqe jane me shume se 2 banka te perfshira.

Nqs per te gjitha sa me siper ju nuk paguani asgje, atehere mire eshte qe te ndryshosh banke, sepse Chase paska marre te njejten rruge si BofA, dhe mundet qe FDIC te mos e mbuloje krejt shumen e parave qe ke ne ate bankesmiley

 

Emrin e bankes e kemi tani shkruaj edhe account number ta verifikojme me mire.. smiley, edhe banka ime ska TD Banknorth.. smiley

Fees dhe komisione ka cdo banke po shume i heqin fees per depozita te caktuara (psh mbi 10k etj).
Ideja eshte qe te nxisin klientin mesatar te depozitoje mbi kufirin e caktuar dhe kuptohet qe ky kufi eshte fleksibel (si ta shofi banka te arsyeshme).
 

Pikerisht.

Shkrimi per mendimin tim nuk eshte nje palo artikull. Eshte nje shkrim mjaft i ekuilibruar, i cliruar nga tendencat militantiste dhe ngre mjaft shqetesime te prekshme te realitetit shqiptar. Mua me pelqeu shkrimi dhe qendrimi i gazetarit. Note maksimale per te.

*****

 

Po ku ka nga rradhet e Lehesve e ku ka "peshtyres " qe te duroje pa thone " kujt do me i tregu bankat mer jahu " smiley

Ai vend eshte nder me te sukseseshmin e te suksesuarve , yllin e sukseve , biles vete SUKSESI ...... nen mbllacitesin Berisha . E kush eshte ky qe merr persiper te tregoje se si jane punet ne Realitet ne Lefqenine e Berishes ? Une ekam thene dhe me pare sikur te kete nje Investigim serioz dhe qendrim serioz nga Organe si FBI etj , per veprimtarite e "miqve te miqve " Shqiperia mbetet jo vetem pa DRITA por edhe pa Para ! Ama nje gje te mire te Madhe do e kemi . Do mbetemi pa LEHESA dhe  do edukohemi masivisht qe kur te duan te lehin .. tu futesh mdonje rrote sallami .. ( jo per keq , por per "me e  lezetu &quotsmiley  thote Gjini !

Vetëm në Shqipëri ndodh që t’i depozitosh paratë në bankë dhe në fund të një viti të marrësh më pak se sa ke depozituar.....

Zoti Kola 5 me yje sidomos per Sherbimin shendetesor ..Vetem se mendoj duhet ta njihni me mire alternativen e Mullahut Berisha me u pasurue or tie ..... Ka disa alternariva . Njeren e provuam .Ishte ajo me ca Piramida po "nuk kishte Ligje " smiley . Tani ka ekstremin tjeter " Gjobe " qytetareve si ne "Far West " qe grabisin me Ligje Kaubojsish ...... te zbatuara  vetem per Lefqenine e Kusareve !

Popull me kuturu nuk ka ne Planet besoj .  Ama ka solidarno ....sterrrrrrrr !

Shqiptaret nuk i durojme dot... tani, kjo nuk qendron.

ne si natyre nuk durojme dot tangerllekun, dhe pershtypja qe shqiptaret (te tjeret si ne) jane te vetmit qe kane me shume tangerllek se ne, ose jane me te pagdhendur se ne, ose jane me te "keqinj" se ne - si pergjithesim... ngaterrohet me kete shprehje, qe demek nuk i durokemi dot.

kemi mungesa te renda ne etike komunikimi, kjo po. kemi shume mungesa te tjera, dmth, vende per permiresim...

e shohim dhe ketu ne peshk, apo jo? smiley

 Me i' llaf, Cezja s'e ka thone ket' llaf, me shqiptare, qe m'a vini si titull!

U te qeefsha blogun o Muchi, mu ne bisht! 

ty mrroklle do te te nisim ne gjermani per stazh ne. smiley qe te te mesojne aty se jo cdo gje behet me ... puthje, sidomos ne vendin e punes. 

terrorist e kaluar terroristit duhet te jesh. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).