ne qofte se kryetar bashkie do ishte Mao Ce Duni, Hitleri, apo Stalini, ju siguroj qe do beja po te njejten gje.

                                                                                                             E. Jaho

Eh c'ben dashuria per Artin. Pikerisht kjo mosperfillje kaq artistike karshi diktatoreve i dallon talentet e medha. Qellimi i saj i vetem ishte nje Akademi Artesh per te ndihmuar brezin e ri te artisteve shqiptare ndersa gojet e liga flasin se ajo donte te behej drejtoreshe e Akademise gje qe ajo e pergenjeshtron duke thene "me pyeten per opinionin tim per idene e organizimit te nje Akademie ne Tirane, ku une te isha ne drejtim te saj" gje qe flet qarte se rolin e drejtoreshes ia kishte urdheruar Musolini....

Neje se u ngaterrova tani. Ja lexojeni vete kete bashkepuntoren e Pol Potit. ;)

_____________

 

Keni lexuar me shume sesa duhet per kete ngjarje. Eshte teper e thjeshte. Kolege te mi te vjeter italiane, qe jane muzikante dhe kane lidhje politike ne Itali, pas shfaqjes se Traviates ne Verona, ku merrnin pjese shume personalitete politike italiane (perfshire dhe presidentin) te entuziasmuar per nivelin e larte artistik te shqipetareve, me pyeten per opinionin tim per idene e organizimit te nje Akademie ne Tirane, ku une te isha ne drejtim te saj (ne Itali termi perdoret per specializim ne nje drejtim artistik mbasi ke mbaruar universitetin). Vende me kulture me te madhe operistike se Shqiperia mbarojne specializime ne Itali ne fushen e artit operistik. Kjo nuk tregon mosvleresim ndaj vetvetes, por force per te mesuar dicka te re, qe nje kulture tjeter te ofron.

Njihnin emrin e Edi Rames, por derisa zgjedhjet ishin ne diskutim, akoma nuk kishin idene nese ai ishte akome ne drejtim te bashkise apo jo. E entuziasmuar nga kjo ide dhe per oportunitetin qe shume te rinj artiste shqipetare do te kishin per t’u ballafaquar me biznesin e botes operistike boterore, dhe duke mos patur mundesine per t’ju dedikuar 100% ketij projekti, u premtova qe do perpiqesha te kontaktoja kedo qe eshte ne drejtim te bashkise, ne momentin e pare qe do kisha mundesine.

Oportuniteti mu krijua kete jave (pasi duhet te vija ne Shqiperi per nje sebep familjar per 3 dite). Kryetari aktual i bashkise me priti shume mire dhe u tregua shume i gatshem qe te mbeshtese projektin, me çdo mundesi qe ai ka. Ne qofte se kryetar bashkie do ishte Edi Rama, une do takoja dhe kerkoja ndihmen e tij, ne qofte se kryetar bashkie do ishte Mao Ce Duni, Hitleri, apo Stalini, ju siguroj qe do beja po te njejten gje.

Ne kete plan une personalisht nuk kam asnje interes financiar, politik, karrierist etj. E vetmja gje qe me shtyu, eshte deshira per te bere diçka te mire per brezin e ri te artisteve shqiptar. Por, ndoshta eshte e vertete fjala e urte popullore ”Asnje veper e mire nuk kalon dot pa u ndeshkuar”.

Me vjen keq qe ne shqipetaret nuk dime as te ndimohemi ndonjehere. Le te shpresojme qe nje dite dashuria per vendin tone do te jete me e forte se epshet tona politike.

Koha do e tregoje

Me respekt.

 

110 Komente

PF, et tu Brutus?  Do thoshte emo smiley.

 

 Ca te beje dhe Bruti i shkrete mo! Jo se pastaj i thone Kadarese, pse nuk i re me tulle Enverit kur e takove ne shtepi!

ti ermonela qeke me vertete budallaqe fare qe shkon dhe ju kthen xhevap anjoranteve, dhe arrin gjer aty sa detyrohesh te justifikohesh para tyne,

tamam koncert ne vitin '36

+1

+1

Ti PF sinqerisht nganjehere ta mush menien plotesisht qe do kishe bo goxha karriere ne mediat shqiptare. Te marresh e te vesh ne ball nje gjysem fjalie duke e nxjerre nga konteksi eshte e denje per nje super gazetar shqiptar qe sapo ka maru per gjeologji-miniera.

Nejse me keqdashjen tate i ke bo goxha nder Ermoneles duke e shperndare kete leter.

Ky veni ketu eshte i"i xanun", qe te shkruj ndonje gjo tjeter kur te me doje qejfi. smiley

Shume dakord me Ruzhdien! Me perjashtim te faktit qe s'do ta quaja "budallaqe".

Tani, sinqerisht... te gjithe kritikeve te Bashes: Mjaft se late nam! Denigroni veten duke u marr me keto. Nuk do t'ju degjojne kur te beni kritika prej verteti! Si nuk arrini te kuptoni kaq pak gje?!

Tani, sinqerisht... te gjithe kritikeve te Bashes: Mjaft se late nam! Denigroni veten duke u marr me keto.

Olso, nuk kane faj gazetat, apo kushdo, qe merren me Bashen... ky na rezulton i vetmi nga politikanet qe eshte ne krye te detyres.smiley, ne pune. te tjeret kane ikur me pushime ne ''drejtim te paditur''.smiley.  gjithmone sipas Muçit...smiley

 

 A: H..? 

B: Qepe te thashe..

A: E qepa..

Shfaqjen tjeter te rradhes, te Ermoneles, ne Tirane kam bo be e rrufe se do ta shoh.. Di njeri te me thote kur eshte?

 Me kane thone se ka nje takim me Meten ne shtator... Nuk e di cfare ore. smiley

Ska nevoje me pre bilete per ate; kush bo takime me Meten zakonisht i qit vet videot ne u-tub smiley 

 A: ta them dhe i gjo? 

B: Jo!

A: Mire.. po me shqiptaret cpati?

Popull belaxhi jemi per zotin, e beme dhe kete gocen te na shpjegohet neve qe ne fund te fundit nuk arrijme ti blejme as 0.01% te biletave. Ik o goce rri rehat se ktij mileti i doli pune me ty e me elizen ngaqe s'erdhi dhe nene tereza me taku bashen, se po t'kishte qene dhe ajo ... per nji lek do e kishim bo dhe ate

 smiley 

Me mire keta socialistet ta thone troc fare: Kush takon Bashen eshte i share.. smiley

Kunder kujt dhe cfare vjen ky reagim i Jahos?  Ku eshte publikuar ky reagim?

Ti ma heq menjen mu. Ti sikur vjen te peshku me bo research mer shoku. Po ke nai gjo me thone, thuje, po s'ke rri. Mjaft mer tu bo verifikusin per cdo argument se na hoqe petllen

Nuk jam i predispozuar te flas ashtu kot ne tym, mbi nje shkrim qe s'ka asnje lloj burimi se nga eshte marre (ketu vihet ne dyshim dhe vertetsia e tij) dhe nuk eshte e qarte kujt i drejtohet.  Ate qe kisha per te thene me aq sa di deri tani, e thashe; kur te marre vesh me shume informacion athere mbase do them me shume.  Ti mos u sekelldis shume nga korrektesia ime.

mbi nje shkrim qe s'ka asnje lloj burimi se nga eshte marre

Tek gazeta Tema eshte marr, hape se do lexosh edhe komentet.. por u vjen turp ta thone qe eshte marre nga Tema e Meros.. smiley

Flm ketlina. 

E vertete qe qeka postuar dhe tek tema e Meros.  Per vete une do vija ne dyshim te forte vertetesine e cdo gjeje qe poston Meroja.

Une nuk sekelldisem as nga skafi i mikut tim peshkatar kur dal per peshk me kater balle det mer, po ti si t'dush

I pakapshem, ta ka thone mire daku. Na hoqe petllen me kete vesin tat me bo si interesant.

Me gjithe respektin kuptohet.

Njerez si ky PF i nderuar i Pakapshem,shkruajne lart e poshte kunder Elizes dhe Ermoneles.Bile Mero Baze shkruajti nje goxha artikull tek Tema dhe me pas u publikua dhe tek Shekulli kunder Elizes.Shekulli kishte gjithashtu nje foto te Elizes me bikini dhe me titull Eliza Dushku merr shtetesine Shqiptare.Po keshtu dhe reagimet e lexuesve te Shekullit qe jate tip PF,varionin nga epitetet kurva,qelbesira deri ne me te moderuara,si kuklla nen regjine e Berishes.

Tani se kush eshte PF e dime.Mjafton te shohesh komentet e tij krahinaliste dhe do te kuptosh se cfare monstre eshte.Tip Mero Baze ne miniature.

E thashe dhe me pare smileyas Stan Dragotit,James Belushit Edhe Eliza Dushku dhe me se fundi Ermonela ka hyre ne listat e zeza te komunisteve shqiptare tip PF.

Nuk eshte cudi ndonje dite kur Roberto Deniro apo Ragis Philbin te "guxojne" te kerkojne shtetesine shqiptare dhe me kete rast te kene takime kortezie me Kryeminsitrine apo kryetarin e bashkise se Tiranes,se e zeza i pret.

Mero Bazet,Muc Nanot apo PF dop te vjellin zjarr sic e kane zakon.

Pavaresisht se me vizitat e tyre zonjat Dushku dhe Jaho i kane bere nje sherbim te madh Shqiperise,po ku pysen keta.Per PF Shqiperia fillin ne Bllok dhe mbarone ne Himare.

Vallai ty dhe ilia tolin ju kam zili, te dy e keni nga nje kauze, ti pf-ne ai lazer leshin (se s'me vjen mbiemri)

 zili? kollaj ai muhabet.. hudhu nga kati II me koke.. po u cove mo do jesh = me solin...

A thu po u ngrejta do kem dhe une nje kauze? Do e provoj vallai smiley

Pas Stan Dragotit,James Belushit Edhe Eliza Dushku dhe me se fundi Ermonela ka hyre ne listat e zeza te komunisteve shqiptare

smiley

smiley

Apo çpo i rruhet shume Belushit, Dragotit dhe gjitheve me radhe

 E funit:

Une pershendes Ermonelen me ket..

Seriozisht tani... a ka noi video te noi koncerti te Ermoneles ne Shqiperi? dhe a di te me thote njeri se kur do te kem mundesine ta ndjek shfaqjen e saj te ardhme ne Tirane?

E funit dhe nga une, pyt Cimin smiley
Naten smiley

Me lezet ja fute edhe Cimit ti swed1, sikur fajet i ka ai qe shkoi takoi demokratin ajo, nejse gjaku nuk behet uje.. demokrat, socialist, komunist jemi shqiptare smiley

 Ne fakt m'u nuk me behet vone fare se ke takoi Ermonela apo Salmonela. Dhe ke temat e takimeve te tyre nuk lashe asnje koment, bile as nuk i lexova. Mua me terhoqi vecanerisht ajo shprehja e saj ku thoshte se do ishte takuar me te njejten mungese paragjykimi edhe me Hitlerin, Mao Ce Dunin apo Hitlerin. Kjo padyshim tregon nje force karakteri nga ana e kesaj goces, gje qe e nderon pa mase. Jam i sigurte qe sikur ky qendrim i saj te publikohej ne gazetat e medha te Europes e Amerikes, do ta nderonte goxha figuren dhe popullaritetin e saj. 

Edhe fakti qe donte te hapte nje Akademi arti ku te ishte ajo drejtuese, se te ajo tjetra ku ajo nuk eshte drejtuese po ka qene nxenese nuk jane mire punet, nuk ka asgje te keqe. Them une. Vetem me bere pershtypje qe ndersa ne fillim te letres thoshte po, ndersa ne fund jo. Do e kete ngaterru lapsusi.

Sa per talentin pastaj, eshte komplet gje tjeter...

P.S. Letra ne fakt me erdhi ne FB. Dhe thoshte: Shperndaje. Dhe une e shperndava. Do i jepja thjesht nje sugjerim miqesor. Me qe eshte si bicim ylli, le te marre me rroge ndonje qe ti beje PR dhe te mos lere koqen e namit duke permendur Hitlerat e Maocedunit. Le po i nxorri dhe namin e keq Lulit te shkrete duke e krahasu me ta.

Hem, s'thoshte edhe "mos ia dorezo armikut" smiley ?

 Ne demokraci nuk ka miq Fin. Ka vetem " To Hate And Hate Not".

Edhe fakti qe donte te hapte nje Akademi arti ku te ishte ajo drejtuese

Well... ne fakt nuk me ngjan keshtu nga mesazhi i saj qe thoshte: "Kolege te mi te vjeter italiane, qe jane muzikante dhe kane lidhje politike ne Itali, pas shfaqjes se Traviates ne Verona, ku merrnin pjese shume personalitete politike italiane (perfshire dhe presidentin) te entuziasmuar per nivelin e larte artistik te shqipetareve, me pyeten per opinionin tim per idene e organizimit te nje Akademie ne Tirane, ku une te isha ne drejtim te saj (ne Itali termi perdoret per specializim ne nje drejtim artistik mbasi ke mbaruar universitetin)."   Une kete e lexoj qe disa te tjere kane dashur te hapnin Akademine e artit dhe i kane propozuar znj. Jaho te ishte drejtuese. Ndoshta jam gabim.

 Kurse mua mu duk sikur te tjeret i kishin propozuar asaj qe ti propozonte Lulit per nje Akademi ku ajo te propozohej drejtuese... 

Nejse Gjembo. E thashe edhe njehere qe kjo puna e Akademise eshte dytesore. Me nje llaf po te doje ta hapi le ta hapi. Me e mire se universiteti UFO mbase do jete.

Mua me goditi si cekic ajo thenia me Hitler. Se kisha hasur me pare nga nje njeri publik qe coc ka pare bote me sy e qe aq me teper do te hape dhe akademi. Dhe e kam fare seriozisht ate idene e te paguarit te nje personi per marredheniet publike, kur vete shkruan mbrockulla te tilla lart e poshte.

Per ate shprehjen me Hitlerin te jap te drejte. Nuk ka ditur si t'a ilustroje ndryshe me shembuj kur ka dashur te thote qe nuk po vjen per Bashen (se planet qenkan bere perpara se Basha te jete ne pushtet anyway). Kur njerezit "e thjeshte" rekomandohet te numerojne te pakten deri ne 10 perpara se te nxjerrin nje pergjigje "te nxehte" nga goja, keta "celebrities" qe dalin ne media duhet te mendohen edhe shume me teper.

cudi te huajte habiten me talentet tona kushe e mesoi kete perse trokete ne dyer te gabuara qofte ky basha apo rama ka instuticione te tjera qe meren me keto probleme ne rastin me keqe e kane perdorur politikisht sidoqofte letra e saje le shume te desheruar

 Madje edhe sikur te ishte dikush qe i ka perdhunuar babin, motren, i ka djeg shpine, dhe i ka vrare gjyshen kesaj Ermoneles, po njesoj nuk do i bente pershtypje dhe do vente ta takonte. Se ARTI, AAAAAARTI, arti mbi te gjitha, po si nuk kuptojne keta mut shqiptaresh, thuaj...

Po kush dreqin e ka luksin per te qene inocent, sot mer jahu, pervec natyrisht, atyre qe kane luksin?

 市长如果将毛泽东,希特勒或者斯大林,您将确保贝雅是一样的。Gugell e perkthen keshtu kete ne kinesce. smiley

Te promovosh Hitlerin ne disa vende eshte veper e rende penale. Si perkthehet ajo shprehja atje ne fillim te shkrimit ne gjermanisht ?

E perkthyer ne anglisht mbase do ja vlente te ishte dhe shprehje viti.  Kur behet search me Ermonela Jaho del kjo shprehje ne 10  rezultatet e para. Do i rritet shikueshmeria shprehjes. *

Zoti i do copat e mishit  se nuk ka mundesi qe jane kaq shume smiley

* Mos e ka thene kasten? smiley

Ju thashe mos bertisni shume se do zgjoni Ten Hsiao Pinin? S'me besut po ja ku m'dul llafi smiley

 E du shumë këtë këngën: http://www.youtube.com/watch?v=NTbet7HU4vk

për diellin flet e dita duket më e bukur kur e dëgjoj. 

E bija e kompozitorit që ka krijuar këngën, ia ndaloi PASOK-ut ta përdorte (me një letër të hapur) pas dhunës së policisë mbi protestuesit në Korrik. 

E preferoj 1 milion herë më mirë se çdo arie të Ermonelës.

 

Kam degjuar nje interviste te kasaj vajzes qe me ka prekur jashte mase, ishte shume umile, e vertete, dinjitoze dhe e permalluar. Mendoj se shprehjen e ka perdorur ne sensin figurativ per te treguar qe do bente edhe gjithcka per t'u qene e dobishme artisteve shqiptare. Shume,  po shume respekt vertete per kete vajze.

perfundimisht shqipot jane destruktive.

sa shume energji negative qe kemi mer yahoo

E qartë Ermonela është shprehur jo drejt por moralisht e estetikisht mjaft idiotsisht kur pranon se do bashkëpunonte dhe me Hitlerin e kompani .Por ka dashur të thotë se për të mirën e Shqiptarve do bashkëpunonte me cilindo .Por ajo që nuk sqaron Ermonela është se pse nuk bashkëpunon zyrtarisht me Ministrinë e kulturës apo arsimit dhe se çfarë arriti ajo nga një takim mediatik me një zyrtar që s'ka kopetenca ligjore për problemin në fjalë. Ajo ësht përdorur apo vetpërdorur kte duhet të sqaronte .Pse një çështje kaq e thjeshtë ngritja e një akademie pasuniversitare ,kur fondet duken të siguruara nga propozuesit italian, mediatizohet apo, kërkonte mbështetje finaciare nga Bashkia e Tiranës . Ermonela si duket e kërkon të mirën e shqiptarve vetëm në art se si bën përshtypje vjedhja e shpërdorimi i pareve dhe interesave të tyre ,apo dhe vrasja e tyre nga pushteti , ndoshta bën pjes tek ata që mbështesin Berishën me 40 hajdutë .Kështu që kot me e ba muhabet. . 

..i ka permendur per inerci  emrat e Mao Ce Dunit, Hitlerit dhe Stalinit, keta mund ta ndihmonin me shume se keta te sotmit  sepse i pelqenin muziken artin, me shume se keta ! smiley

Eshte mire qe ne rinas te ngulim nje tabele:

Mire se erdhet ne vendin e rrahjes(fizike,nervore,shpirterore,psikologjike,me hu majeshtypur ,me hu me gozhde,me tela me gjemba ,etj etj)

Nuk e mora vesh fare kujt i drejtohet kjo, cfar ka ndodhur njehere, asnjegje nuk eshte sqaruar ketu, cfar reagimi eshte ky, kujt i drejtohet ky reagim? Cfar ka ndodhur mor plak, postoni nje teme pa sqaruar fare per cfar eshte etj etj...

 Znj. Jaho erdhi me një propozim konkret, propozim për të ngritur një shkollë operistike, për evidentimin dhe trajnimin e talentit të ri shqiptar me mjeshtrat me të mirë të muzikës dhe menaxhimit të muzikës operistike, nga fqinjët tanë italianë, propozim i cili është rezultat i interesimit dhe këmbënguljes së vet znj. Jaho në Itali dhe që rezulton në një ofertë bujare, nga Le Province dell'Emilia-Romagna, të cilës i jap përkrahjen e plotë dhe u përkushtova  për mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, në ngritjen dhe funksionimin sa më shpejtë, të kësaj shkolle operistike.

http://www.tirana.gov.al/?cid=1,62,4206

 Ermonela paska kaluar me shume kohe se sa duhet ne Shqiperi qe e shikon te arsyeshme te jape sqarime per nje gje qe vetem per sqarim nuk ka nevoje. Mbase reagimet donkishoteske ndaj deshires se saj te mire per te ndihmuar i mesojne ndonje gje. 

Nuk e tha kot ai, never explain yourself. Your friends don't need it and your enemies won't believe it anyway.

Mua reagimi i kesaj zonjes me duket mjaft i sinqerte, ndoshta levizja e saj ishte disi pa takt (pasi u be ne hapat e pare te Bashes si kryebashkiak e ndoshta u perdor me shume sec duhej nga ky i fundit per imazh) por gjithsesi iniciativa personale e saj mbetet per tu pershendetur e perkrahur. Vendi ka me shume se kurre nevoje per njerez te cilter, te hapur, me integritet dhe te sukseshme profesionalisht si ajo. Ndoshta vetem nepermjet personave te tille dhe perkrahjes se tyre mund te shpresojme se do mbytet gjithe ai mediokritet artistik e shoqeror qe ka zaptuar Tiranen.   

Si nuk lexum ndonje "idealist" mer jahu si ai " E per keto ke ardhe nga Alemania ti " ?Si nuk pame e lexume nje qe te vije si kjo Kocja dhe te mos na shese PORDHE me Bashra se "duhet hapur " " duhet bere " . Kush e mbajti pa taku Bashen e Ramen , Berishen apo Nanon ,  te hape nje te tille ne shtepine e saj ?

Cfare duan keta "vulhgare " qe ne cdo rast duan vemendje duke na bare cythen dhe me takime ministrore apo per te prcjelle dashurine e madhe Veroneze prej  "miqve nga Verona " ? Etjjjjjjjjjjj ...... etj !

Ti moj moter Ermonela tako ke te duash , thuj cfare te duash vetem mos na shto LEHJET per te mire te Atmes . Jemi deri ne GRYKE me te dashuruarit e bukurive magjepese te vendit tend Shqiperi . Per keto 25 vjet ka aq shume DUHET  e SIKUR , sa mund te besh nje Bote te re nga e Para . Dhe ate shkolle kantoje qe kishim , Berisha me Bashen i vune flaken ....

Ju keni ne dore te BENI pa Lehur e pa Sfilatuar Politikisht !

 Ta perseris prape une kete se nuk e paskan marre vesh ca hic cer ka dash me thane autori i kesaj shprehjeje smiley

Zoti i do copat e mishit  me dy sy se nuk ka mundesi qe jane kaq shume Tongue

Duke anashkaluar epitetet e cdo forme, ne te drejten e secilit per t'u shprehur, disa fjale mbi kete ceshtje:

Nuk ve njeri ne dyshim, ose te pakten une personalisht, arritjet e Jahos ne fushen e saj.  Ka nderuar veten, por edhe Shqiperine.  Ne kete fushe te artit, Mula, Jaho kane vene Shqiperine ne harte, pertej karrieres se tyre personale te suksesshme.  Per kete, respektohen nga publiku shqiptar e ne sensin me te gjere te fjales, apo me nje fare sentimentalizmi, edhe mirenjohje. 

Keto menjane, perse nuk eshte e arsyeshme, apo eshte shpirtligesi a ku di une, te analizohen veprime te tjera qe jane publike e ne lidhje me publikun?  Personalisht, nuk kam as problemin e PF-se psh, ne lidhje me drejtimin e saj te shkolles/akademise, ose pak rendesi ka per mua ne ia kane rekomanduar apo ka rekomanduar veten. Shyqyr te themi, qe nje njeri i artit do drejtoje (ta zeme se projekti behet realitet) nje institucion te artit.  Perfitimet ketu jane gjithepaleshe pa u ndalur ne detaje.

Por jane dy gjera: e para, qekur Bashkia licenson akademi/shkolla?  Dmth, nqs dikush me sqaron se ben vaki ta kem dhe gabim, nevoja e takimit me KB-n mbi kete projekt, e jo ta zeme me Ministrin e Kultures, Arsimit, atehere e kam shkruar qyl kete "gjene tjeter";

E dyta.   Deklarata e saj eshte e pajustifikueshme, edhe nqs e ndiente te nevojshme te justifikohej.  Po e marrim te mireqene faktin qe Jaho eshte teresisht e perfshire ne fushen e vet dhe as qe e ka idene e s'do t'ia dije per skaj-ezimin e politikes shqiptare, perfshi zgjedhjet (per kete bile eshte per t'u pasur zili.)  Rrjedhimisht e marrim te mireqene faktin qe as i shkoi ne mend qe media mund te reagonte, qe kb-ja do i bente jehone te madhe PR ketij takimi etj etj etj.  Po marrim te mireqene filozofine e saj "art for art's sake".  Por, papergjegjshmeria e nje deklarate te tille, edhe le ta zeme se u ndodh ngusht e papandehur, eshte e zeze mbi te bardhe.  Dhe nuk eshte nje fjali e nxjerr nga konteksti, por nje qendrim i teri.

"You lie down with dogs, you wake up with fleas."  Jo per t'u marre tekstualisht si shprehje, por perderisa ndermerr nje veprim, e qe e justifikon me ekstremin me te mundshem, atehere prano rrjedhojat.  Per aq sa mund te quhet rrjedhoje edhe reagimi i publikut apo nje pjese te publikut, sado i vobekte, e gjynafqar shqiptar qe mund te mos i arrije te maja e thoit Jahos, por ja qe ekziston, me hallet e kusuret e veta, dhe qe "menefregizmi" per hir te artit mbase s'i shkon per shtat.   

Ja ta shohim me nje kendveshtrim tjeter.. jam dakord me parafolesit por nuk e di pse kam prirjen qe artistet ti shoh si te tille vetem ne ate qe performojne qe do te thote se ana e tyre humane, seksuale, fetare, nacionaliste eshte dytesore apo me pak interesante per mua .. bie fjala jo se ka krahasim por Pikaso  ishte dhe mbetet nje piktor i madh packa trajtimit qe u bente grave.. apo psh Kadare nga shume prej jush ketu urrehet e nga shume duhet po un  per vete nuk e idolatroj asnje pertej faktit te asaj prej te ciles un i cmoj. Ne rastin konkret ok ..nuk eshte per ta admiruar fakti qe  thote se do takohej dhe me Hitlerin per te arritur ate qe synon por nga ana tjeter perse duhet ta gjykojme per kete .. perse duhet me fjale te tjera ti admiroj mendjen dhe pasionet e saj meqe ajo eshte nje soprano (fakt per te cilin e vleresoj).. ore shkurt muhabetit pse doni me e bo hoxh apo murgeshe apo politikisht korrekte nje personazh qe  nuk ka lidhje me ate bote per te cilin ju flisni .. kaq kisha un  sa per ty Ermonela .. ik tani mos u fut aty ku ste takon as ty .. qendro ne ate boten tende sepse je mire

Lejeni rehat gocen! smiley

She's stuck like a dope,

With a thing called hope! 

 

 

 Again.

Monda, seriozisht hapja e nje universiteti (apo Akademie) tjeter ne Shqiperi nuk me intereson aspak. Dmth kur u hapen 99 universitete, le te hapet edhe i 100-ti sic do ti kishte thene kesaj vajzes Mao Ce Duni sikur ta kishte takuar. Ajo qe mua me cuditi ne kete leter jane disa gjera.

1-Keni lexuar me shume sesa duhet per kete ngjarje, thote shoqja in the begining. Pyetja eshte : Sa duhet? Dhe kush e percakton kete? Mos valle vete shkruesja e letres? Nese po, cilat jane lidhjet e saj me Institutin Nderkombetar te Masave dhe Standarteve? Eshte ajo e licensuar per venien, zbatimin e kontrollin e mbarevajtjes  se ketyre standarteve? Dhe se fundi: Kush e kontrollon peshoren e peshuesit? Kjo thjesht sa per te treguar qe nuk i honeps dot njerezit qe ofendojne ne shumes dhe kam vesin e keq qe ti marr gjithmone personalisht.

2-pas shfaqjes se Traviates ne Verona, ku merrnin pjese shume personalitete politike italiane (perfshire dhe presidentin) te entuziasmuar per nivelin e larte artistik te shqipetareve, me pyeten per opinionin tim per idene e organizimit te nje Akademie ne Tirane, ku une te isha ne drejtim te saj.

Letra fillon te mbushet me skena masive. Pas shfaqes se Verones, nje grup personalitetesh italiane (perfshire dhe Presidenti) dalin ta takojne nga mbrapa quintave duke i ofruar bashke me urimet edhe nje plan te gatshem. Ate te hapjes se nje Akademie ne Shqiperi, ku drejtuese te ishte vete ajo. 'E pranon...e pranon...he si thua? He mos na e prish..." Pastaj mbasi politikanet e shumte  ia marrin premtimin (ndonje emer politikani, pervec Presidentit italian qe ishte i perfshire) keta ikin dhe i thone kesaj goces qe tani te calltisi vete pasi ato jane te zene dhe nuk njohin njeri ne Shqiperi.

3.Njihnin emrin e Edi Rames, por derisa zgjedhjet ishin ne diskutim, akoma nuk kishin idene nese ai ishte akome ne drejtim te bashkise apo jo. smiley

Pse nuk pyeten ate mafiozin qe erdhi ne Vlore, apo ambasaden per informacion me te detajuar keta politikanet. Pastaj pse ishin te interesuar per Edi Ramen dhe pse duhet te prisnin te mbaronin zgjedhjet per kryetar bashkie. Se une nuk di qe licensimet per Akademira Arti ne Itali i japin kryetaret e bashkive. Kjo bile as ne Tirane nuk ndodh.

4.u premtova qe do perpiqesha te kontaktoja kedo qe eshte ne drejtim te bashkise, ne momentin e pare qe do kisha mundesine.

Jam i sigurte qe ketu e ka thene per here te fare ate frazen "qofte edhe Hitleri, Mao Ce Duni apo Stalini. Dhe pse ky fiksim i ketyre figurave nderkombetare me politikanet e rangut lokal xhanem!!!

5. Oportuniteti mu krijua kete jave (pasi duhet te vija ne Shqiperi per nje sebep familjar per 3 dite). Kryetari aktual i bashkise me priti shume mire dhe u tregua shume i gatshem qe te mbeshtese projektin, me çdo mundesi qe ai ka.

Tani nuk di se sa kjo vajze po e justifikon besimin e politikaneve italiane, ( perfshi edhe Presidentin) me kete qe thote. Pra gjen kohe qe ne nje tre ditesh qe vjen per nje sebep familjar, te shkeputet nga sebepi dhe ne vend qe kete kohe ta shfrytezoje duke plotesuar formulare per licensim akademie, testuar artistet e studentet lart e poshte se sa eshte kerkesa per nje akademi te tille, te bleje nje harte te Tiranes per te pare ku mund te ishte vendi ideal per te ndertuar apo marre me qera, kontaktoje pedagoge e muzikante e di une cfare duhet bere per kete, ajo vete dhe ben punen me te pallogjikshme: shkon takon kryetarin e sapozgjedhur te Bashkise se Tiranes. Pasi i thote planet e saj per Akademine dhe ai ia aprovon dhe Ai i thote planet e tij per Bashkine dhe ajo ia aprovon, vendosin te dalin oce-oce perpara televizioneve dhe te shprehin aprovimin bilateral me menyre mediatiko-figurative.

Tani edhe njehere. Kjo Zonje le ta hape Akademine edhe me te madhe e me te bukur se vete Parlamenti i ri qindra milionesh qe do ndertohet me leket e Arabise Saudite mbi rrenojat e Piramides komuniste, por te pakten ta beje ate ne rruge legale burokratike e jo me kapercime. Dhe se dyti, per punet e veta e te politikaneve italiane (perfshire Presidenti) te calltise vete e mos ia hedhe ne kurriz detyrimet Lulit te Vogel te bashkise, qe edhe keshtu si eshte nuk po di c'te beje me perpara.

Ja keto ishin shqetesimet e mia. E me falni qe ju shqetesova edhe juve!

 I' cike ronde, nuk po i sillim ksaj goces ne PF-o?

 

 Ca t'them une Mrroklle? Mbase eshte faji im qe kisha pritshmeri me te medha nga figura te rangut te saj, ndaj dhe nuk me del inati. Megjithate, qofsha une i gabuar dhe po e mbyll me kaq duke kerkuar edhe te falur qe mbase i kam keqinterpretuar disa gjera.  

P.S. Mbase edhe na sekelldisen keto tipat qe blejne hidrocentrale me cmim shumice ne Shqiperi dhe pastaj i kap FBI, dhe tashi po i fryjme edhe kosit.

mrroklla, with all due respect, Ermonela Jaho nuk eshte Moli & Co.   Dmth pritshmeria s'eshte njesoj.  Ose edhe menefregizmi apo moskokecarja s'jane njesoj.  

Se mire qe takon Bashen (ish-ministrin e Rruges se Kombit, ish-ministrin e Marreveshjes Detare, ish-ministrin e 21 Janarit, Kryetarin e Bashkise zgjedhur ashtu mo, sic u zgjodh) "for art's sake", se mire qe s'e morem vesh c'lidhje ka Bashkia me shkollat, se mire qe cilesohet nga vete Basha "ambasadorën e shquar të identitetit të kulturës dhe qytetarisë shqiptare në botë" po ben edhe nje sqarim qe ... le te themi jo dhe aq te qyteteruar.  

@ PF, nuk iu futa detajeve te shkolles, sepse po mjaftohem me deshiren e mire, pavaresisht reklamimit.  E po te qe per te perfituar, me mire ajo se te tjere. 

 

 I take exception to your jibe at Moli & Co. He (and them) never hurt nobody! smiley

M'ane tjeter, nuk mennoj se eshte e drejte t'i "project" pritshmerite tona n'ket' goce, dhe pastaj t'fillojme t'i turremi, kur shikojme se ato nuk dolen sic...hmm, pritej? smiley

 sinqerisht... vetëm për anën... estetike të gjësë, mrrok, qoftë edhe vetëm si kritikë dashamirëse, atë me Hitler Macedun e Stalin, nuk duhet ta thoshte. 

Ishalla s'ka armiq jashtë, dhe deklaratën ishalla s'ia ka përkthy kush. 

Atë robin tjetër, goxha regjizor, e përjashtuan nga festivali i Cannes, vetëm për një koment ironik mbi Hiton. 

 "Ishalla s'ka armiq jashtë, dhe deklaratën ishalla s'ia ka përkthy kush. "

Yep!!

 O.L.

Idiotllikut me Hilter dhe Macedun kjo goca ka per t'ja pa hajrin me vone, po ne nuk na takon, mennoj una, me ju turr kshu dhe me e bo qepaze pse takoi ket' rrugacin! 

 

Nuk munnemi me i mat t'gjithe me kutin tone, them un' ! 

 o PF, me këtë muhabet që ke bërë më lart, më erdhi një mendje, që lëre lëre... 

... t'i dërgojmë haber LULIT, të takojë këtë... Ermionin... Ermonelën. 

e o, çmë sheh si buf ashtu? smiley (sorry man, po kshu e thotë skenari) smiley

... këta i shkulin Tiranës piktorin, ne i ngulim LULIN. 

http://www.youtube.com/watch?v=l1KjaN-DYh4&feature=related

(00.33.50)

Keto kritikat pabukse per shprehjen mbi takimin me Hitlerin e diktatore te tjere jane nje pese me hic.  Shprehja s'duhet nxjerre jasht kontekstit sic behet shpesh ne keto ane.  Sic thote dhe flo me siper, shprehja eshte perdorur ne kuptim figurativ per te treguar qe do bente gjithcka per realizimin e projektit te akademise.

 

Thene troc dhe shkurt, nqftse Jaho do ishte takuar me Ramen apo/edhe ky do te ishte ende kryetar bashkie, reagimi ketu ne peshk do ishte krejt ndryshe pa asnje dyshim.  Politizimi i skajshem i ka bere disa njerez ti turren me buke ne trajse cdo kujt qe eshte i/e lidhur edhe ne menyren me te vogel me krahun kundershtar politik.

Kursei traplliqet... shpjegimet dhe provat i ke ne komentin tend.

Traplleqe jane ato qe shkruar siper meje dhe trapllek eshte gjithe fryma e temes.

Mo e nga... thone.. . po ca kam thene qe ste ka pelqyer me siper?

Viktimen dihet qe di ta lozesh bukur po cfaj ka e zonja punes te prezantohet si viktime lufte politike nga ana jote? 

Ti s'ke thene gje si shpesh here, pervec se me je pergjigjur harbutce per te kursyer traplleqet. Sic thashe traplleqe jane shume postime qe jane shkruar me siper atij timit te cilit ti i'u pergjigje.

Une lozkam viktimen? Per cfare e lozkam viktimen more zotri?  Zonja s'ka asnje faj.  I call it how I see it.  Jemi ne blogun ku nje nga themeluesit/administratoret e tij ka dale ka thene qe peshku gjithmone ka anuar e do anoj rendshem majtazi (dhe jo nuk nenkuptoi vetem te majten ideologjike).  Kjo shihet qarte qe nga ai vete, e deri shumica e postuesve.  Komentet dhe fryma e temes e demonstrojne ate qe them une me se miri.  S'ka asnje dyshim qe reagimi ka te bej me faktin qe ajo takoi Bashen. 

 Si gjithmone i pazoti ti shpetosh traplliqeve te tua pa shkruar nje carcaf..

Pyetja ishte e thjeshte, cfare nuk te pelqeu te ato qe kam shkruar? Nese nuk ke kuptuar ndonje gje pyet, mbase te pergjigjem me vone.

Nga ana tjeter, mendova se isha sume i qarte. Trapllikun ket rradhe e ke sjelle ne formen e nje pergjithsimi (qe ja lejon fare kollaj dhe shume shpesh vetes): "Politizimi i skajshem i ka bere disa njerez ti turren me buke ne trajse cdo kujt qe eshte i/e lidhur edhe ne menyren me te vogel me krahun kundershtar politik." 

 

Si gjithmone? Ore si eshte kjo puna jote me keto personalizimet njehere? Po sikur te them une ty, qe ti si gjithmone shtremberon e egzagjeron? Qekur qekan dy paragrafe te shkurta carfac njehere?

Si mund te jem i qarte kur ti vec leshon nje "kursei traplleqet" si bajge e iken? Mund ta kishe kursyer gjithe kete karavan postimesh po te kishe thene qe ne fillim qe ajo qe thashe une te duket pergjithesim, po nesje.   Pyetja me e rendesishme eshte: Ty cfare te bezdis nga ky "pergjithesimi" im?

 Me vjen mire njhere qe qenke bindur qe letra qenke autentike dhe nuk po te terhiqte njeri per hunde. Faleminderit edhe qe kur e vure re qe nuk po terhiqte njeri hunden erdhe dhe e fute vete ne mes tene per te nxjerre konluzionet, megjithese ne nuk e kishim ndjere nevojen e ketyre konkluzioneve gjithsesi te pakontestueshme dhe te papkapshme si zakonisht.

kishim

Ne emer te kujt po flet ketu? Kontigjentin ti turremi cdo kujt qe takon Bashen?

 Mendoja qe pasi ta shpjegova ne menyre eksplicite se c'mendim kam per mendimin tend, e me tutje, do qendroje larg gerricjeve personale me mua, por vesi qenka gje e keqe. smiley

Ngrihi syte pak me lart dhe pastaj fol per grricje personale e per vese te keqija...

ore po keta ''famous-at'' qe po takojne Bashen, po shtohen perdite.. ja, sot pershembull edhe Erjon Bogdani kishte bere foto me te. cbehet keshtu?!. te digjet  ne turren e druve...tha.smiley

 

 edhe babanë e këtyre ka takuar Luli, ndër persona VIP. 

nuk e di.

Belul, B & B kane qene vip-dashuar me kohe.  Ose, ne gjuhen e madherishme te futbollit "djemte e nje skuadre" qe qemoti smiley

Me falni shume per noten e papershtatshme te komentit, por ketej nga anet tona pantallonave te Bashes ne kete foto u themi "pantaloni ascellari" smiley . Ka te beje me prirjen e pantallonave per t'u ngjitur drejt sqetullave te mbajtesit.

 Pa merak, por finis nuk eshte nevoja te na kujtosh qe je e majte,se e dime.

e ç'lidhje ka aman? thjesht me beri pershtypje ne foto. kaq.

Po si e nuk paska lidhje,si nuk na pate njehere neve demokrateve nga mesi e lart xhanem. 

hem, beni pune edhe andej thua?

 Hajt mo....Deo.....Deo....

E ka thone B.Fasko i pari qe me 92 ......Kur e pyti ajo demokratja ose "ciljeta e kohes " smiley

Nuk te morem vesh cfare je o Bardhyl ? ...Komunist apo demokrat

Kur flas per mes e poshte jam demokrat ...kur flas per mes e larte jam kamunist :

Per te ndih  z.Brad smiley 

 Nuk ndryshon gjo kjo Belulo!!!

Vrasesi VRASES mbetet! 

Kuptopershemull? 

 

 

 

p.s.

Qitni mer resmet, se s'kam kohe me shkrujt 1001 fjale!  smiley

 Mos ka ven bark Luli ?

 Si nuk qëndroi edhe pak komunizmi... as ai vetë nuk e di se çfarë ka humbur! Çfarë brezi të shkëlqyer hetuesish kishin shqiptarët për t'i ofruar. Nga ata që pyesin duke u përgjigjur: Pse nuk thua që do sabotoje veprën e partisë dhe kombit? Kur do e thuash që i ke dashur të keqen pushtetit popullor? Pse i fsheh bashkëpunëtorët?

Çfarë rationally blind people and unable to think for themselves ka humb komunizmi mor amani... siç e tha dhe shoku Kopi... e përmendi dhe shoqja Liri... sipas mësimeve të shokut Enver... 

 

 

Jane shume 50's Finis. Very glamour.

new vintage deshe me thene smiley

Appunto. Mua me kujtojne serialin tim te dashur "Mad Men". Eh... cfare kohesh.

Un them mos komentoni mo se late nam me moskomentimin e temes se minatoreve, do thoshte dikush ..

ti me duket mendon qe asnje pale nuk meriton mbeshtetjen tende...smiley 

minatoret sigurisht qe kane mbeshtetjen time por po vijoj tek ajo teme me mire

do thoshte dikush aka Nikos Dimou... smiley

Ne fakt eshte e frikshme indiferenca ndaj asaj teme.

U fut dhe Bogdani ne Listen e zeze te komunistave?

 

 

Bregoviçi apo Eliza?

 

Bledi KASMI

 

Janë dy artistë që nuk i lidh asgjë me njëri-tjetrin. Njëri vjen nga Beogradi, tjetra nga Los Anxhelos. Njëri ka lindur në Sarajevë, me nënë serbe dhe baba kroat, tjetra ka lindur në Boston me baba shqiptar dhe nënë daneze. Bregoviçi muzikant, Eliza aktore.

Janë shumë të ndryshëm në atë çfarë përfaqësojnë në artin e tyre. Janë të largët dhe të panjohur për njëri-tjetrin, por dhe shumë pranë njëkohësisht. Janë ftuar dhe kanë marrë simbolet e kryeqytetit nga e njëjta zyrë. Janë nderuar, vlerësuar dhe mirëpritur në të njëjtën mënyrë. Të dy kanë marrë nga kryebashkiakët simbolet e kryeqytetit. Bregoviçi mori nga Rama "Çelësin e Tiranës", ndërsa Eliza Dushku mori nga Basha "Kullën e Sahatit".

Arti në shërbim të politikës, apo politika në shërbim të artit? Të dy rastet nuk janë të ngjashëm. Secili ka specifikën e vet për atë çfarë këta dy artistë përfaqësojnë. Nuk ka një rregull të shkruar për vlerësimin e tyre. Duke njohur këta dy artistë mund të kuptosh dhe të njohësh vlerën e vërtetë që përmbajnë titujt honorifikë. Shpesh i kushtohet pak vëmendje këtyre titujve, kur në të vërtetë ata të ndihmojnë për të njohur më mirë kurorëzuesit e tyre.

Bregoviç vinte në Tiranë, pasi më parë ishte vetëshpallur si ambasador i Millosheviçit për ruajtjen e ekzistencës së Serbisë së madhe. Ishte miku i ngushtë i Ratko Mlladiçit, Vojisllav Sheshelit, Zheljko Raznjatoviçit-Arkanit, në koncertet që ky dha për ta në kohën e luftës në Kroaci, Bosnje, në Vukovar, Palë, Banja Luka, Srebrenica, ndërsa këto qytete ishin në prag të luftës civile për të ndezur flakën e nacionalizmit serb.

Bregoviç u kthye në frymëzuesin e miteve serbe, frymëzuesin e masakrave në Kosovë, sidomos me këngët "Kallashnikov", "Juriiiis" (Sulm)... "Pucaaaaaj" (Qëllo-zjarr)! Veçanërisht kënga "Kallashnikov" u bë këngë e preferuar e çetnikëve të Sheshelit, "tigrave" të Arkanit etj., këngë që shpërthente nga kasetofonët e automjeteve të ushtarëve dhe paramilitarëve serbë, që bënin vrasje, përdhunime dhe spastrim etnik në Kosovë.

Ishte ky këngëtar që kërkonte ndalimin e bombardimeve të NATO-s mbi Serbi dhe mblidhte ndihma për Serbinë në koncertet bamirëse si në Greqi apo në vendet e tjera. Në shkurt të 2008, në mitingun e madh të Beogradit, të njohur për degjenerimin në dhunë, djegie dhe sulm ndaj ambasadave perëndimore ishte si folës dhe këngëtar edhe Bregoviçi. Motoja e atij tubimi ishte "Kosova është Serbi". Pjesëmarrja e tij në këtë tubim datonte plot dy vjet pasi në Tiranë kishte marrë "Çelësin e Tiranës".

Me editimin e albumit të tij të parë, "Bijelo dugme", Goran Bregoviç, pranonte se ishte pjesë e shërbimit sekret serb UDB. Ky album dhe koncerti i parë i tij i dhënë në Sarajevë u editua dhe u organizua nën patronazhin e të njëjtit shërbim. Në fakt, rrok muzika ishte zgjedhur prej tij si mënyra më e lehtë dhe më efikase për shuarjen e mendimeve "antipushtetare" dhe në fakt paraqiste një fillim të rrënimit të gjithçkaje që kishte vlerë. Me albumet e mëvonshme ai vetëm i konkretizoi kërcënimet e artikuluara në tekstet e këngëve të tija. Ai njihet edhe për shumë këngë e kompozime, që thërrasin në ekstremizëm, që ftojnë në vrasje.

Nuk ka ksovar që të mos e ketë fiksuar ceremoninë e dekorimit në Tiranë të këngëtarit Bregoviç, edhe për faktin se ajo bëhej në të njëjtën ditë kur në Gjakovë mbërrinin nga Serbia trupat e 49 shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga kallashnikovi i Millosheviçit, të cilit Bregoviçi i këndonte në Tiranë me bekimin e Ramës.

"Çelësi i Tiranës" ndryshon nga "Kullla e Sahati"t, po aq sa ndryshon Bregoviçi me Elizën, po dhe Rama me Bashën.

Historia e vajzës me origjinë shqiptare që u kthye në yll të Hollivudit, ka hyrë në zemrën e shqiptarëve, sepse ajo asnjëherë nuk e ka mohuar gjakun e saj shqiptar. Ajo është tashmë shpërthimi i vajzës së ndrojtur, që u bë e njohur në filmat me vampirë dhe që tani po bën famë si një nga femrat më të adhuruara të serialeve amerikane.

Eliza Dushku, tregon tatuazhin me shqiponjë. "Jam krenare që jam shqiptare", ka shkruar ajo në Twitter, teksa ka marrë mesazhe nga fansa shqiptarë, që gjithashtu krenohen me faktin që ajo është shqiptare. Eliza e përmend Shqipërinë dhe Kosovën sa herë i jepet rasti. Fama e saj po vjen duke u rritur, ka gjetur edhe kjo në mënyrën e vet, ashtu si edhe artistët e tjerë me rrënjë ose gjak shqiptar në Amerikë, me famën e tyre emrin që kanë bërë, po i kontribuojnë e lobojnë, emrit shqiptar.

Duke u rikthyer tek vlera e titujve honorifikë që jepen nga zyrat e titullarëve të Bashkisë apo të shtetit, Tirana është po ajo që ishte, me apo pa Bregoviçin. Ai "Çelës" i dhënë nuk i shërbeu as Tiranës, as Ramës dhe as vetë Bregoviçit. Nuk i shërbeu Tiranës sepse nuk pati asnjë impakt pozitiv për të. E kundërta është e vërtetë, impakti i atij çmimi ka edhe sot dhe do të ketë në të ardhmen një kosto jo të vogël për Ramën. Në Kosovë kurrë nuk do të mund të harrojnë vlerësimin e ish-kryebashkiakut që këndonte bashkë me Bregoviçin këngën "Kallashnikov" në Tiranë, ndërsa në Gjakovë varroseshin 49 trupa të vrarë nga kallashnikovët e Millosheviçit.

Ende sot jehona e atij çmimi është e madhe në Kosovë. Ramën e njohin në Kosovë si kryetar të PS, por mbi të gjitha si celebruesin e një këngëtari të afërt me çetnikët serbë, historinë e të cilëve nëse nuk mund ta ndëshkosh, është mëkat që t'a nderosh. Por nga ai çmim nuk kishte përfitim as vetë Bregoviçi. Ai nuk u bë as më dashamirës ndaj shqiptarëve dhe as më paqësor. Vetëm dy vjet pas atij çmimi të marrë në zyrën e Ramës, ai këndoi më me zjarr dhe më me urrejtje kundër Kosovës në mitingun ku paramilitarët serbë dogjën në Beograd, ambasadat e Perëndimit dhe thërrisnin, "Kosova është Serbi".

Në rastin e Eliza Dushkut llogaritë janë ndryshe. Tirana ka një ambasadore arti në Holliwood, në Shtetet e Bashkuara dhe kudo ku arrin fama e saj. Atje ku këmba e saj do të shkelë do t'a thotë me zë të lartë se është një aktore e famshme me nënshtetësi shqiptare dhe ambasadore e kryeqytetit të Shqipërisë. Një çmim që Tirana do ia shohë hajrin, ndryshe nga ai tjetri që i pa sherrin. Ai i shërben edhe Elizës, që përveç artit të shohë veten në një dimension tjetër, në atë të shërbimit të një vendi për të cilën ajo thotë se ndjehet krenare për prejardhjen e vet. Por i shërben edhe kryebashkiakut të ri të Tiranës, i cili po kërkon të ndryshojë imazhin e një qyteti të mbyllur. Të ndryshojë imazhin e zyrës së punës së tij, të një zyre të izoluar dhe që e vizitonin vetëm ndërtues pallatesh. Eliza Dushku është një ogur i mirë. Plot gjashtë vjet nga "Çelësi i Bregoviçit", Tirana po ndryshon imazhin e nderit dhe historisë së vet, duke e kërkuar të ardhmen tek rrënjët e veta, tek "Kulla e Sahatit". Ky qytet meriton më shumë se këngët e ndjera të ciganëve. Pse jo, pak Holliwood brenda saj.

 

O Solidar, pyetja te kjo tema s'eshte "Pse Eliza?" (ose Pse Ermonela?), pyetja eshte "Pse Basha?"

Sepse ndoshta Basha i ka ftuar,se kryetari Rama skishte kohe por merrej me hapje mbyllje kutish?

''Bregoviç u kthye në frymëzuesin e miteve serbe, frymëzuesin e masakrave në Kosovë, sidomos me këngët "Kallashnikov", "Juriiiis" (Sulm)... "Pucaaaaaj" (Qëllo-zjarr)! ''

Degjo tani,mos i ngaterro gjerat.Kjo kenge bashke me disa te tjera jane kolona zanore e filmit ''Underground'',i cili ne menyre simbolike trajton izolimin komunist,dhe nuk ka lidhje hiç me Kosoven.

Eshte kenge e bukur,dhe  çdokush mund  ta pelqeje(mua mgjs nuk kam lidhje as me kallashet as me dhunen me pelqen shume psh, kjo s'do te thote qe mos ti pelqeje dhe arkanit ose ndonje arixhiu verdalle).

Kete ka te ''keqe '' arti,edhe me perversi ne bote te jete artisti ,ti nuk mund te mbyllesh syte dhe te thuash ''jo nuk me pelqen se i zoti vepres eshte pede''(psh),sado te perpiqesh.

Keshtu qe mos llafosni kot.

Ky Kasmi lu futboll akoma ? Apo e ka lene dhe merret me gazetari tani smiley

Pf mo u merzit mer Jahu ! E hongri dhe Bushi lojen :e ka kush e ka " smiley . Ka fillu me nje bebush "hapa dollapa , kush eshte mrapa " Ti mshoi fort se s'ta lu as Topi Logjiken

Shume  URIME moj E.JAHO dhe Sa me Lart te pafshim .

Hiqju ketyre PORDHEVE me Rigon me "e lagu se lagu " se u ka kalu vakti qe para viteve '30 . As e nderuara dhe e paharruara Tefta Tashko ne 36 nuk e Takoi kryetarin e Bashkise ...po dha Cfaqje .

Shqiperia sot nuk ka nevoje per Tellale por per Cincinat !

Ben , sa te mundesh e sa me shume per Shqiperine dhe mos Ju bashko korit te zhurmaxhijve aq me teper te perdoresh politikisht ! Aq me teper me perfaqesuesit e nje Politike shkaterimtare edhe ne drejtim te "zerave te rij " duke u djegur e shkateruar jo vetem shkollat por duke u vrare dhe Endrrat .

Dhe tani presin si dhelpra pas k@eve te dashit , mbase marin ndonje pike si te KULTURUATR duke shfrytezuar ndoshta edhe NAIVITETIN Tuaj !

Hiqju sa me shpejt BALTES 20 e kusur vjecare qe ka rene mbi ate VEND ! Ne pac mundesi pa u ndier mer nje lopate dhe hap nje rugice . Urime me shpirt !

Prandaj nuk ben hajer ky vend:

edhe kur dikush vjen dhe mundohet ta ndihmoje apo dikush tjeter deklaron me kranari origjinen dhe sjell ekipe televizive per te permiresuar reputacionin e Shqiperise cfare ndodh me shqiptaret?

Lexojini komentet e mesiperme dhe do te shihni aresyen e pramambetjes se popullit shqiptar.

Ndersa Pirro Dhima edhe perse nuk eshte fare grek,por vetem se doli kampion olipmik dhe tha qe jam grek,adhurohet nga greket,ne shajme dhe mallkojme dy zonja qe po na nderojne atje ku jane.

Hajde provincializem hajde!

Piro Dhima ....BERI

Nuk beri fotografi para se te BENTE dhe te thoshte do Bej namin . Edhe ne krahasime jeni shpellar . Po ti mos u fut ne keto . Kemi thene qe i mbulon Lefkofeja keto sektore se Ju ini anjoranta akoma . Cdo krahasim e kini me babasqaperpatriotike smiley

Ju jeni mesuar qe te bertisni

Vendi yne shte i  pasur me burime ujore . Ato t'ja shesim McCan , ne do ngreme Mullijte e Eres . A bajme nji foto zonja Ermonela me thane qe jemi Shqiptar  !

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).