Nga Arbër Zaimi

 

Disa ditë më parë botova në “Shekulli” një koment mbi “privatizimet misterioze”, mbi investitorë të huaj që vijnë në Shqipëri për të na shpëtuar prej varfërisë dhe mbërrijnë të marrin nën kontroll ajkën e burimeve ekonomike të Shqipërisë, edhe pse nuk paraqesin as eksperiencë, as strategji, as burime të mjaftueshme e as plane për hapje të vendeve të punës. E kisha fjalën mbi të gjitha për mënyrën se si është trajtuar Miniera e Bulqizës prej koncesionarëve të saj, DARFO-s (gjer në 2006), dhe ACR (nga 2007 e këndej). Këta investitorë jo vetëm që kanë shkaktuar probleme të vazhdueshme duke mos investuar e duke mos respektuar kontratën me shtetin, por kanë përkeqësuar gjendjen e punëtorëve, gjë që del në pah qartë te greva e fundit e minatorëve të Bulqizës, së cilës fatkeqësisht askush nuk po i kushton vëmendjen e duhur.

Mirëpo “privatizimet misterioze” nuk janë gjithnjë kaq spektakolare sa ai i minierave të kromit. Ka raste që burime të pamasa energjie e financash, siç janë ato hidrike, të privatizohen ashtu si nën zë, e të mos marrë vesh gjë njeri. Nuk e merr vesh njeri, pjesërisht sepse ne nuk jemi një shoqëri vigjilente, pjesërisht se media jo gjithnjë sqaron se ç’po ndodh, e pjesërisht sepse qëllon që këto privatizime të mos kenë të bëjnë me ndërmarrje që punësojnë numra të mëdhenj njerëzish. I tillë është rasti i këtij mashtruesit të fundit, McMann, që paskësh privatizuar qetë-qetë shtatë hidrocentrale të vegjël e të mesëm në jug e në juglindje të Shqipërisë, apo si prodhuesi i sallamit Arben Tafaj, që gjithashtu ka marrë licensa hidrocentralesh, apo edhe më tej, si i famshmi Gimi, miku i Metës, që kishte premtuar 700 karamele për një hidrocentral, siç u provua përfundimisht prej ekspertëve italianë që lexuan buzët e ish-zv.kryeministrit.

Në një vend normal e në një shoqëri funksionale, as që do të duhej të ngrija një shqetësim të tillë, sepse vetë shteti dhe institucionet do të kujdeseshin që të shmangnin sharlatanët dhe mashtruesit (siç bëri SHBA fjala vjen, me të njëjtin person). Mirëpo ne nuk jemi një vend normal (ende institucionet tona nuk kanë filluar hetimet ndaj McMann, edhe pse tashmë publikisht dihet se me ç’biznesmen kemi të bëjmë). Ne jemi e ardhmja e cilitdo vend që sot po pretendon të ndërtojë diktaturë të tregut, ku gjithcka merr një vlerë shkëmbimi, ku mistifikohet “kapitalisti” dhe pushteti i tij, e ku në mënyrë irracionale shoqëria shtrydhet për të ruajtur parametra të caktuar financiarë dhe ekonomikë. Ne jemi e ardhmja e SHBA-ve pas debt-deal-it të Obamës, jemi e ardhmja e Europës perëndimore pas austerity measures që mbrojnë tregjet e bankat ndërsa barrën e zhvendosin ngadalë e në mënyrë të sigurt drejt shpinave të më të varfërve. Nuk jemi shoqëri normale, sepse jemi bindur në vërtetësinë e fjalëve të Thatcher-it që dikur thosh se “Nuk ekziston shoqëria, ekzistojnë vetëm individët dhe familjet e tyre”. Nuk duhet të habitemi që një shoqëri me të këtillë mentalitet kolapson lehtë, e nuk i reziston dot lojërave mashtruese të McMann-ëve, që në bashkëpunim me pushtetarët vendas do të vijojnë të vjedhin gjithçka që munden. Duhet kuptuar se ky bashkëpunim i ngushtë midis pushtetit dhe mafias ekonomike nuk është rastësor, ashtu siç nuk është rastësor fakti që shqiptarët e kanë humbur krejt besimin te publikja, nuk e ruajnë atë e nuk kujdesen për të.Ky është produkti i “Shock Terapisë” që Berisha e nisi në 1992, e frutat e të cilit po i vjel tani. Ndërsa ne, ende presim “çekun e bardhë”...

 [...]

16 Komente

Ve bast une qe ky autori nuk e ka lexuar kurre fjalimin e Thacerit, jo vetem sepse e ka keqperkthyer dhe keqinterpretuar, por edhe sepse e ka keqperdorur. Pavaresisht se ngrihet nje shqetesim i drejte, ngrihet dobet, pa berthame, tip muhabet kafeneje mnjf, muhabet si tek 'OPINION' i Fevzos dhe Sandrit.

ps. dhe nje pyetje miqesore, qenka bere kaq keq per autore vertet serioz dhe ekspert ne ato qe shkruajne ne Shqiperi, ngelet duke na ushqyer gomarlliqe. I paskeni vene vetes qellim te krijoni 'AUTORE SHTEPIE' ketu tek peshku. Po i jepni vetes shume rendesi...

 As une s'e kam lexu kurre fjalimin e Thatcherit. Kush eshte ky?

Ora, miqesisht ne pergjgjigjje te pyetjes tende. Bujrum sill ndonje prurje qe e vlereson cilesore, ose bujrum shkruaj vete.

Blendi

Nuk eshte e rendesishme te kesh lexuar fjalimin e Thatcher-it. Une nuk i kushtova vemendje rendesise por citimit dhe keqperdorimit te atij fjalimi dhe keq perkthimit (ndoshta qellimshem?) te fjalise te cituar konkretisht. Besoj ska shume rendesi mbi te gjitha.

Une kam heqe dore nga ai lloj perkushtimi ne kete blog per shume arsye, e kam pas bere dikur, por jo me, me vjen keq. Megjithate e kam per kenaqesi qe jam anetar ketu dhe me jepet rasti te shprehem dhe te komunikoj me shume anetare te ketij blogu qe jan njerez te shkelqyer dhe shume te nderuar.

 Reagimi i pare do ishte, "Put up, or shut up!" - por kam pershtypjen se do ishte e pamerituar nga ana jote dhe e pafrytshme ne fund fare. Nuk dua te spekulloj mbi arsyet pse ti nuk deshiron te kontribuosh, por jam i bindur se blogu do te ishte me i mire nese me shume njerez do te zgjidhnin qe pervec leximit e ndonje komenti tek tuk, te shkruanin, perkthenin, apo thjeshte te sillnin ndonje shkrim te lexuar diku.

Jam pergjithesisht dakord me kritikat per cilesine e materialeve (sido qe kjo eshte shpesh pasqyrim i cilesise se gazetarise qe behet sot ne Shqiperi). Por sidomos ju me flamurkat amerikane, britanike, kanadeze, franceze etj... ju qe rrethoheni perdite nga gazetari mirfilli, mund te na ndihnit pakez, apo orientonit dicka. Ne qe jetojme ne Shqiperi, edhe pse te ndergjegjshem, jemi gjithesesi nen presion te mediave teresisht te politizuara dhe pothuajse plotesisht te paafta. Eshte e frikshme, ne nje gazete shume te nderuar, te shitur shtrenjte madje gjen palo-artikuj. Ne revista informacione te paradyvjeteve te perkthyer skic, ne televizion njerez pa brum, e pa modesti njeheresh. Ju atje duhet ta shfrytezoni ajrin tuaj. Te vesh 1 yll meriton 1 yll. Thjesht nuk mjafton, ose nuk duhet te kemi pritshmeri, a pretendime.

Ky mund te ishte nje superblog, sic e imagjinoj une. Prandaj reagimi im do jete; "It takes a village to raise a child."

 Jam shume kurioz, nese do ishte e mundur te na nisnit nje material nga kontributi i meparshem te peshku, qe te mesojme kesisoj si behet nje shkrim i vertetesmiley Ora konsideroje si favor qe po i ben vetes. Te pakten keshtu do lexosh gjera te nivelit tend. 

Ti ne emer te sa vetave flet kur flet?

Interesante kjo menyra e te gjykuarit dike qe shpreh nje opinion. Bukur keshtu.

 Ne emer te çdo shqipati qe do te lexoje gazetari te mire. Eh kjo puna opinionit, kur e shpreh Zaimi zotrote fole nga maja e thanes, tani kur te vjen radha per te treguar bemat e tua sdo shprehje mendimi o Ora.

As nuk jam as nuk e kam mbajtur veten per gazetar, apo per artikullshkrues investigativ etj... e leme me kaq.

Une e gjej shume shume te arsyshem domethenien e prurjes se Zaimit . Zaimi nuk eshte Institucion Statistikash shteterore as SHIK as Polici as Drejtori Doganash as genc Rul !Mendoj se eshte nje perpunus i Fakteve , qe lexojme per dite ne shtyp etj , dhe mbi bazen e tyre bejme nje perfytyrim se Cfare po ndodh ne ate Vend . Dhe ne kete rast e ka bere shume MIRE

Boll te kujtojme se ky Mashtruesi i vendit tone , hajdut e i Babzitur , per here te PARE ne lidhjet e tij Nderkombetare , na ofroi ARSIDIN  qe i vari ne qafe edhe nje Palldem nga te Presidences se PD-se me dicituren " E ardhmja e Vucidolit "

Mos harrojme se Shqiperia ka qene SHTET dhe cfare SHTETI .Sidomos ajo qe i ra "bixha " kesaj fantazme Politike me bandite me emer PD !

I pari ZOGU u kujdes te krijonte dhe vinte ne Levizje nje Polici Kufitare !

Me vone hë heë ...Kontroll i filtruar Absolut  ... prej se cilave rridhte cdo forme parandalimi te veprimtarive Teroriste - Mafioze !

Sot kontroll Ekonomik prej se ciles DUHET te parandalohen ne maximum depertimet e Mafiozeve . Dhe kur mendon sipas PORDHEVE qe shesin me INTERPORDHE e urdhra Arresti Nderkombetar smiley ...etj ...as miza nuk duhej te kalonte !

Por ketu ceshtja nuk shtrohet   se "ja hodhen " dhe "nuk dime gje ku bije Gerdeci " dhe nuk e lajmerojne kete fare   Kombetari naiv alias Skenderbe i viteve 2000 . Ketu ndodh nje veprimtari Mafioze sepse i tille eshte Grupimi i Kusareve qe ka vendosur Ultra Regjimin e Korupsionit dhe nje Parajse per pastrim parash te pista nga Mafiet Nderkombetare !

Pikerisht per ketu  Zaimi na ofron edhe njehere pamje te stuates se shtetit te kapur , qe per Inerci Nderkombatare , quhet Shqiperi ! Kjo Lavatrice Gjigande e parave te pista ne cdo forme te cfaqur e ne cdo fushe te asaj Ekonomije qe ekziston ne Memedhembje , , nuk ka te behje fare as me Interesa Individi as me Interesa Shoqerie . Ketu aplikohet ne menyre PERFEKTE Ligji i Xhungles Detare  Peshku i Madh e ha te voglin . Dhe peshkaqeni -  bandit Berisha , kullot live ne Detin e Korrupsionit qe ka krijuar pa u shqetesuar nga askush !

5 Zaimi !

Idris asaj qe thua ti ne vija te trasha nuk i heq as presjen une. AMA, kur merr persiper te futesh ne vija te holla duhet te kesh informacione te sakta, duhet te dish emra, te dish shifra, te kesh folur me eksperte te fushes, te kesh degjuar dhe peshuar te gjitha palet e perfshira. Megjithate ti qejf te kesh, se une vlla e kam ndare mendjen me kohe qe ne shqiptaret (ne shumice apo pergjithesi) zgjedhim e perzgjedhim sipas qejfit, si na do qejfi neve mnjf.

O i nderuar Ora !

Po s'kemi gje ne dore . Vetem se " terri informativ zotrie " ...dhe propogandiste tip Solidarnost e Lefkoferash me taksa te sheshta e rritje 300% qe bien artikuj nga " me prestigjiozet e Botes " smiley . Edhe nje Gazete qe eshte Zyrtare SOt si RD , eshte e " shkare " jo vetem nga Ledhi , por e ka " tredhur " babasqapi si Redaksi e si artikuj . Nga te merren keto te dhena ???

Per me teper sikur nuk ka kete funksion ky Blog , mendoj une keshtu . Ndryshe behemi vesveli si nje qe edhe kur thua "Kina ka pas Miqesi me Shqioerine" ta kthen ...Ku e ke vendimin e OKB -se per kete qe thua smiley . Kuptohet qe nisesh nga deshira e mire per te patur panorame sa me te Qarte e sa me te Bindshme . Po ne kemi 20 e kusur vjet qe i Jetojme leta shpellare mbi krye dhe per kete thote Populli "fshati qe duket , s'ka nevoje per shtigje e monopate " smiley E ne kete situate vetem kemdshikimet e larmishme mund te percjellin pak ndjesi !

Flm per respektin qe mu pergjigje . Megjithse une jam azhornuar plotesisht me klasin tuaj te vlere , na lejohet te themi ndonje llaf edhe si me "hobe " . Pune perceptimesh smiley

Megjithese i lexoj me kenaqesi postimet e tua, dhe qe s'mbaj mend te kem qene ndonjehere kunder, une mendoj ama se djalli fshihet ne detaje dhe ne detaje duhet kapur. Lubonja thote hajt me, kur u bon dhe shqiptaret te duan drejtesi, cfar drejtesie me, te gjith te koruptuar jan. Dakort por edhe Al Kaponja te gjith e dinin cfar qe e sa te zeza kish mbi supe, por ama e denuan per evazion fiskal. Poashtu te gjith e dime qe autore te vrasjes te qytetareve ne bulevard psh jan te gjith plehrat e politikes aktive ne Shqiperi, por ja qe per mbas hekurave ka emra konkret aty, qe kan dhene urdhra, qe kan shkrepur kembeza, qe ne mos u kapshin per nje krim duhet te kapen per tjetrin, eshte detyre morale e nje shoqerie kjo.  Edhe mbas ketyre dhenieve me koncesion e me the e te thash, ka emra konkret qe kan hedhur firma, qe kan shkelur ligje e qe kan zaptuar toka pronaresh me tapi e toka historike fshataresh shqiptare. Besoj nqs merr mundimin te shkruash nuk eshte veshtire te gjesh emra konkret zyrtaresh apo emra grekesh qe hiqen si kompani te huaja kanadeze e me the e te thash, e qe po privatizojne pasurite kombetare te Shqiperise anekend ketij vendi. Po opozita kuu???? Ah dal ti dal te marojn icik pshimet ata se kon me i nxjerr lengun e zi...

Ky është produkti i “Shock Terapisë” që Berisha e nisi në 1992, e frutat e të cilit po i vjel tani.

...ne te vertete ne duhet tja dime per ndere Pashkos per kete dhurate si ideatori i pare i saj, sepse si njohes i mire i ekonomise socialiste ai e dinte piken e dobet te atij sistemi dhe se vetem  zbatimi i "Shok Terapi" do mundesonte  transformimin e shpejte dhe sa me pak dhimbje te saj ...

 Ekonomia shqiptare vuante nga drejtimi i centralizur absolut (që vazhdon dhe sot në ndërrmarrjet publike )dhe çmimet apo kostot fiktive por jo nga egzistenca fizike , vlerat ekonomike e shoqrore . Shok terapi ishte teoria që do ndihmonte vjedhjen e saj dhe Zaimi ka shumë të drejtë . Veç se frytet ksaj teorie e praktike politikanët babzitur kanë kohë që ja vjelin .

 Se pse shum asete shqiptare i marrin te huajt dhe biles jo te specializuar ne fushen perkatese, kjo eshte nje pyetje qe do analiza te shumta, ku dhe dalin/lindin gjithmon pyetje te reja. 

Ku opozita?????? Uppsss me fal jan me pushime merrr jahuu merr, c'i bi kot m'qaf gjynafqarve!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).