Ne nje shtet demokratik dhe te se drejtes, humbja dhe fitorja ne zgjedhje kane te njejten vlere (pozitive) per te qeverisurit. Dhe jo vetem kaq; mazhoranca dhe opozita kane te njejten rendesi dhe njejten pergjegjesi. Ne te kundert, nuk mund te flasim per sistem demokratik dhe pluralist, por per nje sistem autoritar ose totalitar (si ai i Hoxhes). Ideja qe "fajin e ka gjithmone ai qe eshte ne pushtet" eshte nje ide e gabuar. Per vertetimin e se ciles mund te behen referime ne Kushtetute ( ku vertetime te tilla me shume teprojne sesa mjaftojne). Sjellja e nje individi qe mbart fuqi politike (publike ) eshte e kushtezuar gjithmone nga sjellja e opozitorit te tij (politikisht : Alternativa) dhe anasjelltas. Pra "alternativat" jane ne nje vazhdimsi kostante ne bashkeveprim dhe influencojne njera-tjetren. Me qellimin per te ndertuar elementet e kesaj analize me duhet te bej dy konsiderata, qe jane keto. 

 

a) Eksperienca boterore ka treguar se Shteti i se drejtes (publike dhe private) mund te mbijetoje vetem ne nje sistem demokratik. Qe te egzistoj ky i fundit, ka nevoje per "oksigjenin" e tij; zgjedhje te lira dhe te ndershme. Mes dy apo me shume alternativave, populli (dhe vetem populli) qe ka fuqine sovrane, zgjedh qeverisesit e tij per nje kohe te kufizuar. Te zgjedhurve u delegohet sovraniteti ne menyre automatike. Dhe e fundit (por jo me pak e rendesishme) te zgjedhurit kane pergjegjsi politike kundrejt zgjedhesve deri ne perfundim te mandatit qe perkon me zgjedhjet "natyrale".

 

b)Konsiderata e dyte ka nje karakter me shume te perqendruar tek "kultura politike" qe mbartin aktoret e nje sistemi demokratik sesa tek vete sistemi. Behet fjale per nje nga kriteret "informale" te sistemit demokratik, por ne rastin tone duket mjaft i vlefshem per te hetuar "sjelljet". Ceshtja eshte; sa te afte jemi neve, shoqeria civile, per te vleresuar dhe hetuar politiken dhe politike-beresit dhe sistemet mbi te cilat bazohet Shteti i se drejtes.

 

Rendesia e opozites ( sidomos ne stadin aktual te Shqiperise)

 

Duke patur parasysh hyrjen dhe dy konsideratat e ketij shrimi, le te provojme te analizojme sjelljen "Rama" ne stadin aktual te demokraci-formimin ne Shtetin Shqiptar. Dua te qartesoj fillimisht qe per-zgjedhja duke ju referuar liderit roze dhe jo atij blu, behet sepse zoteria roze pretendon ( me te drejte sipas meje, por me mjete te gabuara) qe ne shqiperi nuk ka shtet te se drejtes, ndersa zoteria blu pretendon qe neve jetojme ne nje shtet ku sovraniteti popullor ushtrohet demokratikisht ( gjithsha per tu vertetuar). Zotni Rama de facto eshte pergjegjes per komen parlamentare dyvjecare. Kjo do te thote qe personi qe duket me i interesuar te ndertoje sistemin demokratik ne te njejten koh eshte ai qe e mban te tille .Pretendimi i tij per manipulim eshte i drejte ( vetem pretendimi, manipulimi duhet te verifikohej ) por zgjidhja nuk eshte bojkoti. Zgjidhja eshte tavolina e punes, perfeksionizmji i zgjedhjeve te ardhme. Praktikisht ajo qe duket se do te ndodhi tani. E thene me fjale te tjera, duket se humbja per Ramen duken me e lejte pas dy vitesh. Kjo kosto dy vjecare i shtohet asaj 20 vjecare dhe fatura i shkon popullit Shqiptar. Kontributi me i madh qe Rama mund t'i jape vendit te tij eshte te bej opozitorin dhe jo t'u mesoje njerzve Ramismin si zgjidhje e Berishismit. Demokracia funksionon me sisteme dhe jo me individe. Per te qene me konkret, politologjikisht, mungesa e reformes gjyqsore, mos krijimi i gjykates administrative, mos reformimi i atij ligji elektoral (qe ai vete ka krijuar) qe i jep fuqi te plote kryetarve te partive, mosfunksionimi i parlamentit, jane pergjegjsi te Rames (me shum sesa te Berishes). Keto pergjegjsi perkthehen ne dem per popullin dhe shoqerine me aspirata. Ne kete pike mund te shkohet perpara ne pafundesi, por qellimi i ketij shkrimi eshte konceptues dhe jo pershkrues.

 

Kultura politike 

 

Duke i'u referuar konsiderates se dyte ndjehem i detyruar te "njoh" realitetin e kultures politike ne Shqiperi. Idea qe pllakos pjesen me te madhe te zgjedhesve eshte ajo me e gabuara; te formosh idene politike ne baze te ngjyrave (simbolika), prejardhjes dhe tradites se votes, polarizimi i objektivave me manipulimin e koshiences. Duket qarte ne fushate perceptimi i politikes si nje e mire individuale dhe jo kolegtive etj etj. Dueli qesharak " e majta Vs e djathta"2 eshte shembulli me i mire qe vertetson mos njohjen e realitetit ne shqiperi. Vertikalizimi i politikes ne reformen e fundit elektorale4 ( nga Rama dhe Berisha) beri qe keto mungesa ne koshiencen individuale dhe kolegtive te perforcoheshin. Pergjegjsia dhe shkaqet e nje situate te tille eshte e te gjithve elementeve qe jane si katalizatore te proces formimit te kultures demokratike, si pershembull media ( ku vetem pershkruhet dhe nuk analizohet), klases politike ( duket se nuk i intereson shteti i se drejtes), organizatat ( si Mjaft, me interesa politik ) dhe ne fund populli,qe duket se justifikohet duke pritur cdogje nga lart (dramatike). 

Kush eshte zgjidhja ? Zgjidhja eshte problemi vete! (dua te devijoj nga linja)

Nuk duhet te dalim ne shesh per mitigje po per protesta, protesta pa lider ( nese ka lider, eshte miting!), ashtu sic po ndodh ne shum vende. Krijimi i shoqatave informuese mbi funksionimin e democracise pasi nuk eshte e lehte sa duket ( sistemet totalitar jane te leht per t'u kuptuar). "E drejta kushtetuese" nuk duhet te jete lende mesimi vetem ne universitet, por duhet te jete deri ne 9-vjecare ( si gjith bota). Personalisht, do preferoja ne provimet e matures Kushtetuten ne vend te Matematikes ( jo per gusto personale!). Neve jemi pasagjeret e nje makine qe nuki dime se ku na con, dhe duket se jemi te kenaqur keshtu! Une jam i INDINJUAR 3 dhe fajin nuk e ka vetem politika .

 

 

_______________________

 

1 Subjeti politik i nenshtrohet vlersimit te zgjedhesve ne perfundim te mandatit (zakonisht)

2 Jane rryma qe ne shqiperi nuk egzistojne. shih programet e partive ( jane njelloj) 

3 jo sepse eshte moda, por nevoja.

15 Komente

 Klod, me pelqeu perqasja teorike e problemit, po nuk me pelqey qasja praktike, po ndaj ketij problemi. Ta shikosh problemin vetem nga njera ane, tregon miopi politike, si dhe nje qasje te percipte te njohjes se problemit.

Ne nje shtet te se drejtes, presupozohet qe shumica te garantoje te drejtat e pakices, dhe ketu cedon parashtrimi yt. Te fajesosh opoziten (dhe nuk eshte se nuk ka faj, te kuptohemi) dhe te anashkalosh fajin e shumices, do te thote se kur nuk ke ç'ti besh gomarit, ti biesh samarit. Po te shohesh historine politike, te ketyre 6 vjeteve, do te shohesh, se perkundruall gabimeve te Rames, nje grumbull me faje te Berishes, e theksoj, faje, dhe faje te renda bile. dhe po ti rreshtoj, qe nga ndryshimi i rregullores se Kuvendit, qe eshte guri themeltar i funksionimit te nje parlamenti demokratik, me vetem votat e maxhorances, do te kuptosh se pse çalon kkjo demokracia jone. Po te shohesh qendrimin e pushtetit dhe pushtetareve ndaj verejtjeve te opozites, dhe qendrimin arrogant ndaj saj, do te veresh shume qarte se kjo vetem demokraci nuk eshte, atehere perse vlejne qasjet e tua teorike? po ato do te vlenin, nese do kishim nje demokraci funksionale, ku si pozita ashtu dhe opozita te benin detyren e tyre, karshi popullit, me drejtesi, dhe ketu diferencen, vertete do ta benin programet. Po kur nje qeverri qe sillet ne pushtet per te qeverrisur, (me vote, te kuptohemi, e jo me tjeterim te votes) e ka mendjen vetem sa dhe si te vjedhe me shume, sa dhe si ta poshteroje kundershtarin me shume, kur nje klase politike apo administratore te shtetit, nuk kane kurajo qe te flasin per gabimet dhe te metat qe shohin,  si ne politike, ashtu dhe ne administrim, por ankohen te komshiu, atehere perse duhet ky diskutim?

Ne nje interviste qe sapo pashe te ABC NEWS, nje fare Frrok Cupi, po i bente apologjine ketij shteti, kur thoshte me gojen e tij neveritese, se ku ta shohim autoritarizmin e Berishes, kur gjykatat jane te pavarura? Ti a e beson kete gje? dhe ketu duhet te filloje diskutimi. E ka fajin Rama, apo Berisha, kjo vlen te diskutohet, po, mentaliteti komunist i Berishes, per ti patur te tera ne doren e tij, ka bere qe te deformohet edhe ai sistem i shkelqyer i ndarjes se pushteteve, dhe kjo mund te vertetohet lehtesisht me procedurat e zgjedhjes se anetareve te Gjykates Kushtetuese, apo Gjykates e Larte, ku u zgjodhen vetem ata qe desh maxhoranca, duke çballancuar seriozisht sistemin. Atehere kush e ka fajin ketu Rama apo Berisha?

Siç ta thashe me larte, Rama ka kusuret e veta, por e thene me fjale te thjeshta, po ta fillosh kritiken e sistemit nga ata qe nuk kane as vule e as firme, me duket shume s e gabuar, do te thote qe jo ta sherosh semundjen, po ta mbash po ne ate gjendje.

Nuk duhet te dalim ne shesh per mitigje po per protesta, protesta pa lider ( nese ka lider, eshte miting!), ashtu sic po ndodh ne shum vende.

Klodi, e mbarove gjimnazin o xhan? smiley

 Ne fakt gjimnazin e kam maruar ne 2004 .... 
 Do te ftoja ta lezosh me me kujdes artikullin ; do kuptosh qe "gjimnazi" ka rendesine e tij te shum-fishte.

Mire, mire por sa per dijeni shkruhet "mbaruar" dhe jo "maruar", "lexoni" dhe jo "lezoni", "shumefishte" dhe jo "shum-fishte". Jo se dua te hedh poshte argumentet e tua me gjera te cekta si keto me siper por kur i bashkoj keto shenja te vockela me mungesen e llogjikes te shkrimit te mesiperm perforcojne njera-tjetren smiley

 Duke vlersuar kritiken tende ...jam ne pritje te te argumentave tuaja qe "thellojne"

jo se gjimnazi eshte i keq ne vetvete, po verja veshin fmg-se, se nuk e ka keq

 Po ç'keni me çunin, qe i bini me dru kokes ? Kjo eshte sprova e tij e pare ne publ8icistike, jepini kurajo. Jini konstruktive me te rinjte....

Klodo, mos u terhiq shoku, mos u terhiq......se keta kane inot, se nuk shkrujne dot vete.........lol 

 hahahaha ....nuk eshte tamam keshtu , per do me pelqente edhe sikur te ishte keshtu! 

Ne te shkuaren kam punuar me gazeten "ALBANIA" ( te cilen e mbyllen , pasi ishte shum "reale" dhe e de-politizuar.

Nuk jan "dru-kokes" , jane pikerisht ajo qe ne menyre indirekte kam shprehur ne "kronike..."  , me fjale te tjera , neve Shqiptaret preferojme te "shohim gunen dhe jo punen"

 

 

e ke njoft shabanin qe ka pas qen gazetar te albonia?

Pretendimi i tij per manipulim eshte i drejte ( vetem pretendimi, manipulimi duhet te verifikohej ) por zgjidhja nuk eshte bojkoti. Zgjidhja eshte tavolina e punes, perfeksionizmji i zgjedhjeve te ardhme.

po ja mo klodi per zgjedhjet e 2009-tes i perfeksionuan sado pak regulloren e zgjedhjeve dhe vendosen bashkarisht qe kutite me vota mund te rihapen dhe rinumurohen nga KQZ nese kete e deshirojne te paken 2 nga anetret e saj. Mirpo ky regull nuk zbatua nga shumica ne KQZ!!!!!! si tia bejme? E di si eshte puna qe ti ta kuptosh: je duke luajtur vete i katert me letra 5 katesh dhe dikush prish lojen duke mos zbatuar regullat. Cfare do besh? sigurisht qe do te lesh lojen. E pra eshte e thjeshte me duket. Jo vetem bojkot parlamentit, por duhet te ngrihet i gjithe populli ne kembe per te permbysur kete regjim, pasi eshte armiqesor. Ky regjim nuk eshte i zgjedhur, por i mbire me dhune, dhe parimet demokratike nuk mund te zbatohen. Prandaj ndro hipotezen  dhe analizo se cfra duhet bere me regjimet fashiste!!!

 Kane vleren e tyre dhe keto mendime personale dhe te afishuara . Qofe edhe per nje "pjeseze" qe marrin persiper te vezhgojne e pasqyrojne ne shkrime. Por jo te tilla qe te kene ndikim te rekomandojne probleme zgjidhjesh .Vetem kete pashesi te "tepruar " ne kete shkrim ! Per cdo sistem , sot e mot ka nje dhe vetem nje zgjidhje!

Duam PUNE !

Pas kesaj do shohim se nuk nevoje asnje njeri te dije per Kushtetuten . Mjaftojne disa police trafiku per te gjobitur kundravajtesit ne ecje e parkim smiley . Teorite kane shekuj qe i kane perpunuar te tjeret edhe per ne .Por bashke me teorine kane gjetur edhe zgjidhjen . Me te thjeshten . Me njerzoren . Me praktiken !

Pune dhe nje pagese dinjitoze !

Prandaj nuk ngrihen e nuk protestojne kot me se koti , prandaj nuk merren me llogje teorike , prandaj nuk ka shume rendesi se kush iken e kush vjen ne Pushtet .

Pona dhe gjuha e artikuluar e shndruan majmunin ne njeri .... kete ka thene teoria para shekujsh . Ne kemi vetem gjuhen e artikuluar . Pra jemi gjysem njerez e gjysem majmune !

E perse duhen lejuar LIGJERISHT Qeveritare apo cfaredo lloj qe te mbajne ne kembe Ligje pa pagesa standarte per ore PUNE ? Perse akoma nuk ka nje Reference te HAPUR se sa eshte minimumi jetik i domosdoshem per nje individ , mbi te cilen te kerkohet FALJE per pamundesine per ta realizuar per momentin dhe AFATE per kohen se kur mendohet te realizohet.

Dhe ketu nuk ka vend  as Pozite e as Opozite me prerje shiritash , rrole e pergjegjesi e zgjidhje Demokratike . Prandaj edhe keqorientimi i shume njerezve me mend qe e duan me te vertete Shqiperine , humbasin ne lumin e bajgeve ( me te verte BAJGA ) qe nxjerrin nga goja kjo kaste  e Qelbur Politike ( se Piramida zotrie ..) dhe shohin zgjidhje ne LIGJE ose pralla me Shtet Ligjor e emertime me fjale te sistemeve si Demokraci , opozite , pozite etj . Ketu ka vend per nje NEN dhe nje TREKEMBESH per Hajdute , Genjeshtare e Mashtrues e vuvuzele te lloit te Berishizmit ose Ham - Humerise qe eshte LIGJI nr 1 i atij vendi e asaj Inteligjence !

Shqiperia pati nje jete disa dhjetra vjecare si ne kohen e Zogut kur "vetepunesimi " per aq sa ishte i mundur per te mbajtur shpirtin gjale ekzistonte si "vetpunesim " krahas punesimit .Patem edhe ish sistemin qe te "shkulte dhembe e dhemmballe " me Ligjin e Parazitizmit ne se nuk Punoje . Dhe per te dy keto sisteme nuk pati PROTESTA , as shume njohuri per Kushtetuten . Njerzit kishin PUNEN .  

Po sot Shqiperi pa me thuj si JE ?

Nje sistem rrenjesisht i KALBUR ..... i servirur si Demokratik me pralla "fermeresh " qe blejne kashte e domate ne Maqedoni , me punetore te "shkelqyer " qe bejne buste me bronxe dhe artikuj plehra nga gazetari Plehrash qe perpunojne mendimin e japin info .. te shitur per nje cope buke ! Dhe ne krye Historikisht ... Injorancen me KLASIKE , MEGAHAJDUTERINE dhe BANDITIZMIN te Lidhur edhe Nderkombatarisht qe trajtojne e, perdorin e cfrytezojne ate vend per Larje Parash te Pista te Mafjes dhe tallen me ate popull duke u servirur funderina per " burra shteti " !

 

 

+10.

 Ne fakt Ajo ne mendon ti ne fillim te artikullit ka nje "gabim " te vogel ...... Cfar jane shkruar ne "kronike politike" nuk jane gje tjeter ....sesa "perkthimi" dhe aplikimi i dica ceshtjeve qe poilitolog te ndryshem vene ne dukje. Nuk jan te tere mendime te mija ....shpresoj te jete e qarte kjo. Po ashtu edhe zgjidhjet e problemeve te tilla.

Referohu ne doktrinen politike qe parashikon rastin e shqiperise , ndo me kuptosh me mire

 

Klod inderuar !

Ka shume rendesi per ne te kuptojme se nuk jemi rast i NGJASHEM as teorikisht me vende te tjera per te rekomanduar zgjidhje .Dhe ca me pak per Doktrina Politike !  Pavaresisht nga Perfaqesimi Nderkombetar sot me figura (si pjese e Mafies e Deleguar) ne thelb , kerkohet nga te gjithe palet ,  " te mbahe nen fre  djajte , se  kane dale jashte kontrollit " Qendrimet zyrtare te Institucioneve te tyre jane treguar se kane brenda jo pak Rekomandime per Zgjidhje me Vlere . Te fundit u quajteb e dhe me te sakta me PIKA . Si nja dymbedhjete cope me duket !. Prandaj them se nuk ka vend rekomandimet  pas  perkthimit e bashkangjitjet e mendimeve me "ngjitje " me tutkall smiley Do ishte gje e shkelqyer ne se kjo  prurje  di te ishte perceptimi JUAJ i shprehur ne forme vezhgimi ! Jo vetem Ju por kushdo duhet nxitur ne menyre Shqiptare te nxjerre perfundime e te jape rekomandime ! Me mire se sa e njohim ne veten askush nuk na njeh!

Fakti ?

Nje Shqiperi me klase politike sipas asaj qe njohin , dine e jetojne shqiptaret , nga me te korruptuatrat ne Historine e saj . Klane e Grupime te pa fre e kontroll deri sa edhe nga analistet brenda vendit jane quajtur  me plot GOJEN (Kupolat e tyre ) = BANDA . Na e verteton edhe nje Burim tjeter infoje si raportet amerikane ose "kabllot "

Te Lutem ku ka vend ketu per Rekomandime e per ZGJIDHJE "demokratike " ! Gjithsesi asgje personale po thjesht me tu gjendur ne bisede smiley

Ke kapur thelbin! ...por ka dicka...

E vertete , ne shkrim nuk ka vetem politologji vs politike ! U mundova te bej KUVENDIN SIPAS VENDIT por nuk me doli mire ....ajo ceshtja e "kultures politike" u vertetua (dhe po vertetohet)  edhe me keq. Neve meremi (si zakon) me gjurmet kur na duhet ujku dhe meremi me ariun kur na duhet lepuri.

Nuk i ndahem idese time ; me mire kushtetuten lende mesimi sesa letersine greke. E di perse i dashur IDRIS???

sepse nese neve njohim mire kushtetuten , ato  dy vite pa ligje ne kuvend Rama do i paguente SHUM ME SHTRENJT sesa i SHITI SOT ! Edhe Shkelzeni do shkonte para drejtesise sepse ne tekunder populli do ngrihej ne proteste , sic e ka thene me lart ; " NE PROTESTE PA LIDER , SEPSE PROTESTA ME LIDER JANE MITIGJE, TE SHEMTUAR, MANIFESTIM INJORANCE.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).