TIRANE-Problemet dhe shkeljet e rënda në tenderin e paisjeve spitaore kanë detyruar Bankën Botërore të anulojë financimin prej 1.1 milionë dollarësh. I gjithë operacioni dështoi pasi komisioni i Vlerësimit në ministrinë e Shëndetësisë skualifikoi firmën që ka bërë ofertën më të ulët dhe rekomandoi një kompani e cila bëri një ofertë 600 mijë dollarë më të lartë.

Më 27 gusht 2010, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili urdhëroi prokurimin e paisjeve mjekësore për spitalet rajonale në shumën 3.6 milionë dollarë. Përzgjedhja do të bëhej nga Komisioni i Vlerësimit i ngritur nga Ministria e Shëndetësisë, dhe i drejtuar nga Mirela Cano.

Sipas Bankës Botërore “Komisioni i Vlerësimit refuzoi ofertën e e kompanisë Nihon Kohden, e cila ishte teknikisht e aftë dhe solli edhe ofertën më të ulët në tender për kontratën në fjalë, dhe kontrata iu rekomandua 'Philips', një kompanie që paraqiti një ofertë prej 600 mijë dollarësh më të lartë”

"Gazeta Shqiptare" publikoi sot një letër korrespondence që drejtoresha kombëtare dhe Koordinatorja rajonale për Europën Juglindore, Europën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore, Jane Armitage i ka dërguar ministrit të Financave, Ridvan Bode në 9 gusht 2011.

Në këtë letër, e cila i është dërguar gjithashtu edhe ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, sekretares së Përgjithshme të ministrisë, Mirela Cano, drejtorit të Përgjithshëm të Spitaleve, Pëllumb Pipero, drejtoreshës së ISSH, Elvana Hana dhe disa autoriteteve të tjera, drejtoresha e Bankës Botërore shpall keqpërdorim dhe keqprokurim të tenderit.

Armitage thekson se komisioni i Vlerësimit të tenderit ka thyer rregulloren e Bankës Botërore duke favorizuar ofertuesin më të lartë dhe skualifikuar ofertuesin më të vogël.

Koordinatorja rajonale për Europën Juglindore e BB madje rezervon të drejtën të kërkojë dëmshpërblim sipas rregullores financiare.

66 Komente

Si ishte ajo puna e nderkombetareve tani?

 I bofshi ilaçe te gjitha ishalla. Jo te kalamajte por per vete, o plehra te plehrave.

+1

 

 Ky nuk eshte lajm! Oferta me e ulet nuk eshte gjithmone me e mira nese ajo mbart perjashtime, nese firma mbart penallti ne opinion, bazuar ne reputacion, pune te kryera me pare etj. Nese gazeta e leshit do te donte te bente nje cerek pune sagllam, le te pyeste edhe shtetin se perse ky vendim u dha si u dha. Detajet e ofertave te kompanive nuk jane publike, por materiali per te cilin tenderohet eshte.

Ju dhjefsha gazeten.

Mos ki merak Bush ekzistojne standartet,  si dhe komunikimet mes institucioneve ..  Qe BB-ja te anuloje financimin patjeter qe ka verifikuar shkelje..

info nr2 : Balkanweb nuk eshte me media majtiste apo opozitare.. per ata qe jetojne ne Shqiperi kete mund ta verifikojne lehte packa kalimit delikat ne disa raste e me pak te tille ne te tjera nga nje kah ne tjetrin..

E dime, edhe?

hic ashtu kot  smiley

 Detajet nuk i ka vene online ai se do te shesi gazeten.

Oferta me e ulet nuk eshte domosdoshmerisht me e mira por fakti mbetet qe Banka Boterore ka anulluar financimin mbi 1 milione dollare per parregullsi ne teneder. Duke e sjelle ne kontekstin shqiptar ku me ilacet dhe pajisejet e spitaleve vidhet ne menyre te frikshme, nuk eshte e veshtire te imagjinosh cfare kane qene "parregullsite" qe citon BB.

Cka thash kish te bente me gazeten dhe jo me oborrtaret e ministrit te shendetsise qe kurohet ne spital privat.

Dhe sa per muhabet, nganjehere nuk gjen me injorante, te paafte dhe te anshem, se burokratet e ulet te institucioneve te medha. smiley  Muhabet tjeter gjithsesi.

 apdejt: ndihem goxha me i informuar sot. tju kalben leket, mos gjecin ilac per cka meritojne!

ska gjo mer, ktu ke ne si perhere shteti punon ne favor te privatit.

me shume leka per spitalet private do te thote kjo, dhe me pak shendet per neve.

ja shnet ! upssssss ......

E kane dash Philips se keshtu e kane pare tek Dr. House.

I have a dream: te behet shendetesia ceshtje politike ne Shqiperi.

Ministri aktual s'para ka bere gje ne Shendetsi per tu lavderuar keshtu qe partia qe e ka propozuar duhet ta shikoje pozicionin e tij ne kete post. Ndersa per rastin ne fjale duhen shikuar detajet pasi nje oferte me e lire nuk do te thote edhe me e mire. Corba e lire te djeg buzet, thote populli dhe BB nuk i duhet besuar ne cdo rast se cfare thote sot e mohon neser. Shendetesia eshte ne reforme e siper ku po i jepet forme modelit qe do te aplikohet. Shume gjera jane permiresuar por gjithsesi ngelet nje sektor problematik dhe shume i ndjeshem se ka te beje me jeten e njerezve.

Cili ka qen buxheti i akorduar ne vazhdim per shendetsine nga qeveria aktuale ne keto vitet e fundit?

ne '07, 9.58% e totalit te shpenzimeve buxhetore, ne '08 6.31%, '09 7.22%, '10 9.18%, '11 9.30%.

Ku i ke gjetur keto shifra or trim?

te dhena te Ministrise se Financave.

Po mor trim po keto jane fonde te buxhetuara, sa jane aktualisht te shpenzuara a me thua?

Ministri aktual s'para ka bere gje ne Shendetsi per tu lavderuar

Ehu bre! Po pse kush nga te tjeret paska bere?

partia qe e ka propozuar duhet ta shikoje pozicionin e tij ne kete post

Ehu, ehu! Keto postimet ju vijne me urdher nga lart apo i mendoni vete para se t'i shkruani?

BB nuk i duhet besuar ne cdo rast se cfare thote sot e mohon neser.

Ehu, ehu, ehu! Puqista edhe keta he? Mos more kujt i kisht shkuar mendja...

permiresuar?

meqenese perdore nje ndajfolje(?) krahasuese, a mund ta sqarosh njecike me shume?

permiresuar... ne krahasim me cilen kohe? dmth, shendetesia sot eshte me mire se... kur? rrofsh. smiley

Spitalet kane kohe qe funksjonojne si hotele....Tashme gjithca u finalizua de juro...

Tani ti vene nga nje dryn spitaleve dhe te therrasin Mjeket Pa kufij, te dergojne ndonje kontigjent ilacesh ketej nga "Haiti i Ballkanit"..

Doktori i njohur M. Petrela (njerez si ky na duhen me shume) shpjegon pak a shume ate cfare eshte dhe si duhet te jete sistemi shendetsor dhe veshtiresite qe ndeshen per te arritur nje standard te mire (shkeputur nga nje interviste dhene GSH-se): ...Sikur Shqipëria të kishte trashëguar së paku një rrjet rrugor, elektrik, furnizimi me ujë siç e kishin ish-republikat e Jugosllavisë, përveç Kosovës, do të isha dakord me ju që mjekësia duhej konsideruar prioritet. Por kudo sfida e mjekësisë është e vështirë. Mendoni që administrata Klinton dështoi në reformën shëndetësore për 8 vite. Po ashtu, Obama është në vend numëro ose është tërhequr, kur ekonomia më e pasur e botës shpenzon 16% të GDP për shëndetin. Imagjinoni një vend të vogël deri para 5-6 vitesh drita me orar të kufizuar, pa rrugë, me vështirësi furnizimi me ujë deri në konflikte me armë. Aktualisht, spitalet e pjesës lindore të Gjermanisë nuk funksionojnë si ato të pjesës perëndimore të saj, me të gjitha përpjekjet 20-vjeçare nga shembja e murit. Reformimi i sistemit shëndetësor është kompleks dhe hapat e ndërmarra janë në drejtimin e duhur, por pjesëmarrja e të gjithë aktorëve është thelbësore pasi dokumentet me asistencën e BE-së e të organizmave ndërkombëtare janë prodhuar për t'u zbatuar, tek ne zënë pluhur. Kjo është një sëmundje e vendeve lindore. Në demokraci, thotë Havel, hojet e bletëve i mbush çdo bletë, jo duke diskutuar kafeneve e tha ai apo se tha ai, si gjinkallat. Në BE, reduktimi i shpenzimeve mjekësore është sfidë ekonomike, po mbyllen spitale, po reduktohen shtretër dhe po ulen kostot e trajtimeve.
Meqë jemi tek investimet, shërbimi që ju drejtoni ka pësuar ndryshime kolosale, falë kujt ia keni arritur? Çfarë ka të re? Çfarë do të përfitojnë pacientët?
Shërbimi tashmë është në sfidat e mileniumit duke pasur një perspektive, së paku 10-vjeçare me plotësimin e standardeve europiane e amerikano-veriore. Përfituesit kryesorë janë të sëmurët, të cilët nuk janë të detyruar të lënë vendin për pamundësi trajtimi. Tashmë shërbimi është mbarëkombëtar, arritje e sinergjisë së stafit, infrastrukturës dhe strukturës.
Kam programuar një seri informative për teknologjitë e reja, optimizmin e shërbimit për të edukuar nëpërmjet mediave ndaj të cilave qytetarët janë të ndjeshëm. Në këtë rast kërkoj ndihmën tuaj pasi "intoksikacioni mediatik" shpesh e pa dashje përcillet jo si informacion teknologjik

Sikur Shqipëria të kishte trashëguar së paku një rrjet rrugor, elektrik, furnizimi me ujë siç e kishin ish-republikat e Jugosllavisë, përveç Kosovës, do të isha dakord me ju që mjekësia duhej konsideruar prioritet.

Sa turp! Po ti o dr. qe sjell ketu si nuk skuqesh?

ups... ja dhe nje kandidat per kryeminister. not bad tropi, not bad at all. cfare s'gjen ketu. smiley

ti moj zonje po ja ben si ai qe thonte se goricat do behen shume kete vit se me hahen mua. Ky eshte realiteti tani, do te donim te ishte ndryshe po ja ky eshte. Si te ja bejme ta ndryshojme?

Doreheqje....

Tribuja e Beduineve te Berishes te mbledhin plackat dhe ti hapin vendin atyre qe kane vizjon....Nje shtet qe nuk ju siguron dot gjerat me elementare qytetareve te vet ka falimentuar

tani e kuptova qe ti s'e kupton as vete kete qe ke sjelle.

te dale nje doktor e te thote qe prioritet i zhvillimit jane rruget perkundrejt shendetesise eshte turp per te si njeri se pari, si doktor se dyti (une nuk do te doja kurre te bija ne dore te tij), si drejtues (!) i mjekesise shqiptare se treti dhe se katerti si figure publike. vras mendjen, perse ky doktor nuk e le shendetesine e te shkoje te hape nje firme ndertimi?

te djathtet shquhen per racionale, por kur vjen puna tek njeriu ne totalitetin e tij, zere se iu kane bere lobotomi. sikur te mos ishte qellimi i zhvillimit jeta e njeriut, cilesia dhe gjatesia e saj. sikur te mos ishte mireqenia e njeriut ajo qe siguron efektivitetin ne pune. sikur te mos ishte siguria fizike kusht thelbesor per mbijetese, mireqenie dhe efektivitet. por debilat qe levizin levat e shtetit shqiptar nuk jane ne gjendje te llogarisin shpenzimet per leter printeri, jo me humbjet e medha ne njerez, ne para, ne zhvillim dhe ne konkurrueshmeri qe vijne nga ai sistem i kalbur shendetesor.

doktor Petrela qe ka sheruar mijera njerez me duart e tij (tregoni pak repekt mos u beni ramiste qorra) po flet per kontekstin shqiptar kur u pyet per prioritetet qeveritare. Uji e dritat, rruget e te tjera ndikojne ne cilesine e jetes se njerezve dhe zhvillimin ekonomik. Pa zhvillim ekonomik e pa kushte elementare jetese, nuk mund te ndertohet as edhe nje sherbim shendetsor i mire se mbarohen parate dhe pastaj nuk ke rregulluar as ujin e as dritat e as shendetsine. Jane pune te thella keto qe zor se i kupton...

smiley

Po ti provoje njehere te ma shpjegosh thelle si ecen zhvillimi, ja, perzje fjalet e tua me ato te Petreles, mos me braktis.

Dr delirant.....Shqiperia

  • I vetmi vend ne Evrope ku mungon furnizimi 24ore me uje
  • I vetmi vend ne Evrope me probleme furnizimi te energjise elektrike
  • I vetmi vend ne Evrope pa spitale(ose me mire te themi me "bujtina" ne te cilat mungojne cdo mjet elementar)

Meanwile poturregrisurit dhe lypesit e zgjebosur kerkojne borxhe larte e poshte per te ndertuar nje godine Parlamenti ekstravagante....

 

Megjithe aftesite profesionale te pamohueshme, dr. Petrela eshte nje delenxhi, hajdut dhe ordiner i cili fut duart edhe ne xhepat e atyre te cileve ju kane ngel edhe 20 minuta jete

..Ti qenke me gjithe mend delirant....Heq paralele ketu me sherbimet spitalore te BEse dhe dhomat e vdekjes se Berishes dhe Vasilit.. Flet ketu per modernizime, millenjume, sfida dhe lakra ne kopesht ne nje kohe kur nuk ke spitale por hotele te qelbur ne te cilet mungojne mjetet me elementare.Te semuret i marrin batanijet me vete..hej medet).....Nje shtet i cili nuk siguron gjerat me elementare qytetareve te vet ka falimentuar...Por e keqja eshte se ne Shqiperi nuk ka falimentuar vetem shteti feudal Berishjan po ka falimentuar gjithe shoqeria...

 Fatkeqesisht ndaj te njejtin mendim...smiley

 

Te te lexosh ty doktor eshte si shprehja korcare " te buckaritesh " . Po gjithsesi le ta pranojme nje nga buckaritjet e tua , qe gjithsesi duhet perkthyer ne shqip.

Reformimi i sistemit shëndetësor është kompleks dhe hapat e ndërmarra janë në drejtimin e duhur, por pjesëmarrja e të gjithë aktorëve është thelbësore pasi dokumentet me asistencën e BE-së e të organizmave ndërkombëtare janë prodhuar për t'u zbatuar, tek ne zënë pluhur. Kjo është një sëmundje e vendeve lindore.

Po pse nuk qe kjo semundje lindore para se ta merrje ti Pushtetin me pjesmarrjen e gjith aktoreve ? Perse kishte qendra SHENDETSORE E SHTEPI LINDJEJE ne cdo qender te banuar ? Shko kontrollo babane tend shpirteror Doktor Adhamudhin e K/Ministrise bashke me pjestaret e gjith aktoreve te Qeverise XHEPAT dhe je qe je beju dhe nga nje EZHE ta gjesh pergjigjen!

Une po te kujtoj nje zgjidhje po si gjithnje do tjerresh Lesh se komunizmi zotrie .

Kur i raportuan Che Guevares se ne nje zone nuk kishte Spital dhe duheshin ...nja dyzet faqe me duheshin ....te nesermen ne mengjes ngarkoi makinat me personelin e shendetesise , shkoi ne vend , mori kazmen dhe hapen themelet e SPIRALIT per nje jave ........  Se komunizmi zotrie ...

Dhe duke e mbyllur e lene te hapur me shprehje te lloit te sotem , qe nuk ka Bathorist qe i kupton kur shtrohet ne Hoteleri Spitalore dhe kerkon sherbim e mjekim , po biem edhe nje konkluze tjeter te vyer Tuajen .

Tashmë shërbimi është mbarëkombëtar, arritje e sinergjisë së stafit, infrastrukturës dhe strukturës. smileysmileysmiley smiley 

O kuje o kuje !

  

 

 Ministria e Shëndetësisë duket se është përfshirë në një skandal korruptiv me një tender të financuar nga ana e Bankës Botërore.

Sipas Bankës Botërore, komisioni i Vlerësimit në Ministrinë e Shëndetësisë skualifikoi firmën që ka bërë ofertën më të ulët dhe rekomandoi një kompani e cila bëri një ofertë 600 mijë dollarë më të lartë.

Por, ministri I Shëndetësisë, Petrit Vasili ka dhënë një tjetër version, duke deklaruar se Banka Botërore ka kërkuar që të financohet një firmë me të dhëna të rreme.

“Banka Botërore u tërhoq nga bashkëfinancimi prej 1.1 milionë dollarë, pasi kërkoi të shpallte fituese një kompani me të dhëna të rreme”, ka thënë ministry Vasili.

Tashmë pritet që të sqarohen akuzat për këtë skandal të rëndë mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bankës Botërore, pasi të dyja institucionet kanë një version të vetin.

 

A thua te kete te drejte ky robi...??????????????

Padiskutim qe nuk ka te drejte ky robi. Ky mashtron paturpesisht sepse mesa duket po ndjen fundin e vet ne karrige

dr richtofen, fjalet e Petreles duhen marre me rezerve(nese nuk ke perzier edhe ti te tuat bashke me to).

E para, ai nuk ka nderin te shprehet per politika te pergjitheshme por vetem shendetesore. Ai eshte nje profesionist i mire ne kushtet shqiptare qe ka mesuar te interpretoje scanerin keto 10 vjetet e fundit ndersa ishte ne moshen 55. Nuk e di nese ka deshiren per ti hapur rruge djelmoshave te rinj te mbaruar jashte qe dine me mire se ai te njohin rezonancen manjetike, qe nuk u dridhen duart ne operacione e kane pasionin aq te madh sa edhe ai kur ishte i ri dhe nxenes i atyre koloseve te mjekesise shqiptare. Ai nuk ka bere habira ne mjekesi. Ai ka po aq deshtime sa duhej te largohej me lezet, dhe duket qe po e ben sepse kerkon te futet ne fushen e politikes/ave.

E dyta per problemin tender. Aty nuk ka vecse nje nderthurje te interesave dhe korrupsionit Qeveritar, luftes se klaneve Mafioze te Farmaceutikes, dhe kerkimit te BB per te kontrolluar fondet e saj qe kane filluar ti mehen.

Dr richtofen. Mos u bazo kurre tek situacioni nderkombetar dhe problematikat nderboterore shendetesore ose edhe sociale per te bere krahasimet me Shqiperine. Do te veshesh vetem kapucin e kllounit. Po se kuptove mbaje, por duro i dashur edhe topin e kuq qe do te ta vene ne hunde.

Pa ditur detajet e tenderit, une do merrja Philips para Nioh kohlesh per $600000 me shume anytime. Sigurisht qe BB ka vene re parregullsi, por nuk besoj qe diferenca prej $600000 eshte arsyeja kryesore. Interesant fakti qe media qe i perkasin Metes sulmojne Vasilin. Kerrmat po i sulen njeri-tjetrit, osht bo keq per leke.

 Ministri duhet te sqaroje gjithshka dhe prokuroria duhet te kete hapur procedurat per hetim . Ne te kundert jemi shtet m...

C'do Lsi ne pushtet?????  ...per para' ! .....vetem se ,... nuk kan eksperience dhe bien ne kurth shpesh:!
 

 Petrit Vasili eshte i njohur per mashtrues dhe hajdut edhe me pare se LSI te delte persiper pellgut si kleptokrate me rrenje e dege.Me sa thone kreret e  shoqerive farmaceutike, firma e tij ne keto dy vite  ka pervehtesuar miliona euro.Berisha i di  mire fort keto por ka te  perzier mbesen e gruas ne keto pislleqe.Mjere mjeksia ke ka ne krye....

 Prsh Grava ..... do isha i interesuar mbi materiale qe vertetsojne ate qe ke pohurme lart . Mund te me ndimosh???

 Po klodi. Kastriot Zoto, njeri prej  bosevee te  importit te medikamenteve me ka treguar disa dite me pare, edne pa dale ky tenderi se Petrit Vasili, Drejtori i  politikave ne Ministrine e Shendetesise dhe Silvana Hana, drejtoreshe e I.S.SH-se, pervetesojne te  gjitha tenderat me nje menyre te sofistikuar duke ja u kaluar firmave qe  i kontrollojne vete.Ky informacion Kryeministrit i ka vajt qysh ne muajin tetor te vitit kaluar.Kjo dihet dhe  qarkullon tashme lirshem ne ambjentet  e gjithe spitaleve e  gjer  ne Ministri,  ku jane ndare  ne tre grupe qe kundershtojne njeri  tjetrin mbi bazen e te vertets e sidomos te interesave.

  Kur Vangjel Tavo  kishte kontraktuar, per te sjelle medikamente prej  Kanadaje, me çmime shume konkuruese(bilez ai  ndaj  dhe kaloime LSI) ndeshi me kete barriere.Ne ate kohe plasi sherri dhe disa shoqeri farmaceutike ja dhane shtypit.Shume prej tyre flasin se si ndikon Pellumb Pipero(Drejtori politikave, nje  ish nentoger i pikes hapjes MCR-se siper  Kinostudjos), vartesi i Vasil beut, ne kete  afere te piste.Duke boshatisur krejt magazinat  qe furnizojne spitalet meqellim qe te blihen ilaçet  tek firmat fantazme te Vasilit.Kater  here  radhazi ka dale tek emisioni i Bashkimit, se Petrit Vasili gjat kohes me detyra jo  minister eshte dalluar per kusar  i rangut te larte me medikamentet dhe abuzime me postet qe ka mbajtur.....

Asnjehere nuk ka dale kaqe hapur  kusaria dhe abuzimet me medikamentet se sa sapo Vasili  u be minister.Jo me kot ishte me aktivi per  pjesmarrjen ne qeverrine e vitit 2005 sepse arriti  dhe i mbushi mendjen Metes, per te marre M.Shendetesise.Sapo  Vasili te  iki andej kemi  me marr vesh per te gjitha sa perfliten keto  dite per gjendjen me medikamentet  ne spitalet tona. 

Eshte e gjitha e qarte se cilido  kuader  LSI-je ne ate 20 % ne qeverrisje eshte e tera kusare e paprincipte.Brenda nje qeverrisjeje me mentalitet  kusar.Ky  eshte realiteti

 Faleminderit. 

Sdo mend qe BB nuk mund te leshoje parate ashtu kot qeverise Shqiptare e cila ka aritur kulmin me korupsionin, kabllogramet tregojne se Tiranes zyrtare nuk mund ti besohen fonde te medha financiare per ti manaxhuar me efektivitet!

..ne 2009 ambasadori amerikan Withers shfaq rezerva te medha per ndihmat financiare amerikane, pasi konstaton se ne Shqiperi korrupsioni mbetet nje karakteristike e vecante, shume e fort dhe e perhapur ne te gjitha nivelet e pushtetit qendror dhe lokal, ne te gjithe shoqerine, ai i shkruan leter MCC, nje fondacion amerikan qe te kete kujdes me fondet amerikane qe te mos shkojne kot ne duart te pasigurta te zyrtareve te korruptuar shqiptar!

Perfaqesuesi i Philips ne tender ishte miku i ngushte i Metes dhe Vasilit(dhe gjithashtu anetar drejtues i LSIse) Petrit Vargu, i cili ka dhe nje kompani te veten te quajtur SARAMEDICAL(ne te permend dhe perfaqesimin dhe koperimin me Philips Medical Systems)...

Ne fakt sipas kerkimeve qe bera Philips Medical Systems nuk ka dege ne Shqiperi apo te kete vendosur perfaqesues..Perfaqesimi i Pertrit Vargut mbetet misterjoz

 Good information , how did you get that???  Do you know any more about that ? ...

e shkrujta anglishtce sepse du me uduk si nai pjestar i BB smiley 

Kerkova ca ne internet dhe emri i tij me dilte kudo...Por une besoj se Petrit Vargu i ka blere nen emrin e kompanise se tij keto pajisje dhe me pas ka perdorur emrin e Philips per tenderin....Presim ndonje ngritje padije nga Philips se shpejti besoj

 Te lumte Art ( sinqerisht) ...po te benin te njejten gje edhe ato te gazetes , ato te prokurorise , kryeministri , etj etj ....Vasili nuk do ishte me minister . 

Klodi, po te bente punen prokuroria do ishin mbushur burgjet me politikane sot...Thjeshte bejne nje show per ceshtje personale dhe per tu tallur ca me ate popull te matufepsur..  smiley 

Ketu kerkova ne faqen zyrtare globale te Philips Medical per Shqiperine por nuk del asgje..Kjo eshte fakt tashme: Tenderi ne Shqiperi nuk u fitua nga Philips por nga Petrit Vargu(I cili po perdor emrin e Philips per tu fshehur)

 E drejte. 

Perse cdo dite e me shum me mbushet mendja per krijimin e ndonje grupi terrorist per te cfarosur politiksat Shqptar , nga e kuqa deri te bluja??? 

varja , pun leshi . Let us pray for a revolution ....without leaders ....

paqesisht? mos voto. bindi te gjithe qe ke rrotull te mos votojne.

keshtu edhe kursen dhimbjen e ndonje femije qe s'ka pse te jete jetim. megjithese, e meritojne prinderit(kush jam une ta them; po i revoltuar ndihem, po). dhe ka shume dhembe dhe goje qe mpihen nga rrushte e tharte qe keta hane dhe detyrojne edhe te tjeret te hane.

 klodi, ja dhe nje  e dhene tjeter e cila mund te te ndihe peer te perceptuar dhe me qarte mjerushmerine e gjedjes,  ku korrupsioni nuk eshte me i padukshem por ashiqare.

 Vasili  ka nipin e vet me depo barnash ne Tirane. Xhirua vjetore  ne vitin 2005 i arriti ne 800.000 euro. Xhirua vjetore, per kater vite rresht  arriti ne  10.3 milione euro...Vitin e kaluar ajo i vajti 11.9 milion euro.Kete mundet ta konfirmoshe fare lehte ne  Drejtorine e Tatim Taxa -Tirane. Kjo shifer flet  me shume se mohimi i thjeshte qeveriar i ministrit Vasili, i cili ne liri te mungeses se frikes per ndeshkim  te veprimtarise se vet abuzuese,  pohoh  me themel, se ngjarja e pasqyruar prej B.Botrore nuk ka ndodhur fare.Mohon ashtu edhe akuzen faktike edhe  faktet akuzues. Na jep ashtu rastin me te paster te mohimit interpretues.Duke na dhene  te kontestuar kuptimin e ngjarjes se shemtuar, ngritur prej nje institucioni prestigjoz dhe bashkepunues si B.Btrore,me interpretimin e te akuzuarit, perfaqesues ashtu i qeverrise, me perkufizimet e tij, interpretuese.Por na jep dhe mohimin nenkuptues, qe te na beje ta nenkuptojme se gjoja eshte dashur te ndodhe domozdo ajo qe ndodhi sepse sipas logjikes se kusar Vasilit, ajo firma qe trajtoi B.Botrore, na qenkej me mangesi dokumetare dhe pake si e dyshimte..! Kemi  para syve nje mafje te organizuar me se miri dhe nje mafjoz tipik brenda mafjes shtet. Ç`i duam me llafet...    

 pupupupu, doli prape ne skene ky Petrit Vargu....Po ky eshte nekrofil mer jahoo......!!!!!!!

Mund te jete i vertete ai reagimi i Vasilit, qe firma e skualifikuar eshte firme fantazem, por duket sikur ka edhe nje lufte brenda llojit.

Pas deputetit Vangjel Tavo del edhe Lefter Koka kundër ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili.

http://www.panorama.com.al/argument/%E2%...

Firma fituese eshte fantazme se Philips nuk permend ndonje kontrate me Shqiperine asgjekundi

Une e kisha fjalen per kete:

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/skan...

... Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, deklaroi se kompania për të cilën Banka Botërore pretendon se paraqiti ofertën më të ulët kishte dokumentacion të rremë.....

Pas një rivlerësimi u shpall një kompani e caktuar. BB insistoi për një kompani tjetër që të shpallej fituese. Kjo kompani për fat të keq kishte deklarime të reme dhe falso për shpalljen e tenderit, gjë e cila iu bë me dije me shkrim dhe specialistë BB dhe drejtuesve në Washington.

p.s. per Vasilin me mjafton barku i tij i fryre, per te kuptuar tipin.

Do te ishte interesante te behej ndonje studim statistikor, per te studiuar lidhjen mes rasteve te rritjes ne pozite, akuzave per korrupsion dhe fryrjes te barkut e qafes

Historite e korrupsionit masiv ne Shendetsi ka rrenjet e thella qe me qeverine e Nanos..

 Briseida Mema - Balkans: Regional Reporting & Sustainable Training

Kur Dhimiter Bixho, nje 50 vjecar Shqiptar, eshte ankuar tek doktori per dhimbje stomaku, ai eshte habitur kur ka mesuar pas nje kontrolli te shkurter mjeksor se ai kishte nevoje per nderhyrje urgjente per te operuar temthin. Megjithate, ai i ka besuar doktorit dhe nuk ka hezituar te paguaje nje rrushfet prej 1,000 dollare Amerikan per operacionin e tij.

 

Pasi ka kaluar nje jave ne nje spital ne Tirane, Bixho eshte takuar me nje tjeter doktor i cili e kishte kuruar kohe me pare dhe ne bisede e siper i tregoi edhe per operacionin e tij te fundit. Ai eshte tronditur thellesisht kur doktori i tha se ky operacion kishte qene i panevojshem - temthi i ishte hequr Bixhos gjate operacionit te mepareshem, dhjete vjet me pare.

 

Kjo ngjarje ka shkaktuar shume zhurme ne media, te cilat e shfrytezuan ate si nje tjeter shembull te gjendjes se rende qe ekziston ne sitemin shendetesor ne Shqiperi, ne te cilin lulezojne neglizhenca, dhenia e rrushfeteve dhe korrupsioni. Pas me teper se nje decade nga rrezimi i komunizmit, strukturat mjeksore ne vend jane vjeteruar dhe nuk mund te perballojne me kurimin e pacienteve. Punonjesit e sitemit shendetesor paguhen shume pak, dhe pranojne rrushfete te paguara nga pacientet, si edhe bashkepunojne me farmacite private per te shtuar te ardhurat e tyre.

 

Nje numer ligjesh te reja te miratuara nga qeveria ne mesin e muajit Shkurt, synojne lehtesimin e problemeve me te cilat perballen klinikat dhe spitalet ne vend, ku sipas studimeve te kryera kohet e fundit nga Organizata Boterore e Shendetesise, OBSH, UNICEF, Organizata Nderkombetare per Migracionin, IOM, dhe organizma te tjera nderkombetare, me teper se gjysma e tyre nuk mund te perballojne nevojat e popullsise.

 

Megjithate, analistet mendojne se ligjet e sapo miratuara, ne rastin me te mire, mund te thuhet se vetem percaktojne simptomat e problemit - kurimi i semundjeve kronike te sherbimit shendetesor ne Shqiperi ka nevoje per investime te medha dhe per ndryshime rrenjesore.

 

Dine Abazi, kryetar i urdherit te mjekut ka thene per IWPR se "Struktura e sherbimit shendetesor te Shqiperise, ne te cilen nuk ekziston ende ndonje forme e besueshme e sigurimit shendetesor publik, ka bere qe doktoret te mund te abuzojne me sistemin dhe te rrezikojne edhe jeten e pacienteve me qellim qe te mbushin xhepat e tyre".

 

Pas deshtimit te sherbimit shendetesor shteteror per te siguruar nje mbulim te pergjitheshe, Shqiptaret te cilet i kane mundesite financiare i jane drejtuar klinikave private, te cilat ofrojne sherbime me te mira me cmime te larta. Nderkohe, njerezit me te ardhura modeste vazhdojne te paguajne nen dore per mjeket dhe infermieret per te siguruar nje sherbim me te mire ne spitalet publike.

 

Megjithese doktoret Shqiptare shpesh detyrohen te pranojne dhurata nga pacientet te cilet jane mirenjohes ndaj tyre per sherbimin e mire qe kane marre, kjo menyre shperblimi tradicionale eshte shfrytezuar gjate viteve te fundit nga punonjesit e sistemit te shendetesise te cilet mbijetojne ne saje te rrushfeteve qe perfitojne. Paga mesatare e nje doktori eshte 270 dollare Amerikan ndersa e nje infermiere vetem 90 dollare.

 

Pagesat e bera ne spitalet publike jane shnderruar ne nje gje te zakoneshme. Per nje nderhyrje kirurgjikale, pacientet duhet te paguajne nga 500 deri 2,000 dollare.

 

Tanime eshte bere nje praktike e zakoneshme qe doktoret Shqiptare te punesuar ne spitale shteterore te hapin edhe klinikat e tyre private.

 

Shume doktore te tjere i shtojne te ardhurat e tyre duke bere edhe marreveshje te fshehta me nje farmaci te caktuar. Duke i derguar pacientet te blene ilacet e tyre ne farmaci te caktuara, doktoret perfitojne nje perqindje. Farmacistet nga ana e tyre, kerkojne nje cmim rreth 10 perqind me te larte se cmimi i zakonshem, per te mbuluar keshtu koston e doktoreve.

 

Pas luftes se vitit 1999 ne Kosove, ne Shqiperi kane hyre shume medikamente ne forme te ndihmave humanitare. Sipas disa zyrtareve rreth 100 ton medikamente jane ripaketuar dhe rishitur ne Shqiperi pasi u ka kaluar edhe afati i perdorimit.

 

Ligjet e reja te miratuara gjate muajit Shkurt kerkojne mbajtjen e te dhenave shendetesore per cdo individ dhe vendosin shperndarjen dhe kontrollin e cmimeve te medikamenteve nen kontrollin e nje organizmi te vetem shteteror.

 

Kontrolli me i forte ndaj te dhenave mjeksore personale, shpresohet se do te ndihmoje ne identifikimin me te mire nga ana e shtetit te personave te cilet duhet te perfitojne ndihme financiare per perballimin e mjekimeve te nevojeshme. Ndryshimi i sistemit te shperndarjes se medikamenteve behet me synimin per ti dhene fund marreveshjeve ndermjet doktoreve dhe farmacive, si edhe e ben me te veshtire dhenien e ilaceve te cilat jane te panevojeshme, te vjeteruara apo me cmime teper te larta.

 

Gjergji Leka, drejtor i Institutit te Shendetit Publik, i cili kontrollon vendosjen e cmimeve dhe shperndarjen e medikamenteve ne baze te ligjit te ri, mendon se mungesa e kontrollit ligjor ne sherbimin shendetesor ka shkaktuar edhe rrjedhjen dhe keq administrimin e fondeve. Ai shton se problemi do te vazhdoje te ekzistoje per sa kohe qe doktoret "jane te interesuar te japin receta per ilace te shumta, shpesh teper te shtrenjta, megjithese mjekime te tilla mund te mos jene te pershtateshme per pacientin".

 

Nje mjeke pediatre nga Tirana, e cila punon si ne spitalin publik ashtu edhe ne nje klinike private, pranon se mjeket kane mesuar te shfrytezojne sistemin. Shpesh pacientet diagnostikohen me diagnoza te pasakta, te cilat shoqerohen me nje liste te gjate recetash per mjekime, te cilat duhet te blihen edhe ne nje farmaci te rekomanduar prej tyre.

 

Megjithate, nje shperthim i zemerimit nga kryeministri Fatos Nano ne publik pak kohe me pare, duke sulmuar doktoret "te cilet rrezikojne jeten e pacienteve te tyre" eshte kundershtuar me force nga shume punonjes te sistemit shendetesr te cilet thone se keto probleme do te vazhdojne per sa kohe qe ata te mos paguhen si duhet.

 

Nderkohe, viktimat e sistemit te semure shendetesor ne Shqiperi vazhdojne te shtohen ne morgjet e spitaleve. Nje hetim ka filluar ne lidhje me vdekjen e 54 vjecares Marta Ziu, bashkeshorti i se ciles akuzon mjeket e spitalit te Korces si shkaktare per vdekjen e saj.

 

Dine Abazi, kryetar i urdherit te mjekut, mendon se "korrupsioni po e shkaterron reputacionin e mire te mjekeve Shqiptare". Dr Abazi po merret se fundi me rastin e nje pacienti i cili ka vdekur per shkak se nuk ka pranuar te paguaje rrushfetin e kerkuar nga mjeket e spitalit te Korces per te kryer nje nderhyrje kirurgjikale.

 

Briseida Mema eshte nje gazetare e pavarur ne Tirane.

 

 

 

 Skandali i tenderit prej 1.1 milionë euro që ka përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Bankën Botërore, duket se është më i thellë se sa duket.

Një lexues i Tema Online, që duket se është shumë i informuar për këtë çështje, na shkruan se përfaqësuesi i kompanisë Piliphs-it, e cila mori tenderin, është Petrit Vargu, miku i Ilir Metës dhe Petrit Vasilit.

Ky i fundit është anëtar i Këshillit Drejtues të LSI-së, ndërsa ka qenë edhe këshilltar po i LSI-së në Bashkinë e Tiranës.

Më poshtë është informacioni i vënë në dispozicion nga ana e lexuesit të gazetës sonë online me nick name soni, informacion të cilin për momentin nuk mund ta konfirmojmë:

 

 

“Perfaqesuesi i Piliphs-it qe mori tenderin eshte Petrit Vargu, miku i Ilir Metes dhe Petrit Vasilit. Shuma prej 600.000 dollaresh plus 360.000 nga 10%, shkon 960.000 dollare dhe eshte nje shume e kenaqshme per Ilirin. 700.000 mije dollare Iliri(ketu varion gjithmon ai), 200.000 Ministri i Shendetesise Petrit Vasili dhe 60.000 mije Sekretaria e Pergjithshme e Ministrise se Shendetesise Mirela Cano(bashkeshortja e Drejtorit te tatimeve, Jovan Caco dhe motra e pronarit të red bullit)”.

TemA

Mirmengjesi peshq

Edhe nje here alidems, e shpjegova dhe ca me lart. Philips Medical nuk ka deklaruar asgje zyrtare per kete tender. Kerkova ne faqen zyrtare te Philips Medical dhe nuk permendet Shqiperia asgjekundi(Permenden Serbia dhe Kroacia per disa kontrata dhe studime qe kane bere)

Petrit Vargu si perfaqesues i Saermedical ka ofruar Philips psh(hipotezojme) 1.3milione dollare per keto pajisje(Ne nje kohe qe i eshte premtuar tenderi nga miku i tij vasili). Nderkohe qe eshte hequr si perfaqesues i Philips ne kontraten me Ministrine e Shendetesise(gje qe nuk eshte e vertete se vetem pajisjet qe ka blere jane Philips)..Kontrata ka perfunduar ne 3.2 milione ne letrat e ministrise

Kesaj pune i bie si psh: Te vete une ne Gjermani te ble nja 10mercedese 400.000euro dhe te vij te lidh kontrate ne Tirane me ministrine si perfaqesues zyrtar i mercedesit per 2 milione euro

Ketyre i ka vdekur cdo ndjenje njerezore ne trup, me ben habi si mund te jene prinder/vellezer/shoke keta lloj kafshesh. Nuk ka me tmerr se te kesh njeriun tend semure, e ta shohesh ne korridor sepse s'ka dhoma dhe t'i blesh gjithcka deri te shiringat dhe aget. Mallkoji sa te duash, nuk i gjen gje, s'i bejne ilace ato para, i bejne vila... smiley

Duhet hetuar fakti nese firma me oferte me te ulet ofronte aparate te se njetes cilesi.

Komentet e komentatorve, ishin me interesante dhe me informuese se vete artikulli smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).