...teorikisht, cdokush prej nesh, edhe me i ligu, eshte tashme ne rrugetim personal per permiresimin e vetes; mundesite jane aty, mundesite ofrohen perdite, sprovat, tundimet qe lejohen me te vetmin qellim qe njeriu te mesoje t'i kaperceje... mjafton qe njeriu te kete pak konsiderate dhe respekt per veten; te mos pranoje te rrije i zhytur ne llum per aq gjate sa te tejkaloje ate fazen e neveritjes dhe te filloje t'i vije lezet. Ne jemi me te mire se kaq. Jemi me te zgjuar se kaq. Mundemi. Asnje gje nuk eshte e pamundur. Vetem syte duhet te hapim qe ta shohim.

zotrules

16 Komente

ç'fare eshte 'permiresimi i vetvetes' ?

Po te qendruarit 'i zhytur ne llum', ç'fare eshte ? Dhe ç'fare eshte llumi ??

Mundemi... U munduam... U mundem!

Rrenja "mund" ne shqip, me tere ontologjine dhe politiken qe bart ne vete, sa shpresen dhe deshperimin, me intrigon shume.

 shumë interesant vëzhgimi. Qenka fjalë intriguese "mund"-i apo mundja. 

rrezellima e kesaj eshte fjala "i/e pamundur" e perdorur ne kuptimin i/e semure. A gem!

"Ngrehuni, ju o te munduar..."

 ...Zoto, aksioma jote vlen vetem per ata qe e njohin veten si qenie ne ndryshim, dhe jo per ata qe e njohin veten vetem si ithtare, si te pagabueshem. Njeriu, prandaj dallohet nga qeniet e tjera, se eshte i ndryshueshem, se ka nje korrelacion te çuditshem me ambientin, pershtatet me teper se çdo qenie tjeter....kurse ata qe nuk pershtaten, ata qe mbeten te drunjte gjate gjithe jetes se tyre, ku mund ti fusin, ne ç'kategori...?????

...Zoto, aksioma jote vlen vetem per ata qe e njohin veten si qenie ne ndryshim, ..

eh mor alidems, po shumica e shqiptareve e njohen veten si qenie ne ndryshim dhe ja rezultati;  shkatrrim total i shtetit dhe gjithcka. varet nga eshte kahu i ndryshimit se per te ndryshuar, ndryshojne te gjithe njerezit ( me pak perjashtime).

pastaj kush e njeh veten? te gjithe mendojne se jane te shkelqyer. te kish arritur njeriu te njihte veten,  jeta do ishte parajsa mbi toke.

 E mi Lira, ashtu mendoj dhe une, po thash njehere se mos e mendoj gabim.....!!!!!!!!!

 Ata jane te vdekur qe perpiqen te "gjallojne"....!

 

 

pastaj kush e njeh veten?

Lira ka 4 grupe njerezish:

1. Njerez qe dine dhe e dine qe dine. Keta jane shkencetaret!

2. Njerez qe dine por nuk e dine qe dine. Keta jane njerezit me konfidence te ulet qe duhen ndihmuar dhe zgjuar nga "gjumi letargjik" per te kuptuar potencialin e tyre.

3. Njerez qe nuk dine dhe e dine qe nuk dine! Keta jane te vobektit (vulnerable!) ne shoqeri qe duhen ndihmuar sepse jane te ndergjegjshem aq e kane takatin!

4. Njerez qe nuk dine por nuk e dine qe nuk dine! Kata jane ata qe quhen "kalli bosh dhe koken perpjete!".  Keta e duan nje dhembeve sa here te hapin gojen! smiley

teorikisht te thajme piten ne mer , po po

Normal,ka 6 vjet qe shkruan,100 komente ben ne dite,njehere njehere njehere do ta thoshte dhe ky nje gje te mencme,ne mos e ka thene pa dashje.

 jo mor Brad e ke gabim. ai vetem kete rradhe ka fluturuar. shume here te tjera thote shume gjera te mencura. ah, ah kesaj here eshte '' fluturim zotrulor''. habitem qe e kane vene dhe tek ''thenia e dites''. me kete rast u tejkalua ne: '' fluturim peshkor''.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).