Nje nga faqjet e internetit qe me pelqen me shume eshte Librivox.org, e cila ka nje permbledhje te gjere librash ne formatin Audiobook.  Aty mund te gjesh me mijra tituj, dhe gjithcka eshte falas dhe e mbeshtetur me pune vullnetare.  Per shembull, “Wealth of Nations” e Adam Smith ne iTunes apo Amazon kushton rreth $38, ndersa tek Librivox e gjen krejtesisht falas.  Pra dikush, ne menyre krejtesisht vullnetare ka lexuar dhe incizuar te 5 volumet e librit dhe nuk pret asnje fare shperblimi monetar per punen qe ben.  Pse?    Wikipedia mbahet krejtesisht nga vullnetare te cilet kontribuojne artikuj enciklopedik rreth cdo fushe, individi apo subjekti.  Cfare incentive ka dikush te harxhoje disa minuta/ore/dite per te bere dicka falas per te cilen ka plot qe paguhen (psh, ata qe shkruajne per Enciklopedine Britanika)?

Dan Arieli, ne librin e tij “Irracionalisht i Parashikueshem“  e shpjegon kete dukuri si “norme sociale.”  Normat sociale jane ato gjera qe ne bejme sepse jemi qenie sociale dhe kemi deshire qe t’i perkasim nje komuniteti.  Dmth, i bejme sepse na bejne te ndjehemi mire.   Gjerat qe bejme per para quhen “norma tregu.”  Keto dy bote nuk perputhen me njera tjetren, thjeshte per arsyje se ndikojne negativisht ne mardheniet qe kemi me njerezit e aferm.   Ja te jap nje shembull, por qe e ilustron mire ndryshimin midis normes sociale dhe normes  se tregut :D   Nje prostitute paguhet per seks.  Cfare ndodh nese ne jeten e saj private ajo dashuron nje djale me te cilin frekuentohet, dhe ky i fundit, pas seksit nxjerr kuleten per ta paguar?  Dashuria (..dhe djali) fluturojne nga penxherja.  Ne kete rast, norma sociale (dashurija) u nderthur me normen e tregut (seks per para) dhe i erdhi fundi mardhenies.

Nje test interesant i bere ne nje universitet u mundua te maste nivelin e produktivitetit te nje individi kur i ben gjerat falas dhe kur i ben me pagese.    Dy grupeve te ndryshme njerezish iu kerkua te behej e njejta pune monotone, por njerit grup iu dha $5 per punen qe bene, kurse grupit tjeter iu kerkua qe ta benin kete pune si forme “favori/nderi.”  U vu re, qe grupi i cili punoi falas pati rezultate me te larta se ai qe punoi per $5.

Nejse …se u zgjata ngaqe e fillova diskutimin, por nuk po e di se cfare qellimi kam dhe si do ta mbyll …keshtu qe po e mbyll ketu:  mos i pago njerezit po kerkoja gjerat si favor, se jo vetem qe punojne me forte, por i ben edhe shok.  ;)

3 Komente

 mos i pago njerezit po kerkoja gjerat si favor, se jo vetem qe punojne me forte, por i ben edhe shok.

jo jo mos e apliko kete se heren e pare mund te ndodh por pastaj nuk te ndihmon njeri po se pagove. ka dy raste ketu. ka ca njerez qe kane pasuri te madhe dhe ne te njejten kohe jane dhe njerez te mire. ata, kohe kane dhe mendojne te bejne ca te mira. ka shume raste te tilla ketu ne us. keshtu ti, une dhe te tjere i marrim ca gjera falas. por ai qe s'ka buke te haje s'e ka mendjen tek keto bamiresira sepse i duhet te punoje dhe nxjerri buken e gojes. 

por ai qe s'ka buke te haje s'e ka mendjen tek keto bamiresira sepse i duhet te punoje dhe nxjerri buken e gojes.

...ah, them se e ke gabim.  Nje studim ne vitin 2000 mbi nivelin e lekeve per bamiresi qe japin familjet amerikane, vuri re se ata qe bejne rreth $20,000 ne vit rroge, dhurojne nje perqindje me te larte sesa ata qe bejne me shume para. 

E mira e bamiresise eshte qe nuk pret lek, por pret nje fjale te mire, nje pershendetje, nje perqafim ..ose thjesht qe te ndjehesh mire ne vetvete.    Ja per shembull, pa punen bamirese te shume vetave ketu, nuk do kishim nje komunitet te tille si PPU.  S'besoj se te gjithe ata qe ndihmojne ne mirmbajtjen e faqes kane para apo kohe.

Interesante,  mos valle puna shoqerore/vullnetarizmi, do te futet gjithnje e me teper smiley ku i dihet,  nese po, athere jemi afer Komunizmit smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).