1. Prokurorja e Republikes se Shqiperise duhet te hape proces ndaj qeverise Shqiptare (KM Sali Berisha) per shperdorim te 30 milioneve Eurove te Rruges Kombetare! (Dokumentat e ambasades amerikane jane te mjaftueshme per te hapur ceshjten!)

2. Nese Prokurorja e Republikes se Shqiperise nuk e hap kete proces atehere duhet te hapet nje proces kunder Prokurores se Republikes se Shqiperise per mos kryerje frunksioni!

35 Komente

 prokuroria nuk ka gjasa te beje kete. nje grup njerezish me ndergjegje te larte qytetare dhe duke marre perkrahjen e mijra te tjereve mund dhe duhet te marrin nje hap te tille kunder saj. mire qe s'po ben punen por vazhdon te paguhet nga taksa-paguesit shqiptare. 

kreshnik  ''xheli '' eshte i zene me ceshtjet e flamurit. Ai po ''vritet'' per ''flamur''/ ata hiq dhe ai vur. pse nuk formon nje grupim zoti ''xhel'' me moten: '' lufta kunder korrupsionit galopant'' .

 ...qef o qef bente hafizi, hante mish e pilaf orizi......

Mirë  e ke por thuaja Koppol-ës se është në Durrës se vetëm në filma mund të bëhet se në Shqipëri aha . 

 Ai po ''vritet'' per ''flamur''/ ata hiq dhe ai vur. 

fiks fare .

Nuk ka cfare ti beje saliut nese nuk ka nje shkrese zyrtare qe informon Saliun per rritjen e kostos. Nga cable dukej sikur drejtori i Bechtel kishte informuar me goje olldelen per koston por ne gjyqi veshtire se mund ta provoje qe drejtori thote te verteten dhe olldelja genjen (sepse me gjasa olldelja do thote qe s'ka pas info). Tani eshte vone sidoqofte, ceshtja duhej hapur qe kur ndodhi ngjarja dhe bile kete e kemi diskutuar dhe ketu te peshku

Tani eshte vone sidoqofte, ceshtja duhej hapur qe kur ndodhi ngjarja dhe bile kete e kemi diskutuar dhe ketu te peshku

shume e drejte, por ja te themi, per ate kohe Prokurorja mund te perdore gjithmone nje lloj alibie. tani kjo alibi bie se kabllat jane publike dhe i kane lexuar te gjithe. pikerisht kjo berje publike e le Prokuroren pa Alibi. Megjithate, Swed, informacioni i amerikaneve eshte ne leter, edhe protokollet qe ata kane mbajtur nga bisedat me bechtel. Kaq mjafton per te hapur ceshtjen, me duket, dmth, per ti thirrur emrat e permendur ne dokument e per te kerkuar sqarime. (Plus, qe jane transferat bankare qe mund te ndiqen.) Pra, me duket, se ajo thjesht per sy e faqe duhet ta beje kete. Perndryshe, sinqerisht, duhet te kerkohet qe ajo ose te jape doreheqjen ose te hapet proces ndaj saj, dhe ka disa cablograma qe e implikojne ate per paaftesi apo edhe thjesht per favore - ne kurriz te drejtesise.

Absolutisht ajo duhet ta hapi ceshtjen Self, sic thua. Ne mos per gje tjeter por se paku per te treguar qe ka prokurori dhe Shqiperia. Mua me vjen keq qe sidoqofte ketyre s'do ju hyje gjemb ne kembe dhe pervec kesaj e pervec komenteve te pritshme nga skalioni SS i pd-se, do vijne dhe muxhahidinet ketu te peshku dhe do thone qe prokurorja eshte lavire (sic i meson saliu dhe fahriu)

nese e hap do e quajne lavire, nese nuk e hap do e quajne perseri lavire. keshtu qe, meqe ajo nuk i shpeton dot ketij epiteti, le te hape procesin, se keshtu te pakten shpeton pak reputacionin e saj si prokurore, por edhe reputacionin e prokurorise, sic e the edhe ti. 

2. Nese Prokurorja e Republikes se Shqiperise nuk e hap kete proces atehere duhet te hapet nje proces kunder Prokurores se Republikes se Shqiperise per mos kryerje frunksioni!

Dhe kete duhet ta beje kush?

Ajo qe s'duhet te ndodhe eshte amnistia per gjithe maskarenjte e qeverise Nano, ne qeverisjen e sotme, dhe per gjithe maskarenjte e qeverise Berisha, ne qeverisjen e neserme.

Sa per proceset sot per sot, ka te pakten 2 te tjera perpara ne radhe, dhe shume me perpara per nga rendesia, i pari eshte ai i 21 Janarit dhe i dyti ai i Metes.

Sa per proceset sot per sot, ka te pakten 2 te tjera perpara ne radhe, dhe shume me perpara per nga rendesia, i pari eshte ai i 21 Janarit dhe i dyti ai i Metes.

te dy proceset jane te hapur ... me sa di akoma te pambyllura.

Theksi tek 'akoma'. Gazetat gelojne me hamendesime se c'do te behet me ministrite kur te mbyllet ceshtja Meta. Per ate te 21 Janarit thuajse s'flitet me.

Nuk besoj se ty te intereson hapja e ceshtjeve si gjest simbolik, por drejtesia.

+1

Harrove dhe Gerdecin

Qesharake.

Po atehere nje vendim supozojme per te ndertuar tunel, me kosto psh. 100 milion dollar, ne vend qe te ndertohet nje rruge rreth malit, me e gjate, por me e lire, nuk eshte edhe ky abuzim?

Ketu nuk behet fjale per tunel apo shteg dhish. Behet fjale per faktin qe u rrit kostoja me 30 MEUR vetem qe tuneli te hapej para zgjedhjeve. Megjihate as kjo nuk eshte shume e rendesishme. Me thelbesorja eshte qe ty te vjen per te qeshur, sepse e qeshura te zgjat jeten

 selfmaderadio, 5*!

Eshte folur me kohe per kete nje pjese e opozites ka folur ne parlament , dicka duhet te ndodhte, se paku tani, as njehere nuk eshte vone, por qe duhet te ndodh duhet te ndodh, duhet te ndihet dora e shtetit ligjor,  shqiptaret presin! Boll me, zyrtaret e larte  te qeverise te perfolur me vite per korrupsiuonin duhet te japin llogari perpara sitemit te drejtesise, te dalin ne gjyq, se deri tani as nje zyrtar i akuzuar nuk ka dal ne gjyq sepse i kane anulluar ose devijuar gjyqet. Pokuroria duhet te rilind, te tregoj veten se eshte instrument i pavarur ne mbrojtje te Shtetit ligjor!

 ik ere ti andej... dashke proces kunder Ines...

aaaahhhh Iiiinaa :X

(Dokumentat e ambasades amerikane jane te mjaftueshme per te hapur ceshjten!)

Piksepari duhet nje figure profesionale kompetente qe te gjykoje:

1) Nese jane te mjaftueshme apo jo.

2) Nese mund te perdoren apo jo per qellimin e siperpermendur.

 

"Jane te mjaftueshme" mund te jete e mjaftueshme vetem ketu tek peshku.

ore me falni mua se jam i ri ketu smiley

per cfare dokumentash behet fjale?

prokuroria shqiptare nuk ka as autoritet, as juridiksion mbi dokumenta te tilla - ne rast se ato egzistojne megjithmend.

nuk mund te nisesh nje ceshtje, procedim penal, apo hetim, bazuar mbi shpresen se egzistojne keto dokumenta; qe ne rradhe te pare, dhe me e rendesishmja, do te ishte katerciperisht e pamundur te mendoje se Amerika do te mund t'i prodhonte ndonjehere dhe t'i vinte ne sherbim te organeve te drejtesise shqiptare. kjo do te perbente nderhyrje ne punet e brendshme, dhe as zyrtarisht e as me miqesira, Amerika nuk do ta bente kete(leqe nuk ja kerkon dot njehere)

thashethemi(viqiliksi) i egzistences se ketyre dokumentave, sigurisht perben "indicie"; keshtuqe, ka nje pikenisje edhe prokuroria.

perfundimisht, duhet vullnet. jo i hekurt. thjesht vullnet.

cfare do e shnderronin Spacin? ne muze, me duket... keshtu kerkonte dhe padishahu i vicidolit; madje i beri thirrje evropit te denonte krimet e komunizmit ne shqiperi...

e cuditshme eshte qe politika jone eshte plot me koka arkaike te denja pikerisht per muze. dhe nuk jane thjesht arkaike, por edhe me prirje e perfshirje kriminale; pikerisht per nje muze te tille... te rifutet ne pune muzeu me profilin origjinal.

per cfare dokumentash behet fjale?

E ke minkia ne so. Me duket se behet fjale per ca dokumente te ambasades amerikane, zyrtare te te ciles ne kafe e siper paskan vene re (dhe protokolluar) qe Sala paska hap tunelin para kohe per qellime fushate elektorale duke vene ne rrezik jeten e njerezve dhe (nder te tjera) duke shperdoruar 30 milione Dollare (apo Euro)...

 

A thua ti se na duheshin kafet e tyre te dokumentuara qe ne te dinim kete! smiley

ato jane viqiliksat pra. dhe nuk jane dokumente, por korrespondence personale e ambasadorit me shefat e tij. ambasadori shume kollaj mund te mohoje egzistencen e tyre. ligjerisht nuk mund t'i kerkosh askujt te deshmoje kunder vetes se vet. dhe poashtu nuk mund te detyrosh askend qe nuk ka lidhje me procesin qe po ngre ti, te prodhoje letra apo sende qe cenojne privatesine dhe te drejtat e tij. pervec, pervec faktit me te rendesishem qe withers eshte shtetas i huaj, perfaqesues i nje vendi sovran, i mbrojtur dhe nga imuniteti diplomatik dhe konventa e gjeneves, mbi te cilin ligjet tona nuk kane absolutisht asnje lloj fuqie sapo identiteti i diplomatit te jete verifikuar.

sigurisht qe nuk na duhej kjo zemra. i dime te gjithe keto gjera.

problemi eshte se kjo barre i ngarkohet nje institucioni kushtetues - prokurorise; nderkohe qe sovrani i atij vendi, populli, me lekuren e te cilit sot po behet cdo lloj produkti, nuk po e demonstron pjesen e vet te barres, aq sa ndjen.

kjo dhe ceshtje te tilla, pa u bere njehere prone dhe interes publik, t'i harroni se do preken ndonjehere nga institucionet, kushtetuese apo jo.

keshtuqe, here tjeter, kur te vini te votoni(jo ti ore, pezhishke), mbani mend dhe kujtohuni mire qe ka nje 97 te pergjakshme pa te denuar, ka nje 98 pa te denuar, ka nje ... gerdec, 21 janar, rruge 7 malshe e detshe, tendera te te gjitha llojeve, vrasje te te gjitha llojeve, krime te te gjitha llojeve, shitje sovraniteti kombetar(o zot kete gje nuk kam per te arritur kurre ta gelltis), shperdorime te gjithanshme detyrash, postesh, ofiqesh...

ky eshte populli yne. 3 miljonsh, me 3 miljone politikane apo te apasionuar cmendurisht pas saj.

ma lini Inen rehat, se e kam si shpirt. :X

Mire mer plak, pse duhet t'ja fusesh pordhes sapo te te jepet mundesia? Apo ngaqe per te shkrujt te peshku eshte e mjaftueshme te kesh nje kompjuter dhe nje lidhje interneti? Nqs ti nuk e di c'eshte e mjaftueshme per te filluar nje proces penal, para se te besh si kopetent per gjera qe si merr vesh, me mire gjej kodin e procedures penale dhe hidhi nje sy

swed djali, merre me shtruar dhe hapi syte! Une pikerisht kete po them qe duhet figura profesionale perkatese qe te gjykoje kete gje.

Tashi nqs. ti apo autori i temes jeni te informuar per cfare shkruani, atehere jemi ne rregull, por mos na shit shume *ordhe tani se gjitholog je edhe ti si gjithe te tjeret qe shkruajne ketu.

Dakord pra. A posteriori... autorja kishte te drejte. Gjithsesi une nuk po diskutoja nese duhet apo s'duhet te hetohen.

Me aq sa di un , ne kete rast , penalòisht ndiqet ministri i transporteve ...dhe per te bere kete ( meqe ai ka imunitet) duhet t'i hiqet imuniteti ..

Me fjale te tjera e pa mundur qe te hetosh ceshtje te tilla ( shih rastin Mediu) ...edhe nese prokuroria te kishte vullnet  ....qe nuk e ka , sipas meje

Ate proces e hapen, e bene si burrat, edhe zgjatjen e procesit deri ne tejkalim afatesh si burrat e bene.

nese e hap do e quajne lavire, nese nuk e hap do e quajne perseri lavire. keshtu qe, meqe ajo nuk i shpeton dot ketij epiteti, le te hape procesin, se keshtu te pakten shpeton pak reputacionin e saj si prokurore, por edhe reputacionin e prokurorise, sic e the edhe ti.

Self, te paska prishur fare Zvicra Self! smiley

 

se keshtu te pakten shpeton pak reputacionin e saj si prokurore

E madhe kjo! Me te vertete!

 Nese prokuroria nuk hap proces , teknikisht , per te "denuar" prokurorine duhet ndihma e parlamentit , i cili mund te shkarkoje kryeprokuroren. 

Me fjale te tjera , Berisha duhet te shkarkoj Ina Ramen sepse kjo e fundit nuk don te denoje Berishen.  Kjo eshte Shqiperia demokratike ...

bo bo, edhe ketu na del Braceja! Prokuroria mund dhe duhet te hape proces nese ka fakte, denoncime etj. jo se ka nje kabell ambasada amerikane ku shkruan ato qe degjon ne pritje e festa a restorante. Cili eshte fakti qe mund te shtyje prokurorine per te hapur nje hetim dhe te ngreje nje akuze? Kablli i ambasades? Po cili eshte statusi ligjor i ketij kablli?

Kshu lloj gjonash ndodhin perdite neper bote me shperdorime akoma edhe me te medha. Keto lloj shperdorimesh zakonisht i denon votuesi kur vine zgjedhjet dhe jo prokuroria, pervecse ne rastet kur shperdorimi ka karakter kriminal (pervetesim personal apo i paleve te treta). 

Tani nese pyetja shtrohet nese a e verteton dot prokuroria thashethemin e leaksave apo jo, pergjigja eshte JO. Askush nga palet e perfolura nuk eshte i/e detyruar te paraqitet para prokurorise. Sula ka imunitet, te tjeret sjane shqiptare dhe persa kohe shpresojne te bejne pazare te tjera me sulen si plas shume per prokurorine. 

Eshte rast flagrant, ku prokuroria duhet te filloje hetimet, pasi ne kabllograme eshte deshmia e duhur nga personi i duhur, nuk jane llogje kafeneje. Ajo duhet te sherbeje si spunto per hapjen e procesit. Por dyshoj se Ina do ta perdore kete rast si karte per tu rizgjedh vitin tjeter..

Po mirë thotë Zotrules pak çështje ka me dokumenta e të hetuara  e ngjarje shum më të rënda se 30M € .E hapi një hetim prokuroria pë RRëshen  Kalimash dhe tejkaloi afatet qëllimisht them qëllimishrt se kur gjykata e lartë hodhi poshtë vendimete gjykatave të ulta për kte çështje prokuroria nuk e rihapi gjygjin.Jo ma me letra vikiliksi por ka letra të tjera po pat dëshirë prokuroria të hetojë i gjen dhe për kte çështje. Lavire në të dy rastet thotë Selfo por lavire e rastit dytë(kur heton e hap proçes ) ndryshon shumë nga lavirja e parë dhe Bukuroshja e Zotos e di mirë kte. Se dhe ajo ka përtyp diçka diku  me siguri se s'është engjëll ose është frikacake nga "natyra" ; aman kush mund të luftojë kundër nji shteti të kapur nga bashkpuntor hajdut e kriminel që të luftojë.Mos shihni mirazhe se vapa ikën me gushtin.  

1. Prokurorja e Republikes se Shqiperise duhet te hape proces ndaj qeverise Shqiptare (KM Sali Berisha) per shperdorim te 30 milioneve Eurove te Rruges Kombetare!

te lumte Pepin..., ti do ta vrasesh!!smiley

 

2. Nese Prokurorja e Republikes se Shqiperise nuk e hap kete proces atehere duhet te hapet nje proces kunder Prokurores se Republikes se Shqiperise per mos kryerje frunksioni!

po mire e ka shoku... vetem se na duhet nje prokuror apo prokurore te per ta hapur kete proces.... ose me e pakta, dikush qe te beje nje kallzim... hidhu.

po mire, po kush do e vertetoje qe kabllot jane te verteta? Pastaj cfare do ti ngelet prokurorise kur mbrojtja te thirri si deshmitar Arviziun dhe ky ti thote gjykatesit se frympori eshte "burre shteti" dhe se Withers-i eshte nje "legen bure"! E dini si i tha Olldelja gazetarit kur e pyeti per kabllot? -" kur te vertetoni qe kabloot e nxjerra nga wikileaks jane te verteta, atehere hajdeni dhe me pyesni, deri atehere bjerini me dore"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).