lëng po, ka aty një grimcë mllefi që mbet e gjallë bashkë me të fundmen shpresë qyteza rretheshkruhet prej demencës në hapësirë vetmie rrugësh q’i largohen qendrës   o, e kam fjalën kur do t’vish tek unë gushti është shumë larg eja sot, sille me vete at’vjeshtën edhe shegët   ka shifra që madhnia vjerr teposhtë rrethanat tash po i luftojnë krevat-e-fjalë *** proteu ajo, nimfë, vjen e zë vend’n e zemrës dhe i thotë se veç përkohësisht rri aty. ai, prote, shpështillet, shpërbëhet e mblidhet e zhbëhet sërish rreth saj e prek, e puth, e qi e pastaj fle, zgjohet dhe habitet teksa e sheh në sy – flutur buzëqeshjesh që zbret prej tjetër-qielli, qiell rënduar veshjesh-bukurish të përhimta, qiell i përditshëm plot me yje të mërzitshëm prozaikë, procedurialë ca yje që të vrasin dalëngadalë. dhe refuzon. a mundet ai t’i dhurojë fëmijë asaj? fëmijët e tij nuk do jenë bij të rehatshëm nënash vetmitare. do të jenë bij luftëtarë poezish të fillimta përkundër reve që përmoti të përhimta varen së poshtmi yjeve për t’cilët thamë se rrinë lart në qiell, ku i lamë të ndrisin tinëz dhelparakë ku përkëdhelje e grushta s’janë veç variacione të vjetërsisë së rutinës [...]

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).