Më të shumtit prej nesh sot, kur ulemi të shkruajmë për varfëri e për mjerim, na pëlqen t’i zbukurojmë shkrimet tona me nga një thënie a frazë të Migjenit. Ndonjëherë, kur ia kemi ngenë të thellohemi, na bën përshtypje dhe e vëmë edhe në dukje se sa të vërteta mbeten edhe sot e gjithë ditën shkrimet e përshkrimet e Migjenit. Në fakt, kjo nuk është ndonjë meritë e Migjenit, por e jona, e shqiptarëve në përgjithësi, që vazhdojnë të notojnë në të njëjtin llum e ndyrësi, të cilën e përshkruante dikur Migjeni.

Kështu që nuk ishte Migjeni profeti, shkrimet e të cilit mbeten të vlefshme edhe sot; përkundër, jemi ne të paaftë të ndryshojmë, duke e lënë këtë vend të vuajë të njëjtat sëmundje dhe duke i bërë kështu të kurdovlefshme vargjet e Migjenit. Nëse ne do të ishim francezë a holandezë, do ia kishim dalë ta ndryshonim fatin e vendit dhe kështu vargjet e Migjenit do të mbeteshin në muze të historisë.

Shkodranët nuk e duan Migjenin. Nuk them për njerëzinë e thjeshtë, ata që heqin e vuajnë për bukën e gojës dhe për të mbyllur ditën e punës, se këta s’ia kanë ngenë të merren me filozofira e me shkrime, as të sotmet e ca më pak me ato të para një shekulli. Më e holla punë intelektuale që bëjnë këta është t’u përgjigjen thirrjeve të partive për mitingje dhe të thërresin sa më fort, me shpresë që t’i shohë kryemitingashi. Ndaj, s’e kam fjalën për ata për të cilët shkruante Migjeni, se këta të mjerë, sikur ta dinë se sa u ka kënduar e u ka qarë hallin poeti, do ta shpallnin kryetar partie, meqë tjetër kategori nderimi nuk dinë.

Migjenin nuk e duan ata që kanë shkollë e që i mbajnë për të dijshëm e për elitë të qytetit. As e kanë dashur në të gjallë, e ca më pak e duan sot. Në të gjallë nuk e donin, sepse e shihnin si rrezik për veten e tyre, ndërsa sot nuk e duan se janë edhe më injorantë të padijshëm sesa njerëzia e thjeshtë. Njerëzit e thjeshtë, lënda e parë e shkrimeve të Migjenit, nuk i quaj dot injorantë, por thjesht të pakultivuar që jeta dhe hallet nuk u ofruan luksin e diturisë, ndërsa elita është vërtet injorante se, me gjithë që u shkollua e u përkëdhel nga fati, mbeti po aq injorante dhe pazot të lartohet moralisht.

Kështu pra siç thashë, shkodranët nuk e donin Migjenin. Të parët e mbi të gjithë, nuk e donin priftat. Kleri shqiptar, e veçan ai katolik, i kish bërë shërbime të paçmuara shqiptarizmës, ruajtjes së gjuhës shqipe e dëshmimit të traditës malësore. Të gjitha këto i shërbyen fort ëndrrës rilindëse të formimit të kombit, por në vitet ‘30 kjo ëndërr ishte realizuar. Shqipëria ishte krijuar, tani duheshin krijuar shqiptarët, siç thoshin përfaqësonjësit e neoshqiptarizmës. Këtu kleri ngeci dhe nuk bëri dot përpara. Konservator për vetë natyrën e vet, kleri vazhdoi të himnizonte shqiptarin trim e kreshnik, të pamposhtur e krenar, që vigjilonte i ngrysur në malet e paafrueshme; të mbrujtur me kanune e me zakone burrash. Mirëpo Migjeni e shqeu gjithë këtë fasadë false, të dalë mode dhe të panevojshme në shekullin e ri, duke iu përplasur dhe vënë përpara syve një realitet të turpshëm. Realitetin e malësorit që lyp misër, që shtrin dorën për bukë, të malësores që është gati të shesë trupin, të murgeshës që ofshan, të qytetit që i bishtnon modernizimit, të fëmijës që vuan për bukë ndërsa don të vazhdojë shkollën, të tregtarit që bën adetet e fesë, por mbetet i pashpirt, e gjithë çka tjetër që ende na zukat në kujtesë nga vargjet e tij. Migjeni me këtë grisje të maskave të kohës së vet, na shpëtoi fytyrën morale përgjithmonë.

Nëse ai nuk do të kishte shkruar, neve sot do të kishim vetëm poetët që u këndonin Zanave të Malit, ndërsa varrezat mbusheshin me fëmijë të vdekur urie. Dhe kur të uleshim të analizonim këtë kundërshti, do të akuzonim paraardhësit se qenë të pashpirt e të pamoral që u këndonin zanave e maleve, ndërsa fëmijët s’kishin tullumba e vajzat shisnin nderin. Migjeni është gati i vetëm midis morisë së shkrimtarëve që denoncuan mjerimin. Ishin edhe një grusht djemsh të dijshëm, përfaqësues të neoshqiptarizmës, por ata qenë më shumë filozofë se sa poetë dhe morali ka nevojë edhe për poezi, pa le pastaj po të jetë “me nji grusht t’fuqishëm”. Sikur të mos ishte Migjeni, ne nuk do të kishim përfaqësues të brezit të madh të denoncuesve të realitetit; do të ishte sikur Franca të mos kishte pasur Balzakun apo Anglia të mos kishte Dikensin. Ne e patëm, por s’e duam.

Kaq për shkodranët e atëhershëm. Por edhe shkodranët e sotëm nuk e duan Migjenin.

Ndryshe nuk ka si shpjegohet që gati druhen t’i zënë emrin me gojë; që më tepër se një herë kanë dashur t’i heqin emrin nga Teatri; që i kanë thyer bustin, e i kanë harruar varrin midis plehrave të qytetit; që i kanë zhdukur çdo shenjë të ekzistencës së tij në qytetin e Madh të Veriut, shtëpi, dhomë, muze, e gjithçka tjetër. Sërish janë edhe priftat, që nuk e duan e s’mund t’ia falin atë çka i bëri ai klerit të kohës kur ishte gjallë. Në fakt, Migjeni duhej të konsiderohej si aleat i klerit në përpjekjen e kahershme për drejtësi sociale e barazi shoqërore, por kjo nuk ndodhi as në gjallje të tij e aq më pak sot. Kisha katolike në momente të vështira të shekullit XX, përgjithësisht ia ka dalë të rreshtohet në anën e të dobëtëve, duke iu rikthyer vokacionit të shekujve të parë të ekzistencës së vet; por për fat të keq kjo nuk ka ndodhur gati askurrë në Shqipëri. Kleri shqiptar ka nxjerrë plot martirë të fesë si Gjon Gazulli, por ndoshta askurrë martirë të njerëzve si Romero i Salvadorit.

Zoti më ndjeftë, se ndoshta e rëndova dorën pak si shumë mbi kurriz të priftave, kur më shumë se ata, përgjegjësi për këtë harresë ka vargani grotesk që i thonë vetes “zotnit e sotëm të Shkodrës”. Këta, të dalë nga hiçi e të bërë zotnij veç prej lekut a prej karriges, as mund të pritet të duan dikë që u zbulon rrënjët. Midis shkodranëve të kohës së Migjenit dhe shkodranëve të sotëm, ka edhe një brez tjetër, brezi i shkodranëve të kohës së komunizmit.

Ai brez është e vështirë të vlerësohet, pasi e deshi se kështu tha Komandanti që, nëse do kish thënë të kundërtën edhe ata ashtu do thoshin. Për këtë faji nuk është i tyri, se kështu bënë të gjithë shqiptarët, ndaj nuk ia vlen të humbim kohë me kohën e ndërmjeme. Për fat, “sikur”-i në krye të këtij shkrimi, nuk mund të ngjasë, pasi ne e patëm Migjenin. E duam a s’e duam, ai është aty për të treguar me gisht pisllëkun e kohëve.

49 Komente

Kshu i lejohet te shkruaje vetem nje robi nen 14 vjec.

Mos er ti se na shave Lamen.

Kta kane ik te gjithe per lesh.

Une e kapa ket artikull ne shtyp dhe po shpresoja mos ta sillnin ke ppu....por..

Nuk i shpeton gje syrit te peshqve smiley

Ui, ui smiley E njejta gje, e pashe k/artikull thashe jo me se se bojn smiley

fh, para ca ditesh kerkove shtatore, ama smiley

Po pra trop e kerkova shtatoren per Migjenin perpara ca diteve , ndoshta perpara shkrimit.. n'at fjolle reje po endrrojsha per kohen kur fjala kishte PESHE dhe VLERE.
Nesje, po te tregoj cme ndodhi sot. Erdha pak si i lodh nga kembet, dita e gjate, pastaj sepse pak si me prerje barku, dhe si shume para meje i cakita kembet me i legen me uje te vaket. I ferkova njashtu me dur sa mu zbuten e mu bo lekura si cipe karrote. Si krishti dhe une fedeli ia fala gjynofet durve dhe mendja m'tha se jam nieri i pare qe e kam shkapercy detin tu shkele mbi tullumbace (boshiqe). M'rrejti ashtu si c'rren vec mendja. Por meqe u-jen e mjesit e kisha lane per mramje, e lashe edhe idhnimin e mramjes per n'nade... ... E po shkoj te marr i sy gjume, po pat met ndopak per mu.

Lamja kesaj rradhe ka shkrujte per " Shkodran prej Puket "

ore, se po na habisni. ca kritike keni per artikullin? thujini ca keni per te thone...

zdum !

Po i rujme energjit per neshjen smiley

Love u all smiley

smiley

Jo Ruzhdije! ky muhabet nuk bohet kshu. e kom me ter mend.

kto mistreclliqet e tipit qe e kallxoj icik mbas gardhit bohen shume te bezdisshme kur shtohen pertej nji caku. Si mizat e veres.

 o ooooo okk i mean i really didnt have time kur e shkrujta ket

but then i had one beer for lunch, two beers in the afternoon, one in the evening, two vodkas late night. Its 3 AM now, and certainly i cant elborate much.

So po pata kohe neser, do ta elboroj

if not, po ngelem ne une mas gardhit , ene po e laj mekatin me nai rast tjeter smiley

well, menimi i pare qe i carcaf. per shum arsye. dhe kur u bona gati me e qenis, me ato stemat distinktive me fije mnafshi, pash i gjo, si tip lunderze, qe m'rreshqiti mes shaleve. Ishte jeta. Masanej erdh nji zo nga nolt qe un kujtova se do m'konvertonte me naj paul or smth, kur baba tha me zo gryke: te hiku jeta per shalesh tu u munu me eduku masat miljonshe t'peshkut. aty i thirra menies. s'mjaftoi kjo, po n'zhdukje e siper, ai fania tha, ky ishte paralajmrimi i dyt... s'ka mo. ene m'la shuk aty. i dyti, thoja me vete, po i pari kush qe... kur tak m'ra menia. i pari kish qen i tipit medicinal... ca pucrra t'cuditshme qe kujtoja se i kisha prej pubertetit dhe verpimtarive intime n'privaci te plot me foton e berxhid berdos perpara me i pozicjon ashtu...jo jo, tha doktorri, s'duken ashtu kto... dmth edhe ashtujshe ke e? jo se s'ske (ktu m'shkeli synin gjith mirkutpim), por ke plot qe duken alergjike... bobo thash, s'do makam dot asi qen e moc ne jete - komshiun tim xhemilin e zbelun qe kishte alergji nga kto leshrat e kafshve shtepiake dhe puplat. daktorri sec boni me ca gjylpona, me krrujti te lekura... sic kish bo dikur per lin e dhenve, si cdo shqyptari te mire, o siper te kofsha, ose nen sup, duke na lon i shenj tgjithve, cuna goca, si rrethprerje syneti... me tha kjo ta zbelon n'ven alergjin... i thashe amon se kom i qen qe e du shum... me pa sikur kisha lujt menc... dmth para shnetit s'ka gjo tjeter, cer je tuj fol... e mir, erdh dita e rrezultatve t'analizave, e takoj prap, i them ho cer kom... mtha qenin maje sa te dush se nuk ke gjo, ene moc me dash, nqse do ta dish, alergjik nuk je... i them shyqyr ene pshertiva i lehtsum, ene mora per ka dera... ejvallah me i llaf... kur me tha, prit, se s'ke shpetu, ti ke dy alergjina te mdhoja... booo thash, hajer ishalla, cer?... tha ti ke alergji nga bullshiti... e pash kshu, i futa i t'perkthyme isenshelli dhe follow me... i them shiko se un shpin te kryegjyshata e kam dhe ca stalla jon afer, biles edhe pulari ka, por un nuk para shkoj anejta... jo jo, tha, nuk eshte llafi fiks per bajgla, ene zu tu qesh... (s'kishte bilingual n'at kohe, o heret ky muabet)... m'tha, ti tha, ke alergji nga traplliqet, ki kujdes me i llaf, nqse dysho per pranin e tyne te afert, duhet me pi nga kto kokrrat... un cdo kokrre n'at koh i thoja nikotibina... e mora, nfakt kom ron rehat me to, se as stomakun s'ta demtojn, ene vetem ne mjes pihen me kafe... e kshu... mir i thash, t'pakten paska dermon, bereqavers... kur tak u kujtova, po alergjija dyt i them, cer osht... uff tha kjo osht e keqe fare... u zverdha pri sikletit, i thash i her vdes robi, thuje... (menova naj blet ... s'di a e ke pa at filmin qe u fryte ai robi si zeppelin nga pickimi).. me tha ke problem nga burrat qe bojn si peedha te buker... ihaaa i thash, po kjo osht kollaj mer... qeshi me vete, mos e nenvleftso tha, se tamom kur s'e pret... del. Ene kishte te drejt, biri kurves, ku i kish msu gjith ato gjona, te ambulanca qendrore perball artistikes migjeni... s'e mora vesh... e ja kshu, sa te kete lidhje, u mor vesh...

per Migjenin s'un fol, se do byth AI me fol. thjesht ngrehem n'kom instinktivisht kur e permen.

terqeta juj!

Nuk e di e duan apo se duan shkodranët ,që thotë Lame , Migjenin  por mua më pëlqen shumë vargu , fuqia e mendimit dhe shprehjes dhe pena e tij në përgjithsi. Arsyet që jep Lame pse se kanë dashur klerikët më duken të dobta dhe jo shumë me baza.Sipas Lames shqiptarët apo ata që ishin të interesuar se njihnin gjëndjen e malsorve veç se nga himnizimet e klerikve apo "Lahuta e Malcis" dhe s'dinin asgjë për të "tashmen" e athershme.Dhe  shyqyr që doli Migjeni por jo për kte por për atë që Migjeni ishte zëri i fuqishëm i realitetit shqiptar zëri i revoltës e zhgënjimit  ai diti ta bënte me një mjeshtri artistike të lartë e lavdrueshme edhe sot .Por se mos vetëm Migjenin kemi harruar cilin njeri të shquar kemi lanë pa harruar? Por s'harrojmë horrat e batakçijtë .Ata po si harrojmë se me ta ngjajmë moralisht.  

Zoti më ndjeftë, se ndoshta e rëndova dorën pak si shumë mbi kurriz të priftave, kur më shumë se ata, përgjegjësi për këtë harresë ka vargani grotesk që i thonë vetes “zotnit e sotëm të Shkodrës”. Këta, të dalë nga hiçi e të bërë zotnij veç prej lekut a prej karriges, as mund të pritet të duan dikë që u zbulon rrënjët. Midis shkodranëve të kohës së Migjenit dhe shkodranëve të sotëm, ka edhe një brez tjetër, brezi i shkodranëve të kohës së komunizmit.

Ai brez është e vështirë të vlerësohet, pasi e deshi se kështu tha Komandanti që, nëse do kish thënë të kundërtën edhe ata ashtu do thoshin. Për këtë faji nuk është i tyri, se kështu bënë të gjithë shqiptarët, ndaj nuk ia vlen të humbim kohë me kohën e ndërmjeme. Për fat, “sikur”-i në krye të këtij shkrimi, nuk mund të ngjasë, pasi ne e patëm Migjenin. E duam a s’e duam, ai është aty për të treguar me gisht pisllëkun e kohëve.

E gdhendme kjo!

Du me thone edhe dicka tjeter: Migjeni eshte klas! Eshte cilesi. Migjeni nuk eshte Fishte. As Naim Frasher. Migjeni eshte Migjen, pa te dyte ne intensitet. Si i tille, nuk mund te duhet nga gjithfare shkodralecrish qe mbajne era perc dhe era myk prej paresh te paajrosme.

what??? 

Po te mos ishte Migjeni, fjala Shkoder nuk do efektonte njesoj sot.

kam nje pyetje albano... smiley

Ke do infektonte?!

Ne Shqipnine Tavolinash, paska qelluar rakia me hile.

 jo vetem me hile po sic duket jane perzier pijet: vera, birra, rakia e ca te tjera. 

 

Nje gje habitem une. Si i paska shpetuar pa perdorur ate shprehjen me efekt si goditjet e Roberto Carlos,

"Profeti respektohet kudo, pervec vendit te tij"

Ah sa bukuri do ti jepte artikullit.

Lamia ja ben si ato femijet qe veshin fanelen me emrin Maradona prapa, dhe losin futboll duke zmadhuar shpatullat.

Edhe Lame, vesh fanelen Migjeni, dhe o burra me shpatualla te gjera, kunder te gjithve.

Lame me shoke, lexojeni me kujdes letrat qe i shkruan Migjeni shokut te tij A.Çanga nga senatoriumi i Torinos, mbase, mbase me shume dyshime ( ngase eshte shkruar ne gegnisht) do kuptoni ndojsend.

Duhet te jetosh aty ku ka jetuar Migjeni, qe ta kuptosh ate, ndryshe mos u lodhni kot, i beni qejfin vetes.

 

Mire se po merremi me artikullin.

Migjeni shkruante per vuajtjet e popullit. OK.

Ky popull i sotem e din se si perfundoi jeten Luli i vocerr ?

Kush e vrau, pse e vrane ?

ca kritike keni per artikullin? thujini ca keni per te thone...

sprach Penari!

ky, eshte nga shkrimet me idjote, e theksoj, nga shkrimet me IDJOTE qe une kam lexuar ndonjehere.

po po, ti zoto me ket rast, ke screw edhe Joss Stone, kshu si per bonus ket.

thankyou emo, may i have another, please.

you're not lagging so far behind bro. smiley

ndryshimi midis ketyre vektoreve? une ua vizatoj dhe shigjeten po te duash, si ndihme vizuale. ti? ti thua "imagjinoje vete, aty e ke", dhe vazhdon me tenden: "waaaa, amazing, fascinating, astounding..." dhe e shpalos thesaurusin (shqip kjo! 1:0) e sinonimeve.

PS: me pelqen Joss Stone. Eshte shume e embel. Me pelqen edhe Sharon Stone, shume bile; megjithe budallalleqet qe mund te kene bere dhe nivelin astronomik(me "g" para) te IQ-se... prape me duken me lart se nje IDJOT qe kerkon te flase ne emer te nje qyteti te tere, ne emer te te gjithe "intelektuhaleve",etj etj etj... ata te se shkuares, te se tashmes, te se ardhmes, te pjesores dhe deshirores.

Dhe do te dish nje dicka ti?

kafshate qe s'kaperdihet eshte o vella mjerimi. i henksha shpirtin Migjenit per kete qe ka thene. e ka kapur mjerimin intelektuhale te Lames ne flagrance.

so, thanks bro.

ti nuk gjykon dot me logjike bashkesie Zoto. Nuk te vej dot faj - ka ca gjona qe s'behen dot me te preme menia. as me vija te arsyes. fraza "ne emer te nje qyteti te tere" tregon se ne nuk mund te vazhdojme komunikimin ne ket pike. mungon gjeja e kerkuar, bazamenti i edukuar ne kuptim te gjese.

pa merira kjo. e di ti, po hajt!

te mira. s'me ke mo ktu.

selloi edhe nje here fort, ene e myllim me ner.

mire emo, mire. me te mira. nuk selloj me asnje gje, as ketu, asgjekundi tjeter, as tani, as neser as kur peshku te dale me versionin implant-bio. pa merira thua. nuk e di se c'po mendoja dhe une si debil qe jam. nuk ka gje.

 Po mire ke deshen Shkodranet!Mos deshen Luigj Gurakuqin,qe ja dogjen shtepine,Fishten,Herojt e Vigut qe i hodhen ne plehra!Vasil Shanton,Kel Marubin.Ah po keta duan Sali Berishen.Migjenin nuk e duan se bie ndesh dhe me nje pjese te sjellies se tyre,qe i shkon pershtat fjales se urte "dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete",fryrjes krekosjes dukjes.Kam frike se ky eshte nje tipar dallues i yni.Qe ai, banon ne nje shtepi me qerpic ,dhe ka X5.Qe ne bleme ushqime me liste dhe themi jemi pas Gjermanis per ritmet e zhvillimit!!!!!!!!!!Qe ai nuk ka me se te punoje token dhe vete me ble saç per te pare televizor.Pse? per dukje!E kete sjellje negative  tonen Migjeni e fshikullon ne vepren e tij,ndaj dhe nuk pelqehet. 

 une mendoj se nuk ka te beje vetem me shkodren ky ''fenomen'' i shkaterrimit te figurave. po te shikosh, ne te gjithe shqiperine po ndodh dicka e tille. ja te flasim per varret e rilindasve ne gjirokaster, bustin e naum veqilharxhit, bustet e shume figurave te shquara, punimet e odhise paskalit ( i fundit, ne korce para ca kohesh) etj etj, sa te ze koka kur i mendon. 

njeriu i thjeshte (populli) eshte i zene me punet e dites dhe hallet familjare. nuk shkon njeri kot te prishi keto simbole. keta jane njerez te paguar dhe drejtuar nga diku. e keqja eshte qe s'ka shtet ashtu sic duhet te kete qe t'i lokalizoje dhe shkaterroje keto  veprime.

une mendoj se nuk ka te beje vetem me shkodren ky ''fenomen'' i shkaterrimit te figurave. po te shikosh, ne te gjithe shqiperine po ndodh dicka e tille. ja te flasim per varret e rilindasve ne gjirokaster, bustin e naum veqilharxhit, bustet e shume figurave te shquara, punimet e odhise paskalit ( i fundit, ne korce para ca kohesh) etj etj, sa te ze koka kur i mendon.

+1

 Ky eshte nga shkrimet me te mira qe kam lexuar kohet e fundit ne peshk, gati-gati aty-aty me "variacionin" e Lubonjes. Problemi qe kam eshte se Lamja nuk ka kellqe te godase me gjere se Shkodra. Migjeni eshte jo thjesht shqiperisht dhe shkoderisht i nenvleresuar, por boterisht i tille, aq sa krahasimet me Balzak e Dickens e humbasin vleren. Nuk di cfare dreqin eshte, por se c'ka nje lloj stigme Migjeni, qe ne mos gaboj, Kadareja e ka fut tek "Gjeniu i Nenvleresuar." Natyrisht, nuk mjafton te thuash se Migjeni eshte i nenvleresuar, kjo eshte thjesht klishe qe e di cdo gjimnazist. Duhet te vesh ne dukje edhe arsyet e ketij nenvleresimi, dhe qasja e Lames me duket e sakte. Askush nuk do t'ia dije per njeriun e vogel; ne fund te fundit, ceshtjet e kombit, me qe ra llafi, jane ceshtje te medha portash te medhaja ku nuk ka vend per njeriun e vogel por vetem per hallet gjigande te njerezve gjigande. Lamja e ka kapur per briresh kete pune me duket dhe hallall ja befte zoti. Migjeni eshte ne nje fare forme etalon qe therret nga perjetesia se per sa kohe do vazhdoni te nevleftesoni problemet e ngritura nga une, gjithe c'njerezia mund te prodhoje eshte nje spektakel butaforik ku aktore kryesore nuk do jene kush tjeter pervec superegot e pameshirshme te nje gare per pushtet. Problemi me Lamen eshte se nuk e ka "scope" te duhur. Per sa kohe problemet e shtruara prej Migjenit jane te nenvleftesuara ato jane te nenvleftesuara boterisht, ku nenvleftesimi prej shkodraneve dhe shqiptareve nuk eshte vecse nje shembull nder gjithe shembujt e te njejtit nenvleftesim.  

E bukur kjo. Nuk kisha menduar ndonjehere me kujdes per Migjenin. Sa per Lamen pervec nenvleftesimit te Migjenit, artikulli eshte vazhdim i nje artikulli te meparshem - mbi te mesuarit nga historia, nuk e di a erdhi ne peshk. Nese gjendja ne Shqiperi ka mbetur e njejte si ne kohen e Migjenit (dmth ne Shqiperi ka jo pak familje po aq te vuajtura) ne kemi qene keto 80 vjet ne vend numero. Nese atehere ne Shqiperi vdisje nga turbekulozi dhe sot kuron turbekulozin per te vdekur nga gripi, ne jemi po ne 1920. Nderkohe qe Franca nuk eshte me ne kohen e Balzakut, as Britania ne kohen e Dikensit. Dhe po te marrim parasysh qe 1920 eshte po njesoj si 1443, e 1443 njesoj si 38 p.e.s, kjo na fut te gjithe ne ne grupin e neandertaleve.

 Keq, mire, Lamja eshte kujtuar... Duket se shqiptari eshte tulatur e velur nga maskaralliqet e zhuli i kohes e nuk i ben fare pershtypje pa nje shtyse te tille, nga e kaluara..

Mbase ka plot per te diskutu mbi menyren e te qendisures ose te grisures se Lames, por, ketu ju solli..

Migjeni eshte jo thjesht shqiperisht dhe shkoderisht i nenvleresuar, por boterisht i tille, aq sa krahasimet me Balzak e Dickens e humbasin vleren.

nuk e di c'kupton ti me ''boterisht i tille'' por po te kujtoj qe Migjeni eshte perkthyer ne gjuhet e medha. ne ( shqiptaret) nuk mund t'i imponojme botes te pelqeje ose jo shkrimtaret tane. ne duhet te bejme detyren dhe t'ja u servirim. Migjeni eshte i servirur dhe mjaft mire do thoja. bota nuk e vuri ne piedestal. 

por Migjeni eshte ne piedestal ne shqiperi, kete s'e mohon dot askush. nuk eshte aspak i nenvleresuar ashtu sic duan ta paraqisin ca. historia e letersise dhe ajo e shqiperise nuk matet dot me keto 20 vjet rremuje qe po kalon vendi. migjeni kishte, ka dhe besoj do te kete vendin qe i takon ne letrat shqipe. ate te nderit.

 

per bustet dhe simbolet e figurave kam folur me siper. nuk eshte shenje e zbritjes nga froni ne letrat shqipe.

" por Migjeni eshte ne piedestal ne shqiperi, kete s'e mohon dot askush. nuk eshte aspak i nenvleresuar ashtu sic duan ta paraqisin ca. historia e letersise dhe ajo e shqiperise nuk matet dot me keto 20 vjet rremuje qe po kalon vendi. migjeni kishte, ka dhe besoj do te kete vendin qe i takon ne letrat shqipe. ate te nderit."

E kush po fliste per vlera letrare? Thashe gje une se Migjeni i krren poezite me te mira se i ziu Selfo, e rrjedhimisht duhet vleresuar me shume? Une me duket se qesh i qarte ne cfare perben nenvleresim, dhe kjo eshte problematika, mos marrja seriozisht e kesaj problematike. Une nuk u qava nga qe Migjeni nuk eshte ne kanonin boteror te letrave, por nga cfare do te thote fakti qe nuk eshte. Dhe per mendimin tim, do te thote se problematika e Migjenit, hallet e njeriut te vogel, nuk vleresohen seriozisht jo vetem ne Shkoder e Shqiperi, por fatkeqesisht ne gjithe boten. E me qe ra llafi per vleresimin ne kanonin letrar, nuk besoj as nuk e kam gjetur ne ndonje varg te Migjenit si problem. 

 ok. te kam keqkuptuar. dhe perseri nuk te kuptoj. gabimi im.

Po ca te them, une, qellimi im nuk ishte keqkuptimi, por krejt e kunderta. Gjithsesi, nuk e mohoj qe faji per kete moskuptim mund te jete krejt i imi.

po te mos ishte Artan Lame ca do ngelnin pa ngrene sot... smiley

Në fakt, kjo nuk është ndonjë meritë e Migjenit, por e jona, e shqiptarëve në përgjithësi, që vazhdojnë të notojnë në të njëjtin llum e ndyrësi, të cilën e përshkruante dikur Migjeni.

ky brezi i shkodraneve te sotem do kete arrdhur nga ndonje planet tjeter e s`do kete lidhje fare me brezin e kohes se komunizmit...s`ka si shpjegohet ndryshe...

Këta, të dalë nga hiçi e të bërë zotnij veç prej lekut a prej karriges, as mund të pritet të duan dikë që u zbulon rrënjët.

Me shkodranet e kohes se komunizmit pastaj s`ka pse humbim kohe, se ata ishin dele si gjithe shqiptaret?

Ai brez është e vështirë të vlerësohet, pasi e deshi se kështu tha Komandanti që, nëse do kish thënë të kundërtën edhe ata ashtu do thoshin. Për këtë faji nuk është i tyri, se kështu bënë të gjithë shqiptarët, ndaj nuk ia vlen të humbim kohë me kohën e ndërmjeme.

5 !

GRUSHTI I MIGJENIT.  Ah, si nuk kam,Nje grusht te forte,E malit qe s'bezan,Mu ne zemer t'ja ngjesh. Keshtu shkruante,Me penen e tij te arte,Poeti yne i madh Migjeni,80 vjet me pare, Edhe sikur sot,Migjeni te ishte gjalle,Perseri do kerkonte,Nje grusht te forte,Jo per te goditur malin qe s'bezan,Por politikanet shqiptare. Ah, sikur ta kisha sot,Ate grusht qe kerkonte,Migjeni,E ti godisja fortpolitikanet.Qe grushtin i tregojne njeri tjetrit. Ah, sikur ta kisha Ate grusht qe kerkonte Migjeni,80 vjet me pare,Pa meshire do ta godisja,Malin e madh te sherrit.Qe shqiptaret me njeri tjetrin i ndan

Emi keshtu me nge lexova nderhyrjen tuaj te vlere per Migjenin . Them se Lamja nuk ka ne Linje argumentimin se cfare ka qene Migjeni, se sa perfaqesuesit e sotem te nje kulture pas Migjenore  e vete Migjenit , te braktisur e lene ne HARRESE  . Une vete kulturen e ketij brezi perfaqesues qe dominon Ekzekutivisht Shkodren me perfaqesues edhe ne QENDER , nuk do ta quaja Harrese . Me gjasa ne se merrja kalemin si Lamja do ta trajtoja  nje perbuzje e nje brezi me komplekse inferioriteti ., te nje grupi sharlatanesh ordinere qe u ra hera ketej pari .

Ndersa po ta lexosh me qete , do vesh re se  Lamja  ka bere pergjithesime qe i kalojne sinoret e kultures se nje Krahine duke perfshire SHKODREN e Shkodranet . Ndoshta une nuk e kam kuptuar mire , por te shkrurat aty jane dhe mund ti rilexojme e ti ballafaqojme .

Pra me pak fjale kjo eshte arsyeja qe i jam permbajtur prurjes dhe jo kapercimit te saj te njeanshem . Kjo eshte arsyeja qe e kam cilesuar si per " Shkodran prej Puket "" Ballafaqja e kultures te dy brezave , raportet midis tyre duke mare ne njeren kohe Migjenin dhe ne tjeteren kohe kakakaperkat Jozefin e Priftat kerkon nje  nivel me te arrirre se thjesht referimi tek Migjeni . Shkodra nuk eshte Jozeficke ! Biles krahasimi me prifta eshte si vargu Migjenit ...

tue i ra lodertines me ndjet dhelparak ... smiley

Do thuesh ti pse mue . .... Bossit nuk ja themi , se bossi eshte boss edhe kur gabon smiley 

zgjebsat e sotem dhe te djeshem qe dun ta zvoglojn migjenin me bythkavanozi dun me thon qe migjeni s'osht naj gjo e modhe (si edhe majakovski, sa per at pune), se nuk i knonte kronit edhe mrizit me idile baritore ene rreshta te limut... kupton ti Ziko... ene kundershtia per migjenin vjen nga shum ane (se shum ane kane kta te mdhejt pri verteti), qe nga nervi qe nuk pajtohet me status kuone edhe i mshon mjerimit ne lokusin e duhur (a nuk e shef mer se si bohen keq mileti kur permenet mjerimi ne shqipnin aktuale, na kallxojn cadra birrash ne korce, meqense jena shum me mire se nvitin drangull 90, merr vesh), qe nga ajo qe pse ky dreq vazhdon e eshte aktual (nuk eshte aq aktual psh mitrush kuteli, pranej me te s'kena shum probleme, kreshniket dihet maaa qi jan prralla) e deri tek radikalet fetar te sotem qe nuk ia falin kurre atij ate "mos u lut per mue murgesh se pash me pash due ti bij ferrit"... plus qe migjeni prish ene llogari te tjera, a din ti, si ka mundsi ai gegnisht ene i levdum prej komunistave... nuk shkon... tobestrakfullah... harronie, nuk e dum, s'ekziston me i llaf... gegishten ta po e mbrojm na, me fisht, me do fraten qe kan ba do poezi koti e na serviren ktu me lloj lloj ah-esh e uh-esh... e me gegnishte te sforcume qe u del kot fare si cdo gje me zor - si syte e tyre qe t'ju pelcasin... e pra migjeni esht problematik (s'kish si te ndodhte ndryshe), per patetik s'un e shajn dot, se ua len dopjo gjashten te dore... edhe bojn masanej si p* te bukur, tip reticencash n'ajer... cool me i llaf, ashu o i muabet... fjali  gja interesante te pamyllme  (e vazhdo vet vazhdimin, aspi  karalloi)... pranej me vjen mu Ziko, se gjo migjenin un s'e kom, osht kavrr ai, tip llacifaci, nga kta orthodoksit, Allah bim bog xhani versen...

Pikerisht kjo qe edhe arsyeja dikur qe me "lendoi " nje shprehje e atij lirikut te embel pf ku u shpreh per Migjenin si paraardhesi realsoc. Pune bindjesh dhe nuk kam asnje kundershtim por ideja qe argumneton se i kendonte "Mjerimit " eshte pak si e nxitume smiley . Kujtoja vetem nje varg te tij MBI Shekspirian , i denje per kopertinen  e cdo Antologjie per POEZINE ne cdo SKAJ te BOTES qe ben POEZI si hajmalia e cdo POETI ,

Une djepi dhe vorri Juej !!!!!!!!!

Cfare tha ne shune Lermontovi se sa

Te fal sa njeh e sheh mbi dhe !!!!!!

Kaq mjafton per cdo Tufe mendimtaresh qe marrin lapsin te shkruajne per te . Kaq mjafton sa per te "trendalisur " ( labce smiley  trute dhe e kuptuar  se ne cdo varg te tij  jam une  .Sepse nuk ka krijues ne raporte mbi dhe nen ...por ka krijues qe derdhin frymezim. Vleresimet ????  Kuptohet qe do kapacitet jo vetem Letrar per te kuptuar se Merqerit jane driza e ferra neper kembe kur japin mendim per Letersine . Dhe ky brez qe duhet ta kishte NICE ate , e le ne Jarrese ...E cfare tjeter sheh pervecse kompleksit te inferioritetit e dominimit nga skamdaloze e sharlatane , udhetare te castit ne keto rruge ???

Lavdi saliereve te te gjithe Botes ... tha !

Po shkeputem pak per te kujtuar dhe nje bambsi - bumbsi andej nga talonet , nje Leke Plepi a Gjergj Plepi qe ben libra . Nga keta lloj me Tufa e vec e vec do mbijne gjithmone !

Ja nje  me qe eshte shtune dhe z.Lame besoj do na mirkuptoje per nderhyrjet . E ftojme ta shohe kete filmim   ne se vjen ndonjehere tek PPU ,  Jo dhe shume lidhje me temen por sidoqofte  .... e vecante per nga lloi dhe meqe dikush  i ka me qejf felinet !

http://youtu.be/LU8DDYz68kM

Si u ka vershelly shokeve " Kush o per sherr " smiley

 Lidhja qe Lamja i kish bere varferise se sotme te shkodranve, me Migjenin, ishte e qendrueshme dhe e sakte, biles pa Migjenin, duket sikur nuk e ke te plote fjalen per Varferine. Te gjithve, sapo shohim varferi, kudo, na kujtohet poema e famshme e Migjenit. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).