E vlefshme për eliminatoret e Euro 2012, ndeshja e sotme midis Shqipërisë dhe Francës premton të jetë emocionuese. Franca vjen në Tiranë për të marrë 3 pikët që pothuajse i garantojnë kualifikimin. Ndërsa Shqipëria me 8 pikë në 6 ndeshje ka ende shpresa. Që Shqipëria të arrijë t'i rezistojë mesfushës Franceze (Benzema, Ribery, Nasri, Martin) do të duhej që Lorik Cana (me pak ndihmë nga Curri) sot të bëjë çudira. Në futboll (pothuajse) gjithçka është e mundur.

 

Top Channel

FSHF: Do të ndeshemi si të barabartë me Francën 

 


Federata Shqiptare e Futbollit pak orë para ndeshjes së madhe Shqipëri-Francë deklaron se skuadra është e përgatitur për takimin, ndërsa shpreson për lojë të bukur dhe për rezultat pozitiv. 


"Do të ndeshemi si të barabartë me Francën. Të gjithë shqiptarët të jenë me zemër të bashkuar për kombëtaren dhe kombin", thuhet në deklaratën e FSHF-së.

Ndërkohë një ditë më parë trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, theksoi se ekipi i tij do të ndeshet me një nga skuadrat më të mira në Europë,  por deklaron se kjo nuk e ndalon atë dhe të gjithë skuadrën kuqezi të mendojnë për një rezultat pozitiv.

“Nuk mund të pretendojmë që ndaj Francës të kemi një dominim të lojës dhe presim që ata të mbajnë topin më shumë se ne. Por kjo nuk do të thotë që ne vetëm do të mbrohemi, ne do të mundohemi ta kapim në kundërsulm. Vendosja e Currit në mesfushë është një frymëmarrje për ne, pasi ai është agresiv, mund të futet në duel dhe mund të rrezikojë në zonën kundërshtare me topat e lartë. Kjo zgjedhje është edhe për shkak të formës së mirë që po kalon Teli”, shprehet Kuzhe. 

Ndërsa trajneri i Francës Loren Blank, në konferencën që ka dhënë për mediat shqiptare u shpreh se ekipi shqiptar i ka të gjitha shanset për t'u kualifikuar.

Megjithë këtë respekt, sigurisht që objektivi i tyre për këtë ndeshje janë tre pikët që do t’i japin mundësinë për të vazhduar qëndrimin në krye të grupit.

“Përgatitjet tona janë gjithmonë për fitore, jo vetëm me Shqipërinë por me këdo. Kjo është gjëja më e thjeshtë për të thënë paraprakisht. Edhe barazimi është pjesë e ndeshjes. Ka takime që barazimi konsiderohet fitore, por ka ndeshje që barazimi konsiderohet si humbje”, shprehet trajneri i përfaqësueses franceze.

Shqipëri-Francë, policia merr masa

Policia e Tiranës merr masa për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Francë, që zhvillohet të premten në mbrëmje.

Gjatë ditës së sotme nga ora 14.00 deri në mesnatë do të bllokohen rrugët që të cojnë drejt stadiumit dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në sheshin "Italia" dhe pranë stadiumit.

Policia e kryeqytetit bëri të ditur se do të ushtrohet kontroll i imtësishëm i tifozëve që do të hyjnë në stadium.

“Qemal Stafa” gati për Francën

Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” do të jetë gati për sfidën e të premtes. Drejtori i këtij impianti, Viron Bezhani ka pohuar se falë bashkëpunimit me FSHF-në, me Drejtorinë e Ujësjellsave dhe me Drejtorinë e Policisë, fushat dhe ambientet e tjera kanë ndryshuar pamje.

“Mendoj se i kemi marrë të gjitha masat. E kemi lyer të gjithë stadiumin”, tha Bezhani.

“Nuk besoj se kjo do të jetë ndeshja e fundit. Do të përgatitemi edhe për ndeshjen me Rumaninë”, theksoi ai.

Femijët kërkojnë fitore

Fëmijë nga grupmosha të ndryshme kanë kërkuar nga futbollistët e kombëtares fitore ndaj Francës.

Lojtarët kuqezi të cilët kanë vizituar një nga kopshtet e kryeqytetit u kanë premtuar jo vetëm tifozëve, por edhe fëmijëve për një ndeshje të bukur dhe me një rezultat pozitiv.

“Shpresojmë që fëmijët të sjellin kualitet në fushë në të ardhmen”, u shpreh Lala.

“Shpresojmë të luajmë sa më mirë dhe të bëjmë një ekip sa më të mirë kundër Francës”, tha Bogdani.

Të premten në 'Qemal Stafa' do t’i japë lamtumirën kombëtares shqiptare dhe futbollisti Alban Bushi. Ish-shokët e tij në përfaqësuese i kanë dhuruar Bushit dhe një trofe si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares.

 

 

217 Komente

 Do fitojme 1 me 0 deri ne minuten e 85-te, pastaj do bejne dy gola francezet smiley

ose tre gola

 Vetem dojçat na bejne nga 3 gola (ne 1997, Kirsten, cope 3 per me pak se dhjete minuta). smiley

smiley

eh po se harrova, i ngatrrova, i kish kthy gjyrat e flamurit mrapsh smiley

 ɹnןɐɟ ǝ ǝɾ 'oɥznɹ ǝɹıɯ

zoti t'faltë smiley

flamurin e kemi te madh... po lojen te vogel.

 Ndeshja perfundon 3-0 per ne,1 gol e ben Bulku 1 e ben Dallku,dhe tjetrin e ben autogol Riberi!

 He mi  se u llive tu qesh...

4 - 0 per ne pra, qe te te shpetoje dhe cici. smiley

jo se kur e thu ti, e besoj une

dukesh çun serioz

smiley

 

P.S. Une po qeshja me perzgjedhjen e emrave qe i ka bo Dream Theater, dhe jo me rezultatin e propozuar smiley

 Bulku e ben golin me nje gjuajtje potente nga rreth 40 metra dhe Dallku e ben me koke(balle)!

smiley

Aman ere

une vetem ate Lorikun du me e puth i çike, se kto te tjeret te githe katunare jane, sikur i kane gjet n'plena mre smiley

 

Ca gjatesie ke? smiley

aq sa mjaton smiley

Kafshe tropikale smiley

 Po deshe Dallkun ta mbyll sot pas ndeshjes,i gjithi per ty Ruzhdi-je.

Vetem Loriku eshte persembari, edhe shumica e ketyre qe jan ne kampioate te huaja, keta te tjeret pastaj, sikur kan vuajtur denimin me pune te rende per 20 vjet ne ndonje ishull andej nga papua e re guinea  smiley )

 Parada e Yjeve smiley

1) "Fal iqin leke"

 

2) "Hajde misra t'pjek"

 

3) "Paketa, çumçakiza, Amc, Vodafone..."

 

Vijon...

si pat than Gim Bajko?- a ta boj dhe nje gol me koke ? smiley

kabim pjeter..... a ta boj dhe nje gol me hund? .... pat thene.smiley

Fitojme ne, dhe fitojme thelle, asnje gol Franca. Ne EUro sfutemi sidoqofte, por ja duke fituar me Francen do rrisi FSH gjoben ndaj ekipeve te tjera qe do i duhen pike nga Shqiperia per te hyre ne Euro. Ky muhabet ka qene gjithmone, na plasen shpirtin. Fitojne me skuadra te medha apo humbasin kot sekondat e fundit pastaj kur shesin ndeshjen tek ndonje suader vari lesht e bejen sikur po ndeshen me brazilin...  

S'jan per tu par fare ndeshjet e kombetares po hajt thuaj, ca do bejm, na ka zene halli me kta laro. Keta te kampionatit shqiptar njeher Z'DUHET TE LOZIN per kombetaren sepse jan te gjith te koruptuar, qe te gjith. E mbani mend si i hanin golat ndaj Rumanise? Na turperuan komplet, rrinin si guak keta mbrojtsat e kampionatit shqiptar sleviznin fare nga vendi, ja bente muuuu qe e kishin shit ndeshjen.

Parashikimi im eshte qe nqs eshte shiur ndeshja do fitoje si gjithmone Franca ne minuten e fundit qe te duket sikur ja beme maksimumin, jemi pa fat humbem minuten e fundit, sic e bejne gjithmone me skuadra te medha, pothuajse ne cdo ndeshje me skuader te madhe shqiperia ka humbur gjithmone ne minuten e fundit me te gjith mbrojtsat duke kruajtur koqet e duke pare zogun e duke fershellitur.

Nqs ndeshja nuk eshte shitur fitojme ne me shume gola, POR NUK FUTEMI NE EURO SEPSE HUMBASIM PASTAJ ME SKUADRA VARI LESHT SEPSE RRITET KOEFICENTI NE BASTE.

 Ka per te na flliq Bodja me shoke smiley 

10.000 lek te reja kishte shkuar bileta, me thane. Sa here ka ndeshje me skuadra te medha, qelbesirat i cojne cmimet ne stratosfere. Po pse u dashka te ndryshohet cmimi i biletes ne varesi te skuadres kundershtare?! Francen s'ka ngel njeri pa e rraf keto 2-3 vitet e fundit, veshtire se Blanc ka arritur te formoje skuader solide. Barazimi me duket shume i mundshem, por edhe fitorja mund te arrihet. Mos e 10ni sonte, cuna, se do cohem ne 4 te mjesit qe t'ju shoh! Me kembe te mbare! smiley

e prishe ne ti gojen smiley

apo kur flet per futboll lejohet

smiley

Ku mi? Une vetem numer shof... smiley

aaa ? smiley

http://us.cdn4.123rf.com/168nwm/artisti/artisti1012/artisti101200022/8374046-number-ten-cartoon-with-speech-bubble-this-illustration-is-useful-for-preschool-children-who-learn-t.jpg

Number dhjet-e! smiley

kur eshte fjala per futboll, xhevrija behet Hason dhe teuta behet Teut.

ja me kembe te mbare dhe nga ana ime... kemba mire, po breket neper to, si zakonisht; ketyre nuk di si do ja bejne purthaket e "kombetares".

parashikoj nje humbje te ndershme dhe te mershirshme.

me mjafton fakti qe Bamirit do i kene siguruar nje kosh plehrash aty afer qe te mos e mbushe tribunen e rrypave (me falni, VIPave) me fara luledielli... or what's left of 'em anyway. (si puqist qe eshte, mund edhe te kete kaluar tek farat e kungullit, nuk i dihet... leku tek leku dhe kungujt te kungujt. - te jete kungull valle?)

 

Fiton franca 1 ose 2 me zero.

 T'u thafte tastjera!

me dhimbje vella me dhimbje .M 

Do fitojme ne... smiley 

Shpresa vdes e fundit. Forca Shqiperia. Mqs. paskeni shkuar deri tek katra, une them 5-1.

Edhe kete 1-shin vetem qe te mos t'i turperojme plotesisht.

smiley forca Shqipria un jam me Francen smiley

  po po vishem me red dress sot smiley

 Vish breke blu atehere smiley

jo se do te dukem e paanshme smiley

Do shkosh e kamufluar dmth. smiley

Nuk e shof dot se jam ne pune, po i uroj cunave qi ta rrezikojne sa me rrezikshem porten e kundershtarit.

eh s'qelloi kte jave ajo Irena

Ehhhh spiranca me vonese smiley.

Statistikat thone se keto tonet ndeshjen e pare te shtatorit ne QS nuk e humbasin prej vitesh tashme. Te shohim a do thyhet trendi sot, duke qene se gjelat luajne me mire jashte fushe. Megjithate duhet bere ndonje gjel kurban me kete rast.

Ne kushte normale morale dhe fizike, pesojme 1 ne pjese te pare dhe 1 deri ne 2 ne te dyten (per ata keto).

Ndersa, nqs luan Duro qe ne fillim, i kemi nja 2 qe ne pjesen e pare dhe pastaj si dihet me per te dyten, vec kur te mos i mbajne me kryqet Ribery-se ... smiley

i ka vdeke nena asaj pune do humbasim.. smiley

Ngushellime s'emes.

Ca ore eshte ndeshja?

 21:00, ne oren 3pm per ty.

Rrofsh!

Pune, po do ta shofim nga atdheu u pa puna smiley

 Kaq strikt jane ne pune ameriqente? Vere ne streaming, pa ze, edhe ia hodhe smiley

Jo me, kam edhe kufje per ate pune. smiley

Per sa kohe ne te kemi nje federate mafioze, te korruptuar e te shitur nuk do kemi shprese.

Per fat te keq

Do ti shkaterrojme francezet, do ti hajme si crepe au chocolat

qerata i madh je! sikur te mos ishe gjahtar leprash do te ta merja seriozisht.

3 - 0 franca, 2 gola Riberija

Nuk e di po sec kam nji parandjenje te mire sot, perkunder cdo lloj logjike dhe faktit qe do hajme i karton tkuq qy npjes tpar. Duket dite e bukur, keshtu vazhdofte.

Se mos harroj si ju tjeret, gezuur 1 shtatorin shkollareve.

...gati per Francen. smiley

http://2.bp.blogspot.com/-ah8IkuaB4bo/TjrymWMNKQI/AAAAAAAAAt8/BYAC2RnSBMU/s640/THE+FIGHTING+COCKS+AND+THE+EAGLE.jpg

Gjithe keto komente e s'te tregon njeri ku mund t'a shohim (ne internet)

gjemb, hidh nje sy (po vetem nje ama.smiley).  ketu.smiley

Rrofsh Belul! Duhet t'a bej "favorite" ate faqen se mbeta duke harruar e duke pyetur.

1) fromsport.com

Besoj linku do jete kur te afrohet ndeshja

2) atdhenet.tv

 

e parandjej..., franca ka per ta paguar shtrenjte sot ne Tirane... ''sa frengu pulen''.smiley, kur thone.

1 me 1 them une... me çik fat, dmth me arbiter te ndershem, 2 me 1 per ne.smiley

Franca eshte ne fazen e ndertimit te ekipit prandaj edhe loja e tyre eshte e luhatshme, jostabile.... kjo i ben ata te  cenueshem. keshtuqe ka goxha shance per tu mare pike atyre sot

Që Shqipëria të arrijë t'i rezistojë mesfushës Franceze (Benzema, Ribery, Nasri, Martin)

Benzema eshte sulmues; me sakte zakonisht luan si qendersulmues.

Shqiperi France 3 me 1.

Deri nga ora 21 do ket vajt 10 me 1 

http://www.newsit.gr/files/Image/2011/septemvris/02/resized/foto%20skandal_475_355.jpg

Eshte vone kastile me prish synin e keq.

Italianet kane "in bocca al lupo" dhe "in culo alla balena"!

Ne kemi... "flamurin koke-poshte"! smiley

 

PS: Shqiponja kur eshte ne sulm te gjahut ku e ka koken? Siper apo poshte?

Me gjithe leket qe kemi harxhu per t'ju shkollu... smiley

 Duket me kercenuese ashtu, sikur eshte leshuar pikiate te kape gjela qorr, nje me nje sqep, nje me nje tjeter.

Egzaktmo...! smiley

 Kushtrim lufte, si kjo ketu. Mos u ngaterro neper detaje: alla turka, alla frenga, nje mut eshte.

 

E pabesueshme, tifozët  kosovare zihen me ata  maqedonas

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme, teksa tifozët e kombëtares janë zënë me njëri-tjeterin.

Në zënkë janë përfshirë tifozët maqedonas të kombëtares me ata kosovarë.

Përplasja me tifozëve ka qenë e dhunshme dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të ndarë tifozët.

Ende nuk dihen arsyet e sherrit mes tifozëve maqedonas dhe kosovarë.

 

Tema

Uau, e pabesueshme, e pabesueshme. Gazeta TemA ka sjelle nje lajm eksluziv, mbi nje dukuri te padegjuar kurre me pare, TIFOZET ZIHEN!!!!! I papare ky lajm shok e shoqe.

 

P.S. Cfare nuk eshte e papare eshte kurvlleku i Temes qe thote "tifozet maqedonas" dhe "tifozet kosovare" te kombetares (shqiptare).

!!!

E mire o mire... Keta jane bere si klubi i plakave te liga!

Kurvllek DOCG (Di Origine Controllata e Garantita)!

Cfare nuk eshte e papare eshte kurvlleku i Temes qe thote "tifozet maqedonas" dhe "tifozet kosovare" te kombetares (shqiptare).

Letra higjenike e Meros si shume letra higjenike dhe hale medie te Tiranes nuk i konsiderojne Shqiptaret e Kosove dhe ate te Maqedonise si Shqiptare.

Jo vetem kaq po ja fut ene kot se jane zi Shvercerat e Shkupit me Ballistet e Tetoves.

 O TI FMG QEKE TRAP TI..IDEJA ESHT QE ZIHEN ME NJERI TJTRIN TIFOZAT E NJE KOMBTAREJE DICKA QE RRALL NDODH..

O Trishtim,

Me thene te drejten "trapllekun" ja kam lene atyre qe marrin ende seriozisht "gazeten" TemA.

 ne gjith boten zihen tifozet kundershtar ktu zihet shqiptar me shqiptar nejse,  sec lidhje ka Tema ktu..

Ja! Foli eksperti legjendar, i mirenjohur (dhe i patentuar nga sto cazzo) i zenkave midis tifozeve!

.

mos e prishni temen me kto carlliqet tuaja.

E po kot nuk thone qe "i shari shan"...

Po shko or daj shif ndeshjen e leja keto lajme leshi atyre qe i prodhojne.

lajm i ores 18:57 - ne menyre te pazakonte, 3 tifoze shqiptare zihen me njeri-tjetrin ne peshk. shkaqet nuk jane ende te qarta.

Big Grin

 

Para Shqiperia, insh. me nje fitore sonte!!! 

 

haha...

Kur patem fitu me greket (boh c'lumturi ka qan ajo nate),gazeta "tema" shkrunte se qeveria pro greke e Fatos Nanos pengoi tifozat qe t'festonin...

Ca ore fillon neshja

ka mundesi qe te me kete humbur krejt nervi i futbollit. ndeshjet e skuadres sone te shkrete me skuadra te medha me ngjajne me llotarite, te cilat nuk i luaj. edhe frymezimi qe mund t'i vinte futbollit shqiptar nga keto perballje me duket i pamundur, se frymezimi do nje siperfaqe ku te ngjise.

megjithate befshi qejf sa me shume ne stadium dhe amanet nenat e motrat e francezeve.

Me duket shume i poshter e tradhetar amaneti jot mbi nenat e motrat e francezeve, ndersa kemi komshinj qe mund tu ngelet hatri nese ne nuk i permendim, si Gerrqia psh! 

me i lidh e me i mshtjell te gjitha temat e peshkut, ishin dy turq qe po luanin piset ne poker ne rrjet dhe shqiptari perkrah meje deshi me i shajt 'pis milet' - 'mos, mos aman' i them, 'se vetem nga mileti qe s'e durojne me u shajt keta'. si ishte muhabeti i grekeve tani? smiley

Qe sikur te isha sot ne stadium - s'jam qe mos qofsha, u mundova me shty ikjen nga Shqiperia po s'ja dola dot, e per inat nuk shkoj dot ne Saint Denis ne date 7 tetor, nejse - aq me ben per francezet, do kendoja ate te zakonshen... " Gerrqi ule koken / se Shqiperia...e pum pam pela..."

ti urime per ditelindjen njehere smiley; sa per motrat e kundershtareve, ben vaki eshte sic thote luliani dhe "mos duhet pare me thelle kjo pune, e mos duhet shperfytyrimi i tjetrit te konsiderohet pikerisht si nje nga shtyllat themelore te vetedijes kombetare".

O Deso, kjo mire qe ka harru komshinjte po kjo ka harru ene fisin e arbitrave rusë.

Me duket e ke nje dell Vlonjat edhe ti smiley

opo do ti pataksim fare keta galet sot ne.smiley

 ça goli Sniperi. smiley 

Belul, shef ti apo jo?

 

po e shoh Leeuw..  po nuk me ngrohin keto ndeshje mua..... 20 minuta loj, 3 me 0 per Hollanden..  futboll disproporcional  ...  te vjen keq per keta te San Marinos... si delet qe i cojne ne thertore...

tha nje fjale me vend v/Basten kur ishte trajner Oranjeve:  ekipe te nivelit te San Marino & co, duhet te zhvillojn nje kampionat me vete.... jane shume larg nivelit tone.. jo pike qe smarrin dot, po keta nuk bejne dot as nje gol...

 po mirë, kjo ndeshje shifet për të tjera gjëra. Meqë është ekip i dobët S.M, atëherë duken më qartë se kurrë filozofia e lojës dhe zhvillimi i aksioneve. Psh shikon që megjithëse kanë atë "dutch golden touch" lojtarët, nuk kanë shumë kohezion në lojë. Nuk janë Barça me një llaf smiley... 

tjetër... Kuyt duket se po perëndon si lojtar... Van Persie duket mirë aty kur hyn në mesfushë thellë, edhe mesfushorët e tjerë kur penetrojnë për gol. Hunter duhet të shënojë një... për të rrit nr e golave (është i pari në fazën eleminatore).

Ah... dhe dy lajme të mira: Hungaria mundi Suedinë, vendi i parë për Hollandën duket i siguruar tashmë. 

Dhe Spanja po humbet me Kilin. Murinjo e shkatërroi atë kombëtare.

 

A e pa njeri se si e shkelen flamurin shqiptare kameramanet???

 

 Salihi sditi te bente gol,humbi nje rast te mire per gol!

Keta koqet qe komentojne ndeshjet ne televizione i meshojne akoma refrenit "fati nuk osht me ne".

Se c´pune ka fati ne kete mes, te dalesh perballe portierit me porte bosh dhe te godasesh shtyllen? Uuuu cfare fati! smiley

Se ka fajin fati, jo e ka koka e kemba e futbollistit.

2-0

Dy goditje ne porte = dy gola!

Krisni bythen tani e ikni shisni misra!

 0-2... smiley

hajd per hajer ne France se kjo mbaroi...

E lash spo mundem me e vazhdu mo.

Per te pa ket loje duhet te kesh tendenca mazokiste.

 E hongren edhe nje gol tjeter zybat! 2-0 per Francen.

 Si ka mundesi te hame dy gola rresht me te gjithe mbrojtesat brenda 16çes? Mistere te futbolleshit shqiptar.

Une e lash, vari lesht s'eshte per ta pare fare kete kombetare, me mire ta ndalojme disa vjet aktivitetin e kombetares deri sa te kemi nje skuader dinjitoze.... kjo ndeshje do vej 10 me 0 per frncezet.. me ate kampionat qe kemi neu fiton Korca me paret e Bodes he Fevzos, me ata lojtare te keputur qe luajn futboll vetem per bastet, e me ate federate komplet vari lesht me mire te mbyllet fare aktiviteti nderkombetar disa vjet se sa te leme koqen e namit keshtu. Turp

A eshte legale gijotina ne Shqiperi?

Ik mer,cfare bande balerinash!!!

Mos e dhont Zoti, qe te gjujn edhe nja dhjete here ne porte keta francezet, se na hiku burrnia prej shalesh! smiley

po pse, vetem mbrojtesit?  po goli i pare ,  komplet paaftesi e portjerit. nga e kane gjetur kete portjer mo vella,  ska bere nje ndeshje per te qene..

ik o belul mos parashiko me, nga vajta dhe une te degova ty dhe hodha bast 1 -1 ose 2-1 per ne... ste degjoj me smiley

Ora, po ska mbaruar ndeshja akoma vlla.... nje 2 me 2, eshte akoma ne horizont.smiley.   pak me shume optimizem.... ne dite te veshtira i duhemi Shqiperise...smiley

me realist heren tjeter belul, kur vjen puna tek parashikimet ne futboll leri emocionet e nacionalizmat se sna bejn lek smiley

2-0 per Francen. Une kisha parashikuar 5-1 per Shqiperine. smiley

Flamuri koke poshte nuk qe i mjaftueshem!

Mend per here tjeter! Te prekim te gjithe hekur!

Dhe eshte vetem minuta e 31-te...

Do te jete e veshtire te kaperdihet nga francezet kjo.

Nga 2 me 0 pjesa e pare, te shkaterrohen 4 me 2 ne pjesen e dyte.

po ti shoku qenke bere tape nga merzia qe pa mbaruar pjesa e pare?

Po ti shikosh mrojcat tone i ke gjithmone tu nejt si huj 3 metra larg topit. Shkoni mer palla suluni per top se sjeni tu lujt me lagje ktu

 Duhet te heqi Bogdanin dhe te fusi nje mesfushor e me siguri Salihi do e rrasi nje gol. Me Bogdanin po lozim me 10 lojtare qe nga minuta e pare... nuk duhet ta therrasi me ne kombetare. O Bledar Kola ku je? smiley

Ah Sokol kushta...

 Ah Sali Berisha dili zot kombtares se na carfaliten francezt.

Te numrohen dhe golat e pavlefshem

edhe shtyllat apo goditjet e rrezikshme se per gol ishin nisur edhe ato.

 Enkelejd Alibeaj qeka portieri i Frances?

 Hahahahahahaha ...i modh je Blendo ... Mes politikes dhe Sportit  . Qe kur je bo me flamur Shqiptar i ke harru emrat e "vjeter " te peshkut ....     smiley  smiley 

 

Goli i pare, gabim mbrojtja (Benzema u rrotullua e gjuajt serbes), gabim portieri qe i kaloi topi nen trup.

Goli i dyte, Benzema mu duk jashte loje kur mori krahun.

p.s. Une jam optimist smiley

 +100

 Gol Bogdani. Fuck me! Do ta kisha qit nga ndeshja qe ne 2007-ten.

Uuuuuu cfare fati!

ORA... ku jeee   2 me 1.. pak durim te thashe     2 me 2 do perfundoje.smiley

hej te pakten sdo mbaroje 10-0... e bem nje te pakten sa per sy e faqe, shiko tani ushtaret e napolonit kur te na bejne zbor.

 Hahahaha gol... gol me i dhjere se ky s'behet, as Inzaghi s'ka bere te tille. Bogdani mer ej... mire tha hunter, do fitokemi 4 me 2 smiley

Ore kush ishte ai qe tha Bogdani s'duhet te therritet me ne kombetare?

p.s. Bogdani zyrtarisht behet golashenuesi numer 1 i kombetares ne gjithe historine e saj me kete gol.

 Une thashe qe duhet te dilte, sikur dhe 3 gola te tjere te beje ngelet nje lojtar KOT. Gjithsesi, nuk eshte me i miri, eshte baraz me Bushin (qe pershendeti sot kombetaren), 14 gola.

 

Hollanda 11 me 0 smiley

Ka 15 ja kaloi Bushit.  Lojtar kot ama nga nje pas koti, i futi nje te shtyre Abidalit e nxorri gol.

Yippie-ka-yee mf  smiley

 

 bëni edhe një, legena, të përfundojë 10-0.

 

ore Leeuw, po qenke i pameshirshem fare....smiley

Leeuw, breaking news.... 10 me 0  Sneijder sapo shenoi.    ka dhe 3 minuata loj akoma... nuk i dihet...smiley

Ora, mbaj shenim. smiley U be i pari nder kater.

 Oranje, e beri Hollanda te 10tin smiley

Shife si po lujn me me shume agresivitet duke sulmu cdo top tashi ene francezet kane njel si dear ne headlights.

Shife shife Vangjon pe Korce!

I MBYYYYYTEM

forca cuna!!!!

ti keshe qen Panajot Pano Ben Minga, Agustin Kola, Ragami,Vasillaq Zeri Musta ect ect  kte ekip te Frances sot ne Tirane e kishim zgerdhi me gola!   smiley  Franca shume e dobet! Shqiperia me dobet sa ska ku te vej!

harrove Loro Boriçin.smiley

smiley

kta kan qen zara te gjith. vetem flamurtari i viteve '80 ka qene ekip ne shqiperi. te q* kolen, ragamin, musten...

hajde ktu vasil ruci, te rrufshin sumen shkodranet i her, se i bone gol me sum mu ke loro borici ahahahaha 

 Loro po e po, Belul ma kujto pak ate emrin e Labit Tranier i Partizanit ?!!  smiley

Bejkush Birçe..

 Bekush Birce ! smiley

Ah sikur te humbte franca!!! keta djathrat e prishura i ka zene mallkimi i 3 milione irlandezeve dhe per 100 vjet nuk e marrin me veten. Mos renc ne goje te irlandezit dhe arixhiut!

Tashti eshte zyrtare: Fati eshte me ne! smiley

"Fati eshte veshur KuqeZi" thote tani komentatori qe akuzoi fatin pjesen e pare, qe na kishte braktisur. smiley

S'ka gje. Do ta marrim hakun kunder Luksemburgut. Francez njesoj jane edhe ato.

sa te madh e kishim flamurin ksaj here? 

Ketej nga shtepia ime kur mbaroi ndeshja bera shyqyr qe nuk u thye televizori. smiley

Hajde tani, kurajo, koken lart se do fitojme ndeshjen e radhes. 

Me mire t'u japim nenshtetesine ca arabeve (si "Franca&quotsmiley te vijne te luajne per ne.

ndeshje vertet e bukur, sidomos pjesa e dyte e saj , sytadiumi i varfer dukej i magjepsur , shqipot paten shume e shume raste te barazonin por fati nuk ishte me ne , gjithsesi ishte vertet ndeshje e bukur pare live smiley

 Vetem se rezultati si gjithmone negativ.

 Thuaj shyqyr qe jemi ne europe gjeogrfikisht,se te ishim ne afrike s'do ishte ndonjehere shans te luanim me keto ekipe te medha.

1990 shqiperi france 0-1.trainer a sulaj qe merrte 7-8 mije leke te vjetra.21 vjet me vone shqiperi france 1-2.trainer kuzhe qe merr 100 mije euro ne vit.ku ishim hicgjekundi .shqipot edhe njehere shkojne per lesh e kthehen te qethur.

Tani dhe nje humbje dinjitoze me luksemburgun dhe kuzhe na iken si barici.

100,000 eur ne vit s'besoj se eshte rroge e mjaftueshme per te terhequr trajnere cilesore

po si spo ja jep hakun kush shqipove per pjesen e dyte te pakten! vete komentatoret franceze e thane qe lujten me mire shqipot se francezet pjesen e dyte..zaten s`ka nevoje ta thojne ato se bente mu..

mjaft i nxite gjonat mo! sa shume negativitet qe paskemi pas mer per venin tone, per cdo gje tonen!

 ++5

5*

 PO kaq bythe kena ne, sa per i pjese loje, e bome detyren e fitum nji pjese loje, e ç'doni mo.......ky o takati jone.....

Ne pjese dyte i mbytem. Te kishim sulmues me te shkathet  i rrasnim te dytin.

te gjithe thone qe Lala eshte ''plakur'', nuk ben me per kete kombetare etj.. dhe  keshtu eshte.. po ja qe skemi tjeter per te luajtur rolin tij... futja e Lales i dha grinte lojes... i dha mesfushes agresivitetin qe mungoi ne pjesen e pare. sulmet e frances thyheshin qe ne mesfushe pjesen e dyte..

nderkaq, vazhdoi ta perseris... portjerin e kemi shume shume dobet..i shperqendruar,i pasigurte. golin e pare sduhet ta hante.

Duhet shkarkuar Kuzhe.  Trajner frikacak qe thot qe do bejme loje agresive ndaj Frances por vetem ne pjesen e dyte i'u leshon fre lojtareve te bejne loje sulmuese dhe te kene mundesi te fitojne ndeshjen.  Gjithashtu i'u duhet dhene shance me shume te rinjeve te tregojne dicka, se Skela, Lala e Duro  jane shume afer pensionit dhe nuk kane c'te japin me.

mu me habisi Dallku.u dukte si anoreksik po ka vrapu e sulmu me shume se te gjithe smiley

Nuk patem fat.

para golit te dyte te M'Vila kom ulerit nga 100 metra larg (nga D2-shi mo)

KUJDES 17-n!

Kom deshmitare peshkatare per kete.

Une nuk e di se ku ishin cunat ato 20 minutat e para po ne fushe jo i here. Pastaj shume e gabuar vendosja e Skeles ne krah. Kthimi i tij ne mes e ndaloi pak emoragjine. Sidoqofte ai nuk ka me nivel per ne kombetare dhe ne mungese te nje alternative per ta zevendesuar ne duhet te rishohim skemen e lojes.

Pjesa e dyte ishte perle dhe vertete gjynah qe ai rasti i trefishte nuk hyni. Vallahi ma kish qejfi per pak mish gjeli po nuk qe kismet. Te pakten u treguam dinjitoze dhe megjithese Franca nuk mund te quhet me ekip i madh, kjo nuk eshte pak.

Ene nji gjo te funit. Nuk shkoj mo ne D2 se te duket vetja si te vagoni i nonave me fmi.

ne ç'ore fillon ndeshja: Luksemburg-Shqiperi mo?smiley

 Ne 20:15 mo smiley

 1 me 0 per Luksemburgun smiley

Te behet qefi per fatkqesine tone? smiley

Jo, thjesht me vjen te qesh me gjene qe ndodhi nderkohe qe po shkruaja postimin: Menjehere pas golit te kundershtareve, Bogdani pati nje rast qe kushdo tjeter do e kish transformuar ne gol, edhe me bythe, por Bogdani jo, si i veçante qe eshte, e coi mbi traverse.

Prit se gati sa hengrem te dytin.

 E pashe e pashe... e gjuajti shtrak luksemburgezi, patem fat. Sonte mesfusha eshte bythe fare, dhe Veliu, mbrojtesi, akoma me bythe.

Per ata qe nuk e kane marre vesh akoma: Shqiperia po luan sot me tre sulmues!

 Kapllani te duket sulmues ty? Po Bogua? Saufen saufen...

Po mire mer, ata gjoja per sulmues i kane futur aty, pse ke te fusnin? Lymin e Tutit?

MUA smiley

Po mire pra, vishi kilotat e futu ne fushe, se s´ka ngel gjo tjeter per t´bo.

Ja e hoqi edhe Kapllanin, e ndryshoi edhe skemen, e ktheu ne 4-4-2.

mos e humbni besimin... kemi per ta fituar ndeshjen.smiley

edhe po se fituam ,nuk e humbasim besimin .smiley

do kete  ndeshje te tjera plot.smiley

po pra,  si tha zonja.....:  ''......, ne mos njeri, tjetri  Melken moj do ta marre.''.smiley

Epo ,sikur ai njeri te jete si Koci?smiley

ska problem, kemi ate tjetrin pastaj.smiley

p.s   Koçi  ka qene artist i keqkuptuar aso kohe.... ne fakt ka qene artisti i pare modern.... Salvator Dali-a shqiptar , mund te themi.smiley.   si tha:  zonje, une jam artist.. une bej zhaba qe qeshin... bej kuaj me çizme meksikane...smiley

kuajt e Dalise

 

 

 

 

 

po c'i donte zhabat, Meli .....rolling on the floor 

Meli donte B,por jo ty..smiley

 I pelqente  dhe fshati,gjasme.smiley

 

smiley sa qejf i kemi gabimet ne pasa ne ee loje koti  te pakten deri tani

 Sot na embelsuan Shpresat, fituan 4 me 3 kunder Moldavise smiley

u pa puna po nrroj po shoh Franc- Rumani..

shyqyr barazun ! ouff

Nuk po shifje Froncen tina?

Me ne fund e boni Bogdani. Hajt per hajer edhe me nje tjeter.

gol bogdani.. 1 me 1.smiley

Ej nuk ka mundesi te jete e vertete!

Goli i dyte? i vertete

2-1 per Luxemburgun, po s'ka gjo se i paskan unformat e kuqe. Kena shprese akoma me e kap vendin 3 ne grup po fituam te gjithe ndeshjet e mbetura.

ka mundesi. tanet po luajne me 10 lojtare... pastaj per kete arbitrin te gjitha nderhyrjet e luksemburgasve, jane te rregullta.. nuk eshte se dua te  justifikoj keta tanet, se spo bejne ndonje fare loje ne fakt, por gjithsesi ai su jep asnjehere faull.

me 9 thuj ..

Ja, tani po luajme me 9 lojtare, per ta prish synin e keq.

Mooooos, Bogu del me t'kuqe, na fiku. Cer tersi. Ka akoma 3 minuta.

O sa varikarsa qe jane... pas humbjes para 10 vitesh me Andorren, kjo eshte felliqja tjeter e madhe e kombetares.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).