Withers: “Ju dhe shqiptarët duhet të protestoni, ne ju mbështesim”

Kabllot diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që u publikuan së fundmi, hedhin dritë mbi marrëdhëniet konfliktuale mes bashkësisë ndërkombëtare, Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit Sali Berisha, të cilat në përgjithësi janë zhvilluar larg vëmendjes së publikut të gjerë në Shqipëri.

Në një raport diplomatik me kodin 10TIRANA65 dhe me klasifikimin “Konfidencial”, flitet për një takim mes Presidentit Bamir Topi dhe ambasadorit Withers në vitin 2010, në kohën kur po diskutohej mbi një projektligj të përgatitur nga qeveria për Shërbimin Informativ Shtetëror. Projektligji nuk u miratua pas protestave të ashpra nga ambasada e SHBA-së, NATO e BE. Kabllogramat hedhin dritë mbi seriozitetin e problemit.

“Në thelb, synimi i këtij ligji është që të kufizohet përgjegjësia për spiunazh të huaj të SHISH, të rritet përgjegjësia e këtij institucioni për spiunim brenda vendit, të kryejë funksionet e zbatimit të ligjit dhe të rrisë varësinë e institucionit nga Kryeministri”, raporton ambasada amerikane mbi këtë ligj. “Ndonëse ka pasur disa protesta publike mbi problemin e kufizimit të mandatit të drejtorit të SHISH dhe mundësisë së heqjes së drejtorit aktual, Bahri Shaqiri, ka pasur shumë pak diskutim për çështjet e tjera të krijuara nga ky ligj shumë shqetësues”, vijon raporti i firmosur nga ish-ambasadori Withers. “Shërbimi, siç propozohet nga ky projektligj, mund të kthehet në një mjet në duart e Berishës apo çdo Kryeministri në të ardhmen, për të shtypur rivalët politikë. Ndryshimet do të ndalojnë gjithashtu bashkëpunimin me shërbimet e huaja të informacionit të klasifikuar (përfshirë edhe tonin [CIA-n]) dhe do të dëmtojë besueshmërinë e Shqipërisë dhe aftësinë e saj për të monitoruar të burgosurit e Guantanamos që ka pranuar ose që ka rënë dakord të pranojë në të ardhmen”.

Të njëjtin mendim mbi këtë ligj kishte në atë kohë edhe Presidenti Bamir Topi.

Në raportin mbi takimin me ambasadorin Withers thuhet: “Topi mbështeti shqetësimet e ambasadorit mbi projektligjin për SHISH dhe tha se ky shërbim i “reformuar” siç paraqitet në projektligj, i kujton atij të frikshmin “Sigurimi i Shtetit” gjatë kohës së komunizmit. Gjithsesi, Topi pranoi se zyra e tij nuk e ka marrë ende një kopje të ligjit dhe se nuk i ka kryer ende një vëzhgim tërësor. Topi tha se ai ka bërë gjithçka që ka mundur për të mbrojtur pavarësinë dhe profesionalizmin e shërbimit të informacionit dhe se do të këmbëngulë kundër këtij projektligji”, vijon më tej kabllograma.

Gjatë takimit me Withers të zhvilluar më 27 janar 2010, Topi shprehu shqetësim të thellë për sulmet e qeverisë kundër institucioneve të pavarura, përfshirë prokurorinë, shërbimin sekret, median dhe gjykatat. Topi tha se bojkoti i Parlamentit nga opozita po bllokonte reformën në gjyqësor, reformë që kërkon 84 vota. Topi u ankua gjithashtu për mungesën e një opozite politike profesionale në Shqipëri, duke thënë se ai vetë nuk qe në gjendje të merrte këtë rol. Aftësia e tij për të negociuar mes qeverisë dhe opozitës qe e kufizuar për shkak se Partia Demokratike nuk e pranonte atë si negociator.

Ambasadori Withers tha se ai kishte të njëjtat shqetësime mbi presionin e qeverisë ndaj institucioneve të pavarura.

“Ai i tha Presidentit se Topi dhe shqiptarët e tjerë duhet të ngrihen dhe të flasin hapur mbi demokracinë shqiptare në përmasa shumë më të gjera sesa (bëjnë) aktualisht”, thotë kabllograma konfidenciale 10TIRANA65.

“Bashkësia ndërkombëtare mund t’i mbështesë veprimet e shqiptarëve, por nuk mund të flasë në emër të tyre apo në vend të vetë shqiptarëve”, vijon kabllograma.

5 Komente

ja mesuam ca sekrete dhe me konkretisht cfare flisnin amerikanet (zyrtaret amerikane) midis tyre ne lidhje me problemet shqipetare. Konstatuam se edhe ata, ashtu si edhe shumica e "analisteve" tek PPU-ja ishin mese koshiente per korupsionin ne nivel kryeministror dhe per te gjitha pasojat qe barten nga nje qeverisje e keqe me njerez te ligj ne krye. Megjithese keto qe morrem vesh i perkasin nje periudhe prej 2007 deri ne 2010, cuditerisht, ne vend qe politika amerikane te ashpersohej ndaj asaj shqipetare, shofim sesi nje ambasador i emeruar ne fund te 2010 te lavderoj kryeministrin shqipetar (sali berisha eshte me te vertete burre shteti - ka thene arviziu vetem disa dite pas masakres se 21 janarit), tamam sikur po keta (zyrtaret amerikane) te mos kishin folur aq hapur dhe qarte me njeri tjetrin per krimet dhe vjedhjet e ketij kryeministri. 

Mos valle vete amerikanet (zyrtaret e larte e kam fjalen) jane per vehte legena? Nese dikush mund te me thote  se une nuk marr vesh nga dipllomacija dhe se kjo qe ata po bejne eshte dipllomaci, une po i them ne advance qe kjo jo vetem qe nuk mund te quhet dipllomaci, por as edhe kurvllik; me keq akoma.

+1

sheme, per ngjarjen e 21 janarit, duhet ta kuptosh, se mentaliteti amerikan dhe perendimor, eshte ca ndryshe nga ai shqiptar, pra demostruesi kur prek policine, duhet te presi edhe plumbin, keshtu eshte te pakten ne USA.  

 

 

Kur shkova ne Belgjike me not, ja ashtu me vrau policia kot!!!! smiley

Ca po thu o Pjer, prandaj i tha arviziu "burre shteti" frymorit se na vrau 4 veta? Po ene ne Egjypt, Tunizi dhe se fundmi ne LIBI, njerzit jane vrare se kane sulmuar policine, por amerikani i pajisi me arme rebelet!!!

 Ee po revolucioni i 1989-90, tani po kryhet ne boten arabe. Pas 21-22 vjetesh. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).