Wikileaks, Ambasada USA: Agron Kuliçi, i korruptuar dhe ndoshta bashkëpunëtor i vrasësit Dritan Dajti

Agron Kuliçi, n/drejtor i pergjithshem i policise se shtetit, – “drejtori real” i saj, sipas stilit te njohur Berisha “dyshi eshte njeshi”, – eshte nje person shume i dyshimte per ambasaden amerikane ne Tirane. Nje kabllogram i Wikileaks “konfidencial” drejtuar DASH nga ambasadori Withers shkruan lidhur me ish-truprojen personale te Berishes, sot ne krye te policise:

“Ne kemi arsye të besojmë, sikurse edhe disa agjenci inteligjente amerikane se jo vetëm praktikat korruptive për Kuliçin jane tashmë të njohura, por vetë Kulicaj, ndoshta ka ndihmuar Dritan Dajtin për t’i shpëtuar arrestimeve të dështuara në të shkuarën”.

 

Duke cituar burime brenda Policisë Shqiptare, ambasada amerikane në shqetësimin për zotin Kuliçi njofton departamentin amerikan të shtetit se operacioni për kapjen e Dritan Dajtit u zhvillua pikërisht në muajin Gusht kur Kuliçi ndodhej jashtë Shqipërisë për mos t’i dhënë mundësi sinjalizimi Dajtit”. Dritan Dajti në gusht të dy viteve më parë vrau 4 policë gjatë një tentative për ta arrestuar.

 

Burgaj, ambasadës: Unë nuk merrem dot me Kuliçin, thuajini Berishës për të

Komenti mbylles i ambasadorit Withers në këtë kabllogram nxjerr në pah pozicionin e vështirë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit përballë vartësit të tij Agron Kuliçi: “Burgaj na ka shprehur se ai ka problemet e tij me Kuliçin dhe të tjerë të supozuar për korrupsion në polici dhe lidhje me krimin e organizuar. Zoti Burgaj është i intimiduar pasi Kuliçi është një i afërt i kryeministrit dhe ish-bodigard i tij. Sugjerimi Burgajt lidhur me shqetësimet e ambasadës në lidhje me Kuliçin duhet t’i prezantohen kryeministrit Berisha, i cili është i vetmi që mund të marrë vendimin mbi postin se ku mund të punojë ish-bodigardi i tij”…

Kush është Agron Kuliçi

Agron Kuliçi, aktualisht zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit, prej gati dy dekadash ka hyrë dhe dalë në Policinë e shtetit. Pas rënies së qeverisë Meksi, ku shërbeu si figurë e ulët në polici dhe formimit të qeverisë së Pajtimit Kombëtar, emërohet shef komisariati në Elbasan. Në maj 1997, plagoset gjatë masakrës së Cërrikut, ku mbetën të vrarë gjashtë gardistë dhe u plagosën 16 të tjerë.

Gjatë kohës që Berisha ishte në opozitë shërben pranë selisë së PD-së si truproje e tij personale dhe rikthehet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, pas ardhjes së tij në pushtet në shtator 2005, në postin e zv.drejtorit, post që vijon ta mbajë.

Posti i tij është komentuar si dora e Berishës në Policinë e Shtetit. Një vit më parë, ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, e akuzoi Kuliçin si pjesëmarrës në trafikun e naftës “Virgin”, duke bashkëpunuar me biznesmenë afër qeverisë dhe punononjës të tatim-doganave.

 

 

 

 

**************

Wikileaks, nisin të shfaqen kabllograme me statusin “sekret” për Shqipërinë

 

Në platformën Wikileaks, kanë nisur mbrëmë gjatë natës dhe sot në mëngjes të shfaqen kabllograme me statusin “të klasifikuar” “konfidenciale” dhe “sekret” të lidhura me Shqipërinë. Deri tani, kabllogramet kanë qenë me statusin “të paklasifikuar” dhe/ose për “përdorim zyrtar”. Në kabllogramet sekrete të dala deri tani shihen raportime të Ambasadës edhe per vitin 1997 në Shqipëri, marrëdhëniet shqiptaro-greke, detaje nga jeta e eksponentëve të ndryshëm politikë në Shqipëri dhe zyrtarë të lartë. Shumë me interes janë disa kablograme ku paraqiten informacione se në rangje shumë të larta të shtetit gjenden persona të lidhur me krimin dhe me personazhe të krimit shqiptar, madje të dënuar për vepra shumë të rënda penale. 

6 Komente

 Tak tak tak , prokuroria????? ka njeri brenda???? desha te flas me prokurorine ?! tak tak tak ......   Asnjeri nuk e hap deren .

Tring tring tring ....alo aloooo aloooooo prokuroria ?!?!? dua te flas me juve ?? a ka njeri ne ate ndertese???? ...Asnjeri nuk pergjigjet.
 

Keshtu qytetari e beri detyren e tij civile , dhe nuk pati ate qe meriton. Nisi gjithshka keshtu , ne heshtje , gjerat dolen sheshit , populli u inatos , beri revolucion .... revolucion , revolucion pa lider , revolucion kundra liderve .....

....ishte ender edhe kjo . Do te doja te isha Francez i vitit 1789 sesa Shqiptar i vitit 2011.

 

alo alo alo, une te degjova se zerin tend te ngrohte une prane e dojaaaaaa! A do te vish dhe ti te rish me mua sepse une nuk dua tjeter njeriiiiii tatata taratataaaaaaa. smiley

Kendon: Julien Assenge. Texti: William Withers, Orkestron: Berisha, S., Rama, E. et al, 

Ah, kur do te vije ajo kenga me kabllet TOP SEKRET !!!!

 kur do te vije ajo kenga me kabllet TOP SEKRET !!!!

Kur ti dhe un, me flamuj JO KUQ E ZI te kthehemi dhe te japim kontributin tone ...

 me pare, mundohuni te organizoheni ketu tek peshku! smiley

 jo per gje, por dua te jem edhe une! 

E çuditeshme, njerzit e Buall Mavrise, dalin te implikuar me krimin. Si nuk doli nje i paster xhanem.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).