Bashkia e Tiranës u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë ligjin dhe të mos ndërtojnë pa leje. Gjatë inspektimit të punës në zonën ku rreth 1 muaj më parë nisi aksioni për prishjen e një ndërtese 5 katëshe, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha tha se “gjejmë rastin t’i bëjmë edhe një herë thirrje qytetarëve të Tiranës, që të mos ndërtojnë pa leje dhe të bashkëpunojnë me Policinë Bashkiake, sa herë që konstatohen raste të ndërtimeve pa leje”

Një muaj më parë, shtoi ai, këtu kjo hapësirë publike ishte zënë me një ndërtesë 5 katëshe pa leje, ndërsa sot, falë vullnetit të Bashkisë dhe Policisë Bashkiake për të zbatuar ligjin, gjithçka është kthyer në gjendjen fillestare.

Hoxha theksoi vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës për të mos lejuar informalitet dhe shkelje të ligjit, ndërsa tha se, zbatimi i ligjit është në të mirë të të gjithëve.

Sipas të dhënave të Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës, janë konstatuar rreth 300 ndërtime pa leje, për të cilat janë dorëzuar akt-kontrollet si dhe është bërë prishja e rreth 30 ndërtime apo shtesave pa leje.

16 Komente

Jo jo,pa merak.

Shkrim I pasakte. Hoxha po flet per ndertimet pa leje pa tager zyrtar. Basha e ka komanduar dhe per ndertimin por nuk e ka emeruar. Nese e emeron zyrtarisht atehere ka shume gjasa te jemi ne pragun e nje superskandali qe do plase shume shpejt dhe nga kjo do ferkojne duart kundershtaret e Bashes ne PD.
Ky e ka dosjen mal me ze e figure.

 Kotho, ky ne cdo kanal te titrat shfaqet si drejtor... Po thua qe eshte i komanduar, i paemeruar? Po pse? Mos ngaqe ka akuza se ka torturuar njerez kur ishte polic mbas 21 janarit? Do kete ndonje tjeter ky se kete me tortura nuk llogariten fare ketu.

Jam duke thene qe ky kokerr legeni nuk eshte dhe i inspektoriatit te ndertmit.
Ky vepron me moton : t'ja dini per nder Lulit. Keshtu shprehet ky mi halesh. Do jete katastrofe emerimi I ketij ne punet e Tiranes. Ka dhe nje lidhje interesante ky me drejtorin e policise se Tiranes... Vijon historia per kete...

Po nxirre pra mos bej kot interesantin me "vijon historia". Thuaje po je burre cfare di - apo ke frike mos del tek Wikileaks?

Une nuk e kuptoj se si mund te ndertoj njeriu, pa lejen e Bashkise apo Komunes.  Kesaj i thone te genjesh, vetvehten. Diçka abnormale.  

 Ah po me te bere thirrje kot e ke. Duhet te zbatohet ligji ,shkeli ligjin ndertoj pa leje fute brenda ,po haj mo albanistan hesapi.

 Mos ndertoni pa leje, nese s'jeni malok.

"... Bashkia e Tiranës u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë ligjin dhe të mos ndërtojnë pa leje..."

Kjo  "thirrje" e ekzekutivit te ri,  me solli  ndermendje nje ndodhi  te hershme.

Po ja urrefej:

 Nje Aga gjirokastrit, e kishte  per adet, qe te xhumave te shkonte  ne Dervician, tek argatet(bujq qe punonin tokat  e veta ne fushe te  Drropullit) minoritare. Gjithmone mbante dhe nje qingj me vehte qe e kishte bere manar.Manari  ishte rritur goxha dhe  shendoshur e bere,..   tamam si manar agai.

 Agai, i rrethuar  prej bujqve, ku seicili kush e kush te  binte ne  sy te tij, se e rrepektone me shume again, hyri ne klubin e Dervicianit, qe ishet prone e nje çifuti, per nje kafe.Aty fol agai e i  drejtohej, here Vasilit e here Thanasit, nje here tjeter Janit pas tij Kostes, kaloi  nje cope here kohe.Argatet qe agai u permendete emrin i pergjigjeshin : "ne(po, greqisht)  aga, perendia ju shtofte  ymerin, juve dhe na asfaliste halet  neve..!- Ja kishin zene tere pamjen e deres jashte.Keshtu qe manarin nuk ja  zune syte.Por  mendoi se argatet e dinin qe ishte shelegu  i agait dhe "ligiji i pashkruar"  dihej qe  e mbronte  nga çdo ujk  me dy kembe.

 Si ju duk se boll bisedoi me argatet, agai u ngrit dhe  doli jashte.

Perdrodhi syte nga tere anet,  por shelegun nuk e pa. 

-Prryyy sheleg!  -  leshovi  zene me te cilin e ndillte por shelegu  sundje. 

-Pa dilni ju  more! Beni  tutje e t`hu  dhe  me sillni manarin!-ju drejtua argateve

-Ne aga !- ju gjegjen  me nje  ze argatet dhe u haperdane fshatit dortaraf. Agai  zu  te  turfullonte, kur pa se as shelegu  e as argatet,  nuk po i vinin tek dyqani içifutit.

Nuk ju durua me dhe urdheroi  te vinte "allaminute"  tellalli.

I erdhi  menjehere dhe pa nje  pa dy  ju paraqit me fjalen:"Ne aga!"

-Degjo ketu ti brekbran !  Me sa fuqi  te keshe ne gryke, bertit qe kush  ka marre llafo shelegun e agait, ta  sjelle nje dekike e me pare, se vallahi- bilahi, hatane kam per t`i bere!

-Nuk  mire lafos shqipe,  por  ne greqisht aga..

-Ne greqish ne greqisht e nete sateme, por  ta marrin mire  vesh se.. po qe se vun dore ne manarin tim, ne mall te agait, ta dine mire se ..he keput qafen e thuaja mire ketyre derrave, qe t`i vene gjishtin kokes... me mallin  (ligjin) e agait !

 Dhe  tellali zuri  e u  foli greqisht argateve,bashkefshatareve.

"Kush e ka merre,  gabimisht shelegun e agait, ta zieje  pra ta haje,  se ..na bertet  agai!.."(ata qe dine greqish e marrin vesh rimen e bukur ne greqisht, te  thirrjes tellallit)

 Agai  qe nuk merrte  vesh greqisht, sapo permendete tellalli ne fund te thirrjes  emrin "agai", turfullonte:

..-E  vras, vallahi !..... Mirepo   shelegu i  agait  vate....edhe me tere ate thirrje  te  tellallit.

 

 

Me fjale te tjera Grave, Mos boni si them une po boni si boj un.

 E bukur kjo! Do ishte më mirë: ti që ke marrë shelegun e agasë ta zjesh e ta hash. Në vetën e dytë.  Ashtu funksionon rima. 

-E  vras, vallahi !

hahaha.

 Tregojnë një tjetër histori Grava, me një sekretar partie marangoz dhe minoritar në Dropull. Kishte shkuar në mbledhje e nuku dinte të thoshte "do zbërthejmë çështjen e partisë" e tha: erdhëm të ksekarfosim çështjen e partisë.

 

 Oranje Leeuw. -ju  e keni me te sakte.Flm E  di dhe ate  te  sekretarit  por....

Bejne sehir per 20 vjet presin sa te mbushet gjithe vendi me ndertime pa leje pastaj kujtohen te marrin masa.

"Mos peshtyni ne toke"

Thirrje karagjozesh te nje shteti karagjoz  Ata qe kane nxitur e ngritur Ndertimin e Pa Ligjshem ne te gjithe Shqiperine vene tellallin smiley . Nenkuptimi duket qarte ..."bathoriste , prisni edhe i cike sa ta dajme shapin nga sheqeri ke Shabon Memia. Kush a me ne e kush a kunder nesh "

dhe e vulos i plorfuqishmi i Lagjes se Bulevardit ne thenien Perle : ...të bashkëpunojnë me Policinë Bashkiake, sa herë që konstatohen raste të ndërtimeve pa leje” smiley...dhe po shtojme se ne kete qytet mijra kilometra katrore me 15 miljone banore , Policia e ka te veshtire te kullote mejhane ne mejhane te shtetit Sali - Jozefpercka ! Une do ti ftoja shoket e Bashkise policet e te plotfuqishmit e Lagjeve , me te perndertin Lul ne krye te vrojtojne LOPET .

Kur nuk kane se cfare bejne e jane te ngopura MUUUUUU - allisin ...Kur bejne qumesht nuk nxjerrin ze smiley . Le qe kane Shaben si shembull qe nuk bo si Tellall , po pa ze Ligjeron Ndertime te Paligjeshme !!

 

 

Nuk do ish keq te dilte prape moda e "tellallit",qe te kalonte neper rruget e Tiranes dhe t'ua kujtonte per dite :

"O Milet ,degjoni e mbani vesh ,Lartmadhnia e bashkise sone ju kujton ,qe nuk duhet te ndertoni pa leje ,sidomos te "kuqte" ,se vjen "demi" i bashkise dhe u'a prish.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).