“Urdhëri i Shkëlzenit për Gërdecin”
02/09/2011 19:30

 

“Urdhëri i Shkëlzenit për Gërdecin”

Kabllogrami i datës 20 qershor 2008 përcjell detaje të rëndësishme deri më tani të panjohura për tragjedinë e Gërdecit të cilat Ambasada Amerikane i ka siguruar pas një takimi që ambasadori Withers ka zhvilluar me shefin e Shtabit, Luan Hoxha me kërkesë të këtij të fundit.

“Në një klimë politike të nxehtë, shefi i Ushtrisë, Luan Hoxha kërkoi të takohej me ambasadorin për të folur rreth shkarkimit nga detyra, bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme përfshi pikëpamjet dhe faktet rreth Gërdecit”, shkruhet në hyrje të kabllogramit.

Në këtë takim gjeneral Hoxha ka treguar ngjarjen, sipas versionit të tij, për atë që ndodhi më 15 mars 2008.

Ndryshe nga ajo që tha në deklarimin publik duke fajësuar mënyrën se si operohej në Gërdec, Hoxha, sipas dijenisë së tij, thotë se ish-ministri Mediu ka marrë të gjitha vendimet, që nga zgjedhja e Gërdecit si pikë demontimi, çfarë lloj municionesh do të

 
shkatërroheshin përfshi kohën e kryerjes së demontimit.

Sipas Luan Hoxhës, vijon kabllogrami, personeli i ushtrisë ishte drejtuar të transportonte municionet, të ruante zonën e demontimit dhe asgjë më shumë.

Gjatë gjysmës së projektit në dhjetor 2007, Hoxha ishte urdhëruar nga Mediu pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut.

Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas sipas Luan Hoxhës, u konfirmua si Shkëlzen Berisha djali i kryeministrit. Dëshmia e Hoxhës thotë se pas telefonatës u vijua me dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa patur asnjë vonesë.

Gjithnjë, sipas kabllogramit, gjeneral Luan Hoxha është pyetur nga ambasadori Withers nëse këtë informacion ja ka përcjellë Prokurorisë, ai është përgjigjur “Po” dhe se ja ka paraqitur të gjithë dokumentacionin prokurorëve, por jo atë pjesë për djalin e kryeministrit, pasi për Hoxhën ishte jo e sigurtë që të fliste.

Që hetimi të jetë i sukseshëm ka sugjeruar ambasadori Withers, atëherë ata që e dinë të vërtetën duhet të flasin.

Zoti Hoxha gjatë bisedës ka pranuar që në interes të drejtësisë ai duhet të flasë, por nuk ka konfirmuar nëse do ta bënte një gjë të tillë.

Gjithashtu Hoxha ka pohuar se janë edhe shumë të tjerë që e dinë këtë informacion.

Duke komentuar deklarimet e Luan Hoxhës ambasadori Withers thotë:

“Ky është incidenti i dytë kur një zyrtar, shpreh shqetësim i rrethuar nga frika për jetën dhe profesionin në mënyrë konfidenciale një ambasadori. Rasti i parë është ai i nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu. Disa prova të tjera mbështesin versionin e ngjarjeve të përshkruara nga Luan Hoxha. Si shef i ushtrisë marrëdhëniet me ish-ministrin Mediu ishin gjithmonë të tendosura, sikurse në marrëdhëniet tona, ai duket se në mënyrë frekuente ishte jashtë loje duke patur mungesë autoriteti për të përmbushur detyrat në zyrën e tij. Sipas të dhënave publike, prokurorja e përgjithshme duket se e ka fokusuar investigimin e saj përtej nga ushtrisë në vetvete dhe Mediut kjo mbase provat e kanë çuar në atë drejtim deri më tani. Nëse versioni Hoxhës përmban elementë të vërtëtë - shkruan Withers - mund të ndihmojë në dhënien përgjigje të elementëve relevantë dhe pyetjes më të madhe: Përse kryeministri ka avancuar më përpara sulmet konstante në institucionet e pavaruara pikërisht në këtë kohë, duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar duke ngritur pikëpyetje për kredencialet demokratike të Shqipërisë kur ndodhet përpara ratifikimit të marrëveshjes më NATO-n”.

25 Komente

Mbase del dhe ai kablli per Azem Hajdarin.. smiley

Asgje e re deri me tani.. kto i dinim.

 po a i di ai "new mat"

5 yje per titullin, e lexoj sikur ne shqiperi jepet urdheri 'shkelzeni' dhe kete radhe eshte dekoruar gerdeci.

edhe mua ajo pershtypje me jepet... edhe po me pelqen si skenar smiley

  Tak tak tak , prokuroria????? ka njeri brenda???? desha te flas me prokurorine ?! tak tak tak ......   Asnjeri nuk e hap deren .

Tring tring tring ....alo aloooo aloooooo prokuroria ?!?!? dua te flas me juve ?? a ka njeri ne ate ndertese???? ...Asnjeri nuk pergjigjet.
 

Keshtu qytetari e beri detyren e tij civile , dhe nuk pati ate qe meriton. Nisi gjithshka keshtu , ne heshtje , gjerat dolen sheshit , populli u inatos , beri revolucion .... revolucion , revolucion pa lider , revolucion kundra liderve .....

....ishte ender edhe kjo . Do te doja te isha Francez i vitit 1789 sesa Shqiptar i vitit 2011.

 

Si keqkuptim midis Berishes se vogel dhe Hoxhes ngjan kjo e gjitha smiley

kalon cdo gje ...

po pse e vrane si qen rrugesh Kosta Trebicken? Po ja per tua mbyllur gojen ketyre te tjereve. Mesa shoh dhe kuptoje une e keqja na vjen nga matane atllantikut, prandaj duhet filluar me djegjen e ambasades amerikane. Keta muter kur i paskan ditur tere keto pislleqe pse na sillen si nuse tere namuz? Fuck off Amerika and its democratic principles!!! 

randaj duhet filluar me djegjen e ambasades amerikane.

E ke menduar mire kete idene? Ky eshte urdheri i Partise?

Qeverisje mafiozesh kerrma, me opozite mafiozesh kerrma.  Per "koncidence" te gjithe ish-komuniste.

 une do bej nje tatuash ku shkruhet uikiliks-shqiperi.... qe te mos harroje... se edhe ndodh, te harosh, edhe te bejne te harrosh!

 

Gjithë njerëzit që i hapën rrugën mafies

Nga Mero Baze

Ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, Gjeneral Luan Hoxha, citohet të ketë denoncuar djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, si njeriu që ka bërë presion të mos ndalej procesi i demontimit në Gërdec. Gjeneral Hoxha i ka dëshmuar ambasadorit amerikan në Tiranë, skenën e presionit telefonik të Shkëlzen Berishës dhe më pas ka thënë se nuk mund ta denoncoj dot në Prokurori, pasi nuk ka besim tek hetimi dhe është i pasigurt për jetën e tij. Nuk dua të merrem më me faktin që fabrika e Gërdecit është pronë reale e Shkëlzen Berishës. Siç e thotë dhe Gjeneral Luan Hoxha, këtë e dinë dhe shumë vet të tjerë, përveç tij. Ajo që më trondit në gjithë këtë histori, është roli kyç i personave që i kanë hapur rrugën mafies shqiptare në pushtet. Një fajtor i madh i pafajshëm në këtë histori, është ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Përfytyroni një gjeneral tjetër në një vend tjetër të botës, qoftë dhe në vende të botës së tretë, që të kërcënohet në telefon nga i biri i kryeministrit që merret me trafik armësh dhe të ketë frikë për jetën e tij, deri në atë shkallë sa të mos shkoj të bëjë as denoncim në Prokurori për këtë çështje?! Askund, përveç shteteve ku diktaturat e familjes qeverisin. Në çdo vend normal të botës, i biri i kryeministrit mund të kërcënohet nga shefi i shtabit nëse ka probleme me ligjin, por kurrsesi e kundërta.  Por, kjo tashmë ka ndodhur dhe si Luan Hoxha janë dhjetra zyrtarë të lart të shtetit shqiptar, të cilëve Shkëlzen Berisha u ka dërguar sms, fakse, telefonata dhe njerëz, për t’i hapur rrugë biznesit të tij vdekjeprurës. Fakti që të gjithë këta njerëz heshtin dhe mbi të gjitha, fakti qe prokuroria është e lehtësuar që këta heshtin, tregon shkallën e degradimit të shtetit shqiptar dhe drejtësisë në këtë vend.

Ne jetojmë në një vend, ku Shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka frikë për jetën e tij, për shkak të aferave të të birit të kryeministrit. Dhe, mendoni sa të sigurt e kemi pasur mbrojtjen e Shqipërisë, me këtë gjeneral në krye të vendit. Përfytyroni që ne të ishim shtet në luftë me Serbinë apo Greqinë dhe nëse niste lufta, Gjenerali ynë kryesor, përmbi fatin e Shqipërisë, të kishte frikë për jetën e tij!!!.  Fakti që në një shtet si Shqipëria, një gjenerali të tillë i bie në pjesë të jetë në krye të ushtrisë shqiptare dhe të iki prej andej si fajtor, pa guxuar të tregojë fajtorin real, tregon se si i seleksionon pushteti  njerëzit që duhet t’i hapin rrugë mafies në këtë vend.

Përfytyroni pas Gjeneralit, që e kishim zgjedhur për të ruajtur Shqipërinë, se si është sjellë Prokuroria me këtë çështje.  Ata kanë në dorë faksin që Ministria e Drejtësisë i ka dërguar Shkëlzen Berishës për ta informuar për procesin e miratimit të kuadrit ligjor për Gërdecin, kanë në dorë dëshmitë e sekretareve të Aldo Bumçit që faksi ju dërgua Shkëlzen Sali Berishës, kanë hyrje daljet e Shkëlzen Berishës tek Fatmir Mehdiu të regjistruar në video dhe në bllokun e sekretares, kanë dëshmitë e njeriut hije të Shkëlzen Berishës, Rrahman Selmanllarit, që bën deklarata të gënjeshtërta lidhur me lidhjet e tij me Gërdecin, kur provat tregojnë të kundërtën, kanë përfshirjen e Fahri Balliut në ndërtimin e fabrikës së Gërdecit me një kompani ku ka futur të bijën e tij pronare, kanë dëshmi të punonjësve të administratës së Ministrisë së Drejtësisë, Mbrotjes dhe Ekonomisë, për bezdisjen e Shkëlzen Berishës derisa u miratua kuadri ligjor, dhe nuk e kanë marrë asnjë ditë në pyetje Shkëlzen Berishën.

Arsyeja është se ndjehen të pasigurt!!! Dhe, me këtë arsyetim, ne shqiptarët duhet të kemi një Shef Shtabi djalë të mirë, por frikacak, një kryeprokurore vajzë të mirë, por që ka fëmijë dhe familje dhe edhe ka frikë, dhe për këtë shkak t’i hapim rrugë një regjimi familjar në pushtet, që sundon duke kërcënuar dhe shantazhuar institucionet, të cilat tanimë kanë rënë.

Dhe, si  për ta kompletuar këtë panoramë të dorëzimit të pushtetit para mafies, në një analizë të ambasadës së SHBA-së në Tiranë mbi politikanët e korruptuar dhe të lidhur me mafien, mes të tjerësh ishin dy figurat që janë “yll në ngjitje” në PD, Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha.

Në  portretin që u bënte ambasada në Tiranë, të dy politikanët e rinj të PD-së vlerësoheshin si të lidhur me grupe kriminale dhe droge, të cilët i kane përdorur në zgjedhjet e vitit 2009 në Fier dhe Elbasan. Për Olldashin citohej  një emër konkret i një personi të inkriminuar, që në bashkëpunim me Enkelejd Alibeajn, kanë liruar vrasës për t’i përdorur në fushatë. E njëjta gjë citohej dhe për Lulzim Bashën ne Elbasan. Problemi që lind pas kësaj, është se si ajo parti, e cila thuajse nuk ka më asnjë institucion veç Sali Berishës, djalit dhe vajzës së tij, që emërojnë gjithkënd, u ka hapur rrugë pikërisht këtyre dy politikanëve të vetëm të etiketuar nga ambasada amerikane si të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Kjo është shenjë që tashmë shoqëria ku jetojmë, partitë, institucionet, njerëzit e thjeshtë, e dinë se çduhet të bëjnë. Ata duhet t’i hapin rrugë mafies. Në një vend ku gjenerali kryesor ka frikë të birin e kryeministrit, një kriç i papërgjegjshëm, që sillet rrugëve me çantë me para, në një vend ku prokuroria gëzohet që njerëzit nuk denoncojnë aty familjen e kryeministrit, në një parti në pushtet që u hap rrugë atyre që janë të lidhur me krimin dhe kriminelët në këtë vend, mos prisni që shoqëria të veprojë ndryshe.

Standardi që ka vendosur regjimi familjar i Sali Berishës, tashmë është pranuar nga disa si fat dhe nga shumica si fatkeqësi, por aman gjithsesi është pranuar. Tashmë as fëmijët e Sali Berishës nuk kanë nevojë të kërcënojnë më, as Shkëlzeni nuk ka nevojë të telefonojë dhe të bëj fakse, as Argita nuk ka nevojë t’i bëjë telefonatë tatimeve të fshehin të ardhurat e Fazlliçit, as Liri Berisha nuk ka nevojë të marrë çdo ditë në telefon Motrën e Gimes në Ministri të Shëndetësisë, për ta porositur ku do gjejnë paratë e radhës për fondacionin e saj, as Agim Shehu nuk ka nevojë t’i bëjnë telefonatë për të gjobitur bizneset e njerëzve të opozitës, as Sali Berisha nuk ka nevojë të shajë dhe mallkojë më shefin e ri të Shtabit të ushtrisë, kryeprokuroren, apo kryetarët e gjykatave . Të gjithë e dinë se duhet t’i bëjnë.  Të gjithë janë në garë kush ta kuptojë më mirë dhe më shpejt çfarë do Berisha, çfarë do Liria, çfarë do Argita, çfarë do Shkëlzeni dhe të nxitojnë ta bëjnë. Të gjithë i hapin rrugë rregjimit , i cili në fakt është një pakt i ndyrë i mafies primitive të këtij vendi, me ca burracakë që janë ushtarë të saj në pushtet.

10 *

 ZGJOHUNIIIIIIIIIIII ...eshte kohe qe neve te kthehemi atje dhe te bejme revolucioni e DREJTE ... Le te bashkohemi kundra cdo partie (  nga e roza deri te blu-ja) . nuk na perfaqsojne , Na kane vrare , po na vrasin ....dhe neve i PAGUAJME PER KETE !!!!

NEVE PAGUAJME VRASESIT TONE , HAJDUTET E DINJITETIT TONE , DHUNUESIT E ATIJ VENDI PLOT ME VLERA : ZGJOHUNI ! 
 

kontaktoni nese keni ide rreth temes. Klodi 

Edhe Shqiptari duhet te Zgjohet 

po une sa ika...prap te kthehem? vari trap1n, i zgjidhin vet punet e tyre kto. 

 Pikerisht ti duhesh , ti qe sapo ke ikur ! ....un kam ikur nga shum vite , peshen e mungeses tani po e ndjej ketu ( nga qe ketu u arsimova dhe punova) . Me mungon ai vend aq sa un (ndjej) qe i mungoj atij! ....Nje jete e sakrifikuar eshte nje sakrifice per shum jete . Nderro mendje ....
Nuk jane Shqiptar ato qe vrasin , shfytezojne , grabisin Shqipetar ...... 

LE TE KTHEHEMI NE VETE !!!!

Klodi,sigurohu te jeni shume,se ndryshe nuk beni dot pune ketu. Thjesht do zhgenjeheshit .Nuk ka me keq se zhgenjimi.Je me mire aty ku je ,se te pakten shpresoni dhe na mbani moralin lart dhe neve ,qe na ka rene risku te jetojme ketu . 

 HAHAHAHAHA!!!

Ky eshte komandanti i ushtrise se NATOS!!

Ej, ky t'mori edhe Bamirin me vete dhe t'kerkojne strehim politik ke ambasada amerikone! 

 

Mesa di une, mafja apo mafiozet bejne cbejne por shtetin e kon fryk. Po kur nuk ke fryk as edhe shtetin cfare je? Prandaj ti thuash saliut dhe familjes se tij "mafioze" me duket se nuk qendron. Ata jane si nje lukuni ujqish te urritur qe zbresin nga mali.

 Clidhje ka Berisha me filmin, me festivalin, me te ftuarin ne Durres! Eshte e nevojshme te ndodhi nje eveniment i tille si kjo darka e kryeminstrit show off ? Ku jane figurat e kinemase tone ? Cfare eklipsi !

Po ju s'e kuptoni. Berisha eshte art-dashes i vjeter. Jane pikerisht filmat e Coppolas (bashke me revolucionin ne Hungari e Ceki) qe e detyruan Berishen te behej antar i PPSH-se.

Te bacio la mano, Don Berishione! smiley

Propozoj qe  pas qafthyerjes se BISHES nje rruge ne Tirone ti jepet emri Julian Assange

 yeap! 

edhe ti çunit kur ta bësh, vërja emrin Julian. smiley

haha cunit ja kam zgjedh me kohe smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).