Nga NOA.al

Tetovë, 3 shtator, NOA – Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot për botimin e librit të historisë në Maqedoni, ku Ilirët cilësohen si kusarë, ndërsa shqiptarë nuk quhen pasardhës të tyre. Dega e Aleancës Kuq e Zi në Maqedoni e cilësoi këtë ngjarje si provokim dhe kërkoi marrjen e përgjegjësive nga drejtuesit dhe historianët që kanë marrë përsipër shkrimin e fakteve.

“Aleanca Kuq e Zi dënon ashpër shtrembërimet historike dhe fyerjet që i bëhen komunitetin shqiptar, kulturës, trashëgimisë dhe gjithë asaj që përbën identitet nacional të tij, në librin shkollor të klasës së VI. Në këto tekste kosiderohet që “Ilirët kanë qenë kusarë”, tha sot Valon Kurtishi, koordinatori i Aleancës Kuqe Zi për Maqedoninë.

Kurtishi tha se Aleanca Kuq e Zi kërkon që Komisioni Nacional i ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, duhet që “sa më shpejtë të përmirësojë gabimet e qëllimshme në këtë libër si dhe dorëheqjen e menjëhershme të z.Zoran Radiç nga posti i kryetarit të Komisionit Nacional për Librat Shkollorë”.

Kurtishi tha se shumë shpejt Aleanca do të paraqesë dhe projektin për libra shkollorë të unifikuar për gjithë shqiptarët në rajon.

“Aleanca Kuq e Zi së shpejti në bashkëpunim edhe me organizatat tjera simotra civile do të dalë me një propozim dhe projekt konkret për unifikimin e librave të gjuhës dhe letërsisë shqipe, historisë dhe gjeografisë kombëtare për gjithë nxënësit shqiptarë në Ballkan dhe kudo janë ata në emigracion”, tha ai.

a.k/NOA

16 Komente

Nderkohe ne lajme "pa lidhje":

Greqi, LAOS kërkon autonominë e Vorio Epirit

NGA: ANILA JOLE
Balkanweb

Greqi, LAOS kërkon autonominë e Vorio EpiritATHINE-Grupi parlamentar i partisë greke LAOS ka dorëzuar në Parlament një kërkesë me disa pyetje drejtuar ministrisë së punëve të Jashtme, “Për detyrimet e harruara të Greqisë ndaj pakicës kombëtare në Epirin e Veriut”, ku ngrihen cështje që lidhen me minoritetin grek në Shqipëri, regjistrimin e popullsisë në vendin tonë, pronat si dhe shpalljen e autonomisë së të ashtuquajturit Vorio Epir.

Në deklaratën e tij grupi i deputetëve të LAOS bën një krahasim mes pavarësisë së Kosovës shpallur para tre vitesh dhe autonomisë së Vorioepirit, ratifikuar nga Protokolli i Korfuzit më 17 Maj 1914 e që sipas tyre është akoma aktive.

Më tej deklarata kritikon politikat e qeverive greke, të cilat nuk kanë promovuar në masën e nevojshme cështjen e Epirit të Veriut dhe nuk kanë mbrojtur si duhet të drejtat e minoritetit grek. Në fund deklarata parashtron disa pyetje për ministrinë e jashtme:

a) Kur parashihet të zbatohet "Protokolli i Korfuzit", i cili me ligj mbron të drejtat e Vorioepirit?
b) Çfarë veprimesh do të bëjë qeveria greke për të siguruar regjistrimin e drejtë të popullsisë së Vorioepirit në Shqipëri?
c) Si e stimulon qeveria greke nxitjen e çështjes së bashkimit të Vorio Epirit me tokën mëmë, Greqi?
d) Cili do jetë reagimi i qeverisë greke për marrëveshjet e reja të bashkëpunimit turko-shqiptar?

Deklarata është firmosur nga 16 deputetët e partisë LAOS kryesuar nga Jorgos Karaxhaferis,

Kostandinos Aivalotis
Jorgos Anatolaqis
Vacos Apostolatos
Qiriakos Velopulos
Voridhis Mavrudhis
Spiridon Gjeorgjiadhis
Kostandinos Kiltidhis
Angjel Kolokotronis
John Korantis
Paul Markaqis
Urania Papadhaqis-Papandreu
Athanasios Plevris
Elias Polatidhis
Asterios Rontulis
Aleksander Krisanthakopulos.

(d.b/BalkanWeb)

 Prej ku arrin ne perfundimin se, qe AKZ te behet njesoj si LAOS, i mungon vetem nje doze pak me e eger fashizmi dhe hyrja ne Parlament. Te dyja ma ha mendaja, objektiva afatshkurtra te AKZ.

Te pakten, deri tani, une isha krenar pothuaj vetem per nje gje lidhur me Shqiperine: per faktin qe, ndryshe nga pothuaj gjithe vendet e tjera fqinje e te Lindjes, ne Shqiperi nuk kishte dale e te merrte peshe ndonje parti neofashiste, ultranacionaliste, ksenofobe etj. Paradoksalishy, tallavaja e mbronte Shqiperine nga nje seriozitet i tille i ndyre. Mesa duket, pajisja me parti te tilla qenka rruga e mjere qe kane zgjedhur vendet tona per t'i mbushur mendjen vetes se po arrijne modernitetin politik te Perendimit.

Nga nje Lega Nord e nga nje Front National per çdo vend te Lindjes e Ballkanit. Tri here Urra!    

VV, secili mund te arrije ne perfundime personale por jo te gjitha jane domosdoshmerisht te sakta. Ndryshe, kjo qe the me siper eshte kodra pas bregut.

 secili mund te arrije ne perfundime personale..

A thua se "secili" mund te arrije edhe ne perfundime kolektive, por ne kete rast qenkan personale. Ose, thene ndryshe akoma, perfundimet tuaja personale jane, medoemos, shume me me vend se ato te miat. Gjithsesi, ju i keni te gjitha te drejtat te votoni per AKZ kur te vije koha, te meditoni per shqiperimin e toponimeve si dhe te revoltoheni pse tekstet maqedonase te klases se VI i paskan quajtur iliret kusare, njesoj sikur te na kishin share secilin persoalisht nga nena. 

VV,

Shume i lezetshem ky shqetesimi per "fashizmin" ne pritje (ende te pashfaqur) te AKZ-se; i lezetshem e njekohesisht po aq qesharake sa c'eshte shqetesimi se mos nje i semure per vdekje duket pak i zbehte dhe ka nevoje per makiazh.

Gjithsesi, ajo qe desha te te thosha me "perfundime personale" eshte se s'kam aspak deshire te te diktoj mendimin tim qe kur tjetri perpiqet te te te vere samar, te te hipi siper e te te quaje gomar, e meriton ti biesh me shqelm e ta flakesh tutje. Disave mbase u pelqen samari....

Ka njerez qe mendojne se te sherbesh si kafshe e sjellshme barre eshte nje gje e pranueshme sepse e ardhmja do te behet me e mire, sepse e ardhmja i perket popujve (te cilet natyrisht qe s'mund te jene armiq mes tyre), sepse nje dite ne te gjithe do te mblidhemi rreth nje zjarri bubulak nje nate vere dhe do te kendojme kumbaya. Ka njerez qe besojne se "orientimi dhe integrimi euro-atllantik" eshte nje gje e magjishme qe do ti shnderroje Serbet, Greket dhe Shqiptaret automatikisht ne Britanike, Franceze dhe Gjermane. Ka njerez te cdo lloji ne kete bote, ca jetojne me shprese e ca te tjere me realitetin e dites, dhe s'me takon mua te te tregoj se kush do mbijetoje e kush do zhduket.

P.S. Nese ata qe marrin pjese ne AKZ e bejne kete vertete te udhehequr nga idealizmi, mua me vjen vertete keq per ta, shume, shume keq sepse kane lindur ne kohen e gabuar, ne gjirin e nje kombi te gabuar.

Po i bi shkurt, sepse pergjigja jote eshte aq e terthorte dhe aq e veshur me alegori e figura sa vertet nuk e kuptoj çfare do te thuash.

Vetem per te thene se, e para, fashizmi (pa thojeza) i AKZ nuk me duket as ne pritje e as i pashfaqur. I pakonsoliduar ndoshta, dhe i pavetedeklaruar si i tille. Kush nuk ka sy ta shohe, puna e tij; e dyta, kjo per mua nuk perben aspak shqetesim: thjesht nje ndjenje krupe dhe neverie shume spontane.   

VV,

Lexo ate pjesen tek "p.s." me siper.

Me te mira.

ditto

d) Cili do jetë reagimi i qeverisë greke për marrëveshjet e reja të bashkëpunimit turko-shqiptar?

 

Na u prish gjiza. Cuditerisht, i dua shume turqit sot.

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot për botimin e librit të historisë në Maqedoni, ku Ilirët cilësohen si kusarë, ndërsa shqiptarë nuk quhen pasardhës të tyre.

''pasardhesit'' e vetshpallur te Maqedonise se Aleksandrit te madh,  te tregojne historine... ju nuk jeni pasardhes te Ilireve, thone... kupton ti?

çja u bejne mire ata greket qe nuk i tolerojne as edhe fije per punen e emrit. keta jane te keqinj...,madje shume me te keqinj se serbet.  vetem se skane forcen per ta treguar ate...

Belulo,e di ti kush jane vjerrat me te keqija ?

Ato qe kane vuajtur vete ,kur kane qene nuse .smiley

 Mua me pelqen qe maqedonsit po bejne keto gabime, sepse vetem ne kete menyre Shqiperia, ka te drejte jo vetem te ankohet ne EU, PE, Komisionin e Venecias etj, por dhe tu mesoje ketyre se iliret jane paraardhesit tane, gje per te cilen kendej ne Europe nuk dine asgje. Kendej mesojne per kulturen romake, greke, egjyptianse, por aspak per kulturen ilire. 

KendeJ? Po ne shqiperi mor Pjeter, me thuaj a ke pare ndonje statuje, monument, bust te Teutes, Agronit, Bardhylit, Batos, Gentit, Pirros, Konstandinit te madh, Justinianit?

Ilire keta qe te gjithe, dhe ne me demek pasardhesit, nuk i respektojme dhe as krenohena.

Po keshtjellat 2500 vjecare te Shkodres, Lezhes, Beratit, Durresit..si po mirmbahen? Po parqet e Bylisit apo te Antigonese, a i ka vizituar ndonje shqiptar? Ndonje shkolle apo universitet?

  Atehere??? Mbetet shprehja e Erl Muratit, qe neqoftese i vendos vehtes cmimin e deles, mos u cudit* kur te tjeret te konsiderojne si bageti...

*Cudit=Surprizo(j) -per neoshqiptaret kjo.

 

 nese nuk ekzistojne, te ngrihen, prandaj dhe eshte ministria e kultures dhe turizmit. 

 Amani more gomere. Po nuk thoni shyqyr qe Iliret na paskan qene kusare. Por çfare doni ju more koqe qe iliret te kene qene partizane te Free Market si Ilir Meta sot?

Po tregtia ka qene profesioni me i rrezikshem ne bote ne ato kohera.

 

 Na vjem mire, apo nuk na vjen, po me thene te verteten ay eshte shtet, qe nuk e çan fare per nderkombetaret, po ben me te miren, dhe me patriotiken per shtetasit e vet, e jo si ne qe i ulim breket Greqise, appo te tjereve, sa here qe biem ngushte....

Maqedonasit, nuk e rrujten fare per NATO-n, po fare ama, vetem per te mos ju perulur grekut, dhe nuk po i gjen gjo fare, kurse ne na thote greku varrrezat se nuk e firmos MSA-ne, hopa ne, na thore greku regjistrimin sipas midese se vet, na ne, na thote turku, per te revizionuar historine, me vrap ne.........shtet mooti.....gjynah per ne......

Mire te na e bejne, se kur e bllokoi Greqia portet, ja hapem ne, pa kurfarre koncensioni.....te pakten ne drejtim te te drejtave te shqiptareve 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).