Gazeta Bota Sot

Lëvizja Vetëvendosje (VV), ka reaguar ndaj arrestimit të aktivistëve të saj nga ana e policisë së Kosovës, duke e cilësuar veprimin e policisë si brutal.

Sipas kësaj lëvizjeje në mesin e të arrestuarve ka edhe deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe deputetët tanë në Kuvendin e Republikës së Kosovës u arrestuan sot brutalisht nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje! sot ka organizuar një aksion protestues kundër zëvendës-kryeministres Edita Tahirit dhe koncesioneve të vazhdueshme të saj ndaj Serbisë dhe në dëm të shtetësisë së Kosovës. Ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste.

Aktivistët e Lëvizjes ishin grumbulluar në pjesë të ndryshme të rrugës që e lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës me Kryeqytetin e Kosovës, për t’ia bllokuar atë zv. Kryeministres dhe koncesioneve që ajo po i sillte në Kosovë. Kjo e fundit prapë u ul pranë Borisllav Stafanoviqit, njeriut që i udhëhoqi strukturat paralele të Serbisë në luftën e tyre kundër pikave doganore të Kosovës në pjesën veriore, e i cili tash u shndërrua në negociatorin i cili e nxjerri një marrëveshje pikërisht për këto pika.

Takimi i djeshëm e ktheu Kosovën në gjendjen e para 25 korrikut. Takimi i djeshëm përfundimisht e dërgoi një sinjal te të gjithë ndërkombëtarët se Kosova nuk e konsideron punë të madhe sulmin e Serbisë ndaj Kosovës, dhe veçanërisht angazhimin aktiv të Borisllav Stefanoviqit në këtë sulm. Negociatat për Kosovën mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë përkundër fjalëve të mëdha të Hashim Thaçit e Edita Tahirit, të cilët pas sulmit të Serbisë mbi institucionet e Kosovës dhe vrasjes së policit të Kosovës Enver Zymberit, filluan ta shohin qartë se kush është Serbia dhe madje me fjalë edhe të na e tregojnë këtë hapje të re të syve të tyre karshi armiqësisë së Serbisë. Por veprat e tyre megjithatë flasin ndryshe, në kundërshtim me fjalët e tyre.

Kjo tregon se ata janë të vetëdijshëm për dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës, por prapëseprapë janë të gatshëm të vazhdojnë me këtë mënyrë veprimi”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjatë intervenimit të sotëm të policisë një numër i aktivistëve u lënduan drejtpërdrejt nga dhuna policore. Të lënduarit po trajtohen në ambulancën e Aeroportit. Brutaliteti i policisë në intervenimin e sotëm. Ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste. Me këtë rast policët e Kosovës e shkelën rëndë ligjin dhe imunitetin e deputetit, sipas të cilit deputeti nuk guxon në asnjë mënyrë të arrestohet e as ndalohet kur është duke kryer detyrat e veta politike, çfarë edhe është protesta.

Aktivistët e Lëvizjes ishin grumbulluar në pjesë të ndryshme të rrugës dalëse nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, për t’ia bllokuar atë zv. Kryeministres dhe koncesioneve që ajo po i sillte në Kosovë. Njëkohësisht aktivistët e Lëvizjes kishin hedhur domate të kalbura në drejtim të veturës së zv. Kryeministres për ta simbolizuar kështu efektin që marrëveshjet e Editës i shkaktojnë shtetësisë së Kosovës – ato po e kalbin dhe çmontojnë gradualisht Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në reagimin e kësaj Lëvizjeje .

Sipas Vetëvendosjes, të arrestuar sot nga Policia e Kosovës janë: Adonis Tahiri, Agron Kabashi, Aida Derguti, Albana Fetoshi, Albulena Haxhiu, Anita Shabani, Arbnor Dehari, Astrit Dehari, Boiken Abazi, Dardan Molliqaj, Drenushë Xhemajli, Durim Jasharaj, Erzen Vraniqi, Etleva Malushaj, Flamur Pireva, Frashër Krasniqi, Gëzon Kastrati, Krenare Krasniqi, Kreshnik Ahmeti, Kushtrim Dakaj, Labinot Kelmendi, Leonida Molliqaj, Marigonë Drevinja, Muhamet Bytyçi, Naim Jakaj, Nora Fetoshi, Pajtim Demaj, Rron Gjinovci, Selman Sokoli, Teuta Rrusta, Valdrin Ahmeti, Zgjim Hyseni, Myrvete Haradinaj dhe Lirim Gashi.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, ky arrestim i aktivistëve të saj është i padrejtë dhe në rastin e deputeteve madje edhe i paligjshëm. “Policia e Kosovës nuk duhet të jetë vetëm shërbim që i çel udhë pushtetarëve, por duhet të jetë polici sovrane e cila i mbron qytetarët dhe të drejtat e tyre. Prandaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të Lëvizjes, të cilët kishin dalë në rrugë sot për të protestuar kundër degradimit të shtetësisë së Kosovës”, thuhet mes tjerash në reagimin e Vetëvendosjes.

* * * * * * *

Vetëvendosje e “skuq” Editën me domate

Policia e Kosovës ka arrestuar disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, që e sulmuan me domate zv/kryeministren e Kosovës, Edita Tahiri, me t'u kthyer nga Brukseli.

* * * * * * *

Me domate është pritur në Aeroportin e Prishtinës kryenegociatorja Edita Tahiri. Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë gjuajtur Tahirin dhe makinë e saj me domate pas përfundimit të konferencës për shtyp.

Tahiri nuk kishte dalë nga aeroporti për 40 minuta. Para se të nisej gjithashtu një gomë e makinës zyrtare ishte shpërthyer nga aktivistët. Ajo nuk shoqërohej nga ndonjë eskortë.

Sidoqoftë, Tahiri i ka quajtur në interes të Kosovës marrëveshjet për vulat doganore, dhe ka thënë se marrëveshja për tregti të lirë do të nisë së zbatuari prej 10 shtatorit.

8 Komente

smiley

 

 Here tjeter me veze te prishura, qe te mbajne dhe ere vec te tjerave. smiley

╭∩╮(︶︿︶)╭∩╮

Kishin marre leje te policia ata per te qelluar me domate nje titullare te shtetit? Dont think so.

Also, they should be charged for resisting arrest!

Deputetet? Imuniteti nuk i jepet deputetit qe te ushtroje dhune mbi njerezit.

Vetevendosja ka perfaqsues ne parlament. Le ta denoje atje negociatoren e Kosoves.

Protestat paqesore lejohen, ato te dhunshme denohen edhe ne demokraci te konsoliduara si Anglia. 6 jave burg hengri nje 'vetvendoses' ketu ne Angli pse tentoi 'ta lyente' fytyren e Rupert Murdoch-ut me 'shaving foam'. Imagjino ta kishte qelluar me domate apo me veze te prishura.

Po Ruppert Murdoch-u sa burg hengri (ne demokracine e konsoliduar) per pergjimet e paligjshme te bera nga gazeta e tij? Ku qendron tamam dhuna mes nje lyerjeje publike me "shaving foam" dhe pergjimeve masive sekrete. 

PS Shtojini dhe ndonje gjuhe tjeter komentit veç anglishtes here tjeter. Por, kisha nje pyetje: Kur komentoni ne forume britanike keshtu shkruani, duke futur here-here fjali shqip?  

To quote the dude, mgjths s'jam fan i tij, but that line really applies here: There you go again, Vetevendosja.

Aka, paralamentarizem domatesh, ose, Vetedomatosje. smiley

Ka plot quna 'me perspektive' qe nuk dine te rriten asnjehere, dhe asgje te keqe persa kohe qe veshin gjithmone rroba cunash, por ndryshon ceshtja kur merr persiper dicka tjeter. Jo cdo gje zgjidhjet me hedhje domatesh. P.sh. imagjino sikur mekaniku i servisit ku e con ti makinen ti gjuante kamjes se makines me domate, duke shpresuar qe pas kesaj kure ajo s'do bente xhoko me ne nderrimin e marshave. smiley

Ne Kushtetuten e RK-se askund nuk shkruan se ndalohet gjuajtja me patlixhana ndaj biondinave smiley

Veçmas adoleshences politike te Vetevendosjes,pubertetlinjet e saj jane djemte dhe çikat tona,andaj askush nuk guxon te çoj dore mbi ta.Dhuna e policise se kryebeduinit  ne asnje menyre nuk mund te arsyetohet.

Uroj qe aksioni i tyre i ardhshem te jete gjuajtja me hurma dhe taratoj mbi Fuad Ramiq-in dhe pantolleshkurterit e tjere.

Jemi shumice,prandaj Kosova eshte e jona.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).