Tiranë, me 26.08.2011



APEL I BREGDETIT

Drejtuar

 

Ambasadorit të BE, Shkëlqesisë së tij Ettore SEQUI

Ambasadorit të OSBE, Shkëlqesisë tij Eugen WOLLFARTH,

Ambasadorit të SHBA , Shkëlqesisë tij Aleksander ARVIZU

 

 

Shkëlqesia juaj,

 

Duke shprehur respekt për institucionin që përfaqësoni dhe veprimtarinë tuaj në ndihmë të zhvillimeve demokratike në Shqipëri, në emër të kryesisë së Shoqatës “Bregdeti” më lejoni t’ju parshtrojmë sa vijon:

Situata e përgjithshme e mos respektimit të të drejtës së pronës është po ajo që ju kemi paraqituar në shumë kërkesa tona të mëparshme, por kalimi i kohës po e rëndon situatën .

Shoqata jonë, kërkon atë që është më themelore për një vend të shpallur demokratik: zbatimin e Kushtetutës dhe të Kodit Civil, për kthimin tek i zoti të pronës që ka shtetëzuar shteti i diktaturës. Këtë po e kërkojmë prej vitit 1991 por anarkia e titujve të pronësisë që predominon në zonat bregdetare turistike, vazhdon të thellohet. Këtu ka gisht mafia dhe korupsioni që i bën politikanët dhe ambasadorët të mos raportojnë realitetin por të flasin ashtu siç ju intereson klaneve, duke nxjerë në plan të parë probleme të tjera dhe duke e spostuar problemin e pronës.

Respektimi i të drejtës së pronësisë duhet të ishte një nga detyrat e para pas shpalljes së demokracisë në 1991 dhe kjo është kërkesa për të cilën ne jemi në harmoni të plotë me Shoqatën Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”, por ne kemi specifikën tonë pasi pronat tona që i përkasin prefekturës së Qarkut Vlorë, janë shumë të lakmuara nga oligarkia e politikanëve. Çdo ditë që kalon pronat tona vazhdojnë të shfrytëzohen dhe përvetësohen prej klaneve të politikanëve.

Ligjet e miratuar për pronat në tërësinë e tyre bien ndesh me të drejtën e pronësisë, por dhe zbatimi në praktikë i këtyre ligjeve është bërë i gabuar, duke shkelur më tej të drejtën e qytetarëve që ata të gëzojnë lirisht pronën e shtetëzuar nga komunizmi.

Në përgjigje të Memorandumit CH/Inf/DH (2010)20, datë 25 maj 2010 të Komitetit të Ministrave Qeveria Shqiptare me vendimin Nr.350, datë 29.4.2011, ka miratuar “Planveprimin për zgjidhjen e problematikës së çështjeve të pronësisë …” që i është raportuar Këshillit të Evropës. Këtë planveprim ne e vlerësojmë të gabuar dhe të dështuar sepse problematikën e pronës nuk e zgjidh kompensimi por kthimi fizik. Zgjidhja e qëndrushme kërkon zbatimin e parimeve duke zbatuar Kushtetutën, duke  shpallur të pavlefshme vjedhjet dhe transferimet e pronave që janë bërë në kundërshtim me përmbajtjen e nenit 181 të Kushtetutës dhe të Konventës. Kompensimi siç ka raportuar Qeveria, bie ndesh me nenin 41 të Kushtetutës, pasi nuk mund të justifikohet si nevojë publike që pronat tona ti gëzojnë politikanët e pas vitit 1991 dhe klanet e tyre.  Kompensimi që preferon Qeveria, jo vetëm që bie ndesh me Kushtetutën, por duke kompensuar vetëm nga 200 metra katrore ky process nuk përfundon as pas 700 vjetësh. Veç kësaj kjo Qeveri nuk mund të lërë detyra për qeveritë e tjera. 

Ne sygjerojmë që ky kompensim t’u jepet atyre që kanë përfituar padrejtësisht pronat tona që do të ju hiqen dhe problematika me pronat të zgjidhet duke respektuar të drejtën e pronësisë duke e kthyer pronën e grabitur tek i zoti sipas nenit 181 të Kushtetutës, Kodit të Pocedurës Administrative dhe Kodit Civil.

Ka edhe ligje relativisht të mira por që nuk zbatohen dhe po të zbatoheshin do korigjonin pjesën e zbatimit të gabuar të ligjeve te miratuara. Ky është ligji për verifikimin e titujve të pronësisë. Ne kërkojmë që ky ligj të zgjerohej edhe për pronat e shtetit, pasi shteti demokratik nuk mund të jetë pronar i pronave tona të shtetëzuara nga diktatura. Në Qarkun e Vlorës, që mbulon zonën turistike, Vlorë Sarandë, Institucioni i Prefektit, që ka detyrim ligjor të zbatojë këtë ligj dhe të verifikojë titujt e pronësisë, praktikisht nuk funksionon dhe e mban të bllokuar zbatimin e këtij ligji. Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave, po ashtu ka bllokuar procesin e dhënies së vendimeve për kthimin e pronave dhe nxitohet të shpejtojë zbatimin e vendimeve për kompensim, duke mbivendosur dokumentat e pronësisë. Kjo e thellon anarkinë e pronës dhe ka futur konflikte midis familjeve. Prej 20 vjetësh po zbatohet një standard i dyfishtë. Në veri pronat i janë kthyer famijles së shpronësuar në kufijtë e vjetra. Në rrang vendi në afro 75% pronat janë kthyer tek i zoti. Në zonën turistike pronarët përgjithësisht kanë mbetur me gisht në gojë. Sipas ligjit 7501 trashëgimtari që jeton në fshat ka marrë pronë që Komisioni e ka ndarë për frymë, ndërsa vëllezërit e tij që jetojnë në qytet, ligji i privon që të gëzojë pjesën përkatëse nga prona e trashëguar. Kjo ka futur konflikte edhe brenda familjes.

    Fakti që zytrarë të lartë të BE dhe SHBA deklarojnë se lidhur me pronën politika shqiptare ka bërë hapa përpara dhe se prioriteti kryesor qenka Kodi zgjedhor, marrëveshja PS-PD etj , na bën të kuptojmë se këto instanca nuk e njohin realitetin, se ato nuk janë informuar me ankesat tona por janë informuar vetëm me këndvështrimin e pushtetarëve. Prandaj ju lutemi që situata kritike e pronës të kuptohet saktë nga ju por dhe ti paraqitet e plotë Komitetit Të Ministrave Të Këshillit Të Europës dhe instancave të tjera  që përcaktojnë politikat ndaj Shqipërisë.

 Rekomandimet e dokumentit nr 11115 datë 20.12.2006 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pikat 9.6 dhe 191 janë të qarta por nuk po zbatohen.

Në pikën 9.6, Asambleja kërkon nga drejtuesit e politikës shqiptare të shpejtojnë procesin e regjistrimit dhe të kthimit të pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist. Lidhur me kompensimin kërkohet që Qeveria të garantojë kompensim në përputhje me detyrimet Kushtetuese me të drejtën e pronës dhe Nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. 

Në pikën 191 thuhet:  Autoritetet shqiptare duhet të shpejtojnë procesin, në mënyrë që të përfundojnë regjistrimin dhe kthimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist dhe po ashtu dhënien e kompensimeve në përputhje me të drejtat kushtetuese për pronën si dhe Nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Për të vërtetuar qëndrimin antipronar të Shtetit, ju sjellim si shembull faktin se Qeveria në vendimin Nr.350, datë 29.4.2011, Planveprimi për zgjidhjen e pronësisë, lidhur me ekzekutimin  e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut ka pranuar mos ekzekutimin e rastit Driza, por kjo është një paraqitje jo e plotë e situatës. Qeveria ka dizinformuar zyrën e KE që ndjek ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut se Vendimi 10508/02 Gjonbocari etj kundër Shqipërisë, i datës 23 Tetor 2007, është ekzekutuar. Nga Shteti është ekzekutuar gjoba për mos ekzekutimin e një vendimi të Gj. Lartë, por vendimi i Gj. Lartë që ka të bëjë me kthimin fizik të pronës, tek i shpronësuari nuk është ekzekutuar. Gazeta Telegraf e datës 15 Gusht 2011 bëri publike një intervistë të pronarit të kësaj prone turistike z. Agron Boçari se jo vetëm vendimi i Strasburgut nuk është ekzekutuar por zaptusit e paligjshëm të pronës së tyre i kërcënojnë ata me humbjen e jetës. Ky është vetëm një rast si shumë pronarë të tjerë të zonës turistike Vlorë Sarandë, që kanë rënë nga shiu në bershër. Për ta ndalur këtë situatë makabre Kryesia e Shoqatës “Bregdeti”  kërkon që ju të informoni saktë  ndërkombëtarët. Ne gjithashtu kërkojmë një ekip ekspertësh për të verifikuar këtë qendrim kaq të papërgjegjshëm ku Qeveria raporton se ky vendim i Strasburgut është ekzekutuar. Shoqata disponon dokumentat për ta vërtetuar se ky vendim nuk është ekzekutuar. Ne nuk ju kërkojmë që nga ju të zgjidhet një rast konkret, por thjesht kërkojmë të evidentojmë këtë rast si shembull për qëndrimin armiqësor ndaj pronarëve të shpronësuar nga komunizmi, mungesën e shtetit ligjor dhe papërgjegjshmërinë ndaj detyrimeve ligjor dhe kushtetuese. Kërkojmë gjithashtu që ky ekip, pasi të marri kontakt me Kryesinë e Shoqatës Bregdeti të shikojë realitetin në zonën Vlorë Sarandë dhe të përpilojë një raport real për vjedhjet dhe transferimet e paligjëshme të pronave, që kanë organizuar pushtetarët për pjesët më të bukura të Rivierës Shqiptare. 

Ju lutemi që instancat eprore të Evropës dhe Shtëpisë së Badhë që përcaktojnë politikat ndaj  Shqiptërisë të informohen saktësisht se pronarët e shpronësuar të zonës turistike kanë 20 vjet që presin kthimin e pronës, por ligjet e miratuara pas vitit 1991, na konsiderojnë ish pronar edhe pse ne nuk e kemi shitur pronën. Është shkelje e parimeve të demokracisë kur  politikanët na quajnë ish-pronarë ne pronarëve të ligjshëm që na grabiti diktatura dhe me ligjet që ata kanë miratuar pas vitit 1991, qytetarët grabitin dhe po vrasin njëri tjetrin. Nr i të vrarëve që është raportuar në zyrën e BE dhe OSBE nga “Shoqata Kombëtare e Pajtimit të Gjakrave” ka kaluar 6000. Pronarët e ligjshëm përgjithsësht janë të kërcënuar. Shumë nga gazetat e datës 15 Gusht 2011, njoftuan 3 të vrarë dhe 2 të plagosur rëndë nga e njëjta familje, për probleme të pronës. Raste të tilla raportohen vazhdimisht. Praktikisht shqiptarët po vriten ndërmjet tyre. Këto jetë të humbura kanë si shkak indiferentizmin ndaj krizës  së pronës, që po gjeneron edhe kriza të tjera.  

Siç jemi ankuar edhe më parë projekti i OSBE i regjistrimit të pronave në disa zona kadastrale problematike të zonës turistike, për të cilin nga BE janë financuar 1.5 milion Euro nuk e zgjidh problemin. Këto para të BE do të shpenzohen dhe i vetmi produkt do të jetë shtytja e afateve kohore për zgjidhjen e problemit por ndërkohë problemet po ndërlikohen. Kemi 20 vjet pluralizëm dhe kthimi fizik i pronës nuk ka përfunduar dhe mbahet i bllokuar. Drejtuesit e dy forcave politike z. Sali Berisha dhe Edi Rama, e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të korigjojnë transferimet e paligjëshme, që janë bërë me pronat pas 1991 e deri sot. Ata dhe politikanët edhe pse janë betuar për zbatimin e të drejtave të njeriut dhe të Kushtetutës, janë promotorët  që shkelin Kushtetutën dhe disinfirmojnë ndërkombëtarët, duke u bërë shkak që shqiptarët të vrasin njëri tjetrin. Pa ndërhyrjen kushtëzuese të ndërkombëtarëve ne nuk mund ta zgjidhim problemin.

Sa më shumë kohë lihet të kalojë nga ndërkombëtarët për të kushtëzuar pushtetarët shqiptarë për të respektuar të drejtën e pronës aq më shumë jetë të tjera njerëzish do të thahen nga abuzimi kriminal me pronën dhe të drejtën e pronësisë.

Ne dëshirojmë të na thuhet publikisht nga ndërkombëtarët: Edhe sa kohë do të lejohet që oligarkia politike të pasurojë vetveten në kurriz të pronarëve të ligjshëm të shpronësuar nga komunizmi dhe të keqtrajtuar prej atij sistemi që në doktrinën e tij e konsideronte armik dhe e shtetëzoi pronën private. Edhe sa kohë do të zgjasi ky qëndrim jo efektiv i institucioneve ndërkombëtar,  mbështetja morale dhe financiare për një pushtet që vazhdon kaq haptas shkeljen e të drejtës së pronës së trashëguar. Edhe sa kohë do të lejohet shkatërrimi i mëtejshëm i atyre familjeve që u keqtrajtuan nga regjimi brutal komunist. Edhe sa shumë duhet të thellohet konflikti social në këtë vend, që ndërkombëtarët të ndërhyjnë në mënyrë efektive për një problem kaq  të rëndësishëm dhe jetik për demokracinë, shtetin dhe kombin Shqiptar.

 

 

ÇFARË SYGJERON SHOAQATA PËR NDERKOMBETARET QË PROBLEMI i PRONAVE TË ZGJIDHET DHE TITUJT E PRONËSISË TË JENË TË QARTË KONFORM KERKESAVE TË BE

 

Ligji famëkeq 7501, që është burim korupsioni dhe të këqiash që po shkatëron popullin shqiptar në shumë pikpamje, është ligj i miratuar me konsensusin e dy partive kryesore. Ky ligj deri sot, për interesat e klaneve, është amenduar mbi 20 herë, por duke ruajtur të pa prekur nenin 8 që thotë se ...” Komisionet ndajnë tokë pa marë në konsideratë sasinë dhe vendin e tokës që është shtetëzuar...” Përgjiegjësi për këtë nen diabolik, kanë politikanë shqiptarë por dhe OSBE, sepse ajo kishte tagrin nga Evropa për hartimin e ligjit të ri dhe e lejoi të mbijetojë këtë nen gjatë hartimit të ligjit 9235 në vitin 2004. Sygjerimet dhe ankesat tona nuk u morrën në konsideratë. Eshtë e domosdoshme të imponohet që ligji 7501, të amendohet edhe një herë në mënyrë që neni 8 i tij  të përputhet me nenin 181 të Kushtetutës në fuqi dhe me kërkesat e BE.

Meqënëse për këto ndryshime mungon vullneti politik është e domosdoshme ndërhyrja e ndërkombëtarëve. Kjo do të bëjë të mundur që tensionet e krijuara të mos rriten më tej, që të mos nxitet vetgjyqësia, që procesi të futet në rrugën e zgjidhjes ligjore, që zgjidhja dhe reforma e pronës të kryhen në përputhje me kërtesat e Këshillit të Europës dhe nenit 181 të Kushtetutës.

Në planin konkret ne sygjerojmë që ndërkombëtarët, të imponojnë Qeverinë Shqiptare që me procedurë të shpejtuar të hartojë një ligj ku të realizohen  këto kërkesa:  

1.         Zgjidhja e problemit të pranohet me ligj si detyrimi i qeverise dhe shtetit. Ky process duhet të ndahet në dy faza dhe me dy ligje të veçanta: kthimi dhe fill pas përfundimit të kthimit të fillojë kompensimi.

2.         Ligji të përcaktojë se termi ish pronar i përdorur deri sot të zëvendësohet me termin trashëgimtar i pronarit të ligjshëm

3.         Nga Shteti të studiohet kodi I tokës dhe regjistrat e shtetëzimeve si dhe të bëhet  harta e pronave të shtetit.

4.        Qeveria të bëjë korigjimet e gabimeve në reformën e pronave. Kjo të fillojë me prioritet nga zonat turistike, pasi ajo është më problematike.

5.        Parlamenti të shpalli moratorium për ligjet egzistuese, ndërkohë Qeveria të hapi arkivat kadastrat, hipotekat, regjistrat e  shtetëzimeve dhe nëpërmjet dokumentave , të ndajë dhe dallojë se cilat janë prona të shtetit (ku shteti gëzon ligjërisht titujt e saktë të pronësisë)  dhe cilat janë prona që Shteti i diktaturës ju grabiti pronarëve të ligjshëm. Për pronat që janë shtetëzuar d.m.th. të marra padrejtësisht nga shteti i diktaturës , vetë Shteti me levat dhe institucionet shtetërore, të korigjojë gabimet e tij, nëpërmjet kthimit dhe jo kompensimit.

6.         Ligji të përcaktojë një afat kohor për kthimin fizik të pronave të trashëguara, në kufijtë e tyre sipas dokumentave zyrtare të para  vitit 1945, dhe  dokumentave të shtetëzimeve, që shteti i disponon në Arkivat shtetërore, duke i rikthyer të drejtën e pronësisë dhe të posedimit pronarit të ligjshëm E e drejta e përdorimit mund t’i mbetet përsëri personave të tretë dhe mardhëniet pronar /përdorues regullohen sipas Kodit Civil dhe ligjeve egzistuese në fuqi.

7.         Ligji të përcaktojë se nga pronat e shtetëzuara nuk kthehen tek i zoti por kompensohen ato prona që janë tjetërsuar për ndërtime banimi para vitit 1991, prona që vazhojnë edhe sot të shfrytëzohen për nevoja publike konform ligjit dhe ato prona , që për shkak të kohës që ka kaluar dhe shfrytëzimit janë amortizuar, nuk egzistojnë më dhe nuk mund të kthehen. 

8.         Kompensim mund të parashikohet rast pas rasti me kompensim ose edhe masë çdëmtimi ndaj personave të tretë, që për këtë periudhë tranzicioni të postkomunizmit i kanë përfituar dhe po i shfrytëzojnë pronat e pronarëve.

9.         Pronarëve të ligjshëm tu kthehet plotësisht prona dhe e drejta e parablerjes së objekteve të ngritura mbi tokat e tyre dhe të privatizuara sipas interesave klanore, në shkelje të të drejtës së pronësisë dhe në kundërshtim me ligjet e kohës, duke shpallur kështu të pavleshme tjetërsimet që bien ndesh me të drejtën e pronës dhe të pronësisë të përcaktuar në nenin 181 të Kushtetutës. Peronave që ju hiqet prona të trajtohen rast pas rasti sipas parimeve në pikën 8 më sipër   

10.     Ligji që do hartohet të ngarkojë organin shtetëror të Avokatit të Shtetit ose Kontrollin e Shtetit që nëpërmjet proceseve gjyqësore të shpallen të pavlefshme ato  pjesë të vendimeve  me të cilat pas vitit 1991, organet shtetërore nuk kanë kthyer pronën tek trungu familjar i pronarit të shpronësuar por e kanë transferuar pronën e subjekteve të shpronësuar në persona të tretë.

11.     Kthimi fizik i pronës të bëhet në bazë të dokumentave të para kolektivizimit komunist dhe jo sipas zërit kadastral apo llojit të pronës (tokë bujqësore, kullotë, livadh, truall, pyll etj.) sepse kjo ka qenë burim mashtrimi. Kthimi ti bëhet trungut familjar të trashëgimlënësit, grup pronarësh apo institucioni fetar dhe jo vetëm trashëgimtarëve që jetojnë në fshat, pasi kjo procedurë e zhvilluar deri sot, jo vetëm që shkel Kushtetutën, por ka futur konfliktin brenda familjeve.

12.     Ligji të përcaktojë që në fshatrat e Bregdetit, ku shteti nuk ka pasur prone, por pronat janë të familjeve, të grup familjeve, të fshatit apo të klerit, ndarja e pronës midis pronarëve bëhet nga përfaqësuesit e Shtetit, juristit përfaqësues i pushtetit lokal, përfaqëzuesit të ZRPP dhe të Shoqatës, me praninë e kufitarëve .

13.     Pasi Organet shtetërore (Av. Shtetit ose Kontrolli Shtetit) nëpërmjet proceseve gjyqësore të shpalli të pavlefshme ato pjesë të vendimeve sipas të cilave prona nuk i është kthyer trungut familjar të pronarit dhe pas përfundimit të kthimit të fillojë faza e kompensimit.

14.     Ligji të përcaktojë se Kompensimi të bëhet njëherësh por me prona që i përkasin shtetit ose me pagesë me çmimin e tregut. Sipas të dhënave zyrtare pronat shtetërore përbëjnë 52% të pronës, 75% e sipërfaqës është kthyer tek i zoti dhe vetëm më pak se 25% e sipërfaqes ka probleme dhe një përqinje e vogël e saj duhet kompensuar.

15.     Hartat e çmimeve, janë të nevojshme vetëm për fazën e kompensimit. Duke çliruar pronat nga zaptimi postkomunist, pronat  që duhet të kompensohen nuk përbëjnë asnjë problem sepse janë shumë pak dhe Shteti me 52% të pronave ku është pronar i ligjshëm e ka shumë të lehtë të përfundojë shpejt edhe kompensimin pa krijuar faturë financiare për të cilat të gjithë shqiptarët duhet të paguajnë për më shumë se 700 vjet.

16.     Në rastet kur pronarit që i kthehet  prona, ka kontestime, pronari ushtron të drejtën  që të kërkojë shqyrtimin nga gjykata. 

 

Duke i imponuar Qeverisë Shqiptare, këtë plan veprimi, Institucionet Ndërkombëtare  do të japin ndihmë konkrete dhe do të bëjnë maksimumin e mundëshëm    të mbyllet ky burim që gjeneron vrasje, korrupsion politik dhe shtetëror, ekonomia e vendit do të shpëtoj nga një barrë e papërballushme ekonomike siç është planveprimi dhe platforma e kompensimit të Qeverisë.

Nëse do të na kërkohet, jemi të gatshëm të paraqisim draftin e projektligjit, për tu paraqitur në Kuvend dhe me degët e Shoqatës në fshatra angazhohemi të ndihmojmë në çdo fazë të këtij procesi.

 

Me respekt

Për kryesinë e Shoqatës “Bregdeti”

Kryetari

Dr. Niko Nesturi

24 Komente

po mire mo Niko, po gjete kujt tia dergosh kete Apel? E kujt ja dergove, tre maskarenjeve? Po cpret prej atyre o Niko, te te zgjidhin pune? Po si ke pare keto 8 muajt e fundit se si jane tallur me kete popull? Ka vetem nje zgjidhje: dy duart per nje koke jane!

 Shqiperia nuk eshte antare e BE,  OSBE dhe  Ambasada e SHBA nuk jane per keto ceshtje!

Mbidhni lek euro dollar dhe hidheni ceshtjen ne ndonje gjykate nderkombetare, paguani, ose luftoni dhembe per dhemb me shtetin qe te fitoni se ndryshe , ngelet pa gje!

 

 

Nuk shtyhet ter jeta me lufte o Artan, por vete qeveria duhet ta kuptoje se problemin e tokes ne Bregdet, qe e ka bere lemsh me ndarjen sipas frymeve, mund dhe duhet ta rregulloje fare mire edhe me ndihmen e kesaj shoqate, sepse tokat ne Bregdet, i kane patur te tere ne menyre gati te barabarte. Ne fillim kur u ndane tokat ne Bregdet, ne reformen e pare, i morren te gjithe tokat sipas sinoreve te vjetra, mirpo nje urdher absurd nga Berisha, president e asaj kohe, beri qe ajo ndarje te mos njihej dhe komisionet te mblidheshin perseri per te ndare token sipas frymeve. Dhe komisionet e ndarjes se tokave u mblodhen perseri, u shfuqezua ndarja sipas sinoreve te vjetra dhe filloi ndarja e re, ku shume familje morren disa ngastra te sinoreve te vjetra por dhe lane disa (nuk ua dhane), dhe morren disa ngastra te te tjerve, pra u be lemsh puna. A-ja, morri disa ngastra te B-se, dhe B-ja disa ngastra te A-se. 

Budalliqe qe vetem ngaterruan gjerat, pronen, siduket per ujqerit. 

 Po darkoja nje dite ne Orikum para nje jave Nje cun Dukati , pronari i lokalit ,per kete pune tha :

Nuk ka pert`ju ecur me ne. Ne te kundert do u veme dyfekun !

E besoj !

edhe une besoj se, pervec presionit nga jashte dhe rruges paqesore duhet radikalizuar veprimtaria e shoqates sidomos keto muaj.

kjo leter e shoqates bregdeti eshte derguar ne 26 gusht...kurse 4 dite me vone ne daten 30 gusht kemi deklaraten e drejtuesit te OSBE per pronat ne bregdet John Keefe,

"

Normal
0
unctuationKerning />

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false

napToGridInCell />

ontGrowAutofit />

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0cm 5.4pt 0cm 5.4pt;
mso-para-margin:0cm;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:"Times New Roman";
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

Juristi i kontraktuar nga OSBE, John Keefe, menaxher i BE-së për projektin e regjistrimit të tokave në bregdetin e Jonit në Shqipëri, sugjeron autoritetet shqiptare të gjejnë një kompromis mes zbatimit të ligjit 7501 dhe kthimit të pronës te pronari i vërtetë. Në një intervistë dhënë Radio Deutche Welle-s shqiptare ai është shprehur se “Ky ligj bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ligji 7501 nuk ka më fuqi të veprojë. Ai nuk mund as të retushohet, sepse bie ndesh me Kushtetutën.” Sipas tij, situata në terren sugjeron kompromisin: “Nuk ka një konsensus për ligjin 7501. Ka një spektër qëndrimesh ndaj këtij ligji. Ka nga ata, që e kundërshtojnë në parim ligjin 7501 dhe kërkojnë kthimin e të gjithë tokës bujqësore, që është prona e tyre."

 

si e gjykoni kete propozim????...

SKEDA E KRIMIT TE KRYEKRIMINELIT TE PRONAVE NE DHERMI THANAS DUNI
WIKILIKS,,,,PRONAT E HIMARIOTEVE TE GRABITURA,,, FAQJA E PARE

PASAPORTA: THANAS DUNI
KRYEPLAK I KONDRAQIT 2000-2003
DHUNUSE I VOTAVE LOKALE DHE POLITIKE ME 2003, KRYETAR KOMISIONI,
PROCEDIM PENAL
VJEDHJA E PRONAVE DHERMIJOTEVE, 230 HEKTAR ME NJE VENDIM PSEUDO GJYKATE
VENDI I VJEDHJES DHE PERSONAT QE E MENAZHUAN: DHRALE: SKENDER GJINUSHI, ILIR META, FATOS NANO, SHKELZEN BERISHA,
AUTOR I NDIHMES, SHIK…..2003 FATOS KLOSI

EKZEKUTIMI; NE MES TE DITES NE QENDER TE DHERMIUT NE PREZENCE TE 30 VETAVE
FJALET QE U THANE: NE EMER TE HIMARIOTEVE DHE FAMILJES TIME QE MBROJNE TOKEN…PLUM NE ZEMER….

REAGIMI PAS PLAGOSJES: NGA TIRANA PER 10 MINUTA DY HELIKOPTERE U ULEN NE HIMARE,,,,,FRIKA SE MOS HUMBISTE JETEN PER TE MOS KISHTE MUNDESI QE POLITIKANET QE KANE PERFITUAR TOKA NE DHERMI, TE HUMBISNIN SHANSIN PER TE MARRE FIRMA BASHKE ME TA MAFIA E TOKAVE NE DHERMI TAN DULAKU, ETJJJJ…..

ERDHI KOHA QE MASKARENJTE QE TALLEN ME PRONAT E HIMARIOTEVE DUHET TE PERGJIGJEN, TE CILET LEVIZIN LIRSHEM NEPER KRAHINE TE ARMATOSUR. VASIL ZAHO ESHTE HERO I HIMARES SE MBRON TOKAT E HIMARIOTEVE DHE FAMLJES SE TIJ.

 

Po mire mor  milet qofshi ju te bregut qofshi jut te  malit apo te fushes

1. Pse ja kerkoni nderkombetareve kete gje? Kush i zgjiodhi keta ne postet qe kane Nuk ishit ju te bregut , fushes dhe te malit?

2.Pse e shisni shqiperine tek te huajt per te fituar interesat tuaja personale. U kerkoni te huajve te bejne presion mbi qeverine shqiptare qe ju te merni dicak personale sic eshte toka. Kete vetem Serbi dhe Greku mund ta kerkoj dhe jo shqiptari

3. Keta kryeplqete qe vjedhin dhe i cilesoni kriminele kush i zgjodhi? Nuk ishit ju te bregut dhe disa nga te fushes dhe malit?

4. Kur do te mesojme ne shqiptaret te bejme dicka vete me fuqine tone dhe jo te rime e te bejme apele tek te huajt per te zgjidhur ceshtjet tona ndersa ne  te rime neper kafene e te bejme vetem llafe apo shkruajme letra te tilla

 

 

Pse e shisni shqiperine tek te huajt per te fituar interesat tuaja personale

ore djale, cfare eshte shqiperia per ty se spo te kuptoje! Per ne ketu shqiperia eshte shtepia ku une banoj, puna ku une punoj, rruga ku une kaloj, gruaja qe une palloj, kafja/bari ku une bisedoj etj. Por nese shtepi nuk kam se e dhashe tek firmat piramidale fale keshillave te presidentit te asaj kohe, token e babait e moren cecenet, nga puna me perzune se nuk isha i PD-se, ne trotuare nuk kaloj dot se ste lene makinat e parkuara, gruaja me kthen kurizin se nuk sjell para ne shtepi, tek lokali i lagjesh nuk shkoj dot me se kam disa kafe pa paguar etj, etj, per cfare mut shqipnie e ke llafin ti?

sheme,

E kam fjalen per ate shqiperi qe ne (une ti dhe tere ne)  beme mut duke futur parate ne firmat piramidale me deshire, se na erdhi mire te fitomin qyl pa bere asnje pune tjeter vec te zgjidhnim me voten tone ate qe na keshilloj per te vene parate ne firmat piramidale, e votuam se si dembele qe jemi  na erdhi mire nga keshilla e tij ,

Per ate shqiperi qe e beme mut duke u ndare nga xhelozia, inati, e tangerlliku,    ne" ne te bllokut" dhe "ata cecenet", packa se te dy palet jane shqiptare qe flasin te njejten gjuhe dhe kane te njejtat zakonet. Nese ne te bllokut na duket vetja me te zgjuar se cecenet kjo sepse na ka zene mallkimi i shkodranit "te hypte vetja ne qef"

Per ate shqiperi qe ne e beme mut duke i lene tokat djer, duke ikur nga syte kembet ne neper bote dhe  kur token djer pa zot e shkop na e zaptuan te tjeret u kujtuam te themi "eshte tona, na e moren cecenet e mutit" Mos haro se ne kaptinat e mdhoja te bllokut jetojme  ne te njejten  shtepi qe quhet shqiperi me cecenet e mut dhe kjo nuk na ben me pak mut se vete cecenet

Per ate shqiperi qe ne e beme mut kur parardhesit e ketyre qe jane sot ne fuqi perzune nga puna disa dhe na vune ne pune dhe ne me deshire e qef e pranuam ate ne kurriuz te dikujt tjeteri. Ndersa sot qahemi dhe akuzojme per muteri ate qe na hoqi nga puna per te vene dike tjeter

Per ate shqiperi te bere mut nga ne qe ne morine e makinavete parkuara  ne trotuar jane dhe makinat tona

E beme mut se gruaja me te drejte na kthen kurzin se skemi para se ne nuk duam te punojme por duam te rime kafeneve dhe te qahemi se ska pune

Qe e beme mut duke pire kafe kur e dime qe nuk kemi para ne xhep per ta paguar . Se kafeja dhe dembelizmi jone eshte me i rendesishem se puna

Per kete mut shqiperie e shume te tjera e kam fjalem o sheme

 

 

qe ta permbledh dua te them qe shqiperia nuk eshte dicka abstrakte sic ke ti shume qejf ta enderosh. shqiperia jemi ne, njerzit qe e shfrytezojme. po qeme ne mut, edhe shqiperia nje mut i madh eshte.

Ketu jam dakort dhe kete thene me lart. Ne beme mut dhe tani ne qahemi se u be mut 

5* Toko!

1. Pse ja kerkoni nderkombetareve kete gje?

2.Pse e shisni shqiperine tek te huajt per te fituar interesat tuaja personale.

 

ti dhe gjithe shqiptaret qe kane mentalitetin tend, perse i perzini njerezit me zor nga vendi i tyre shekullor???????

 mos do tju jap edhe ndonje tufe me lule?????

1. Pse ja kerkoni nderkombetareve kete gje?

edhe enver hoxha keshtu thoshte...."armik i popullit" nese kerkon te drejtat e tua..

 

 

dhe une dua te bej nje pyetje ty:

PSE JE KAQ BASTARD??????????

Jam vertet bastart se merem me ty o qelbesire dembel hajdut e maskara.

Mos ju jep lule jepu plumbin nese je kaq trim, mos  ik neper bote per qef por ri aty dhe mbroje  e punoje e begatoje token tende. Nese jo atehere hap rruge dhe leri ata  qe e punojme Nese je kaq trim shko atje dhe mborje dhe mos ri bllogjeve e bej gam gam si qen

po ti perse u fute ne kete teme??????

te na shesesh filozofi????

je tamam bastard,, qe futesh ne problemet e te tjereve si pa teklif.

nuk mjafton qe kemi bastardet e politikes...por jane edhe llapaqenet si puna jote qe do fusin hunden kudo.

O toko, ky tipi mund te jete me te vertete qelbesire, dembel, hajdut e maskara, por sinqerisht, ti qe ja ke mbath si dreqi edhe i jep ketij tjetrit leksione moraliste nga mijra kilomentra larg, je minimalisht... patetik, per te mos thene qe dukesh edhe pak si i luajtur mendsh.

PS: Pa ofendim.

Anonim edheune pa te ofenduar

Nuk them aspak se toka nuk eshte vjedhur ne bregdet apo dhe kudo tjeter. Por meqense po flasim per bregdetin a ke qene ne ndonjehere ne jug? , ne bregdet? Une isha vjet Kane mbetur vec ca fshatra me pleq e plaka, me ullishte djer qe vetem "te ardhurit" i vjedhin se skane zot ti mbroj, ca toka djer, nje perle e vertet e lene ne meshire te fatit pa te zotin qe ta mbroj. Sa per shtetin ai zbehet fjale. Ai shtet eshte perseri zgjedhur nga keta hajdutet se keshtu ju leverdis natyrisht. Te zotet e pronave kane ikur dhe nuk votojne. Cfare pret pa ti te ndodhe ne nje situate te tille?

Sa per ankesen tek te huajt mua kjo mua si "patetik" si "i luajtur mendsh" me terbon. Perse mor burre kerkon te ta zgjidhin te drejten tende te huajt ne vendin tend? Kjo vec nese ne nuk jemi ne token  tone por ne ate te  te huajt. Kujti kerjome ti bej presion qeverise tone? Asaj qeverie qe ne mos me shumice votash por me nje numur te mjaftushem qe me pak vjedhje votash te behet shumice eshte votuar nga ky popull, nga po ky popull , eshte votuar nga po keta bregdetas ( ne mos te tere,  mjaft per ti dhene mundesi hajduteve qeveritare te vjedhin pak e te behen shumice) E tani u kerkojme te huajve te krijojne presion? Perse ta bejne kete te huajt ? Cfare interesi kane? Po sikur ky interes te jete kunder nesh a do ta projome kete per hir te tokes tone prone?

 

 

"me ty o qelbesire dembel hajdut e maskara"

 

po cte kam bere ty une mor te shkerdhefsha rrobt e farefisit....qe qenkam qelbesire..

se po kerkoj te drejten time kushtetuese qenkam dhe maskara????

 

Toko, une nderhyra ne kete teme vetem sepse me skandalizuan cilesimet e tua ndaj bashkebiseduesit.

Persa i perket pyetjeve qe shtron, une po te pyes ty toko: Perse ja ke mbath ne Amerike?

Tani toko, morali i fabules... le te hedhi gurin kush eshte pa mekate!

E di? Ndoshta pergjigja ndaj pyetjeve te tua eshte kjo:

Sepse te gjithe, ashtu si ty edhe si mua edhe si tjetri e tjetri... shohim ate interesin tone te vogel dhe momental dhe nuk kemi syzet e duhura per te kompesuar miopine tone.

Edhe kujtohemi vetem kur na djeg suma...

Madje edhe kur na djeg suma... themi: jo mo prit, se s'qeka edhe aq keq.

Anonim

1 Une s'kisha ndonje prone ne shqiperi Pra ikja time ska lidhje me pronat

2. Plotesisht dakort shohim intersin tone te vogel, dhe nuk shikojme as edhe per veten tone , le me per te tjeret, interesin tone te madh

E perseris hajduti eshte hajdut, dhe cdo vjedhje qofte edhe e nje prone pa roje eshte vjedhje.

Ajo qe une diskutoj eshte

Ne interesin tone personal: se na e vodhne pronen qe nuk e ruajtem te mos kerkojme nga te te tjeret (te hujat) te na e rikthejne. I zoti e nxjer gomarin nga balta. Se ai pronari as qe ka per ta fituar pronen me ndihmen e te huajve dhe po ta fitoj mund te humbase dicka me me vlere se prona.

Ne interesin e pergjithshem si shqiperi: Ato perla te lena pas dore demtojne jo vetem pronarin por edhe ne te tjeret. Se nje turizem i mire atje do te hap pune edhe per mua ketu ne mergim, do te bej qe une te mos shkoj ne Itali, Kroaci apo Greqi te bej pushimet por ti bej atje ne vendin tim

Nejse varja thuaj

 

 

Dakord "i zoti e nxjerr gomarin nga balta"!

Nqs. keta te bregut (ashtu si edhe ata te fushes) do te shohin pronen e tyre te iki per lesh dhe do te vazhdojne ta luftojne kete me ane te Microsoft Word-it dhe letrave drejtuar Aqif Karalloit te jashtem te radhes... CAZZI LORO! Mire t'iu behet!

PS: Por kete nuk e them si hero! Kete ja them edhe vetes!

PPS: Lumsi ti toko qe nuk ke prona ne Shqiperi!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).