Rrjedhjet e kabllove informatike, që në Shqipëri, s’ka si të jetë ndryshe, shihen si arteriet që lidhin zemrën e botës e të demokracisë perëndimore me vendin tonë dhe, krejt natyrshëm, i kanë përfshirë shqiptarët në emocionet e qëmtimit të brendisë së tyre. Për të parë e kuptuar, duke e vënë veten nga ana e retinës së syve të Amerikës mbi ne, çdo gjë që Amerika sheh tek ne. Askund tjetër ky ushtrim botëror vuajerizmi s’ka ngjallur e s’ka sesi ngjall një të këtillë pasion popullor. Ky është vendi më proamerikan i botës, jo ngaqë qeveritë kanë vendosur të jetë kështu, po sepse vetë shqiptarët, konsensualisht, janë të dhënë pas Amerikës më shumë se çdo popull tjetër sot. Historia e ka sjellë në këtë mënyrë lidhjen tonë me Amerikën deri ditën e rivendosjes së komunikimit me të pas gjysëm shekulli diktaturë komuniste, dhe Amerika s’e ka përgënjeshtuar asnjëherë historinë, duke bërë për Shqipërinë e shqiptarët gjëra të mëdha, të paimagjinueshme, para rivendosjes së komunikimit.

Por, besoj se mbi të gjitha, këto rrjedhje shqiptarëve duhet t’u vlejnë për të parë sesa thellë e nga afër e ndjek Amerika rrugën e Shqipërisë drejt demokracisë, punën e qeverive shqiptare për ndërtimin e shtetit, funksionimin e institucioneve në Shqipëri.

Me çfarë vëmendje mban shënim çdo detaj, çdo informacion a opinion, se si kryqëzon pikëpamje e të dhëna për të krijuar idenë e duhur për gjithshka lidhet me problematikën e funksionimit të shtetit e mosmbarëvajtjen e jetës politike. Eshtë padyshim vëmendja e vendit lider të punëve të demokracisë kudo në botë dhe të luftës kundër forcave që i kundërvihen demokracisë, lirive e të drejtave njerëzore anembanë botës. Por, është në rastin tonë edhe vëmendja ndaj një vendi mik, një aleati shumë të vogël, po aspak të parëndësishëm, sidomos për fatet e rajonit, një populli të cilin Amerika e rendit me plot të drejtë ndër besnikët e vet dhe përpiqet ta ndihmojë në rrugëtimin e vështirë, pas daljes nga humnera e diktaturës. Pavarësisht se ç’ngjyrë kanë qeveritë e tij dhe kush i kryeson ato. Aq më tepër kur këtu s’ka pasur ndonjëherë pas vitit ’90 ndarje për destinacionin euroatllantik të Shqipërisë, po vetëm për rrugën e shkuarjes në destinacion, gjatë të cilës ndërtimi i një demokracie funksionale dhe mirëqenieje shoqërore ka hasur dhe has, sot më shumë se asnjëherë, pengesa të mëdha nga pushteti politik.

Në këtë rrugëtim, Amerika kërkon të dijë gjithshka, të kuptojë çdo gjë, të ketë një këndvështrim të vetin mbi këdo që shqiptarët zgjedhin si përfaqësues. Por, pa thënë asgjë të re deri këtu, dua të shtoj më tutje disa fjalë lidhur me diçka tjetër. E cila lidhet me komentet e rrjedhjeve prej kabllove informatike vetëm si shtysë, por ka të bëjë me llumin e pushtetit që ka mbytur shtetin për të mbajtur peng të vërtetat që i dinë të gjithë. S’kam koment për dëshminë e publikuar të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, frikacakëri që të le pa fjalë. Kam vetëm një pyetje për ta bërë publikisht për Presidentin e Republikës dhe Prokuroren e Përgjithshme: Çfarë e justifikon katandisjen e katrahurës vrastare të Gërdecit në një proçes tallës për dinjitetin e çdo qytetari të këtij vendi?

E di që shumëkush do hidhet përpjetë duke e lexuar këtë pyetje e do më kujtojë rrahjen time të shpatullave të Saliut në derën e spitalit atë ditë, por askush s’duhet të harrojë se atë ditë kishte vetëm vdekje, plagë e tym të zi. Askush përveç krijuesve të fabrikës së vdekjes e vetë Saliut s’dinte gjë në botë për çka mësuam më vonë. Shumë më vonë edhe se kapërcimi i pragut të NATO-s pak javë më pas, kur Shqipëria, asnjë parti në Shqipëri, s’mund të zhytej në spiralen e një krize të brendshme politike, duke harruar për më tepër se Amerika, avokati ynë i madh që na hapi derën e NATO-s dhe u bë garanti ynë më i vendosur para gjithë familjes euroatllantike, na priste në atë prag. E në fund të fundit s’qe assesi hedhja e valles së vdekjes mes partive politike, po drejtësia ajo që duhet të ndriçonte rrugën e së vërtetës, duke e hedhur vallen siç ia kërkon Kushtetuta e ligji, e jo siç diktojnë frikërat njerëzore e çfarëdo interesash vetjake, kur vetë puna e drejtësisë e ka të nënkuptuar lënien mënjanë të tyre.

Dhe kur drita e hetimeve, sa të prokurorisë e sa të guximtarëve të mbetur në ishullin e rrethuar të medias së lirë, vajti e ra mbi derën e Saliut, siç ndodh tashmë rëndom në Shqipëri, drejtësia humbi në drejtim të paditur dhe kjo histori mbeti në llucën e banalizimit të çdo problemi të vendit, ku kacafyten qeveria me opozitën. Politikë hesapi me një fjalë, ca thonë kështu e ca ashtu, të gjithë njësoj janë, si ata që vranë, e si ata që thanë, madje më keq akoma se edhe ata që thanë kanë vrarë kur ishin në pushtet qëmoti dhe nëse jo vetë, kanë vrarë me dorën e të parëve të tyre, kurse këta që vranë ua thanë të gjitha derisa i shporrën nga pushteti, iku edhe kjo, kështu e ka kjo punë!

Kështu e pat edhe puna e tunelit të Kalimashit, që ra pikërisht për arsyet që u morën vesh më pas e po njësoj u thanë të gjitha nga opozita, papushim. Derisa mbetën edhe ato në llucën e banalizimit të debatit me patriotë e renegatë, me dashnorë të ethshëm të flamurit të kombit e me filogrekë të betuar kundër kombit, me ca që rropën si kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi buxhetin e shtetit, e ca që digjeshin nga zilia teksa vidhnin taksat e qytetarëve të Tiranës. Politikë hesapi, shkurt muhabeti, kështu e kanë këta, ca i bien gozhdës e ca patkoit, fjalët i merr era, kurse rruga mbetet, përpara në vjedhje të reja e zgjedhje të vjedhura nga e para, derisa askush në këmbë përballë të mos mbetet.

Kështu e pat edhe puna e 21 janarit, ku u mor vesh shumë shpejt kush u vra e kush qëlloi, kush u burgos e kush shpëtoi, kush u thirr në pyetje e kush s’dëgjoi të pyetej, ose s’u thirr fare, derisa mbetën të gjitha në llucën e banalizimit të debatit me horra e lavire e me protestues për votën e për bukën e gojës, me stilolapsa pistoletë e çadra pushkë dhe me mijëra gëzhoja armësh zjarri në bulevard e kriminelë të veshur për atë ditë në gardë, me ca që urdhëruan zjarr mbi popullin e dolën matanë, e ca që donin të merrnin pushtetin me puç për të kthyer diktaturën e etërve. Politikë hesapi, dihet muhabeti, kështu e ka Shqipëria, bjeri kokës se këta e kanë tepruar, po edhe ata s’durohen, le të bëjnë ç’të duan, ne të shohim punën tonë, se edhe ata i kanë bërë paratë e tyre.

Kështu e kanë patur në fakt të gjitha punët e zeza të qeverisë së Saliut, nga këto të mëdhatë bum-bum-bum, tek të tjerat me rradhë, nga miniera e Bulqizës e deri në spitalet e Shqipërisë, nga labirinthet e Ministrisë së Ekonomisë, tek ato të Ministrisë së Mbrojtjes, në APP, në AKKP, KQZ, në NNN, me zë, me figurë, me shkresa, me dëshmitarë, me para badjava, nëntokë e mbitokë, me fjalime, me investigime, me denoncime, me hetime… Me të gjitha, derisa lluca e banalizimit të debatit i ka përpirë duke lënë Saliun aty ku është dhe zhytur thellë e më thellë Shqipërinë megjithë shtetin e saj në llumin që mban peng të frikës shqiptarë të paguar nga populli për të folur.

Pyetja ime për Presidentin e Republikës dhe Prokuroren e Përgjithshme nuk fajëson as njërin as tjetrin prej tyre, sepse jo vetëm as njëri as tjetra nuk kanë detyrë të dënojnë askënd. Kjo është punë e gjykatave që kanë mbetur në dorën e Sashenkës e të Tomës dhe s’ia vlen as harxhimi i letrës, jo më fjalës, për të shkruar ndonjë pyetje për gjykatësit e Gërdecit, Kalimashit a 21 janarit e me radhë, po edhe njëri, edhe tjetra, me të tyren kanë bërë sa kanë mundur. Problemi është se këto të gjitha janë krime që s’duan debat, po ndëshkim dhe kur ndëshkimin e zëvendëson debati mes qeverisë e opozitës, ndërkohë që gjykatat qetësisht zbardhin vendime që i pushojnë çështjet si jashtë afatit, si me mangësi teknike në dosje, si me ku di unë çfarë marifeti tjetër, atëherë s’janë vetëm pesë gazetarë të mbetur si specie në zhdukje që duhet të hapin gojën. Edhe këta xhanëm nuk është se i kursen lluca e banalizimit të debatit, përkundrazi, i kanë njehsuar me opozitën, paçka se as opozitën s’e kursejnë kur ua do puna e tyre.

Për këto krime popullit i duhet të paktën të mësojë me fjalë nga ata që kanë mbetur ende pa u kapur në krye të institucioneve që lidhen me drejtësinë, se çfarë ka përtej llucës së banalizimit të debatit të këtyre me ata, kur vritet, vidhet, rrihet e s’kupton dot megjithatë se ç’bëhet. Teksa Amerika, fari i demokracisë e i shpresës së gjithë shqiptarëve, sheh e shënon me kujdes gjithshka, askush s’ia hedh dot për asgjë, por punon me këdo që populli vendos apo lejon të qëndrojë në krye të tij. Sepse mbështet popullin shqiptar, jo një palë a tjetrën në debat, duke dëshiruar, ndihmuar e pritur që askush, me cilëndo palë qoftë i rreshtuar, të mos i shpëtojë dritës së hetimit dhe ndëshkimit, për çdo gjë që hetimi provon si të fajshme. Të madhe a të vogël, për peshq të rëndë a cironka të rastit, djathtas a majtas, pa dallim, për bëma të vjetra a gjëma të reja. Kjo është Amerika, kjo duhet të jetë Shqipëria për Amerikën dhe për popullin shqiptar.

 

36 Komente

Kjo pune do popull te ndergjegjshem e jo laca qe fryen te blloku.

Por, besoj se mbi të gjitha, këto rrjedhje shqiptarëve duhet t’u vlejnë për të parë sesa thellë e nga afër e ndjek Amerika rrugën e Shqipërisë drejt demokracisë, punën e qeverive shqiptare për ndërtimin e shtetit, funksionimin e institucioneve në Shqipëri.

 

be sofizma, be se s'te ka mbetur gje tjeter. se pari, kritika fillon nga vetja ketu ne Amerike. filloje kritiken nga numri 2 ( Ruci) i partise tende qe ishte ''qershia mbi torte'' te lajmet e ambasades. pastaj prit prit, se ne liste je dhe zotrote. prit dhe pak sa te botohen dhe te tjerat. ikni ore largohuni nga skena shqiptare, ti dhe ata, se njesoj jeni.  bejani kete nder te vetem popullit shqiptar.

të mos i shpëtojë dritës së hetimit dhe ndëshkimit, për çdo gjë që hetimi provon si të fajshme. Të madhe a të vogël, për peshq të rëndë a cironka të rastit, djathtas a majtas, pa dallim, për bëma të vjetra a gjëma të reja.

Keto jane fjale te kota deri sa Ruci vazhdon te jete nr. 2 i PS dhe Rama vete eshte "ndjekur thelle dhe nga afer prej Amerikes" e cila e ka cilesuar si person me prirje autoritare dhe qe ben cdo gje per te kontrolluar cdo gje qe ka afer, duke filluar nga partia e tij. Pastaj a do ti qendronte Rama ketyre fjaleve per Ameriken, nese do te publikoheshin te tjera korrespondenca per 21 janarin dhe pas tij?

doktorr - hamerrikanet thane qe modeli i drejtimit ne Shqiperi eshte autoritar si nga Ramushi, si nga Salushi apo soj e sorollop qe eshte ne pushtet ose qe ka nje karrike qe komandon te pakten 1 njeri e me shume ...!!

Ta them kete jo se me dhimbet Rama apo Saliu ... apo ... x (feck'em all!!) por vetem per hir te faktit dmth "the rrime shtrember e let flasim drejt!"

Kendveshtrimi me anshmeri sipas parimit "le te digjet shtepia e komshiut vetem te zihet veza ime" dmth sipas teje Rama eshte autoritar dhe qellimisht lenie jashte e Salushit dhe metoden e tij autoritare te drejtimit nuk i sherben askujt per permiresimin e situates ne Arnautistan!!

 Ndonje hap me tutje ?

Edi, fatkeqsisht nuk tha gje ne kete shkrim. Gjera qe i ka thene gjithmone. Populli pret me shume nga opozita.Nje hap me konkret ne shembejen e klaneve ne pushtet, ndonje fjale psh cdo behet me sistemin e drejtesise, gjykatat, mbas gjithe ketyre kabllogrameve?!! smiley

Ky sharltano demagogu ben mire te shkruaje mbi cka pare e cka shenuar Amerika per te vete dhe deputetet e partise se tij qe jane te zhytur ne lluce e llum po aq keq sa kusaret qe jane ne pushtet e ne shume raste bashkepunojne me Berishen e kusaret e tij per te bere zullume.  Keto qe shkruan ky eshte si robi qe ka rene ne kanal te qelbur, dhe i thote atij qe ka rene ne pusete qe qeke bere qelbur e vjen ere.

Aq më tepër kur këtu s’ka pasur ndonjëherë pas vitit ’90 ndarje për destinacionin euroatllantik të Shqipërisë, po vetëm për rrugën e shkuarjes në destinacion, gjatë të cilës ndërtimi i një demokracie funksionale dhe mirëqenieje shoqërore ka hasur dhe has, sot më shumë se asnjëherë, pengesa të mëdha nga pushteti politik....

Besoj se kushdo e lexon qe keshtu ka shkruar RAMA.

I nderuar Artian .Nuk desheroj te bej polemike me JU sepse kam nje bindje qe Ju e keni zgjeruar paksa domethenien e prurjes... ndonje fjale psh cdo behet me sistemin e drejtesise, gjykatat, mbas gjithe ketyre kabllogrameve?!! Sad

 Besoj qe askush nga ham - humsit nuk lexon kurre pervecse emrit te pruresit ose komentuesit. Zaten kjo eshte karakteristika nr 1 e ham - humsave Berishiane ose daulleve boshe . Dhe hidh nje sy me lart ,  te lexosh  te semure foshnjerisht te perjetshem , me ngarkesa ideore brenda rrethit te thashethemexhijve ordinere me moton e kafeisteve para klubeve te selise se PD... " kujt do me i tregu korrupsionin ti mer jahu "

Po Gramozin ? Po Olldashin ? Po Stamodumua ? Po Mustafa Merlika ? Po Lenka Cuko ? Sad

Besoj se Ju e keni lexuar kete me te nxire ose me llafe te MbeDhoJa mer Jahu   hailajtur smiley dhe.....  pikerisht aty e vendos edhe shqetesimin tim bahke me tuajin. Cila do te jete rruga per te kapercyer kete situate pervecse LIGJIT dhe nje Shteti Ligjor ?

Dhe besoj qe ketu jemi ne nje Linje me pyetjen e z.Rama drejtuar Prokurorise dhe Presidentit ?.....  Çfarë e justifikon katandisjen e katrahurës vrastare të Gërdecit në një proçes tallës për dinjitetin e çdo qytetari të këtij vendi?

Dhe une po Ju them Jue zotrij se Edvin kriminel Krsitaq Rama ha nji pjate me makarona , asht ma zie se baballaret e tyre qe i mujta or tie ,  se ka dale ..." lakuric , lakuric " dhe ... duartrokitje frenetike vuvuzelesh .

Ah ai Rama do Lincuar qe nuk e coi Saliun ne burg per Gerdecin . Na duem te dy palet te varrosen dhe te dalim na ne krye , tullumbacet e mbushura me pordhe neper Blogje smiley

Ndersa pyetja e Rames per RRUGET dhe Vendosjen e SHTETIT Ligjjor qendron PEZULL sepse kriminelet me Pushtet vetem mund te DETYROHEN nga te Huajt ! Keshtu them se duhen kuptuar me qart  kabllot !

Respekte !

 

 

 

Veshtire te shkruash dicka pas atyre qe dolen ne kabllograme. Z,Rama lereni PS ta drejtoje dikush tjeter. Lereni ta beje dikush tjeter luften me "PD". Ju deshtuat ta beni Tiranen apo Shqiperine me te mire. Nuk do shume tru per ta kuptuar. Shpallni zgjedhjet brenda PS dhe mos kandidoni me. As ju as ata qe financojne PS me para te pista. Me mire i fundit ne qytet se sa i pari ne fshat. Dhe Shqiperia ka perfunduar me keq se nje fshat.

Po Saliu,duhet te rrije,sipas atyre kabllogrameve ,qe lexove ti ?

Me fal, Saliu eshte e keqja ketu. Per ta perrallezuar pak biseden. Saliu eshte kucedra qe ka zene ujin. Tani ke te cojme per dylyftim Qerosin, Gjergj Elez Aline, motren e Gjergjit, Herkulin, Toni Montanen, Laver Bariun qe u permend me siper, Dr. Who, etj, etj?

Ka ik ajo kohe e "Balozave" ,qe vriteshin me nje shpat e topuz ,ku mjaftonte nje "trim",qe te shpetonte boten. Sot "balozat",s'ka trim e shpate ,qe t'i vrase .Duhen shume trima ,se dhe balozi ka vene roje per ta ruajtur,qe kur i'u mbush "xhepi "me leke. Populli ka sy , ka vesh dhe nese populli s'eshte i afte te ndaje te miren nga e keqja dhe lufton balozin e gabuar ,s'ka per te shpetuar nga e keqja ,asnjehere.

Nuk po flisja per perralla. Z. Rama dhe kryesia e tij nuk jane njerezit e duhur per te drejtuar opoziten. Ai dhe bashkepunetoret e tij duhet te largohen, ne menyre qe PS te kete mundesine te fitoje me teper vota. Por jo vota bosh, ashtu si te qeverive Nano, Majko, Meta, te cilat ishin qeveri te djathta me program te majte (pa permendur ketu korrupsionin e tyre, psh Albtelekomin, po aq i madh sa Durres-Kukes). Duhet te vine ne krye njerez si Artan Lame, Erion Brace (me aq sa lexoj une neper gazeta, e, nuk po bej reklame). Njerez si Albin Kurti ne Kosove. E nese nuk ka njerez te tille epo skemi cbejme. Do jetojme me kucedren. Dmth ata qe jetojne atje. Zgjidhja individuale ekziston gjithmone. Dmth, emigrimi.

Ti mund te kesh te drejte,por une personalisht ,te keqen me te madhe e shoh te pozita .Nese une sot ndihem e pakenaqur nga qeveria,eshte se te gjitha pakenaqesite e mia e kane atje burimin.S'kam pse shaj opoziten .Opozita jam une,je ti ,jemi ne qe nuk e duam Berishen ,nuk eshte vetem Edi Rama dhe kryesia .Nese qeveria ,te ofron nje peshk te qelbur,s'ka nevoje te te thote Rama:"Mos e ha ,se eshte i prishur",se ajo duket. Me te thene nuk eshte gje,po se kuptuam vete.

E thashe me duket se pozita eshte kucedra ketu. Ne nje Shqiperi ideale, opozita eshte ashtu si thoni ju. Ne Shqiperine reale opozita eshte farefisi i kundert me farefisin e pozites. Ca dele i kane ikur farefisit te opozites e jane pa kope. E kreu i farefisit Rama&Co nuk eshte i zoti ti fusi brenda. Mua personalisht po as te afermit e mi ne Tirane nuk me krijon ky person kurrfare besimi megjithese jam opozitar. Ndoshta nje kryesi tjeter, nje PS tjeter do ishte me e mire. Kjo e tanishmja ka 6 vjet ne opozite dhe jo vetem me qeverine, por dhe me interesat e qytetarit te thjeshte.

Ne fakt ,do doja te isha si ty dhe ta shikoja te keqen e opozites vetem te Rama e kryesia,por une me shume e shoh te populli, te ne; ne jemi shume ,Rama eshte 1 dhe une besoj te forca e shumices.Rama eshte i dobet,se jemi ne te dobet.Ne jemi te dobet ,se Berisha me autokracine e tij dhe ndeshkimet politike ,na ka zmbrapsur tere frike ne qoshe dhe kemi frike jo vetem te perballemi me te ,por dhe thjesht , te shprehim dhe pakenaqesite tona .Kjo eshte "diktature" e ne diktature , nje udheheqes eshte shume i pushtetshem.

 5*

smiley. Po ne zviceriane nuk behemi brenda nates. Ajo per te cilen flisni ju kerkon 1000 vjet. Ne, me duket mua, skemi ndryshuar qe nga koha e ilireve ne mos pellazgeve. Dhe per diktaturen e meparshme. Nese nuk do te ishin ngritur, hungarezet, ceket, gjermanet, polaket e deri vete ruset ne nuk do na kish shkuar ndonjehere ne mendje. Ne, dmth, si popull, se individe te revoltuar kemi patur. Deri ne revolten tjeter une nuk besoj se do jem gjalle.
Ja dhe nje pikture ne kete artikullin i cili i shkon per shtat diskutimit ketu. Kultura, Politika, Lufta, Biznesi.

http://www.ribbonfarm.com/2011/06/08/a-brief-history-of-the-corporation-1600-to-2100/

Pse mos te jemi zvicerian ,kur degjon Berishen ,te thote: Shqipëria, një Zvicër me det.smiley

 

Une kam frike ,se ne kujtuam ,se komunizmi merrte fund , vetem me rrezimin e bustit.smiley

 

eko, big THX. Per te gjitha komentet me siper.

smiley. E di qe te shkon per shtat ky lloj arsyetimi. Ndoshta nuk kam menduar keshtu me pare, akoma mendoj se dicka mund te ndryshoje tek vete ne. Por realiteti eshte ama krejt ndryshe, shume i veshtire per tu injoruar. Kemi nja 200 vjet me duket e cdo brez shqiptaresh ben te njejtat gabime qe ka bere ai i meparshmi. Mos te flasim per ti dhene ndonje gje njerezimit ne pergjithesi pastaj. Rrofte Nene Tereza, laj-thaj.

Gjera qè ndodhin....si ju duket? me stil ballkanik thonè...hehehehe!!! nuk ka mè bllokime bulevardi,as denoncime nèpèr konferenca shtypi,nuk ka mè demostrata,as tè vdekur qè e kèrkojnè vetè vdekjen,nuk ka mè as zgjedhje dhe as zgjidhje...asnjè lloj bezdie...si ju duket? mirè eeeeee....shijojeni!!!

 Heemmm. 

 Po ky ka fillu me marr honorare nga gazetat ?

 Shumë më vonë edhe se kapërcimi i pragut të NATO-s pak javë më pas, kur Shqipëria, asnjë parti në Shqipëri, s’mund të zhytej në spiralen e një krize të brendshme politike, duke harruar për më tepër se Amerika, avokati ynë i madh që na hapi derën e NATO-s dhe u bë garanti ynë më i vendosur para gjithë familjes euroatllantike, na priste në atë prag.

Keshtu te jete katandis ene Shabani yne?

Po mire merr palle njerezit te ai marshimi homash perse i nxorre? Apo besove qe te vijne mbrapa ty? Derdimen, po na dilke sot e po na thoke qe ruajte stabilitetin !

Po mire mer kokerr legeni a nuk ishe ti qe the ca dite para qe ndryshimet kushtetuese brenda nates ishin gabim ? Se na the qe ishin permiresim qe do forconte stabilitetin politik neser apo harrove ?

Bo cer plehre !

 Po ky ka fillu me marr honorare nga gazetat ?

po ka nja 1 muaj qe eshte pa pune mo vlla.

''nuk te rrit buka e misrit jooo...smiley

Ben mire qe ushtrohesh ne gazetari,se pas nje viti e gjysem tek TemA e ke vendin!

ti (bashke me mua) ke(mi) nje jete ketu tek peshku, e s'na gjeti gje !  smiley

e mirë Edi, m'rregull, laje m..in me sh...rrë  tani...dhe je OK

u knoqet tuj tall b..then me miletin

p.s. sorry for the language, por te del nga shpirti

Ti mezi po pret sa ta rrezoje Edi Berishen. Mezi po pret.

po ti car po pret, meqe e dike ca po pres une ?

 

Stacionin e autobuzit? smiley

Teksa Amerika, fari i demokracisë e i shpresës së gjithë shqiptarëve, sheh e shënon me kujdes gjithshka, askush s’ia hedh dot për asgjë, por punon me këdo që populli vendos apo lejon të qëndrojë në krye të tij.

Wow. Edi Rama has come a long way from this  (0:15)

 

Eh ju te shkretet qe edhe mbathjet i keni me flamurin amerikan smiley

Po te paktin ne nuk jemi brekegrisur si juve qe i keni me flamurin kubanez.

Jo kubanez mer lali, koreano verior smiley

pune dreqi, se nuk doli asnje kabell per kete.. te tjeret kane vrare e prere, vjedhur dhe shkatruar, spiunuar dhe mashtruar, me djem e vajza, fis e miq edhe per kete asgje..

Nese mendon se kjo "menyra e re" do ndryshonte miletin shpirtkeq e ke gabim.. Nuk ndryshon shpirti i keq jo, eshte i trasheguar.. aty e kane, aty ka per tu dal ne fund!

qeshnin vlla, qeshnin kur varroseshin njerezit e pushkatuar pa gjyq.. e kupton kete apo jo? shkruaj vlla shkruaj, mbase te vine mende heret ndryshe do kthehemi ushqim per kermat.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).