Një pasdite me zheg prisja në semafor me fakirë të tjerë të këtij vendi, ndërsa një polic kruante kurrizin me tabelën e qarkullimit pak më tej. Edhe policët e vuajnë zhegun. Në të tilla raste, argëtimi i vetëm i atyre që presin të dalë jeshilja është të shohin sesi ata më trimat kalojnë me të kuqe pa ua bërë “tërrt” syri. Trimat janë trima edhe kur në semafor ka polic. Me të kuqe kalojnë makinat e “rënda”, BMW-ra luksoze apo makina me targa të huaja, tek tuk edhe ndonjë makinë me targa LA. Po të isha polic, nuk do të doja të ngatërrohesha me asnjërën nga këto kategori.

Por, dhe polici po të ishte unë, do të kishte marrë zemër për t’u futur me të kuqe menjëherë pas tyre, me shpresën se kur kalojnë 2-3 makina, uniforma e trafikut nuk ka ç’të të bëjë… ti je në një vargan të udhëhequr nga ato “të rëndat”. Deri këtu është thjesht një skenë banale që ndodh çdo çast në Shqipëri. Jo çdo orë, por në çdo moment, dikush po kalon me të kuqe edhe kur aty pranë qëllon ndonjë polic. E veçanta e rastit tim është një makinë Toyota. Shoferi i Toyotës, priti kur polici e kishte kokën në anën tjetër dhe rrëshqiti si ngjalë me të kuqe. Njeriu që i jepte makinës është interesant. Po e quaj Burri Me Toyota.

Semafor pas semafori

Gjithmonë pyes veten ç’kuptim ka që njeriu të kalojë me të kuqe, kur do të bllokohet në semaforin tjetër. Qejfi për të thyer rregullin, fakti që s’rrimë dot në një vend, iluzioni se po fitojmë kohë për atje ku do të mbërrijmë, kur në fakt fitojmë vetëm 2 minuta për të vrarë në kafe 2 orë, mund të jenë disa nga arsyet. Në semaforin tjetër, mbërrita ngjitur me Burrin me Toyota, dhe këtë rradhë e pashë dhe në fytyrë. Dukje djalë i mirë, i krehur e i larë, dëgjonte dhe muzikë trendy. Nuk kishte lidhje me qafëleshët e qafëpalarët. Toyota, ndonëse fuoristradë, prapë nuk hyn te makinat me të cilat mund të “hapesh…” rrugëve. Është një makinë me të cilën mund të prezantohesh mirë, që të bën shërbime të mira, dhe që nuk bie as shumë në sy. Është dhe një makinë që tregon që ke para, por nuk tregon medoemos që ke shumë para. Burri me Toyota, është njeriu i ri shqiptar. Përtej mafiozëve, përtej të fortëve, përtej debilëve që drejtojnë dikastere, përtej familjarëve arrogantë e militantëve vandalë.

Burri me Toyota, e ka kuptuar si funksionon. Ai është i famshmi “P….s….”, njeriu që e respektojnë të gjithë. Ai ka para, ka njohje, shijon jetën dhe nuk i del emri për mafioz në gazeta, prandaj ndryshe nga shumë të tjerë, e shijon jetën i qetë. Burri me Toyota është kandidati për dhëndër që çdo prind do donte. Dhe jo vetëm se ka një makinë të mirë. Ai ka shumë më tepër.

 

Si e ka blerë Tojotën?

Tani, duhet thënë që ca marifete të vogla i ka bërë. Pavarësisht nga profesioni që ka, nëse punon në shtet apo privat, ai e ka gjetur mënyrën për të bërë para si pa u ndjerë duke shfrytëzuar kaosin e madh të sistemit. Diku ka ndërmjetësuar, diku ka marrë një përqindje, diku ka hyrë mik, diku ka ndihmuar, diku merr honorare, diku është në një bord… Diku mund të ketë një shoqatë, diku mund të ketë pjesë në një biznes. Ai është një mekanizëm ndërmjetës i informalitetit në këtë vend, dhe nuk është as ai që e shpiku sistemin, as ai që po abuzon dhunshëm mbi të. Është ai që mbledh ca benefite që në një sistem tjetër funksional nuk do të mund ti merrte. Toyota e tij nuk e justifikon rrogën që merr, por, ai nuk i vjedh kujt… të paktën jo në xhep e jo me dhunë. Ai thjesht ka mësuar si funksionon ky shtet, dhe po ngjyen nga pak gishtin. Ai ka identifikuar ku është paraja e vogël, sa për të bërë një jetë borgjezi mbi mesataren, me pushime  evropiane, me shoqëri të mirë ku tregohet hovarda, me rroba të zgjedhura të blera jashtë, me një shtëpi në zonë rezidenciale, me një qen e një Toyota. Atij nuk do i vijë rradha kurrë për tu gjykuar.

Në këtë vend grabitqarësh e hijenash, ai të paktën nuk i ka bërë dëm askujt. Ka vjedhur nga pak, por pa dëmtuar askënd drejtpërdrejt e dhunshëm, dhe e respektojnë të gjithë. Ka vjedhur nga pak… sa për të blerë një Toyota. Pse e duan thuajse të gjithë? Në momentin që ke mësuar se si funksionon, di dhe se çfarë duhet bërë. Pak hipokrizi e servilizëm diku, ti buzëqeshësh edhe njeriut të pavlerë por nga i cili mund të nxjerrësh diçka, të shkelësh me këmbë me stil ata që janë poshtë, të shkelësh mbi kufoma po pa bërë pis pantallonat Massimo Cerrutti, të kesh një batutë për të gjithë, dhe të tërë të thonë “Çfarë çuni!”, edhe ata që me stil u ke futur një bërryl.

Në një vend ku dikur të jepnin nuse vetëm po të sillje dëshmi që ishe hajdut i aftë, nuk është çudi që Burrin me Toyota e duan të gjithë. Merita e tij është që të mos ngjall zili ekstreme, por vetëm respekt. Prandaj, me zgjuarësi kufizohet te një Toyota, edhe pse mund të kishte blerë dhe një BMW. Ai dhe policin nuk e respekton, por as nuk e ngacmon. Nuk ka qejf të merret me të e as të përballet, ndaj pret që polici të kthejë kokën matanë që të kalojë vjedhurazi, buzagaz. Si shumë gjëra të suksesit të vet.

 

Me kë do martohet?

Disa e kanë në punë, në rrethin e njohjeve ose në shtëpi një Burrë me Toyota. Mund ta kenë shef, koleg, ish-shok shkolle (që përherë kujtohet për kafe – është tip që i ruan lidhjet) mund ta kenë dhe të dashur. Mbase nuk ka Toyota, por një Kia, Skoda, ose dhe Citroen. Mbase dhe një Mercedes të thjeshtë. Ai mund të ketë dhe shkollë, por nuk i vë të tjerët në siklet me shkollën e tij. Mund të ketë mbaruar
juridik, ekonomik, ose politeknik, që jo me doemos ka lidhje me punën që bën. Shkolla, si çdo gjë, është mjeti për të arritur te “Toyota”.

Burri me Toyota është i këndshëm, i pëlqen të bëjë jetë të mirë e të ketë shoqëri të ngritur. Kjo ka shumë rëndësi! Ka rëndësi të të shohin me kë rri – çështje standartesh. Në celularin e tij ka dhe ndonjë emër zv-ministri a drejtori të lartë, jo se ai ka ndër mend ta telefonohjë, por, është një listë telefonash që të jep siguri. Ai do e kalonte me të qeshur një polic që e ndalon, sepse i pëlqen ti kapë mizat me mjaltë.
Por, s’do të ngurrojë të përmendë emrin e rëndësishëm që njeh, po qe se polici ngul këmbë për atë gjobën. Gjobë? Jo atij! Ai, ndonjëherë, sidomos kur është shumë në qejf, edhe ndalon për të lënë të kapërcejë rrugën një grua me karrocë fëmije ose një vajzë e bukur. Di të jetë edhe europian (me raste) në timonin e Toyotas.

Sigurisht, shoqërinë e zgjedh që të ketë vlerë: rrethi në të cilin rri të jep edhe ty vlerë. Jam akoma në dyshime, nëse është tip që jep borxh kollaj, apo jo. Mbase, është tip që të jep pak lek borxh, dhe vetëm një herë. Kujdeset të zgjedhë një vajzë të mirë, dhe sigurisht të paraqitshme. Të paraqitshme, sepse ashtu e ka edhe Toyotën. Jo rrallë, shefat të respektojnë dhe për gruan që ke në krah. Një plus më shumë. Pastaj femrat e nuhasin burrin që jep siguri, ndaj ai nuk do vuajë për të zgjedhur një grua vërtetë të mirë. E vërteta është, që ai mund ta mbajë një grua në pëllëmbë të dorës dhe të rrisë fëmijë që s’do tu mungojë asgjë. Për kë voton? Ai voton për atë që i leverdis. Sigurisht, nuk mungon së thëni nëpër tavolina (si ta kërkojë ambienti): “Berisha e ka qelbur fare”, por ajo që thotë nuk ka lidhje se për kë voton. Ai voton aty ku ka lidhjet, miqësitë, opsionet për të bërë paratë ekstra. Ai bën favor me votën sepse nuk është i ngurtë dhe vota nuk paraqet përveçse një mjet fundja, “kështu funksionon”!

Pse voton aty ku ka interes, nuk mund ta paragjykojmë. Cosi fann’ tutte! Por, nëse vota e qafëleshëve, militantëve e të fortëve nuk ka për të pasur ndryshim, vota e tij është fluide. Ai nuk do votojë kurrë idealistët, por interesat. Nëse qafëleshët, militantët e të fortët mund dhe mos të shkojnë të votojnë pikërisht se janë të ngurtë, ai do të votojë përherë. Dhe vota e tij do jetë për të ligën e rradhës. Burri me Toyota shërben si vitrinë e një shoqërie të re e të lumtur, të suksesëshme e arriviste. Nuk është krejt ashtu. Ai është i ri, i lumtur, i suksesshëm dhe arrivist – justifikimi më i mirë i një shoqërie në thelb të kalbur. Sa herë të ankohemi, do na tregojnë atë si model. Do na bëjnë të ndjehemi të paaftë që nuk jemi si ai. Shoqëria, sipas modelit të Burrit me Toyota (do na thonë) funksionon shumë mirë, jemi ne që s’dimë të përshtatemi. Ne, që nuk jemi “P… s…”. ja, shiko atë. Çfarë çuni!

 

Semafori i fundit

Kur u ndamë në rrugë të ndryshme, ai me muzikën e tij trendi, unë me ato të vjetrat, që s’i hyjnë në punë njeriu. Krahasuar me shumë gjëra të shëmtuara në këtë vend, Burri me Toyota është e keqja më e vogël. Por, është një e keqe që do rrijë gjatë. Të fortët, autokratët, qafleshët, një ditë do zhduken nga panorama sociale. Ai jo. Ai është produkt i sistemit. Prandaj, është garnitura e sistemit dhe justifikimi i tij. Burri me Toyota do formatojë tërë sistemet që do të vijnë. Sepse, sado çun i mirë, ai nuk ka në plan të humbasë statusin e vet, prej “Burri me Toyota”. Prandaj, armiku i vërtetë i lirisë dhe drejtësisë nuk janë të fortët, autokratët, qafleshët, sepse ata janë të përkohshëm, por ai, Burri me Toyota.

 

18 Komente

 Artikull plotesisht i goditur...! Pervec sa eshte shkruar me siper, Burri me Toyota do te sherbeje edhe si batuta e radhes per ballafaqimin vlere-antivlere.

 

 smiley po nese keta do formatojne sistemin smiley athere i bie te kalosh ne nje sistem tjeter smiley 

Është ai që mbledh ca benefite që në një sistem tjetër funksional nuk do të mund ti merrte.

ke quan sistem funksional ky, ate te perendimit? nese po, atehere te garantoj z.Koloreto qe edhe ketej (ne perendim pra) keshtu ''funksionon sistemi funksional''. eshte nje shtrese qe perfiton goxha bnefite nga ky sistem.... ndryshimi me ''sistemin disfunksional'' te Shqiperise?  eshte i rafinuar, i kamufluar....

A është niveli i mirëqenies që ushqen paragjykimet e autorit për këtë shtresë të re? A evidenton ky artikull dukurinë e parvënyve (parvenu) të rinj të shoqërisë? Çfarë të keqe ka të jesh një parvëny? Unë personalisht nuk shoh ndonjë të keqe të skajshme në këtë fenomen. Madje, jam e mendimit që një parvëny nuk do të jetë kurrë një kategori qendrore e shtresës përkatëse. Nuk e kam kuptuar kurrë këtë shqetësim të intelektualëve ndaj parvënyve. Unë mendoj, që kurba e tyre në shoqëri, është e përcaktuar vetëm nga statusi i tyre. Për mendimin tim janë kategori e parrezikshme. Nuk jam aspak dakord me mendimin e autorit, që kjo kategori është më e rrezikshme se ajo e autokratëve, të fortëve, etj. Jam e mendimit që përplasja e vërtetë ndodh me këta të fundit. Këta janë ata që frenojnë zhvillimin e shoqërisë, (nëse mundem ta kuptoj kështu artikullin e autorit) dhe aspak kategoria e Burrit me Toyotë. 
 

E ka goditur identikitin e burrit me toyota. Te duket sikur e njef nga afer kete lloj njeriu, me keto momente te kapura bukur. Eshte njeriu i ri pragmatist shqiptar. 5*.

 Ata cunat qe "e lyejne gishtin nga pak" nuk jane cuna me te mire se ata qe zhysin kembet. Aq bejne se aq kane ne dore.

Po une doja te thoja dy fjale ne mbrojtje te burrave me Toyota. Se mund te qelloje qe ajo te jete blere me para te ndershme. Burri mund te jete ndonje arkitekt i ri, ndonje biznesmen i ndershem (po, ka edhe te tille). Por duhet bere kujdes te mos shkasim e te mendojme se kush ka aq para sa te ngase nje Toytoa, a Kia a Skoda a Citroen eshte patjeter tip qe vjedh nga pak, dhe voton per interesa te vogla.

Ky lloj pergjithesimi na ben dem, se ka elemente auto-denigrimi. Jo e gjithe parja eshte e piste ne Shqiperi. Kane punuar shume njerez vite me rradhe ne emigrim. Jane kthyer ne shtepi dhe kane bere hotele te vogla e restorante te medha. Kane hapur sera lulesh e kantina vere... kane aq para sa te blejne nje Toytoa, apo Mercedez qofte. Mendoni pak cfare padrejtesie i bejme njeri tjetrit kur etiketohemi pa u njohur fare.

 Me falni per padijen, por sa kushton nje Toyota, apo nje nga keto makinat e tjera te krahasueshme? Jo se me duket se thelbi i shkrimit qendron aty (Toyota me duket me shume nje "personazh konceptual&quotsmiley, por gjithsesi, per ta patur edhe kete ide ndersa perpiqemi te gjykojme. 

 Po c'rendesi ka sa kushton? Po te nisemi ashtu i bie qe kush nget Golf 2 eshte automatikisht burre i mire.

PS. Nuk e di sa kushton Toyota qe ka pare Kolo. smiley

 Une per pyetjen u nisa nga pohimi juaj: 

"Kane punuar shume njerez vite me rradhe ne emigrim. Jane kthyer ne shtepi dhe kane bere hotele te vogla e restorante te medha. Kane hapur sera lulesh e kantina vere... kane aq para sa te blejne nje Toytoa, apo Mercedez qofte."

Sa jane pra, keto para? Sepse ne shqip, "kam aq para sa te..." do te thote, qe nuk jane ndonje gje e madhe per mua; per ndonje tjeter ndoshta, por jo per mua. Per nje miliarder do te thuhej: Ka aq para ai sa per nje jet privat" etj.

Nderkohe, arsyetimi per Golf 2 nuk qendron, edhe "po te nisemi ashtu". Sidoqofte, simpatia ime shkon tek ata ose ato qe ngasin biçikleta.  

Po te nisemi ashtu i bie qe kush nget Golf 2 eshte automatikisht burre i mire.

smiley

Sidomos ata qe kane golfe me te vjetra, ose ata qe s'kane golfe fare, qe dmth i zgerlaqet lekura e qafes dimer e vere. smiley

Ne 'mbrojtje' te Koloretos dhe gjinies se tyre, keta njerez shkruajne me norme, duhet bere plani, keshtu qe edhe kur kane dicka per te thene, artiklli eshte ne shumicen e rasteve produkt varilesht serie, sidomos dhe per arsyen qe opinion-analizat, ne menyre qe te jene te vecanta dhe te qelluara, te sqimatarizuara, duhen palluar e mbarsur rendshem me figura letrare te tipit Plaku dhe deti ne mes te shkretetires, apo Mato Gruda: Njeriu i mire me top vs italianit maskara me Ferrari qe dje ishte fashist e sot eshte mafioz.

Keshtu pra nje artikull me informues per keta tipa (te cilet sipas autorit erfaqsojne pjellen e mutacionit te sistemit te shkerdhatokracise, per te cilet Kolo thote qe do mbijetojne long ago pas vdekjes se shkerdhatodinosaureve qe bejne sot ligjin) jo vetem do hidhte me shume drite ne ta dhe kete fenomen qe vertet ja vlen te diskutohet (aka, mire sot, po neser?) por dhe nuk do paragjykonte automatikisht cdo njeri qe komplekson Koloreton me makinen dhe muziken e tij.

Por se pari duhet te vesh bythen ne pune, duhet te kesh informacion para se te japesh. Plus qe duhet te kesh dhe te pakten gjysem koqe qe ti thuash gjerat sic jane, e jo te fshihesh pas metaforave dhe pershkrimeve vende-vende te bukura per skenare filmash, por asgje me teper.

ndoshta ke te drejte. por per mua kjo permblidhet ne 3 reshta vetem keshtu:

Me: And you are?
Toyotaxhiu: Smith. John Smith
Me: You all look the same to me.

 

dhe me beso e kam te stakuar trurin kur u them: te gjithe ju shqipot me dukeni njesoj.

Si gjithnji peshqit lexojne vetem titullin...

Prandaj, armiku i vërtetë i lirisë dhe drejtësisë nuk janë të fortët, autokratët, qafleshët, sepse ata janë të përkohshëm, por ai, Burri me Toyota.

Ai nuk do votojë kurrë idealistët, por interesat.

Prandaj qenka armiku i lirise se voton per interesat. Ne demokracii keshtu votohet per interesat. Ne komunizmin qe e ka shume qejf ky Kolua, votohet per idealin marksist - leninist. Ne kapitalizem nuk ka ideale; ka vetem interesa.

Ne fakt armiqte e vertete te lirise dhe drejtesise jane kete tipat si puna e ketij Kolos.

 Ne kapitalizem nuk ka ideale; ka vetem interesa.

E drejte. Ti dukesh vertet nje njeri pa pike ideali. 

 

Po sikur komunizmit t'ia donte interesi t'i fshinte idealet; kurse kapitalizmi, duke mos eleminuar dot idealet, detyrohet te idealizoje interesin?

Koloreto, po pse paska faj ai i Toyota-s qe perpiqet te jete pragmatist ( e oportunist me kohe te plote a te pjeshshme), kur ajo qe ti po injoron serviset si dicka ne normale ne Shqiperi (kalimi me tekuqe ne sy te shtetit qe kruan kurrizin me pallaske ne pike te vapes). Per mendimin tim te gjithe ju ne semafor kishit dy mundesi:

1. te hynit te gjithe me te kuqe e ta merrnit perpara policin me gjithe pallaske

2. t'i binit borive derisa ta shurdhonit "shtetin" qe po e kruante me pallaske

Perderisa (nga shkrimi yt) nuk keni bere as njeren e as tjetren mbylle gojen dhe mos ja vere fajin Toyota-s, keta njerez i perkasin asaj kategorie qe kane ekzistuar e do ekzistojne (nuk ka bote ideale ku njerezit ndahen ne te mire e te keqinj). Jane pikerisht keta njerez qe bejne qe balanca te kaloje majtas apo djathtas. Jane po ato rrisin konsumin, popullojne shkollat dhe akumulojne fonde per kursime e pensione. Sigurisht nuk jane ata qe permbysin pushtete me dhune (afermendsh kur pushteti nuk ju rrezikon Toyotat e tyre te dashura), prandaj ndryshimin mos e kerko tek ata, kerkoje diku tjeter (ndoshta duke filluar tek vetja meqe nuk paske Toyota)...

Shkrim per plaka, qe rrijne tere diten ne ballkon diku pire kafe turke e bere thashetheme per komshite.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).