Kombi dhe edukata fetare në shkollat publike

 

Nga Nexhmedin Spahiu

Të jesh komb dhe ta avancosh kombin nuk do të thotë ta luftosh Perendinë dhe fenë, por do të thotë që në emër të Zotit të jesh bashkëpronar apo bashkë-mbret i vendit tënd

 

Sapo dola nga një emision në TV ORA NEWS  në Tiranë mora dhjetra telefonata të miqëve të mi të cilët më pyetën se kush na qenka Branko Merxhani?!  Ata ishin befasuar me vleresimin tim për Branko Merxhanin (1894-1981) si për intelektualin shqiptar më të madh të të gjitha kohërave. Shumica e këtyre miqëve të mi edhe pse njerëz që lexojnë shumë ose nuk paskëshin dëgjuar kurrë për Brankon ose e kishin lexuar, por nuk u paskësh bërë shumë përshtypje.

Sot mu lajmërua njëri nga ata që ekishlexuar per së dyti dhe më tha që paskam pasur shumë të drejtë.

 

Branko Merxhani – intelektual i kalibrit botëror që jetonte në provincë

 

Është ironi e kohës që Branko Merxhani jetonte dhe botonte në Gjirokastër në gazeta provinciale në ndërkohë që elita e kohës në Tiranë e shikonte me përbuzje derisa ai me durim të pashembullt imponoi respekt saqë, sipas Petro Markos, kur kryeministri i  Shqipërisë Mustafa Kruja  ftoi në një tubim intelektualët për të përkrahur fashizmin, Branko ishte i vetmi që mori fjalën për të kundërshtuar.

Branko Merxhanin e bënë të pavdekshëm artikulli i tij “Pse nuk jam marksist?” që u botua më 1937. Arsyet të cilat i jep Branko janë të një niveli akademik të paarritshëm jo vetëm për studiuesit botërorë të asaj kohe, por deri te niveli i tij nuk kanë arritur  studiuesit bashkëkohorë botërorë as edhe në ditët e sotme kur komunizmi ka rënë planetarisht.

Arsyet që përmend Branko Merxhani se pse nuk e përkrahë marksizmin i dëshmoi praktika planetare dhe ato po formulohen nga studiues botërorë, por asnjeri ndër ta nuk ka arritur të artkulojë aq bukur e qartë sa Branko Merxhani.

Për të qenë ironia më e madhe, kjo doktrinë filozofike e tregoi monstruozitetin e vet në permasat më groteske pikërisht në atdheun e Branko Merxhanit, në Shqipëri. E për të qenë ironia në kulm, ai që e praktikoi këtë ideologji, Enver Hoxha,  ishte pikërisht nga qyteti ku jetoi e veproi Branko Merxhani, Gjirokastra.

Derisa veprimtarë të ndryshëm u morën me plagë të shoqërisë shqiptare, Branko Merxhani u mor me vetë ngjizjen e kombit shqiptar, me atë që mbërthente të gjitha plagët së bashku.

Për të spjeguar se pse kjo ishte gjeja më e duhur për kohën, më duhet të spjegojë me pak fjali historikun e lindjes së kombeve.

 

Historiku i lindjes së kombeve

 

Kombi i parë modern lindi më 1523, kur më  6 Qershor mbreti suedez Gustav Vasa Ericson shpallë reformat e tij që Suedinë e bëjnë pronë të suedezve dhe jo pronë të mbretit siç ishte rasti me shtetet mesjetare ku territori në zotrim të shtetit ishte në fakt pronë e mbretit dhe popullsia që banonte në atë territor nuk kishte asnjë rrol në drejtimin e shtetit.Apo, më mirë thënë, kishte aq rrol sa kishte edhe bagëtia që popullonte atë territor.

Suedezët, pra, u bënë kombi i parë në botë. Anglezët këtë e arritëm me revulucionin e Oliver Cromwell-it më 1649, amerikanët me shpalljen e pavarësisë  më 1776, ndërsa francezët me revolucionin e vitit 1789, prej kur edhe fillon epoka e kombeve.

Pse pikërisht lindja e kombit francez shënon epokën e kombeve dhe dhe jo lindja e 3 kombeve të mëhershme kjo është për faktin se komb-bërja  franceze qe më e artikuluar (sllogani “Liri, vëllazëri e barazi”, shkrimet Rousseau-os dhe Voltaire-it etj) dhe se komb-bërja franceze u pasua menjëherë  me komb-bërjet në gjithë Evropën Perëndimore.

 

Fazat e krijimit të kombeve

 

Kombet e Evopës Perendimore dhe SHBA paraqesin fazën e parë të krijimit të kombeve (“kombet e lindur natyrshëm”). Fazën e dytë të krijimit të kombeve e përbëjnë kombet e Evropës Qendrore dhe Rusët, ndërsa të tretën kombet e tjera. Profesori zvicran Urs Altermatt fazat e komb-krijimeve në Evropë i ndanë në katër, por nga këndvështrimi im këto janë vetëm tri.

Për të mos zgjatur shumë se çfarë karakteristikash mbartin këto faza do të ndalem tek kombet e fazës së fundit ku bën pjesë edhe kombi shqiptar edhe ai kosovar.

 

Kombet e lindura parakohe pa e arritur pjekurine kulturore e shpirtërore

 

Shumica e kombeve të fazës së fundit lindën me probleme, përjashtim Sllovenisë e deri diku Kroacisë e ndonjë vendi tjetër, lindën të pangjizura mire, pa e arritur pjekurinë e nevojshme kulturore e shpirtërore.. Ky është rasti edhe me Kosovën edhe me Shqipërinë (këtë e thotë edhe Stavro Skëndi në doktoratën e tij).

Në kohën kur u kthy në Shqipëri dhe filloi të botonte Branko Merxhani, vitet 1928-1938, kombi shqiptar kishte 15-25 vite që ishte njohur si komb, por e vërteta qe se ishte ndoshta më së largu të qenët komb nga të gjitha ato konstrukte politike që njiheshin si kombe, por që akoma nuk e meritonin  emrin komb.

Branko Merxhani dha formulat e krijimit dhe formësimit të këtij kombi të cilat i quajti formula të neo-shqiptarizmës. Këto duhet të lexohen me dhjetra herë nga gjithë shqiptarët. Natyrisht, nga këto formula  do të mund të mësonin pothuajse të gjitha kombet e fazës së tretë.

 

Branko Merxhani për fenë

 

Në këtë shkrim po nënvizoj vetëm një nga margaritarët e Branko Merxhanit.

Tani kur po bëhet debat në shoqërinë kosovare për rrolin e fesë dhe kur në emër të shqiptarizmës refuzohet edukata fetare në shkollat publike, ja se çfarë thotë Branko Merxhani më 1929:

“Rregulli i parë i përparimit është feja. Dhe fe nuk do të thotë tipe të caktuara ceremoniale, as orë të caktuara lutjesh as tregime filantropike të djalëzuara. Fe do të thotë thellësim shpirtëror, bashkim i zemrave, dashuri, devocion, besim”.

Në kohën e lindjes së kombeve të para, idetë kombëtare ishin rebelim ndaj Perëndisë, sepse Perendia përfaqësohej në tokë nga Mbreti apo Perandori, i cili gjithë territorin shtetëror dhe shtetin e kishte pronë të vetën.

Nën moton “Liri, vëllazëri barazi” banorët e vendeve të ndryshme u bënë qytetarë, u bënë bashkëpronarë të shtetit. Kjo është esenca e kuptimit të fjalës komb, pra, kur çdo qytetar bashkë-mbretëron me vendin e vet, ku mbreti apo presidenti janë vetëm të parët nga të barabartët. Të jesh komb dhe ta avancosh kombin nuk do të thotë ta luftosh Perendinë dhe fenë, por do të thotë që në emër të Zotit të jesh bashkëpronar apo bashkë-mbret i vendit tend.

Rrjedhimisht, për ta lartësuar kombin tonë na duhet edukata fetare në shkollat publike. Ndonjë individ mund të jetë ateist, por kombi nuk është i qëndrueshëm pa pjesëmarrjen e fesë në jetën publike. Ata që klithin kundër fesë në emër të interesave kombëtare  janë 2 shekuj prapa.

 

10 Komente

francezët me revolucionin e vitit 1789, prej kur edhe fillon epoka e kombeve.... ; pikërisht lindja e kombit francez shënon epokën e kombeve

E sakte.

 

 

Rrjedhimisht, për ta lartësuar kombin tonë na duhet edukata fetare në shkollat publike.

Genjeshter ! Ne France, qe prej  vitit te larget 1905, ndalohet me Ligj edukata fetare ne shkollat publike ( http://en.wikipedia.org/wiki/1905_French_law_on_the_Separation_of_the_Churches_and_the_State) .

 

Ata që klithin kundër fesë në emër të interesave kombëtare janë 2 shekuj prapa.

1 shekull e me shume prapa rezulton se eshte Nexhmedini (1905-2011...).

 

+10.Të shkoj ti tregoj përrallat në vend tjetër ky Nexhmedini.Bashkësia islame është përçarë brënda vetvetes nga rryma e sjellur sëfundi me kthimin në atdhe të "studentave" të mbarsur në vendet arabe me doktrina ekstreme të islamit. Kush ka facebook mund ta shikoj dhe gjykoj simbas mides www.facebook.com/photo.php

Nese ne edukimin fetar perfshihet informacion i pergjithshem rreth besimeve te ndryshme,profeteve,librave te shenjte ,nuk shoh asgje te keqe ne kete lende.

 

 

 Qe kombi duhet te marri nje fare edukate fetare, kjo s'do as men e as kalem, biles per kete problem kam folur para disa vitesh, pa e ditur seç ka thene ky Merdani , qe mendoj se ketu e ka mire. 

Por çfar edukate fetare duhet te marri, per kete une kam shkruar para disa vitesh, dhe lexuesit mund ta lexojne tek "Vizione te qarta". 

Ik o Nexhi zhduku! me gjithe keto teorira te mykura.

As qe keni shprese me ngrit koken ju fetaret e rinj te Shqiperise. Le qe kush te le atje me ngrit koken. Atje po deshe me u infliltru psh ne Ministrine e Arsimit qe vendos per lendet e shkollave duhet me qene specialist i mbertheckave te Pangos.

Rrjedhimisht, për ta lartësuar kombin tonë na duhet edukata fetare në shkollat publike.

Kombi lartesohet duke lartesuar luften per ruajtjen e Kombit.

Feja, ne shqiptaret, vetem mund te na ndaje.

Enver Hoxha dhe bashkemendimtaret e tij, pavaresisht difekteve tjera, kane bere lartesimin me te mire kombetar me ndalimin e predikimeve fetare.

Kombi kosovar- projekt i deshtuar serb.

Te tjerat, me se miri do t'ia mesoje Nexhmedinit, 'ateisti' Rexhep Qosja.

 

   

 

Nexhmedini jeton ne nje bote abstrakte dhe anakronike. Ai ne menyren me naive sheshon problemin e fese ne lidhje me kombin shiptar ;Feja ka qene nje nga kundeshtaret me te medha te ekzistences sone kombetare, ky eshte fakt! . Nexhmedini ne kete menyre fshin kepucet e tij perbaltura provincjale me moton rilindasve shqiptare "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria"..Eshte turp te lexosh nje"so called" intelektual te krijoje paralelizma mes fese dhe kombit...Ne jemi vertet nje popull i vjeter i cili eshte ne lufte per mbijetese gjate gjithe historise  se tij... Jo pak ,perpara nje shekulli na mohoej krijmi i nje shteti sepse na cilesonin gjysmat greke dhe  gjysma tjeter turq, ose te paafte per tu veteqeverisur, dhe kjo per shkak te fese. Keto me sa duket i harron Nexmedini ose nuk do ti permende me qellim,dhe shkruan me nje fare naiviteti utopik. Ne nuk jem nje komb ne te cilin feja ka lozur rol kryesor ne kombformim si Italia,Spanja apo Gjermania; Perkundrazi eliminimi virtual i fese solli kombformimin tone. Keshtu qe gjithe kjo analize per mua e ka vendin ne kosh. Bota e qyteteruar sot dalengadale e ka eliminuar fene nga jeta e perditeshme dhe arsimi. Eshte absurde dhe anakronike te hapesh nje debat te tille tani ne shekullin e XXI . Une e kam thene dhe me pare se feja gjithmone eshte regres dhe kompleksi i fese per kombet e vogla eshte me teper nje kompleks i lidhur me pasigurite ne vetvete.

E para titulli i artikullit nuk ka te beje shume me permbajtjen e tij. C'eshtja e fese permendet vetem pak ne fund. Nje titull me i pershtatshem do ishte "Ese mbi Branko Merxhani". lol

 

"Rregulli i parë i përparimit është feja. Dhe fe nuk do të thotë tipe të caktuara ceremoniale, as orë të caktuara lutjesh as tregime filantropike të djalëzuara. Fe do të thotë thellësim shpirtëror, bashkim i zemrave, dashuri, devocion, besim"

Nuk jam aspak dakort me mendimin e Brankos. Ne fakt eshte komplet e kunderta. Rregulli i pare i perparimin eshte perjashtimi i fese. Nuk kam asgje kunder personave qe besojn ne nje fe te caktuar por nuk me pelqen aspak kur feja tentohet te behet pjese e shtetit; dhe kurikulumi arsimor eshte pjese e shtetit. 

Sa me e pranishme te jete feja ne jeten e nje shoqerie, aq me i ulet eshte ritmi i zhvillimit. Historia e njerzimit sherben si shembull per kete. Sa me shume rritej distanca ndermjet fese dhe shtetit, aq me shume zhvillohej shoqeria.

Humanizmi permban te gjitha anet pozitive te fese duke perjashtuar anet negative (ekstremizmin, urrejtjen, perjashtimin e trurit ne procesin e vendimarrjes, diskriminin e grave etj). Keshtu qe me shume humanizem dhe me pak fe.

 

...kombi nuk është i qëndrueshëm pa pjesëmarrjen e fesë në jetën publike.

?!

Pse? 

Ngaqe c'do gje duhet te arsyetohet llogjikisht?! 

 

P.S. E di njeri ku mund ta gjejme ate artikullin "Pse nuk jam Marksist"?

E quan Brankon intelektualin me te ndritur te te gjitha koherave... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).