Polici që rreh qytetarin (pse kërkon shtet dinjitoz) është huligan

 

Fotot që po postoj më poshtë janë të një pjese të aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje!”, që u arrestuan të shtunën pas një aksioni politik në afërsi të aeroportit të Prishtinës. Bëhet fjalë për një protestë denoncuese ndaj Edita Tahirit, zëvendëskryeministres së Kosovës, që sapo ishte kthyer nga negociatat me Borisllav Stefanoviçin. Aktivistët e “Vetëvendosje!” e qëlluan me domate makinën me të cilën Edita Tahiri po kthehej në Prishtinë. Tahiri, me bekimin e qeverisë së Kosovës, pa pikën e turpit paraqiti si sukses “marrëveshjen” e fundit me Beogradin, sipas së cilës Kosovës do t’i lejohet përdorimi i vulave doganore, por në këto vula nuk do të ketë asnjë simbol shtetëror të Kosovës, madje nuk do të përmendet as Republika e as Qeveria e Kosovës. Vulat do të mbajnë thjesht fjalën “Kosovë” – si për t’u treguar shqiptarëve e cilitdo që i sheh a i përdor se Kosova vijon të jetë territor serb edhe pas dhunës së re, edhe pas tmerreve të vjetra. Veç kësaj, Edita ra dakord me Borkon për librat kadastralë që burokratët serbë morën me vete pas luftës së ’99. Natyrisht, dakordimi qe thjesht përulës për shqiptarët, atyre [...]

1 Komente

Nuk e kam idene cfare platforme ka Vetvendosja, as se si e qysh u godit me domate prej tyre nje politikane, por fotot dhe nje video qe pashe mbreme ishin te turpshme dhe te frikshme. Nje konflikt i trajtuar joprofesionalisht nga policia e shtetit, krijon terror dhe vdekje te ngadalte te ndergjegjes qytetare. Very sad!

5*- informacion shume i nevojshem.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).