"Mirembrema tokesore, mirembrema tokesore". Me kete urim pershendetes, nis emisioni me audience te sigurte qe cdo te premte mbledh shikuesit para ekranit. Ka nisur emisioni i perjavshem, maratone disaoreshe, "Zone e Lire". Ne shoqerine e gazetarit te mirenjohur Arian Cani, e premtja ne prime time kalon plot argetim por edhe shume informacion, permes te ftuarve qe jane te pafund, qe nga politika, mediat, kritika, arti, kultura e shume te tjere.

Surpriza po vjen! Duke nisur nga e premtja 16 shtator, "Zone e Lire", rikthehet ne shtepine e tij, Televizionin Kombetar Klan.

Gazetari Arian Cani ka rikthyer keshtu bashkepunimin me televizionin absolutisht me te madh dhe me me audience ne Shqiperi dhe kudo ku jetojne shqiptaret neper bote.

Qe nga e premtja e trete e shtatorit, kur nis sezoni i ri i "Zone e Lire", Arian Cani ju fton ne shoqerine e talk show-t me argetues ne vend.

Me te ftuar te shumte do te nise puntata e 304-t e "Zone e Lire", tani e tutje vetem ne Tv Klan.

Me shoqerine e Canit, regjine e perhershme te Ledios dhe sfondin muzikor te Dj Cerrit, shikuesit e Tv Klan ne kete tetevjetor qe sapo mbushi "Zone e Lire", do te mund te shijojne programin aq shume te simpatizuar nga ju, duke pare nje format qe ashtu si ka emrin, ashtu dhe ne te vertete eshte, i lire, per te thene gjithcka, pa censure.

"Zone e Lire" hyn ne vitin e nente te transmetimit, qe nga sezonet e para kur ai ndiqej permes televizionit kombetar Arberia. Me tej, "Zone e Lire" shkoi ne televizionin kombetar Klan per disa vjet dhe per tre sezone te tjera u ndoq ne kanalin Vizion Plus.

Tashme, "Zone e Lire" eshte rikthyer ne shtepine e tij dhe cdo te premte do te dhuroje ore te kendshme nen drejtimin ekstravagant, shpesh te guximshem por te deshiruar nga kushdo te Arian Canit. Shshht... "Zone e Lire" po fillon...

Tv Klan, absolutisht me i miri ne prodhime dhe programe te blera

I lindur rreth 15 vjet me pare, Televizioni Klan u be shume shpejt me i dashuri i te gjithe shqiptareve. Nen drejtimin e perhershem te presidentit Aleksander Frangaj, vit pas viti ne televizionin kombetar Klan erdhen dhe vazhdojne te vijne emrat me te mire te artit dhe kultures shqiptare dhe nderkombetare. Ne Tv Klan gjenden emrat me te mire te gazetarise, duke siguruar keshtu, as me shume dhe as me pak, por statusin e te qenit televizioni absolutisht me i mire dhe me i ndjekur nga shqiptaret.

Ne Klan, politika dhe aktualiteti plotesohen me se miri permes emisionit "Opinion", qe nga ky shtator hyn ne vitin e 15-te te tij. Ne drejtimin e gazetarit dhe opinionistit te mirenjohur Blendi Fevziu, "Opinion" ka ditur te jete emisioni absolutisht me i ndjekur i 20 viteve te fundit ne te gjitha televizionet shqiptare. E jo vetem kaq. Ka qene dhe mbetet i vetmi program ku personazhet me te rendesishem te politikes dhe aktualitetit shqiptar, jane gjithmone aty, per te thene fjalen e tyre. Risi e "Opinion" kane qene intervistat me personazhe qe kane vendin e tyre te rendesishem ne historine e kombit.

E krahas emisioneve dhe spektakleve te shumta, sigurisht ne Klan gjenden edhe serialet me te ndjekur ne te gjithe boten, me transmetime premiere absolute si Dr House, CSI, Anatomia e Greit, Melrose Place (New) e shume te tjere.

Risite

Ne sezonin e ri, surprizat nuk kane te sosur ne televizionin kombetar Klan dhe "Koha Jone" ka nisur t'i zbuloje ekskluzivisht. Kete vjeshte, programe te reja, mes tyre risi ne televizionet shqiptare do te fillojne per te permbushur deshirat dhe shijet e cdo shikuesi. Mes programeve me te mira qe pritet te nisin eshte edhe X-Factor. Emisioni me audience te padiskutueshme ne dhjetera vende te botes, vjen me Alketa Vejsiun ne Televizionin kombetar Klan, duke iu bashkuar morise se emisioneve, spektakleve dhe prodhimeve te tjera cilesore qe vazhdojne dhe ato qe vijne per here te pare.

17 Komente

 ........... he mo legen, e lepive ate qe peshtyve.....????????????

pse e ka shajt ndonjehere klanin ky?

PS. Nuk dua te ve ne dyshim faktin qe eshte legen. eshte hjesht kuriozitet

 po si ore, kur iku nga Klani, çfare nuk tha per Fevzon dhe Frangajn, i shau e i beri per nje lek........

hihihihi, ja ku ja hapi vetes deren e politikes dhe arjani. tani eshte komplet gati smiley

Ka shkuar aty ku i kane ofruar me shume.

Ti tani qe vajti te Klan, si e vlereson, cfare mendimi ke?

Ai lepin ate qe peshtyn, por vlen edhe rasti tjeter, peshtyn ate qe lepive.

p.s. per mua njelloj rrk ishte perpara e vazhdon te jete tani.

Po kjo reklama e TV Klan c'duhej ketu te PPU?!

Thoni c'te doni ,por Cani  me "Zone e Lire "me "solli" ne peshk.smiley

PS: tani do keni dhe nje arsye me shume ,per te sharre Canin.smiley

Gazetari Arian Cani ka rikthyer keshtu bashkepunimin me televizionin absolutisht me te madh dhe me me audience ne Shqiperi dhe kudo ku jetojne shqiptaret neper bote.

 

... televizionin ... me me audience ne Shqiperi dhe kudo ku jetojne shqiptaret neper bote.

Cere thu ti mer shoku, qeka bo Klan si CNN e Al Jazira...

Eh Çano, Çano, greku grek ngelet po he. Si i thone asaj, greku me i mire ...... e vet.

Po peshku po ben qokat e rastit me kete postim? Mire, mire aty!

Great, me kete rast shpetoj dhe une nga shikimi i ketij emisioni, pasi televizori im nuk e kap TV Klan.

Me falni se nuk marre vesh shume nga enet qe perdorin per e larjeve e teshave te grave kush eshte legen dhe kush magje. Gjithnje i ngateroj keto sende.

Mire Cani qe eshte legen po ata qe e moren perseri "ne televizionin e tyre me te ndejekurin ne bote" cfare jane?

A mund te me thoni?

 Vetem ne Shqiperi, ngjarjet e thjeshta, si levizja e nje prezentatori nga nje tv ne tjetren, merr ngjyrat e luftes, ngjyrat me te ndezura, kur ne te vertete s'ka ndonje gje, njerzit levizin nga nje vend ne tjetrin. 

shperblim i televizionit te ''partise'' per qendrimin e canit gjate zgjedhjeve.pastaj i ploteson edhe kushtet e tjera si progrek qe eshte,,, 

Pune ndertimi. Model Ylli Rakipi. Cani pasi beri planin e ndertimit kerkoi qe Rama ta kalonte lejen e tij dhe keshtu " e kaloi" Zonen e tij tek V+. Pasi e pa qe nuk po kalonte gje dhe Rama po fluturonte nga Bashkia ai mendoi pse te mos bej edhe une ate qe bejne zogjte shtegetare. Legeni si ene, gjithmone ka patur me shume se nje funksion.

Pse kjo reklamë për tv Klan e klanit të hajdutve e servilve gënjeshtarë .Problem i madh shumë se ku shkon programi i çanit . 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).