Familjarë të viktimave të tragjedisë së Otrantos e konsiderojnë vizitën në Vlorë të ish-kryetares së parlamentit italian, Irene Pivetti si të papranueshme, duke e akuzuar atë si shkak për ngjarjen e rëndë. 

Vete Pivetti mesohet se ka shprehur ndjese gjate takimit me prefektin e Vlores, duke i vleresuar deklaratat e bera, te nxituara. Ajo ka theksuar se tashme popujt kane marredhenie miqesore shume te mira.

Ne tragjedine e Otrantos, te 1997, anija shqiptare Kateri i Radës u mbyt në det dhe për pasojë vdiqën 81 persona ndërsa 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur

Në fund të korrikut Tirana zyrtare priti me nderime ish-kryetaren e Dhomës së Deputetëve në Itali, Irene Pivetti, politikanen që dhjetë vite më parë deklaronte se shqiptarët duhet të hidheshin në det dhe jo të priteshin në vendin e saj përtej Adriatikut. 

Pivetti është pritur nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se, “kryeparlamentarja priti zonjën Irene Pivetti, personalitet i njohur publik, ish-kryetare e Dhomës së Deputetëve në Itali në mesin e viteve ‘90, që shoqërohej nga ambasadori italian, D’Ellia”. “Zonja Pivetti e njohu kryetaren e Kuvendit me veprimtarinë e Agjencisë së Promovimit që mbështetet në një gamë të gjerë programesh për nxitjen e zhvillimi ekonomik në zona të lëna në harresë në Itali, nëpërmjet mbështetjes së biznesit, ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla.  Kjo agjenci kërkon që një program të tillë ta shtrijë edhe në Shqipëri nëpërmjet një nisme për sjelljen e investitorëve italianë dhe mbështetje biznesit të vogël vendas, veçanërisht në zonat turistike. 

Kjo nismë synon të promovojë lidhjet që na bashkojnë si popuj, kulturën dhe turizmin shqiptar, si dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla, nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dypalëshe”, - thuhet në njoftimin për shtyp. Kryetarja e Kuvendit e vlerësoi një nismë me interes që vlen për t'u inkurajuar dhe siguroi Pivetti-n për mbështetje. “Për ne është e rëndësishme të konsolidojmë edhe më tej marrëdhëniet shumëdimensionale mes Shqipërisë dhe Italisë, mes dy popujsh e vendesh mike”, - tha Topalli. Gjithashtu, kryetarja e Kuvendit përgëzoi Pivetti për karrierën e saj politike, si e dyta politikane grua në krye të Dhomës se Deputetëve dhe i shprehu urimet më të mira për punën në projektet social-kulturore. Por, Pivetti mbahet mend për deklaratën e bujshme të saj në 1999, kur u shpreh se shqiptarët nuk duhet të lejoheshin në Itali, por duhet të hidheshin në det. Kjo shkaktoi reagime të ashpra të politikanëve italianë, të cilët e konsideruan si deklaratë raciste të Pivett-it, e cila militonte te partia e Umberto Bosit, Lega Nord.

Anija e Otrantos, monument i kujtesës

Anija e tragjedisë së Otrantos nuk do të shkatërrohet. Ndërsa Gjykata e Leçes kishte dhënë vendimin për asgjësimin e saj, në mungesë të interesit të palës shqiptare për ta rikthyer në Vlorë, një tjetër lajm i mirë vjen nga përtej brigjeve. Kater i Radës do të kthehet në një monument të kujtesës në qytetin e Otrantos. Vendimi ka ardhur pas kërkesës që Klodiana Çuka, drejtoreshë e fondacionit “Integra Onlus” dhe eksperte në çështjet e politikës së emigrimit europian, drejtuar kryebashkiakut të Otrantos Luciano Caridi. “Mendoj se shkatërrimi i relikes është një vrasje e dyfishtë e memories kolektive të një populli. Duke parë ndjeshmërinë e popullit të Salentos dhe Otrantos, mendoj se nuk do të kishte vend më të mirë se Otranto për ta shndërruar këtë relike në një monument kujtese”, i ka shkruar Çuka. Përgjigjja e bashkiakut ka qenë pozitive dhe tashmë mbetet të mblidhen fondet e nevojshme për ta kthyer në një monument. Për këtë i është bërë thirrje komunitetit shqiptar që të ndihmojë në këtë çështje.

22 Komente

Vete Pivetti mesohet se ka shprehur ndjese gjate takimit me prefektin e Vlores, duke i vleresuar deklaratat e bera, te nxituara. Ajo ka theksuar se tashme popujt kane marredhenie miqesore shume te mira

Per ke periudhe ,po flet Pivetti ,para mbytjes apo pas mbytjes?!smiley

Normal o femer ,qe popujt tane kane marredhenie miqesore ,por ti nuk ke te drejte morale ta thuash kete. Megjithate ,ti di ku flet.Flet ne nje vend ku "morali"ka vdekur  me kohe ,ku cudia me e madhe 3 dite zgjat, wellcome !
 

Ajo ka bere deklarate keqardhese .Nga ana tjeter pavaresisht se ishim hallexhinj italianet nuk na e kishin per borxh te na pranonin ne shtepi.fajin per mbytjen e shqiptareve ne kanalin e otrantos duhet ta kerkojme fillimisht ne ata qe e hodhen shqiperine ne lufte civile duke i detyruar njerezit te ikin nga syte kembet.ata njerez duket se jane falur me kohe nga shqiptaret bile jane rikthyer ne pushtet me te pasur e me te fuqishem se me pare  me vota te lira prej tyre .Kur kemi falur fajtoret e vertete te cilet ende nuk kane kerkuar falje por fajesojne gjithke tjeter pervecse vetes se tyre atehere pse mos ti shterngojme doren kesaj zonje e cila te pakten ka ardhur e ka treguar pendese?ne fund te fundit pavaresisht prej nje veprimi te gabuar i cili  i kushtoi jeten 78 shqiptareve italia u ka dhene mundesi te mbijetojne e te perparojne qindra mije shqiptareve te tjere.

alba.. gjithmone godet ne shenje... smiley

perpiqemi lol.

 

Alba ,perse nuk e beri kete "pendese" kjo ,sikur dhe parvjet ,vjet ,por pikerisht kur i duhej te vinte ne Shqiperi per arsye biznesi (perfituese) ?

Kjo eshte tallese per gjithe ato familje qe humben te afermit, dhe e veshen  Vloren, ne zi.

 

Mendoj se duhet te pyesni zonjen ne fjalen pse e ka bere pendesen sivjet dhe jo vjet apo parvjet.Fakti eshte qe ne kemi falur fajtoret e vertete te cilet jane nga ana jone.Kishim ushtri , polici, qeveritare qe ishin betuar te mbronin popullin dhe nuk e bene ate por e lane ne balte ne dite te rrezikut.ne vend te shkonin para gjyqit ushtarak ne i rizgjedhim ne pushtet.bile ish shefit te policise i dhame edhe 100 mije euro rroga te prapambetura si shperlblim per moskryerjen e detyres.E pakta qe mund te benin keta qeveritare perpos te tjerave do te ishte largimi i anijeve nga porti.I lane ne port me qellim qe populli te largohej dhe problemet e tyre t'ia ngecnin ne dere italise.

S'po flas per keta tanet (per keta e kemi vete fajin ,qe i votojme ,i mbeshtesim, e jo pak ,por per 20 vjet  ...) ,por kjo zonja ne fjale ,jo vetem ne aspektin njerzor ,por dhe ne ate diplomatik nuk e pa te arsyeshme qe ta bente me para kete gjest,i cili i bere ne nje kohe tjeter do kishte shume vlere njerezore per familjaret e atyre viktimave ? E bere ajo pendese tani, qe asaj i duhej te vinte ne Shqiperi per biznes,i bie qe ,meqe me ra rruga po e laj dhe gojen me keta. Eshte tallese alba .Nuk e di si do e kisha perjetuar po te isha familjare e atyre viktimave,se une pa qene dhe ndihem e indinjuar.

Si ndiheni ju apo familjaret e viktimave kur fjala vjen Berisha del ne shehs te flamurit?

nuk jam nga Vlora,megjithate nuk duhet te jesh domosdoshmerisht  nga Vlora ,qe te ndihesh e indinjuar. Ashtu sic, nuk duhet te jesh  domosdoshmerisht nga Gerdeci ,qe te jesh e indinjuar per ate tragjedi  .

Kur pranojne Berishen me shoke atehere le te pranojne dhe italianen.Ajo te pakten pranoi qe ka bere gabim Berisha e co edhe sot fajesojne ose komunistet ose greket.Asnjehere kokat e tyre te trasha.

Alba jemi ne te njejten llogore kur flasim per Berishen dhe qendrimin ndaj tij ,por Pivettin , gjykoje si politikane italiane, lere kete politiken  tone  te 10-re ........une nuk jam as proberishiane , aman  te lutem !

Vertet mendoni se me ikjen e Berishes  do zgjidhen problemet? Jane bere pupe Ruse liderat shqipo, iken njeri vjen tjetrim sepse praktika e ndertuar ne sistemin e lidershipit eshte autarkike zonja te nderuara. Nuk mund te kete demokraci ne macro po nuk pati ne micro , nuk mund te kete demokraci ne qeverisjen qendrore po nuk pati ne ato brenda partiake.. ndaj ju pergezoj qe e shihni problemin tek nje individ do te doja dhe une te besoja si ju .. po jaqe nuk mundem sepse e sho cdo dite qe nuk eshte ashtu !

Shpresojme Alidea,se do hapet shtegu , per t'i zgjidhur problemet.  Te pakten ta provojme,pse te rrime me mendimin, se nuk ndryshon gje dhe te pranojme te  kemi kete "plak matuf "mbi kokat tona.....

JO e dashur Venus  un nuk shpresoj tek procesi i shpresimit, po nuk u caktuan rotacione te detyrushme brenda partive sa here humbasin zgjedhjet, po nuk i vendosen standartet reale te zgjedhjeve te lira , po nuk pati balance pushtetesh pra mbi te gjitha te kemi dhe nje gjyqesor te pavarur  nuk mund te kete shpresa.. sigurisht e tera kjo ecen paralel me termat ekonomik por per momentin un  shikoj nje bllokade te gjithanshme dhe ikja e nje Berishe gjithsesi do behej me ane te zgjedhjeve.

Alidea , a e kupton ti PD,pa Berishen? (une jo,madje habitem pse nuk e quajne P.Berisha )

Jemi nje brez i tere qe po rritemi me Berishen 24 ore ne TV,qe s'mungon nje dite te vetme ,si kryeminister qe eshte ,sikur ka qene  president,sikur ka qene  opozitar , nuk eshte ndare nga jetet tona nje sec.......rrezik kur te vdesi,do e "qaj(me)" ,si Enverin dikur.

Duke pare manine e semure te ketij njeriu, per te qene i pari ,per komanduar,per te vendosur vete per gjithcka dhe pse duke shkel ligje e kushtetute ,duke vjedhur  ,dhe duke vrare ,vetem qe te rrije akoma ne pushtet ....etj ,s'kam si mos te mendoj,qe e keqja me e madhe eshte AI.

Kur te iki Berisha ,do flasim prape. Mbase ,e kuptoj qe nuk ka qene ai ,por kam nevoje  ta kuptoj .

pikerisht pra le te fokusohemi tek partite dhe niveli i demokracise brenda tyre, ja e the vete. Le te themi qe dhe un si ti nuk arrij ta kuptoj nje PD pa Berishen por i kujt eshte faji ne kete mes ? Ja ku dalim tek strukturat , tek menyra se si kryetaret e partive behen pronare te tyre etj etj .. por nje problem po aq i rendesishem eshte mos pavaresia e insititucioneve.  Mos besimi tek vete ato etj etj teme shume e gjere Venus mua me frikeson pikerisht mentaliteti autarkik i cili per tu crrenjosur do te kerkoje  sh me shume se largimin e nje Berishe

Epo Berisha po e kultivon tek  politikanet e tjere  ,duke dhene  shembullin e tij .

Prandaj duhet hequr,pa u bere epidemi dhe gje normale .smiley

epidemia aty eshte po i pe lajmet tek topi sonte me "incidentin" e inspektoreve e kupton mir se ku ka vajt kjo epidemi .. nejse nejse teme sh e gjere  nuk biem dakord ne zhvillimin e kesaj teme me 3 fjali per vete permasat qe ka marre

Me vjen mire qe Pivetti ka bere kthese.

O qelbèsirè!!! nuk ju ke bèrè keq shqiptarve nè shqipèri me ato fjalè...por ne qè ishim kètej...kèrko falje kètej...se andej nuk i plas kujt se çfarè mendon apo ke menduar ti pèr shqiptarèt!!

 E kam humbur ate anije per 15 minuta... dhe ate nate kane vdekur 4 njerez me te cilet isha rritur: dy shoke femijerie (Miklovani dhe Aldo), nje shoqe klase (Lindita) dhe nje vajze qe kisha ne lagje. Pivetti mund te thoje c'te doje, te jete penduar me shpirt e zemer... por ne Shqiperi duhet te ish deklaruar "persona non grata" qe ne 1997. Berlusconi, sinqerisht ose jo, qau per shqiptaret, e nuk ishte as ne pushtet asokohe, ndaj nuk ishte "propagande".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).