Të gjithë e njohin Uilliam Shekspir. Vepra e tij ka kapërcyer shekujt për të ardhur në duart e cdo lexuesi po aq e mrekullueshme dhe e vlerësuar sa atëherë kur u krijua. 

Por cfarë do të mendonit po t`iu thonin se Shakespeare nuk ka shkruar asnjë rresht në të gjithë jetën e tij?

“Anonymous”, filmi që e pretendon një gjë të tille, pritet të dalë në kinematë amerikane në fund të muajit tetor. Drama del në përfundimin se autori i vërtetë i veprave, fryt të penës së një shkrimtari të shkëlqyer, nuk është ai që njohim të gjithë, por konti i Oksfordit, Eduard de Vere.

Ende pa u shfaqur, filmi ka shkaktuar debate të mëdha duke i bërë studiuesit e  Shekspirit të reagojne të indinjuar. Ata druhen se ajo që u lëshua dikur si një teori e padëmshme komploti, tani po fiton terren. 

Por për regjisorin e filmit, Roland Emeric, arti duhet të provokojë. E dija që do të kishte debate, është shprehur ai, dhe është ajo që unë kërkoja, është pikërisht polemika. 

Shekspiri nuk i ka shkruar vetë pjesët e tij dhe ky është një prej shumë skandaleve të zbuluara nga ky film. Diskutimet vazhdojnë të zjarrta prej javësh, si në përballje televizive ashtu edhe në internet. 

Dr. Uilliam Lehi, drejtues i Shkollës së Arteve në Universitetin Brunel të Londrës, e përshkruan Shekspirin si një oportunist që vidhte punën e të tjerëve dhe e kalonte si të tijën. 

Gjashtë firmat që ky njeri la, thotë Lehi, janë bërë me një shkrim dore që nuk mund t’i përkiste kurrë një njeriu i cili e fitonte bukën e gojës nëpërmjet shkrimit. Ato duket sikur janë hedhur në letër nga një shimpanze me doreza furre. 

Për adhuruesit e Shekspirit, teori të tilla janë gjepura dhe nuk kanë për t`i rezistuar kohës. Kundërshtarët e tyre, këmbëngulin të argumentojnë se Shekspiri, që vinte nga një e shkuar provinciale tepër modeste, nuk kishte formimin dhe eksperiencën e duhur për të shkruar kryeveprat, ndërsa aristokrati de Vere, po.  http://www.youtube.com/watch?v=Woho4NbEJ8w&feature=player_embedded

13 Komente

Dhe shyqyr qe i vodhi, se mbase s'do ta kishin pare driten e sotme e s'do t'i kishim lexuar dot.

Po mbase Shakespeare ka qene dhe nickname i ketij aristokratit ne fjale!

 

 Gjashtë firmat që ky njeri la, thotë Lehi, janë bërë me një shkrim dore që nuk mund t’i përkiste kurrë një njeriu i cili e fitonte bukën e gojës nëpërmjet shkrimit. Ato duket sikur janë hedhur në letër nga një shimpanze me doreza furre. 

Vetem ky qe nuk eshte argument......Ai nuk ka dash me shkrujt, kur ne ate kohe ishin ne rend te dites Kopistet...ata i shkruanin veprat e shkrimtareve, apo kompozitoreve.....

who gives a shit, really?

ueee, filloi edhe c'mitizimi i shekspirit! smiley

megjithate, teza qe vene ne dyshim volumin e krijimtarise se tij ka... po s'eshte se ky filmi i ve vulen de, sinema eshte tek e fundit!

lol, titulli, me ben te qesh. duket sikur shekspiri eshte nje ishpronar qe guxon me vjedh gjene e vet! smileysmiley

e ka marre lumi shqipen, pale gjinine e mbiemrave. top qe qan , ketu

plus qe i gjith titulli esht ne thonjeza. kena ardh mire fare. puna eshte qe me kohe i kena eduku vetes ti kalojm kto si t'zakonshme, edhe kur dicka esht si duhet me qen, kalojm n'ngazellim.

kohe te cuditshme. kohe te medha.

fiks fiks,

ne une pranej e hapa, thashe tobestafkurllah smiley

Por cfarë do të mendonit po t`iu thonin se Shakespeare nuk ka shkruar asnjë rresht në të gjithë jetën e tij?

per asgje do te mendonim...   sikur po thoni ndonje gje te re... edhe me perpara eshte perfolur dicka e  tille.  kush e ka pare filmin ''Shekspeare in love'', i kujtohet besoj nje personazh shkrimtar (emri nuk me kujtohet) te cilin Shekspiri e adhuronte dhe konsultohej vazhdimisht  me te.  e pra, edhe per kete eshte thene dikur dicka e tille... sikur ky ishte Shekspiri i vertete por qe shkruante me nick -un Shekspir.... ose varianti i dyte, Shekspiri i vidhte veprat ketij...

p.s   edhe Berthold Breht-it ia shkruante veprat dashnorja...,  Elvis Presli rron, por meqe u dekonspirua si  agjent i dyfishte i CIA dhe KGB, u detyrua te zhdukej...   ndersa Hitleri jeton diku ne Argjentine... eshte rreth 98 vjec e gjysem...smiley

*ordha me rigon!

 kjo eshte teori e vjeter. tani, dikush qe do te beje buje e riciklon ne trajten e nje filmi.

asgje e re nga fronti Shekspir.

 Bullshit, but as all bullshit, it makes good fiction.

Por për regjisorin e filmit, Roland Emeric, arti duhet të provokojë. E dija që do të kishte debate, është shprehur ai, dhe është ajo që unë kërkoja, është pikërisht polemika.

Ilustrimi tipik sesi ne Amerike filmat me teper se vepra arti shihen si produkte konsumi. Sa me shume polemike te krijohet rreth filmit, aq me shume do rriten arketimet.  Pare nga ky kendveshtrim, pas Dan Brown-it me Jezu Krishtin dhe Maria Magdalenen, kjo eshte teme perfekte per te ngjallur polemika...Urime per producentet e filmit!

Kush kabllogram e kishte kete lajme qe paska vjedhur Shekspiri?

Ju lutem hollesi se plasem kete fundvere nga te vjedhesit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).