Lajmet e perhapura nga Wikileaks jane tronditese edhe per vende te medha ne syrin e politikes dhe ekonomise boterore, jo me per vende te vogla e periferike si ky i yni. Keto dite qe rradha e shqiptareve brenda dhe jasht vendit te lundronin midis kabllogrameve te panjohura per publikun, duke u ndeshur me te vertetat qe ata vete diskutojne cdo dite: demokraci jo funksionale, lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsion galopant.

Tanime i vihet vula perkufizimit te njohur nderkombetarisht se ne Shqiperi nuk behen zgjedhje sipas standardeve nderkombetare – e perkthyer ne shqip, ne Shqiperi zgjedhjet vidhen. Vete Kryeministri eshte ne krye te skemave te manipulimit te zgjedhjeve, te cilat sofistikohen nga viti ne vit dhe shfaqen me mutacione te reja qe befasojne jo vetem opozitaret, por edhe nderkombetaret vete. Konfirmohet plotesisht absolutizmi i Kryeministrit per te fituar me cdo kusht zgjedhjet, per te vene nen pushtetin e tij cdo institucion te pavarur, sidomos Sherbimin Informativ Kombetar dhe Prokurorine e Pergjithshme, te cilat i kane hapur kaq shume telashe. Konfirmohet se shume elemente te klases politike, ne pergjithesi, dhe te asaj qeverisese, ne vecanti, nuk kane interes primar qe vendi te perparoje ne rrugen e demokracise por hilet, sterkembeshat, shtremberimet, qe mbrojne e zhvillojne vetem interesa  vetiake.

I vihet vula lidhjes kaq shume te perfolur te pushtetareve me krimin e organizuar. Citohen pushtetare afer klaneve te droges, qe favorizojne kriminelet, qe informojne kriminelet per rreziqet qe u kanosen ne kembim te perfitimeve marramendese monetare, qe nxjerrin kriminelet nga burgu per te kanosur njerezit e ndershem qe vazhdojne te besojne tek demokracia.

I vihet vula babezise kryeministore qe shkaktoi Gerdecin dhe qe vazhdon te perpiqet ta mbuloje, qe beri kontraten e paprincipe te rruges se kombit dhe perpiqet ta mbuloje, qe beri skandalin e tunelit dhe perpiqet ta mbuloje, qe komandon plotesisht gjykatesit, qe manipulon mediat etj. etj.

Ne fund te fundit, ne polifoton e qeveritareve te sotem nuk ka pothuaj asnje portret te pa perfshire ne skandalet e njohura prej cdo shqiptari, kudo qe ndodhet.

Ne mes te ketij uragani vetepastrues rezulton Sokol Olldashi, nje individ krejtesisht anonim per nga shkollimi dhe aftesite e tij profesionale, krejtesisht i deshtuar si minister i brendshem, thellesisht i humbur si kandidat per kryetar bashkie dhe i perfolur si teresisht i zhytur ne hajduteri si minister i puneve publike. E mori ai stafeten rishtazi duke u perpjekur te pastroje llumin e bere publik nga kabllogramet me disa “argumente” qe lene me goje hapur edhe te semuret mendore: Me provoni burimin e informacionit, me jepni prova per aferat qe permenden dhe jam i gatshem t’ju pergjigjem, te dorehiqem apo te dal para drejtesise (lexo: te Sashenkes dhe Tomes) sepse keto jane thashetheme ballkanase.

Ministri ben mire te bej kujdes me fjalet qe leshon sepse SHBA, vendi simbol i demokracise, nuk merret me thashetheme kafenesh, por me analiza te thella e te gjithanshme, te cilat ndihmojne kedo te kuptoje se cfare kursi ndjek vendi dhe deri ku eshte i zhytur ne llum. Ne vend qe te luaj me te zgjuarin, Ministri i Transporteve ben mire te heshte e te mendoje thelle sepse heshtja eshte jo vetem flori, por edhe nje e drejte ligjore elementare.

  

36 Komente

meqe folet, a mund ta filloni se pari nga vetja? psh, t'i shpjegoni votuesit te PS se perse kjo parti udhehiqet e financohet nga njerez me aktivitet kriminal? Perse kjo parti, qe bllokon jeten politike me pretekstin se tjetri ka manipuluar voten, voten e manipulon njesoj (apo nuk e keni lexuar kete kabel?)? Perse njerez si ju, qe jetojne prej me shume se nje dekade jashte shtetit, katapultohen direkt e ne institucionin me te larte te Shqiperise, pa asnje dite aktivitet ne bazen e partise? Perse duhet te besojme, pas gjithe ketyre qe shkruajta dhe pas gjithe atyre qe kemi lexuar, se ju jeni nje individ me ideale dhe jo nje individ qe ambiciet i arrin duke lene veten te perdoret?

Perse nuk heshtni?

Sa shume kerkesa paske dhe ti smiley

Zonja Seseri cfare garancish me jep ti qe SHBA-ja (simboli i demokracise sipas jush) nuk i perdor keto analiza te thella e te gjitheaneshme per qellime interesash te vetat dhe aspak per progresin dhe prosperitetin e nje vendi tjeter? Si mundet ju te shpjegoni sjelljen e ambasadorit aktual (perfaqesues i shtetit qe ju i besoni per demokraci) qe sigurisht, pasi ka dijeni te plote mbi te gjitha refimet e paraardhesit te tij dhe jo vetem kaq, i rreh shpatullat kriminelit te kombit, duke i thene "burre shteti"? Po si ka mundesi qe shefi i ketij ambasadori ose ndihmesi i ndihmesit te sekretarit te shtetit, z. counrtimen (katunari)ne Washington por edhe ketu ne shqiperi kur erdhi 2 here brenda 3 muajsh, deklaroi fjali dy kuptimeshe, a thua se kishte frike te zgjonte kucedren nga gjumi? Ta them une sepse: sepse jane plehra, jane xhandaret e botes qe pretendojne se mbjellin demokraci vetem sepse ne kapelet e tyre policore shkruajne "demokraci". Por pervec saj, vetem shtypin dhe dhunojne te gjithe popujt e botes.

O Sheme vellaj

Ja mire Amerika eshte e poshter xhandar, e ku e di une ( ti e di me mire) Po ketu po flitet per shqiperine o byrazer A nuk me thua nje fjale per ato qe thuhen per shqiperine Cke me ameriken ti kur vete jemi te menderosur deri ne gryke  Apo CQTemen meqense na kane nxjere te palarat hajt tja fusim edhe ne

Mjaft o byrazer se na e prishe oreksin e darkes

po ca te them per shqiperine o toko? Eshte e pushtuar dhe sundohet nga kriminele. E keqja eshte kur keta kriminele perkrahen nga shteti me i fuqishem dhe "demokratik" i botes! Mua me vjen te pellcas, po ty?

sheme

Nuk te do njeri me shume se sa do ti veten, qofte ky edhe shteti me i forte ne bote

Kur ne nuk duam veten tone dhe zgjedhim e rizgjedhim kriminlet cfare pret ti te bej shteti me i fuqishem ne bote qe nuk asnje pike interesi per shqiperine vec qeajo (shqiperia) te rije urte e te mos krijo shqetesime.

Shqiperia nuk eshte as Egjyp, as Libi e as Irak. Shqiperia eshte nje pike e vogel  ne mes botes qe fatkeqesisht per shtetin me te te fuqieshme ne bote eshte shume afer Evropes, se po te ishte diku andje nga Afrika qendore apo jugore do te ishte mrekulli per shtetin me te fuqishme ne bote, se Shqiperia do te quhej Somali. Por meqense fati e solli te jete nje pike e vogel afer Evropes e cila i njohi shqiptaret me 1991 dhe me 1997 tani intersi i shtetit me te fuqishem te bote dhe Evropes ka vetem nje interes : Te mos perseritet as 91 e as 97, te rije urte e te mos i shqetesoj dhe Shqipetaret te zgjedhin ke te duan, ndac mafien Shqiptare, ndac ate  Meksikane apo Kolumbiale, vec te rije ure.

Ndersa shqipot vazhdojne zgjedhin ne mase kriminelet. Pse? apo mos valle se keshtu ju pelqen? Ne qofte keshut perseri cfare faj ka shteti me i fuqishem ne bote?

i vihet vula kesaj ,i vihet vula asaj . ........a thua ?:?

Kush jane ata, qe po prisnin Wikileaksin ,qe t'u vinin vulen ketyre "dyshimeve"?

Tani qe u kthyet ne parlament do jesh ne cdo seance ti apo do vish njehere ne gjashte muaj pa nje dite sa per te mos humbur mandatin?

 Lajmet e perhapura nga Wikileaks jane tronditese edhe per vende te medha ne syrin e politikes dhe ekonomise boterore,

Qafsh mu, na jep nai shembëll se kush eshte trondit nga wiki , nga kto vendet e medhoja qe po thu

SHBA as qe ja ndjell fare nese funksonon demokracia ne Shqiperi .....Thjesht te kene nje Gadaf, apo Noriega proamerkian pa popullit vari trasten...Po te ishte simbol demokracie SHBA i binte qe ta kishte izoluar Berishen kohe me perpara, por kjo as qe nuk interson...Populli shqiptar ne anen tjeter nuk ka ndonje kulture demokratike dhe eshte mesuar me diktatore,autokrate dhe tirane...Eshte pjese gjenetike e kombit kjo...Ketij kombi nuk i ben pershtypje me asgje se i eshte kthyer lekura ne sholle dhe nuk ekziston skandal apo kabllogram ti ktheje ndergjegjen kombetare

Heshtja eshte flori

Sakte, por kjo s'vlen vetem per njeren pale o "Rudi".

E keqja nganjehere eshte kur behesh shume teatral, tepke si rudina me siper;

In a one-on-one meeting with the Ambassador on March
20, Socialist Party (SP) Chair and Tirana Mayor Edi Rama
declared flatly that "Prime Minister Berisha must go."  In a
lengthy monologue, Rama referred to Berisha's incompetence,
corruption in his administration, Berisha's son's alleged
involvement at the site of the March 15 explosion, the Prime
Minister's "lies," and again to Berisha's corruption

.........

COMMENT:  Rama was at his theatrical best during the
meeting -- gestures, facial expressions, dramatic vocal
intonations.  The presentation was an obvious trial balloon
to see how much leeway the opposition would have in forcing a
political confrontation with Berisha to a conclusion.

http://wikileaks.org/cable/2008/03/08TIRANA213.html

hahahaha...si nuk gjetèt qetèsi njèher...po ja..u kthyhen edhe nè parlament,ku do tè shahen e poshtèrohen si gjithmon..dhe nè kèmbim do votojnè ligjet..hoqèn dorè nga protestat fallco e nga çadrat pistolet,edhe nga zgjedhjet..nuk ka mè as media anti-shqiptare...asgjè hiç...!! ç'kèrkohet mè nga opozita? doni njè duartrokitje...po ja...prisni 2 orè sa tè filloj seanca edhe ato do i keni...edhe Nano do kthehet avash-avash(dhe do rrèzoj berishèn??hahahaha)..ashtu siç doni ju...po ç'keni njèher?..shijoni Salistanin...

Ne mes te ketij uragani vetepastrues rezulton Sokol Olldashi, nje individ krejtesisht anonim per nga shkollimi dhe aftesite e tij profesionale, krejtesisht i deshtuar si minister i brendshem, thellesisht i humbur si kandidat per kryetar bashkie dhe i perfolur si teresisht i zhytur ne hajduteri si minister i puneve publike..

...pa i hyre analizes se pse ne tere ate mori kriminale te politikaneve ti nuk zgjodhe Gramoz Rucin si me "Spektakularin", te cilit  i ndalohet perjetesisht  hyrja ne USA  per aktivitetin e faktuar kriminal,  konstatoj me keqardhje qe ju shfrytezoni kete shkrim te hakmareni personalisht  ndaj Sokol Olldashit i cili  mori kurajon te deklaroj dorheqjen ne rast se preovohen akuzat ndaj tij .Tashti per te provuar se sa i afte e profesional eshte Sokoli perballe jush,me kujtohet nje  debat ne TV per korupsionin e Rames ne bashki...

http://www.youtube.com/watch?v=5VDCVrLCAf8

hihihihihihi sa pallosha jeni. po cer doreheqje mer? ai po ju provuan akuzat plaset ne burg. pale si thoni ju te pd-se "ja, ky eshte burre, qe deklaron qe jep doreheqjen". dihet.

piko o wik piko ... se nuk do tia dije njeri!! Secili thote nuk isha une ... por ata!! smiley

Po kjo c'na ben llogjra neve! Kjo si intellektualle e kthyer per "shpetimin" e Shqiperise duhet tja thote troc popullit veshderr shqiptar "degjoni o piplla. qeveriu dhe Saliu jane zhytur ne nje llum dhe vazhdojne ta mbajne peng Arnautistanin. PS-ja si opozite ka deshtuar plotesisht ne misionin e saj. Dhe deshtimi i PS-se si opozite ka nje arsye ... midis te tjerash eshte sepse vete PS-ja eshte e zhytur ne llum, duke u financuar nga mafia e ndertimit (nga njerez me intresa per leje ndertimi) ... i njejti model qe perdoret nga PD-ja me licensa hidrocentralesh, apo nga kokemadhi i LSI-se me bllok ne dore!"

Kjo"intellektuallja" ne vend qe te mundohet te na mbushi mendjen qe Saliu eshte rrufjan dhe Edi engjell me mire te na tregonte ce cfare strategjie (nqse ka!) ka kjo per nxjerrjen e Shqiperise nga dora (drejtimi) e mafiozeve!!

Oj po keta te bejne edhe budalla me zor mer! smiley

 Lajmet e perhapura nga Wikileaks jane tronditese edhe per vende te medha ne syrin e politikes dhe ekonomise boterore

ore kot per kuriozitet tani, a ka ndodhur deri tani ne ndonje vend te botes ( perendim, bote e pare, e dyte, e trete) qe pas publikimeve wiki-t, te kete patur pasoja... dmth, jane shkarkuar zyrtare te larte, ministra, dorheqe qeverish, apo jane hapur procese gjyqsore etj?  cfare behet, si perjetohen kabllogramet e wiki-t ne vendet ku jetoni?

Belo - une nuk kam degjuar per ndonje koke te prere ketej per hatrin e kabllove! smiley

A ka gjak andej nga ju?

jo mo vlla. qetesi edhe ketej... po duket qetesi e dyshimte ama.smiley

kur dolen keto materialet e wiki-t heren e pare, u diskutua ca ketu... behej fjale per disa te dhena,   arrestime dhe transporitme individesh (kontigjent terrorist keta presupozohet) qe disa struktura te shtetit hollandez  kishin bere per llogari te  Amerikes.  por qe ishin bere jo konform ligjit.smiley. mirepo kaq, vetem artikuj gazetash....

ndersa me kete dozen e dyte te wikit, skemi degjuar gje fare ketej.  sic duket nuk kishte ndonje material interesant per Hollanden kesaj rradhe.

Tashti per hir te se vertetes, ne Gjermani u be goxha zhurme dhe nje sekretar shteti i Ministrise se Jashtme, si edhe shefi i stafit te ish kryetarit te asaj kohe te partise ne koalicionin qeveritar, FDP, Guido Westerwelle, u detyrua te jape doreheqje, pasi u zbulua qe raportonte ne ambasaden amerikane. Edhe ambasadori i USA ne Berlin u zevendesua shpejt e shpejt, thjesht ngaqe nuk kishte me fytyre qe te bisedonte me me zyrtaret e larte gjermane.

Kaq gje nga fronti gjerman. Nga vendet e tjera nuk e di. smiley

Kjo cuca qenka personazh tipik ne lojen prej kameleoni qe luhet ne "politiken skiptare" (dmth per te perfituar). Nqse nuk del nga njera ane hopa ne anen tjeter ... se diku do te dali dicka ... smiley

Qe cuca ... "Sakaq znj. Rudina Seseri në 2005-në bënte pjesë në stafin e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike. Dhe në 2007 ishte një këshilltare e kryeministrit Berisha. Në një intervistë për gazetën Panorama në vitin 2007, sipas znj. Rudina Seserit, këshilltares së qeverisë shqiptare për marrëveshjen me “Microsoft”, Shqipëria do ketë miliona USD përfitime në investime direkte, por edhe të punësuar. Duke renditur përfitimet dhe detyrimet e qeverisë shqiptare ndaj kësaj marrëveshje, znj. Seseri jep modelet e marrëveshjeve që “Microsoft” ka realizuar në rajon. Gazeta Panorama: znj. Seseri, ju e keni këshilluar qeverinë shqiptare për marrëveshjen e arritur me “Microsoft”-in. Cili është raporti mes përfitimeve dhe detyrimeve që ka qeveria nga kjo marrëveshje?  Rudina Seseri: Marrëveshja parashikon vetëm një detyrim për qeverinë shqiptare: ndalimin e përdorimit pirat të programeve të “Microsoft”-it nga administrata publike. Pas kësaj marrëveshjeje, nëse qeveria zgjedh të përdorë produktet e “Microsoft”-it, ajo duhet t’i zëvendësojë programet e piratuara më programe të licencuara përkundrejt pagesës".
Megjithatë në zgjedhjet parlamentare të 2009 ajo hyn në zemër të Edi Ramës, që e fut në mënyrë të mistershme në listë për deputete si kryesuese e listës në një nga qytetet më të rëndësishëm të Shqipërisë, duke lënë jashtë figura të rëndësishme të PS-së si Ilir Zela. Artan Lame, Auron Tare, Musda Ulqini, Moikom Zeqo, etj.
"

Me shume ketu ...

Z Koran si s'ke pertuar qe ke shkrujt gjith keto?apo i ben copy /paste?

copy & paste sir! smiley

Nuk ka qene "Keshilltare e Qeverise", ka punuar per Microsoft ne Shqiperi. Te ngaterrosh shqipet ne kete fare menyre eshte e rralle smiley

Zonja ne fjale  ka pas qene investment banker tek goldman sachs gjate kohes se bumit te internetit.Ne ate kohe ne wall street ndaheshin parate me lopate.Ajo eshte nga shqiptaret e pakte te suksesshem ne emigracion.Dukuria qe kam vene re me shqiptaret kur jane jashte bejne cdo lloj pune e jane punetore te forte.Sa kthehen ne shqiperi ne vend qe te sjellin edukaten e punes nga vendet ku kane qene nuk zene gje me dore edhe sikur ti vrasesh.

Te jeshe deputet ne shqiperi eshte njesoj sikur te jesh analist/associate ne New York, pa le njehere kur behesh minister, atehere je bere si partner. Kote nuk jane kthyer disa...

Zonja ne fjale nuk me rezulton qe ka punuar si investment banker ne Goldman Sachs por si analiste ne Credit Suisse. Besoj se e di qe ka dallim thelbesor midis nje investment banker dhe nje analisteje qe vetem pergatit raporte mbi marketin per bankieret, apo jo?

Nejse ... ne komentet e mia nuk kisha fjalen fare se cfare shkolle ka mbaruar apo ku ka punuar (artikulli i linkut me lart nuk eshte imi) por e kisha fjalen tek ajo qe permende edhe ti ... cfare te reje ka sjelle kjo? Asgje ... vetem se i eshte bashkuar grupit "jemi ne kerkim te kontratave te majme!" si te gjithe politikanet skipetare! smiley

Po na del pucist opozitar me keto linke qe po na sjell. Rama nuk ben gabime me prurjet e reja.hiiihihi

ore edhe pucist te bejne sot ...nejse ... une nuk dija shume per background-in e kesaj cuces ... me beri pershtypje qe paska qene oborrtare e Saliut para se te behej oborrtare e Rames!!!

Sic duket ka pasur mosperputhje ideologjike me Saline dhe shkoi tek komshija!! smiley

 I vihet vula lidhjes kaq shume te perfolur te pushtetareve me krimin e organizuar. Citohen pushtetare afer klaneve te droges, qe favorizojne kriminelet, qe informojne kriminelet per rreziqet qe u kanosen ne kembim te perfitimeve marramendese monetare, qe nxjerrin kriminelet nga burgu per te kanosur njerezit e ndershem qe vazhdojne te besojne tek demokracia.

"Vula eshte fallco"

 

Ne fund te fundit, ne polifoton e qeveritareve te sotem nuk ka pothuaj asnje portret te pa perfshire ne skandalet e njohura prej cdo shqiptari, kudo qe ndodhet.

"Te gjithe jane te ndershem "

I vihet vula babezise kryeministore qe shkaktoi Gerdecin dhe qe vazhdon te perpiqet ta mbuloje, qe beri kontraten e paprincipe te rruges se kombit dhe perpiqet ta mbuloje, qe beri skandalin e tunelit dhe perpiqet ta mbuloje, qe komandon plotesisht gjykatesit, qe manipulon mediat etj. etj.

"Gerdecin e beme bahce me `lule`-mina, gezhoja topi, barut ect..-"

 WTH 10 njësha për Rudinën. what's wrong with you people?

 

smiley

me knoqe... smiley

ahahahaaa... hej, po e di sa pune ke prish qe i thyve mesataren e 1-shit. E imagjinon sa sexy kjo me gjith ata njisha inatcor... gati gati nji gru fatale. nuk di a e kupton krimin qe ke bo, nqse e ke thy ti "embargon".

 yeap, unë e prisha embargon, Emo. It was too much man. A fcking disgrace. Peshku nuk duhet të sillet kështu me një zonjushë si Rudina. 

ne forum te vleresohet fjala. zonjushlleku te vleresohet ne te tjera fora.

Orange - merr parasysh edhe kontekstin ... ketu zonja eshte paraqitur si politikane dhe ne e kemi trajtuar si te tille! smiley

Le te hapet nje teme tjeter ku z. R te paraqitet si zonjushe ... dhe ta shikosh sa gentlemen jane peshqit!!! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).